Njerëzit evropianë të Epokës së Gurit zbuluan Ameriken para 10 mijë vjetesh.!
Faqja 1 e 1
Njerëzit evropianë të Epokës së Gurit zbuluan Ameriken para 10 mijë vjetesh.!
Njerëzit evropianë të Epokës së Gurit zbuluan Ameriken para 10 mijë vjetesh.!
Të dhënat e reja arkeologjike nxjerrin supozimet se Amerika për herë të parë është zbuluar nga njerëzit evropianë të Epokës së Gurit, 10 mijë vjet para se paraardhësit siberianë të indianëve amerikanë të shkelnin Botën e Re.
Një seri mbresëlënëse e disa mjeteve të punës të stilit evropian nga guri, të vjetra mes 19 mijë dhe 26 mijë vjet, janë zbuluar në gjashtë lokalitete përgjatë bregdetit lindor të SHBA-së. Tri nga zonat gjenden në Gadishullin Delmarva në Merilend dhe janë zbuluar nga arkeologu Dr. Darrin Loveri i Universitetit të Delaverit. Një gjendet në Pensilvani dhe tjetra në Virxhinia.
E gjashta është zbuluar nga një peshkatar afër bregdetit të Virxhinias, në atë, që në kohërat parahistorike do të duhej të kish qenë tokë e thatë.
Këto janë zbulimet më të rëndësishme arkeologjike të bëra në disa dekada- dhe pritet që të ndihmojnë të kuptojmë se si është përhapur njerëzimi në glob.
Ngjashmëritë në mes të mjeteve të gurit të bregut lindor të SHBA-së dhe të Evropës nga Epoka e Gurit janë vërejtur edhe më herët. Por, të gjitha zbulimet e mjeteve evropiano-amerikane, të nxjerra para zbulimeve të fundit, ishin 15 mijë vjet të vjetra, shumë kohë pasi që evropianët e Epokës së Gurit, kishin pushuar së bëri artefakte të tilla.
Shumica e arkeologëve, prandaj kanë hedhur poshtë çdo mundësi të ndonjë lidhjeje. Por, zbulimet e reja janë të vjetra 26 mijë deri në 19 mijë vjet- dhe prandaj janë virtualisht identike me materialin perëndimor evropian. Për më tepër, analizat kimike, të kryera në vitin e kaluar në një thikë nga guri të stilit evropian, të gjetur në Virgjinia në vitin 1971, kanë gjetur se ajo ishte nga një gur stralli me origjinë franceze.
Profesori Denis Stanford, i Institutit Smithsonian në Uashington dhe profesori Brus Bredli i Universitetit të Ekseterit, dy arkeologët kryesorë që kanë analizuar të gjitha provat, po sugjerojnë se njerëzit e Epokës së Gurit nga Evropa Perëndimore kanë emigruar në Amerikën Veriore në kulmin e Epokës së Akullit duke udhëtuar (mbi sipërfaqen e akullt, ose me barkë) përgjatë skajeve të ngrira të pjesës veriore të Atlantikut.
Ata po i paraqesin detajet e reja në një libër të ri -Përgjatë Atlantikut të Akullt- që u publikua këtë muaj. Në kulmin e Epokës së Akullit, rreth tre milionë milje katrorë në Atlantikun verior qenë mbuluar me akull pothuajse gjatë gjithë vitit. Megjithatë, zonat ku ndryshonin stinët, aty ku hapej akulli, dhe fillonte oqeani, mund të shërbenin si burim tepër i madh ushqimi, meqë kishte zogj shtegtarë, peshq dhe specie tashmë të zhdukura të hemisferës veriore, që ngjanin me pinguinët- aukët e mëdhenj.
Stenford dhe Bredli kanë argumentuar për kohë të gjatë se njerëzit e Epokës së Gurit kanë qenë të aftë që të bëjnë udhëtimin përmes Atlantikut të akullt, por deri tash ka pasur dëshmi të pakta krahasuese që do të mbështesnin mendimin e tyre.Por, materialet e gjetura në Merilend, Virxhinia dhe bregun lindor të SHBA-së si dhe analizat kimike të thikës së strallit të Virxhinisë kanë nisur të transformojnë situatën.
Tani arkeologët kanë filluar të hulumtojnë dhjetëra zona në Tenesi, Merilend dhe madje edhe në Teksas dhe këto zona pritet që të ofrojnë dëshmi tjera. Një argument tjetër thelbësor për propozimet e Stanfordit dhe Bredlit është mungesa komplete e aktiviteteve njerëzore me Siberinë veri-lindore dhe në Alaskë para 15 mijë e 500 vjetësh. Nëse njerëzit e Merilendit dhe njerëzit tjerë të bregut lindor, të 26 mijë deri 19 mijë vjetëve më parë, do të kishin ardhur nga Azia, dhe jo Evropa, do të shfaqeshin në këto zona veriore, por nuk është gjetur asnjë dëshmi.
Edhe pse evropianë solutreanë mund të kenë qenë amerikanët e parë, ata janë në disavantazh të madh me indianët me origjinë aziatike, që hynë në Botën e Re përmes Ripit të Beringut, ose përmes zinxhirit të ishujve Aleutian pas 15 mijë e 500 vjetësh. Përderisa solutreanët kishin një periudhë prej 4500 vjetësh të Epokës së Akullt për të kryer aktivitetin e tyre të migrimit, indianët me origjinë aziatike kanë pasur 15 mijë vjet në dispozicion për ta bërë këtë. Për më tepër, dy të tretat e pjesës së fundit të kësaj periudhe të gjatë 15 mijë vjetëshe ishin klimaterikisht shumë më të favorshme dhe më të qëndrueshme dhe për këtë arsye një numër i madh i aziatikëve migruan.
Si rezultat i këtyre faktorëve, amerikanët vendës me origjinë nga Evropa ose janë absorbuar nga të ardhurit e rinj ose janë asimiluar nga ta, qoftë fizikisht, qoftë përmes luftës për ushqim. Disa shënime gjenetike të Epokës së Gurit të evropianëve perëndimorë thjesht nuk ekzistojnë në Azinë veri-lindore, por të tilla ka në mesin e grupeve veriore të indianëve të Amerikës. Testet shkencore të ADN-së antike, të nxjerra nga skeletët e vjetra 8 mijë vjeçare nga Florida kanë zbuluar një nivel të lartë të shenjave të mundshme gjenetike me origjinë të mundshme evropiane.
Po ashtu, ekziston një numër i vogël i izoluar i grupeve vendëse amerikane, gjuha e të cilëve duket se nuk ishte e lidhur në asnjë mënyrë me atë të popujve indianë me origjinë aziatike. Por, masa më e madhe e dëshmive duket se vjen nga nënoqeani- në shumicën e zonave, kur solutreanët kishin ikur nga akulli për të gjetur tokën e thatë. Zona nënujore që është identifikuar- falë gërmimit me një ekskavator- pritet të ekzaminohet në detaje këtë verë
nga David Keys, The Independent
http://spyghana.com/world-news/america/new-evidence-suggests-stone-age-hunters-from-europe-discovered-america/
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi