Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Legjenda e Idhulladhuruesit

Shko poshtë

default Legjenda e Idhulladhuruesit

Mesazh nga Rifat prej Fri Mar 30, 2012 7:28 am


Legjenda e Idhulladhuruesit







Dikur në shek. III., p.e.r., ekzistonte një idhulladhurues që e quanin Kristofor, me përmasa gjigande në trup e fuqi. Papritmas, në zemrën e tij lindi një dëshirë e çuditshme: “gjëja më e mirë që duhet të bëj” – mendoi – “është të gjej se cili është kryezoti i botës dhe të bëhem shërbëtori i tij”. Kështu, dhe nisi të kërkonte zellshëm duke pyetur të njohur e të panjohur.

- “Kryezoti më i fuqishëm”, i tha dikush, “është mbreti”.

Kristofori e dëgjoi dhe iu përkushtua tërësisht, deri ditën që një muzikant këndoi një këngë brenda së cilës himnizonte dinastinë e Djallit. Në dëgjimin e këngës, mbreti u drithërua i tëri. Atëherë, Kristofori kuptoi, se në botë ekzistonte një tjetër më i fortë se mbreti, pra, Djalli.

Pa humbur kohë fare filloi t’i shërbente. Duke ndjekur hap pas hapi pronarin e tij të ri, rastisi të kalonin në një vend ku ndodhej një gjigand i Kryqëzuar. Para një pamjeje të tillë rrënqethëse, Djallit nisën t’i dridheshin gjunjët nga frika, ndaj dhe ia mbathi sa më shpejt mundi. Kristofori duke parë tronditjen e Djallit, mendoi se i Kryqëzuari duhet të ishte më i fortë. Rendi pranë gjigandit dhe pyeti një prift të gjunëzuar para tij.

- “Si mund t’i shërbej edhe unë të Kryqëzuarit?”

- “Të lutesh papushim”.
- “Ç’është kjo që më thua? As që e kam idenë”.

- “Në qoftë se nuk e di se ç’do të thotë lutje, të agjërosh”.

- “Dhe si do jetojë një trup kaq i madh sa imi nëse agjëroj?”

- “Atëherë, vëlla, ulu këtu buzë lumit dhe ndihmo ata që duan të kalojnë përtej. Je më i përshtatshëm për këtë punë”.

Kështu, Kristofori iu përkushtua kësaj pune me mish e me shpirt, dhe për shumë kohë u vinte në ndihmë njerëzve që udhëtonin. Një ditë, erdhi një fëmijë dhe iu lut që ta kalonte përtej. Pa i prishur qejfin, Kristofori pranoi menjëherë, e hodhi në sup dhe nisi të bënte para. Por sa më shumë ecte, aq më e rëndë i dukej pesha.

- “Mendoj se kurrë më parë s’kam ngritur njeri më të rëndë se ty”.

Me përpjekje të paimagjinueshme, ndërkohë që ndodhej në mes, mendoi se s’do t’ia dilte dot mbanë. Së fundmi, pas një lodhjeje të jashtëzakonshme fizike dhe me frymë të prerë, e lëshoi fëmijën përtokë duke i thënë:

- “Sikur gjithë botën të kisha ngritur s’do të kish qenë më e rëndë se ty”.

- “Ke të drejtë”, iu përgjigj fëmija, “sepse në duart e tua mbaje vetë Krijuesin e gjithë botës”.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi