Legjendat e popujve mbi Permbytjen e Madhe
Faqja 1 e 1
Legjendat e popujve mbi Permbytjen e Madhe
Legjendat e popujve mbi Permbytjen e Madhe
Greke
Zeusi dergoi nje permbytje per te shkaterruar njeriun e Epokes se Bronzit. Prometeusi lajmeroi birin e tij Deukalionin qe te ndertonte nje arke. Te gjithe qeniet e tjera njerezore u zhduken pervec disave te cilet u fshehen neper male te larta. Malet ne Thesali u ndane nga njeri tjetri dhe e gjitha bota pertej Istmit dhe Peloponezit u trondit.
Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra (vajza e Epimeteusit dhe e Pandores) mbasi lundruan ne arke per nente dite dhe nete zbriten ne Parnas. Kur pushoi shiu Deukalioni beri nje sakrifice per nder te Zeusit, Perendise se Shpetimit. Mbas kerkeses se Zeusit ai hodhi gure pas kokes se tij dhe ato u bene burra ndersa guret qe hodhi Phyrra u bene gra. Ja pse njerezit jane quajtur Laoi, nga laas “gur”
Rraca e pare e njerezve u shkaterrua komplet pasi ata ishin shume te persosur. Rrjedhat e thellesive dolen ne siperfaqe, shiu ra me rrebesh dhe lumenjte e detet u fryne deri sa mbuluan token duke vrare gjithe gjallesat.
Deukalioni mbijetoi per hir te kujdesit dhe devocionit te tij te madh dhe u be hallka lidhese midis rraces se pare dhe te dyte njerezore. Ne arken e madhe ai ngarkoi gruan e tij, femijet dhe gjithe kafshet. Kafshet erdhen tek ai dhe me ndihmen e Zotit ato u treguan miqesore pergjate gjithe permbytjes. Ujrat e permbytjes iken neper nje te care te hapur ne Hierapolis.
Nje version me i vjeter i historise treguar nga Hellanicus e vendos zbritjen e arkes se Deukalionit ne Malin Othrys ne Thesali. Ndersa nje tjeter e vendos zbritjen ne nje maje mali, mbase Phouka ne Argolis e cila me pas u quajt Nemea.
Megarianet thone se Megarus, i biri i Zeusit i shpetoi permbytjes se Deukalionit duke notuar per ne drejtim te majes se Malit Gerania, i drejtuar per aty me ndihmen e klithmave te lejlekeve.
Nje permbytje me e hershme raportohet te kete ndodhur ne kohen e Ogyges, themeluesi dhe mbreti i Tebes. Permbytja mbuloi gjithe boten dhe ishte kaq shkaterruese sa vendi mbeti pa mbret deri ne mbreterine e Kekropsit (Cecrops)
Nannacus, mbreti i Frigjise ka jetuar ne kohet perpara Deukalionit dhe parashikoi qe ai dhe populli i tij do zhduken nga permbytja qe do vinte. Ai dhe frigjianet vajtuan me hidherim dhe nga ketu ka dale dhe proverba “Te lotosh si (per) Nannacus.” Mbasi permbytja shkaterroi njerezimin, Zeusi urdheroi Prometeusin dhe Athinen qe te ndertonin imazhe prej balte dhe Zeusi beri ererat qe t’i jepnin jete atyre. Vendi ku i krijuan qeniet quhet Iconium.
”Shume permbytje kane dnodhur pergjate nente mije vjeteve” qe nga koha kur Athina dhe Atlantida kane qene te shquara. Shkaterrimi nga zjarri dhe katastrofa te tjera ka qene po ashtu i zakonshem. Ne keto permbytje, uji u ngrit qe nga poshte duke shkaterruar qytete dhe banoret e saj por jo banoret neper male. Permbytjet, sidomos permbytja e trete perpara Deukalionit mori me vete pothuajse pjesen me te madhe te tokes pjellore te Athines.
Arcadian
Dardani (Dardanus), mbreti i pare i Arkadias u perzu nga vendi i tij prej nje permbytje te madhe e cila mbuloi tokat e ulta duke i bere ato te papershtatshme per mbjellje. Njerezia gjeti strehe neper malet e larta por ata shume shpejt vendosen qe toka e mbetur nuk mjaftonte per te gjithe. Disa ndejten me Dimasin, djalin e Dardanit, si mbreti i tyre; Dardani udhehoqi pjesen e mbetur per ne ishullin e Samothrakes.
Samothraka
Deti u ngrit kur penda qe ndante Detin e Zi nga Mesdheu u shemb duke leshuar ujrat nga Deti i Zi me nje terbim te madh qe rrafshoi nje pjese te brigjeve te Azise dhe tokat e ulta te Samothrakes. Te mbijetuarit ne Samothrake u terhoqen neper malet dhe u luten per shpetim. Mbasi shpetuan ata ndertuan monumente dhe altare ne te cilat vazhduan sakrificat pergjate shekujve. Peshkataret edhe sot e kesaj dite vazhdojne te nxjerrin me rrjetat e tyre pjese kollonash, shenja te qyteteve qe u permbyten dhe sot gjenden ne fund te detit.
Romaket
Jupiteri, i zemeruar me menyrat djallezore te njerezimit vendosi ti shkaterronte. Ai ishte gati ta digjte token por duke menduar se ne kete menyre mund ti vinte flaken dhe qiellit, ai vendosi qe ta permbyste token. Me ndihmen e Neptunit ai krijoi stuhi dhe termete per te permbytur cdo gje pervec majes se Parnasit (Parnassus) ku Deukalioni dhe gruaja e tij Phyrra gjeten strehe. Duke vleresuar perkushtimin e tij, Jupiteri i lejoji te jetonin dhe terhoqi permbytjen. Deukalioni dhe Phyrra sipas keshilles se nje orakulli ripopulluan token duke hedhur gure mbrapa kraheve; sejcili nga guret u shnderrua ne njerez.
Njeri nga mbreterit e Albes (i quajtur Romulus, Remulus ose Amulius Silvius), u vetshpall perendi ne te njejtin rang ne mos me lart se vete Jupiteri. Ai shpiku makineri qe te imitonin bubullimat dhe vetetimat dhe i urdheroi ushtaret e tij qe te krijonin bubullima te verteta duke goditur mburojat e tyre. Per kete mungese respekti te treguar prej tij, shtepia dhe ai vete u shkaterruan nga nje shkreptime gjate nje stuhie te papare. Liqeni Alban u fry dhe permbyti pallatin e tij. Mund te shikohen ende rrenojat kur ujrat e liqenit jane te kthjellta dhe te qeta.
Skandinavet
Oden, Vili dhe Ve luftuan dhe munden gjigandin e madh te akullit Ymir dhe ujrat e akullta nga plaget e tij permbyten pjesen me te madhe te Rimes Gjigande. Gjigandi Bergelmir iku sebashku me gruan dhe femijet e tij me nje anije te bere nga trungu i gerryer i nje peme. Prej tyre lindi dhe rraca e viganeve te ngrire. Trupi i Ymir u shnderrua ne boten qe jetojme ne sot. Gjaku i tij u shnderrua ne oqeanet.
Gjermanet
Nje morr dhe nje plesht ishin duke fermentuar birre ne nje levozhge veze. Morri ra brenda dhe u dogj. Kjo e beri pleshtin te lotonte, kjo beri deren te kerciste, kjo beri fshesen te pastronte, kjo beri karrocen te vraponte, kjo beri hirin te digjej, kjo e beri pemen te dridhej, kjo beri vajzen te thyente shtamben me uje dhe kjo beri burimin te gufonte. Dhe ne ujrat e burimit u mbyt cdo gje. [Grimm 30]
Keltet
Qielli dhe Toka ishin gjigande dhe Qielli shtrihej siper Tokes; ne kete menyre femijet e tyre ishin strukur midis dhe femijet dhe nena e tyre nuk ishin te mjere dhe ne erresire. Me trimi nga vellezerit udhehoqi vellezerit e tjere qe te prisnin qiellin ne disa pjese. Nga kafka e tij ata bene steren. Rrjedhja e gjakut krijoi nje permbytje te madhe e cila vrau gjithe njerezimin pervec nje cifti te cilet u shpetuan nga nje anije e bere me bujari nga nje Titan.
Ujrat mbushen humnerat duke u shnderruar ne oqeane. Djali i cili udhehoqi masakren e Qiellin ishte nje Titan dhe ai u be mbreti i tyre por Titanet dhe perendite e urrenin njeri tjetrin dhe mbreti i Titaneve u rrezua nga froni i tij nga vete i biri i cili kishte lindur perendi.
Uellsi
Liqeni i Llionit u fry duke permbytur te gjitha tokat. Dwyfan dhe Dwyfach iken ne arrati me nje anije sebashku me dy nga cdo lloj krijese e tokes. Ata zbriten ne Prydain (Britani) dhe ripopulluan boten.
Lituanezet
Nga dritarja e tij qiellore, perendia supreme Pramzimas nuk pa gje tjeter vecse lufte dhe padrejtesi midis njerezve. Ai dergoi dy gjigande, Wandu dhe Wejas (uje dhe ere) per te shktaterruar token. Mbas 20 dite e nete asgje nuk mbeti. Pramzimas shikonte ngjarjen nga siper. Ne ate moment qelloi qe ai po hante arra dhe hidhte poshte levozhgat.
Njera prej tyre ra ne maje te malit me te larte ku ishin strehuar disa njerez dhe disa kafshe. Te gjithe hipen ne levozhge duke i mbijetuar keshtu permbytjes. Zemerimi i perendise u ul dhe ai urdheroi eren dhe ujin te pushonin. Te gjithe njerezit vdiqen pervec nje cifti te cilet qendruan aty ku zbriten. Per te ngushelluar ata, Perendia dergoi nje ylber dhe i keshilloi qe te ngjiteshin mbi eshtrat e tokes nente here. Ata vepruan sic ju tha dhe u shfaqen nente cifte nga te cilat rrjedhin nente tribute e Lituanezeve.
Ciganet e Transilvanise
Njeriu njehere e nje kohe jetonte pergjithmone dhe nuk kishte asnje shqetesim. Toka prodhonte fruta te mrekullueshme, mishi rritej neper peme dhe qumshti e vera rridhnin neper lumenj te shumte.
Nje dite ne vend erdhi nje njeri i moshuar dhe kerkoi strehe per nje nate dhe qe ju dha nga nje cift i ri. Kur ai u largua diten e neserme ai i tha ciftit se do kthehej pas nente ditesh. Ai ju dha bujtesve te tij nje peshk te vogel ne nje varke dhe ju tha se do i shperblente nese nuk e hanin peshkun deri sa te kthehej ai.
Gruaja mendoi se peshku duhet te ishte shume i shijshem per t’u ngrene por burri tha se i kishte premtuar te moshuarit qe do e mbante dhe e detyroi te shoqen qe ti betohej qe mos e hante peshkun. Mbas dy ditesh gruaja e tunduar nga mishi e hodhi peshkun ne qymyrin e ndezur. Menjehere ajo vdiq nga nje rrufe dhe nje shi me rrebesh filloi te binte papushim.
Lumenjte filluan te fryhen dhe permbysin vendin. Diten e nente njeriu i moshuar u kthye dhe i tha bujtesit te tij qe te gjithe qeniet e gjalla do mbyteshin por duke qene se ai e kishte mbajtur premtimin e tij atehere ai do shpetonte. I moshuari i tha burrit qe te merrte nje grua, te mblidhte farefisin dhe sebashku te ndertonin nje anije me te cilet te shpetonin veten e tyre, kafshet dhe farat e pemeve dhe te bimeve. Burri beri si i thane.
Shiu ra per nje vit rrjesht dhe ujrat mbuluan cdo gje. Mbas nje viti ujrat u terhoqen dhe njerezit e kafshet zbarkuan nga anija. Tani ata duhet te punon per te jetuar dhe semundja e vdekja ra mes tyre. Ata u shumuan me ngadale dhe duhet te kalonin me mijera vjet deri sa toka u popullua edhe njehere sic ishte perpara permbytjes. [Frazer, fq 177-178]
Turqit
Iskender-Iulcarni (Aleksandri i Madh) gjate pushtimeve te shumta te tij kerkoi harac nga Katife, Mbreteresha e Smirnes. Ajo kundershtoi me perbuzje dhe e kercenoi mbretin se do e mbyste nese ai ngulte kembe.
I terbuar nga paturpsia e saj, pushtuesi vendosi ta ndeshkonte mbretereshen duke e mbytur ate ne nje permbytje te madhe. Ai punesoi Moslems dhe disa punojes te pabese per te bere nje ngushtice ne Bosfor duke paguar punonjesit nje e pesta e asaj qe pagonte moslemet.
Kur kanali pothuajse mbaroi ai ndryshoi pagesen duke paguar tani moslemet sa nje e pesta e asaj qe paguante te pabeset. Moslemet braktisen punen te zemeruar dhe ja lane perfundimin e kanalit te pabeseve. Deti i Zi rrodhi vrullshem neper kanal duke mbytur puntoret.
Permbytja u shpernda edhe mb vendin e Mbretereshes Katifa duke e mbytur ate dhe disa qytete ne Afrike. E gjithe bota do ishte permbytur por Iskender-Iulcarni i kishte marre masat duke hapur Ngushticen e Gjibraltarit dhe duke lene keshtu Mesdheun qe te rridhte ne oqean.
Evidenca e permbytjes mund te shihet ende ne formen e qyteteve te fundosura ne brigjet e Afrikes dhe spirancat e anijeve ne brigjet e larta te Detit te Zi.
Legjendat e popujve mbi Permbytjen e Madhe
Legjendat e popujve mbi Permbytjen e Madhe
Sumeret
Perendite kishin vendosur te shkaterronin njerezimin. Perendia Enlil paralajmeroi mbretin prift Ziusudra per permbytjen e ardhshme duke folur drejt nje muri nderkohe qe Ziusudra degjonte perbri. Ai u keshillua qe te ndertonte nje anije te madhe dhe te ngarkonte ne te kafshe dhe shpende.
Erera te fuqishme mberriten dhe nje rrebesh shiu mbuloi token per shtate dite dhe nete. Pas kesaj Ziusudra hapi dritaren e anijes se madhe duke lejuar te hynin rrezet e diellit dhe u gjunjezua perpara perendise diell Utu. Mbasi zbarkoi ai sakrifikoi nje dele dhe nje ka dhe u perkul perpara Anu dhe Enlil. Per mbrojtjen qe i beri kafsheve dhe fares se njerezimit atij ju dhurua perjetesia dhe u cua ne vendin e Dilmun nga ku lind dielli.
Egjyptianet
Njerezit ishin bere rrebela. Atum tha se ai do shkaterronte cdo gje qe kishte krijuar dhe do e kthente token ne Ujrat Primitive te cilet ishin gjendja e tokes ne fillim. Atum do mbetej aty ne formen e nje gjarperi sebashku me Osirisin. Fatkeqesisht versioni i pepirusit me historine e permbytjes eshte i demtuar dhe i paqarte ne lexim.
Babilonasit
Tre here (cdo 1200 vjet) perendite ishin te shqetesuara nga mbipopullimi njerezor. Ata e zgjidhen kete situate fillimisht nepermjet epidemive dhe me pas urise. Te dyja heret perendia Enki paralajmeroi njerezit qe te dorovisnin perendine qe shkaktonte kete gje.
Heren e trete Enlil i keshilloi perendite qe te shkaterronin gjithe njerezimin me nje permbytje por Enki i tha Atrahasis qe te ndertonte nje arke dhe keshtu te shpetonte. Po ashtu ne anije ndodheshin bageti, kafshe te egra dhe zogj si dhe Atrahasis me gjithe familjen e tij. Kur erdhi stuhia Atrahasis mbylli dyert me bitum dhe preu litarin e anijes.
Perendia e stuhise Adad u terbua duke e kthyer diten ne nate. Mbas shtate ditesh permbytje perendite u penduan per veprimin e tyre. Atrahasis ju blatoi nje dhurate ndaj te ciles perendite u mblodhen si miza dhe Enki per te eleminuar problemet ne te ardhmen beri te mundur qe femrat te mbeteshin shtatezane.
Asirianet
Perendite te udhehequra nga Enlil rane dakort qe te pastronin token nga mbipopullimi por Utnapishtim u lajmerua nga perendia Ea ne gjume gjate nje endrre. Ai dhe disa marangoze ndertuan nje anije te madhe (me siperfaqe 1 hektar dhe me shtate kuverta) brenda nje jave. Me pas ai hipi aty se bashku me familjen, marangozet dhe ‘faren e cdo gjeje te gjate’. Ujrat e thellesive u fryne dhe stuhia zgjati per gjashte dite.
Edhe vete perendite u tremben nga furia e permbytjes. Ndersa shikonin te vdisnin te gjithe njerezit perendite u penduan dhe u ngasheryen. Ujrat mbuluan cdo gje pervec majes se malit Nisur ku ndaloi anija. Shtate dite me pas Utnapishtim la te lire nje pellumb por qe u kthye mbrapsht pasi nuk gjeti asnje toke ku te ulej. Me pas ai leshoi nje harabel i cili po ashtu u kthye mbrapsht dhe me pas nje korb i cili nuk u kthye.
Ne kete menyre ai mesoi se ujrat ishin ulur mjaftueshem dhe ai dhe njerezit e tij tashme ishin te sigurit se mund te zbrisnin. Utnapishtim beri nje sakrifice per perendite. Atij dhe se shoqes ju dha pavdeksia dhe jetuan deri ne fund te tokes.
Sharun shkaterroi Asag, demonin e semundjeve dhe fatkeqesive duke permbytur ndertesen e tij. Nerkohe ‘Ujrat e lashte te Kur u ngriten dhe si rezultat i forces se tyre asnje pike uje i pijshem nuk mund te arrinte me neper fusha dhe kopshte.’
Kaldeanet
Perendia Kronos gjate nje vegimi paralajmeroi Xisuthrus, mbretin e dhjete te Babilonise per ardhjen e nje permbytje ne diten e pesembedhjete te muajit te Daesius. Perendia e urdheroi ate qe te shkruante nje histori dhe ta groposte ne Sippara dhe me pas i tha qe te ndertonte dhe pajiste nje anje per veten e tij, miqte dhe te afermit e tij si dh megjithe llojet e kafsheve. Xisuthrus e pyeti se per ku duhet te lundronte dhe Kronos ju pergjigj, ‘Tek perendite por me pare lutu qe njerezimi te kete gjithe te mirat.’
Xisuthrus ndertoi nje anije te madhe sic ju tha dhe e ngarkoi sic ju kerkua. Mbas permbytjes e cila erdhi dhe shkoi, ai leshoi disa zogj te cilet u kthyen mbrapsht. Me pas ai provoi perseri dhe zogjte u kthyen me balte neper kembet e tyre.
Ne proven e trete zogjte nuk u kthyen me. Ai po se toka me ne fund kishte dale mbi uje dhe hoqi disa derrasa nga anija per te pare brigjet dhe me pas lundroi drejt tokes per ne malet Corcyraean ne Armeni. Aty zbriti sebashku me gruan dhe vajzen, pilotin dhe blatoi nje theror per nder te perendive. Keta te katert u lejuan te jetonin me perendite.
Te tjeret fillimisht i drejtuan diku ku nuk mund te gjenin kater te paret por aty ata degjuan zerin e Xisuthrus ne ajer qe i thoshte se duhet te beheshin besimtare dhe te kerkonin shkrimet e tij ne Sippara. Nje pjese e anijes vazhdon te jete edhe sot e kesaj dite dhe disa njerez bejne hajmali nga druri i saj.
Sipas disa kronikave te cilat i atribuohen Berosusit, antediluvianet (njerezit e para permbytjes) ishin gjigande te cilet u korruptuan dhe u degjeneruan pevec njerit prej tyre i cili respektonte perendite dhe ishte i urte dhe i matur. Emri i tij ishte Noa dhe ai banonte ne Siri sebashku me tre femijet e tij Sem, Japet, Chem dhe grate e tyre Tidea, Pandora, Noela dhe Noegla.
Nga yjet ai parashikoi shkaterrimin dhe filloi te ndertonte nje arke. 78 vjet pasi filloi ndertimin e arkes, oqeanet, detrat dhe lmenjte u bymyen qe nga poshte si shkak i shirave te vrullshem disa ditore.
Ujrat permbyten te gjitha malet dhe rraca njerezore u mbyt e gjitha pervec Noa dhe familjes se tij te cilet mbijetuan fale anijes. Anija ndaloi perfundimisht ne maje te Gendyae ose Mal. Pjese te saj vazhdojne te jene aty dhe njerezit bejne hajmali me pjeset e drurit per te mbajtur larg djallin.
Cifutet
Perendia e zemeruar me ligesine e njerezimit vendosi ta shkaterronte ate por Noah duke qene se ishte njeri i drejte u favorizua pre Tij. Perendia i tha Noah te ndertonte nje arke 450 x 75 x 45 kembe dhe me kuverta. Noah beri sic i thane dhe hipi ne anije familjen e tij (8 persona gjithsej) dhe nje cift nga cdo lloj kafshe (7 prej me te pastrave).
Per 40 dite e nete ujrat permbytes rane nga qiejte dhe nga thellesite e tokes deri sa malet me te larta u mbuluan teresisht. Ujrat permbyten token per 150 dite; dhe me pas Perendia dergoi nje ere te fuqishme dhe ujrat rane dhe arka ndaloi ne Ararat.
Mbas 40 ditesh Noah leshoi nje korb i cili vazhdoi te fluturonte deri sa u thane ujrat. Me pas ai leshoi nje pellumb i cili u kthye pa gjetur asgje. Pas kesaj ai leshoi perseri nje pellumb qe kete rradhe u kthye me nje gjethe ulliri ne sqep. Javen tjeter pellumbi nuk u kthye me. Mbas 1 viti e 10 ditesh nga fillimi i permbytjes te gjithe dhe cdo gje dolen nga arka.
Noah blatoi disa kafshe te pastra dhe zogj si theror per nder te Perendive dhe Perendia e kenaqur nga ky veprim premtoi se nuk do e shkaterronte me kurre njerezimin me permbytje dhe si shenje e fjales se tij ai na dhuroi ylberin. Kafshet u bene te egra dhe te pershtatshme si ushqim dhe Noah me familjen e tij ju tha se duhet te ripopullonin Token.
Noah mbolli nje hardhi dhe nje dite ai u deh. Djali i tij Ham e pa ate te shtrire lakuriq ne tenden e tij dhe lajmeroi vellezerit Shem dhe Japheth te cilet erdhen rrembimthi dhe e mbuluan te atin duke mbajtur koken anash. Kur Noah u zgjua ai mallkoi ham dhe pasardhesit e tij dhe bekoi femijet e tjere.
Njeriu jetonte i shkujdesur para permbytjes; nje e korrur e vetme perftonte ushqim per 40 vjet, femijet lindnin vetem mbas disa ditesh ne vend te nente muajsh shtatezaneri dhe mund te ecnin dhe flisnin menjehere dhe njerezit mund te komandonin diellin dhe henen. Kjo pertaci e coi njerezimin ne rruge pa krye sidomos ne mekatin e paturpsise dhe pangopesise.
Perendia vendosi te shkaterronte mekataret por meshiroi Noah te cilin e udhezoi qe t’i lajmeronte ata per kercenimin nga permbytja dhe te luteshin qe te gjenin rrugen e drejte. Noah e beri kete gje per 120 vjet.
Perendia i dha njerezimit nje jave te fundit per te ndryshuar dhe nderkohe dielli nderroi drejtim por njerezit keqinj nuk ndryshuan madje u tallen me Noah kur ky ndertoi arken. Noah mesoi si te ndertonte arken nga nje liber te cilin ja kishte dhene Adamit engjelli Raziel dhe qe permbante gjithe diturine.
Ky liber ishte i bere me zefira dhe Noah e vendosi ne nje kuti te florinjte gjate kohes se permbytjes, e perdori ate qe t’i tregonte ditet dhe netet pasi henda dhe dielli nuk ndriconin ne ato kohera. Permbytja u shkaktua nga ujrat mashkullore qe rane nga qielli duke u takuar me ujrat femerore te tokes.
Perendia krijoi vrima ne qiell duke hequr dy uje nga Pleiadet dhe keshtu uji mund te binte ne toke. Ai me pas mbylli vrimat duke marre hua dy yje nga Arusha. Ja pse Arusha eshte gjithmone ne ndjekje te Pleiadeve.
Kafshet erdhen tek arka ne nje numer kaq te madh saqe Noah nuk mund ti merrte te gjitha; ai i kerkoi qe te uleshin ngjitur me deren dhe mori ne arke ato kfshe te cilat ishin shtrire tek derea. 365 specie reptilesh dhe 32 specie zogjsh u moren ne arke.
Duke qene se shtate cifte te cdo specie kafshesh te pastra u shpetuan, kafshet e pastra mbas permbytjes u bene me te shumta ne numer se kafshet e papastra.
Nje krijese, reem (urusi) ishte kaq e madhe se u detyruan ta lidhin jashte mbas varkes qe te ndiqte kete te fundit gjate lundrimit. Gjigandi Og, Mbreti i Bashan po ashtu ishte shume i madh dhe i shpetoi permbytjes duke ndejtur siper arkes.
Pervec Noah, gruas se tij Naamah, femijeve dhe grave te tyre ne varke u strehua po ashtu dhe Fati i Keq dhe Fati i Rreme. Fati i Rreme u refuzua kur ai u paraqit pa shoqeruesen e tij keshtuqe ai nxiti Fatin e Keq qe te bashkohej me te dhe u kthye serisht tek arka. Kur filloi permbytja, mekataret u mblodhen rreth arkes dhe donin te hynin por bishat e egra ruanin dyert dhe ju treguan dhembet. Ata qe shpetuan nga bishat gjeten vdekjen nga permbytja.
Arka dhe kafshet ne te u lekunden ne uje per nje vit por veshtiresia me e madhe per Noah ishte te ushqyerit e kafsheve pasi i duhej te punonte dite e nate per te ushqyer kafshet e dites dhe ato te nates. Kur Noah u vonua njehere te ushqente nje luan, ky i fundit i leshoi gulcimen e tij duke e turperuar keshtu per gjithe jeten dhe duke e ndaluar ate qe te sherbente si prift. Ne diten e dhjete te muajit te Tammuz, Noah leshoi nje korb por korbi gjeti nje kufome per tu ushqyer dhe nuk u kthye.
Nje jave me pas Noah leshoi nje pellumb i cili ne fluturimin e trete te tij u kthye me nje dege ulli ne sqep te marre nga Mali i ullinjve ne Jeruzalem pasi Toka e Shenjte nuk kishte pesuar asgje nga Permbytja. Noah kur doli nga arka u ngasherye kur pa shkaterrimin nga permbytja dhe Shem ofroi nje kurban te cilin Noah nuk mund ta bekonte si njeri i shenjte per shkak te takimit te tij me luanin.
Shkrimet akroptifale tregojne se Adami urdheroi qe trupi i tij sebashku me gjithe arin, temjanin dhe miren (kimi) duhet te merreshin ne Arke dhe mbas permbytjes duhet te vendoseshin ne mes te Tokes. Perendia do vinte aty dhe do shpetonte njerezimin.
Nje grua ‘e veshur me diell’ lindi nje djale i cili u mor ne qiell nga Perendia. Gruaja me pas jetoi ne gjendje te eger kur Djalli Dragua zbriste ne toke dhe e persekutonte ate. Nje here ai krijoi nje permbytje me ujin qe leshoi nga goja e tij duke u perpjekur qe ta zhdukte gruan por toka e ndihmoi ate dhe gelltiti permbytjen.
Persianet
Ne kohet e hershme, toka ishte mbushur plot me krijesa te keqija te krijuara nga djalli Ahriman. Engjelli Tistar (Ylli Sirius) zbriti tre here ne formen e nje njeriu, kali dhe demi duke shkaktuar 10 dite e nete me shi per cdo here. Cdo pike shiu ishte e madhe sa nje tas dhe ujrat u fryne ne gjithe token sa gjatesia e nje njeriu. Permbytja e pare vrau krijesat nga ku shpetuan vetem ato qe u futen neper vrimat e tokes.
Perpara se te kthehej per te shkaktuar permbytjen e dyte, Tistar, ne formen e nje kali te bardhe luftoi me demonin Apaosha i cili morri formen e nje kali te zi. Ormuzi e goditi demonin me nje vetetime duke e bere te qante, e qare qe mund te degjohet edhe sot gjate stuhive dhe Tistar ne triumf beri lumenjte te permbyten. Helmi qe u la nga toka ne permbytjen e dyte i beri detrat te kripur. Ujrat u terhoqen ne fundin e tokes nga nje ere e madhe dhe u shnderruan ne detin Vourukasha.
Zoroastrianet
Yima, nen kujdesin yjnor, mbreteroi mbi boten per 900 vjet. Duke qene se ne ate kohe nuk kishte semundje dhe vdekje popullsia u shumua aq sa doli e nevojshme qe mbas 300 vjetesh toka te zgjerohej; Yima e realizoi kete gje me ndihmen e nje unaze te arte dhe nje kame te lare me flori te cilen e kishte marre nga Ahura Mazda, Krijuesi.
Zmadhimi i tokes u be i nevojshem perseri edhe mbas 600 vjeteve. Kur mbas 900 vjeteve popullsia u rrit shume ne numer, Ahura Mazda paralajmeroi Yima per nje shkaterrim qe po vinte ne formen e nje dimri, acari dhe shkrirjen e debores qe do e pasonte. Ai e keshilloi Yima qe te ndertonte nje vara, nje arke te madhe katrore ne te cilen te ruante specie te bagetive te imta e te trasha, qenie njerezore, qen dhe zogj, bime dhe ushqime, dy nga cdo lloj.
Njerezit dhe kafshet qe do fuste aty duhet te ishin nga me te persosurat ne toke. Ne brendesi te arkes njerezit kaluan nje kohe te lumtur ku kalimi i nje viti dukej si kalimi i nje dite.
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi