A jemi gati për epokën e të vërtetës?
Faqja 1 e 1
A jemi gati për epokën e të vërtetës?
A jemi gati për epokën e të vërtetës?
Më 19 nëntor, në Francë, doli në sallat e kinemasë filimi “Hunger Games”. I fundit në një linjë të gjatë të filmave që shfaqin një shtet të gjithëdijshëm, apo totalitar – mendoni “Vitin 1984” apo “Minority Report” – ky tregim kundër-utopik premtoi për një sukses të madh.
Aftësia për të ditur gjithçka për një person, apo të paktën për të ditur sot më shumë, do t’i shtohet së shpejti arsenalit teknologjik që secili prej nesh ka tashmë në duar. Në afat shkurtër, smartfonet tona janë në gjëndje të njohin një fytyrë apo një zë, në realitet apo në ekran. Dhe identifikimi është një nga mundësitë më elementare.
Shumë konceptues programesh për telefonat celularë punojnë për aplikacione analize, që mund të përcaktojnë emocionet e një personi, apo shkallën e çiltërsisë së tij, përmes analizimit të shprehjeve të fytyrës së tij.
Kjo teknologji vlerësimi ndërpersonale premton të na lehtësojë jetën. Për shembull, njohja e fytyrës do të lejojë të mirret një shërbim klienti i shpejtë dhe i personalizuar .
Nëse një pronar restoranti, apo një shitës me pakicë, mund të më njohë para se unë të hap portën e tij, ai do të dijë që përpara se ka të bëjë me një klient të mirë dhe do të mund të më propozojë gjellët apo produktet e mia më të preferuara. Në të njëjtën mënyrë, në sajë të algoritmeve aktualisht të realizuara, mijëra shprehje të fytyrës do të lidhen me emocionet.
Truri nnë e bën këtë në mënyrë natyrore. Policët apo lojtarët e pokerit do të shkojnë pak më lart: ata i përdorin këto informacione për të vlerësuar ndershmërinë e të dyshuarit, apo të kundërshtarit.
Por sjellja më natyrale e trurit tonë do të “rritet” nga teknologjia, më tepër ne do të mund të prodhojmë të dhëna të matshme dhe të verifikueshme. Qoftë me kaptues të aktivitetit apo orë të lidhura, ne do të masim tashmë më tepër se kurrë atë që bën trupi ynë dhe kjo do të jetë së shpejti edhe me ndjenjat tona.
Hartuesit po punojnë për programe që do të interpretojnë emocionet e secilit, pastaj do projektojnë rezultatet përmes një aplikimi në një ekran apo në syze të një realiteti të zmadhuar, si Google Glass. Teknologjia mund gjithashtu të analizojë zërin njerëzor për të përcaktuar emocionet – jo vetëm duke nxitur kapacitetet e trurit, por edhe duke i tejkaluar ato. Moodies, një aplikim i krijuar nga Beyond Verbal, është kështu në gjëndje të zbulojë humorin e një individi duke u nisur nga zëri i tij. (Në shtator, ndërmarrja ka rritur buxhetin me 3.3 milion dollarë, ose 2,6 milion euro, për të zhvilluar këtë aplikim).
Tashmë call center-at në të gjithë botën po testojnë këtë teknologji, për të ndihmuar operatorët për të mësuar në se bashkëbiseduesit e tyre janë të nervozuar dhe pra të ndjeshme të kthehen drejt konkurencës. Disa pasoja të këtyre zhvillimeve mundet gjithësesi të zbulohen negative. Nëqoftëse është e mundur të analizohet pamja dhe zërin i një personi me ndihmën e një programi për të njohur emocionet e tij dhe vlerësuar besimin, shoqëritë tona do të duhet të përshtaten.
Sepse një numër veprimesh tona të përditshme bazohen në gënjeshtra të besueshme: “Jam i gëzuar që ju shoh”, “Sigurisht, unë kujtohem për ju”, apo “Këtu kemi ngrënë shumë mirë”. Të mos thuash gjithnjë të vërtetën lehtëson raportet në shoqëri – vallë a duhet të heqim dorë nga kjo? Ndërkohë që mashtrimet tona të vogla do të jenë zbuluar, do të shfaqet një treg teknologjish që lejojnë të fshihen emocionet. Shallet dhe maskat e tjera do të përgjithësohen. Ndoshta do të ketë tempuj ku asnjë aparat i zbulimit të emocioneve nuk do të jetë i autorizuar,që ky ndalim i themeluar me porosi apo i shkruar në ligj – ashtu si si sot asnjeri nuk e gjen normale të marrë foto në tualetet publike.
Një gjë është e sigurt, jeta politike do ta ndjejë. Kur të gjithë smartfonet do të jenë pajisur me një zbulues gënjeshtrash virtuale, politikanët e zgjedhur do të duhet të japin prova kreativiteti në fjalimet e tyre.
Në fakt, unë kam frikë se politikat më pak të sigurta dhe të fuqishme do të kërkojnë në mënyrë të shpejtë të rregullojnë apo të kufizojnë këto teknologji – pavarësisht nga avantazhet e tyre të dukshme – për të bërë përpjekje për të ruajtur pushtetin e tyre dhe gjysëm të vërtetat e tyre, edhe në se “spango” është pak e trashë.
Jemi ne gati apo jo, këto teknologji do të jenë së shpejti një realitet. Ato do të na lejojnë për të vlerësuar të tjerët me një shkallë saktësie që ne nuk do ta kishim të mundur asnjëherë ta besonin. Sa për programet e njohjes së fytyrës, ato do të mund të ndihmojnë të sëmurët e prekur me sëmundjen e Alzheimerit për t’u kujtuar për njohjet e tyre, miqtë e tyre dhe të afërmit e tyre të shtrenjtë. Para se të nxitonim të qortonim këto teknologji, ne duhet të marrim në konsideratë avantazhet e tyre të shumta dhe të pabesueshme. Nëqoftëse ky “revolucion i njohjes” i mban premtimet e tij, a nuk do të kalonin në plan të dytë pasiguritë e vogla që ndeshim sot? /The Washington Post/
Disa pasoja të këtyre zhvillimeve mundet gjithësesi të zbulohen negative.
Nëqoftëse është e mundur të analizohet pamja dhe zërin i një personi me ndihmën e një programi për të njohur emocionet e tij dhe vlerësuar besimin, shoqëritë tona do të duhet të përshtaten. Sepse një numër veprimesh tona të përditshme bazohen në gënjeshtra të besueshme: “Jam i gëzuar që ju shoh”, “Sigurisht, unë kujtohem për ju”, apo “Këtu kemi ngrënë shumë mirë”. Të mos thuash gjithnjë të vërtetën lehtëson raportet në shoqëri – vallë a duhet të heqim dorë nga kjo?Më 19 nëntor, në Francë, doli në sallat e kinemasë filimi “Hunger Games”. I fundit në një linjë të gjatë të filmave që shfaqin një shtet të gjithëdijshëm, apo totalitar – mendoni “Vitin 1984” apo “Minority Report” – ky tregim kundër-utopik premtoi për një sukses të madh.
Aftësia për të ditur gjithçka për një person, apo të paktën për të ditur sot më shumë, do t’i shtohet së shpejti arsenalit teknologjik që secili prej nesh ka tashmë në duar. Në afat shkurtër, smartfonet tona janë në gjëndje të njohin një fytyrë apo një zë, në realitet apo në ekran. Dhe identifikimi është një nga mundësitë më elementare.
Shumë konceptues programesh për telefonat celularë punojnë për aplikacione analize, që mund të përcaktojnë emocionet e një personi, apo shkallën e çiltërsisë së tij, përmes analizimit të shprehjeve të fytyrës së tij.
Kjo teknologji vlerësimi ndërpersonale premton të na lehtësojë jetën. Për shembull, njohja e fytyrës do të lejojë të mirret një shërbim klienti i shpejtë dhe i personalizuar .
Nëse një pronar restoranti, apo një shitës me pakicë, mund të më njohë para se unë të hap portën e tij, ai do të dijë që përpara se ka të bëjë me një klient të mirë dhe do të mund të më propozojë gjellët apo produktet e mia më të preferuara. Në të njëjtën mënyrë, në sajë të algoritmeve aktualisht të realizuara, mijëra shprehje të fytyrës do të lidhen me emocionet.
Truri nnë e bën këtë në mënyrë natyrore. Policët apo lojtarët e pokerit do të shkojnë pak më lart: ata i përdorin këto informacione për të vlerësuar ndershmërinë e të dyshuarit, apo të kundërshtarit.
Por sjellja më natyrale e trurit tonë do të “rritet” nga teknologjia, më tepër ne do të mund të prodhojmë të dhëna të matshme dhe të verifikueshme. Qoftë me kaptues të aktivitetit apo orë të lidhura, ne do të masim tashmë më tepër se kurrë atë që bën trupi ynë dhe kjo do të jetë së shpejti edhe me ndjenjat tona.
Hartuesit po punojnë për programe që do të interpretojnë emocionet e secilit, pastaj do projektojnë rezultatet përmes një aplikimi në një ekran apo në syze të një realiteti të zmadhuar, si Google Glass. Teknologjia mund gjithashtu të analizojë zërin njerëzor për të përcaktuar emocionet – jo vetëm duke nxitur kapacitetet e trurit, por edhe duke i tejkaluar ato. Moodies, një aplikim i krijuar nga Beyond Verbal, është kështu në gjëndje të zbulojë humorin e një individi duke u nisur nga zëri i tij. (Në shtator, ndërmarrja ka rritur buxhetin me 3.3 milion dollarë, ose 2,6 milion euro, për të zhvilluar këtë aplikim).
Tashmë call center-at në të gjithë botën po testojnë këtë teknologji, për të ndihmuar operatorët për të mësuar në se bashkëbiseduesit e tyre janë të nervozuar dhe pra të ndjeshme të kthehen drejt konkurencës. Disa pasoja të këtyre zhvillimeve mundet gjithësesi të zbulohen negative. Nëqoftëse është e mundur të analizohet pamja dhe zërin i një personi me ndihmën e një programi për të njohur emocionet e tij dhe vlerësuar besimin, shoqëritë tona do të duhet të përshtaten.
Sepse një numër veprimesh tona të përditshme bazohen në gënjeshtra të besueshme: “Jam i gëzuar që ju shoh”, “Sigurisht, unë kujtohem për ju”, apo “Këtu kemi ngrënë shumë mirë”. Të mos thuash gjithnjë të vërtetën lehtëson raportet në shoqëri – vallë a duhet të heqim dorë nga kjo? Ndërkohë që mashtrimet tona të vogla do të jenë zbuluar, do të shfaqet një treg teknologjish që lejojnë të fshihen emocionet. Shallet dhe maskat e tjera do të përgjithësohen. Ndoshta do të ketë tempuj ku asnjë aparat i zbulimit të emocioneve nuk do të jetë i autorizuar,që ky ndalim i themeluar me porosi apo i shkruar në ligj – ashtu si si sot asnjeri nuk e gjen normale të marrë foto në tualetet publike.
Një gjë është e sigurt, jeta politike do ta ndjejë. Kur të gjithë smartfonet do të jenë pajisur me një zbulues gënjeshtrash virtuale, politikanët e zgjedhur do të duhet të japin prova kreativiteti në fjalimet e tyre.
Në fakt, unë kam frikë se politikat më pak të sigurta dhe të fuqishme do të kërkojnë në mënyrë të shpejtë të rregullojnë apo të kufizojnë këto teknologji – pavarësisht nga avantazhet e tyre të dukshme – për të bërë përpjekje për të ruajtur pushtetin e tyre dhe gjysëm të vërtetat e tyre, edhe në se “spango” është pak e trashë.
Jemi ne gati apo jo, këto teknologji do të jenë së shpejti një realitet. Ato do të na lejojnë për të vlerësuar të tjerët me një shkallë saktësie që ne nuk do ta kishim të mundur asnjëherë ta besonin. Sa për programet e njohjes së fytyrës, ato do të mund të ndihmojnë të sëmurët e prekur me sëmundjen e Alzheimerit për t’u kujtuar për njohjet e tyre, miqtë e tyre dhe të afërmit e tyre të shtrenjtë. Para se të nxitonim të qortonim këto teknologji, ne duhet të marrim në konsideratë avantazhet e tyre të shumta dhe të pabesueshme. Nëqoftëse ky “revolucion i njohjes” i mban premtimet e tij, a nuk do të kalonin në plan të dytë pasiguritë e vogla që ndeshim sot? /The Washington Post/
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Disa specifika per epoken e arte te njerzimit
» Rendi i Ri Botëror,Armë super mentale gati ...?!!
» A jemi ne trashgimtaret e Arberit...?
» Ja pse nuk jemi vetëm në Univers
» Ne jemi ''miq'' ne Galaktiken tone!?

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi