Historia befasuese e anijes mbi çati
Faqja 1 e 1
Historia befasuese e anijes mbi çati
Historia befasuese e anijes mbi çati
Mes çative të kuqe të shtëpiva të ndërtuara rishtas në fshatin Lampulo është edhe një pamje e pazakontë: Një anije peshkimi, e ngecur në çatinë e dy shtëpive.
Anija 25 metra e gjatë është kthyer në një atraksion turistik në zonën e goditur rëndë nga cunami dhjetë vjet më parë.
Ajo u shpëtoi jetën 59 personave.
Njëra prej tyre është tregtarja Fauziah Basyariah.
“Të mos ishte për anijen, të gjithë do ishim mbytur, pasi askush nuk dinte not,” thotë ajo.
Ajo akoma qan kur kujton ditën e tmerrshme.
“Pak pas tërmetit, njerëzit nisën të ulërasin pasi po vinte uji i detit. Ishim të çoroditur”.
Askush nuk po e kuptonte atë që po ndodhte- cunami ishte si asgjë tjetër që kishin përjetuar më parë.
“Mendova se erdhi Dita e Gjykimit,” thotë ajo.
I shoqi kishte marrë motoçikletën dhe kishte dalë për pazar. Ajo kapi pesë fëmijët dhe nisi të vraponte. Por nuk mundën të largoheshin shumë pasi uji po rritej me shpejtësi, ndaj nisën të kërkonin strehë.
Tërmeti kishte shkatërruar shumë ndërtesa në rrugë, por ata gjetën një shtëpi që ishte akoma në këmbë dhe u futën brenda.
Fillimisht u ngjitën në kat të dytë, por e kuptuan se nuk ishte i lartë sa duhet.
“Brenda një minute, uji na arriti,” thotë Basyariah.
“Vala e parë ishte shumë e zezë- nuk e dinim nëse ishte ujë apo naftë”.
Pastaj erdhi një dallgë tjetër, edhe më e madhe. Familja kishte ngecur në kurth.
“Vetëm kokën e kishim mbi ujë. Mendova se do mbyteshim,” thotë Basyariah.
Më pas, përmes dritares, ajo pa diçka të çuditshme, një anije peshkimi duke u afruar.
“Njerëzit po ulërinin nga frika. Por ajo ngeci në çati”.
Djali i saj 14- vjeçar bëri një vrimë në tavan dhe ata u ngjitën në çati. Ai nxori familjen një nga një dhe të gjithë hipën në bordin e anijes. Të tjerë u bashkuan me ta.
“Kur hyra në anije, thjesht lutesha pambarimisht,” thotë Basyariah.
“Falenderuam Zotin për anijen që na shpëtoi, por edhe pse anija nuk ishte akoma stabël pasi ishte plot me ujë, ne ishim ngjitur në të”.
Ata shikonin të pazotë për të ndihmuar se si godinat rreth tyre rrëzoheshin, me njerëz brenda.
“Nuk mund të bënim asgjë,” thotë ajo, duke fshirë një lot.
“Edhe pse kanë kaluar 10 vite që prej cunamit, kur flas për të, më duket sikur ka ndodhur dje. Më vjen keq. Nuk do e harroj kurrë”.
Kur uji nisi të largohej ajo dhe fëmijët shkuan në një fshat më tutje, të quajtur Beurawe, por ktheheshin vazhdimisht në Lampulo për të kërkuar për të dashurit që kishin humbur.
“Nuk e dija ku ishte im shoq. Edhe prindërit e mi- ata kishin vrapuar, por e dinin se ishte shumë e vështirë pasi ishin të vjetër”.
Ajo nuk i gjeti kurrë ata.
E mbetur e ve, ajo tani duhej të kujdesej për pesë fëmijët.
Ndërkohë që qëndronte në një strehë të përkohshme, agjencitë e ndihmës e mësuan se si të kultivonte peshkun, si të gatuante dhe të bënte ëmbëlsira.
Këtu i lindi ideja të niste biznesin e saj të peshkut.
Ajo mori një kredi prej 40 dollarë dhe u vendos në Lampulo, ku mbështet familjen e saj dhe punëson një grusht grash të fshatit.
Aty përgatitet peshk i thatë, që e quajnë “ton i thatë cunami”.
Anija ka mbetur aty.
“Ajo na shpëtoi. Ne duhet ta mbajmë mend këtë gjë,” thotë ajo.
Ka pasur në total 15 anije peshkimi të ngecura në çati, por të tjerat janë larguar.
Zulfikar, pronar i anijes, ka pranuar që ta lërë atë si një memorial.
Sot, anija vlerësohet si “Arka e Noas”.
Kur cunami goditi në Banda Aceh në Indonezi dhjetë vjet më parë, familja Basyariah ngeci në katin e parë të shtëpisë. Uji u vinte tek qafa dhe po ngrihej me shpejtësi. Por ata arritën të shpëtojnë për mrekulli, kur një anije ngeci në çatinë e tyre
Nga Candida Beveridge, BBCMes çative të kuqe të shtëpiva të ndërtuara rishtas në fshatin Lampulo është edhe një pamje e pazakontë: Një anije peshkimi, e ngecur në çatinë e dy shtëpive.
Anija 25 metra e gjatë është kthyer në një atraksion turistik në zonën e goditur rëndë nga cunami dhjetë vjet më parë.
Ajo u shpëtoi jetën 59 personave.
Njëra prej tyre është tregtarja Fauziah Basyariah.
“Të mos ishte për anijen, të gjithë do ishim mbytur, pasi askush nuk dinte not,” thotë ajo.
Ajo akoma qan kur kujton ditën e tmerrshme.
“Pak pas tërmetit, njerëzit nisën të ulërasin pasi po vinte uji i detit. Ishim të çoroditur”.
Askush nuk po e kuptonte atë që po ndodhte- cunami ishte si asgjë tjetër që kishin përjetuar më parë.
“Mendova se erdhi Dita e Gjykimit,” thotë ajo.
I shoqi kishte marrë motoçikletën dhe kishte dalë për pazar. Ajo kapi pesë fëmijët dhe nisi të vraponte. Por nuk mundën të largoheshin shumë pasi uji po rritej me shpejtësi, ndaj nisën të kërkonin strehë.
Tërmeti kishte shkatërruar shumë ndërtesa në rrugë, por ata gjetën një shtëpi që ishte akoma në këmbë dhe u futën brenda.
Fillimisht u ngjitën në kat të dytë, por e kuptuan se nuk ishte i lartë sa duhet.
“Brenda një minute, uji na arriti,” thotë Basyariah.
“Vala e parë ishte shumë e zezë- nuk e dinim nëse ishte ujë apo naftë”.
Pastaj erdhi një dallgë tjetër, edhe më e madhe. Familja kishte ngecur në kurth.
“Vetëm kokën e kishim mbi ujë. Mendova se do mbyteshim,” thotë Basyariah.
Më pas, përmes dritares, ajo pa diçka të çuditshme, një anije peshkimi duke u afruar.
“Njerëzit po ulërinin nga frika. Por ajo ngeci në çati”.
Djali i saj 14- vjeçar bëri një vrimë në tavan dhe ata u ngjitën në çati. Ai nxori familjen një nga një dhe të gjithë hipën në bordin e anijes. Të tjerë u bashkuan me ta.
“Kur hyra në anije, thjesht lutesha pambarimisht,” thotë Basyariah.
“Falenderuam Zotin për anijen që na shpëtoi, por edhe pse anija nuk ishte akoma stabël pasi ishte plot me ujë, ne ishim ngjitur në të”.
Ata shikonin të pazotë për të ndihmuar se si godinat rreth tyre rrëzoheshin, me njerëz brenda.
“Nuk mund të bënim asgjë,” thotë ajo, duke fshirë një lot.
“Edhe pse kanë kaluar 10 vite që prej cunamit, kur flas për të, më duket sikur ka ndodhur dje. Më vjen keq. Nuk do e harroj kurrë”.
Kur uji nisi të largohej ajo dhe fëmijët shkuan në një fshat më tutje, të quajtur Beurawe, por ktheheshin vazhdimisht në Lampulo për të kërkuar për të dashurit që kishin humbur.
“Nuk e dija ku ishte im shoq. Edhe prindërit e mi- ata kishin vrapuar, por e dinin se ishte shumë e vështirë pasi ishin të vjetër”.
Ajo nuk i gjeti kurrë ata.
E mbetur e ve, ajo tani duhej të kujdesej për pesë fëmijët.
Ndërkohë që qëndronte në një strehë të përkohshme, agjencitë e ndihmës e mësuan se si të kultivonte peshkun, si të gatuante dhe të bënte ëmbëlsira.
Këtu i lindi ideja të niste biznesin e saj të peshkut.
Ajo mori një kredi prej 40 dollarë dhe u vendos në Lampulo, ku mbështet familjen e saj dhe punëson një grusht grash të fshatit.
Aty përgatitet peshk i thatë, që e quajnë “ton i thatë cunami”.
Anija ka mbetur aty.
“Ajo na shpëtoi. Ne duhet ta mbajmë mend këtë gjë,” thotë ajo.
Ka pasur në total 15 anije peshkimi të ngecura në çati, por të tjerat janë larguar.
Zulfikar, pronar i anijes, ka pranuar që ta lërë atë si një memorial.
Sot, anija vlerësohet si “Arka e Noas”.
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Fakte befasuese për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
» Mynih 1979, një dëshmi befasuese për Sali Berishën
» Historia e homoseksualitetit
» Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
» HISTORIA E ASTROLOGJISE

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi