Fakte befasuese për Krishtlindjet dhe Vitin e Ri
Faqja 1 e 1

Fillojmë nga këtu, nga origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus. Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354 p.l.k., ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Liberius. Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila bie katër ditë pas solsticit të dimrit.
Pema më e madhe në botë e Lego-s (formuese)
A keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për pemën më të madhe në botë? Kjo kryevepër e madhe është ndërtuar në vitin 2011 në stacionin e Londrës, St. Pancreas, Angli. Ajo është rreth 10 metra e gjatë dhe për ta realizuar, u përdorën plot 600 mijë pjesë formuese, Lego!
Origjina e domethënies së topave të ngjyrosur që varen në pemën e Krishtlindjes
Me sa duket, objekte të tilla simbolizojnë aftësinë e një zhongleri të vjetër. Sipas gojëdhënave, duket se në Betlehem, në periudhën në të cilën sapo Jezusi kishte lindur, jetonte edhe një artist i varfër, i cili nuk kishte asgjë për t’i ofruar foshnjës Jezus dhe për këtë qëllim, ai vendosi t’i dhuronte të vetmen gjë që dinte të bënte, artin e tij. Zhongleri në fjalë demonstroi një spektakël të vërtetë topash zbukurues dhe falë aftësisë së tij, ai arriti që ta bënte Jezusin e vogël të buzëqeshte!
Fushata kundër Babagjyshit
I shkreti Babagjysh, kushedi se çfarë mund të ketë bërë ndonjë gjë të keqe, për të merituar gjithë këtë! A ishte vërtet në gjendje dikush që të ndërmerrte një fushatë të vërtetë kundër figurës historike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri? Me sa duket, po! E gjitha kjo po ndodh në Austri dhe në Gjermani: fushata, e cila po thellohet tashmë prej disa vitesh, duket se po bëhet për arsye historike. Para së gjithash, austriakët dhe gjermanët besojnë se kjo “bombë” shpërndarëse e dhuratave po shpiket nga Coca Cola, pra bëhet fjalë më shumë për një figurë komerciale. Së dyti, qëllimi i tyre është risjellja e festivalit të lavdisë së mëparshme, pra për të rivendosur vlerën e Shën Nikollës që, siç shumë nga ju e dinë, ai ishte bartësi zyrtar i lodrave, sipas traditave të lashta.
Shkopi i Jezusit (kallam sheqeri në formën e kërrabës)
Sa herë gjatë pushimeve të fundvitit ju ka ndodhur që të shihni këta shkopinj në formën e kërrabës me vija të kuqe dhe të bardha, me sheqer, plastik dhe çdo lloj tjetër materiali! Ata janë një traditë e vërtetë e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri! Gjithashtu, besojmë se ju intereson të dini se sipas një legjende të vjetër, shkopinj të tillë u shpikën shumë vite më parë nga një pastiçer, qëllimi i të cilit ishte të kujtonte Jezusin. A keni provuar të ktheni ndonjëherë poshtë njërin prej këtyre shkopinjve? Siç mund ta kuptoni, formohet shkronja “J” ose iniciali i emrit Jezus!
Dreka e Krishtlindjeve në Poloni
Sa prej jush i kanë kaluar festat e fundvitit jashtë, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre? Nëse ju ka ndodhur, ku i keni kaluar? Duhet ta provoni t’i kaloni në vende në të cilat kultura ndryshon shumë nga vendi ynë apo vendet fqinje, si për shembull në Poloni. Duhet të dini se në këtë komb, dreka e Krishtlindjeve është shumë e ndryshme nga e jona: ajo përbëhet nga 12 pjata. Por përse me 12? Shumë e thjeshtë: një pjatë për çdo apostull!
Skena e parë në botë për Lindjen e Krishtit
Ajo është krijuar nga një shenjtor italian, San Francesco d’Assisi, kur një ditë ai shkoi në fshatin Greçio, një komunë në provincën e Rieti-t, Lazio, dhe ndërtoi skenën e parë të Lindjes së Krishtit në botë. Kjo gjë ka ndodhur pothuajse 800 vjet më parë, në Krishtlindjen e 1233! Që nga ajo kohë, filloi të merrte jetë iniciativa e veçantë kudo në botë!
Origjina e panetonit të famshëm
Panetoni vjen nga bashkimi i fjalëve në italisht “Pan di Toni”, ose në shqip, “Buka e Toni-t”. Por kush mund të jetë ky Toni? Një asistent kuzhinier, i cili dikur, në një periudhë festive si kjo e tanishmja, shkaktoi një “rrëmujë” të vërtetë dhe për të “shpëtuar” ai shpiku këtë ëmbëlsirë përgjatë një darke zyrtare. E pabesueshme apo jo!
Fillojmë nga këtu, nga origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus.
Kur kanë filluar të festohen Krishtlindjet?Fillojmë nga këtu, nga origjina e Krishtlindjeve, që nga momenti kur filloi të festohej lindja e foshnjës Jezus. Krishtlindja u festua për herë të parë më 25 dhjetor të 354 p.l.k., ndërsa këtë gjë e vendosi Papa Liberius. Ai zgjodhi këtë ditë, sepse bëhej fjalë për ditën e festimeve romake të ditës së diellit, e cila bie katër ditë pas solsticit të dimrit.
Pema më e madhe në botë e Lego-s (formuese)
A keni dëgjuar të flitet ndonjëherë për pemën më të madhe në botë? Kjo kryevepër e madhe është ndërtuar në vitin 2011 në stacionin e Londrës, St. Pancreas, Angli. Ajo është rreth 10 metra e gjatë dhe për ta realizuar, u përdorën plot 600 mijë pjesë formuese, Lego!
Origjina e domethënies së topave të ngjyrosur që varen në pemën e Krishtlindjes
Me sa duket, objekte të tilla simbolizojnë aftësinë e një zhongleri të vjetër. Sipas gojëdhënave, duket se në Betlehem, në periudhën në të cilën sapo Jezusi kishte lindur, jetonte edhe një artist i varfër, i cili nuk kishte asgjë për t’i ofruar foshnjës Jezus dhe për këtë qëllim, ai vendosi t’i dhuronte të vetmen gjë që dinte të bënte, artin e tij. Zhongleri në fjalë demonstroi një spektakël të vërtetë topash zbukurues dhe falë aftësisë së tij, ai arriti që ta bënte Jezusin e vogël të buzëqeshte!
Fushata kundër Babagjyshit
I shkreti Babagjysh, kushedi se çfarë mund të ketë bërë ndonjë gjë të keqe, për të merituar gjithë këtë! A ishte vërtet në gjendje dikush që të ndërmerrte një fushatë të vërtetë kundër figurës historike të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri? Me sa duket, po! E gjitha kjo po ndodh në Austri dhe në Gjermani: fushata, e cila po thellohet tashmë prej disa vitesh, duket se po bëhet për arsye historike. Para së gjithash, austriakët dhe gjermanët besojnë se kjo “bombë” shpërndarëse e dhuratave po shpiket nga Coca Cola, pra bëhet fjalë më shumë për një figurë komerciale. Së dyti, qëllimi i tyre është risjellja e festivalit të lavdisë së mëparshme, pra për të rivendosur vlerën e Shën Nikollës që, siç shumë nga ju e dinë, ai ishte bartësi zyrtar i lodrave, sipas traditave të lashta.
Shkopi i Jezusit (kallam sheqeri në formën e kërrabës)
Sa herë gjatë pushimeve të fundvitit ju ka ndodhur që të shihni këta shkopinj në formën e kërrabës me vija të kuqe dhe të bardha, me sheqer, plastik dhe çdo lloj tjetër materiali! Ata janë një traditë e vërtetë e Krishtlindjeve dhe e Vitit të Ri! Gjithashtu, besojmë se ju intereson të dini se sipas një legjende të vjetër, shkopinj të tillë u shpikën shumë vite më parë nga një pastiçer, qëllimi i të cilit ishte të kujtonte Jezusin. A keni provuar të ktheni ndonjëherë poshtë njërin prej këtyre shkopinjve? Siç mund ta kuptoni, formohet shkronja “J” ose iniciali i emrit Jezus!
Dreka e Krishtlindjeve në Poloni
Sa prej jush i kanë kaluar festat e fundvitit jashtë, të paktën një herë të vetme në jetën e tyre? Nëse ju ka ndodhur, ku i keni kaluar? Duhet ta provoni t’i kaloni në vende në të cilat kultura ndryshon shumë nga vendi ynë apo vendet fqinje, si për shembull në Poloni. Duhet të dini se në këtë komb, dreka e Krishtlindjeve është shumë e ndryshme nga e jona: ajo përbëhet nga 12 pjata. Por përse me 12? Shumë e thjeshtë: një pjatë për çdo apostull!
Skena e parë në botë për Lindjen e Krishtit
Ajo është krijuar nga një shenjtor italian, San Francesco d’Assisi, kur një ditë ai shkoi në fshatin Greçio, një komunë në provincën e Rieti-t, Lazio, dhe ndërtoi skenën e parë të Lindjes së Krishtit në botë. Kjo gjë ka ndodhur pothuajse 800 vjet më parë, në Krishtlindjen e 1233! Që nga ajo kohë, filloi të merrte jetë iniciativa e veçantë kudo në botë!
Origjina e panetonit të famshëm
Panetoni vjen nga bashkimi i fjalëve në italisht “Pan di Toni”, ose në shqip, “Buka e Toni-t”. Por kush mund të jetë ky Toni? Një asistent kuzhinier, i cili dikur, në një periudhë festive si kjo e tanishmja, shkaktoi një “rrëmujë” të vërtetë dhe për të “shpëtuar” ai shpiku këtë ëmbëlsirë përgjatë një darke zyrtare. E pabesueshme apo jo!
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Historia befasuese e anijes mbi çati
» Mynih 1979, një dëshmi befasuese për Sali Berishën
» Dhjetë fakte interesante që nuk i dini mbi Perandorinë Bizantine
» 10 fakte që nuk i dini për Korenë e Veriut
» 50 fakte të rralla nga jeta e Adolf Hitler

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi