Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Prejardhja e Vitit te Ri

Shko poshtë

default Prejardhja e Vitit te Ri

Mesazh nga Nikolaos prej Wed Jul 31, 2013 7:11 pm

Prejardhja e Vitit te Ri e ka burimin ne Babiloni, Azi.
Babilonasit pagane, 4000 vjet para, e festonin nderrimin e viteve ne diten e Pranveres, kur Hena ishte e plote, kur nata e dita jane te barabarta, kur natyra rilinde mbas dimrit te gjate.
Ne Evrope, ne gjithe hemisferen perendimore edhe pertej Atlantikut, kjo feste pagane e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjeteve. Ne vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian-i, e shpalli 25 dhjetorin:Natalis Solis Invictus (Festa e Diellit te Pamposhtur), qe kremtohej ne gjithe Perandorine Romake. Kjo e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianeve te lashte, i cili quhej Mithra, hyu pagan iranian i drites, qe besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo feste pagane kremtohej nje jave, deri me 1 janar, tani per nder te hyjnise Jan (Janus), hyu dyerve dhe hyrjeve, prej te cilit ka prejardhjen emri i muajit te pare te vitit-Janari, qe eshte dera, hyerja ne Vitin e Ri! Pra, kjo feste e lashte pagane, ne Perandorine Romake, zgjaste nje jave. Nje historian perendimor, J.M. Wheeler, ne librin e tij: "Paganism in the Christian Festivals", (Paganizmi ne Festat Kristiane) nder te tjera, shkruan:"Te gjithe festonin dhe gezonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar teresisht. Shtepite ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bime e peme me blerim te perhershem; midis miqeve shkembeheshin dhurata e vizita. Ishte nje periudhe gezimi dhe dashamiresie dhe populli jepej pas cdo lloj argetimi".Pse ndodhnin keto? Pse gezoheshin, argetoheshin? Sepse popujt pagane evropiane besonin se kur ditet shkurtoheshin, e dita me e shkurter bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata mendonin se Dielli-zot eshte semure dhe porsa dita fillon te zgjatet ata gezoheshin dhe festonin, duke besuar se perendia -Diell i tyre po sherohet, po forcohet dhe vera po afrohet!
Ky besim i verber pagan ishte i perhapur nder popujt evropiane, por qe ka prejardhje nga egjyptasit e lashte pagane, te cilet e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikultures, por qe vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit te pamposhtur!Edhe sot e kesaj dite, ne mijevjecarin e trete, ne shume vende te botes, kjo feste kremtohet me madheshti, njerezit argetohen, gezohen, tranohen!Per nder te kesaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtepite, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim te perhershem, nga njerezit e perkohshem dhe populli, sic dihet, jepet pas cdo lloj argetimi-deri te shfrenimi!
Perse zbukurohen, dekorohen shtepite, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt pagane, para krishterimit, pemet e gjelberta, sic jane bredhi, pisha, te cilat tere vitin e ruajne blerimin e tyre, ngjyren e tyre, edhe ne dimer, popujt pagane besonin se keto peme kishin dicka hyjnore, dhe adhuroheshin per qendresen e tyre, si dicka e shenjte, prandaj porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin duke menduar se do te ndihmoheshin prej tyre.






Uploaded with ImageShack.us
avatar
Nikolaos
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 156
Points : 448
Reputation : 29
Join date : 14/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://www.astro-al.com

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi