Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Legjenda e kalit te Mbretit

Shko poshtë

Legjenda e kalit te Mbretit Empty Legjenda e kalit te Mbretit

Mesazh nga Rifat Fri Feb 17, 2012 12:26 pm


Legjenda fshatarit Vuzu,qe u be mbret

Legjenda e kalit te Mbretit 5+xhakson

Madungu-Buçu ishte një fshat i famshëm afrikan për kuajt e vet. Të gjithë ishin kuaj rrace dhe të mirë-trajnuar. Mbreti i fshatit kishte një kal bardhosh që e donte shumë dhe e thërriste Zeres. Një ditë për të treguar se sa shumë e donte, ftoi të gjithë banorët e fshatit dhe u tha:

- “Popull i Madungu-Buçut, dëgjomëni! Jam mbreti juaj dhe Zeres është kali im i dashur. Dua pra që të gjithë ju ta doni njëlloj si unë, dhe mjerë ai që një ditë do të më japi lajmin e ngordhjes së tij”.

Pas kësaj deklarate monarku i plotfuqishëm shpërndau popullin e mbledhur, u kthye në pallat, ndërsa Zeresin e çuan në stallën e vet.

Por pak më vonë ndodhi diçka e tmerrshme. Një gjarpër kafshoi kalin duke e lënduar për vdekje. Cili do të merrte përsipër vendimin e vështirë që të shkonte e t’i thoshte lajmin e hidhur mbretit? Askush nuk guxonte! Vetëm Vuzu, një ndër të mençurit e fisit, i cili ishte orator i jashtëzakonshëm, mori guximin që t’i fliste. Kërkoi taki me mbretin, dhe kërkesa e tij u bë e pranueshme. Sapo mbërriti pranë mbretit deklaroi:

- “Mbreti im, jeni monarku më i dashur dhe i respektuar, sepse jeni më i forti dhe më i zgjuari. Falë jush dhe dashurisë tuaj për kuajt, fshati ynë është i pasur dhe i lumtur”.

Mbreti u përgjigj:

- “Vuzu, gëzohem sa herë që më viziton, sepse gjithmonë më thua gjëra të zgjuara”.

- “Mbreti im” vazhdoi Vuzu. Ekziston një detaj të cilin dua ta theksoj. Ka të bëjë me kalin tuaj. Do doja mendimin tuaj për diçka që më tërhoqi vëmendjen. E pashë sot në një pozicion shumë të çuditshëm”.

- “Ç’pozicion të çuditshëm?” pyeti me kureshtje mbreti.

- “E pashë të shtrirë mbi bar, me sy hapur drejtuar qiellit. Ishte më i enjtur se herët e tjera dhe era që binte mblidhte miza”.

Mbreti u mendua pak dhe tha:

- “Vuzu, me aq sa kuptoj, kali im i shtrenjtë ka ngordhur?”.

- “Ju e bëtë diagnozën”.

Mbreti ra dakord me Vuzun dhe kështu në vend që ta ndëshkonte ashpërsisht, e bëri zv. Mbret. Qysh nga ajo ditë, i gjithë fshati mësoi mësimin e vet dhe nuk merr më risqe të cilat mund të lëndojnë. Përkundrazi, çdo njeri tregohet i kujdesshëm në të shprehur, aq më shumë kur do të thotë diçka të dhimbshme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi