NASA paralajmëron për pasoja katastrofike
Faqja 1 e 1
NASA paralajmëron për pasoja katastrofike
NASA paralajmëron për pasoja katastrofike
Një studim i agjencisë amerikane të hapësirës, NASA, paralajmëron se Toka mund të kalojë gjatë këtij shekulli nëpër ndryshime të shpejta dhe katastrofike për shkak të ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu, nëse lejohet arritja e kufirit limit të sigurisë që është dy gradë Celsius.
Shkencëtarët e NASA-s kanë studiuar kushtet klimatike parahistorike gjatë periudhave të kaluara interglaciale, kohën mes periudhave të akullit, dhe i kanë krahasuar ato me periudhën aktuale. Periudha e fundit interglaciale përfundoi rreth 115 mijë vjet më parë, kur temperaturat ishin një gradë Celsius më të ulta se sot dhe nivelet e deteve gjashtë metra më të lartë.
Udhëheqësi i studimit të NASAs, Xhejms Hansen tha se rezultatet tregojnë se klima e Tokës është më delikate se sa kanë sugjeruar përllogaritjet më të fundit. Ai e përshkroi nocionin e ngrohjes globale të shkaktuar nga njeriu me një ngritje prej dy gradë Celsius mbi nivelet paraindustriale si “recetë për shkatërrim”.
Studimet, përfshirë edhe ato të NASA-s, tregojnë se temperatura e sipërfaqes së tokës është ngritur 0,8 gradë Celsius që nga viti 1880 dhe po vazhdon të rritet me 0.1 gradë çdo dekadë.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi