Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë

Shko poshtë

Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë Empty Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë

Mesazh nga SHKELBA Thu Mar 13, 2014 10:33 pm

Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë Kuadkopteri

Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë

Tragjedia në Manhattan zbulon një tjetër element të teknollogjisë që është sfida e radhës për median
 
Ruben Avxhiu
Quhen “drone” dhe njerëzit i kanë dëgjuar më shumë në lajmet nga Afganistani e Pakistani, në lajme që tregojnë ku avionë pa pilotë kanë goditur terroristë. Apo në protestat e shoqatave humanitare që thonë se këto sulme bëjnë shpesh gabime dhe vrasin civilë.
Por fluturuesit e telekomanduar janë e ardhmja e teknologjisë në shumë fusha njerëzore, përfshi edhe fushën e medias. Shumë shpejt nuk do të ketë reportazhe gazetarësh pa ndihmën e droneve.
Dje, një shembull u dha në rastin e tragjedisë në Harlem, Manhattan, kur Brian Wilson lëshoi në ajër “kuadkopterin” e tij “DJI Phantom 2” dhe për gjysëm ore filmoi pamje nga qielli të dy ndërtesave të rrëzuara, deri sa i mbaroi bateria.
Jemi mësuar tani gjithnjë e më shumë që dëshmitarë të rastit ndihmojnë median apo përhapin vetë në rrjetet sociale fotografi e filmime të bëra në vendngjarje me celularët e tyre, kur gazetarët nuk kanë mbërritur ende. Po këto as që mund të krahasohen me potencialin e droneve.
Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë Pamja-nga-siper-150x150 Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë Brian-Wilson-150x150Fluturuesit e telekomanduar që do të ndryshojnë jetën tonë Me-policet-150x150


Ky që përdori Brian Wilson kishte një helikë të katër “akrepa” dhe peshonte më pak se dy kile, por kishte një kamera që sollën për të interesuarit pamje ta jashtëzakonshme nga ajri të tragjedisë. Media në të kaluarën ka marrë me qira helikopterë që kushtojnë jashtëzakonisht shumë për të mbuluar një ngjarje.
Wilson është një ekspert i sistemeve të biznesit dhe tregoi se si me të mësuar nga një shoku i tij për tragjedinë, kërceu menjëherë në një taksi dhe u lëshua drejt vendngjarjes për të testuar “lodrën” e tij të fundit.
“Deri tani e kam përdorur vetëm për të filmuar prona të patundshme ose ndeshje sporti”, u tha ai gazetarëve të mrekulluar.
Policët në vendngjarje e ndoqën me kuriozitet por edhe me shqetësim fluturimin e kësaj “ufoje” të kohës sonë. Në fund, kur Brian donte të rikarikonte bateritë, ata e njoftuan se nuk dëshironin që objekti të vërtitej përsëri në ajër ndërsa bëheshin hetimet dhe gërmohej për të mbijetuarit.
Vetëm pak javë më parë, Amazon.com njoftoi se po shqyrtonte mundësinë që në vend të postës, dërgimi i mallrave të blera me internet të bëhet me drone, fluturuesit e telekomanduar. Ato mund ta dërgojnë mallin e blerë brenda pak minutash ose për disa orë në distancat më të largëta. Sot, rruga postare më e shpejtë dhe më e shtrenjtë është “brenda natës” (overnight), që në të vërtetë do të thotë “për 24 orë”. Shumë shpejt, 24 orë mund të na duket “shumë vonë”.
Shumëkush nuk mund ta konceptojë sot se si kanë jetuar para 10-15 vitesh, pa internet, pa celularin që të sjell në moment jo vetëm telefonatat, por edhe lajmet më të fundit, komunikimet e çastit me tekst, njoftimet për motin dhe tragjeditë e natyrës.
Fluturimet e telekomanduara duken si herë si lodër fëmijësh e herë si mjete ushtarake të kapacitetit të lartë, por shumë shpejt tregu do t’i sjellë në duart tuaja e në jetën tuaj në mënyrë që pak vite më pas, jeta pa këtë gjymtyrë të re të njeriut modern, të duket e pabesueshme.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi