Parashikimi i fatit tuaj
+9
juliart
Sadete Gashi
fatjona P
Radish
skoku78
A.Ida
agon-a
Adelajda adel
Nikolaos
13 posters
Faqja 2 e 2
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Parashikimi i fatit tuaj
First topic message reminder :
Zbuloni çfarë është shkruar në qiell për ju
Astrologjia në jetën e përditshme
Jepni datën e saktë të lindjes, nëse keni edhe orën aq më mirë, tregoni gjininë gjithashtu. Nuk lejohen dy pyetje brenda ditës. Përgjigjia nuk do të qëndrojë më shumë se një javë e publikuar.
Astrologjia është çelësi i suksesit po ta përdorim atë në mënyrën e duhur dhe të ndjekim këshillat e saj. Një gjë mbajeni mend: energjitë planetare janë mundësitë që ju jep momenti i lindjes. Megjithatë, jeni ju që vendosni nëse doni apo nuk doni t’i përdorni këto energji në mënyrën e duhur. Mosha juaj, gjinia, situata shoqërore dhe ekonomike, edukimi, ambienti, niveli i zhvillimit si dhe faktorë të tjerë ndikojnë në mënyrën se si i shprehni ju këto energji. Mos harroni se, planetët nuk ju detyrojnë të bëni diçka. Ata ndikojnë dhe ju japin disa mundësi, por ju e keni rrugën e lirë të vendosni se cilën mundësi të zgjedhni.
SHERBIMET ASTROLOGJIKE I KEMI KALUAR NE FAQEN E WEBIT: https://astro-al.page.tl
Ju faleminderit! Nikolaos.
Zbuloni çfarë është shkruar në qiell për ju
Astrologjia në jetën e përditshme
Jepni datën e saktë të lindjes, nëse keni edhe orën aq më mirë, tregoni gjininë gjithashtu. Nuk lejohen dy pyetje brenda ditës. Përgjigjia nuk do të qëndrojë më shumë se një javë e publikuar.
Astrologjia është çelësi i suksesit po ta përdorim atë në mënyrën e duhur dhe të ndjekim këshillat e saj. Një gjë mbajeni mend: energjitë planetare janë mundësitë që ju jep momenti i lindjes. Megjithatë, jeni ju që vendosni nëse doni apo nuk doni t’i përdorni këto energji në mënyrën e duhur. Mosha juaj, gjinia, situata shoqërore dhe ekonomike, edukimi, ambienti, niveli i zhvillimit si dhe faktorë të tjerë ndikojnë në mënyrën se si i shprehni ju këto energji. Mos harroni se, planetët nuk ju detyrojnë të bëni diçka. Ata ndikojnë dhe ju japin disa mundësi, por ju e keni rrugën e lirë të vendosni se cilën mundësi të zgjedhni.
SHERBIMET ASTROLOGJIKE I KEMI KALUAR NE FAQEN E WEBIT: https://astro-al.page.tl
Ju faleminderit! Nikolaos.
Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në Fri Aug 17, 2018 4:04 pm, edituar 21 herë gjithsej
Re: Parashikimi i fatit tuaj
Pershendetje!interesohem per piken 8.
dt.lindja ime 20/06/1985
dt.lindja e djalit 23/04/1979
ju faleminderit!
dt.lindja ime 20/06/1985
dt.lindja e djalit 23/04/1979
ju faleminderit!
Adelajda adel- Numri i postimeve : 2
Join date : 11/09/2012
Re: Parashikimi i fatit tuaj
Kombinimi midis jush parashikohet te jete si vijon:Adelajda adel shkruajti:Pershendetje!interesohem per piken 8.
dt.lindja ime 20/06/1985
dt.lindja e djalit 23/04/1979
ju faleminderit!
Dielli yt në harmoni më Diellin e partnerit: Të dy partnerët përgjithësisht kanë objektiva të ngjashme në jetë, por ngaqë secili është në gjendje të ruajë individualitetin e tij pa e ndjerë veten sikur po kopjojnë njëri- tjetrin (si te aspekti ‘përkrah’), marrëdhënia do të jetë më harmonike. Kryesorja është që ata plotësojnë njëri- tjetrin dhe shpesh ndodh që njëri e nis punën aty ku tjetri e le përgjysëm atë. Ky është një tregues i mirë për bashkëpunim, për punë në grup dhe respekt reciprok.
Dielli yt në konflikt me Merkurin e atij: Ky aspekt sjell mospërputhje pikëpamjesh, keqkuptime, debate të nxehta, ose mungesë komunikimi. Shpesh personi që përfaqësohet nga Merkuri ankohet se Dielli është kokëfortë dhe nuk do të dëgjojë arsyen. Personi diellor zakonisht ka një program kret tjetër nga ai i Merkurit.
Dielli yt në konflikt me Venusin e atij: Ky kombinim mund të sjellë tërheqje fizike të forta, skandaloze dhe të ndaluara. Në këtë marrëdhënie mund të ketë mungesë bashkëpunimi, grindje dhe vështirësi për të rënë në kompromis. Personi Venus ankohet që Dielli është tepër i panënshtruar (i palëkundur) dhe ky i fundit e ka të vështirë të vlerësojë shijet dhe vlerat e Venusit. Zakonisht paraja është shkak i mosmarrëveshjeve në këtë çift.
Hëna jote ne harmoni me Hënën e atij: Ky bashkim tregon që të dy ju keni natyrë emocionale dhe nevoja të ngjashme. Secili është instiktivisht i vetëdijshëm për gjendjen emocionale të tjetrit, dhe kjo jua bën të vështirë t’i mbani sekrete njëri-tjetrit. Secili partner mbështet nevojat e tjetrit. Ky kombinim siguron vazhdimisht qetësi të brendshme (në shtëpi) dhe mund të ndihmojë për një lidhje të gjatë.
Venusi yt në harmoni me Saturnin e atij: Meqë ky kombinim mund të jetë disi i përmbajtur, ndihmon shumë për të krijuar një lidhje të kujdesshme që zgjat shumë. Secili partner e respekton tjetrin. Ky aspekt është në gjendje të krijojë martesa të qëndrueshme që kanë përfitime praktike siç është stabilizimi i financave të përbashkëta.
Re: Parashikimi i fatit tuaj
Pershendetje!Po pate mundesi desha te dije parashikimin ne cift; une 20/10/1986
ai 09/08/1986
Flm shume!
ai 09/08/1986
Flm shume!
juliart- Numri i postimeve : 2
Join date : 06/06/2014
Re: Parashikimi i fatit tuaj
juliart shkruajti:Pershendetje!Po pate mundesi desha te dije parashikimin ne cift; une 20/10/1986
ai 09/08/1986
Flm shume!
Disa nga kombinimet e planeteve midis jush jane:
Dielli yt në konflikt me Merkurin e partnerit: Ky aspekt sjell mospërputhje pikëpamjesh, keqkuptime, debate të nxehta, ose mungesë komunikimi. Shpesh personi që përfaqësohet nga Merkuri ankohet se Dielli është kokëfortë dhe nuk do të dëgjojë arsyen. Personi diellor zakonisht ka një program kret tjetër nga ai i Merkurit.
Hëna jote në harmoni me Merkurin e partnerit: Ky bashkim ndihmon shumë në komunikim. Personi i përfaqësuar nga Hëna e di instiktivisht se çfarë mendon partneri Merkur dhe ky i fundit mund të dallojë emocionet e Hënës. Personi Merkur është i kuptueshëm dhe nganjëherë vepron si një këshillues apo këshilltar për personin Hënë. Nganjëherë kjo tregon njëfarë telepatie midis dy personave.
Mërkuri yt në harmoni me Mërkurin e partnerit
Keni interesa të përbashkëta, dhe aftësi për të zgjidhur konflikte, falë paraqitjes racionale të fakteve dhe një komunikimi të qartë dhe efikas midis jush. Intelekti juaj përshtatet me atë të partnerit. Nuk keni nevojë të shpjegoheni gjatë: marrëveshja është e thjeshtë dhe komunikoni lehtësisht. Merrni shumë kënaqësi kur bisedoni me njëri-tjetrin, kur dilni dhe udhëtoni së bashku. Aspekt i favorshëm për çdo komunikim, nxit lehtësi maksimale për t’u shprehur lirshëm. Secili stimulon zhvillimin mendor të tjetrit. Përputhshmëri e mirë mendore; partnerët kanë pikëpamje të përbashkëta dhe kuptohen mirë.
Venusi në harmoni me Jupiterin
Ky është një kombinim i shkëlqyer! Venusi e vlerëson bujarinë dhe entuziazmin natyror të Jupiterit. Zemërgjerësia dhe optimizmi i Jupiterit përshtaten me mënyrën se si dashuron Venusi. Është një kombinim i suksesshëm, marrëdhënia juaj zgjerohet me kohën dhe bëhet më e rëndësishme kur të njihni më mirë anët tuaja intime. Klima e simpatisë dhe e vlerësimit reciprok brenda çiftit është e përforcuar. Ndërveprimi midis të dyve është pozitiv dhe të dy shprehin besim tek njëri-tjetri. Cilësitë përkatëse të fisnikërisë dhe altruizmit janë të përforcuara dhe secili partner do të mbështetet në imazhin pozitiv që tjetri i jep. Partnerët do të jenë në gjendje të lehtësojnë vështirësitë në çdo lloj raporti relativisht problematik. Keni shije të përbashkëta për një ushqim të mirë dhe kënaqësitë tokësore, jeta familjare do të jetë e këndshme. Ju e bëni njëri-tjetrin të qeshë dhe ndiheni të hapur, të çliruar dhe gazmorë përkrah njëri-tjetrit. Toleranca dhe zemërgjerësia karakterizojnë këtë lidhje. Ndihma dhe favore të ndërsjellta. Secili pëlqen të njëjtat dëfrime dhe aktivitete sociale. Marrëdhënie e bazuar mbi optimizmin, respektin, bujarinë.
Re: Parashikimi i fatit tuaj
Pershendetje!Isha e interesuar per piken 2,parashikimin e pergjithshem te mujve ne vijim...20/10/1984,gjinia F.
Ju faliminderit!
Ju faliminderit!
juliart- Numri i postimeve : 2
Join date : 06/06/2014
Re: Parashikimi i fatit tuaj
juliart shkruajti:Pershendetje!Isha e interesuar per piken 2,parashikimin e pergjithshem te mujve ne vijim...20/10/1984,gjinia F.
Ju faliminderit!
Gjate muajve ne vazhdim do te keni keto tranzite kryesore:
(keto pershkruajne atmosferen e pergjithshme, sepse detajet jane parashikimet javore, por eshte e pamundur t'i perfshijme te gjitha pasi kerkon shume faqe)
Saturni në tranzit përkrah Saturnit (nga qershori ne shtator)
Kur Saturni është në tranzit përkrah Saturnit tuaj të lindjes: Ky është Rikthimi i Saturnit tuaj. Është koha e një ndryshimi të madh në jetën tuaj. Nëse ndryshimi do të jetë pozitiv apo negativ kjo varet se si keni jetuar në 29 vitet e fundit të jetës suaj. Tema e këtij tranziti është të largoheni nga stilet fundamentale të sjelljes suaj. Është koha kur do të kuptoni se ajo që ka funksionuar deri tani nuk do të funksionojë më dhe do të keni nevojë për ndryshim. Mund të përpiqeni ta frenoni veten, apo të tjerët do të mundohen t’ju frenojnë juve, por nuk do të funksionojë. Është koha për fillime të reja. Zhvendosje, ndryshim banese apo karriere, një punë e re, marrëdhënie dhe lidhje të reja, të gjitha janë të mundura gjatë këtij tranziti. Ky tranzit thekson domethënien e efekteve të Saturnit të lindjes.
Neptuni në tranzit trekëndësh me Mërkurin (nga shtatori ne dhjetor)
Kur Neptuni është në tranzit trekëndësh me Mërkurin tuaj të lindjes: Intelekti juaj është jashtëzakonsiht i ndjeshëm ndaj lidhjeve delikate që zakonisht janë të fshehta. Mund të zbuloni lidhje të çuditshme dhe tërheqëse midis ideve që mendoni se janë pa lidhje. Mund të komunikoni në një mënyrë që stimulon imagjinatën e të tjerëve. Si rrjedhojë, kjo është një kohë e shkëlqyer për të shkruar një libër, për të kompozuar muzikë, apo për t’u prezantuar mendimet tuaja të tjerëve. Të tjerët mund të preken thellë sapo të dëgjojnë apo lexojnë ato që do të thoni. Natyrisht, marrëdhëniet tuaja përmirësohen shumë.
Plutoni perkrah Marsit (nga korriku ne dhjetor)
KurPlutoni është në tranzit përkrah Marsit tuaj të lindjes: Gjatë kësaj kohe do të keni energji me shumë se asjëherë më parë në jetën tuaj. Si pasojë, mund të realizoni gjëra të rëndësishme. Shpesh është koha e një triumfi të madh. Më në fund, mund të mposhtni atë që ju ka penguar rrugën gjatë gjithë jetës suaj. Nga ana negative, mund të bini viktimë e dikujt që kërkon t’ju ‘bëjë keq’. Nuk do të tregoheni të mëshirshëm me të tjerët, ndoshta as të tjerët me ju. Mund të ndërmerrni rreziqe të forta të cilat mund t’ju sjellin dëmtime.
Re: Parashikimi i fatit tuaj
emri:ylber ditelindja 10.04.1989 jam i interesuar per piken 3 faleminderit
ylber- Numri i postimeve : 1
Join date : 05/07/2014
Re: Parashikimi i fatit tuaj
Ylber do futesh ne https://astro-al.page.tl pasi nuk sherbejme më ketu!ylber shkruajti:emri:ylber ditelindja 10.04.1989 jam i interesuar per piken 3 faleminderit
Edituar për herë të fundit nga Nikolaos në Fri Aug 17, 2018 4:05 pm, edituar 3 herë gjithsej
Re: Parashikimi i fatit tuaj
do doja te dija per piken 8 datelindja ime femer 08.06.1977.
partneri mashkull 22 maj 1973
partneri mashkull 22 maj 1973
elizdrava@yahoo.com- Numri i postimeve : 1
Join date : 06/09/2014
Re: Parashikimi i fatit tuaj
pershendetje jam qamria e lindur 08 08 1971 deshta pergjegjje per piken 2
qamrije berisha- Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 15/04/2012
Re: Parashikimi i fatit tuaj
pershendetje! doja te dija per pikat 2 dhe 6. gjinia femer ditelindja 29/03/1992
ani- Numri i postimeve : 1
Points : 1
Reputation : 0
Join date : 27/08/2015
Faqja 2 e 2 • 1, 2
Similar topics
» Parashikimi i vitit me numerologji
» Parashikimi i gjyshes profete
» Parashikimi sipas orakullit kinez...
» Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri
» Sa perputhen elementet tuaj
» Parashikimi i gjyshes profete
» Parashikimi sipas orakullit kinez...
» Parashikimi i te ardhmes,aftesi qe e zoteron cdo njeri
» Sa perputhen elementet tuaj
Faqja 2 e 2
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi