Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Legjenda e plakave te marsit

Shko poshtë

default Legjenda e plakave te marsit

Mesazh nga Rifat prej Tue Nov 13, 2012 10:17 am


Plakat e Marsit,si lindi e jeton deri sot kjo legjende..?




Nga gjiri popullit, përherë kanë dalë tregime të ëmbla, të bukura edhe kuptimplotë, një nga keto tregime, eshte edhe tregimi; Plakat e Marsit. Kush ishin valle?! Apo janë thjesht një imagjinate treguese duke cilësuar Marsin si të pabese!

Çdo muaj Mars kur moti pëson ndryshime të ndjeshme duke na treguar se miti i ”Plakes” bëhet më i gjallë.

Sipas rrëfimeve brez pas brezi, në fillim apo në fund të marsit (në varësi të interpretimit sipas krahinave), janë te ashtuquajturat ”Plaka”, të cilat sjellin edhe mot te ftohte ne te gjithe vendin. Specialistet Etnografe tregojne se gojedhena e ”plakës” eshte e lidhur ngushte me menyren se si njerzit atehere i konceptonin ndryshimet e motit dhe natyres.

Sipas gojedhenave Shqiptare, mali Tomor është vendit ku plaka u ngri nga i ftohti me bagetinë e saj nga ditët që mori hua muaji Mars. Ndërsa në disa krahina të vendit ky mit kujtohet në fillim te muajit, kur marsi i mori dite borxh shkurtit, gje qe shpjegon edhe shkurtesine e ketij te fundit. Ndersa per krahina te tjera, ajo kujtohet ne dy ditet e fundit te marsit.

Një rrëfenjë tjetër.
Dikur paska qenë një plakë, e cila thuhet se ka dalë me gjithë familjen e vet dhe bagëtine, tre dite para ditës se pranveres, ne stanet e bjeshkëve. Por koha e pranverës së hershme e tradhtoi Plakën! Tre dite me pas moti u prish shumë shpejt. Thuhet se ato ditë paska fryre erë e madhe me shi dhe deborë, për tre ditë e tre netë rresht deri sa me pas moti është qetesuar.

Por Plaka, familja dhe bagëtia e saj, ishin ngrirë nga të ftohtit dhe ishin shnderruar ne gur. Madje gojdhëna thotë se ne ate vend sot gjendet nje gur si në formën e një Plake, ku edhe sot e kësaj dite, aty buron ujë, që thuhet se janë lotët e Plakës.

Me ketë tregim lindi legjenda e te ashtuquajturave ”Plakat e Marsit”, e cila sot përdoret si një metafor në pragun që ndan stinën e dimrit me ate te pranverës, përkatesisht mes 14 marsit dhe 14 prillit, kohe pas te ciles besohet se ka ardhur pranvera e vërtete, sepse 14 prilli sipas legjendes shënon 1 marsin, ardhjen e stinës së ngrohtë e të luleve.

Gojedhëna e hershme rrjedh nga zonat e veriut te Shqipërisë, dhe thuhet se në muajin Mars, Plakat, pra nënat dhe gratë e moshuara, duhet t’i marrim me të mira, t’u permbushim dëshirat e kërkesat, t’u gatuajmë ëmbëlsira, përndryshe hidhërimi i tyre prish motin, me furtunë, shi dhe borë.

Plakat e marsit jane shtatë.

Ato moren leshin e bagëtise që kishin qethur dhe dolën në një lëndinë për të tjerrë e për të bërë muhabet me njëra-tjetrën. Gjatë bisedes njera nga plakat i ngriti kënge muajit Mars duke i thene se tani dimrin e hodha e i merrte të keqen. Kengen e kenduan te gjitha plakat me radhë. Marsi i dëgjoi dhe i ngriu te shtata! Thonë se plakat jane ngurtesuar dhe çdo vit ne muajin mars bie shume shi e bën ftohtë për shtatë dite.

Ky version eshte ne Shqiperine e jugut, ndërsa nga veriu thone se mullizeza (lloj shpendi) çeli zogjte qe ne Mars, por edhe ajo filloi ta shante Marsin: ”Mullizeza zogjt i celi, na marsh te keqen Mars kaceli”.. edhe këtë muaji Mars e ngriu me te gjithe zogjte e saj ne fole.

Edhe ketu numri i mullizeëes me zogjte e saj është shtate, qe tregon veçse per nje binjakëzim te gojedhenes. Fakt qe e mbeshtet eshte se edhe plakat edhe mullizeza ishin me të zeza.. Plakat me roba te zeza ndersa mullizeza me pupla te zeza.(Kjo gojedhene i ka rënjet ne besimin pagan.)

Nga konstatimet e bëra 10 vitet e fundit, meteorologet pranojnë se tre ditët permbyllëse të marsit kanë sjellë mot te ftohte dhe me reshje, prilli hyn i ngrohtë për të vijuar më pas me ditët e ftohta.
avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi