Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kush e zbuloi Amerikën?

Shko poshtë

Kush e zbuloi Amerikën?  Empty Kush e zbuloi Amerikën?

Mesazh nga SHKELBA Wed Nov 26, 2014 11:04 pm

Kush e zbuloi Amerikën?


Kush e zbuloi Amerikën?  Amerika


Eksploratorë si Kolombi dhe Kabot mund të kenë pretenduar të dy zbulimin e Botës së Re, por ndërsa njëri gjeti famën, pasurinë (dhe më vonë, fatkeqësinë), tjetri pothuaj u zhduk nga historia


Gjatë fundit të shekullit të 15, europianët i kishin të gjithë sytë nga portugezët. Ata po përparonin gjithmonë e më shumë në misionin e tyre për të gjetur një rrugë tregtare detare me Indinë në lindje, duke lundruar përgjatë bregut afrikan. Zbulimi, ishte parashikuar saktë, do të shkaktonte një tërmet në ekonominë globale. Me gjithë këtë problem për t’u shqetësuar, fuqitë e botës zor se i vunë re dy eksploratorët që u vunë në një garë të ethshme për të lundruar drejt perëndimit.
Historia sesi këta dy aventurierë – Kristofor Kolombi dhe Xhon Kabot – të dy të punësuar nga fuqitë e huaja gjetën aksidentalisht një botë të re është një histori e jashtëzakonshme dhe ndikimi i zbulimeve të tyre do të ndryshonte kursin e historisë së njerëzimit.
EKSPLORATORË TE GUXIMSHEM
Pak personazhe historikë kanë lënë një trashëgimi të dyfishtë, si ajo e Kristofor Kolombit. Në historinë popullore, udhëtari i palodhur nga Xhenova (më pas një shtet i pavarur, tani pjesë e Italisë) është lavdëruar si europiani i cili zbuloi Amerikën – por në fakt ai nuk e kishte idenë se ku ishte, kur zbarkoi në një plazh të Bahamasit në 1492-in.
Më keq akoma, këmbëngulja kokëfortë e Kolombit se ai kishte gjetur një tjetër tokë – atë të Indisë – një pretendim nga i cili nuk hoqi dorë deri kur vdiq, bëri që Amerika të merrte emrin e një rivali, eksploruesit fiorentinas Amerigo Vespuci, njëri nga bashkëkohësit e tij, i cili e dinte se ata po eksploronin një botë të re. Mund të ketë qenë tejet i gabuar Kolombi, por zbulimet e tij ishin destinuar të kishin një efekt të thellë në kursin e historisë, si dhe rezultuan në të ardhura të mëdha prej sponsorëve të tij, Ferdinandi i dytë i Aragonit dhe Izabela e Kastijës, si dhe Perandoria e tyre e sapo-riformuar. Megjithatë e gjitha përfundoi në shkatërrim, fatkeqësi dhe zhgënjim për Kolombin, me arrestime, pranga, përbuzje publike, marrëveshje të pa mbajtura dhe padi të hidhura. Ndonëse është respektuar si një hero, kohët e fundit emri i tij është njollosur për shkak të zbulimeve revizionistë të akteve të tmerrshëm të dhunës dhe egërsisë, të shkaktuara mbi popullsinë indigjene dhe mbi kolonët.
Por të paktën Kolombi është kujtuar. Mendoni pak situatën e patriotit të tij Xhon Kabot. Xhon kush? Po, saktësisht. Kabot ishte një tjetër trim gjenovez, i cili e la Europën në 1490-ën, lundroi në perëndim duke parë për Orientin dhe në vend të tij gjeti tokën e re. E cila në fund u quajt Njufaundlend (Toka e gjetur rishtaz). Kabot, i cili kishte jetuar për disa vjet në Venecia, ishte autorizuar nga mbreti i Anglisë Henry VII. Ai lundroi nga Bristoli me një anije me vela të quajtur “Mateu” në Maj 1497. Pak javë më vonë, në 24 Qershor, ai zbarkoi në Kanadanë e sotme, duke u bërë europiani i parë i njohur, që vuri këmbë në tokën e Amerikës Veriore, pas vikingëve.
Kabot mund ta ketë mundur Kolombin në tokën Amerikane për më shumë se një vit – në varësi se ku ai zbarkoi. Kepi Bonavista, Njufaundlend është teoria më popullore, por të tjerët sugjerojnë Nova Scotia, Labradorin ose Maine-en. Nuk ndodhi, deri sa me udhëtimin e tretë të Kolombit përmes Atlantikut në 1498-ën ai shkoi përtej Karaibeve dhe ngeci një flamur spanjoll në tokën amerikan-jugore, diku në Gjirin e Parias në Venzuelë. Ai kurrë nuk guxoi për në Amerikën e Veriut.
Kabot nuk është neglizhuar vetëm nga brezat e ardhshëm, ai ishte i nënvlerësuar që gjatë jetës së tij. Në 1497-ën, Henry i VII e vlerësoi “atë që gjeti Ishullin e Ri” me një çmim prej thjesht £10. Megjithëse ai morri një pension prej £20 në vit, ndoshta ai do të kishte arritur pazar më të mirë nëse, si Kolombi, do të ishte shfaqur me prova floriri, në vend të vendeve pjellore me peshk.
KOLOMBI SHKON DREJT PERËNDIMIT
Shumë kohë përpara se ai të nisej në lundrim drejt perëndimit, Kolombi është përgatitur mendërisht për këtë ide. Ai është influencuar nga teoritë e astronomit fiorentinas, Toscanelli i cili, herët në 1470, kishte propozuar se rruga më e mirë drejt lindjes ishte të lundroje drejt perëndimit, dhe të dilje “vjedhurazi” nga dera e pasme.
Duke formuluar një plan që ai e quajti “Ndërmarrja e Indisë”, Kolombi dy herë ia prezantoi idetë e tij Mbretit të Portugalisë John-it të II-t ë. Në 1485, ekspertët mbretërorë vendosën se eksploruesi i kishte nënvlerësuar distancat e vlerësuara, dhe ata kishin të drejtë. Kolombi e kishte nënvlerësuar masën e anijes, dhe bëri një numër gabimesh të tjera kritike gjeografike.
Herën e dytë që ai propozoi një ekspeditë në perëndim, në 1488, koha e gjetur ishte më e keqe nuk bëhej; Bartolomeu Dias ishte rrotulluar në Kepin e Shpresës së Mirë dhe portugezët ishin gati të themelonin një rrugë tregtare direkte drejt lindjes. I dëshpëruar, Kolombi mori planet e tij në Francë, Angli dhe, në fund fare, në Spanjë, ku Mbreti Ferdinand dhe mbretëresha Izabela i refuzuan ato disa herë, derisa në vitin 1492, teksa arkat mbretërore po zbrazeshin për shkak të fushatës për të nënshtruar Granadën, fortesën e fundit Muslimane në Gadishullin Iberik, ata ranë dakort të rroknin shansin me gjenovezin këmbëngulës. Në 3 Gusht 1492, Kolombi udhëhoqi një flotë prej tre anijesh, Santa Maria-n, Pinta-n, dhe Ninja-n, drejt Atlantikut.
Pasi zbarkoi në atë që sot është Bahamas, Kolombi vuri re Kubën (të cilën e mendoi Kinën) dhe eksploroi Hispaniola-n (të cilën e mori gabimisht për Japoninë). Anija e tij, Santa Maria u shkatërrua këtu, në Haitin e sotëm, ndërsa ekipazhi ishte i dehur ose në gjumë. Kolombi urdhëroi që druri i anijes të përdorej për të ndërtuar një fortesë të quajtur La Navidad, Christmas KRISHTLINDJE (pasi ishte data 25 Dhjetor) dhe la 39 burra prapa për të ngritur një koloni. Kolombi ishte një lundërtar i zoti, me njohuri të mira për të papriturat e detit dhe ai u kthye në Spanjë rreth marsit 1943. Ferdinandi dhe Izabela të kënaqur me dhuratat prej ari, erëzat dhe“robërit indianë”, i dhanë atij titullin Admiral të Oqeanit. Një flotë prej 17 anijesh u bë gati për udhëtimin e dytë, dhe ai u nis në perëndim përsëri në 1493-in.
Pavarësisht zbulimit se të gjithë burrat që ai kishte lënë në La Navidad ishin vrarë nga indigjenët e Karaibeve, Kolombi zbriti një kontigjent të madh kolonësh – midis viteve 1200 dhe 1500 – në anën tjetër të ishullit, sot Republika Domenikane. Ai la dy vëllezërit e tij si përgjegjës të kolonisë, e pagëzuar La Isabela. Në këtë udhëtim ai eksploroi Antilet e Vogla, Puerto Rico-n, Xhamajkën dhe Kubën, por mikpritja ndaj tij kur u kthye ishte më pak entuziate, pasi ekspedita nuk e kishte mbuluar koston e saj.
Në sfondin e përpjekjes së Vasko De Gamës për të lundruar nga Portugalia rrotull Afrikës për në Indi, Ferdinandi dhe Izabela autorizuan një udhëtim të tretë transatlantik në 1498. Këtë herë, Kolombi ishte udhëzuar të lokalizonte një ngushticë përmes masivit të tokës që ai kishte zbuluar, drejt oqeanit të panjohur në anën tjetër, ku ata supozuan se “i priste” India.
Pasi vizitoi Trinidadin, ai më në fund zbarkoi në kontinentin e Amerikës së Jugut (në Venezuelën e sotme) në gusht 1498, dhe pa grykën e lumit Orinoko. Rryma gjigande i tregoi atij që po qëndronte në një kontinent, jo në një ishull, dhe exploratori besnik besoi se mund të ishte Edeni. Zërat për parajsën u shpërndanë me shpejtësi, gjithësesi kur u kthye tek La Isabela, i gjeti kolonët në revoltë të hapur. Ata ishin të zemëruar, pasi qenë mashtruar nga premtimet e pasurisë në Botën e Re dhe ishin kritikë ndaj sundimit despotik të vëllezërve Kolombi. Ai vuri në vend rregullin me një hakmarrje brutale, por Ferdinandi dhe Isabela kishin dërguar shefin e drejtësisë spanjolle për të hetuar dhe në 1500, Kolombi kthye pas në Spanjë, i lidhur me zinxhirë.
STUHIA POLITIKE
Ndërkohë, në maj 1498, Kabot kishte lënë Bristolin në një tjetër ekspeditë në Atlantik. Këtë herë ai kishte pesë anije (njëra prej të cilave mund të ketë qënë braktisur në Irlandë pas një stuhie) dhe supozohet të jetë shoqëruar nga disa murgj. Në këtë pikë, Kabot lundron në një mjegull deti problematike. Ekziston shumë pak informacion rreth fatit të tij, dhe për vite shumica e historianëve supozuan se ai kishte humbur në det.
Gjithësesi, ekspertja kryesore mbi jetën e tij, Dr Alvuin Rudok mendoi se ishte e largët teoria e zhdukjes, Kabot në fakt eksploroi të gjithë bregun lindor të Amerikës së Veriut, duke pretenduar se e gjithë ajo i përkiste perandorisë së Anglisë. Historiania gjeti prova se Kaboti shkoi deri në Amerikën e Jugut, ku u përplas me një nga kapitenët e Kolombit, ka të ngjarë Alonso de Ojedan, dhe më pas shkoi verbërisht drejt syrit të një cikloni politik.
Sipas Traktatit të Tordesillas, këto toka perëndimore ishin të Spanjës për t’u eksploruar dhe shfrytëzuar. Henri i VII ishte gati duke sistemuar një martesë midis birit të tij Artur dhe Katerinës së Aragonit, me vajzën e Ferdinandit dhe Izabelës, për të çimentuar një aleancë kundër Francës. Gjërat ishin gati dhe endjet e Kabot-it kërcënuan të kompromentonin planet e Henri-t të VII- si. Si rezultat, lajmet për arritjet e eksploruesit ishin mbajtur fshehur. Rudok besonte se Kaboti u kthye në Bristol në vitin 1500 dhe vdiq menjëherë më pas. Fatkeqësisht, ajo kurrë nuk i botoi gjetjet e plota të saj dhe urdhëroi që shënimet të shkatërroheshin pas vdekjes së saj në 2005. Projekti Kabot në Universitetin e Bristolit është duke u përpjekur momentalisht ta bashkojë mozaikun, dhe të zbulojë shtrirjen e vërtetë të udhëtimeve dhe të arritjeve të Xhon Kabotit.
Po si përfundoi historia për Kolombin? Megjithëse i zhytur në fatkeqësi nga udhëtimi i tij i parë, eksploratori ishte dërguar në një ekspeditë të katërt nga Ferdinandi dhe Izabela, e cila kishte zhvilluar një grykësi mbretërore për pasuritë që ai kishte lënë të kuptohej se gjendeshin në kontinentin e ri. Ai u largua në maj të vitit 1502, në një misson për të lokalizuar një rrugëkalim përmes kontinentit të sapogjetur, drejt Indisë dhe të mblidhte flori.
I HUMBUR NË DET
Ky udhëtim i fundit ishte një katastrofë. Kolombi u bllokua në Xhamajkën e sotme kur anijet e tij u bënë të palundrueshme. Me ekuipazhin e tij, ai jetoi si një i humbur në det, derisa përfundimisht u shpëtua pasi dy nga kapitenët e tij kishin udhëtuar me kanoe 450 milje për në Hispaniola, për të ngritur alarmin.
Kristofor Kolombi më në fund u kthye në Spanjë në nëntor 1504. Mbretëresha Izabela vdiq pak javë më vonë, dhe ai kurrë nuk arriti të linte takim tjetër me mbretin Ferdinand. Vetë eksploratori vdiq në 20 Maj 1506, si një burrë i pasur por i hidhëruar, si një personazh që la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme./history.com/bota.al
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi