Teoria e fundit mbi MH370: Është rrëzuar nga një gjuajtës amerikan
Faqja 1 e 1

Një tezë e cilësuar “qesharake” nga Pentagoni, por që është artikuluar sërish së fundmi nga esperti francez Marc Dugain, në artikullin e tij në të përjavshmen “Paris Match”. Hipoteza është jo pak intriguese, por që megjithatë nuk i jep përgjigje pyetjes themelore: Ku ka përfunduar Boeing-u i zhdukur 8 marsin e këtij viti me 239 persona në bord, ndërsa po udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit?
Pas një faze të parë kërkimesh të ethshme, e karakterizuar nga sinjalizime të rreme, gabime dhe keqkuptime ndërkombëtare, nisi një faze e re hetimesh. Në tetor, 3 anije të mëdha, të pajisura me aparatura të sofistikuara, filluan të kontrollonin në një zonë të re gati 1800 km në perëndim të Australisë.
Synimi, ishte që operacioni të përfundonte në maj të vitit të ardhshëm, por një difekt në njërën prej anijeve, shkaktoi vonesa të ndryshme. Australianët, kinezët dhe malejzianët, shpresojnë të gjejnë më në fund, ndonjë pjesë të avionit dhe nëse është e mundur nga ato që mund të jenë të dobishme, për të kuptuar shkaqet e kësaj tragjedie.
Përgjatë gjithë këtyre muajve, hetuesit kanë shqyrtuar çdo lloj skenari të mundshëm: një defekt fatal, një veprim kriminal nga njëri prej pilotëve apo dhe një akt terrorist. Të gjitha hipotezat kanë edhe elementët e tyre mbështetës, por për të cilat mungojnë të dhënat kyçe. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, meqënëse skuadrat e shpëtimit, nuk arritën që të rekuperojnë as edhe një jelek shpëtimi apo një pjezës sado të vogël të avionit Boing 777. Për më tepër, ekzistojnë mendime kontradiktore, lidhur me kordinatat e fundit gjeografike, ku gjendej avioni para se të zhdukej. Dyshime këto që i shtohen hamendjeve mbi të vërtetën e fshehur nga ana e autoriteteve zyrtare. Në këtë pikë, ndonjë vazhdon që të mbështesë ende hipotezën, se në të vërtetë avioni mund të jetë rrëzuar në oqean, i padëmtuar për shkak të mbarimit të karburantit. Kjo shpjegon edhe mungesën e çfarëdolloj cope të avionit në det, që do të shkaktohej nga një shpërthim që në ajër.
Të tjerë për të mbajtur gjallë debatin, thonë se ndoshta zona e kërkimit, nuk është ajo e duhura, gjithnjë nëse ‘Boeing-u’ është rrëzuar në det. Fill pas zhdukjes së avionit, pati nga ata që treguan një tjetër histori, ngjashëm me subjektin e një romani, sipas së cilës avioni malajzian është ulur në një pistë sekrete diku në Azinë Qëndrore ose mbi një ishull të pabanuar, për një aventurë si ajo e serialit të famshëm televiziv amerikan “Lost”, (Të humburit). / corriere.it/
Misteri i madh i avionit të linjës “Malaysia Airlines”. Të shumta janë hipotezat, zero rezultatet konkrete. Asnjë gjurmë e avonit nuk gjendet
Teoria e fundit lidhur me zhdukjen misterioze të avionit MH370, nuk është në fakt shumë e “re”. Sipas kësaj teze, avioni “Boing 777” i kompanisë ajrore “Malaysia Airlines”, është rrëzuar nga avionë gjuajtës amerikanë, që i druheshin një akti vetëvrasës kundër Diego Garcias, një ishulli të vogël në Oqeanin Indian, ku ndodhet një bazë ushtarake britaniko-amerikane.Një tezë e cilësuar “qesharake” nga Pentagoni, por që është artikuluar sërish së fundmi nga esperti francez Marc Dugain, në artikullin e tij në të përjavshmen “Paris Match”. Hipoteza është jo pak intriguese, por që megjithatë nuk i jep përgjigje pyetjes themelore: Ku ka përfunduar Boeing-u i zhdukur 8 marsin e këtij viti me 239 persona në bord, ndërsa po udhëtonte nga Kuala Lumpur drejt Pekinit?
Pas një faze të parë kërkimesh të ethshme, e karakterizuar nga sinjalizime të rreme, gabime dhe keqkuptime ndërkombëtare, nisi një faze e re hetimesh. Në tetor, 3 anije të mëdha, të pajisura me aparatura të sofistikuara, filluan të kontrollonin në një zonë të re gati 1800 km në perëndim të Australisë.
Synimi, ishte që operacioni të përfundonte në maj të vitit të ardhshëm, por një difekt në njërën prej anijeve, shkaktoi vonesa të ndryshme. Australianët, kinezët dhe malejzianët, shpresojnë të gjejnë më në fund, ndonjë pjesë të avionit dhe nëse është e mundur nga ato që mund të jenë të dobishme, për të kuptuar shkaqet e kësaj tragjedie.
Përgjatë gjithë këtyre muajve, hetuesit kanë shqyrtuar çdo lloj skenari të mundshëm: një defekt fatal, një veprim kriminal nga njëri prej pilotëve apo dhe një akt terrorist. Të gjitha hipotezat kanë edhe elementët e tyre mbështetës, por për të cilat mungojnë të dhënat kyçe. Dhe nuk mund të ishte ndryshe, meqënëse skuadrat e shpëtimit, nuk arritën që të rekuperojnë as edhe një jelek shpëtimi apo një pjezës sado të vogël të avionit Boing 777. Për më tepër, ekzistojnë mendime kontradiktore, lidhur me kordinatat e fundit gjeografike, ku gjendej avioni para se të zhdukej. Dyshime këto që i shtohen hamendjeve mbi të vërtetën e fshehur nga ana e autoriteteve zyrtare. Në këtë pikë, ndonjë vazhdon që të mbështesë ende hipotezën, se në të vërtetë avioni mund të jetë rrëzuar në oqean, i padëmtuar për shkak të mbarimit të karburantit. Kjo shpjegon edhe mungesën e çfarëdolloj cope të avionit në det, që do të shkaktohej nga një shpërthim që në ajër.
Të tjerë për të mbajtur gjallë debatin, thonë se ndoshta zona e kërkimit, nuk është ajo e duhura, gjithnjë nëse ‘Boeing-u’ është rrëzuar në det. Fill pas zhdukjes së avionit, pati nga ata që treguan një tjetër histori, ngjashëm me subjektin e një romani, sipas së cilës avioni malajzian është ulur në një pistë sekrete diku në Azinë Qëndrore ose mbi një ishull të pabanuar, për një aventurë si ajo e serialit të famshëm televiziv amerikan “Lost”, (Të humburit). / corriere.it/
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Similar topics
» Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
» Analisti amerikan në 1913: Shteti shqiptar, sajesë e Europës
» Albert Enistein nënshkruan një letër drejtuar presidentit amerikan Franklin D. Roosevelt
» Apartamentet e “Fundit të botës”
» Zvicër,drejt fundit të sekretit bankar

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi