Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

A është realiteti thjesht një iluzion?

Shko poshtë

default A është realiteti thjesht një iluzion?

Mesazh nga Rifat prej Tue Jan 08, 2013 9:54 am


A ka mundësi që jetojmë në simulim virtual






Që nga viti 2003, Nick Bostrom, profesor nga Universiteti i Oksfordit, ka paraqitur tezën e vet sipas së cilës ekziston mundësia që ne në fakt jetojmë në një simulim kompjuterik.

Ai atëbotë nuk ka ofruar dëshminë shkencore që do të mbështesnin këtë tezë por tani është shfaqur ekipi i fizikanëve të cilët pohojnë që diçka e tillë është me të vërtetë e mundur.

Këtë dëshirojnë ta dëshmojnë me ndihmën e të ashtuquajturit nënshkrim kozmologjik (gjurma) i cili në këtë rast do të shërbente si “pilula e kuqe” e popullarizuar nga filmi legjendar “Matrix”.

Silas Beane dhe ekipi i tij nga Universiteti në Bonn, pohojnë që simulimi i gjithësisë duhet të ketë kufizime dhe deformime të caktuara, të cilat njerëzit brenda simulimit duhen të jenë në gjendje që t’i vërejnë, në formë të kufizimeve dhe deformimeve të llojit të vet të proceseve fizike. Sipas pohimeve të tyre ne këto kufizime dhe deformime do të mund t’i identifikonim sikur do ta krijonim vetë simulimin e gjithësisë. Dhe kjo është pikërisht ajo çka fizikanët po përpiqen të bëjnë tani. Pra çdo simulim do të duhej të lërë gjurmë, të cilat do të mund të vëreheshin.

Për këtë arsye kanë krijuar versionin ultra të zvogëluar të gjithësisë, brenda të cilit, për të zbuluar nënshkrimin e përmendur, simulojnë kromodinamiken kuantike – forcën themelore në natyrë e cila mundëson zhvillimin e forcës nukleare në mes protoneve dhe neutroneve dhe shpjegon ndërveprimin e tyre. Përveç kësaj, me “teorinë e rrjetës shablon” krijojnë vazhdimësi artificiale të kohës dhe hapësirës, e cila u mundëson qasje dhe pamje të re në natyrën themelore të materies, përcjell io9.

Ata konsiderojnë që simulimi i tyre është paraardhës i një versioni shumë më të fuqishëm brenda të cilit një ditë mund të përfshihen molekulat, qelizat, madje edhe njerëzit, por për momentin janë të orientuar në krijimin e modeleve precize të proceseve kozmologjike dhe zbulimin e atyre që mund të paraqesin kufizime për simulimet.

A është realiteti thjesht një iluzion?

Pyetja nëse jemi me të vërtetë të vetëdijshëm për botën e vërtetë është bërë vazhdimisht nga filozofët.

Një nga artikulimet më të hershme të këtij misteri gjendet në Republikën e Platonit, ku Alegoria e Shpellës tenton të përshkruajë ekzistencën imagjinare që jetohet nga njerëzit që nuk mendojnë.

Platoni, që nga shumë konsiderohet si babai i filozofisë perëndimore, ka sugjeruar që mënyra e vetme për të arritur tek kuptimi i botës së vërtetë ka qenë studimi i thellë i matematikës dhe gjeometrisë, të cilat do t’u jepnin studentëve një aluzion për natyrën e vërtetë të botës.

Filozofi francez Rene Descarte (në foto), veprat e të cilit shpesh përdoren si hyrje e përgjithshme në metafizikë, ngrit problemin përsëri si eksperiment i mendimit për të çuar lexuesit në pozitën e dyshimit radikal.



Duke presupozuar demonin malinj i cili mund të na mbajë të bllokuar në botën iluzionare, Descarte u kërkon lexuesve që të lënë anash të gjitha dëshmitë e përvojave të tyre senzorike në kërkim të një premise të caktuar.

Ai del me argumentin e famshëm ‘cogito ergo sum’, apo ‘Mendoj prandaj ekzistoj’, që e përdorë si bazë të sigurt për të rikonstruktuar një pamje të caktuar të realitetit.

Kritikët e mëvonshëm të punës së tij, sidoqoftë, thonë që vetëm pse ka mendime, nuk ka garanci që me të vërtetë ekziston edhe mendimtari.

Besohet që simulimi i fizikës në këtë nivel fondamental është ekuivalent, pak a shumë, me simulimin e funksionimit të vetë universit.

Madje edhe tek operimi në shkallë kaq të vogël, matematika është mjaft e vështirë, dhe pavarësisht përdorimit të superkompjuterëve më të fuqishëm në botë, fizikanët deri tani kanë menaxhuar të simulojnë vetëm rajonet e hapësirës në femto-shkallë.

Në këtë kontest, një femtometër është 10^-15 metra – kjo është pjesa e kuadriliontë e metrit ose 0.000000000001mm.

Sidoqoftë problemi kryesor me simulimet e tilla është që ligjet e fizikes duhet të jenë të super mbivendosura në një rrjet diskret tredimensional, i cili avancon në kohë. Dhe këtu është pika ku vjen në pah testi.

Profesor Beane dhe kolegët e tij thonë që hapësira e rrjetit imponon një limit në energjinë që mund ta kenë grimcat, sepse asgjë që është më e vogël se vetë rrjeti nuk mund të ekzistojë. Kjo do të thotë që nëse universi siç e njohim është në fakt simulim kompjuterik, aty duhet të ketë një ndërprerje në spektrin e grimcave me energji të lartë. Dhe faktikisht ne kemi saktësisht një ndërprerje të tillë në energjinë e rrezeve kozmike, limiti i njohur si ndërprerja Greisen–Zatsepin–Kuzmin (GZK).

Siç shpjegon blogu Physics arXiv, kjo ndërprerje është e studiuar mirë dhe ka ndodhur sepse grimcat me energji të lartë duke ndërvepruar me sfondin kozmik të mikrovalëve humbin energjinë derisa udhëtojnë përgjatë distancave të gjata.

Hulumtuesit kalkulojnë që hapësira e rrjetit imponon karakteristika tjera në spektër, më e rëndësishmja që rrezet kozmike do të preferonin të udhëtojnë përgjatë boshteve të rrjetit. Kjo do të thotë që nuk do të vrojtoheshin njëjtë në të gjitha drejtimet.

Ky do të ishte testi që hulumtuesit janë duke e kërkuar – një tregues që gjithçka nuk është ashtu siç duket me universin. Kjo është po ashtu një matje që mund ta bëjmë tani me nivelin aktual të teknologjisë sonë.

Sidoqoftë, zbulimi nuk është pa telashe. Një problem që e identifikon profesor Beane është që universi i simuluar mund të konstruktohet në një mënyrë tërësisht të ndryshme me atë se si e kanë parafytyruar ata.

Madje-madje, efekti është i matshëm vetëm nëse ndërprerja e rrjetit është e njëjtë si ndërprerja GZK, më e vogël se kaq dhe vrojtimet nuk do të çojnë askund. Zbulimet e profesor Beane dhe të kolegëve të tij janë publikuar në periodikun arXiv të Universitetit Cornell.


avatar
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

Shiko profilin e anëtarit http://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi