Libri 5000 vjecar I Cing ose libri i ndryshimeve
Faqja 1 e 1
Libri 5000 vjecar I Cing ose libri i ndryshimeve
Libri 5000 vjecar I Cing
Është një ndër tekstet më të lashta Kineze dhe një ndër librat më të rëndësishëm të filologjisë botërore. Rrënjët e filozofisë së Lao Ce gjenden brenda këtij teksti. Ndikimi i tij nuk ishte i rëndësishëm vetëm në filozofi, por dhe në shkencë e politikë. Mendohet se I Cing ka moshë 5000 vjeçare. Ende nuk është bërë e ditur se cili është autori i veprës.
Thuhet se mësimdhënia e librit fillimisht u realizua nga perandori Fu Si. Rreth vitit 1150 para lindjes së krishtit, mbreti Uen dhe i biri i tij Cou e studiuan me kujdes mësimdhënien fillestare dhe në vazhdim shtuan disa komente.
Fillimisht I Cing ishte një koleksion vijash ku secila prej tyre kishte rëndësinë dhe kuptimin e vet. Për shembull, vija bashkuese (-) do të thoshte PO, ndërsa vijat ndarëse (- -) JO. Me kalimin e kohës të gjitha këto shenja (vija) u kombinuan midis tyre dhe u krijuan çifte.
Më vonë u shtua dhe një vijë tjetër dhe kështu u krijuan tetë trevija që konsiderohen si pasqyrim i çdo fenomeni qe shfaqet në Qiell dhe Tokë. Në gjuhën Kineze tetë trevijat quhen Pa kua, dhe lidhen me tetë forma natyrale, domethënë me Qiellin, Tokën, Vetëtimën, Drurin, Ujin, Hënën, Zjarrin, Diellin dhe Malin, gjithashtu edhe me anëtarët e një familjeje që përbëhet nga i Ati, e Ëma, tre Djemtë dhe tre Vajzat.
Në librin e ndryshimeve tetë trevijat kombinohen dy e dy dhe rezultojnë 64 forma të gjashtëvijave. Ato përfaqësojnë 64 situatat me të cilat mund të përballet njeriu në jetë. Këto situata janë sa subjektive po aq dhe objektive, domethënë përshkruajnë qëndrimin psikologjik të njeriut dhe ambjentit rrethues që ndodhet në një çast të caktuar.
Situatat në fjalë zakonisht përmbajnë elementin e ndryshimit, kështu që njeriu mund të kalojë nga njëra situatë në tjetrën, duke ndjekur disa Këshilla të cilat jepen nëpërmjet Librit të Ndryshimeve. I Cing përbëhet nga katër pjesë. Në pjesën e parë, jepen 64 gjashtëvijat. Në pjesën e dytë, komentohen gjashtëvijat. Në pjesën e tretë, komentohet çdo vijë e gjashtëvijave. Ndërsa në pjesën e katërt, përfshihen komente, vërejtje, dhe synime të I Cing-ut
Idetë qëndrore të kësaj pjese janë:
Esenca e universit ndodhet në lëvizje të vazhdueshme. Fenomenet që rezultojnë nga kjo lëvizje i nënshtrohen një ndryshimi të vazhdueshëm.
Kjo esencë shfaqet në botën e dukshme nëpërmjet elementeve të kundërt dhe shtesë.
Përparimet e universit janë ciklike. Të gjitha tentojnë të rikthehen në pikën nga e cila filluan.
E mira dhe e keqja janë relative.
Që një akt të jetë i mirë. Duhet të ndjek ligjet e universit.
Tetë trevijat janë: Cien Babai, Qielli, Forca Kun Mamaja, Toka, Urdhëri Cen Djali i I, Vetëtima, Lëvizja Sun Vajza e I, Druri, Kun Djali i II, Uji-Hëna, Rreziku Li Vajza e II, Zjarri-Dielli, Dritë Tui Vajza e III, Gëzim Ken Djali i III, Mali, Qetësia.
Në çdo trevijë vijat e vazhdueshme – janë të karakterit mashkullor (jang), ndërsa vijat ndarëse – - të atij femëror (jin). Jin-jangu përfaqëson të kundërtat shtesë të universit. Reflekton ekuilibrin perfekt të dy forcave të mëdha të Universit. Bëhet fjalë për një simbol perfekt që në realitet është vetëm një, ndërsa kur shfaqet në botë merr formë të dyfishtë.
Në çdo trevijë, vija e lartme lidhet me trurin, e dyta me shpirtin dhe e fundit me trupin. Domethënë secila vijë lidhet me një nga ato elemente që përbëjnë kompozimin e asaj që quajmë njeri. Pak më lart thashë se nëse lidhim tetë trevijat me anëtarët e një familjeje do të analogojnë tek babai, nëna, tre djemtë dhe tre vajzat, domethënë në 4 meshkuj dhe 4 femra.
Kjo vërteton se elementi mashkullor ekziston në të njëjtë përqindje me atë femëror. Vërejmë gjithashtu se kryefamiljarët babai dhe nëna, mashkull dhe femër përkatësisht simbolizohen nga tre vija bashkuese dhe tre vija ndarëse respektivisht. Ndërsa secili nga fëmijët ndiqet nga vija bashkuese dhe ndarëse, gjë që do të thotë se përbëjnë situata ndërmjetëse, kanë karakteristika femërore dhe mashkullore njëkohësisht.
Situata ndërmjetëse në të cilën ndodhen fëmijët simbolizon situatën në të cilën ndodhet njeriu i sotëm, i cili thirret ta tejkalojë. Pra jetojmë në situatën e EKZAGJIRIMIT dhe MUNGESËS. Me qëllim shmangien e këtyre të dyjave dhe arritjen e harmonisë, njeriu duhet të veprojë drejt.
Akt i drejtë do të thotë të ndjekësh rrugën e qendrës, të veprosh në bazë të trurit, të kryesh detyrën tënde, të vetësakrifikosh, të japësh pa pritur të shpërblehesh. Akti i Drejtë përbën rrugën e vetme për të ndihmuar njeriun të progresohet dhe të ekzekutojë drejtësisht rolin e tij si njeri. Siç është e ditur Buda arriti në dritë kur zbuloi keto të vërteta:
Dhembja është e pashmangshme
Shkaku i dhembjes është se njeriu beson në të vërtetat iluzionare.
Eleminimi i dhembjes do të vijë kur nëpërmjet Aktit të Drejtë do t’i japim më shumë rëndësi shpirtit të pavdekshëm, se sa trupit që një ditë do të tretet.
Eleminimi i dhembjes realizohet nëpërmjet ndjekjes së zigzageve të mëposhtme:
Perceptimeve të Drejta – Kun = Është stadi nga i cili marrim dije, përvoja dhe fillojmë të bëhemi më të ndërgjegjshëm, në këtë mënyrë hyjmë në rrugën e përparimit për përmirësimin e vetvetes. Roli ynë është pasiv, pranojmë gjëra, nuk kemi filluar ende të japim. Prandaj dhe lidhet me elementin femëror, ku një nga karakteristikat e tij është pranueshmëria.
Vendimeve të Drejta – Cen = Në këtë stad fillojmë të zbatojmë ato që mësuam. Teoria bëhet praktikë, siç duket nga vija e poshtme që siç e ripërmenda, është vija që përfaqëson trupin.
Fjalimeve të Drejta – Kan = Në këtë stad fillojmë të transmetojmë dijet tona tek të tjerët. Dashuria për njerëzit tanë na bën t’u mësojmë ato që dimë.
Sjelljeve te Drejta – Tui = Këtu ndodhemi në fillim të mirëkuptimit, të papërqëndrimit dhe ndryshimit të botës ku jetojmë. Është stadi, ku nevojitemi mësimdhënien e të diturve/mençurve, të atyre që dinë më shumë se ne.
Mjeteve të Drejta te Jetesës – Ken = Siç duket nga vija e sipërme, është stadi kur fillojmë të gjejmë ato mësimdhëniet që përmendëm më lart. Bota jonë e dijes tashme është zhvilluar.
Përpjekjes së Drejtë – Li = Tashmë në këtë stad kemi identifikim teorie dhe praktike, veprimet tona janë pasqyrë e ideve tona. Këtu pra zbatojmë Aktin e Drejtë.
Përqëndrimit të Drejtë – Cien = Harmoni e plotë midis trupit – shpirtit dhe trurit.
Similar topics
» Libri ne forum....
» Libri i ligjit
» Buzuku dhe libri i parë shqip
» Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem
» Libri ''Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t
» Libri i ligjit
» Buzuku dhe libri i parë shqip
» Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem
» Libri ''Lidhjet sekrete të CIA-s me UFO-t
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi