Mendjendriturit, të përbashkëtat mes tyre
Faqja 1 e 1

Nëse të kaluarën kërkoheshin shenjtët për të bërë mrekullira, sot besohet tek mendjet e mëdha inteligjente
Rrënja e fjalës gjeni, nga latinishtja genere, pra "të gjenerosh", në fakt flet vetë. Gjenitë janë në gjendje të krijojnë ide madhështore, për të cilat askush tjetër nuk kishte menduar më parë, dhe pas të cilave është e pamundur të kthehesh pas në kohë. Janë vizionarë, inovatorë, pionierë.
Mjafton të mendosh se sa e ndryshme do të ishte historia pa ta. Nuk do të kishim njohur asnjëherë mendimin e Platonit apo Aristotelit, nuk do të kishim parë kryevepra si kapela Sistine e Mikelanxhelos, nuk do të kishim dëgjuar asnjëherë Simfoninë e Pestë të Bethovenit apo nuk do të kishim lexuar Komedinë Hyjnore të Dantes.
Pa gjeni si Isak Njutoni, Galileo Galilei apo Carls Darvini do të besonim ende që toka është e sheshtë, Dielli rrotullohet përreth nesh.
Nuk do të kishim as edhe një ide të largët të universit, nëse nuk do të kish lindur Albert Ajnshtaini. Dhe duhet të falënderojmë shpikës si Tomas Edisoni, Nikola Tesla, Alan Turingu, çdo herë që përdorim abazhurë, kompjutera, radio, telefona celularë dhe teknologji të tjera.
Mendje superkrijuese
Po çfarë kanë të përbashkët njerëz që janë kaq të ndryshëm?
Talentin mbinatyror? Apo një kuocient të lartë inteligjence? Pra, cila do të ishte shifra e gjenialitetit?
"Gjeniu është i tillë për arritjet e tij të paharrueshme, apo më saktë për krijimin e diçkaje origjinale, materiale apo mendore, që shkakton admirim dhe vlerësim të ekspertëve të fushës dhe shpesh herë nga e gjithë bota", thotë Edoardo Boncinelli, profesor i Filozofisë në Universitetin VitaSalute San Raffaele të Milanos.
Pra, e përbashkëta e të gjithëve këtyre është krijueshmëria e spikatur. "Të gjithë gjenitë janë jashtëzakonisht shumë krijues dhe pjellorë", vazhdon Boncinelli.
"Nuk kanë vetëm një ide të mirë, por një ortek të tërë".
Marrim për shembull një fenomen të padiskutueshëm si Volfgang Amadeus Moxart. Filloi të kompozojë muzikë kur ishte 5 vjeç, një moshë kur normalisht fëmijët nisin të shkarravisin gërmat e para: kur vdiq në moshën 35 vjeç, në 1791, kishte kompozuar qindra pjesë.
Ajo që e dallon gjeniun nga thjeshtë "personi krijues" është se rezultatet e të parit hapin një rrugë të re, lënë shenjë një herë e përgjithmonë.
Mendimi magjik
Janë formuluar shumë teori mbi mendimin krijues. Sipas disa psikologëve, iluminimi paraprihet nga një fazë përgatitore (gjatë të cilës formulohet problemi) dhe nga një fazë inkubacioni (gjatë të cilës ndodh një elaborim i pandërgjegjshëm), deri kur mbërrihet tek "shpërthimi".
Një tjetër shkollë mendimi thotë që mendjet krijuese polarizohen mes dy skajeve: të ashtuquajturit "inovatorë konceptualë", gjenitë e rinj, ata që bëjnë kërcime të spikatur në disiplinën e tyre, duke shënuar një frakturë të dukshme me të kaluarën; dhe "inovatorët eksperimentues", domethënë ata që vazhdojnë me prova dhe me gabime deri kur arrijnë perfeksionin në moshë të pjekur.
Sido që të jetë, krijueshmëria është ngushtësisht e lidhur me aftësinë për të arsyetuar jashtë skemave. "Think different", thoshte slogani i famshëm i Steve Jobs. Ta quajmë mendimi anësor, divergjent, analogjik. "Në thelb, është aftësia për të bërë asocime të pazakontë, të bashkosh elementë të largët mes tyre dhe të krijosh diçka që nuk është bërë më parë", thotë Alberto Oliverio, neurobiolog i Universitetit La Sapienza, në Romë.
"Ky lloj arsyetimi ndodh zakonisht në hemisferën e djathtë, ndërkohë që në të majtën mbizotëron mendimi logjikracional".
Shkëndija
Po si ndodh shkëndija?
Në vitet e fundit, neuroshkencat janë përpjekur t`i japin përgjigje pyetjes më intriguese.
"Nga një pikëpamje biologjike, njerëzit gjenialë kanë një veprimtari shumë intensive në nivel strukturash të thella", shpjegon Oliverio. "Këto sillen si një lloj mbështjellëseje idesh: dërgojnë vazhdimisht në drejtim të korteksit, deri kur ky përzgjedh ato të duhurat".
Një grup studiuesish të universitetit të Cikagos kanë arritur të fotografojnë "blicin" e gjeniut: kur mbërrin, ndizet një zonë e lokalizuar në lobin e djathtë. Në revistën shkencore PLOS Biology shkencëtarët e kanë quajtur pika "E", si Eureka!, thirrja e Arkimedit tek dilte lakuriq nga vaska e banjës së tij, kur gjeti parimin e trupave notues.
"Procesi krijues favorizohet nga një nivel i ulët aktiviteti mendor, një si lloj gjumi me sy hapur. Artistë dhe shpikës janë më të aftë të ecin sipas mendimeve primarë, ku mbizotërojnë fantazia, vizionet e ëndrrave, analogjitë e lira", shpjegon Oliverio. Për këtë arsye idetë më të mira vijnë atëherë kur i pret më pak. Truri përfiton nga qëndrimi standby për t`i përftuar.
Veç kësaj, është e mundur që mendjet e mëdha të kenë diçka strukturalisht të ndryshme. Në fundin e viteve nëntëdhjetë, studimi i trurit të Ajnshtainit sugjeroi një farë shtytjeje. Për habi, truri i tij rezultoi më i vogël (afro 1200 gramë peshë, krahasuar me 1500 që është mesatarja), por kishte lobin ballor veçanërisht të zhvilluar dhe mungonte një çarje, e ashtuquajtura "e çara e Silvios", që mund të ketë favorizuar një komunikim më të mirë mes zonave të trurit. Veç kësaj, shkencëtari mendohet të ketë patur një numër më të madh qelizash gliale, që çojnë ushqyes tek neuronet, një korteks cerebral më të hollë, por me një dendësi më të madhe, dhe disa zona më të gjera krahasuar me trurin normal.
E vështirë të mendosh që këta pak dallime kanë mjaftuar për ta bërë një gjeni absolut. Ndoshta duhet të kënaqemi me atë që thoshte ai vetë: "Nuk kam asnjë talent të veçantë. Jam thjeshtë thellësisht kurioz".
Megjithatë, disa kërkime shkencorë sugjerojnë që, ndonëse dimensionet e trurit nuk janë një faktor shumë I madh për inteligjencën e një personi, diferencën ndoshta e bën vëllimi i materies gri në disa zona të korteksit, sidomos në zonën paraballore (vendi i mendimit kompleks, i personalitetit dhe i aftësisë për planifikim dhe koordinim).
Jashtë kohe
Një gjendje gjithsesi shumë e rrallë, aq sa ka nga ata që mendojnë se era e gjenive të mëdhenj ka marrë fund një herë e përgjithmonë. Gjenitë bashkëkohorë, sidomos ata në fushën e shkencës, duhet të jenë të superspecializuar dhe të ngjisin shkallë shumë të larta përpara se "të ngjiten mbi shpatullat e gjigandëve".
Si mund të ekzistojë sot një figurë eklektike, brilante në 360 gradë, si Leonardo, që ishte piktor, skulptor, arkitekt, inxhinier, anatomist, muzikant dhe shpikës?
"Gjeniu universal ka qenë gjithmonë më shumë unik se sa i rrallë", thotë Oliverio. "Në pjesën dërrmuese të rasteve, spikat një anë e vetme e inteligjencës, e llojit logjikmatematik apo artistikletrar, por kultivimi I interesave të tjerë, përtej disiplinës së cilës i përket, mbetet stimuli më i fortë për krijueshmërinë".
Nëse duam të rilancojmë atë që një herë e një kohë e quanim "gjeniu italik", duhet t`ia nisim pikërisht prej këtu. Duhet t`u mësojmë fëmijëve dashurinë për kulturën. Duhet t`i ndihmojmë të zhvillojnë fantazinë, krijueshmërinë dhe antikonformizmin. Për të menduar si të mëdhenjtë duhet dhe pakëz marrëzi. T`i lëmë të ëndërrojnë. Ndoshta një ditë, njëri prej tyre, do të dijë sërish se si ta ndryshojë botën./Start/Explorer/
Bota ka një nevojë të madhe për gjeni.
Kurrë, si në kohëra krizash, mendjet që shkëlqejnë kanë aftësinë që të sjellin një kthesë, një zhvillim.Nëse të kaluarën kërkoheshin shenjtët për të bërë mrekullira, sot besohet tek mendjet e mëdha inteligjente

SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi