Kennedy kerkoi sqarime mbi UFO-t nga CIA 10 dite para se te vdiste
Faqja 1 e 1
Kennedy kerkoi sqarime mbi UFO-t nga CIA 10 dite para se te vdiste
Kennedy kerkoi sqarime mbi UFO-t nga CIA 10 dite para se te vdiste
Nje leter jo e mbuluar nga sekreti eshte shkruar nga John F Kennedy drejtuar zyrtareve me te larte te CIA, tregon se presidenti i SHBA-se ka kerkuar te informohet mbi faktet qe kishin te benin me UFO-t vetem 10 dite para se te vritej. Referimi per ufot permbahet ne brendesi te nje prej dy letrave te shkruara nga JFK me teme aktivitetet paranormale ne daten 12 Nentor 1963, te cilat jane publikuar nga CIA per here te pare. Lester William autori i scoop-it konfirmoi se CIA i ka leshuar keto dokumenta bazuar ligjit mbi Freedom of Information Act, fill pas kerkeses se tij specifike per kete rast. Ky lajm menjehere eshte publikuar nga rrjetet e medha mediatike amerikane duke filluar nga ABC.
Sipas Lester nje prej shqetesimeve te presidentit Kennedy ishte se shume prej UFO-ve te sinjalizuar mbi Bashkimin Sovjetik mund te keqkuptoheshin dhe merreshin si provokim i SHBA-se, duke bere te mendojne per teknologji spiune amerikane dhe duke sjelle shqetesim per kolosin sovjetik. “Mendoj se kjo ishte nje nga arsyet per te cilen donte t ekishte dore te lire ne NASA, ne menyre qe t’u thoshte sovjetikeve – Shikoni, se nuk jemi ne, ne nuk hyjme fare ne ate mes dhe nuk duam t’ju provokojme” perfundon Lester.
Por mbeshtetesit e teorive konspirative thone se dokumentat shtojne interesin mbi nje tjeter dokument te perfolur, me pseudonimin ‘shenimi i djegur’, dokument i cili pretendohet te jete marre nga nje hetues UFO ne vitet 1990. Dokumenti, i cili ka shenja djegieje, pretendohet t’i jete postuar hetuesit UFO Timothy Cooper ne 1999 nga nje burim i panjohur i CIA, por qe nuk eshte verifikuar asnjehere.
Ne nje shenim derguar sebashku me dokumentin, burimi konfidencial thote se ka punuar per CIA midis 1960 dhe 1974 dhe ka shpetuar kete shenim nga djedia qe po u behej dokumentave sekrete dhe sensitive gan CIA. Shenimi pa date permban nje reference mbi ‘Lancer’, pseudonim ky per JFK nga ana e CIA. Ne faqen e pare, drejtori i CIA-s shkruante: ‘Siç e dini, Lancer ka bere disa pyetje mbi sherbime tonat, te cilat nuk mund te zbulohen. ‘Ju lutem dergoni mendimet tuaja jo me vone se Tetori. Veprimi juaj eshte kritik per mbijetesen e grupit tone.’
Pronari aktual i ‘shenimit te djegur’, qe e bleu nga Timothy Cooper ne 2001 tregoi ne AOL News se ai tregon se kur JFK beri pyetje mbi UFO-t, CIA ‘e bllokoi’. Hetuesi UFO Robert Wood tha se ka analizuar letren ne fjale, moshen e bojes, shenimet, llojin e shkronajve dhe shenja te tjera. Ai tha: ‘Une punesova nje kompani forense (qe analizon provat siç i ben policia) qe te kontrollonte moshen e bojes dhe detaje te tjera per te gjetur daten, duke perdorur te njejtat teknika qe perdoren ne gjykate gjate çeshtjeve gjyqesore.’
Natyrisht qe lajmi qe paraprim vetem pak vrasjen e Kennedy ka ndezur fantazite konspirative me te çmendura, dhe ka hapur nje rruge te re, ate te vrasjes per motiv jashtetokesor. Gjithçka ka te beje me JFK ngacmon idete e komploteve nderkombetare. Gjithsesi letrat deshmojne nje fakt tashme te njohur, presidentet amerikane ishin ne dijeni te fenomenit ufo, dhe kerkonin llogari mbi te por pa patur ndonjehere shpjegime.
Perveç ketyre ne qiejt sovjetike dhe amerikane fluturonin objekte te paidentifikuara qe armiku shpjegonte si tentativa spiunazhi por qe deri sot nuk kane marre shpjegim. Dhe eshte dikush qe pretendon se arkivat e KGB qe jane akoma sekret permbajne informacione akoma me te nxehta. Por per fat te keq, nuk egziston akoma nje Freedom Act rus. Deri tani.
xhemajl- Numri i postimeve : 6
Points : 17
Reputation : 1
Join date : 01/03/2012
Similar topics
» Zogjtë e ndjejnë tornadon një ditë para
» Kennedy parashikoi krizen e sotme Globale
» Origjina e simboleve që i përdorim çdo ditë
» Në dhjetor 3 ditë errësirë në Tokë?
» “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite
» Kennedy parashikoi krizen e sotme Globale
» Origjina e simboleve që i përdorim çdo ditë
» Në dhjetor 3 ditë errësirë në Tokë?
» “21.12.2012: Ekstazë apo Katastrofë” dhe pak dite
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi