Testet e standartizuara diskriminojnë Ajnshtajnët e së ardhmes
Faqja 1 e 1

Albert Ajnshtajn (Einstein) ishte vetëm 16 vjeç kur shkroi esenë e tij të parë shkencore, frut i gedanken experiment, (eksperiment që kryhet me mend) të tij të famshëm nëpërmjet të cilit në mënyrë vizuale ai imagjinoi ndjekjen e një rreze drite. Ajo çfarë qe në gjendje të kuptojë nga ky eksperiment do ta çonte më vonë drejt zhvillimit të teorisë së tij të famshme të relativitetit.
Nikola Tesla ishte vetëm 5 vjeç kur i tha të jatit që do t’i vinte fre fuqisë së ujit. Tesla, që krijoi bazat e sistemeve elektrike të rrymës alternative, kishte dhuntinë e jashtëzakonshme që shpikjet e tij, përpara se t’i vinte në, i imagjinonte tërësisht në mendje. Ai kishte aftësinë të vizualizonte dhe me mend të vinte në veprim një motor të tërë, duke testuar, po me mend, të gjithë pjesët e tij përbërëse për të parë se cila do të prishej e para.
Thomas Edisoni – shpikësi i llambës elektrike- ishte i mendimit që “për të shpikur diçka duhet vetëm imagjinatë dhe një grumbull vjeturinash.”
Kështu pra Ajnshtajni vizualizonte gjithshka në mendje, Tesla gjithashtu vizualizonte gjithshka në mendje dhe më pas ndërtonte me duart e veta. Edisoni imagjinonte me mend dhe duar. Ajo çfarë është karakteristikë e përbashkët e të treve është ajo që sot njihet si “talent hapësinor” që përkufizohet si “aftësia për të krijuar, ruajtur, marrë dhe shndërruar imazhe vizuale të mirë-strukturuara”.
Mënyra hapësinore e të menduarit “gjen kuptim në formën, madhësinë, orientimin, vendndodhjen, drejtimin apo trajektoren e objekteve,” dhe “pozicioneve të tyre përkatëse” dhe “përdor vetitë që ka hapësira si mjet për t’i dhënë strukturë problemeve, për të gjetur përgjigje dhe për të dhënë zgjidhje.” Kjo lloj aftësie mund të matet dhe vlerësohet nëpërmjet testesh që bëhen me laps e letër, sa të besueshme aq dhe të vlefshme.
Pavarësisht nga rëndësia që ka ky lloj talenti, nxënësit që e kanë atë, shpeshherë neglizhohen. Gati një shekull më parë, një testim standard që kishte si qëllim zbulimin e talenteve të reja në Kaliforni, arriti të identifikonte Richard Nixon-in që më vonë do të bëhej president i Shteteve të Bashkuara, por la të kalonin pa u vënë re dy fituesit e ardhshëm të Çmimit Nobel në fizikë: William Shockley-n dhe Luis Alvarezin.
Në ditët tona, shpesh kërkimi i talenteve të reja bëhet përmes testeve standard si SAT dhe ACT, në të cilat theksi vihet kryesisht në seksionet e matematikës, si dhe në ato ku testohen aftësisë për të folur dhe shkruar. Ajo çfarë mungon në këto teste është seksioni që vlerëson talentin hapësinor. Ka shumë fëmijë të cilët nuk shquhen në matematikë dhe aftësitë e tyre verbale janë të kufizuara. Por gjasat janë që disa prej tyre të kenë talent hapësinor. Janë pikërisht këta fëmijë, tw cilwt gjithashtu shpesh nuk janw tepwr tw gojws, që rrezikojnë të kalojnë pa u vënë re nga gjurmuesit e talenteve të reja dhe si pasojë mund të mos arrijnë të zhvillojnë talentin e tyre aq sa duhet. Mësuesit nga ana tjetër, në shumicën e rasteve kanë aftësi verbale të mëdha, por nuk shquhen për talent hapësinor dhe si të tillë gjasat janë që, me qëllim ose jo, të mos arrijnë të vlerësojnë nxënësit tek të cilët nuk shohin ndonjë ngjashmëri me veten.
Gjithashtu, duke qenë se universitetet përdorin si kritere przgjedhëse, rezultatet e testeve standard si SAT-i, nxënës me talent hapësinor të një shkalle të lartë, mund të mos ia dalin të pranohen në këto universitete.
Studime të mëpërparshme kanë treguar se të kesh talent hapësinor është një faktor shumë i rëndësishëm për të bërë përpara në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).
Por një studim i kohëve të fundit i botuar në “Psychological Science”, ka nxjerrë në pah se lidhja mes talentit hapësinor në moshë të hershme dhe aftësisë krijuese në moshë të rritur është edhe më e madhe se sa mendohej. Sipas këtij studimi, mes atyre që kanë shfaqur talent hapësinor gjendet dhe numri më i madh i shpikësve dhe studiuesve, madje dhe në fushat e shkencës, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës (STEM).
Rezultatet e këtyre studimeve po përdoren për të vënë theksin në rëndësinë e futjes në programet mësimore të metodave të mësimdhënies të cilat inkurajojnë e zhvillojnë të menduarit hapësinor. Kjo do të çonte në rritjen e numrit të nxënësve të aftë për të ndërmarrë studime në fushën e shkencës dhe teknikës, nxënës që sistemi arsimor i deritanishëm i ka lënë në hije.
Një studiues i ditëve tona, Matthew Peterson, është një prej tyre. Kur ishte fëmijë ai kishte probleme me numrat dhe shkronjat dhe ishte identifikuar si disleksik – ashtu si Ajnshtajni dhe Edisoni. Diçka e tillë e pati brengosur kaq shumë saqë sot ai ka krijuar një metodë për mësimin dhe përvetësimin e matematikës në mënyrë krejtësisht vizuale, që quhet ST Math (spatial-temporal math – matematika kohoro-hapwsinore).
Sigurisht pa dashur t’ia ulim rëndësinë talentit hapësinor, është e qartë se jo çdokush që e ka atë do të bëhet një Ajnshtajn. Pavarësisht nga kjo, nëse arrijmë t’i identifikojmë nxënësit me këtë lloj talenti, të cilët sistemi i deritanishëm arsimor nuk ka ditur t’i vlerësojë, si dhe t’i ndihmojmë ata që ta zhvillojnë këtë talent, gjasat janë që nga gjiri i tyre të dalin shpikësit dhe shkencëtarët e të ardhmes. (Përgatiti Viktoria Paloka)

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Profecitë e pazbuluara të së ardhmes
» 10 profecitë e pazbuluara të së ardhmes
» Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri
» Fluturimi i Albatrosit do të jetë bazë për avionët e së ardhmes

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi