Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Harmonia,bija e Aresit, zotit të luftës

Shko poshtë

Harmonia,bija e Aresit, zotit të luftës Empty Harmonia,bija e Aresit, zotit të luftës

Mesazh nga Rifat Fri May 17, 2013 8:00 am


Harmonia

Harmonia,bija e Aresit, zotit të luftës 220px-Polynices_Eriphyle_Louvre_G442

Harmonia bija e Aresit, zotit të luftës dhe hyjneshës Afrodita, gruaja e mbretit të parë të Kadmit, mbretit të Tebës.

Ka jetuar gjatë në lumturi, mirëpo, fati nuk ka qenë i mëshirshëm që në pleqëri t'i gëzohet lumturisë së fëmijëve të saj. Vajzat Semelën dhe Inën nga xhelozia ia ka vrarë hyjnesha Hera, dhe më vonë e ka humbur edhe nipin Akteonin, i cila ka rënë viktimë e hyjneshës Artemida. Nga pikëllimi për këtë humbje së bashku me burrin e vet e braktis Tebën dhe shkon në vend të huaj.

Kur njëherë Kadmi, në Ilironë e largët, meditonte pse zotërat i kanë dënuar ashtu, u kujtua se me rastin e themelimit të Tebës e ka mbytur gjarprin e shenjtë të zotit Ares, i cili ia ka vrarë shokët, dhe padashur ofshani më me dëshirë që vetë të jetë gjarpër i tillë se sa kështu të vuajë edhe më tutje.

Posa tha kështu, trupi iu zgjat, këmbët iu ngjitën dhe kështu u shndërrua në gjarpër. Kur pa këtë Harmonia filloi të vajtojë pse zotërat më parë atë nuk e shndërruan në gjarpër. Zotërat menjëherë ia plotësuan dëshirën.

Nga antika Harmoninë e njohim nga dy piktura në vaza, me siguri nga shek. VI para e.s. në Luvër të Parisit dhe në Universitetin e Gotingenit. Në të dyjat paraqitet Martesa e Harmonise dhe e Kadmit.

Poqese fati i Harmonisë dhe i Kadmit na duket i padrejtë dhe i ashpër, nuk duhet harruar se koncepti hyjnor i drejtësisë nuk përputhet përherë me atë njerëzor, sidomos jo ai i Aresit, zotit të luftës.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi