Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Filozofet greke,Herakliu

Shko poshtë

Filozofet greke,Herakliu Empty Filozofet greke,Herakliu

Mesazh nga Rifat Fri Mar 30, 2012 9:23 am


Virtyti dhe Ligesia





Filozofet greke,Herakliu Herkuli


Nuk besoj të ketë njeri në këtë botë që të mos ketë dëgjuar për heroin më të famshëm të antikitetit Grek, Herakliun. Bëmat e tij kanë pushtuar për vite me rradhë faqet e mijëra librave por dhe miliona ekrane televizive në mbarë botën.

Mirë po, cili ishte ky Herakliu, para se të bëhej ky që njohim sot (simbol i denjë i mirësisë, zemërgjerësisë, zotësisë, por mbi të gjitha i vetësakrifikimit)? Herakliu ishte padyshim një krijesë e veçantë nga të tjerat për sa i përket fizikut dhe fuqisë së brendshme që zotëronte, por jo sjelljes ndaj njerëzve (dashuronte dhe urrente si çdokush).

Ndodh që njerëz të tillë, duke qenë të vetëdijshëm për atë ç’ka janë, shndërrohen në arrogantë, mospërfillës, për të mos thënë të pashpirt. Gjë që nuk ndodhi kurrë në rastin e heroit të madh Grek. A e dini se si heroi i madh vendosi t’i përkushtohej njerëzimit? Ja disi kështu…

Dikur, kur Herakliu ishte ende i ri dhe gjithë gjallëri, qe ulur në një udhëkryq të qetë dhe mendonte se cilën rrugë duhej të zgjidhte në jetë. Rrugën e betejës dhe të humanizmit apo atë të argëtimit dhe kënaqësisë.

Atë çast iu duk sikur iu afruan dy gra. Njëra ishte e veshur thjeshtë, pa zbukurime të tepërta , ndërsa tjetra ishte e veshur bukur, mbuluar me gurë të çmuar. E dyta i foli e para:

- “Herakli, je njeriu më i fuqishëm në tokë. Mund të kesh ç’të duash, pa punuar kurrë. Në qoftë se më ndjek, rruga e jetës tënde do të jetë shumë e lehtë dhe e bukur. Do jetosh gjëra të mrekullueshme pa mund e punë”.

- “Cila je ti?”, e pyeti Herakliu.

- “Miqtë e mi më thërrasin Lumturi, ndërsa armiqtë e mi Ligësi”, iu përgjigj ajo.

Në atë kohë, iu afrua edhe gruaja tjetër.

- “Herakli”, i tha. “Më quajnë Virtyt. Në qoftë se ndjek rrugën time, jeta jote do të jetë e mbushur me mundime, beteja por dhe vepra të mira. Me fuqinë që të dhanë zotat mund të ndihmosh njerëzit në nevojë, dhe si shpërblim ata do të të duan dhe nderojnë si Zot”.

Pasi qëndroi për disa çaste i heshtur, Herakliu (me ndihmën e fuqisë së brendshme shpirtërore) vendosi të qëndronte në krahun e njerëzve në nevojë. Kështu, pra, zgjodhi rrugën e Virtytit, gruas së dytë.

Ti, e ke zgjedhur rrugën e jetës tënde? Në qoftë se jo, KURRË NUK ËSHTË VONË!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi