Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Ku eshte fshehur thesari i mbetëreshes se Ilirisë, Teuta?

Shko poshtë

default Ku eshte fshehur thesari i mbetëreshes se Ilirisë, Teuta?

Mesazh nga Rifat prej Sun Apr 20, 2014 12:23 pm

Ku eshte fshehur thesari i mbetëreshes se Ilirisë, Teuta?




​ Prej shekujsh në krahinën e Mokrës qarkullon një legjendë për një thesar përrallor që është fshehur në këtë zonë. Sipas legjendës ky është thesari i mbretëreshës Teuta. Ashtu si ndodh me çdo legjendë edhe këtu ndërthuret historia reale me mitet.

 Në vitin 230 p.e.s Mbretëria e Ilirisë e drejtuar nga Teuta, e veja e mbretit Agron, ishte fuqizuar shumë. Perandoria Romake e shqetësuar nga sulmet e vazhdueshme pirate në Detin Adriatik nga ilirët, pasi e kërcënoi Teutën që t’i ndërpriste ato dhe kur mbretëresha ilire u përgjigj negativisht, romakët e sulmuan Ilirinë dhe kështu nisi Lufta e Parë Iliro-Romake, që mbaroi me fitoren e romakëve dhe rrëzimin nga froni të Teutës.
 
Kjo është pjesa e pastër historike dhe nga këtu fillon e ndërthuret legjenda. Me të filluar lufta Teuta morri masa që të mbronte thesarin mbretëror. Kështu ajo në pranverë të vitit 229 p.e.s. urdhëroi transferimin e thesarit në drejtim të një vendi të fshehtë, të largët e të sigurtë.

Thesari u transportua nëpërmjet vijës “Egnatia” në brëndi të Ilirisë, vend ky në rrjedhën e sipërme të lumit Ordaj, rreth 160 km në territoret ndërmjet këtyre vëndeve të banuara nga fiset e Dasaretëve dhe Enkelejve në territorin e qytezës së lashtë Lungë, sot fshati Llënga. Në këtë qytezë ndodhet Kanoni i Llëngës dhe N’kisura (ngushtica) e Grykës së Gurit.

Kjo ngushticë, ky vendkalim i rrugës Egnatia ndjek rrjedhën nga vendburimi i lumit Shkumbin (Ordaj). Ky ka qenë vendi i përzgjedhur për vendosjen e thesarit të mbretëreshës Teuta,i cili përbëhej nga një sasi e konsideruesme ari, argjendidhe stoli me gurë e diamante të çmuar, të cilët u ngarkuan dhe u transportuan nga 40 mushka, sasia e tyre ishte e barabartë në peshë 6000 kg.

Tregohet se një njësi e specializuar ndërtuesish,devijuan rrjedhën e lumit në këtë pjesë e vendosën thesarin. Më pas ata e murosën hyrjen me një mur guri, ku si materiallidhës shërbyen gëlqere, rërë, vezë e lesh të bagëtish. Më pas u ngrit me zhavor e gurë shtrati të lumit përpara se të ridevijohej rrjedha e lumit, duke e bërë të padallueshën këtë vëndfshehje të thesarit.

Thuhet se personat që e dinin vendin e saktë u eleminuan. Kjo është legjenda. Ndër vite nuk kanë munguar kërkimet për thesarin dhe mesa duket dy vite më parë grupit të “gjuetarëve të thesareve” iu është shtuar edhe kupola drejtuese e Ministrisë së Mbrojtjes.

Shekulli


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi