Pse toka rrotullohet?!
Faqja 1 e 1
Pse toka rrotullohet?!
Pse toka rrotullohet?!
Revista “New Scientist” ka hedhur në treg një libër i cili titullohet “Pyet Gjithçka” dhe përpiqet t’u japë përgjigje pyetjeve më të zakonshme që mundojnë shumë njerëz. Më poshtë janë radhitur disa prej pyetjeve më të zakonshme të cilave ky libër u ka dhënë përgjigje: Nëse dielli është një yll, përse ai është i verdhë dhe jo i bardhë? Në kundërshtim me atë çka mendojnë njerëzit, jo të gjithë yjet kanë ngjyrë të bardhë. Ngjyra e yjeve varet nga mosha e tyre. Yjet e rinj kanë një temperaturë të ulët dhe për këtë arsye janë të bardhë, ndërsa yjet e vjetër kanë temperaturë të lartë pasi digjen me një shpejtësi më të madhe. Dielli është një yll me një moshë mesatare dhe digjet me një shpejtësi mesatare. Kur të jetë në fund të ciklit të tij ai do të ketë ngjyrë të kuqe. Pse kafshët nuk kanë nevojë për letër higjienike? Pavarësisht se kemi ADN shumë të ngjashme me majmunët, stili i jetesës ndryshon shumë. Ndodh që kafshëve nuk u pështiroset jashtëqitja e tyre dhe për këtë arsye e bëjnë në çdo vend pa asnjë problem. Njeriu, duke qenë se jeton në komunitet, ka vendosur që këtë proces ta kryejë në vetmi të plotë.
Pse sytë kanë forma të ndryshme në kontinente të ndryshme? Sipas studiuesve që botuan këtë libër kjo vjen si pasojë e kushteve të caktuara klimaterike. Në Azi njerëzit kanë një formë të veçantë të syve pasi janë të ekspozuar ndaj kushteve ekstreme klimaterike dhe rrezeve ultravjollcë, por edhe erërave të ftohta që vijnë nga Siberia. Përse disa salçiçe ndryshojnë formë kur skuqen, ndërsa ato të hotdog-ëve nuk ndryshojnë? Kjo ndodh pasi veshja e salçiçes është prej kolagjeni, i cili rrudhet kur rritet temperatura. Për të shmangur këtë problem, shitësit e hotdog-ëve kanë shmangur veshjen e lëkurës me kolagjen. Përse kemi 5 gishta dhe shputa? E gjitha ka të bëjë me mënyrën e ecjes. Reptilët e hershëm kanë pasur 8 gishta, por numri i tyre ndryshon nga mënyra e ecjes. Gjitarët si leopardi, gatopardi apo rrëqebulli kanë më pak se njeriu pasi vrapojnë më shpejt, po ashtu si kali apo zebra që kanë vetëm një shputë.
Historia e numerologjisë
Origjina e Numerologjise vjen nga Pitagora, eshte Studimi i numerave dhe te menyres si ato reflektojne disa zakone dhe tendenca te karakterit, si nje pjese e brendshme e planit kozmik. Cdo shkronje ka nje vlere numerike dhe krijon nje vibracion relativ kozmik. Numerat mund te na japin infomacione te ndryshme mbi karakterin, mbi qellimet e jetes dhe cilet jane talentet tona. Numeri i Fatit dhe Numrat e Personalitetit ( Numri i shprehjes, i Paraqitjes dhe te Vendosmerise ). Me tutje mund te vazhdohet me llogaritjen e Numerit Sfida qe identifikon dobesite personale dhe streset qe duhet te kalohen per te realizuar obiektivat. Me tutje mund te studiohen Ciklet e Realizimit dhe Cikli Jetesor. Ne perfundim mund te shihen duke llogaritur edhe Numeri i Vitit, i Muajit dhe te Dites Personale. Kjo e fundit ne menyre te vecante mund te te jape cdo dite nje informacion mbi humorin, mbi cfare te pret dhe se si mund te sillesh. Ne kete seksion mund te procedohet duke llogaritur Numerin e Fatit dhe i Numerave te Personalitetit (numeri i shprehjes, i paraqitjes, vendosmerise) dhe leximit i kuptimit te tyre. Numeri i Fatit ose numeri karmik, merret duke zvogeluar vetem me nje shifer numerat qe tregojne diten, muajin dhe vitin e lindjes. Numeri i Shprehjes merret nga shuma e vlerave numerike te te gjitha shkronjave (zanoret dhe bashtingelloret) qe perbejne emrin dhe mbiemrin tone. Numeri i Vendosmerise, ose Numeri i Shpirtit merret nga shuma e vlerave numerike e zanoreve qe ndodhen ne emrin dhe mbiemrin.
Në prag të vdekjes, si pritet nga njerëzit
Një infermiere, e cila kujdeset për persona, të cilëve u kanë mbetur vetëm pak javë për të jetuar, ka mbledhur në një koleksion dëshirat e atyre që po ndërrojnë jetë. Australiania Bronnie Ware ka mbledhur të gjitha keqardhjet e këtyre njerëzve dhe ka bërë një libër, të titulluar “Pesë keqardhjet të njerëzve që po vdesin”. Por cilat janë këto keqardhje?
Do të doja ta kisha lënë veten të isha më i lumtur
Kjo është shumë e zakonshme. Shumëkush nuk e kupton se në fakt lumturia është një zgjedhje.
Do të doja të mbaja më shumë kontakt me miqtë
Shpesh njerëzit nuk e kuptojnë vërtet se sa e rëndësishme dhe me sa shumë përfitim është miqësia. Para se të vdesin, shumë duan që të kishin edhe njëherë pranë miqtë e vjetër.
Do doja të kisha kurajon të shprehja ndjenjat
Shumë njerëz nuk i shprehin ndjenjat e tyre në mënyrë që të ruajnë paqen me të tjerët. Si rezultat, ata jetojnë në mediokritet, disa edhe sëmuren nga kjo.
Do doja të mos kisha punuar kaq shumë
Thuajse çdo pacient mashkull mendon kështu. Ata thonë se kanë humbur shumë nga jeta e tyre, sidomos nga fëmijëria dhe rinia e fëmijëve të tyre.
Do doja të kisha jetuar një jetë të vërtetë
Kjo është keqardhja më e madhe. Kur njerëzit e kuptojnë se jeta e tyre ka mbaruar, ata kthejnë kokën pas dhe e kuptojnë se sa shumë ëndrra nuk janë përmbushur, për shkak të zgjedhjeve që janë detyruar të bëjnë.
Praktikat magjike të mjekësisë
Të gjitha ritet, ritualet dhe festimet pagane i kushtohen shëndeti dhe pjellorisë. Populli ynë ka respektuar edhe disa rregulla të jetës së përditshme. E gjitha kjo bëhej për të pasur mbrojtjen e fuqive të mira dhe për të shmangur ato të këqijat. Sekreti i mjekësisë popullore njihte shërueset popullor, fallxhorë dhe medium. Ato kishin fituar respektin e çdokujt. Ndërsa dijet ato ia përcillnin pasardhësve. Sipas besimit popullor sëmundjet janë qenie të padukshme. Natyra e tyre është e mbinatyrshme, por kanë edhe cilësi njerëzore – parapëlqejnë disa lloje ushqimi, pëlqejnë që t’ju flitet me përkëdheli dhe dashuri. Shfaqen me figurën e gruas. Në përgjithësi i përshkruajnë me rroba të reckosura, të dobët, me flokë të pakrehura dhe të pa lara. Jetojnë në fund të botës. Së bashku me gratë e urta ose orët, nimfat e pyllit, zanat dhe dragonjtë.
Atje, në fund të botës është pallati i Diellit. Ose shtëpia e Perëndisë në Tokë. Ai i udhëheq të gjitha këto qenie, të cilat janë midis pragut të botës së njerëzve dhe asaj të përjetshme. Sëmundjet enden nëpër tokë vetëm nëse kanë urdhër nga Perëndia. Ai u jep një listë me emrat e njerëzve të cilët duhet të sëmuren ose të kalojnë në botën tjetër. Edhe pse janë nën udhëheqjen e të plotfuqishmit, shpesh herë sëmundjet shfaqin karakter njerëzor. Atëherë ato harrojnë për listën dhe përhapen ngado.
Populli ynë na ka lënë një sistem të tërë me rite dhe rituale të ndryshme, të cilat kanë fuqinë të fitojnë mëshirën dhe simpatinë për të larguar të ashtuquajturat “gjyshe”, “halla” apo “motërza”. Sipas besimit popullor Perëndia i dërgon njerëzve sëmundje për t’i ndëshkuar për mëkatet që kanë bërë. Përpara se të hyjë në fshat sëmundja kthehet në grua plakë. Ajo ulet ose në çezmën e fshatit, ose në ndonjë pus, ose poshtë pemës dhe pret kalimtarët.
Flet me njerëzit, i pyet për familjet e atyre që janë në listën e mëkatarëve. E më pas niset për të mbaruar punën që i ka besuar Perëndia. Në shtëpinë e të sëmurit e presin me tavolinë të shtruar me ushqime të ndryshme dhe dhurata që t’i tërheqin vëmendjen. Në tavolinë duhet të ketë pite të lyer me mjaltë, verë dhe kripë. Të moshuarit tregojnë, se në kohë epidemie në çdo shtëpi zonjat e shtëpisë përgatisnin darkë me të gjitha ushqimet e nevojshme. Në vende të dukshme vendosin edhe këmishë të re, legen me ujë, krehër, sapun. Kështu kur të vijë sëmundja do të shikojë legenin me ujë dhe në fillim do të lahet, do të krihet dhe do të veshë rroba të reja. Më pas kur të ushqehet mirë do të ndryshojë mendje dhe nuk do të shkaktojë sëmundje te familja.
Similar topics
» Alarmi, toka po humbet pjellorinë.
» Zbulohet planeti me kushtet si Toka
» Çfarë na fsheh Toka, misteret e së shkuarës
» Një botë pa akull,Toka si ne epocen e Paleocenit?
» ''Magnetic Hill'',toka qe sfidon ligjet e fizikes
» Zbulohet planeti me kushtet si Toka
» Çfarë na fsheh Toka, misteret e së shkuarës
» Një botë pa akull,Toka si ne epocen e Paleocenit?
» ''Magnetic Hill'',toka qe sfidon ligjet e fizikes
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi