''Boingu” që rrezikoi përplasjen me një disk fluturues
Faqja 1 e 1
''Boingu” që rrezikoi përplasjen me një disk fluturues
“Top Secret”,“Boing” që rrezikoi përplasjen me një disk fluturues
Del raporti sekret I hetuesve britanikë. 2 pilotët e një avioni “Boing” treguan për hetuesit atë çfarë panë në 2 dhjetor 2012 ku një disk fluturues kaloi shumë pranë tyre dhe përplasja u shmang falë manovrave të pilotëve. Pilotët theksuan se mjeti I paidentifikuar ka ecur për kohë pak metra poshtë tyre dhe më pas është zhdukur pa lënë asnjë gjurmë
Shumë raporte flasin për mjete të paindetifikuara në qiell por ajo që kanë arritur të zbulojnë hetuesit në Britaninë e Madhe është një mister I cili u zbulua nga media britanike. Sipas të përditshmes “Daily Mail”, në 2 dhjetor 2012 një avion i linjës me 220 persona në bord për pak sa u përplas me një objekt fluturues të paidentifikuar.
Vetëm pak ditë më parë u shpallën rezultatet e hetimeve të plota, të kryera ne Mbretërinë e Bashkuar nga agjesia që kujdeset për sigurinë e trafikut ajror. Sipas raporteve, takimi potencialisht shkatërrues erdhi ndërkohë që avioni ishte duke fluturuar mbi rrethinat e Glasgoë Baillieston, pak sekonda para se të fillonte manovrimi për uljen në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Glasgoë, Skoci.
Sipas deklarimeve të pilotëve , UFO-ja ishte“blu dhe i verdhë” në formë sferike në përmasa mjaft të mëdha. Në raport komandanti ka deklaruar se objekti fluturues erdhi vrullshëm dhe qëndroi rreth 90 metra nën trupin e avionit.
Rreziku i përplasjes u quajt “i lartë”.
Pavarësisht nga hetimi tërësor, Forcat ajrore për momentin nuk janë në gjëndje të përcaktojnë natyrën e objektit fluturues, sipas asaj që mësojmë nga raporti,rrezikohej të shkaktohej një aksident i rëndë ajror. A320-ta udhëtonte në kushte të dukshmërisë së mirë, me diellin mbrapa, kur pilotët panë një objekt përpara tyre, rreth 100 metra distancë.
Në raportin zyrtar, pilotët deklaruan se“objekti kaloi nën trupin e avionit Airbus, para se një prej pilotëve të kishte patur kohën e mjaftueshme të kryente manovra për shmangien e përplasjes”.
Objekti shfaq blu dhe i verdhë, pothuajse argjendi, ishte mjaft i madh dhe kishte një zonë të vogël ballore. Kulla e kontrollit deklaroi se në atë moment nuk ka pasur komunikime audio, as radari nuk jepte sinjal se ka pasur ndonjë objekt fluturues.
Bazuar në këto të dhëna, në raporti thuhet se agjencia refuzon edhe hipotezën e një avioni të vogël me motorr apo një tullumbaci metereologjik, në të dyja rastet janë objekte të dallueshme nga adari.
“Në mungesë të raportimit në radar, nuk ka mundësi që mjeti fluturues mund të ketë qenë një aeroplan me krah fiks ose njërrotullues i krahut. Besohet se një tullumbace metereologjike do të ishte zbuluar nga radari. Dhe konsiderohet të jetë e pamundur që të ketë qenë një aeroplan me vela, për shkak të hapësirës së kufizuar ajrore dhe mungesës së aktivitetit termik pasi tempertatura ishte mjaft e ulët.
Në të njëjtën mënyrë, agjencia ka konsideruar se një deltaplan me motorr ose me vela kapur nga sinjali i radarit, dhe gjithsesi kushtet atmosferike do të kishin qenë penguese. Anëtarët e komisionit të hetimit nuk janë në gjendje të arrijnë në një konkluzion rreth natyrës së mjetit fluturues objekt hetimi”
http://www.segnidalcielo.it/2013/05/01/airbus-320-rischia-la-collisione-con-un-ufo-aperta-una-indagine-dellairprox/
Similar topics
» Disqe fluturues dhe alien të gdhendura në gure.!
» Shkenca dhe gjallesat
» Djajte fluturues terrorizojne brigjet e ishujve Falkland
» DISQET E VERTET FLUTURUES - E VERTETA MBI UFO-T ( DUBLUAR SHQIP VIDEO )
» Shkenca dhe gjallesat
» Djajte fluturues terrorizojne brigjet e ishujve Falkland
» DISQET E VERTET FLUTURUES - E VERTETA MBI UFO-T ( DUBLUAR SHQIP VIDEO )
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi