Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Hajmalia,teorizimi dhe praktikat shpirterore.

Shko poshtë

Hajmalia,teorizimi dhe praktikat shpirterore. Empty Hajmalia,teorizimi dhe praktikat shpirterore.

Mesazh nga Rifat Tue Aug 21, 2012 7:00 am


Hajmalia,teorizimi dhe praktikat shpirterore.

[You must be registered and logged in to see this image.]
Hajmalia është mjet magjik i cili bëhet apo shkruhet në letër i cili mbahet me veti ose lihet në vendin e caktuar për ta mbrojtur individin apo tërë familjen prej ndikimeve të ndryshme psikike të errëta. Hajmalia është mbrojtës pasiv prej ndikimeve të tilla të errëta.

Hajmalia i neutralizon këto sulme të errëta psikike. Hajmalia bëhet edhe për drejtime të tjera ne jetë si për fat martesë, punë etj. Fuqia e saj nuk është aq efikase në mbrojtje.

Efikasiteti i Hajmalisë varet prej fuqisë apo dijes të ndonjë personi me ngritje të lartë shpirtërore. Nëse personi nuk e ka këtë fuqi e dije, Hajmalia ndikon shumë pakë te personi ose nuk ndikon fare.

Në botë gjithçka lëvizë. Asgjë nuk është e qetë. Lëvizja është relative, qetësi vetëm në dukej relative. Relative është gjithashtu gjithçka që ne perceptojmë nëpërmjet shqisave tona, kurse absolute është vetëm ajo që mund ta kuptojmë me ndodhitë e drejtpërdrejta mistike.

Pikërisht për këto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnë pandërprerë, bota e jashtme na paraqitet në këtë apo atë trajtë, kështu që dukuritë natyrore nuk mund t’i definojmë dhe sqarojmë në esencën e plotë të tyre.
Pa marrë parasysh se sa njeriu është materialisht i orientuar dhe në jetën e përditshme i drejtuar tek mendimet e logjikshme, gjykimet racionale etj. prapëseprapë në thellësitë e shpirtit të tij fshihet një dozë e misteriozitetit.

Njeriu modern me admirim ndjek zhvillimet gjigante të shkencës dhe nuk pranon, ose nuk do të pranojë, kurrfarë dukurie transcendentale, edhe pse ato ndonjëherë janë mjaft bindëse. Kjo, megjithatë, nuk i pengon atij që edhe sot, si para disa mijëra vjetësh, të lidhet ngushtë me disa dukuri, të cilat, në biseda formale, vlerësohen si marrëzi supersticioze (besime të kota).

Dallimi qëndron në atë se këto dukuri më herët ishin të njohura dhe të pranuara, kurse sot njeriu i “intelektualizuar” turpërohet nga vetvetja për to e të mos flasim se si do të dukej në sytë e të tjerëve. Mirëpo, pavarësisht nga kjo, po ky njeri i shekullit XXI ende me xhelozi ruan shaminë, unazën, zinxhirin, fotografinë apo imtësi të tjera, të cilat ia dhuron ndonjë familjarë, ndonjë mik, ndonjë shok, apo edhe dashnori/ja, për t’i sjellë atij, kujtim, fat, disponim, dashuri, lumturi etj.

Të gjitha këto imtësira janë të njohura me emrin: hajmali, amulet, talisman etj. Hajmalitë kanë për qëllim që personin përkatës ta ruajnë nga të këqijat, fatkeqësitë, sëmundjet; t’i sjellin fat, lumturi, dashuri etj. krejtësisht është e parëndësishme se çfarë është ky send - a është ndonjë simbol, pjesë e rrobave, qime floku, stoli ari, thua, gurë i çmuar, lodër fëmijësh ose diçka tjetër. Kryesorja është se me çfarë qëllimi i është dedikuar personit përkatës.

Shpesh na ndodh që ndonjë send të blerë nga personat, të cilët kanë qenë të detyruar nga nevoja e jetës ta shesin, ta zëmë: orë, pallto etj., të na sjellin pengesa të ndryshme në jetën e përditshme, në punë ose të na humbin fare. Për këtë arsye, shumë njerëz edhe nuk blejnë gjëra të tilla, pavarësisht nga çmimi i ulët i tyre; sepse i konsiderojnë si gjëra “ters”.

opulli këtë dukuri e njeh dhe e çmon, sepse në shumë vendime të veta shërbehet më shpesh me instinkte të lindura se sa me kuptimin dhe logjikën.

Me zhvillimin e kulturës materialiste dhe të civilizimit bashkëkohorë, këto instinkte të lindura gjithnjë e më shpesh lihen në prapavijë. Është dukuri shumë e vjetër dhe me arsye psikologjike që gjatë shitblerjes së tokës ose të ndonjë gjëje tjetër, të shtrihet dora dhe të thuhet: “Të qoftë hallall!” Kjo fjali ka forcë të madhe magjike (psikologjike), sepse me fat dhe terse ndeshemi gjithkund, në çdo hap.

Në natyrë asgjë nuk ndodh rastësisht, prandaj as kjo për të cilën u fol më lartë. Së këndejmi, duke filluar nga hajmalitë e ndryshme e deri të gjërat më të llojllojshme, që i përdorim gjatë jetës së përditshme, secili e ka fatin e vet, historinë e vet dhe secili send, në rrethana, po e quaj magjike, mund të ndikoj.

Në botë gjithçka lëvizë. Asgjë nuk është e qetë. Lëvizja është relative, qetësi vetëm në dukej relative. Relative është gjithashtu gjithçka që ne perceptojmë nëpërmjet shqisave tona, kurse absolute është vetëm ajo që mund ta kuptojmë me ndodhitë e drejtpërdrejta mistike.

Pikërisht për këto arsyeje, pasi shqisat tona na mashtrojnë pandërprerë, bota e jashtme na paraqitet në këtë apo atë trajtë, kështu që dukuritë natyrore nuk mund t’i definojmë dhe sqarojmë në esencën e plotë të tyre. Duhet të pranohet se shkenca, decenieve të fundit, është larguar nga këto dukuri dhe sado që përpiqet të gjejë shkakun e fundit, pas secilës “zgjidhje” të re të problemit lajmërohen me qindra enigma të reja.

Njeriu, gjithnjë e më shumë po largohet nga ajo që është themelore dhe më e rëndësishme, që të humb në labirintin sekondar të pakuptimtë të gjërave. Sot e dimë se secila pjesë e materies nuk përbëhet vetëm nga molekulat dhe atomet, si pjesë përfundimtare e më të imta të saj, por se edhe secili atom për vete duhet të konsiderohet si një botë e veçantë. Fjala “atom” që në greqisht do të thotë “i pandarë” nuk është më qëndrueshme. Atomi përbehet edhe nga protonet, elektronet dhe grimcat tjera.

Marrëdhëniet midis tyre, pozicioni dhe lëvizja i përngjajnë Sistemit Diellor në miniaturë. Është llogaritur se protoni pozitivisht i elektrizuar ka diametrin i cili është disa miliona herë më i vogël se milimetri, ndërsa elektronet e ngarkuara negativisht, që në shtigjet e përcaktuara rrotullohen rreth tij, janë edhe 1800 herë më të vogla.

Sipas kësaj, atë që shqisat tona e perceptojnë si materie të ngurtë, ajo në realitet krijohet nga një sërë vrimash, në të cilat materia pothuaj as që vjen në konsideratë. Këto mes hapësira paraqesin një fushë të posaçme të energjisë rrezatuese, e cila rrjedh nga lëvizjet e elektroneve.

Rezultatet e fundit shkencore lidhur me shkaterrimin e atomit, kanë rëndësi të posaçme, veçanërisht për t’u kuptuar më mirë rrezatimet e ndryshme. Këto kërkime të reja na argumentojnë se gjërat të “vdekura”, në kuptim të plotë të kësaj fjale, as që ka dhe se secila pjesë dhe secili lloj i materies ka zhvillim të posaçëm të jetës, i cili i varur nga veprimet dinamike të energjisë së gjithmbarshme të natyrës.

Ngase të gjitha gjërat u janë të nënshtruara lëvizjve të pandërprera të grimcave, ato pranojnë dhe emetojnë energji si dhe ndikojnë reciprokisht në rrezatime të shumëllojshme, kështu që edhe gjërat e vdekura janë në gjendje që të t’i thithin rrezatimet e rrethit, atë energji të absorbuar ato mund ta mbajnë, ta transformojnë dhe në rastet e dhëna, ta emetojnë.

Energjia e gjithmbarshme natyrore përshkon në masë më të madhe ose më të vogël gjithçka që ndodhet në natyrë, pavarësisht në janë qenie të gjalla apo të vdekura. Flora dhe fauna në tërësi si dhe bota minerale në pjesët e veta më të imta, paraqesin ndërtim dhe parim të njëjtë të ndikimit. Vetëm nga numri i radhitjeve, distancës në mes vete dhe shpejtësisë së rrotullimit të elektroneve rreth bërthamës qendrore në atom, varet se a do kemi para vetës bakër, ar, natrium,karbon apo ndonjë element tjetër, kështu që gjatë diferencimit të mëvonshëm, nën ndikimin e faktorëve të shumët, arrihet deri te materia organike.

Gjithashtu, në këtë vijë, ligjeve të njejta të natyrës u nënshtrohen edhe materiet organike edhe ato inorganike. Pasi që çdo ndodhi dhe çdo proces natyror është i bashkuar në mënyrë të pashmangshme me pranimin dhe emetimin e energjisë, kështu çdo send, në dukje i vdekur, ku bëjnë pjesë edhe hajmalitë dhe talismanët, detyrohen t’i nënshtrohen, më shumë a më pak, ndikimit të asaj energjie, me të cilin vjen në kontakt.

Objekti përkatës (pra edhe hajmalitë), mbushen, ngarkohen me sasi të mjaftueshme nga ajo energji, ndikim të së cilës i është ekspozuar. Ajo energji (e bartur) mund të mbetet latente, por, në rrethana të caktuara dhe në kushte të volitshme, mund të transformohet dhe të bëhet aktive, siç ndodh në rastet e operacioneve të ndryshme magjike.

Personat sensibilë, gjatë kontaktit me gjëra të tilla, janë në gjendje që atë energji të akumuluar të atij objekti, ta shndërrojnë në paraqitje vizuale dhe në këtë mënyrë, nëpërmjet “shqisës së gjashtë”, ta lexojnë apo ta shohin gjithë historikun e tij.

Sot, në kohën e zbulimeve të ndryshme elektronike, këto dukuri nuk duhet të na duken të çuditshme apo fantastike, në mënyrë të njëjtë sikurse energjia e emetuar përmes radio valëve apo valëve e formave tjera rrezatuese, që bartën nëpër eter, që në radioaparatet pranuese të shndërrohen në zë, fotografi, dritë etj., po kështu edhe truri ynë mundet që në rastet e volitshme të shërbej si psikodetektor, cili në vetëdijen tonë, energjinë e pranuar mund ta shndërrojë në ndjenë, përfytyrim, zë, fotografi etj.

Të gjitha dëshirat dhe mendimet tona paraqesin energjinë, e cila aq sa është e fortë, po aq nxit ndjeshmëri të pastër dhe të fortë. Por, në qoftë se ato janë në konflikt mes veti, gjithsesi vjen deri te dis'harmonia dhe atëherë edhe rrezatimet e tyre do të jenë të parregullta dhe të shkëputura, ashtu që edhe në rreth do të ndikojnë në mënyrë antipatike.

Tempoja e jetës sonë është shumë e shpejtë, automatike dhe e ngarkuar me mendime materialiste, sa që njeriu sot as që e konsideron të nevojshme që edhe kujdesin më të vogël t’ia kushtoj asaj që nuk përputhet me mënyrën e rëndomtë të të kuptuarit dhe të gjykimit të tij.

Megjithatë, në qoftë se dikush gjendet që, i shtyrë nga vullneti i tij i mirë, do të mundohet që në këto dukuri “irracionale” të jap pak dritë e kuptim, atëherë në mënyrë të çuditshme do të hasi në mungesë të madhe tolerance dhe në gjykime abuzuese të masës, sa që gjithsesi do të jetë i detyruar të tejkalojë dëshirën e vullnetin e vet për punë të mëtutjeshme.

Sabir Krasniqi
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi