Çfarë vjen me ardhjen e Greqisë në krye të BE-së
Faqja 1 e 1

Me 1 Janar, Greqia mori presidencën e radhës të Bashkimit Europian (BE) dhe nesër më 15 janar, Kryeminsitri i Greqisë, Antonis Samaras do t’i paraqesë sesionit plenar të BE-ës në Strasburg prioritetet e presidencës greke.
Sipas burimeve të cituara nga media, prioritetet e presidencës greke për BE-në, gjatë gjashtë muajve të ardhshëm, do të jenë rritja ekonomike dhe krijimi i punëve të reja, zbatimi i marrëveshjes historike bankare që është arritur fundin e vitit të kaluar nga ministrat e financave të vendeve europiane, si dhe politika e imigracionit dhe e çështjeve detare.
Disa analistë po e krahasojnë presidencën greke e radhës të BE-ës si një tragji-komedi greke, duke marrë parasyshë se gjatë tre viteve të kaluara ishte Bashkimi Europian ai që i dha Greqisë një hua prej më shumë se 320-miliardë dollarësh në përpjekje për të shpëtuar ekonominë greke nga një falimentim i përgjithshëm. Kjo, përball edhe një papunësie prej 30-për qind dhe të një papunësie prej 58 për qind në radhët e rinisë në Greqi dhe përball zemërimeve dhe pakënaqësive në rritje që, sipas ekspertëve mund të çojnë në trazira anë e mbanë vendit.
Por megjithë këto probleme, Kryeministri grek, Antonis Samaras duke u shprehur më optimist, ka thënë se masat shtërnguese që ka ndërmarrë vendi i tij, të imponuara nga BE, kanë shënuar rezultate dhe se viti i ri do të sjellë, “mundësinë e këthimit të normalitetit”.
Edhe zyrtarët europianë, përfshirë edhe Presidentin e Komisionit Europian, Jose Manuel Barroso, duke pretenduar se Greqia është në rrugën e ringjalljes ekonomike, ka thënë se megjithë problemet e mëdha që ekzitojnë gjithnjë, “Greqia e ka kaluar periudhën më të vështirë të krizës…..dhe se është shënuar një përparim i dukshëm.”
Por vërejtës të tjerë e shikojnë ndryshe krizën ekonomike dhe gjëndjen eksplosive shoqërore që ka pllakosur Greqinë me vite tani, dhe kanë mendime të kundërta mbi presidencën e radhës të Greqisë duke thënë se Athina do të përballet me sfida të mëdha gjatë gjashtë muajve të presidencës së radhës të Bashkimit Europian. Ata thonë se masat shtërnguese ekonomike dhe financiare kanë detyruar pushimin nga puna të më shumë se çerekut të forcës puntore, duke hedhur qindra mijëra familje nga niveli i jetesës së klasës së mesme në një nivel varfërie — duke krijuar kështu, sipas tyre, një gjëndje që nuk mund të tolerohet më. Ata theksojnë gjithashtu se nuk në radhët e qytetarëve grekë, ekziston besimi që udhëheqja e Greqisë është e aftë të heq vendin nga situata e rëndë në të cilën e ka zhytur veten, dhe aq më pak të jetë e aftë të kryesojë BE-ën. Aris Chatzistefanou, një gazetar grek i cili ka punuar për BBC-në britanike dhe për disa media greke tha në lidhje me aftësitë e vendit të tij për të udhëhequr BE-ën se, “të thuash se një shtet si Greqia mund të udhëheqë Bashkimin Europian, është njësoj si të thuash se një republikë bananesh në Amerikën Latine të viteve 1970, mund të kishte ndryshuar politikën e jashtme të Shteteve të Bashkuara”, dhe shtoi se “Greqia nuk mund të bëjë asgjë dhe se këta janë vetëm një cirk njerzish që pretendojnë të udhëheqin BE-në.
Gazetari tjetër grek Mathaios Tsimitakis, në një koment i krahasoi problemet përball të cilave gjëndet vendi i tij, me një tragjedi të Greqisë së vjetër, plot e përplot tragjike, sipas tij, të “shkaktuar nga vendime të gabuara, nga dështimi i moralit dhe nga mungesa e karakterit”, dhe shtoi se edhe analiza që qeveria greke u ka bërë shkaqeve dhe e pasojave të krizës, është gjithashtu tragjike. Përveç problemeve politike dhe ekonomike të mbrendshme, presidenca greke e radhës në krye të Bashkimit Europian, përballet edhe me faktorë të jashtëm, që do të pengojnë arritjen e ndonjë suksesi. Janë zgjedhjet për parlamentin europian që do të mbahen në Maj si dhe përçarjet serioze në radhët të BE-ës në lidhje me përpjekjet tepër delikate për të krijuar një sistem të përbashkët bankar. Në lidhje me këtë Zsolt Darvas, një ekonomist pranë Institutit Bruegle në Bruksel i tha agjencisë franceze të lajmeve se, ai “nuk pret që presidenca greke të jetë aq e suksesshme në krahasim me presidencat e mëparshme”, dhe theksoi se, “do të jetë shumë e vështirë për Greqinë të realizojë agjendën e saj, kryesisht për arsye të problemeve të saja të mbrendshme, por edhe për arsye të mos efikasitetit të administratës publike të Athinës, si edhe për shkak të presioneve të kohës që imponojnë zgjedhjet parlamentare të Bashkimit Europian”, që do mbahen në Maj.
Megjithëse Athina zyrtare ka premtuar një presidencë “spartane” të radhës në BE, dhe ndërkohë që kryeministri grek Samaras e ka cilësuar presidencën gjashtmujore greke, si një “presidencë e shpresës për një Europë më të madhe dhe më të mirë”, analistët janë të mendimit se kur të merren parasyshë problemet e mëdha politike, financiare dhe ekonomike të lartë përmendura, me të cilat përballet sot Greqia –mundësitë për realizimin e pritjeve dhe të shpresave për një presidencë të suksesshme greke duken tepër të vogëla, për të mos thënë të paqëndrueshme.
Por për fatin e mirë, presidenca e radhës e BE-së është shumë më pak e rëndësishme se ç’ishte më përpara, që prej zgjedhjes së një presidenti të Këshillit të Europës më 2009 në bazë të traktatit të Lisbonës – post ky që sot mbahet nga belgu, Herman Van Rompuy.
Nga Frank Shkreli

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi