Zvicër,drejt fundit të sekretit bankar
Faqja 1 e 1
Zvicër,drejt fundit të sekretit bankar
Zvicër,drejt fundit të sekretit bankar
Sekretit bankar,një institucion i lashtë mes kantoneve te Konfederatës së Zvicrës , do të ketë ditët e saj të numëruara.
Ky lajm erdhi me ze shume te larte nga qeveria zvicerane ,e cila ishte në fakt vendi i 58- të qe ka nënshkruar aderimin në "Konventën shumëpalëshe mbi ndihmën e ndërsjelltë administrative në çështjet e taksave . "
Pas ketij lajmi bombastik fshihet emri i nje traktati OECD, ku fokusohet në luftimin e evazionit fiskal.
Autoritetet e vendeve nënshkruese kane shkëmbyer informacione në ndjekje per ato subjekte që kanë lëvizur pasuritë e tyre për të fshehur taksimin fiskal .
Një grusht i vërtetë për sistemin bankar zviceran :vendi i cili është në fakt nje pol i fuqishem ne tërheqjen e kapitalit nga te kater anet e botës ,kapital i cili sot vlersohet me shume se 2 trillion dollarë.
Teksti i transparences se sekreteve bankare do të shkoje përpara Parlamentit në Bernë, dhe ata neprmjet OJQ-ve që punojnë për të luftuar evazionin fiskal ,do te hartojne procedurat nenligjore , sidomos për të ashtuquajturat " parajsa e taksave " .
Nëse miratohet ,ligji mund të hyjë në fuqi shumë shpejt, që ne fillimet e muajit nëntor, duke lejuar autoritetet zvicerane të depërtojne në perden e fshehtësisë së gjigandëve bankare të tilla si UBS dhe Credit Suisse dhe të sigurojë emrat dhe numrat e llogarive te subjekteve mbajtës, për hetuesit .
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi