Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Arti antik i Persise

Shko poshtë

Arti antik i Persise Empty Arti antik i Persise

Mesazh nga Rifat Tue Dec 24, 2013 10:30 am


Arti antik i Persise

Arti antik i Persise Persia

Rajoni i cili tradicionalisht u quajt Persi tani quhet Iran. Termi antik Persi është përdorur për t’iu referuar periudhës para ardhjes së islamit në shekullin e VII p.e.s. Banorët e parë të Persisë antike jetonin duke zbutur kafshët dhe mbjellë grurë. Cilësitë më karakteristike të persianëve ishin qeramikat e pikturuara me dorë. Këto objekte janë gjetur më shumë në zona arkeologjike persiane.



Mbretëria e Persisë zotëronte shumë mbretëri të tjera përfshi ato të Mesopotamisë, Egjiptit, Sirisë dhe disa pjesë të tjera të Azisë së Vogël dhe Indisë. Rreth vitit 520 p.e.s.Darius I, mori fronin e Persisë. Ai bëri shumë për mbretërinë persiane. Mbretër të tjerë që erdhën pas tij zhvilluan më tej Persinë por zhvillimin më të madh kulturor i dha Darius I. Në kohën e Dariusit I u ndërtuan shumë monumente të mëdha dhe tempuj si dhe kryeqyteti Persepolis i cili u shkatërrua nga Aleksandri i Madh në 331 p.e.s.

Rafshnalta e lartë e Iranit provoi mbi kurriz zhvillimin e shumë kulturave, secila prej të cilave la karakteristika të dallueshme në shumë stile të artit persian dhe arkitekturës së saj. Gjetjet e para artistike me vlera janë qeramikat madhështore nga Susa dhe Persepolis 350 p.e.s. Zgjedhja e subjekteve biologjike, të thjeshtuara në modele, mund të cilësohet si karakteristikë e artit persian. Pjesa më e madhe e artit 4 mijëvjeçar iranian është influencuar shumë nga Mesopotamia.

Arti 3 mijëvjeçar i Elam, i gjetur në Sialk dhe Susa gjithashtu është në një stil mesopotamik, dhe kjo tendence vazhdoi dhe në artin Elam dhe Urartu, të cilët ishin pak të njohur në mijëvjeçarin e dytë. Nga fundi i mijëvjeçarit të dytë deri në mesin e mijëvjeçarit të parë përgjatë  zonës së maleve Kaspikë e në malet Lorestan lulëzoi derdhja në bronx. Pajimet e kuajve, sëpatat që datojnë vitet 1200-700 p.e.s. reflektonin një stil kompleks mbi të cilat vizatoheshin pjesë të kafshëve të kombinuara me krijesa fantastike në forma të ndryshme.

Në Periudhën e Akaemenian 550-330 p.e.s. u shfaq një stil i unifikuar artistik. U prodhuan punë luksoze në artin dekorativ.  Akaemenianët evoluan një stil momunentesh në të cilën skulpturat shtesë përdoreshin si ndihmëse, plotësuese për komplekset arkitekturale masive. Skulpturat shfaqeshin të qarta dhe të thjeshta. Stilizimi heraldik është kombinuar me efektet e realizmit. Tipike janë gurët e vegjël dhe përdorimi i frizës në tullat e lyera me vernik dhe të zbukuruara, një teknikë me origjinë Babiloniane-Aziatike.

Po kështu vihet re dhe punimi me kujdes i çdo detaji të gurit si dhe punimet me ar e brirët prej argjendi që përdoreshin për pije. Vazot, bizhuteritë ishin karakteristikë për këtë kulturë. Pas vdekjes së Aleksandrit të madh 323 p.e.s. ndodhën trazira në Iran. Me ardhjen në pushtet të Partiansëve 250 p.e.s. arti i tyre ishte kryesisht i ashpër i papërpunuar, me motive helenike dhe formë iraniane. Me Rëndësi të madhe artistike është dhe arti Sassanian  224 – 651 e.s.

Duke përshtatur dhe zgjeruar stilet e mëparshme dhe teknikat ata ndërtuan kryeqytetin Parthian në ktesifon. Arkitektuara Sassanid është dekoruar me gur të gdhendur ose me shtresa stukoje dhe përdoreshin gurë shumëngjyrësh për mozaikët. Puna prej metali në këtë periudhë u zhvillua shumë. Karakteristikë ishin filxhanët prej argjendi dhe kanat e mëdha prej bronzi të gdhendura. Temat më të shpeshta që pikturoheshin në objekte ishin seanca gjyqësore, gjuetarë, kafshë, zogj e lule të stilizuara.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi