Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet pas 20 viteve

Shko poshtë

default Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet pas 20 viteve

Mesazh nga SHKELBA prej Mon Dec 08, 2014 1:14 am

Muzeu Arkeologjik i Durrësit rihapet pas 20 viteve


Muzeu Arkeologjik i Durrësit do të ofrohet së shpejti për vizitorët vendas dhe të huaj, si një thesar tërësisht i rehabilituar. Kryeministri Rama ka parë nga afër ecurinë e punimeve që po bëhet aktualisht për muzealizimin e tij, restaurimin e objekteve arkeologjike dhe ekspozimin e tyre, shkruan Shqiptarja.

Ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro tha se me një fond tepër modest ka filluar restaurimi i të gjitha objekteve që nuk ishin prekur që nga vitet 1950, kur është bërë gërmimi i tyre, duke shtuar se ky muze do të jetë një nga atraksionet e rëndësishme të vendit.
Ndërsa Drejtoresha e muzealizimit Edlira Çaushi, informoi se Laboratori për konsvervimin e objekteve arkeologjike është zhvendosur që prej muajit mars në mjediset e Muzeut dhe se shumë shpeJt pritet të hapet kati i parë i Muzeut.
Duke e vlerësuar Muzeun, si një prej aseteve më të mëdha të qytetit të Durrësit, kryetari i Bashkisë Vangjel Dako, tha se Bashkia ka ofruar angazhimin maksimal për ta shndërruar atë një destinacion të rëndësishëm kulturor për turistët e vizitorët.
Ndërkohë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka shkruar sot për thesarin arkeologjik të Durrësit, në rrjetin social Twitter.
“Pas 20 vjetësh rrënim deri në mbyllje e braktisje po ridel në dritë thesari fantastik arkeologjik i Durresit”, ka shkruar kryeministri Rama.
avatar
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Shiko profilin e anëtarit

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi