Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem

Shko poshtë

Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem Empty Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem

Mesazh nga SHKELBA Fri Apr 20, 2012 9:57 pm


Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem


Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem Domesday-book

Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem Bayeux_Tapestry_WillelmDux

Uilliami,duka i Normandise (nje krahine ne France),pushtoi Angline ne vitin 1066.Nentembedhjete vjet me vone,ai dha urdher qe te behej nje sondazh ne mbreterine e tij te re.Regjistrimi i ketij sondazhi mori emrin libri Domesday.Ai eshte ende nje nga dokumentimet me te rendesishme historike te Anglise.Perse?

Uilliami zbarkoi afer Hastingsit,Angli,ne shtator te vitit 1066.Po ketu,me 14 tetor,ai mundi ushtrine angleze te mbretit Harold,i cili u vra.Diten e krishtlindjeve te po atij viti,Uilliami,qe me vone mori emrin Pushtuesi,u kurorezua ne Abacine e Uestminsterit ne Londer.Si do tia benin anglezet nen sundimin e ketij mbreti te ri?

Kryqezata e Uilliamit

Uilliami sugjeroi qe papa ta deklaronte pushtimin e tij si kryqezate,duke i premtuar ne kembim papes me shume kontroll mbi kishen angleze te pabindur ndaj papes.Ai pranoi me gatishmeri.Sic shkruan profesor Dejvid C.Dagllasi,ky ishte ''nje triumf diplomacie''per Uilliamin.Nje historian tjeter i shquar,Xhorxh M.Treveljani,ne librin e tij ''HISTORY of ENGLAND'',arrin ne perfundimin se ''flamuri dhe bekimi papnor ishin nje pasuri e leverdisshme ne nje sipermarrje qe perndryshe do te dukej me teper si grabitje e armatosur sesa nje kryqezate.''

Sondazhi i madh

Mbreti Uilliami i I beri kerdine ne veri te vendit dhe shpopulloi territore te medha.''Edhe duke pasur parasysh standartin mjaft mizor te asaj kohe,-shkruan Trever Rouli,ish kujdestari i trupit mesimor te Universitetit te Oksfordit,-shkretimi i veriut (1068-70) mund te cilesohet si barbar.'' Ne kohen e Uilliamit kishte kryengritje te vazhdueshme dhe ushtria e tij,qe numeronte 10 mije a me pak,jetonte ne mes te nje popullsie armiqesore prej ndoshta 2 milionesh.Pak nga pak,normanet ndertuan mbi 500 fortifikata ne mbare vendin,nga te cilat me e famshmja eshte Kulla e Londres.

Ne dhjetor te vitit 1085,19 vjet pas pushtimit te tij,Uilliami qendroi pese dite me zyrtaret e oborrit ne Gloster te Anglise duke planifikuar nje sondazh ne mbare vendin,me perjashtim te Londres dhe te Uincesterit.Ne fillim te vitit pasues,te ngarkuarit e oborrit u derguan njekohesisht ne secilen prej shtate krahinave per te pyetur perfaqesuesit e krahinave dhe per te vleresuar pasurine e vendit.
Mbretit i duhej te mblidhte fondet per te mbajtur ushtrine e vet.Gjithashtu duhej te zgjidhte edhe mosmareveshjet per pronesine e tokave.Permbushja e ketyre synimeve,do te krijonte mundesi qe banore nga Normandia dhe pjese te tjera te Frances te shpernguleshin ne Angli dhe keshtu te ruhej epersia e normaneve.

''Dita e gjykimit''

Shume shpejt pas fitores se tij mbi Angline,mreti Uilliam ua kaloi baroneve norman pronat e fisnikeve angleze.Sondazhi qe Uilliami beri ne Angli,zbuloi se gjysma e pasurise se te gjithe vendit ne ato kohe ishte ne duart e me pak se 200 burrave,vetem 2 prej te cileve ishin angleze.Shume prej pak a shume 6.000 nenqiramarresve angleze,nuk kishin nga tia mbanin vecse te paguanin qe te mund te banonin ne tokat qe me te drejte i kishin te tyret par vitit 1066.Kurse te varferit dhe te shpronesuarit rropateshin per buken e gojes.

Ky regjistrim vulosi si te ligjshme marrjen e pronave nga normanet.Gjithashtu,per te vendosur taksa,ai beri te mundur rivleresimin e tokave dhe te shtepive te marra hua,si edhe te pyjeve e te lendinave.Sikur edhe vetem nje kafshe te kishin,nje ka,nje lope ose nje derr,ajo do te regjistrohej.Anglezet e shtypur ishin te shqetesuar per kete regjistrim pasi nuk kishin te drejten te ngrinin zerin.Ata e krahasuan kete sondazh te madh me ''Diten e Gjykimit'' ose sic thuhet ne anglisht ''Domesday.'' Prandaj,me vone ai mori emrin sondazhi i librit Domesday.

Libri Domesday perbehet nga dy vellime dhe eshte shkruar latinisht ne pergamene.Libri i madh Domesday,me format me te madh,ka 413 flete;kurse libri i vogel Domesday ka 475 flete me format me te vogel.Ai mbeti i paperfunduar kur Uilliami vdiq ne vitin 1087.Si u arrit te behej e gjithe kjo brenda nje viti?

Normanet trasheguan nga anglezet disa hollesi te dokumentuara zyrtarisht te pronareve dhe te qiramarresve,si edhe regjistrime fiskale dhe taksore.Mbi keto baza,normanet pastaj bene vleresime te reja taksash duke derguar zyrtare ne cdo krahine per te bere nje pyetesor publik.

(Libri i madh Domesday permbante lista te shkurtuara te pronave te taksueshme,kurse listat e librit te vogel Domesday mbeten te pashkurtuara dhe nuk u perfshine ne vellimin e madh.)

Libri sot

Gjate mesjetes,libri Domesday shpesh udhetonte bashke me familjen mbreterore.Ne fillim perdorej kryesisht per te vendosur mbi pronesine e tokave.Megjithate,ne shekullin e 18-te,ser Uilliam Bllekstouni,juristi i shquar anglez,e perdorte per te vendosur mbi te drejten e disa qiramarresve per te votuar.Eshte ruajtur ne vende te ndryshme,por tani gjendet ne Arkivin Kombetar te Mbreterise se Bashkuar.

Me rastin e 900 vjetorit te tij ne vitin 1986,u be perseri lidhja e tij ne pese vellime.Nje perkthim i rishikuar ne anglisht,eshte i disponueshem per studiuesit dhe historianet.BBC-ja e quajti ''dokumenti baze i arkivit kombetar dhe.....ende i vlefshem si prove e te drejtes se pronesise se tokes''.Ne vitin 1958,u perdor per te vertetuar te drejten e nje qyteti te lashte per te pasur pazarin e tij.
Arkeologet vazhdojne ti referohen librit Domesday per te gjetur ku ndodheshin vendbanimet angleze dhe normane.Ai mbetet nje burim informacioni me vlere unike qe hodhi bazen per zhvillimin e kombit angleze.

Libri i Dites se Gjykimit,nje regjistrim i jashtzakonshem Uk_east-anglia
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi