Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Vetmia

Shko poshtë

default Vetmia

Mesazh nga Rifat prej Mon Sep 01, 2014 9:35 am

Vetmia







Studime të thelluara nga filozofë, psikologë, sociologë e hulumtues të profileve të tjera, vënë në pah se vetmia dhe izolimi nuk janë çështje që çrrënjosjen me prezencë në turmë. Thjesht të jesh i rrethuar me njerëz nuk e ndjek ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit. Ajo bën të harrohet për një moment vetmia, por nuk e çrrënjos atë.

Jetojmë në kohë të shpikjeve të përditshme të cilat mundësojnë marrëdhënie ndërnjerëzore në të gjithë botën pa luajtur aspak nga vendi: telefonat, celularët, interneti… janë në prani dhe në shërbim të njeriut. Kontakti me familjen, ose për çështje afariste e profesionale, kudo që të jemi, është i lehtë dhe i përnjëhershëm. Aftësia për të kontaktuar kudo që të jemi, në fushë, mal, plazh e gjetiu, është privilegj i kohës dhe gjeneratës sonë. Jemi dëshmitarë të një mundësie të jashtëzakonshme për lidhje humane.

Njeriu i shekujve të kaluar nuk pati as përafrisht këtë privilegj tonin. Megjithatë, studime të ndryshme tregojnë se në shoqërinë bashkëkohore, numri i atyre që vuajnë nga vetmia është tejet i madh. Por si mund të ndodhë që në këtë kohë, kur të gjithë jemi të lidhur me telefona e satelitë komunikues që lundrojnë mbi kokat tona, të krijojmë varfërim marrëdhëniesh?

Që absurdi të jetë akoma më i prekshëm, e për ilustrim, duhet të përmendim edhe mundësitë më të ngrohta të kontaktimit: avionë, vetura dhe të gjitha mjetet e tjera për qarkullim, i japin njeriut aftësinë të ndiejë afërsinë fizike të atyre që dëshiron të ketë në momente të caktuara. Pra si arriti vetmia të bëhet një “epidemi”? Duket se “begatia” teknike që lehtëson aq shumë komunikimin të shndërrohet në një plogështi për afërsi më ata që janë gjeografikisht pranë. Në vendet më të zhvilluara industrialisht, kjo dukuri është më e përhapur se në vendet tjera. Studimet tregojnë se në SHBA 60% e të rinjve nuk dinë emrin e fuqitë: ata as kanë përgjigje se ku mund, në rast nevoje, të lypin ndihmë.

Fenomen ky i panjohur në shekujt e kaluar. Në botën moderne planeti është zvogëluar aq shumë sa njeriut i nevojiten vetëm disa orë për të shkelur tokat dikur më të largëta, por që nga ana tjetër, ky planet i mbështjell me turma njerëzish, mposhtet nga vetmia dhe izolimi. Ankthi nga vetmia merr përmasa shqetësuese, aq më tepër kur ky ankth, çon në izolim dhe shëndeti preket në përgjithësi. Zvogëlohen aftësitë për zgjidhje të çështjeve të përditshme, zvogëlohet hapësira për informim e me këtë ngushtohen rrugëdaljet nga gjendja e ankthit dhe pezmatimeve të tjera shpirtërore. Njeriu ka nevojë për të shtrënguar dorën e tjetrit, ka nevojë për buzëqeshje, për ndërrim fjalësh.

Keni vërejtur fytyrat e njerëzve kur ia shtrëngojnë dorën njëri-tjetrit, përjetim i mrekullueshëm apo jo? Po kur dy persona ndërrojnë përqafime? Po dora humane mbi sup? Njeriu është qenie shoqërore dhe mungesa e kohës së industrializuar duket se luan rolin më të madh në zvogëlimin e mundësive për kontakt, e pra, edhe mundësive për t’u kujdesur për tjetrin, për të zgjatur dorën drejt dorës, për t’u argëtuar bashkë, për të krijuar miqësi e për t’u kujdesur për të.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi