Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Falimentimet më të mëdha të kompanive të famshme ajrore

Shko poshtë

Falimentimet më të mëdha të kompanive të famshme ajrore Empty Falimentimet më të mëdha të kompanive të famshme ajrore

Mesazh nga Rifat Sun Feb 02, 2014 6:28 pm

Falimentimet më të mëdha të kompanive të famshme ajrore

Falimentimet më të mëdha të kompanive të famshme ajrore Foto-kryesore4-300x196

Nga rasti i bujshëm i Swissair deri tek kompanitë amerikane

Në historinë e fluturimit janë të shumta rastet e falimentimeve të kompanive ajrore, megjithatë para viteve ’80 të shekullit të XX, falimentimi i një kompanie ajrore ishte një rast tepër i rrallë. Kjo, sepse shumë nga kompanitë që operonin asokohe ishin shtetërore dhe si të tilla mbartnin në vetvete krenarinë e një shteti.

Një ndër rastet më të famshme të falimentimit të një kompanie ajrorë është falimentimi i kompanisë së famshme zvicerane Swissair në vitin 2001.

Swissair – Schweizerische Luftverkehr-Aktiengesellschaft – operoi si kompania kombëtare e fluturimeve të Zvicrës nga viti 1931 deri në vitin 2001.

Po cilët ishin motivet e falimentimit të kësaj kompanie, që deri në ato çaste konsiderohej simboli i korrektësisë dhe i shërbimit cilësor?

Përgjigja e kësaj pyetje gjendet te një sërë lëvizjesh që administratorët e asokohe vendosën të bënin. Këta administratorë, pranë falimentimit, preferuan të mos bashkëpunonin me grupin Star Alliance, e cila ishte e interesuar të blinte kuota të Swissair, për arsye të influencës së madhe që Lufthanca kishte në këtë grup. Administratorët gjithashtu kishin nënvleftësuar kostot shtesë që rrjedhuan nga blerja e disa kompanive të tjera ajrore, të cilat kishin shumë borxhe, siç ishte rasti i kompanisë kombëtare belge, Sabena. Të gjitha këto strategji të gabuara, së bashku me daljen në pah të kompanive të fluturimeve “Low Cost” dhe me problemet e sigurisë si dhe psikozën e frikës që krijuan atentatet e 11 shtatorit në SHBA, shtynë kompaninë të kërkojë falimentimin duke ndoshta krijuar edhe rastin më të famshëm të falimentimit të një kompanie ajrore kombëtare.

Po në SHBA cila është historia e falimentimeve?

American Airlines dhe AMR

Rasti me i famshëm është ai i datës 29 nëntor 2011, kur kompania e famshme amerikane e fluturimeve American Airlines dhe e kontrolluara e saj AMR Corp. shpallën falimentimin duke lënë në tokë pasagjerët e tyre. Ne çastin e falimentimit asetet e kompanisë arrinin në 25.1 miliard dollarë duke shënuar edhe falimentimin e dytë më të madh në historinë e fluturimeve amerikane që nga viti 1980.

United Airlines

Një tjetër rast i famshëm në falimentimin e kompanive ajrore amerikane është ai i falimentimit të kompanisë nga Chikago, United Airlines Inc. Kompania, një ndër më të mëdhatë në botë, operonte në 10 aeroporte në Amerikë, Guam dhe Japoni dhe kishte të punësuar rreth 88.500 persona. Kapitalizimi i tregut të kësaj kompanie kishte arritur 10.5 miliar dollarë në çastin e falimentimit. Kohë përpara kjo kompani zotërohen nga kompania e prodhimit të avionëve Boeing dhe u bë e famshme sepse ishte e para prej kompanive në botë e cila bleu simulatorët modernë të fluturimit për trajnimin e pilotëve të saj.

Delta Airlines

Ishte në 14 shtator 1995 kur kompania amerikane Delta Airlines, pavarësisht se posedonte 21.8 miliardë dollarë asete shpalli falimentimin e saj. Kompania nga Atalanta, Georgia, në çastin e falimentimit operonte rreth 5000 fluturime në ditë dhe punësonte rreth 80 mijë nëpunës dhe staf. Kompania kishte qendrën e operacioneve në aeroportin Hartsfield-Jackson Atlanta International Airport, i cili është edhe aeroporti më i frekuentuar në botë me mbi 91 milion pasagjerë në vit, të cilët kalojnë nga portat e tij. Delta Air Lines ishte një nga gjashtë operatorët më të vjetër ne Amerikë, si dhe një ndër katër themeluesit e aleancës fluturuese Sky Team, e cila përbëhej nga Air France, Korean Air dhe Aeromexico.

Northwest Airlines

Northwest Airlines ishte një ndër kompanitë më të mëdha të fluturimeve ne SHBA. Kompania u krijua në vitin 1926 dhe në vitin 2008 kjo kompani u ble nga Delta Airlines duke krijuar kompaninë më të madhe të fluturimeve në botë. Kompania me seli në Minnesota, dhe me 15 miliard dollarë asete, shpalli falimentimin vetëm 5 minuta më vonë pas kompanisë Delta Airlines duke qenë se kontrollohej nga kjo e fundit. Në vitin 2004, Northwest Airlines ishte kompania më e madhe amerikane për sa i përket fluturimeve mbi Oqeanin Paqësor, me 5.1 milion pasagjerë që përzgjidhnin shërbimet e saj.

US Airways

US Airways në çastin e falimentimit mbulonte 198 destinacione në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropë dhe Lindjen e Mesme. Kompania ajrore ishte pjesë e aleancës Star Alliance dhe kishte në përdorim 346 avionë transkontinentalë dhe 285 avionë në gjendje të mbulonin nevojat e udhëtarëve rajonalë. Kompania shpalli falimentimin në 9 dhjetor 2004 duke shkaktuar një sërë probleme me fluksin e madh të udhëtarëve që do të lëviznin për krishtlindjet. Asetet e kompanisë në çastin e falimentimit arrinin 8.3 miliard dollarë.

Continental Airlines

Continental Airlines ishte një ndër kompanitë më të mëdha amerikane e cila operonte në tregun e transportit ajror të pasagjerëve dhe mallrave. E krijuar në vitin 1934, dhe me qendër në Houston, Texas, kompania zotëronte 7.7 miliard dollarë në çastin e falimentimit, i cili ndodhi në 3 dhjetor të vitit 1990.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi