Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Fakte historike apo gojedhena,qe mbartin histori me vehte

Shko poshtë

default Fakte historike apo gojedhena,qe mbartin histori me vehte

Mesazh nga Rifat prej Sun Dec 11, 2011 5:11 pm



Fakte historike apo gojedhena,qe mbartin histori me vehte


Abaz Aliu



Njeri i shenjtë mysliman. Abaz Aliu, arab. 'AliAbbas, gjen-det i varrosur në një tyrbe në majën jugore të Malit të Tomorit (shih), ku shkojnë e falen pelegrinë. Tyrbja e tij, e ngritur më 1620, më pas u bë vend pelegrinazhi i Bektashinjve (shih), duke qenë disa qindra metra sipër teqes bektashie të atjeshme, e cila u ndërtua më 1916 dhe aktualisht drejtohet nga Baba Shabani.

Ky vend vizitohet nga besimtarët për vit më 20-25 gusht, kur theren kurbanë. Sipas një gojëdhane, Abaz Aliu mendohet se ka qenë gjysëm-vëllai i Hasanit e Huseinit dhe ka ardhur nga Arabia hipur mbi një kalë të bardhë për të shpëtuar vendin nga barbarët. Mendohet se ka ndenjur pesë ditë në Malin e Tomorit para se të shkonte për të jetuar në Malin e Olimpit.

Ai kthehet në' Tomor për vit dhe rri aty pesë ditë, prandaj dhe bëhet pelegrinazhi i gushtit. Poeti bektashi Naim bej Frashëri (1846-1900) e përmend këtë njeri të shenjtë në një vjershë: "Abaz Aliu zu' Tomorë / Erdhi afër nesh / Shqipërija s'mbet e gjorë / Se Zoti desh" (Luletë e verësë, 1890).

Një gojëdhanë tjetër bektashiane thotë se Haxhi Bektashi, kur pa se pelegrinë të krishterë i ngjiteshin Malit të Tomorit më 15 gusht, Dita e të ngjiturit të Zonjës në qiell (shih), vajti deri në Qerbela të Irakut për të nxjerrë e për të marrë një eshtër krahu nga varri i Abaz Aliut, e pastaj e hodhi mbi Majën e Tomorit për ta shenjtëruar këtë mal si varr të dytë të Abaz Aliut. Emri Abaz Ali, që në legjendën e krishterë njëjtësohet me Shën Ilian (shih), edhe sot e kësaj dite dëgjohet në lutjet e banorëve vendës në shprehjen "Baba Abaz!"

Aligjyni (ose Dita e Aliut).
E kremte, rit dhe zakon popullor në Kosovë. Aligjyni, Dita e Aliut, nga turq. Ali Gtinii, kremtohej nga myslimanët dhe të krishterët në Kosovë më 2 gusht, si festë e mesit të verës.

Në këtë ditë, si dhe më 22 gusht, besimtarët shkonin për pelegrinazh te njëri nga varret e Sari Salltëkut (shih) në malin Pashtrik (shih). Thuhet se kjo festë bëhej për të përkujtuar imamin mysliman Ali, ndonëse këtu ka pjesë edhe profeti i krishterë Ilia (shih), me cilësinë e perëndisë së bubulli-mave e të vetëtimave. Sidoqoftë, ditën e Aligjynit gjithmonë shpresohet që të vijnë shirat. Thuhej se në mesditë Aliu shndërrohej në Ilia. Kësisoj, myslimanët i bënin festimet e Ditës së Aliut paradreke, kurse ortodoksët e kremtonin pasdreke.

Dita e Aliut nuk kremtohet më nga shqiptarët e Kosovës, nga që njëjtësohet më fort me sllavët ortodoksë e me bosnjakët myslimanë. Mirëpo, deri më 1980, në Kosovë kishte ende të moshuar që bënin pushim dhe nuk punonin në paradrekën e Ditës së Aliut.


Djegaguri

Besim popullor. Në Shqipërinë veriore, në dymbëdhjetë ditët e para të gushtit, që quhen djegagur për shkak të vapës, njerëzit kishin frikë nga fantazmat apo nga shtrigat e padukshme, të cilat e kishin zakon t'u hynin nëpër shtëpia. Në Labëri thuhej se secila nga këto ditët e para të gushtit përcaktonte motin në muajt e vitit të ardhshëm.

Shën Ilia ose Shëndelli ose Shën Li



Shenjtor i krishterë dhe figurë në mitologjinë shqiptare, shq. Shën Ilia, Shëndelli ose Shen Li, ~ rum. Santilie, vllahçe Sandalija, Sindilija, serbokr. Ilija, angl, Elias. Sipas gojëdhanës, Shën Ilia, Elijahu i Biblës, kalëron nëpër qiej hipur mbi njfi-kalë të bardhë ose në një koçi lufte dhe hedh rrufe mbi kuçedrat.

Për këtë arsye, ai njëjtësohet në disa treva me dragoin. Ilia nuk është vetëm shenjtor i krishterë, por edhe perëndi i motit, që siguron ndihmë" kundër shtrëngatave dhe zjarrit. Në gojëdhanat serbe thuhet se, kur është gjëmim e vetëtimë, Shën Ilija është duke dëbuar djajtë e shtrëngatave.

Shën Ilia zuri vendin e Heliosit, perëndisë diell të grekëve të lashtë, pa dyshim falë ngjashmërisë ndërmjet të dy fjalëve në greqisht: cXiaç, gjin. ëAiou 'Elias,' dhe fj/Uoç, gjin. f|A.iou 'diell.' Nganjëherë merret si pasqyrim i kultit të hershëm të diellit Mithras. Në Shqipëri, ngritur në pika të larta, ka patur shumë kisha e faltore kushtuar Shën Ilias. Nga rreth 275 kisha katolike të regjistruara nga F. Cordignano (1887-1951), që dihet se kanë qenë në Shqipëri në fillimin e shekullit XVII, nëntë i kushtoheshin atij.

Ndër këto kisha historike qenë kishat në: Bërdicë SH; Shkodër SH, me një manastir dominikan që del në dokumente i vitit 1444; Prelnikaj MM; Pistë PU; Bruzje KR; Fravesh TR; Kushë TR dhe Bizhutë EL. Ka patur edhe kisha ortodokse kushtuar Shën Ilias në: Boboshticë KO; Voskopojë KO, e vitit 1751; Korçë, Mborje KO; Buqëz PG, buzë Liqenit të Ohrit; Buhal PR, e vitit 1814; Jorgucat GJ, e vitit 1586, Stegopull GJ, e vitit 1624; si dhe në Butrint SR. Emrin e tij e kanë marrë dhe një numër i mirë majëmalesh, ndër to edhe vargmali i Shëndëllisë në lindje të Memaliajt dhe Tepelenës.

Iliasi njihet si profet edhe në fenë myslimane. Madje, mendohet se ngjitja e Muhamedit në qiell është frymëzuar nga ajo e Iliasit. Të krishterët i janë falur Shën Ilias në teqenë bektashi të Sersem Aliut në Tetovë, kurse në Shqipërinë qendrore ky shenjtor është njëjtë-suar me figurën e shenjtë myslimane të Abaz Aliut, i cili e ka varrin në majën e malit Tomor. Kjo ka ardhur nga ngatërrimi i fjalëve Ali dhe Li.

E kremtja e Shën Ilias bie më 20 korrik, kur, sipas traditës shqiptare, duhen therur kurbane. Fshati i Zavalinës afër Elbasanit, për shembull, atë ditë therte një dem.

Shën Mëria



Shenjtore e krishterë. Shën Mëria e Virgjër, e ëma e Je-zuit, ka qenë figurë popullore në Krishterimin (shih) shqiptar. Prej 275 kishave katolike të regjistruara nga Fulvio Cordignano (1887-1951), që dihet se kanë ekzistuar në Shqipëri në fillimin e shekullit XVII, dyzet e dy i kushtoheshin Shën Mërisë, më shumë se çdo shenjtori tjetër. Ki-sha katolike me vlera historike ka patur në: Ulqin (sot në Malin e Zi), Shurdhah SH, Dejë SH, Drisht SH, që është kisha capitulum ecclesie S. Marie de Drivasto e vitit 1353, Naraç SH, Glinë SH, Hajmel SH, Renc LE, Fishtë LE, Troshan LE, Kalivaç LE, Lezhë LE, Mërtur PU, Surroj KU, Shpërthazë MR, Malaj MR, Ndërshen MR, Ndërfan MR, Lurë DI, Çidhën DI, Gur i Bardhë MT, Sebaste LA, Mbret LA, Kurcaj KR, Kep i Rodonit DR, e dokumentuar në vitin 1418, Brar TR, e shekullit XII, Skuterrë TR, Pëllumbas TR, Buçimas TR, Linzë TR dhe Bishqem PE.

Ka patur edhe shumë kisha e manastire ortodokse kushtuar Vir-gjëreshës së Bekuar, ndër to kishat në: Berat, e vitit 1797, Peshtan BR, Elbasan, e vitit 1833, Ardenicë (shih) LU, e vitit 1743, Apolloni (Pojan) FR, e fillimit të shekullit XIII, Dhërmi VL, e shekujve XIII-XIV, Dhivër SR, e vitit 1604, Pecë SR, e vitit 1770, Piqeras SR, e vitit 1672, Nivicë-Bubar SR, e shekullit XVII, Malçan SR, aty nga viti 1600, Marmiro VL, afër Orikumit, e fillimit të shekullit X, Kameno, në verilindje të Delvi-nës, Zvërnec VL, e shekujve XIII-XIV, e dokumentuar në vitin 1497 nga Arnold von Harff, Goranxi GJ, aty nga viti 1600, Vllaho-Goranxi GJ, e vitit 1622, Koshovicë GJ, e vitit 1669, Saraqinishtë GJ, e vitit 1634, Nivan GJ, e vitit 1702, Konckë GJ, e vitit 1789, Dhuvjan GJ, Llongo GJ, Treneshishte GJ, Vanistër GJ, Peshkëpi GJ, e fillimit të shekullit X, Zervat GJ, e fillimit të shekullit X, Labovë e Kryqit GJ, e fundit të shekullit X, Skorë GJ, e vitit 1773, Sopik GJ, e viteve 1770-1782, Leusë PR, e vitit 1812, Kosinë PR, e shekujve XII-XIV, Seranjperat PR, e shekullit XVII, Leskovik ER, Barmash ER, e vitit 1616, Postenan ER, e shekujve XVII-XVIII, Lashovë ER, e shekullit XVIII, Voskopojë KO, e vitit 1712, Vithkuq KO, e shekujve XVII-XVIII, Dushë KO, e vitit 1610, Maligrad KO në liqenin e Prespës, e vitit 1345, Pogradec, Niçë PG, e shekullit XVIII, si dhe Lin PG.

Shën Mëria e Virgjër adhurohej në veçanti gjatë pelegrinazheve rit-uale në të kremten e saj, ditën e 15 gushtit, dita e të Ngjiturit të Zonjës në qiell, që në shqip i thonë Shën Mëria e Gushtit.

Ortodoksët e kremtojnë këtë ditë duke e quajtur Fjetja e Shën Mërisë, dikur e kremtuar më 27 gusht sipas kalendarit lindor. Disa pelegrinazhe për nder të saj përf-shinin edhe ngjitje në maja malesh, mbeturinë e kulteve më të hershme para-të krishtera, si në: Tomor (shih), Gjallicë afër Kukësit, Shën Llesh afër Krujës, Këndrevicë të Kurveleshit dhe Pashtrik (shih) në kufirin ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.

Pjetër Bogdani (rreth v. 1630-1689) i përshkruan këshru festimet e vitit 1681 në këtë malin e fundit:
E kalojnë gjithë natën atje, me lodra, me fyej, me valle e me këngë. Pas mesnatës nisin një proçesion të përzier - myslimanë, serbë dhe grekë me qirinj dylli të ndezur, me qiriun te' gjatë sipas gjatësisë së njeriut që e mban. Ata vijnë rrotull majës së malit tri orë me radhë zbathur (me disa krerë myslimanë hipur në kuaj).

Në Shqipërinë e Mesme, gratë që nuk bënin fëmijë shkonin në plazhet e Kavajës e të Durrësit dhe laheshin në det. Mendohej se më pas do të mbeteshin shtatzëna. Në Seltë EL, në krahinën e Shpatit në Shqipërinë e Mesme, për këtë të' kremte bëhej kurban një lopë.


Në fshatin Bibaj të Rekës së Epërme (Republika e Maqedonisë), më 4 dhjetor kremtohej nga shqiptarët ortodoksë Shën Mëria e Dimrit. Shq-iptarët ortodoksë brenda Shqipërisë e kremtojnë këtë festë, të quajrur edhe Paraqitja e Virgjëreshës në Tempull, më 21 nëntor sipas kalendarit gregorian. Ishte traditë që atë ditë të ndizeshin qirinj e të piqej bukë, që bekohej nga prifti e pastaj hahej.

Po në Rekën e Epërme, në fshatin Sencë, festohet Shën Mëria e Vogë'l, ~ rum. Sfdnta Maria Mikë, vllahçe Stimarie N'ica, e cila përkujton lind-jen e Shën Mërisë dhe bie më 21 shtator sipas kalendarit lindor, kurse sot më fort më 8 shtator sipas kalendarit gregorian perëndimor.

Kjo ditë quhet edhe Dita e Bletëve, sepse është koha e shitblerjes së koshereve të bletëve. Fisi i Grudës dhe qyteti i Shkodrës e kremtonin këtë festë të Shën Mërisë më 8 shtator, kurse banorët e Vuklit MM dhe Nikçit MM e përnderonin Virgjëreshën më 24 maj.

Shën Mëria adhurohej brenda Kishës Katolike në Shqipëri duke u quajrur në veçanti Zoja e Shkodrës ose Zoja e Bekueme, si edhe Nana e Këshillit të Mirë. Dita e Zojës së Shkodrës kremtohej më 8 tetor nga të gjitha fiset katolike të veriut. Madje, këshilli i katërt i ipeshkve shqiptarë, i mbajtur më 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës si 'Patron të Shqipërisë.' Për Zojën e Shkodrës ka një gojëdhanë:


Zoja ishte në fillim një kishë e vogël në Shkodrën e vjetër rrëzë kalasë së Rozafatit, kufytyra e saj adhurohej nga katoliket në trajtën e njëpikture me bojë vaji. Më 1467, kur trupat osmane po kryenin rrethimin e Shkodrës dhe po kër-cënonin ta përdhosnin kishën, piktura mrekullisht u shkëput vetë nga muri, doli jashtë godinës së kishës dhe mori rrugën fluturim hë drejtim të'perëndimit mbi Detin Adriatikpër në Itali.

Ajo u pasua nga dy pelegrinë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavis. Nëfund, fytyra e Shën Mërisë erdhi e ndaloi ne' qytetin Genezzano afër Romës, ku u ndertua nje' kishëpër nder të saj, Kisha e Zojës së' Kë'shillit të' Mirë.

Që prej asaj kohe, shenjtërorja e Genezzanos është bërë vend pelegrinazhi për katolikët shqiptarë. Aty nga viti 1700, adhurimi për Madonën ose Zojën e Genezzanos u përhap edhe ndër arbëreshët e Italisë, a të Kalabrisë, sidomos në fshatin Shën Benedhiti, it. San Bene-detto Ullano, me ndihmën e klerikut Stefano Rodota. Kisha e tanishme e Genezzanos u ndërtua në fillim të shekullit XX dhe pelegrinët vijnë këtu, duke ecur zbathur, sidomos në të kremten e Zojës së Këshillit të Mirë, më 26 prill.

Kisha e Zojës në Shkodër ka qenë gjithashtu objekt adhurimi nga katolikët shqiptarë të veriut. Edhe në prill 1946, një vit e gjysëm pas marrjes së pushtetit nga komunistët, mbi 2.000 veta morën pjesë në pelegrinazh. Mirëpo, pas pak kohe, kisha u mbyll dhe u kthye në sallë vallzimi, kurse më 1967 u rrënua me themel.

Mali Pashtrik

Vend i shenjtë. Mali Pashtrik gjendet në territorin e Hasit, buzë kufirit Shqipëri-Kosovë, në perëndim të Prizrenit. Ka tri maja, nga të cilat më e larta, 1989 m., ka qenë quajtur vend i shenjtë që në kohët e lashta. Një pasqyrim i kultit pagan të malit Pashtrik mund të vihet re në pelegrinazhet katolike në majë të malit gjatë një feste dyditore, që kremton Ngjitjen e Zonjës Virgjëreshë në qiell.

Këtë festë vendorët e quajnë Festa e Shëndritatit, 'e Trinisë së Shenjtë.' Myslimanët mendonin se në këtë mal ndodhej njëri prej shtatë varreve të Sari Salltëkut dhe ata vetë shkonin atje për pelegrinazh në gusht. Ortodoksët e Prizrenit, nga ana e tyre, për majën e malit thonin se ishte varri i Shën Pantalejmonit dhe atje bënin kremtime një natë të tërë në verë.


Mali Tomor


Vend i shenjtë dhe gojëdhanë. Tomori ~ Touocpoç, është një vargmal në krahinat e Beratit e të Skraparit, ku hyn edhe maja më e lartë e Shqipërisë qendrore me lartësinë 2416 m. Në besimet popul-lore shqiptare mali Tomor del si vend ku banojnë perënditë.

Mali është personifikuar vetë si perëndi: Baba Tomori. Fshatarët e këtyre krahinave bëjnë be për Baba Tomorin, be që quhet më e fortë se betë për Biblën e për Kuranin. Shumë banorë të këtyre krahinave, nga nderimi ose nga droja, kur duan ta përmendin këtë mal, e thonë me eufemizëm thjesht "ai" dhe bëjnë be "për atë çukë."

Malin Tomor e kanë të shenjtë si të krishterët, të cilët venë atje më 15 gusht, ditën e të Ngjiturit të Zonjës në qiell, për nder të Shën Mërisë , ashtu edhe bektashinjtë, të cilët i falen Abaz Aliut gjatë pelegrinazhit vjetor më 20-25 të gushtit.

Në gojëdhanat, figura e Baba Tomorit përfytyrohet si një plak me mjekër të gjatë të lëshuar, që i zbret deri në brez'. Përqark i qëndrojnë në ajër katër shqiponja femra sqep-gjatë, të cilat ulen në shpatet e mbuluara me dëborë.

Sipas Maximilian Lambertz-it (1882-1963), ai ka ardhur e ka mbetur nga ndonjë perëndi ilire e lashtë. Ja thelbi i kësaj gojëdhane:

Baba Tomori ka marrëpër nuse të Bukurën e Dheut . Ajo e kalon ditën me të motrën, të Bukurën e Detit, por kur vjen mbrëmja, era, shërbyesja besnike e Baba Tomorit, e kthen prapë' dhe ia shpie atij në mal. Mali Tomor ka poshtë qytetin e Beratit, të cilin plaku e ruan me zili si qytetin më të dashur.

Matanë luginës është Mali Shpirag, i çarë vija-vija, që i zbresin ujërat teposhtë me rrëmbim. Një ditë, kur Baba Tomori po kalonte kohën në' shtrat me të Bukurën e Dheut, Shpiragu përfitoi nga rasti dhe zbriti e e pushtoi Beratin. Katë'r shqi-ponjat roje menjëherë e zgjuan Baba Tomorin nga ëndrra ku ishte kredhur. Kur i thanë ç 'plane tinzare kishte bëre' Shpiragu, Baba Tomori u ngrit nga shtrati.

Merakun e parë e pati per të Bukurën e Dheut, prandaj i dha urdhër Erës së Lindjes ta kthente e ta shpinte te shtëpia e motrës së saj. Pastaj hipi në' nje' mushkë dhe u nis për t 'u përleshur me Shpiragun. Me kosën e tij, Tomori iu vërsul Shpiragut dhe i hapi shumë plagë, te' cilat sot shihen ne' trajtën e vijave e brazdave qe' i zbresin Shpiragut teposhtë.

Thuhet se një gjurmë e thundrës së mushkës së Baba Tomorit mund të' shihet afër fshatit Sinjë. Shpiragu, nga ana e tij, e goditifort Tomorin me topuz dhe i la shumë' plage' malit të lartë, por u mund. Të dy gjigandët nëfund e vrane' njëri-tjetrin dhe vasha u mbyt në lot, nga të cilët u krijua lumi Osum.

Kulti i malit Tomor është i lidhur sidomos me romantizmin e lëvizjes së zgjimit kombëtar të Rilindjes, sidomos në letërsinë e kësaj periudhe. Shkrimtarë shqiptarë si Konstantin Kristoforidhi (1830-1895), Naim bej Frashëri (1846-1900), Andon Zako Çajupi (1866-1930), Asdreni (1872-1947), Hilë Mosi (1885-1933) dhe Ndre Mjeda (1866-1937) i kanë kushtuar poezi dhe proza të shquara Baba Tomorit.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi