Kush e vrau mbretëreshën egjiptiane..?
Faqja 1 e 1
Kush e vrau mbretëreshën egjiptiane..?
Kush e vrau mbretëreshën egjiptiane..?
Shkencëtarët kanë analizuar mumjen e Hatshepsut, mbretëreshës së parë femër Egjiptiane. Në të gjithë historinë e faraonëve ajo është mbretëresha më e bukur që ka ekzistuar ndonjëherë dhe pikërisht mbi obsesionin e bukurisë, rezultoi dhe zbulimi i vdekjes së saj.
Sipas shkencëtarëve që kanë analizuar mumjen, ka rezultuar se mbretëresha ka vdekur për shkak të një kremi bukurie. Kulti i bukurisë dhe perfeksionit në Egjipt ishte aq i madh sa ka shkaktuar vdekje në masë dhe jo vetëm në rangjet e sovranëve, por dhe tek njerëzit e thjeshtë.
Mumja e mbretëreshës Hatshepsut, që i përket një epoke prej 3500 vitesh më pare, është dëshmi e shprehjes: “Bukuria vret”. Skuadrës së arkeologëve gjerman, të Universitetit të BON përveç meritave të zbulimit të mumjes, i është shtuar dhe një meritë shumë e madhe për zbulimin e shkakut të vdekjes së mbretëreshës.
Një tjetër mbretëreshë që është konsideruar dhe perëndia e kozmetikës dhe e bukurisë është Nefertiti. Nefer në gjuhën e lashtë egjiptiane do të thotë kozmetik. Sipas shkencëtarëve kremi i përdorur nga mbretëresha Hatshepsut përbëhej nga vaji i palmave, vaji i lajthive, katrani dhe benzopireni. Këta dy përbërësit e fundit mendohet t`i kenë shkaktuar kancer Hatshepsut
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi