Roli i pozicionit të Hënës në mbytjen e Titanikut
Faqja 1 e 1

Si e shpjegojnë ngjarjen dy profesorë të njohur të gjeografisë dhe pse ka rëndësi teoria e tyre edhe për anijet e sotme
Nga Viktoria Paloka
Si sot 102 vjet më parë, në një natë pa hënë, brenda dy orë e gjysëm tmerri u fundos anija luksoze transoqeanike “Titanik” së bashku me 1,517 vetë. Vetëm 706 vetë arritën të mbijetojnë.
Shumëkush e di tashmë që kjo anije u mbyt për shkak të një përplasjeje me një ajzberg. Por ajo çfarë nuk ishte shumë e qartë, deri vitet e fundit, kishte të bënte me faktin se si kishte qenë e mundur që një ajzberg i atyre përmasave (me një peshë prej afro 2.2 milionë ton) të kishte zbritur aq në jug dhe pikërisht në trajektoren që po përshkonte Titaniku.
Zakonisht ajzbergë të tillë ngecin në brigjet e Labradorit dhe Newfoundland-it derisa shkrihen në mënyrë të konsiderueshme. Mirëpo sipas studimeve të viteve të fundit të bëra nga astronomët e Universitetin Shtetëror të Teksasit, ndonëse Titaniku u mbyt në një natë pa hënë, hëna në fakt ka luajtur një rol vendimtar në mbytjen e Titanikut. Një pozicionim tepër i rrallë i Diellit, Hënës dhe Tokës krijoi premisat për tragjedinë e 14 prillit, 1912. Në fakt, Hëna e plotë e 4 janarit 1912, iu afrua Tokës jashtëzakonisht (sa asnjëherë më parë në 1,400 vjet), duke shkaktuar batica shumë të mëdha të cilat i dhanë shtysë ajzbergëve, ndonëse ende në përmasa të mëdha, drejt jugut.
Fakti që Toka vetëm një ditë më parë i kishte kaluar shumë afër Diellit vetëm sa e kishte ndihmuar baticën në fjalë.
Por sipas një studimi të kohëve të fundit të paraqitur nga dy profesorë të departamentit të gjeografisë pranë Universitetit të Sheffield,Grant Bigg dhe David Wilton, prania e ajzbergëve me një peshë prej disa milionë tonë nuk është më një fenomen aq i pazakontë në Atlantikun Verior.
Ajzbergu që goditi Titanikun ishte një copë shumë e vjetër akulli, që e kishte origjinën në borën që ra në fjordin e Greenland-it në kohërat kur faraoni Tutankhamen sundonte Egjiptin. Sipas studiuesve sa më shumë ngrohet klima aq më shumë borë bie dhe aq më shumë akull shkrin. Në fakt dimri i butë i vitit 1908 në Greenland theu masën e akullit duke krijuar ajzbergun që pak vite më vonë do të fundoste Titanikun.
Që nga koha e mbytjes së Titanikut, kanë kaluar 102 vite dhe gjatë 14 prej tyre ka patur aktivitet të dendur të ajzbergëve të peshave prej disa milionë tonësh. Ajo çfarë ka alarmuar shkencëtarët është fakti që 5 nga këto 14 vjet i takojnë viteve 90, gjë kjo që ka ngjallur frikën se ngrohja globale mund të bëhet shkak që fatkeqësi të përmasave të Titanikut në të ardhmen të bëhen gjithnjë e më të shpeshta.
Nga shtypi amerikan i kohës.

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut
Hëna shkaktoi mbytjen e Titanikut
“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.
Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.
Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.
“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.
Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.
Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.
Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.
Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.
Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.
Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.
“Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope”.
Një shekull pas tragjedisë së Titanikut, shkencëtarët kanë gjetur një fajtor të “papritur” për mbytjen e anijes: Hënën.
Të gjithë ata që e njohin historinë e mbytjes së superanijes së 100 viteve më parë, e dinë se ajo erdhi për shkak të përplasjes me një ajsberg.“Një lidhje që ekziston mes Hënës dhe lëvizjes së ajsbergëve shpjegon se pse një numër i pazakontë i copave të akullit u gjend në rrugën e Titanikut natën e 15 prillit 1912”, thotë Donald Olson, fizikan në Universitetin e Teksasit.
Që nga koha kur ndodhi tragjedia e Titanikut, në të cilën vdiqën 1517 persona, studiuesit janë munduar të kuptojnë se pse kapiteni Eduard Smith i injoroi paralajmërimet për ajsbergë në zonën ku do të kalonte anija.
Ai ishte kapiteni më me përvojë i White Star Line dhe i kishte rënë kryq e tërthor disa herë Atlantikut të Veriut e njihej si lundërtar i kujdesshëm.
“Ajsbergët e Groenlandës si ai që goditi Titanikun zakonisht ngecin në ujërat e cekëta të Labradorit dhe Njufajndlendit dhe nuk mund të lëvizin drejt jugut pa u shkrirë mjaftueshëm që dallgët të munden t’i lëvizin”, thotë Olson.
Pra si ka mundësi që një numër i madh ajsbergësh gjendeshin në “rrugën” e anijeve, në ujërat e jugut.
Ekipi i shkencëtarëve u mbështet në spekulimin e oqeanografit Fergus Ud, i cili thoshte se një afrim i pazakontë i Hënës në janar të 1912-s mund të ketë shkaktuar dallgë aq të larta saqë shumë ajsbergë janë shkëputur nga Groenlanda dhe kanë lëvizur pa e ndryshuar madhësinë drejt ujërave ku kalonin anijet.
Olson thotë se një herë në shumë kohë, Hëna dhe Dielli vendosen në një linjë të tillë që forcat e tyre gravitacionale forcojnë njëra-tjetrën. Në atë kohë, Hëna kishte largësinë më të vogël nga Toka në 1400 vjet dhe afrimi maksimal ndodhi në 6 minuta të hënës së plotë.
Për më tepër, afërsia më e madhe e Tokës me Diellin ishte shënuar pikërisht një ditë më parë. Një konfigurim i tillë rriti efektin e Hënës në oqeane.
Sipas studimit të Olson, ajsbergu që u fut në ujërat ku lundronte Titaniku mund të jetë shkëputur nga Groenlanda në janar të 1912-s. Dallgët e larta të baticës, të shkaktuar nga kombinimi i fenomeneve astronomike, u kanë mundësuar ajsbergëve mbërritjen në ujërat ku lundronte Titaniku.
Shkencëtarët që kryen studimin shfajësojnë kapitenin Smith (edhe pse një shekull me vonesë) për vendosmërinë e tij për të lundruar natën e 15 prillit. Si një njohës i mirë i detit, ai nuk kishte arsye të besonte se ajsbergët që do t’i shfaqeshin përpara ishin aq të mëdhenj dhe të shumtë në numër.
“Në terma astronomikë, mundësitë që të krijohej një kombinim i tillë ishin 1 mbi….le të themi një shifër astronomike”, përfundon drejtuesi i ekipit që kreu studimin, i cili do të publikohet në prill në revistën “Sky & Telescope”.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Eklipset e Diellit dhe Hënës
» FAQJA E PADUKSHME E HENES
» Misteret e pa thena te Henes.
» Si do te dukej nata nese ne distancen e Henes do te kalonin planetet

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi