Legjenda arabe per tregtarin e devotshem...
Faqja 1 e 1
Legjenda arabe per tregtarin e devotshem...
Legjenda për një tregtar, një njeri nga të devotshmit.
I porositte punëtorët e tij në lokal, që klientëve t’iu tregojnë të metat e mallit, nëse eventualisht kishin ndonjë të metë.
Një ditë prej ditësh erdhi një Jehudi dhe bleu një rrobë me defekt, ndërsa pronari i lokalit nuk ishte prezent.
Punëtori tha: Ky është Jehudi, nuk na intereson nëse ia japim me defekt.
Erdhi pronari i lokalit dhe e pyeti për petkun me defekt, e punëtori tha: “Ia shita një Jehudie për 3.000 dirhem dhe nuk e njoftova për defektin e mallit”.
Pronari pyeti: Ku është ai?
U përgjigj: Ai u kthye me karavanin.
Pronari morri të hollat me vete dhe i shkoi pas karavanit derisa e zuri pas disa ditëve.
I tha Jehudit: O ti! Ke blerë një rrobë kështu e kështu, ndërsa ajo rrobë ka një të metë; merri paratë e tua dhe ma kthe rrobën.
Jehudi e pyeti: Çka të shtyu ta bësh këtë?
Tregtari i devotshëm i tha: Islami! I Dërguari ynë ka thënë: “Kush na mashtron nuk është prej nesh.”
Jehudiu ia ktheu: Dirhemët me të cilat pagova ishin falso; atëherë merri 3.000 dirhem origjinale, e po të shtoj edhe më shumë se kaq dhe tha: “Nuk ka Zot tjetër pos Allahut dhe se Muhammedi, alejhi selam, është i dërguar i Tij”.
Të kapurit për mësimet e fesë Islame është metoda më e mirë për përhapjen e tij, dhe përmirësimin e kuptimit të tij tek jo-muslimanët.
Kujdesu për emanetin dhe sinqeritetin me muslimanët dhe jo-muslimanët.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi