Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Mitet e udhëtimit

Shko poshtë

default Mitet e udhëtimit

Mesazh nga Rifat prej Sat Mar 10, 2012 5:28 pm


Mund të aksidentohet nje avion ne fluturim, nga një telefon celular?!





Pothuajse kushdo që ka udhëtuar me avion ka py etur të paktën një herë veten përse është e domos doshme që të fiket telefoni celular dhe çlidhje ka kjo me rënien e avionit. Shumë të tjerë kanë planifikuar udhëtimet e tyre me idenë se po të udhëtosh përmes Europës me tren kushton më pak.

Mite të tjera udhëtarësh nisin nga frika se kontrollet me rreze X mund të shkatërrojnë memorien e "laptopit" tuaj e deri tek ideja se avionët janë një vend perfekt për të marrë sëmundje të ndryshme. Këta janë vetëm disa nga mitet apo të vërtetat relative që shumë prej udhëtarëve i konsiderojnë si të vërteta.

Telefoni celular Çdo stjuardesë nuk harron të bëjë të paktën një herë njoftimin më të zakonshëm mes pasagjerëve. "Ju lutem fikni telefonët celularë dhe pajisjet e tjera elektronike që keni me vete sepse ato interferojnë me sistemin e drejtimit".

Nëse merr mundimin që të pyesësh përse, stjuardesa përgjigjet gjithmonë se këto janë rregullat. Por a është kjo e vërtetë apo false? Sigurisht që është e pavërtetë. Me mijëra raste studiuesit kanë testuar pajisje të ndryshme elektronike duke nisur nga celularët, iPOD-et apo laptopët. Për më shumë se 25 vjet janë bërë eksperimente të shumta duke i vendosur këto pajisje në të gjitha vendet e mundshme por asgjë nuk ka ndodhur.

Asgjë nuk ka ndodhur asnjë herë pasi asnjë nga këto pajisje nuk mund të ndikojë në sistemin e drejtimit të avionit. Zyrtarisht Agjencia Botërore e Kontrollit të Trafikut Ajror ka pohuar se nuk ka mundur që të gjejë asnjë lidhje mes këtyre pajisjeve elektronike dhe sistemit të avionëve.

Madje ajo nuk ka vendosur asnjë rregull për këtë gjë por janë vetë kompanitë e avionëve që e kanë bërë. Kështu, nëse kapesh duke folur në telefon në avion apo duke dërguar një e-mail mund të gjobitesh por në asnjë rast avioni nuk do të bjerë nëse ti po navigon në internet. Paketat "all-inclusive".

Shumë njerëz mendojnë se nëse kanë zgjedhur për pushimet e tyre një paketë "allinclusive" atëherë ata mund të lënë për pak ditë portofolin në shtëpi. E vërtetë apo false? Sigurisht që portofolin duhet ta mbani gjithmonë me ju. Pak kohë më parë kur merrje një paketë "të gjitha të paguara" ajo kushtonte sa mesatarja e udhëtarëve të tjerë por tani kjo nuk ekziston më.

Shumë nga anijet "krociera" janë duke i tarifuar klientëve të tyre përdorimin e tepërt të minibarit apo konsumimin e madh të verës gjatë darkës. Kjo zakonisht i kushton çdo udhëtari rreth 90 euro më shumë se sa e gjithë paketa. Pra rregulli i portofolit duhet mbajtur mend nëse do të niseni këtë verë me ndonjë anije "krocierë" që shëtit ishujt e shumtë. A janë të lirë trenat në Europë Pothuajse të gjithë kanë krijuar idenë se për të udhëtuar përmes Europës do të ishte më e leverdishme që të përdorje trenin e jo avionët.

E vërtetë apo false? Sigurisht që false. Përpiluesit e guidave kanë qenë gjithmonë të dashuruar me trenat dhe çmimet e tyre tepër të lira në krahasim me avionët. Por tani kjo gjë ka ndryshuar. Kompanitë e shumta ajrore "Lowcost" që operojnë në Europë kanë bërë disa herë më të lira se trenat.

Një udhëtim nga Roma në Frankfurt jashtë sezonit turistik do të kushtonte në një kompani "Low- cost" rreth 90 dollarë amerikanë ndërsa bileta e trenit që kalon përmes Europës arrin deri në 326 dollarë. Kjo llogari është bërë duke studiuar të gjitha mundësitë e linjave hekurudhore të Europës dhe asnjë prej tyre nuk e bën këtë udhëtim për një kohë më të shkurtër se 12 orë.

A mund të sëmuresh në avion? Udhëtarë të ndryshëm kanë idenë se mënyra se si qarkullon ajri në kabinën e një avioni është një burim i madh i përhapjes së viruseve të ndryshme. E vërtetë apo false? Eksperienca jonë ka treguar se zakonisht kjo është e vërtetë.

Avionët modernë janë projektuar që të marrin ajrin nga lartësitë e mëdhë e ta përdorin në kabinën e tyre. Në teori ato marrin ajër shumë të pastër në temperatura poshtë zeros dhe pasi e ngrohin në motorët e avionit e qarkullojnë në kabinë teksa jashtë del ajri i vjetër.

Por kjo procedurë do të kushtonte shumë karburant, para dhe për pasojë disa kompani avionësh përdorin thjesht ajrin që kanë brenda. Kështu nuk do të ishte e çuditshme që nëse personi në sedilien 2B që është i sëmurë me grip të ta ngjiste edhe ty në sedilien 35E.

Por kjo nuk është provuar asnjë herë shkencërisht. Makina me rreze X dhe laptopi Një këshillë "e mirë" që i jepet të gjithë njerëzve që do të udhëtojnë me avion duke pasur edhe laptopin e tyre me vete do të ishte "krijo një kopje të materialeve të tua (backup your files) sepse ato mund të të fshihen. Kjo ndodh nga rrezet X në doganë". Por a është e vërtetë apo false? Patjetër që është gjithçka është e gënjeshtërt.

Rrezet X janë një formë e energjisë elektromagnetike por ato nuk janë të ngarkuara elektromagnetikisht. Energjia elektromagnetike është kryesisht si drita dhe mund të dëmtojë aparatin fotografik me fil po aq sa dhe vetë drita. Kështu duhet të keni kujdes nëse po udhëtoni duke pasur në çantë një aparat me film pasi ai mund të digjet.

Por të kalosh laptopin tënd përmes makinës së kontrollit me rreze X nuk ka asnjë problem. E rrezikshme do të ishte nëse do të kaloje kompjuterin tënd përmes një "metal detektor" pasi këto janë pajisjet që lëshojnë impulse të forta elektromagnetike. Edhe në këtë rast nuk është provuar që hard disku mund të fshihet por për siguri nuk duhet bërë.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi