Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
3 posters
Faqja 2 e 4
Faqja 2 e 4 • 1, 2, 3, 4
Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
First topic message reminder :
Ngjarje,risi,histori,arkelologji e zbulime nga bota dhe universi
Gjinden fragmente të një dorëshkrim të rrallë egjiptian te mbledhur ne nje mumje
Në Muzeun Queensland jane gjetur fragmente pergamenesh me një dorëshkrim të rrallë egjiptian.
Arkeologët ishin në kërkim për më shumë se 100 vjet te ketyre fragmenteve legjendare egjiptiane të zhdukura, të doreshkrimit me titull "Libri i te vdekurve".
Gjatë punes per rinovimin e Muzeut të Brisbanes, një egjiptolog gjate levizjes se një mumje vuri re ajo ishte e mbështjellë në letrat e papirusit(pergamene)qe përmbanin pikërisht librin e famshëm ''Librin i të vdekurve''.
Shumë prej fragmenteve te ketij libri janë gjetur në Muzeun Britanik në Londër, dhe të tjerët në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.
Mendohet se ky libër kishte mbështjellë trupin e një ''ish zyrtari'' të lartë egjiptian të cilët jetonin në vitet 1420 para Krishtit,i cili ishte mumifikuar duke u mbledhur me pergamenet me mbishkrimet e librit ne fjale
Tani me këto pjesë të reja të ''librit të vdekurve'', ndoshta egyptologet me në fund mund ta rindërtojnë atë në tërësinë e saj,nepermjet softwerve te fuqishem kompjuterik.
Ngjarje,risi,histori,arkelologji e zbulime nga bota dhe universi
Gjinden fragmente të një dorëshkrim të rrallë egjiptian te mbledhur ne nje mumje
Në Muzeun Queensland jane gjetur fragmente pergamenesh me një dorëshkrim të rrallë egjiptian.
Arkeologët ishin në kërkim për më shumë se 100 vjet te ketyre fragmenteve legjendare egjiptiane të zhdukura, të doreshkrimit me titull "Libri i te vdekurve".
Gjatë punes per rinovimin e Muzeut të Brisbanes, një egjiptolog gjate levizjes se një mumje vuri re ajo ishte e mbështjellë në letrat e papirusit(pergamene)qe përmbanin pikërisht librin e famshëm ''Librin i të vdekurve''.
Shumë prej fragmenteve te ketij libri janë gjetur në Muzeun Britanik në Londër, dhe të tjerët në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.
Mendohet se ky libër kishte mbështjellë trupin e një ''ish zyrtari'' të lartë egjiptian të cilët jetonin në vitet 1420 para Krishtit,i cili ishte mumifikuar duke u mbledhur me pergamenet me mbishkrimet e librit ne fjale
Tani me këto pjesë të reja të ''librit të vdekurve'', ndoshta egyptologet me në fund mund ta rindërtojnë atë në tërësinë e saj,nepermjet softwerve te fuqishem kompjuterik.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Wed May 23, 2012 7:33 am, edituar 2 herë gjithsej
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Thyhet kafka 1000 vjeçare me fuqi magjike,qe mund te sjelle fundin e botes
Një historian ''mendjelehte'' gjerman theu një kafkë me gurë vullkanikë, pasi i ra nga dora. Kafka e fiseve maja dikur ishte në pronësi të nazistit Heinrich Himmler dhe mendohej se do na ruante nga fundi i botës. Por gjatë një seti fotografik, kafka ra përtokë. Për disa, kjo është një katastrofë që parashikon fundin e botës.
Pronari i kafkës, ky historian gjerman, thotë se kjo do zemërojë zotat.Kafka është 1000 vjeçare dhe është një nga kafkat legjendare të majave, që thuhet se kanë edhe fuqi magjike.
Kafka u mor nga nazistët gjatë një ekspedite në Tibet në vitin 1939, kur ata po kërkonin për qytetin e humbur të Shangri- La.Nazistët ishin të bindur se 13 kafkat ekzistonin dhe kush i kishte ato në pronësi, mund të kontrollonte botën.
Majat i kishin përgatitur 13 kafkat, nga të cilat 9 ishin me ngjyrat që përfaqësonin racat njerëzore dhe katër ishin të kristalta dhe thuhej se përfaqësonin bishat që ecin, zvarriten, rrëshqasin dhe fluturojnë.
Sivjet Meksika pret së paku 52 milion vizitorë, që janë tërhequr nga kalendari maja, që parashikon fundin e botës.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulohen ne Kine 3000 statuja te Budes
Koka e një statuje të Buddhës zbulohet nga mbeturinat në Handan, Kinë, ku arkeologët kanë zbuluar pothuajse 3.000 statuja te tjera te iluminizmit që mund të shkojnë prapa ne kohe, 1500 vjet më parë.
Ky është ndoshta zbulimi më i madh i tillë që nga lindja e Republikës së Kinës, në vitin 1949,thone arkeologët e Akademisë Kineze të Shkencave Sociale.
Statujat e Budes, kryesisht mermer dhe gure gëlqeror, ishin shpesh në fragmente,ku mund të gjurmohen sipas dinastive ,Wei Lindore dhe Qi Veriore (534 në 577 pas Krishtit),kjo sipas ekspertëve.
Statujat të zbuluara gjatë gërmimeve në fushën Ye, kryeqyteti i lashtë i të dy dinastive, mund të kenë qenë mbledhur dhe varrosur pas rënies së perandorëve te dinastise Veriore Qi,dinastia më e fundit, e cila beri një përpjekje për të zhdukur budizmin në Kinë, thotë Katherine Tsiang, Drejtore e Qendrës për Art ne Azinë Lindore,në Universitetin e Çikagos.
Por statujat mund të ketë qenë varrosur edhe nga ndjekësit e budizmit, në kohë të turbullta. "Në disa vende të tjera ka mbishkrime që tregojnë se disa skulptura të lashta u dëmtuan jo thjesht duke u hedhur në një gropë, por u varrosen me respekt," thote Tsiang.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Jerusalem, zbulohet një vulë 2700 vjecare.
Një vulë ebraike,e gdhendur me emrin e pronarit të saj, e periudhës se fundit të Tempullit të Parë, rreth 2700 vjet më parë, u gjet në rrënojat e një ndërtese të lashtë pranë Malit te Tempullit, në qytetin e Jeruzalemit te Vjetër . Shpallja e zbulimit është dhënë nga autoriteti antikave Izraelite, duke deklaruar se vulat u gjetën në bazën e një muri të lashtë,që arkeologët janë duke e eksploruar nen Arc de Robinson , në parkun arkeologjik në afërsi të Murit Perëndimor,të Jerusalemit.
Ndërtesa përfaqëson strukturën më të afërt me ''Tempullin e Parë'',qe eshte gjetur deri tani nga studiuesit.Vula prej guri të fortë ka te gdhendur emrin e pronarit të tij me mbishkrimin:'' Unë ...'' Ben Lematanyahu (dmth':'' pronësia " Ben Lematanyahu I''), që jetoi ndërmjet shekullit të tete deri ne vitin 586 para krishtit.
Pjesa tjetër e mbishkrim eshtë e paqartë. Këto vula, vendoseshin në unaza,dhe u përdorën në periudhën e Tempullit të Parë për të nënshkruar letrat dhe per të identifikuar pronarët e tyre, njelloi si vulat që përdoren në zyra sot.
'' Emri Matanyahu ose Netanyahu, do të thotë "Jepi Zotit" - thote Eli Shukron, drejtor i Autoritetit te antikave Izraelite.Emrat janë përmendur disa herë në Bibël,te cilet jane tipike te Mbretërisë së Judës,qe mbreteroi në periudhen e dyte te Tempullit te Pare .
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Ndodh dhe keshtu si pasoje e ndryshimeve klimaterike
Share4
Banorët e kryeqytetit boshnjak, Sarajevë, kanë mbetur të habitur kur janë zgjuar sot në mëngjes dhe kanë parë që qyteti ishte mbuluar nga bora.
Siç raporton Balkan Insight, ky fenomen krejt i pazakontë në mesin e majit, u ka rikujtuar banorëve të ftohtin e tmerrshëm që përfshiu vendin në janar dhe shkurt.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Join date : 11/02/2012
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Nga funerali nisin festimet antike të “ringjalljes”.
Vajtuesit në funeralin e një kamerieri në Egjipt, i cili u shpall i vdekur nga mjekët pasi kishte pësuar një infarkt, janë shokuar kur në çastet e fundit ai ishte zgjuar nga “gjumi”. Hamdi Hafez al-Nubi, 28 vjeç, ishte rrëzuar në tokë në punë nga mbingarkesa dhe stresi.
Mjekët në provincën e tij thanë se i riu kishte pësuar infarkt dhe ishte ndarë nga jeta, madje kishin nënshkruar certifikatën e tij të vdekjes. Por, një mjek tjetër i pranishëm në funeral pa se shenjat e jetës së djalit nuk ishin shuar. Kamerieri lehtësisht merrte frymë dhe ishte ende i ngrohtë.
Ai u tha familjarëve se çfarë po ndodhte dhe u kërkoi të anulonin funeralin për shkak të gabimit të kolegëve të tij. Ata nuk kishin dëshiruar të besonin se “vdekja” e djalit ishte gabim, por kishin nisur festimet antike të “ringjalljes”.
Albani-Explorer- Webmaster
- Numri i postimeve : 46
Join date : 11/02/2012
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Histori pa objekt historie..
Të gjesh një zog të ngordhur, nuk është gjë e mirë. Por banorët e një fshati në juglindje të Turqisë shkaktuan zhurmë të madhe kur gjetën në një fushë një zog të ngordhur.
Për çudi, banorët kujtuan se zogu ishte një spiun izraelit.
Sipas BBC, fshatarët nisën të dyshojnë kur panë se zogu kishte një unazë metali rreth këmbës, ku ishte stampuar fjala “Izrael”.
Menjëherë banorët thirrën policinë. Zogu u mor nga ekspertët e qeverisë që deklaruan se ai ishte i sigurt. Madje në një fazë hetimi u përfshi edhe antiterrori.
Unaza të tilla u vendosen zogjve për të gjurmuar lëvizjen e tyre migratore.
Megjithatë u desh pak kohë derisa zyrtarët e Ministrisë së Agrikulturës të bindin policinë se zogu nuk përbënte rrezik për sigurinë e Turqisë.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Gruaja qe ha gurë prej 20 vjetesh
45-vjeçarja Teresa Widener vuan nga një dëshirë e vazhdueshme per te shijuar shkëmbinjt e tokes.
Nënë e dy fëmijëve thotë se ajo mund të thyejë gurë në gojë me një lehtësi te mahniteshme dhe i mban disa nga keta guralece në shtëpinë e saj kur ajo ka nevojë për to. "Ndjehem mire kur une kam në shtëpinë time nje sasi te caktuar guresh, thote Teresa ... mbasi kur jam jam e nxehur apo e merzitur ata mprehin dhëmbët e mi."
Tereza shpesh përdor në kuzhinën e saj një çekiç për të thyer shkëmbinjte e mëdhenj në copa të vogla, kështu që ata janë më të lehta për tu ngrënë. Semundja qe shkakton kete deshire per te konsumuar inerte,eshte e njohur si Pika,pra pacientët kanë dëshirë për te konsumuar objekte të pangrënshëm që mund të përfshijnë që nga letrat higjienike,metale,qelq dhe çdo inert tjeter .
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Historiku i Origamit
Origami ka lindur ne Japoni dhe është një art që të beje me palosjen e letrës. Emri vjen nga japonishtja ku ori do të thotë palos dhe kami, letër. Përvec se nga ishulli aziatik ky art u vlerësua dhe nga popujt arabe.
Teknika e origamit qëndron në përdorimin e pak palosjeve, të cilat mund të kombinohen për të arritur në forma nga më të ndryshmet. Pikënisja është gjithnjë e njëjta, një letër në forme katrore. Ky art nuk e lejon prerjen e letrës gjatë krijimit.
Ndryshe nga c’mendohet, origami tradicional japonez, që praktikohet që nga fillimi i epokës EDO (1603-1867), ka qene shpesh i rrepte me të tilla lehtësira, pasi nëse letra pritet gjate krijimit, do të thotë që modeli përfundimtar nuk është përftuar nga një letre në forme katrore, dhe ky fakt bie ndesh me rregullat e këtij arti.
Origjina e origamit japonez është në epokën e Muromachi (1392-1573), ndërsa për sa i përket origamit evropian mendohet se ka lindur në shekullin e XVI dhe përfaqësohet nga një zog i vogël (Pajarita në spanjisht dhe Cocotte në frëngjisht). Një origami mund të jetë sa i thjeshtë aq edhe i komplikuar për rastet ku përdorem shumë flete të holla. Japonezet e konsiderojnë origamin më shumë si një pjesë të kulturës së tyre se sa art.
Gjate disa kërkimeve arkeologjike të kryera në 1993 u gjet një varr ku përvec sendeve të ndryshme kishte dhe dy origami që i kishin rezistuar kohës. Pas studimit u zbuluar se i përkisnin vitit 1734 dhe dy orimamit ishin ndërtuar dhe me prerje. Ky zbulimi ngriti shumë debate mbi lejimin e prerjes në këtë art.
Joseph Albers, babai i teorisë moderne mbi ngrohtësinë e artit, nisi të mësojë origamin në 1920 dhe iu nevojiten 10 vjet. Më pas punimet e tij do të frymëzonin Kunihiko Kasahara-n, një nga ikonat e origamit modern. Edhe psikologu gjerman Friedrich Fröbel (1782 - 1852) e theksoi vlerën edukative të këtij arti dhe e ndërthuri me teorinë e tij "kindergarten system" në fillim të 1800. Sot origami përdoret në kopshte për të stimuluar fantazinë e fëmijëve.
Vepra e japonezit Akira Yoshizawa, shënoi rilindjen e këtij arti. Origami modern përfshin teknika të reja siç është :
wet-folding, letra laget gjatë dhënies së formës në mënyre që kur të thahet të jetë më rezistonte.
soft-folding, gjatë të cilit letra paloset bute për të krijuar efekte të veçanta.
Ne Kinë, origami quhet jiezhi, dhe përvec palosjes përfshin lejon prerjet. Katashiro quhet perendia e cila përfaqësohet nga një statuje e madhe prej letre dhe ndodhet ne tempullin Ise. Perendia në fjale përkujtohet gjatë ceremonive Shinto.
Origami shpesh ka qene objekt studimi për te apasionuarit pas gjeometrisë, madje ky art ka shërbyer dhe për ndërtimin e disa paneleve diellore.
Forma specifike
Kusudama - Kusudama (vjen nga japonishtja ku kusu do të thotë mjekësi, dhe dama, top) është një forme shumë e veçante e origamit modular ku letra ngjiten me njëra tjetrën për të përftuar një model. Në fillim qëllimi i tij ishte për të futur hirin e të vdekurit ose mbajtur erëza ndërsa sot ka vetëm qellim dekorativ.
Aerogami - siç mund të kuptohet ka një lidhje të ngushte me aerodinamiken. Kjo teknike përfshin ndërtimin me letër një objekteve të vogla fluturuese.
Legjenda
Një nga format më të njohura është zogu japonez. Sipas legjendës thuhet se kush ndërton 1000 zogj do ti plotësohen të gjitha dëshirat. Legjenda flet për një vajze të vogël e cila quhet Sadako Sasaki, e cila u prek nga rrezatimi i bombës atomike të hedhur në Hiroshima dhe vdiq në moshën 12 vjeçare nga leucemia. Vajza dëgjoi legjendën dhe arriti të ndërtoj 644 zogj. Përpjekja e saj nuk i zgjati jetën, por frymëzoi miqtë e saj për ti kushtuar një statuje në Parkun e Paqes në Hiroshima.
- Statuja është një vajze e cila qëndron në këmbe me duar të hapura dhe një zog nis fluturimin pikërisht nga gishtat e saj. Historia e Sadako është bere subjekt për shumë libra dhe realizime kinematografike. Sipas një libri thuhet se vajza ka shkruar në krahët e njërit prej zogjve këto fjali :
Do të shkruaj paqe në krahët e tu
Rreth botës do të fluturosh
Që fëmijët të mos vdesin më kështu
- Në një libër tjetër thuhet se vajza nuk arriti të ndërtoje 1000 zogjtë, kështu një shok i saj ndërtoi pjesën e mbetur dhe Sadako u varros me 1000 mije zogj.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulohet magjia e zeze e shkruar ne pllaka plumbi antike.
Në një kohë kur magjia e zezë ishte relativisht e zakonshme,dy mallkime,te përfshira ne gjarpërinjë u hodhën, me synim qe të shkaterronin një senator dhe një mjek kafshësh, thotë një studiues spanjoll i cili ka deshifruar mallkimet e lashta 1600-vjecare.
Të dyja mallkimet shfaqen tek një hyjni, ndoshta eshte perëndesha greke Hekate, me gjarpërinj mbi flokët e saj,qe do të thotë ndoshta për të arritur tek viktimat. Të dyja mallkimet përmbajnë lutjet greke të ngjashme e të njohura me thirrjet e Hekate-s.
Të dy mallkimet, të shkruara kryesisht në gjuhën latine dhe te gdhendura mbi pllaka plumbi te hollë, do të kenë qenë krijuar nga dy njerëz të ndryshëm gjatë sundimit të Perandorisë Romake. Të dy pllakat u rizbuluan në vitin 2009 në Museun arkeologjik Civico te Bolonjës, në Itali, dhe janë blerë fillimisht nga muzeu gjatë shekullit të 19. Edhe pse dijetarët nuk janë të sigurt per origjinën e pllakave, por pas shqyrtimit dhe deshifrimit te mallkime, ata tashme dinë që ne keto pllaka ishin shkruar dy magji te zeza per te shkaktuar viktima.
Një nga mallkimet,apo magjia e zeza,synonte te viktimizonte një senator romak,i quajtur Fistus,i cili duhet të jetë i vetmi shembull i njohur i një senatori te mallkuar me magi te zeze. Mallkimi tjetër synon një veteriner,me emrin Porcello. Ironikisht,fjala Porcello në latinisht i thuhet derrit.
Celia Sánchez Natalías, një pedagoge e doktoraturës në Universitetin e Zaragosas, shpjegoi se Porcello ishte ndoshta emri i vërtetë mjekut te kafsheve. "Në botën e mallkimeve,pllakat ishin një nga gjërat me te rendesishme, që bëheshin për të identifikuar viktimën e tyre në një mënyrë shumë, shumë te saktë."
Celia Sánchez Natalías shtoi se është e sigurt që ishte mallkuar Porcello,por nuk dihen arsyet pse. Kjo magji per mjekun e kafsheve mund te ishte berë për arsye personale apo profesionale. "Ndoshta ky person ishte ai që mund te kishte shkaktuar ngordhjen e një kali apo mund te kishte vrare një kafshë gjahu," thote Sánchez Natalías.
Rasti i senatorit romak Fistus, është gjithashtu i vecante. Senati në Romën e lashtë ishte një vend i pasurive të medha dhe ende më herët në historinë romake,Senati ishte një vend i pushtetit të konsiderueshme.Koha kur eshte shkruar ky mallkim na con drejt përfundimit të Perandorisë Romake, ndikimi i senatit ne ate periudhe ishte zvogëluar në favor të perandorit, ushtrisë dhe burokracisë perandorake.
Fistus,ende ne ate periudhe te fundit te perandorise, do të ketë qenë një person me një pasuri te madhe, megjithatë, kushdo që e ka shkruar atë mallkim,dukej se kishte për adrese atë,Fistusin. Shprehja latine "shtrydhje" është përdorur për të paktën katër herë në mallkim. "Shtydhe, vraje senatorin Fistus",lexohet ne nje pjesë te mallkimit , "Mund të shkaterrosh Fistusin,beje te vuajë,trupin dhe të gjitha gjymtyrët e tij të shpërndahen te coptuar ..."vazhdohet me tej ne tekstin e shkruar te magjise se zeze, ne pllaken e plumbit.
Përsëri Celia Natalías Sánchez nuk është e sigurt per motivet e mallkimit, por nje gjë eshte e qarte se nga standardi i atyre kohëve,magjia ishte sulm politik, kjo ishte një goditje fatale per senatorin.
Përkthimi dhe deshifrimi i Natalías Sanchez mbi studimin e mallkimit te senatorit dhe mjekut te kafsheve te koheve te lashta është publikuar në revistën gjermane ''Zeitschrift für Epigraphik und Papyrologie''.
foxnews.com
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Varri i mbretit Herod!
Zbulim i madh arkeologjik eshte bere pas më shumë se gjysmë shekulli te kerkimeve arkeologjik te pasuksesshëm,ai gjendet në Bregun Perëndimor,kryesisht ne lartësine e malit Herodium, 12 kilometra në jug të Jeruzalemit.
Ky është një sarkofag monumentale, nga të cilat,vetëm një ose dy jane zbuluar deri tani prej të njëjtit lloji.
Herodi na la një ndërtesë të mrekullueshme, Herodium-in, një pallat te madh ne periferi e shkretëtirës, i vetmi vend arkeologjik që mban emrin e tij, vend te cilin,ai vetë e zgjodhi të varrosej "thote Ehud Netzer, një arkeolog Izraelit,qe drejtonte ekipin e studiuesve dhe shkencëtarëve.
Herodi ishte numri nje, i quajtur Galileo nga Senati romak në vitet 47 p.e.s, i cili u shpall mbret i Judës shtatë vjet më vonë.Mbreti Herod eshte personazh i vargjeve biblike, Mbret i Judes, i cili ne historine biblike njihet per masakren e madhe kunder te porsalindurve ne Betlehem.
www.guardian.co.uk
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Piramida gjigande ne Trekendeshin e Bermudes..
Është gjetur një piramidë nënujore e pazakontë në një thellësi prej 2000 metra në Trekëndëshin e Bermudeve. Kjo është arritur me ndihmën e kërkimeve sonate të shkencëtarëve amerikanë dhe francezë.
Bazamenti i piramidës është 300 metra e gjatë, ndërsa 200 metra e gjerë. Nga baza deri në maje të piramidës ka afër 100 metra. Rezultatet e para treguan se kjo strukturë ka një sipërfaqe të përkryer të rrafshtë, kështu që supozohet se ajo është e bërë prej qelqi ose ndonjë materiali të ngjashëm me kristalin.
Hulumtimet kanë treguar se piramida është tre herë më e madhe se piramidat e lashta në Egjipt, ndërsa në majë ka dy vrima të mëdha nëpërmjet të cilave hyn uji me një shpejtësi të madhe, për këtë arsye, shkencëtarët supozojnë se janë krijuar valë të mëdha në sipërfaqe të oqeanit.
Ky zbulim i ri i ka habitur shkencëtarët e tjerë në mbarë botën, të cilët tani po përpiqen për ta qartësuar se nëse piramida është shkaku i zhdukjeve misterioze të anijeve në këtë pjesë të botës. Sipas Calvin Jones nga Departamenti për Resurse Historike të Shtetit në Florida, ky zbulim arkeologjik gjigand me siguri është ndërtuar në mes vitit 10.000 p.e.s. dhe vitit 6.000 p.e.s. kur kjo pjesë e kores së tokës nuk ka qenë e mbuluar me ujë.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Observatori diellor me i vjetër në Amerikë
Observatori më i vjetër diellor i Amerikës u zbulua në Peru dhe sugjeron ekzistencën e një kulti të sofistikuar te Diellit.Eshtë një kompleks që daton 2300 vjet më parë dhe është i njohur si Trembëdhjetë Kullat , dhe eshte zbuluar në Peru, ngaChankillo,thuhet ne faqen e internetit të BBC-së.
Kullat, në përputhje të përkryer vijore mbi një kodër,kane matur kthesat e diellit në rritje dhe vendosjen e tij gjatë një viti të dhënë,pra ky ishte një kalendar diellor që shenonte datat e veçanta.
Profesori anglez i archaeo-astronomise në Leicester University, Ruggles Clive, thote se ekzistenca e Trembëdhjetë Kullave ishte e njohur një shekull më parë."Është e habitshme se askush nuk e ka njohur me të vërtetë për atë që ato përfaqësonin,pra si nje kalendar diellor".
Të Trembëdhjetë Kullat e Chankillo-s,jane te drejtuara nga veriu në jug në kreshtën e një kodre të ulët dhe janë të ruajtura mjaft mirë. Secila ka shkallët që të çojnë në majë të ndërtesës. Struktura është drejtkëndëshe (nga 75 deri ne 125 metra katrorë sejcila) dhe janë në intervale të rregullta, si një proteze dhëmbësh.
Në rreth 230 metra nga lindje në perëndim, janë ato kulla që shkencëtarët i kanë quajtur dy pikat vrojtuese.Nga ketu deri në 300 metra gjatësi në horizont te kullave,ato korrespondojnë me pozitat e lindjes dhe perëndimit të diellit për një vit. "Për shembull," spiegon profesor Ruggles, Nëse jeni në pikën e vëzhgimit perëndimor do të shihni diellin që duket si në mëngjes. "
Dijetari ka deklaruar se njerëzit që ndërtuan kullat,kishin krijuar një kalendar ku rregjistrohej numri i ditëve që i duheshin diellit të kalonte nga një kullë në një tjetër.
Vendi ku kullat janë të vendosura është rreth 4 kilometra katrorë dhe besohet të jetë një vend i adhurimit,qe ka fillesat ne shekullin e katërt para krishtit. Përveç kullave, aty gjenden mbetjet e një tempulli të fortifikuar si dhe disa sheshe .
Dokumentet e shkruara tregojnë se njerëzit Inca-s studiuan diellin që nga vitet 1500 të epokës sonë dhe se feja e tyre është përqëndruar në adhurimin e perëndisë së diellit "Ne e dimë se në kohën e Incas-ve, kullat janë përdorur për të vëzhguar diellin, sidomos gjatë solsticeve dhe kjo na kujton se adhurimi është filluar kohë më parë, "i thote BBC-se, profesor Ruggles.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Gjetja e gjurmeve te gjakut në thika para-kolumbiane, konfirmon sakrificën njerëzore
Hulumtuesit meksikanë kanë gjetur fragmente të qelizave të gjakut,te muskujve,te tendinave,te lëkurës dhe flokëve mbi thika te bera nga guri i strallit,i quajtur ndryshe xham vullkanik,qe datojne reth 2,000 vjet më parë.
Sipas tyre kjo është prova e parë "defenitive" e përdorimit te këtyre mjeteve për sakrifica njerëzore,ku deri tani ishin testuar vetëm në mënyrë indirekte,nepermjet shenjave te prerjes së kockave e Studiuesja e l'INAH Luisa Mainou ka identifikuara 31 thika në rajonin Cantona, Meksike me inde njerëzore. Qytetërimi Cantona lulëzoi menjëherë mbas atij Teotihuacan, te paraprirë nga më shumë se 1000 vjet sundim te actekëve,qe ishin profesionistë në sakrificë njerëzore.
Susan Gillespie, një profesor i antropologjisë në Universitetin e Floridës, i cili nuk ishte i përfshirë në hulumtim,duke pare zbulimin ne fjale thotë se është hera e parë që këto lloje të indive janë identifikuar në thika xhami vullkanik. Studimet e mëparshme kishin gjetur gjurmë sakrificash njerëzore vetëm në mbetjet organike të ushqimeve,kjo sipas përshkrimeve te pushtuesve spanjollë, apo atyre para-kolumbiane,duke i gjetur keto tregues neper piktura,ku përfshijnë heqjen e zemrës,prerjen e kokës, copëtimin e trupit te viktimave.
Eshtë rasti te thuhet se ne disa nga keto thika te testuar,gjenden te ruajtur mirë gjurmë te qelizave të kuqe të gjakut, ndërsa në disa te tjera kishte më shumë lëkurë, muskuj dhe pjese te kolagjenit: "Kjo tregon se çdo mjet preres ishte përdorur për qëllime të ndryshme", thotë Mainou.
Spanjollet kishin kohë që dyshonin për ekzagjirimin e sakrificave masive njerzore te bëra nga kulturat dhe qytetërimet pre-hispanike ,ekzagjirime qe te krijojne nje tabllo shume te dhuneshme . "Konfirmimi arkeologjik i sakrificës njerëzore - përfundon Gillespie - është i rëndësishëm për mbështetjen apo mohimin e shumë akteve historike pas pushtimeve para kolumbiane per aktet e sakrificave".
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Studimi i mikrobiologjise se Arktikut, mund të ndihmojnë zbulimin e jetes Aliene
Me punën e kryer në shtresat e akullit ne Arktik mund të ndihmojmë në ''gjuetine'' për jetën në botët e tjera.Shkencëtarët kanë studiuar skajet e shtresave te akullit për të hetuar clirimin e metanit, një gaz që ose mund të prodhohet nga organizma të gjalla,ose nëpërmjet proceseve gjeologjike. Në ''gjuetine'' për jetën në botët aliene, është thelbësore aftësia për të përcaktuar nëse clirimet e metanit janë duke u prodhuar nga organizmat e gjallë
Mjediset qe jane ngjashëme me kushtet e Arktikut këtu në Tokë, besohet se mund të ekzistojnë në botët e tjera të sistemin tonë diellor,të tilla si ne hënën e Jupiterit, Europen e akullt,ku nga misionet e ardhshme njerzore,do te behet e mundur në zbulimin e këtyre botëve, duke u mbështetur në studimet per te pare se si zhvillohen në shtresat e akullit potencialet e formave të reja të jetës.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Greqi, zbulohen tre rrënoja antike në detin Jon
Reliket e tre ngarkesave antike jane zbuluar ne thellesite e deti Jon, gjatë një hulumtimi të kryer nga anija oqeanografike kërkimore "Aigeo" si pjesë e një bashkëpunimi të filluar midis Qendrës Kombëtare Greke për Kërkime Detare,me ate italiane,në ate pjese te detit,në të cilën do të shtrihet gazsjellësi "Poseidon", që do të lidhë Greqin me Italine.
Hulumtimi, siç është raportuar në Ministrinë e Kulturës dhe Turizmit helen, është bërë kohët e fundit -gjat periudhes 11 - 17 majit të këtij viti - dhe ka mbuluar një sipërfaqe prej 200 kilometra katrorë të shtratit të detit në zonën midis ishullit te Korfuzit dhe atij Paxi. Ky është kerkimi i pare arkeologjik detare i kryer në ujëra të thella,që arrijne deri në 1.400 metra te Detit Jon.
Deri ne kete periudhe nuk ishin zbuluar ndonjehere relika të lashta në një thellësi më shumë se 1.000 metra. Në vazhdën e hulumtimit janë identifikuar dhe janë kontrolluar 12 objekte, tre nga të cilat u gjetën të jenë reliket e anijeve të lashta.
I pari prej tyre, i quajtur "Poseidon 1" u zbulua në një thellësi prej 1,180 metra. Kjo, sipas një vlerësimi të parë,ishin mbetjet e një anijeje romake të shek. te III pas krishtit. Nga keto relika u sollën në sipërfaqe dy gryket e amforave afrikane, të ndryshme nga njëri-tjetra, dhe një vazo mermeri 30 cm i lartë, ndërsa pamjet nga videot e bera në vend, tregojnë qart amforat,artikuj kuzhine, dy spiranca, një sasi çakëlli dhe pjesë të tjera te nje anije të shpërndara në pjesën e poshtme.
Relikja e e dyte ''Poseidon 2'' eshte zbuluar ne thellesine 1375 m,e cila i perket nje moshe akoma me te heret se relikja e pare.Eshte e zhytur ne baltrat e fundit te detit,keshtu qe deri tani anija oqeanografike,nuk ka mundur te bej ndoje indentifikim me te hollesishem dhe e ka pasur te pamundur ta sjelle ne siperfaqe.
Relikja e tretë, e quajtur "Poseidon 3", ishte vendosur në një thellësi prej 1.260 metra. Mendohet te jete një anije e shekullit të shtatëmbëdhjetë apo tetëmbëdhjetë prej të cilave veçohet forma e pjese hekuri,disa ene dhe pak objekte të tjera të shpërndara përreth.
RIPRODUZIONE © Copyright ANSA
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Rigjendet Blanca Ciudad?
A jane keto rrenojat e Ciudad Blanca,ose qytetit te bardhe?
U zbuluan kohët e fundit rrenojat e një qyteti të lashtë të fisit Maya,në Honduras, në brendesi të xhunglës Moskitia. Ky është, ndoshta Qyteti i bardhë (Kaha Kamasa, në gjuhën Mayan), një vend i shenjtë dhe qendër e mbretërisë së civilizimeve të lashta para-kolumbiane. Sipas legjendës të indianeve Pech , ky qytet përfshine ndërtesa gjigande prej guri të bardhë,me figura njerëzish dhe kafshësh.
Qyteti eshtë i fshehur ne xhungel në mes pemësh 75 metra te gjata. Nëse ai konfirmohet, ky zbulim mund të krahasohej për nga rëndësia,me zbulimin e varrit te Tutankhamen. Shumë ekspertë janë skeptikë në lidhje me zbulimin e qytetit të lashtë, pasi ata besojnë se një vend i tillë vështirë se mund ti ketë shpëtuar grabitjeve nga hajdutët dhe kerkuesve te relikeve.
Zbulimi u bë nëpërmjet një teknikë moderne duke perdur rrezet Laser,te cilat kapin imazhe edhe ne pyje me nje dendesi e lartesi te madhe.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Vaterlo 1815...
Beteja e Waterloo u zhvillua me 18 qershor 1815 nga ushtria napoleonike kundër ushtrive te koalicionit te shtate i cili përbehej nga Anglia,Austria, Rusia, Prusia, Suedia, Mbreteria e Sardenjas, Hollanda dhe nga disa shtete Gjermane.
Kjo ishte beteja e fundit për Napoleonin dhe shënoi për te fumbjen perfundimtare. Për faktin se merrnin pjese shume shtete dhe per faktin se ishte nje beteje shume e rëndësishme, kjo beteje konsiderohet si beteja me gjakderdhse e shekullit XIX, beteja zjati afërsisht 7-8 ore ne te cilat u vranë afërsisht 50.000 ushtare.
Napoleoni donte te sulmonte forcat aleate ne orët e pare te mëngjesit, duke i bombarduar ne artiljerin, por për faktin se ne dy ditët e fundit përpare se tu zhvillonte beteja kishte rene shi ai nuk mundi te levizte topat bombarduse. Dyluftimet u zhvilluan ne fushat dhe ne fermat te një qyteti te Belgjikës, Waterloo, ku duca i Wellington-it kishte vendosur bazat e tij ushtarake.
Napoleoni nga ana e tij ishte i bindur se do te fitonte edhe pse nuk kishte ne ndihme Marshallin Berthier, i cili ishte bashkëpunëtori gjenial për strategji ushtarake, sepse kishte vdekur me 1 qershor 1815 dhe Marshalli Davout i cili konsiderohej si heroi i betejës se Auerstedt nuk ishte prezent për faktin se kishte marre urdhrin te mbronte qytetin e Parisit nga një sulm te mundshëm.
Nga sulmet e pare dukej se ushtria Angleze ishte e pathyeshme dhe vazhdonte rezistencën kundër trupave francezeve te cilët po rrethoheshin nga ushtaret prusiane nga ana e djathte. Strategjia e Napoleonit ishte qe tu ballafaqohej me armikun duke e shpërndare ne fillim pastaj ta ndeshte ne menyre individuale.
Ne fakt Napoleoni i dha urdhër Marshallit Grouchy qe te zbulonte armatën Blucher dhe te mos lejonte qe te bashkohej me anglezet sepse te bashkuar te dy ushtritë do ishin te pamposhtura.
Ne orët e para te mbasdites ushtria franceze u detyrua te dyluftonte me kolonat prusiane te cilat po i afroheshin nga ana e djathte në këtë mënyre ato harxhuan municionet te cilat duhej te përdoreshin kundër dukës Wellington. Nga ana tjetër Blücher po avanconte për faktin se kundërshtari i tij Grouchy nuk kishte zbatuar urdhrat e Napoelonit. Sulmi i fundit i aramtes franceze u krye kundër ushtrisë angleze, por nuk pati fundin e dëshiruar.
Wellington i njihte mirë fushat e Waterloo, nga një udhëtim që kishte bërë kohe me parë. Nga ana tjetër gabimet e shumta te bëra nga Napoleoni ate dite ishin te shumta dhe u treguan vendimtare. Por rezultati ngeli gjithmonë ne fije te perit sepse nuk asedhenje ushtri po jepte shenja fitoreje, te dy ushtritë kundërshtare luftuan me se miri, por rezultati i shkoi ushtrise aleate te cilës ju dedhen shtate koalizione për te mundur perandorin francez.
Në këtë mënyre Napoleoni u mund përfundimisht.
Mbas kësaj beteje historike Napoleoni u çua ne mergim ne ishullin e Shën Elenës, ku e dhe vdiq me 5 maj 1821.
Wars of the Roses ose lufterat e Trendafilave
Wars of the Roses ose lufterat e Trendafilave
"England hath long been mad, and scarr’d herself:
The brother blindly shed the brother’s blood;
The father rashly slaughter’d his own son;
The son, compell’d, been butcher to the sire.
All this divided York and Lancaster..."
William Shakespeare, Richard III
"Anglia ka qenë prej kohësh e çmendur, dhe shkaterroi veten:
Vëllai verbërisht ka derdhur gjakun e vëllait;
Babai me vrull masakroi djalin e tij;
Djali,i detyruar me qenë kasap i babit.
E gjithë kjo per te ndarë Yorkun nga Lancaster i... "
Wars of the Roses ose luftërat e Trëndafilave ishte një përleshje e ashpër e karakterizuar nga një dhunë e pazakontë në Angli, gjatë viteve 1455-1485 ndërmjet familjes së Yorkut (trëndafili i bardhë) dhe familjes së Lankastërve (trëndafili i kuq), që përfundoi me hypjen në pushtet e monarkut Tudor, Henri VII.
Luftërat e Trëndafilave është emërimi i një serie luftërash civile të zhvilluara në Angli gjatë sundimit të Henrit VI, Eduardit IV dhe Riçardit III, nga viti 1455 deri në vitin 1485. Komandantët ushtarakë të Eduardit III (1312 – 1377) me kalimin e kohës degraduan në statusin e ushtarëve mercenarë, të cilët luftonin zakonisht në shtetet e tjera (Francë dhe Normandi).
Trëndafili i Bardhë si simboli i Yorkëve.
Trëndafili i Bardhë si simboli i Lankastër-ve.
Këta kalorës, në fillim mbase thjeshtë fshatarë por më pas luftëtarë profesionistë, do të demoralizoheshin shumë shpejtë nga luftërat njëqind vjeçare kundra Francës. Në këto luftëra, me mijëra persona kishin rezultuar të humbur në Angli.
Në një situatë të tillë, lordët feudalë përfituan për të përqendruar të gjithë pushtetin në duart e tyre. Këta lordë të pasur e të fuqishëm, ishin ambiciozë kundrejt fronit mbretëror. Ndërkohë, ushtarakët në luftën kundra Francës, mbas kthimit të tyre në atdhe, do të ndikonin të dyja anët me idetë e tyre djallëzore për të shtirë në dorë gjithçka duke përdorur gjithçka.
Në këtë kaos të madh, ku lordët e mëdhenj feudal luftonin për të shtirë në dorën e tyre pushtetin, dhe me veteranët e luftërave të lodhshme franceze, që më në fund ishin kthyer në shtëpitë e tyre vetëm për t’i gjetur ato të aneksuara nga e drejta “hyjnore” e feudalëve, nuk ishte fare e paparashikueshme se një luftë e madhe civile do të përfshinte vendin.
Magna Carta (1215) me parimin se "Askujt nuk do i shesim, askujt nuk do i refuzojmë ose mohojmë të drejtën dhe drejtësinë” u la në harresë gjatë kësaj periudhe.
Epilog
Lufta 100 vjeçare (1337-1453), e Anglisë kundra Francës do të fillonte më 1328. Eduarti III, sipas anglezëve kishte të gjitha të drejtat të trashëgonte fronin Francez. Nëna e Eduartit ishte me origjinë franceze, konkretisht halla e mbretit të vdekur. Një martesë e tillë nuk ishte një çudi për kohën, pasi fisnikët lidheshin në këtë mënyrë për të forcuar pozitat e tyre feudale.
Eduarti III, i zuri ngushtë fisnikët francezë. Këta (francezët) duhet të mendoheshin mirë përpara se të vendosnin në se do të pranonin një të “huaj” si mbret, apo një mbret vendas, figura e të cilit ishte akoma e zbehtë në Francë. Në mungesë të një mbreti, por me dëshirën e madhe për të refuzuar kategorikisht një mbret “Këmishë Kuq” (siç shpreheshin shpesh francezët për anglezët), ata u hodhën në luftë kundra forcave të Eduartit. Këtij sulmi, Eduarti iu përgjigj me luftë.
Kjo deklaratë lufte do të bënte që këta dy vende të përfshiheshin në një luftë 100 vjeçare. Në këtë luftë, nuk munguan betejat detare midis flotës angleze dhe asaj franceze. Megjithatë, shumica e betejave do të realizoheshin në tokë të thatë. E ndërsa në fillim forcat angleze morën hovin ndaj atyre kundërshtare, më vonë luftërat do të rezultonin sfilitëse për të dyja palët.
Harkëtarët anglezë mundën të mbanin në fre vrullin e kalorësve francezë, që të armatosur rëndë kishin disavantazh të madh ndaj këtyre të fundit. Me daljen e Zhan Darkës në skenë, zotërimet angleze në tokë franceze, filluan të humbitnin një e nga një.
Për fat të keq Zhan Darka, nuk e pa dot Francën si të pavarur, megjithatë emri i saj e shtoi dëshirën e luftëtarëve francezë për të formuar një shtet të tyrin. Mbas njëqind vjetësh, kjo luftë do të mbaronte përfundimisht me formimin e një shteti të fuqishëm Francez , dhe me anglezët që riktheheshin të lodhur nëpër shtëpitë e tyre.
Efektet e luftës njëqindvjeçare (Luftërat franceze)
Anglezët tashmë kanë vuajtur pikërisht humbjen në luftën njëqind vjeçare: Maine kapitulloi në 1448, Normandia u humb në 1450, dhe përfundimisht Bordeaux në 1453. Afërsisht njëqind vjet zgjati lufta dhe vlera (pasuria) e pesë brezave luftëtarësh dhe okupimi i Francës dhe humbja përfundimtare si një shkak i çrregullimit (përmbysjes) të madh në kurriz të popullsisë.
Për më tepër ndaj latifondistëve që humbën pronat e tyre në Francë, humbjet e përgjithshme ishin të konsiderueshme. Çdo version i ankesave të parashtruara nga ana e rebelëve në 1450 dërdëllisin për humbjet në Francë.
Problemet financiare dhe ndryshimet sociale
Murtaja, e cila kishte mbërritur së pari në Angli më 1348, bëri disa vajtje ardhje duke shkaktuar humbje të mëdha në rrallët popullsisë, e cila shkaktoi një zi buke në radhët e fuqisë punëtore si pasojë e rënies të prodhimit bujqësor. Kjo shkaktoi një inflacion të rëndë në çmimet e punës dhe të prodhimeve bujqësore dhe, në disa vite banorët do të shikonin dështimin në të korrat.
Kjo u karakterizua me periudha të thella krizash urie. Gjithashtu vdekjet e shumta dhe epidemitë shkaktuan një ndryshim të madh në rregullin social; një grup i vogël u gdhinë (u rritën) më të pasur dhe gjithnjë në ngritje, duke përvetësuar tokat e atyre që tashmë kishin vdekur. Luftërat franceze ndikuan edhe në dëmtimin e thesarit mbretëror.
"Jetesa dhe Mirëmbajtja"
Që nga rënia e feudalizmit sistemi "Livery and Maintenance" synonte (do të thoshte) që çiftet e mëdha të mbretërisë mund tu kërkojë lordëve më të ulët (vasalëve) në dominionet e tyre, që të marrin pjesë në luftë në krah të tyre nën të njëjtin flamur. Këta, së bashku me ushtarët e karrierës të shndërruar në mercenarë mbas fushatave franceze, tregonin se çiftet mund të shtonin numrin e armiqve të tyre shumë lehtë, dhe në disa raste automatikisht, po ashtu si edhe mbreti vetë. Kur luftohet një armik i përbashkët për një shekull, në të shumtën e rasteve, lufta civile nuk është një opsion; ndoshta ishte thjeshtë një çështje kohe derisa luftëtarët e madhej të fillonin luftën midis tyre.
Probleme dinastish
Pas drejtimit të mbretit King Henry V, "The Flower of Chivalry" dhe "Mirror of all Christian Kings," Henry VI, i dobët dhe gjakftohtë ishte një zhgënjim i madh. Somerset dhe Suffolk, favoritët e mbretit, ishin të urryer nga të gjithë për fuqinë e tyre të paligjshme dhe bindjen e tyre të verbër. Shumë nga fisnikët, midis tyre edhe Rikardi i Yorkut, i cili kishte qenë zëvendësuar në Francë nga Somerset, gjithashtu ushqente urrejtje dhe armiqësi personale kundër ministrave të Henrit, për mospërfillje dhe mungesë të shpërndarjes së gradave.
Lufta e Trëndafilave deri në një farë përkufizimi, është një keqkuptim. Në të vërtetë emri i referohet simboleve të përdorura nga dy familjet e mëdha të përfshira në këtë luftë. Yorkët përfaqësoheshin nga trëndafili i bardhë dhe Tudorët prezantoheshin me trëndafilin e kuq. Megjithatë, Tudorët do e përdornin simbolin e trëndafilit ngjyrë të kuqe, në një periudhë shumë të vonshme në këtë luftë famëkeqe. Kjo u bë me arsye për t’i dalluar ata nga Yorkët. Megjithatë këto nuk ishin me të vërtetë luftëra (më mirë do ishte të thoshim se ishin thjeshtë luftime të vogla në seri ose përleshje tek tuk në Angli, midis lordëve të fuqishëm feudalë).
Luftërat e kishin origjinën e tyre me fillimin e rënies nga froni të Henri Bolingbroke. Me fillimin e venitjes së pushtetit të kurorës, fisnikët feudalë filluan të kishin pretendime për fronin e Anglisë. Ideja jo mirë e menduar e Henrit se froni i përkiste atij që mund ta shtinte në dorë, e çoi vendin në një sërë luftërash civile.
Gjendja do të rëndohej gjithmonë e më shumë me mungesën e Henri VI si mbret në fron. HENRI VI, djali i Eduartit V, i lindur më 6 dhjetor 1421, u bë mbret i Anglisë më 1 shtator më 1422, por nëse nuk do të mjaftonte Anglia, ai do të shpallej nga ana e atyre që interesoheshin në këtë gjë, si mbret i Francës, ndërkohë që ai vetë ishte vetëm një vjeç. Kjo e bëri atë, që akoma në rini të shkëputej për një kohë relativisht të gjatë nga Anglia. Kjo situatë si u tha më lartë, nuk e ndihmonte fare gjendjen.
E rëndësishme të përmendet është edhe përqendrimi i fuqisë në duart e një kaste fisnikësh, të cilët i bindeshin Margaretit të Anjou. MARGARET e ANJOU, Mbretëresha e Anglisë, ishte motra e mbretit të Naples dhe Jeruzalemit, megjithatë ajo do të dilte në skenë krejtë papritur dhe krejtë e veçuar nga vëllai i saj i fuqishëm. Ajo kishte lindur më 23 mars 1430 dhe ishte lidhur në fejesë me Henri VI, mbret i Anglisë. Margareta u shfaq në jetën politike mbas rënies së Suffolkut më 1450.
Ajo u përfshi gjithashtu në punët qeveritare duke u përpjekur të fitojë privilegje të shumta për veten e saj. Por ajo nuk kishte shumë influencë. E eklipsuar nga bashkëshorti i saj, më 13 tetor të 1453, ajo do të lindte një djalë. Djali do të emërohej EDUARD. Për fat të keq Eduardi e gjeti babain e tij në një gjendje të keqe mendore. Henri VI kishte shfaqur shenja çmendurie që në lindjen e djalit të tij, edhe pse nuk kishte shumë për të bërë rreth gjendjes së tij mendore.
Vetëm në atë kohë figura e Margaretës do të dilte nga hija ku kishte qëndruar për një kohë të gjatë. Kur mori në dorë pushtetin, ajo mbajti një qëndrim shumë të rreptë ndaj Rikardit. Nga ana e tyre, kundërshtarët e saj nga Yorku e akuzonin atë se djali i saj Eduardi, ishte thjeshtë një bastard. Kjo gjë në të vërtetë ndeshet në veprën e Shekspirit “Henri VI,” por nuk ka ndonjë bazë që mund të merret për bazë. Margareta ishte armikja e betuar e Rikardit (dukës së Yorkut) dhe figura e saj shërbeu si frymëzim për Lankastërt, megjithatë entuziazmi i tepruar që ajo kishte do të sillte rrënimin e saj.
Kjo gjendje bëri që shumë fisnikë të tjerë të shfaqnin shenja të qarta pakënaqësie dhe rebelimi. Ai që do të kishte një shije të keqe në grykë nga marrja e pushtetit nga ana e Margaretës, do të ishte Rikardi (1410-1460). Ky i fundit ishte duka i Yorkut. RIKARDI, Duka i Yorkut (1410-1460), ishte djali i Rikardit, Earl i Cambridge dhe Annës, që ishte vajza e Roger, Earl i March.
Rikardi kishte trashëguar titujt e xhaxhait të tij Eduartit (ky kishte qenë në të vërtetë duka i Yorkut) dhe Edmund, Earl i March. Që nga vitit 1430 deri më 1436, Rikardi u mor kryesisht me veprimtari ushtarake në Normandi dhe Francë. Në Francë ai shkëlqeu me strategjitë e tij, ku një herë së bashku me ushtrinë që komandonte ishte afruar pranë dyerve të Parisit.
Megjithatë, ajo që ka rëndësi këtu është se ishte i bindur se Henri VI e kishte treguar veten krejtësisht të paaftë në fron. Këto pretendime do të binin shpejtë në veshin e Henrit VI. Ai do të xhindosej nga pretendimet e Rikardit dhe kjo gjendje tensioni, bëri që më 1453 ky i fundit të vetë shpallej si mbrojtësi i kurorës. Si mbrojtës i mbretërisë ai automatikisht kishte marrë të drejta në funksionet ekzekutive. Funksionet ekzekutive ishin vetëm e drejta e mbretit, ndaj pretendimet e Rikardit për të pasur fuqi në zbatimin e tyre, e bëri atë të krahasohej me vetë mbretin.
Pas këtij veprimi rebel (ku nuk mund të gjykohet në se ishte i drejtë apo jo), Rikardi do të arrestonte funksionarë të lartë të oborrit mbretëror të Henrit VI, duke bërë të mundur edhe arrestimin e aleatëve të kundërshtarit të tij. Do të fillonin kështu betejat midis Rikardit dhe sunduesve të oborrit mbretëror. Beteja e parë do të pagëzohej si beteja e Shën Albans. Kjo do të ishte beteja e parë në serinë e betejave të trëndafilave.
Luftimet nuk kishin mbaruar akoma, por pavarësisht më 1460, Rikardi do vetëshpallej mbret i të gjithë Anglisë, me pretendimin e mëparshëm se Henri VI, ishte trashëgimtar jo i denjë për detyrën e shenjtë të mbretit. Megjithatë ky pretendim pak i shpejtuar, nuk u prit edhe aq mirë nga fisnikët e tjerë.
Këta i qëndruan besnik Rikardit, megjithatë ata mendonin se marrja e fronit nga ai do ishte më e përshtatshme vetëm pas vdekjes së Henrit. Për ironi të fatit, Rikardi do të vdiste më parë se Henri. Vdekja e tij do bënte daljen në skenë të Eduartit IV. EDUARDI IV (1461 – 1483), Mbret i Anglisë, lindi më 28 prill 1442, dhe ishte i biri i Rikardit të vdekur, ish duka i Yorkut.
Ai do të përmbushte punën e filluar nga i ati. Ai do të shpallej mbret i Anglisë, pas eliminimit të figurës së Henrit nga jeta politike e vendit. Eduarti arriti më në fund të bëhej mbret, por ai nuk arriti kurrë të konsolidonte mbretërimin e tij, ndërkohë që ai do të ballafaqohej me qëndrimin dyshues dhe agresiv të vëllait të tij George. GEORGE ishte Duka i Clarencës.
Më 1471, Margaret e Anjou dhe Henri VI do të fillonin një ofensivë kundra pushtetit të mbretit të ri, duke marrë në dorë pushtetin mbretëror për disa muaj. Ky “mbretërim” i shkurtër do të përmbysej shpejtë nga Eduardi. Me përmbysjen e tyre, Henri do të kapej rob dhe do të dërgohej në burg. Atje, midis pendesave dhe inatit, ai do të vdiste.
Koha ikën dhe mosha bën të sajën. Më vdekjen e Eduartit më 1483, në skenë do të dilte EDUARTI V. Ky djalosh 20 vjeçar, mbase nuk ishte i gatshëm të përballonte administrimin e një lufte agresive si ajo e trëndafilave. Pushteti i kalon kështu në duar xhaxhait të tij Rikardit, i cili ishte Duka i Gloucter. Rikardi do të merrte situatën në duar. Pushteti do i kalonte atij sërish. Gjatë mbretërimit të tij, ai do të arrestonte dy djemtë e Eduartit, për t’i ekzekutuar më vonë.
Për më pak se njëqind vjet, froni kishte kaluar sa në duart e njërit e tjetrit. Tashmë RIKARDI III, kishte shtrënguar pushtetin në duart e tij dhe do t’i tregonte të gjithë se ai mund të administronte mirë atë vend. Ai do të rezultonte si një administrues efektiv në punët e shtetit, një ushtarak mendjendritur dhe çfarë ishte më e rëndësishme, ai kishte një kurajo mbresëlënëse.
Por trëndafilat nuk mund të flinin akoma të qetë. Një protestë e vogël për të rikthyer Henri Tudorin në fron, do të shtypej me zotësi nga mbreti. Atëherë, Henri do të merrte vetë në dorë situatën duke dalë ballë për ballë me kundërshtarin e tij Rikardin. Rikardi në të vërtetë kishte arsyen më të mirë për të trashëguar fronin, dhe Tudorët tashmë kishin shpenzuar rreth njëqind vjet për të propaganduar të kundërtën.
Beteja e Bosworthit më 1485, që do të ishte edhe beteja e fundit midis trëndafilave, do të rezultonte me vdekjen e Rikardit. Mbreti i ri do të bëhej HENRI TUDOR. Henri, i njohur edhe si Tudori i Parë e akoma më pas si Henri VII, lindi më 1485 dhe vdiq më 1509. Ai ishte i pari i shtëpisë së Lancastërve gjatë Luftërave të Trëndafilave. Pasi mposhti Rikardin III në fushëbetejën e Bosworth, ai do të shpallej mbret i Anglisë. Ai u martua me vajzën e Eduardit IV, duke bashkuar më në fund Yorkët dhe Lancastërve.
Mbas kaq luftërash, mundimesh dhe masakrash, Anglia ashtu si e gjithë Evropa do të futej pa e kuptuar në periudhën moderne.
Suffolk thelloi goditjen ndaj çrregullimeve mbi humbjet në Francë (ndonëse ato ishin shumë larg paaftësisë së Somerset-it). Ai u akuzua me shumë zhurmë për tradhti nga Parlamenti dhe u përjashtua nga shteti me dhunë (ekzil). Përfundimisht, ai u ekzekutua në bordin e anijes që po e largonte nga Anglia. Henry VI ishte i paaftë që të realizonte një qeverisje qendrore të centralizuar), duke armiqësuar shumë nga lordët e tij të pasur dhe të fuqishëm, duke i dhënë mbështetje të palëkundur Somerset-it.
Henry VI çrregulloi më tepër Dhomën e përfaqësuesve në parlament (Commons), i cili kërkonte që Somerseti të largohej, duke injoruar kërkesën e tyre për ekzilin e tij. Një përpjekje paqësore për disa vite (1450-1453), për shkak se fisnikët mund të kënaqnin veten e tyre me faktin se a do të vdesë Henry VI pa një trashëgimtar; ata kishin një pasardhës (sfidant) të fortë në personin e Rikardit, Duka i Yorkut. Somerseti dhe e tërë linja Beaufort, kanë qenë të përjashtuar nga trashëgimia me vendim të parlamentit të kryesuar nga Henri IV në vitin 1407.
Rikard i Yorkut ishte i vetmi person, i cili shpëtoi Henrin VI. Ai zotëronte një vazhdues mashkull legjitim që rridhte nga Mbreti Eduard. Ai në fakt ishte trashëgimtar i zotërimit të fronit, qoftë mashkull apo femër. Lindja e një trashëgimtari më 1453 e komplikoi çështjen, nëqoftë se mbreti do të vdiste apo do të ishte i paaftë, mbretëria do të binte në duart e një trashëgimtari që ishte thjeshtë një princ i mitur për kohën, dhe kishte shumë mundësi të drejtohej nga i neverituri Somerset.
Në vitin 1453 Mbreti Henry VI, vërtet u bë i paaftë për të drejtuar; ai vuante nga degradimi i plotë mendor deri në budallallëk. Madje ai nuk kuptonte se një trashëgimtar ishte lindur prej tij. York mori përsipër rolin e protektorit, por kur Mbreti e rifitoi aftësinë mendore (u shërua) një vit më vonë, Somerset u rivendos në fuqi, dhe përkrahësit e Yorkut u përjashtuan si mbeturina. Dhe kështu pasoi lufta (beteja) e parë ndërmjet Luftërave të Trëndafilave.
Kronologjia e Betejave të Trëndavilave
22 Maj, 1455 - Beteja e Shën Albans
23 Shtator, 1459 - Beteja e Blore Heath
12 Tetor, 1459 - Beteja e Rout në Ludford Bridge
10 Korrik, 1460 - Beteja e Northampton
30 Dhjetor, 1460 - Beteja e Wakefield
2 Shkurt , 1461 - Beteja e Mortimer's Cross
22 Shkurt, 1461 - Beteja e dytë e Shën Albans
28 Mars, 1461 - Beteja e Ferrybridge
29 Mars, 1461 - Beteja e Towton
25 Prill, 1464 - Beteja e Hedgeley Moor
15 Maj, 1464 - Beteja e Hexham
26 Korrik, 1469 - Beteja e Edgecote
12 Mars, 1470 - Beteja e Loosecoat Field
14 Prill, 1471 - Beteja e Barnet
4 Maj , 1471 - Beteja e Tewkesbury
22 Gusht, 1485 - Beteja e Bosworth
16 Janar, 1487 - Beteja e Stoke Field
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Kulla e Farit ose Fari i Aleksandrise..
Egjipt, viti 280 para e.s. Që kur Aleksandri i Madh i liroi egjiptianët nga dominimi persian, lidhjet mes grekëve dhe egjiptianëve u forcuan aq shumë sa mbreti i tyre, Ptolomeu II, ishte me origjinë greke. Ky bashkëpunim i grekëve dhe egjiptianëve ishte më i dukshëm në kryeqytet, Aleksandri.
Themeluar prej Aleksandrit të Madh në vitin 332 para e.s., ky qytet i zhvilluar u bë vatra më e rëndësishme e kulturës helene. Por këtë herë mrekullia nuk do të jetë një tempull, as ndonjë lloj tjetër monumenti ose ndërtese, por një kullë.
Kjo kullë do të shërbente për të udhëhequr anijet e shumta që mbërrinin në brigjet e Aleksandrisë. Mbreti vendosi të ndërtonte një kullë që të identifikonte vendin dhe qytetin nga shumë larg. Për këtë përdorën ishullin e vogël të Faros, përballë portit.
Arkitekti Sastro drejtoi punimet, që, sa më shumë ecnin jepnin një pamje të mrekullueshme. Kur përfundoi, kulla ishte më shumë se 120 m. Në majë të saj kishte pasqyra metalike për të treguar pozicionin e saj ditën, duke reflektuar dritën e diellit dhe natën për mungesë të dritës ndizej zjarr (vatër).
Kjo mrekulli do të rezistonte shumë, rreth 1600 vjet deri në shekullin XIV, kur tërmetet do ta shembnin. Emri i mrekullisë ishte "Kulla e Farit" dhe i linte mbrapa të gjitha ndërtimet e bëra deri në atë kohë që kishin për qëllim të udhëhiqnin anijet.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Maozeleumi Halicarnason
Viti 352 para e.s.. Mrekullitë e botës, që në këtë kohë ishin katër, pakësohen në 3, sepse Erostrati djeg tempullin e Artemisës. Por zhvillimi është duke ardhur: një mrekulli e re do të ndërtohet, me shumë koincidenca me tempullin e Artemisës dhe do të duket si një vepër e bërë me magji për të kompensuar humbjen.
Jemi në Halicarnaso, në Caria, një shtet në Azinë e Vogël. Bëhet fjalë për një qytet të rëndësishëm, që llogariste dhe një fabrikë nga ato të disqeve të çuditshme të metalit të shpikura nga Creso që prodhojnë para. Qyteti shfaq shkëlqim. Por tani qyteti është në zi , Mausolo vdiq. Çfarë varri mund të ishte i denjë për një mbret të tillë?
E veja e tij, Artemisa, merr vendimin që të mos kursehet në shpenzime. Është tamam sikur i gjithë qyteti ta dinte që kurrë më nuk do kthehej një epokë aq e mrekullueshme si ajo e Mausolos , prandaj njerëzit u vunë në dispozicion të demonstronin mirënjohjen dhe t’i bënin një varr, më specialin e historisë, aq sa i dha emrin mauzoleumeve të ndërtuara më vonë.
Filluan punimet: arkitektët Satiros dhe Piteos ndërtuan një podium kënddrejtë mbi të cilin ngrihej një kolonë e rregullit jonik. Mbi këtë një piramidë e shkallëzuar. Dhe në majë një statujë. Bashkësia e të gjitha këtyre arrinte lartësinë marramendëse prej 50 m. Por kjo nuk ishte e gjitha. Skulptorët më të mirë të Greqisë të asaj epoke bënë statujat dhe mozaiket: Briaxis, Timoteo, Leucastes dhe famozi Scapo.
Por kjo mrekulli do të ishte ajo që duroi më pak në kohë nga të gjitha. Sapo kaluan 16 vjet, më 334 para e.s., Aleksandri i Madh shkatërroi qytetin. Ai që dha urdhër për rindërtimin e tempullit të Artemisës tregon tani anën e tij shkatërrimtare. Edhe pse vite më pas mbretërit e Egjiptit që morën Carian e rindërtuan Halicarnason, qytet që është edhe në ditët tona (sot quhet Bodrum), nga mauzoleumi ngeli vetëm legjenda.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Popuj
Hausatët
Hausatët (në tekste edhe Haussa, Haousa ose Haoussa) është grup i popujve afrikanas të islamizuar e që jetojnë në zona qendrore të Sudanit por që nuk paraqesin një etni të caktuar. Qendra të rëndësishme të hausatëve janë Kano, Sokoto dhe rrafshnalta Bauchi në Nigerin veriore. Koloni të mëdha të hausatëve përbëhen në po thuaj çdo vend të Afrikës perëndimore dhe të zonave qendrore të Sudanit.
zona blu,zona hausfolese
Pasi që hausatët enden si tregtarë, gjuha e tyre paraqet edhe gjuhën e komunikimit dhe tregtimit në Afrikën perëndimore. Po ashtu, hausatët dallohen për mirë mbajtjen e bagëtisë trup madhe dhe asaj trup vogël. Si dorë punues të shkathtë përpunojnë lëkurën dhe metalet, fije peri, ngjyrosjen e tyre dhe thurjen.
Në punimet e dorës dhe mënyrën e vendosjes së vendbanimeve (kultura qytetare, shtëpia katërkëndëshe balte me kulme të rrafshët), shihet ndikimi i kulturës mesdhetare. Rreth 9 milion hausatë, po thuaj se në gjitha vendet ku janë të shpërndarë, zënë vendin udhëheqës të ekonomisë.
Gjuha e hausatëve numërohet në gjuhët çado-hamitishte. Përpos formave të vjetra të gjuhë si Sokoto dhe Kastena, është i zhvilluar dhe standardizuar dialekti Kano si gjuhë e letërsisë dhe mjeteve të informimit. Nga koha para koloniale, është formuar një shkrim me shenja arabe për letërsinë.
Historia
Që nga viti 1000 e. sonë, hasuatët kishin shtete të shumta dhe nga shekulli XV u islamizuan. Nga shkencëtarët bëhet një ndarje në mes të këtyre shteteve Hausa, si shtete të "vërteta" të hausatëve dhe shtete të sunduara nga popujt tjerë si të "pavërteta". Në grupin e shteteve të "vërteta" numërohen shtetet Kano, Gobir, Katsena, Zegzeg, ndërsa në ato të "pavërteta" ndër tjera numërohet shteti Jukun.
Nga fillimi i shekullit XX, një sundues i quajtur Osman Dan Fodio (Fulbët) ja arriti që të i fusë nën sundimin e tij pjesën më të madhe të shteteve të hausatëve. Kjo perandori e tij, ra nën sundimin e britanikë (Nigeria) gjatë fund shekullit XX.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Hazarët
Hazarët (Hasara, Hesoreh, nga persishtja hazar këtu në kuptimin mijëfisht) është emër përmbledhës i disa grupeve të njerëzve që sot jetojnë në Iran, Pakistan, ish-BRSS dhe Afganistan.
Këto grupe u krijuan pas marshimit mongol në këto anë (shekulli XIV/XV) dhe përbëhen nga ardhacakë ndër të cilët ka dhe mongolë, e të cilët u përzien me elemente vendëse afgane. Për shkak rrjedhës së formimit të këtyre grupeve, këto grupe nuk paraqesin apo nuk merren si njësi etnike. Një pjesë e madhe e hazarëve, me pamje evropiane, u vendosën në Hasaraxhat.
Janë malësorë, me ekonomi të përzierë. Mirëpo si pasojë e trysnisë nga ana e nomadëve afganë, shumica e tyre shpërngulen nëpër qytet ku punojnë kryesisht si shërbëtorë dhe punëtorë krahu. E përbashkëta e këtyre grupeve duket se është përkatësia e drejtimit fetar shia, e rrethuar nga elementi sunit. Numri i tyre llogaritet të jetë diku 1,5 milion.
http://www.hazarapeople.com/
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
popuj
Hunët
Hunët ishin grupe apo fise të një populli me prejardhje nga Azia (hapësirën mongole).Ata migruan ne Europe pergjate epokes se migrimeve te medha (shkeujt III dhe IV pas lindjes se Krishtit). Sipas studiuesit Joseph de Guinges ata jane pasardhes te Xiognu, popull i cili ne shekullin I para lindjes se Krishtit sulmoi territoret e Kines dhe per pak e pushtuan ate.
Ne vitin 434, Rugila, mbreti i tribuse me te madhe hune vdiq dhe vendin e tij e zune niperit e tij Attila dhe Bleda. Pasi Bleda vdiq (thuhet qe u vra nga Attila ne dyluftim) Attila bashkoi te gjitha tribute hune ne nje te vetme dhe u be mbret i tyre.
Attila fillimisht sulmoi Perandorine Sasanide dhe pushti territoret e Kaukazit, por pastaj u munden. Me pas Hunet erdhen ne Europe dhe pushtuan territoret qe nga gadishulli i Krimese ne lindje deri tek Galia (Franca) Lindore ne perendim dhe nga alpet zvicerane ne jug deri tek gadishulli i Danimarkes ne veri.
Me pas hunet vendosen marredhenie te mira me Perandorine Romake te Perendimit dhe per shkak te ketyre marredhenieve ata vendosen te sulmonin perandorine Romake te Lindjes dhe Mbreterine Visigote te Toulousit.
Ne fillim ata sulmuan Perandorine Romake Te Lindjes dhe arriten te pushtonin Ballkanin perfshire dhe kryeqytetin e perandorise, Kostandinopojen (Stambollin), por romaket e lindje u ofruan huneve 115 kilogram me flori ne kembim qe hunet te largoheshin nga Ballkani dhe te mos e sulmonin me ate apo perandorine romake te lindjes.
Hunet pranuan dhe u pergatiten qe te sulmonin mbreterine visigote te Toulousit. Pa filluar akoma sulmi, Attila mori nje mesazh nga Honoria, motra e perandorit romak te Perendimit qe i propozonte te martoheshin dhe Attila pranoi dhe keshtu ai mund te merrte si toke te tijen gjysmen e territoreve te Perandorise Romake te Perendimit.
Flavius Aetius, gjenerali qe duhet te ndihmonte Attilen kunder Visigoteve lajmeroi perandorin per kete dhe ai nuk deshte qe motra e tij te martohej me Attilen. Ketu filluan konfliket me perandorine Romake te Perndimit. Attila e sumoi perandorine dhe fitoi disa beteja me rradhe duke pushtuar keshtu Strasburgun, Metzin, Reimsin, Amiensin, Turnain dhe Cambriain.
Pastaj ai sulmoi Orleansin dhe garnizoni i qytetit iu dorezua Attiles, por sapo ishte duke hyre ne qytet erdhen perforcimet romake te komanduara nga gjenerali Flavius Aetius. Attila beri sikur u terhoq dhe i futi romaket ne kurth ne Chalons disa kilometra ne verilindje te Orleansit.
Attila
Attila do ta kishte fituar kete beteje nese romaket nuk do te kishin thirrur perforcime nga ish-armiqte e tyre Visigotet. Beteja ishte e ashper sidomos sepse numrat e te dyja paleve ishin te barabarte. Sidoqofte romaket fituan me nje "fitore si e Pirros" dmth fitore me shume sakrifica e humbje.
Per nje vit hunet nuk u duken me ne perandorine romake, por pas nje viti ata sulmuan Aquilean dhe fituan, por pas betejes Attila u helmua dhe vdiq. Pas kesaj perandoria hune ra dhe hunet u vendosen ne territoret e Hungarise se sotme. Pasi u perzien me Magjaret ne shkullin VIII u formua shteti Hungarez.
Helvetikët
Helvetikët (ose helvetianët, helveti-) është fis kelt i cili pak mbas vitit 100 p.e.s. u dyndë nga jug-perëndimi i Gjermanisë së sotshme në Zvicër. Qëllimit të tyre për të pushtuar Gallien ju doli përball Cezari me fitoren afër Bibractes (58 p.e.s.). Pjesa e mbetur e helvetikëve u vendos në tokat qendrore të Zvicrës.
Hunët
Hunët ishin grupe apo fise të një populli me prejardhje nga Azia (hapësirën mongole).Ata migruan ne Europe pergjate epokes se migrimeve te medha (shkeujt III dhe IV pas lindjes se Krishtit). Sipas studiuesit Joseph de Guinges ata jane pasardhes te Xiognu, popull i cili ne shekullin I para lindjes se Krishtit sulmoi territoret e Kines dhe per pak e pushtuan ate.
Ne vitin 434, Rugila, mbreti i tribuse me te madhe hune vdiq dhe vendin e tij e zune niperit e tij Attila dhe Bleda. Pasi Bleda vdiq (thuhet qe u vra nga Attila ne dyluftim) Attila bashkoi te gjitha tribute hune ne nje te vetme dhe u be mbret i tyre.
Attila fillimisht sulmoi Perandorine Sasanide dhe pushti territoret e Kaukazit, por pastaj u munden. Me pas Hunet erdhen ne Europe dhe pushtuan territoret qe nga gadishulli i Krimese ne lindje deri tek Galia (Franca) Lindore ne perendim dhe nga alpet zvicerane ne jug deri tek gadishulli i Danimarkes ne veri.
Me pas hunet vendosen marredhenie te mira me Perandorine Romake te Perendimit dhe per shkak te ketyre marredhenieve ata vendosen te sulmonin perandorine Romake te Lindjes dhe Mbreterine Visigote te Toulousit.
Ne fillim ata sulmuan Perandorine Romake Te Lindjes dhe arriten te pushtonin Ballkanin perfshire dhe kryeqytetin e perandorise, Kostandinopojen (Stambollin), por romaket e lindje u ofruan huneve 115 kilogram me flori ne kembim qe hunet te largoheshin nga Ballkani dhe te mos e sulmonin me ate apo perandorine romake te lindjes.
Hunet pranuan dhe u pergatiten qe te sulmonin mbreterine visigote te Toulousit. Pa filluar akoma sulmi, Attila mori nje mesazh nga Honoria, motra e perandorit romak te Perendimit qe i propozonte te martoheshin dhe Attila pranoi dhe keshtu ai mund te merrte si toke te tijen gjysmen e territoreve te Perandorise Romake te Perendimit.
Flavius Aetius, gjenerali qe duhet te ndihmonte Attilen kunder Visigoteve lajmeroi perandorin per kete dhe ai nuk deshte qe motra e tij te martohej me Attilen. Ketu filluan konfliket me perandorine Romake te Perndimit. Attila e sumoi perandorine dhe fitoi disa beteja me rradhe duke pushtuar keshtu Strasburgun, Metzin, Reimsin, Amiensin, Turnain dhe Cambriain.
Pastaj ai sulmoi Orleansin dhe garnizoni i qytetit iu dorezua Attiles, por sapo ishte duke hyre ne qytet erdhen perforcimet romake te komanduara nga gjenerali Flavius Aetius. Attila beri sikur u terhoq dhe i futi romaket ne kurth ne Chalons disa kilometra ne verilindje te Orleansit.
Attila
Attila do ta kishte fituar kete beteje nese romaket nuk do te kishin thirrur perforcime nga ish-armiqte e tyre Visigotet. Beteja ishte e ashper sidomos sepse numrat e te dyja paleve ishin te barabarte. Sidoqofte romaket fituan me nje "fitore si e Pirros" dmth fitore me shume sakrifica e humbje.
Per nje vit hunet nuk u duken me ne perandorine romake, por pas nje viti ata sulmuan Aquilean dhe fituan, por pas betejes Attila u helmua dhe vdiq. Pas kesaj perandoria hune ra dhe hunet u vendosen ne territoret e Hungarise se sotme. Pasi u perzien me Magjaret ne shkullin VIII u formua shteti Hungarez.
Helvetikët
Helvetikët (ose helvetianët, helveti-) është fis kelt i cili pak mbas vitit 100 p.e.s. u dyndë nga jug-perëndimi i Gjermanisë së sotshme në Zvicër. Qëllimit të tyre për të pushtuar Gallien ju doli përball Cezari me fitoren afër Bibractes (58 p.e.s.). Pjesa e mbetur e helvetikëve u vendos në tokat qendrore të Zvicrës.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Richard Rogers, njeriu qe deshifroi librin misterioz
Richard Rogers behet i degjuar per deskriptimin e Librit te rralle VOYNICH,qe gjendet ne Biblioteken e Dorëshkrimeve në Universitetin Yale,USA,me 102 fletë, prej një totali prej 204 faqeve. Një mister i koncentruar thuhet per kete liber.
Misteri më i habitshëm letrar për të gjitha kohërat. Libri më misterioze i historisë,ku askush nuk ka qenë kurrë në gjendje për të lexuar, deri para disa kohësh, kur në SHBA u bë një deklarat publike nga një person që pretendon të ketë sukses.
Zbulimi
Richard Rogers, në moshë gjashtëdhjetvjecare,që një jetë te tere ja kushtuar qeverisë amerikane,pretendon se ka përkthyer faqet e para të dorëshkrimit. Plotësisht një rastësi thote autori.
Ai ishte duke punuar për një algoritëm të ri për Departamentin e Shtetit, dhe kishte përdorur rastesisht një pjesë të tekstit të dorëshkrimit për të bërë një test. Dhe soft-weri ka dështuar dy herë para se t'i kthehej të dhënave. Të dhënat dolën në kodin e makinës ku Richard Rogers lexoi zbulimin e pabesueshme.
Dorëshkrimi nuk përmban shkronja a po fjalë. Për vite të tëra të gjithë dijetarët kanë menduar se ishte një gjuhë misterioze. Kjo nuk permbante shkronja, por numra. Algjebër simbolike. Roger nuk mund të besoj se kjo ishte e mundur.
Ai kaloi 10.000 orë të tëra para kompjuterit për të përkthyer tre faqet e para te dorëshkrimit. Ai madje përdori një software satelitor, (dizajnuar për të zbuluar çarjet në Mars), për të analizuar nivelin në të cilën dorëshkrimi është hartuar me të çara në letër.
Rogers arriti në përfundimin se dorëshkrimi përmban një mesazh të fshehtë fshehur në figura. Në bazë të dokumentit ka një rrjet si ajo e yllit te Davidit, simbol masonik.
Rrjeti ka numra ne pjesen e poshtme dhe shkronja në krye. Dokumenti është algjebër, por ai është gjithashtu një mënyrë për të shpjeguar se si mund të navigosh në faqet e tij për të lexuar ose të gjetur mesazhe sekrete, imazhe apo simbole. Faqja e parë të udhezon dhe instruksion se si të lexosh dorëshkrimin.
Përmes një serie studimesh,Rogers del ne përfundimin se dorëshkrimi është përgatitur dhe dhe redaktuar nga disa duar në nje familje Italiane. Martino Longhi (1534-1591), Honorius Longhi dhe Martino Longhi junior (1602-1660) ishin autorët.
Daton rreth viteve 1578,si një vit reference e ndërtimit të Villes Mondragone dhe Frasciati, ku libri është mbajtur nga ana e Jezuitëve. Rogers thotë se eshte kopshti i vilës, çelësi i librit. Ky rrjet celes përfaqësohet në kopsht, ku integrohet me dokumentin që përmban sekrete të vlefshme tregtare fshehur në kishë.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
popuj
Kalashët
Kalashët (Kalasha) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir).
Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh. Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firencës në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra evropiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin.
Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon.
Lazët
Lazët janë popull me origjinë kaukaziane, i vendosur në juglindje të bregut të Detit të Zi. Ky popull e flet gjuhën laze dhe është i një gjakut më Mingrelët. Por Lazët janë myslimanë sunit ndërsa Mingrelët të krishterë.
Majat
Shtrirja gjeografike e qytetërimit Maya, e njohur si zonë Maya, shtrihet në të gjithë shtetet jugore Meksikane të Chiapas, Tabasko, dhe gadishullit Yucatan shteteve Quintana Roo e, Campeche dhe Yucatan. Zona Maya zgjeruar edhe në të gjithë rajonin verior Qendrore Amerikane, duke përfshirë vendet e sotme të Guatemala, Belize, El Salvador e Hondurasin perëndimore.
Si rajon i madh nën-në Mesoamerica, ajo përfshiu një peizazh të madh dhe të ndryshëm, nga zonat malore të Madre Sierra në rrafshin e gjysmë-thatë të Yucatan veriore. Klima në rajon Maya mund të ndryshojnë jashtëzakonisht, se zonat e ulëta,janë veçanërisht të ndjeshme ndaj uraganeve dhe stuhive tropikale që janë të shpeshta në Karaibe.
Është e ndarë përgjithësisht në tre zona të përcaktuara me afërsi :
Malore jugore
Ultësira Jugore (apo qendrore)
Ultësira e veriut.
Maya Malore jugore përfshin të gjitha terrenet e ngritura në Guatemala dhe malore Chiapas. Ultësirat jugore dhe malore qëndrojnë vetëm në veri, dhe përfshijnë shtetet meksikan e Campeche dhe Quintana Roo dhe Guatemala veriore, Belize dhe El Salvador. Ultësira e veriut të mbulojë pjesën tjetër e gadishullit Yucatan, duke përfshirë dhe kodrat Puuc.
Historia dhe origjina e majave
Një nga kulturat me tërheqëse dhe me pak te kuptuara është ajo e majave, eci u shfaq ne mes te mjegullimeve ne vitin 2000 para epokës tone dhe u tret përsëri ne mënyre misterioze rreth vitit 800 te erës tone, duke lenë vetëm mbetjet e tyre post klasike.
Mbjetjet e tyre janë te ngatërruara ne xhunglat e Amerikës Qendrore ku ne vitin 1773 ishte zbuluar qyteti i yre me i famshëm i Palenkes, dhe qysh atëherë enigma e tyre ka ngacmuar historianet dhe shkrimtaret si Teresa Moorey që përveçse është shkrimtare është edhe një astronomë e astrologe. Palenka akoma nuk është hetuar plotësisht dhe muret e piramidave dhe tempujve te saj mbajnë shume shkrime dhe shume mistere qe ne sa kemi filluar ti deshifrojmë.
Majat nuk përdornin rrotën dhe aftësia e tyre për te ngritur blloqe prej 30 tonesh është një nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte një jete e thjeshte e me një shoqëri te bazuar ne një sistem hierarkik ne te cilin fshataret punonin token dhe sunduesit merreshin me rituale te lodhshme. Megjithatë kjo kulture, ne asnjë mënyre nuk është injorante,sepse gjurmët tregojnë se majat kishin njohuri te sofistikuara te astronomisë, me një kalendar shume kompleks.
Kuptimet e këtij sistemi kalendarik kane shume nënkuptime te thella për ne ndoshta për vete mbijetesën tone. Megjithëse Majat jetonin pa asgjë qe ne do te mund ti shikonim si një komoditet modern baze, fare mire aftësitë e tyre fizike mund te quheshin shume te zhvilluar. Si shume popuj indigjene ata përdornin ne mënyre aktive ëndrrat si mjete te parashikimit dhe për te kuptuarit me thelle.
Majat mund te kenë përdorur disa nga ndërtimet e tyre për tempuj gjumi ne te cilat zbulimi synonte drejt njohurisë dhe shërimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit te kafshëve, i ngjashëm me kulturën e Amerikano Verioreve duke sjelle ndërmend një element shamanik ne shoqërinë e tyre. Majat mendohet se janë njerëzit me te zgjuar nga ana e astronomisë. Viti 2012 për Majat konsiderohet si një fillim i ri.
Kalashët
Kalashët (Kalasha) janë një tjetër fis në malet e Hindukushit me kombësi të pavarur që rron në krahinën afgane të Nuristanit dhe në atë pakistaneze të Çitralit në pjesën veriperëndimore të Pakistanit (në luginat Bumburet, Rumbur dhe Birir).
Sipas regjistrimit të vitit 1998, kalashët janë vlerësuar si një popullsi prej 3660 banorësh. Të tjera vlerësime këtë shifër e afrojnë deri në 4000 sish. Paolo Graciozi, profesor i antropologjisë dhe parahistorisë në Universitetin e Firencës në një artikull të botuar në një revistë londineze më 1963 thotë se kalashët kanë trajta të pastra evropiano-mesdhetare, më saktësisht me ato të njerëzve alpin.
Ai, kalashët i përshkruan si njerëz me lëkurë të bardhë, tipare të rregullta të fytyrës dhe shtat të hedhur. Populli kalash është i veçantë në mbarë rajonin si për nga veshjet, doket e feja. Kjo kombësi gjykohet si popullata e vetme pagane në këtë rajon.
Lazët
Lazët janë popull me origjinë kaukaziane, i vendosur në juglindje të bregut të Detit të Zi. Ky popull e flet gjuhën laze dhe është i një gjakut më Mingrelët. Por Lazët janë myslimanë sunit ndërsa Mingrelët të krishterë.
Majat
Shtrirja gjeografike e qytetërimit Maya, e njohur si zonë Maya, shtrihet në të gjithë shtetet jugore Meksikane të Chiapas, Tabasko, dhe gadishullit Yucatan shteteve Quintana Roo e, Campeche dhe Yucatan. Zona Maya zgjeruar edhe në të gjithë rajonin verior Qendrore Amerikane, duke përfshirë vendet e sotme të Guatemala, Belize, El Salvador e Hondurasin perëndimore.
Si rajon i madh nën-në Mesoamerica, ajo përfshiu një peizazh të madh dhe të ndryshëm, nga zonat malore të Madre Sierra në rrafshin e gjysmë-thatë të Yucatan veriore. Klima në rajon Maya mund të ndryshojnë jashtëzakonisht, se zonat e ulëta,janë veçanërisht të ndjeshme ndaj uraganeve dhe stuhive tropikale që janë të shpeshta në Karaibe.
Është e ndarë përgjithësisht në tre zona të përcaktuara me afërsi :
Malore jugore
Ultësira Jugore (apo qendrore)
Ultësira e veriut.
Maya Malore jugore përfshin të gjitha terrenet e ngritura në Guatemala dhe malore Chiapas. Ultësirat jugore dhe malore qëndrojnë vetëm në veri, dhe përfshijnë shtetet meksikan e Campeche dhe Quintana Roo dhe Guatemala veriore, Belize dhe El Salvador. Ultësira e veriut të mbulojë pjesën tjetër e gadishullit Yucatan, duke përfshirë dhe kodrat Puuc.
Historia dhe origjina e majave
Një nga kulturat me tërheqëse dhe me pak te kuptuara është ajo e majave, eci u shfaq ne mes te mjegullimeve ne vitin 2000 para epokës tone dhe u tret përsëri ne mënyre misterioze rreth vitit 800 te erës tone, duke lenë vetëm mbetjet e tyre post klasike.
Mbjetjet e tyre janë te ngatërruara ne xhunglat e Amerikës Qendrore ku ne vitin 1773 ishte zbuluar qyteti i yre me i famshëm i Palenkes, dhe qysh atëherë enigma e tyre ka ngacmuar historianet dhe shkrimtaret si Teresa Moorey që përveçse është shkrimtare është edhe një astronomë e astrologe. Palenka akoma nuk është hetuar plotësisht dhe muret e piramidave dhe tempujve te saj mbajnë shume shkrime dhe shume mistere qe ne sa kemi filluar ti deshifrojmë.
Majat nuk përdornin rrotën dhe aftësia e tyre për te ngritur blloqe prej 30 tonesh është një nga shume misteret. Duket se jeta e Majave ishte një jete e thjeshte e me një shoqëri te bazuar ne një sistem hierarkik ne te cilin fshataret punonin token dhe sunduesit merreshin me rituale te lodhshme. Megjithatë kjo kulture, ne asnjë mënyre nuk është injorante,sepse gjurmët tregojnë se majat kishin njohuri te sofistikuara te astronomisë, me një kalendar shume kompleks.
Kuptimet e këtij sistemi kalendarik kane shume nënkuptime te thella për ne ndoshta për vete mbijetesën tone. Megjithëse Majat jetonin pa asgjë qe ne do te mund ti shikonim si një komoditet modern baze, fare mire aftësitë e tyre fizike mund te quheshin shume te zhvilluar. Si shume popuj indigjene ata përdornin ne mënyre aktive ëndrrat si mjete te parashikimit dhe për te kuptuarit me thelle.
Majat mund te kenë përdorur disa nga ndërtimet e tyre për tempuj gjumi ne te cilat zbulimi synonte drejt njohurisë dhe shërimit. Gjithashtu duket se Majat kishin konceptin e totemit ose pushtetit te kafshëve, i ngjashëm me kulturën e Amerikano Verioreve duke sjelle ndërmend një element shamanik ne shoqërinë e tyre. Majat mendohet se janë njerëzit me te zgjuar nga ana e astronomisë. Viti 2012 për Majat konsiderohet si një fillim i ri.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
A jane Neandertalet spanjolle piktoret me te vjeter ne bote..?
Rrathe me ngjyre te kuqe dhe me forma duarsh rreth tyre te bëra me teknikë klishe,u gjenden ne një shpellë në Spanjë dhe deklarohet se janë pikturat më të vjetra në botë: e cila është edhe dëshmia më e mirë deri tashti,që piktoret e pare në Tokë ishin piktorët e Neandertalit.
Një gjetje që duket jo vetëm të shkurtojë distancën mes nesh dhe Neandertalit, por ajo ushqen supozimin se ata nuk përbëjnë një specie te ndryshme, por vetëm një shumëllojshmëri nga specia jona.
Nga 11 vendet e nëndheshme qe jane studiuar ne të gjithë bregdetin Cantabrian të Spanjës, shpella e quajtur El Castillo permban pikturat më të vjetra - dhe midis tyre më i vjetër i të gjitha është një disk i thjeshtë me ngjyre te kuqe.
Me më shumë se 40,800 vjet e vjetër, "kjo është aktualisht piktura më e vjetër artistike, të paktën keto 4000 vjet të gjetura në Evropë", thotë udhëheqësi i studimit Alistair Pike, një arkeolog në Universitetin e Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar.
Jo vetëm:keto te El Castillos do të jenë pikturat më të vjetra në botë,mbasi deri me sot mbahej si një rekord piktura në shpellën CHAUVET, në Francë, e cila datonte rreth 37.000 vjecare.
Ekipi i Pike-s,nuk perdori metodën e re te datimit bazuar në kohën e prishjes së uraniumit në depozitat e kalciumit te formuar në pikturë,mbasi mbi pigmentin e piktures nuk gjendej i depozituar minerali kalciumit
dhe per kete arsye, thotë studimi i publikuar në revistën Science, u perdoren metoda të tërthorta, të tilla si krahasime stilistike,me gjetjet nga te dhena më të sakta.Keshtu qe nisur nga keto krahasime disa piktura spanjolle rezultojne te jene shume me te lashta se sa mendohej,pra rreth 41.000 vjecare.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Misioni i fshehur nga NASA i anijes hapesinore misterioze
Anija hapësinore X-37B e NASA eshte rrethuar nga nje misteri i madh , e nisur në mënyrë sekrete në mars 2011, për një mision me synime të panjohura. Mësohet se anija është ulur vetëm më 16 qershor në bazën e Vandenberg të Kalifornisë. Kështu, natyra ekzakte e misionit është tepër sekret. Funksionarët e “AirForce” nuk kanë deklaruar asgjë lidhur me planin përsa i takon X-37B.
Një histori që ka pika të errëta dhe që nis më shumë se 10 vjet më parë, në 1999-n, kur NASA i dha start programit për të ndërtuar mini-shuttle. “Mbajtja në orbitë na ofron mundësi shtesë eksperimentimi dhe na lejon të nxjerrim maksimumin nga misioni”, ka deklaruar koloneli Tom McIntyre, drejtor i programit.
E nisur më shumë se një vit më parë, 5 mars 2011, X-37B qëndroi në orbitë për plot 468 ditë. Një rekord absolut, që të bën të kuptosh se anija hapësinore ka arritur të rezistojë më së miri në një periudhë kohe kaq të gjatë.
Nga ana tjetër bëhet fjalë për një mision të dytë sekret të këtij “shuttle” ushtarak, teksa i pari zgjati rreth 220 ditë dhe u mbyll gjithashtu në sekret të madh në vitin 2010. Sipas Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, bëhet fjalë për testimin e disa teknologjive të reja. “Më shumë informacione do të lëshohen sapo të jenë të disponueshme”, është shprehur Austin Fallin i “Air force”.
X-37B është i njohur edhe si “Orbital Test Vehicle 2” (OTV-2) dhe i ngjan shumë një versioni më të vogël të “shuttle”-ve klasikë të NASA, por është plotësisht e ushqyer nga një panel diellor, që i lejon të qëndrojë në orbitë për disa muaj.
Gjithashtu është e projektuar për t’u drejtuar me pilot automatik, si për lëshim, edhe gjatë fazës së rikthimit në atmosferë. Por pyetja pa përgjigje është një: për çfarë është projektuar? Çfarë është duke gatuar NASA? (NextMe)
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulohet se si dhe kur formohen rrufete vullkanike.
Si dhe kur formohen rrufete në vullkane ? Kete e shpjegon hulumtim i ri që arrin të përcaktoje sasinë e hirit dhe zvogëlimin e rrezikut për trafikun ajror.
Tre vjet më parë,ne vullkanin e fuqishem në Alaska,studiuesit kanë nxituar në vendngjarje për të vënë në gryken e vullkanit radio sensorë per te hartuar harten e vetëtimave brenda resë se llavës.
Të dhënat tregojnë se stuhitë e rrufeve ne gryken e vullkanit, mund të jetë po aq e fuqishme,sa stuhite gjigande që ndodhin në rrafshinat e Mëdha amerikane, dhe se prania e vetetimave është proporcionale me madhësinë e resë vullkanike.
Sipas studimeve "Rrufete korrespondojnë me sasine e hirit", thotë studiuesi Stephen McNutt, një volcanologist në Universitetin Fairbanks te Alaska-s.
Sasia e hiri mund të shkaktojë probleme të shumta për mjetet që fluturojnë,keshtu qe ky studim bëhet veçanërisht i dobishme. Sensorët celulare mund të zbulojnë formimin e një reje të madhe qe me llavën e pare,dhe e ben të dukshëm para se ate ta vezhgojne me mjetet e tjera te zakoneshme qe jane perdorur deri me sot .
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
''Fabrikë'' qumështi 9000 vjecare
Arkeologë dhe shkencëtarë të ndryshëm kanë mbetur të stepur me zbulimin që u bë kohë më parë në një shpellë në afërsi të Libisë.
Enët e porcelanit tashmë konfirmojnë se para 7 mijë vjetësh para lindjes së Krishtit, në një cep të shkretëtirës së sotme të Saharës, i takojnë një punishteje qumështi, e cila kishte përpunuar këtë produkt dhe kishte prodhuar jogurt, gjalpë e djathë.
Po ashtu shkencëtarët thonë se kjo është e mundshme kur të kihet parasysh fakti se para 10 mijë vjetësh Saharaja ishte më e gjelbëruar dhe ekzistojnë faktet e një bujqësie dhe blegtorie të zhvilluar dikur në këtë pjesë,sot një nga shkretëtirat më të mëdha të botës!
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Në Mars më shumë ujë se sa në Tokë?!
Shkencëtarët kanë gjetur prova të reja për ekzistimin e ujit në Mars dhe kanë përfunduar se në planetin e kuq ka më shumë ujë se sa në planetin e Tokës?!
Duke përdorur teknologji të re, ata kanë studiuar përmbajtjen e ujit të meteorit të sjellë nga Marsi dhe kanë zbuluar se korja e planetit në fakt është përlot me ujë.
Edhe pse përbërja e elementeve në këto meteore është e ndryshme, sasia e ujit në to ka qenë e pranishme dhe kjo e dhënë çoi në idenë se këto meteore janë shembuj faktik në planetin e Marsit. Për ujë, në planetin e kuq është folur që moti, kurse shkencëtarët kanë vërtetuar se si është hasë historikisht në sipërfaqe të këtij planeti, ndonëse tani del si paqartësia më e madhe se nga doli uji në sipërfaqen e Marsit?!
Ekziston një teori e re që e shpjegon këtë, dhe ajo thotë se ujin në sipërfaqen e kanë sjellë vullkanet në Mars.
“Ka prova të mjaftueshme për të vërtetuar që moti praninë e ujit të lëngshëm në sipërfaqen e Marsit. Prandaj, ishte i çuditshëm vlerësimi i mëparshëm se brëndia e planetit ishte shumë i thatë. Ky studim i ri sjellë kuptimin e vëtetësisë se, vullkanet kanë mundur të jenë burimi kryesor i ujit në sipërfaqen e Marsit”, ka thënë Erik Haur i Institucionit Karnegie.
Ujët në koren e Marsit u jep shkencëtarëve pasqyrën më të re në historinë gjeologjike të këtij planeti, duke sugjeruar se ajo luan një rol në formimin e saj.
Rreth sasisë së ujit në Mars shkencëtarët, duke gjykuar nga mostrat e analizuara sjellin një parallogari bukur të përafërt krahasuese me ujët në Tokë. Korja e Tokës ka një mesatare ndërmjet 50 dhe 300 mikrogram uji në një kilogram dhe, kurse në mars ka ndërmjet 70 dhe 300 mikrogramë për kilogram dhe në Mars. Çështja e ekzistencës së jetës në Mars, intrigohet edhe më shumë nga ky zbulim i fundit.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulime te medha ne lashtesi te Kines
Çaji, kafeja dhe kakao
Çaji, kafeja dhe kakao, janë ndër tri pirjet më të pëlqyera nga njerëzit në botë. Për kinezët, çaji njihet edhe si një krenari kombëtare sepse që nga zbulimi në natyrë, mbjellja eksperimentale, zgjedhja e farërave, përpunimi i gjetheve, e deri në mënyrat e përgatitjes, prodhimin e sendeve për pirjen dhe njohjen e çajit në botë, kinezët kanë dhënë kontribut të çmuar. Madje mund të themi se çaji ka dëshmuar frymën krijuese dhe punëtore të popullit kinez.
Vendlindja e çajit, ndodhet në krahinat jugperëndimore të Kinës. Sipas shënimeve historike, "bima e çajit rritej në jug, zakonisht me një gjatësi prej dhjetëra centimetrash. Por në zonat jugperëndimore si malet Ba etj., ka bimë me lartësi më të madhe dhe diametër më shumë se 1 metër."
Thuhet se njëherë paraardhësi kinez, Shen Nongshi (jetonte para më shumë se 4000 vjetësh, njihet si i pari që provoi disa bimët për të veçuar ato të ngrënshme), pasi hëngri një lloj bime helmuese, humbi ndjenjat. Pasi e mori me veten, shkuli pa dashje gjethet e një bime dhe me ta provuar, u kthjellua menjëherë, madje plot me energji. Pas kësaj, ai filloi ta përdorë këtë bimë për të mjekuar pacientët dhe kështu filloi historia e pirjes së çajit në Kinë.
Por hapi i rëndësishëm gjatë shfrytëzimit të çajit është kultivimi i bimës së çajit nga natyra në tokën e punuar. Pas eksperimenteve shumëvjeçare, kinezët përcaktuan varietete më të përshtatshme për të mbjellë çaji. Tani, bimët janë më të shkurtra, për të favorizuar mbledhjen.
Herët para 3000 vjetëve, pasi mbreti Zhou Wuwang pushtoi krahinat jugperëndimore të Kinës, urdhëroi drejtuesit vendorë të jepnin vernik, mjaltë dhe çaj si haraç. Në dinastinë Qin (p.e.221-206p.erës sonë), çaji filloi të përhapej nga zonat jugore në krahinat veriore si Shaan Xi, Gan Su, He Nan etj. Si një produkt i çmuar, atë kohë, çaji nuk pihej nga banorët e thjeshtë.
Në dinastinë Han Lindore (25-220), kur budizmi hyri në Kinë, konsumi i çajit u shtua shumë për shkak të stimulimit nervor. Murgjit budistë e përdornin çajin për t'i rezistuar lodhjes gjatë recitimit tërë ditën të teksteve fetare. Gjithashtu, malet ku ndodhen tempujt budistë zakonisht janë me klimë të butë dhe zagushi të përshtatshme për rritjen e çajit. Kështu që në malet fisnike si Tian Tai, E Mei etj., filloi që nga kjo kohë rritja e çajit. Vende të tilla nxitën edhe pirjen e çajit nga populli.
Gjatë 500 viteve që pasuan, mbjellja e çajit vazhdoi të popullarizohej edhe në krahinat qendrore dhe juglindore të vendit. Ndërsa, gjatë dinastisë Tang (618-907), çaji u bë një pije e zakonshme popullore dhe sipas shënimeve historike, çajtoret gjendeshin lehtësisht në dy anët e rrugëve. Pirja e çajit u bë e rëndësishme dhe e pamungueshme në çdo ditë të jetës së banorëve në veri të Kinës. Asaj kohe, në 50 shtete me një sipërfaqe sa 15 provinca të vendit mbillej çaji. Taksa nga çajin, zinte një pjesë të rëndësishme të të ardhurave qeveritare.
Në dinastinë Tang jetonte edhe mjeshtri më i njohur i çajit, Lu Yu. Ai shkroi një libër profesional për kulturën kineze të çajit. Në libër, Lu Yu, tregon jo vetëm prejardhjen, kultivimin, mbledhjen, përpunimin dhe përgatitjen e çajit, por edhe si të zgjidhet uji i përshtatshëm në përputhje me aromat e ndryshme të çajit.
Gjithashtu ai shkroi për karakteristikat e çajit në krahina të ndryshme si dhe tregime interesante historike për të. Është një libër i hollë, por që përshkruan saktësisht dhe në mënyrë të gjithanshme pothuajse të gjitha njohuritë që kanë lidhje me kulturën e çajit në Kinë. Njerëzit e quajnë si "enciklopedia e parë për çajin".
Pirja e çajit në Kinë është jo vetëm një zakon popullor, por edhe ka zhvilluar një "kulturë" të posaçme. Është shkruar shumë për çajin. Ndërkohë, teknikët shpikën metoda të ndryshme për përgatitjen e çajit me shije më të këndshme.
Në Kinë, çaji, pas përpunimit, ndahet në disa lloje sipas ngjyrës. Për shembull ka çaj të bardhë, të verdhë, të zi, të kuq, jeshil si dhe çaj Wu Long (i gjysmë fermentuar). Secili prej tyre, ndryshon nga njëri tjetri edhe në metodat e përgatitjes dhe gjithashtu shërbehet në enë të ndryshme pirjeje. Për qindra vite, çaji ka qenë një ndër mallrat më të rëndësishme të eksportit kinez.
Nga shekulli i V-të, çaji u përhap në vende të ndryshme aziatike. Më tej, në shekullin e XVII-të në Evropë dhe Amerikë. Sapo u njoh nga të huajt, çaji nxiti pasion e jashtëzakonshëm dhe madje u kthye shpejt në modë, në gjithë botën. Si vendlindja e çajit, Kina jo vetëm eksporton produktet e gatshme, por edhe u ofron vendeve të ndryshme fidanë dhe farëra të çajit. Kështu që në Japoni, Indi, Sri Lankë, Indonezi, Rusi etj., edhe mund të rritet çaj.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Mon Jul 02, 2012 4:11 pm, edituar 1 herë gjithsej
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulime te medha ne lashtesi te Kines
Shkrepësja
Kina është vendi i parë në botë që ka shpikur shkrepësen. Para mbi 1500 vjetëve, në vitin 577 të erës sonë, principata Zhou e Veriut dhe principata Chen e Jugut rrethuan së bashku qytetin Ye të principatës Qi të Veriut dhe luftuan me këtë principatë. Principata Qi u përball me kërcënime nga të dy anët. Pas një kohe të gjatë, kushtet në oborrin perandorak u vështirësuan shumë, në të mungonin shumë gjëra, sidomos zjarri që përdorej për gatim dhe ngrohje.
Por princeshat krijuan një gjë të re të quajtur fa zhu (ndezja e qiriut), e cila prodhohej me një copë të hollë druri, dy anët e së cilës lyheshin me sulfur të shkrirë. Pasi fërkohej disa herë në drurin e fortë, ajo mund të lëshonte shkëndija, duke prodhuar zjarr.
Deri në kohën e Dinastinë Song, shkencëtari Tao Gu mbajti shënim në veprën e tij "Qing Yi" një shpikje tjetër që quhej huo cun, me kuptimin "i shkurtri i zjarrit". Në fillim njerëzit e quajtën yi guang nu, që do të thotë "prodhimtari i zjarrit".
Ashtu si në shpikjen e parë, druri lyhej me sulfur të shkrirë, por pa arritur të prodhonte zjarr nëpërmjet fërkimit, ndaj më vonë njerëzit e lyen me fosfor. Kështu huo cun digjej vetë shumë thjesht, duke u bërë shkrepësja e mirëpritur shumë nga njerëzit. Faktikisht shkrepësja ka shumë emra të ndryshëm.
Në vendet e tjera, shkrepëset e lyera me sulfur u shfaqën vetëm në shekullin e 16-të, kurse shkrepëset moderne janë shpikur nga anglezët, pastaj u përmirësuan nga suedezët, duke u bërë shkrepëset e sigurta me fosfor. Kinezët i quajnë shkrepëset e shpikura nga vendet e tjera "zjarri i huaj". Në fakt, shkrepësja e parë u shpik në Kinë para mbi 1 mijë vjetëve.
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
“Atlantida e Britanisë”: Një shtet i zhytur i tëri në det
Një shet i mbytur rreth 18.000 p.e.r dhe 5.500 p.e.r, i cili shtrihej që nga Skocia Veriore, deri përballë Danimarkës poshtë një rryme gjigande siç transmeton Channel Islands.
Ishte shtëpia e qindra mijërave njerëzve!
Tashmë, pas 15 vjetësh studimesh, historia e Doggerland do të prezantohet në seminarin vjetor shkencorë të Royal Society.
Shkencëtarët, besojnë se zona në fjalë dikur, ishte “zemra” e Europës dhe se ajo u godit nga një cunam shkatërrues, i cili ishte dhe shkaku i fundosjes së tij.
Prof. Dr. Richard Bates, i Sektorit të Gjeofizikës në Universitetin e St. Andrews në Skoci, deklaroi: “Kemi menduar gjithë këto vite për themelet e humbura të këtij vendi, ndërsa gjetjet nga peshkatarët në gjithë Detin e Veriut, janë të shumta.
Do mundohemi të rishfaqim nga e para atë që humbi atëherë dhe me se ajo ngjante. Jemi në gjendje të formojmë florën dhe faunën, me qëllim që t’i japim një pamje ashtu siç njerëzit në lashtësi që jetuan aty. Kështu, do fillojmë të konceptojmë më mirë disa nga ngjarjet më tragjike që ndikuan në ndryshimin e terrenit në atë vend, duke përfshirë dhe detin që ngriti një cunam shkatërrues”.
Programi i studimit është një bashkëpunim ndërmjet Prf. Dr. Richard Bates i Universitetit St. Andrews dhe kolegëve të tij nga universitetet e Aberdeen, Birmingham, Dundee dhe të Uellsit, St David.
Studimi shkencorë do të zbuloi një histori e një të kaluare tragjike, që u karakterizua nga ndryshimi drastik klimaterik.
Ekspozita në këtë simpozium, do të pasqyrojë, ose thënë ndryshe do të kthej pas jetesën e popullsisë, të Mezolitit në Doggerland ndërmjet sendeve dhe strukturave të zbuluara në thellësi të detit.
Ekrani interaktiv i cili shqyrton peizazhin e humbur të Doggerland dhe përfshin gjetjet nga periudha të ndryshme, që do të përfaqësohen në ekspozitë me copa stralli, që u përdoren nga njeriu, si një mjet për kafshët që banuan në këto toka.
Zbulimet tregojnë një imazh të tokës, me male e fusha, me liqene, këneta, deje dhe lumenj. Ekipi i studiuesve, aktualisht studion më shumë të dhënat rreth sjelljes së popullsisë në atë epokë duke e pasqyruar nëpërmjet zbulimeve që ata kanë bërë..
Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2
Zbulime te medha ne lashtesi te Kines
Baruti
Baruti ka qenë një ndër "katër shpikjet më të rëndësishme kineze", i cili tregon për nivelin e lartë teknologjik e shkencor të Kinës së lashtë. Baruti origjinal përbëhej nga sulfuri, salpetri dhe qymyr druri në fazën fillestare. Ai u shpik në shekullin e 9-të të erës sonë, në dinastinë Tang të Kinës feudale dhe u përmirësua më tej në dinastinë Song pas Tangut.
Në gjuhën kineze, barut, do të thotë "ilaç që ndizet" sepse sulfuri dhe salpetri përdoren edhe si barna në mjekësinë tradicionale kineze. Në disa libra të lashtë mjekësorë kinezë, thuhet se baruti mund të mjekojë ulçërën dhe tifon e zorrëve.
Por shpikja e këtij "ilaçi të posaçëm" nuk u bë nga mjekët, por kimistët kinezë, të cilët kërkonin të prodhonin një "ilaç për përjetësinë". Gjatë eksperimenteve të panumërta, kimistët nuk gjetën një ilaç që mund të zgjaste në pafundësi jetën e njeriut, por ata mblodhën njohuri të shumta rreth kimisë. Pasi zbuluan se sulfuri është shumë aktiv dhe i lehtë të ndizet e të transformohet me substanca të tjera, ata shtuan salpetër dhe qymyr druri në recetën e barutit.
Salpetri është një oksid i fortë dhe mund të ndezë një pjesë sulfuri, në mënyrë që baruti të mos digjet menjëherë. Mjeku i njohur Sun Si Miao i dinastisë Tang, e quante këtë në një libër para 1500 vjetëve, si metodën e "frenimit të natyrës së sulfurit".
Kimistët, të cilët pasi mësuan se si të "frenojë" sulfurin, zbuluan rastësisht se përzierja me një sasi të caktuar të sulfurit, salpetrit dhe qymyr drurit, mund të shkaktonte shpërthim. Më vonë, teknikët për prodhimin e armëve ushtarake, filluan studimin për forcimin e fuqisë së barutit. Pas disa provash, duke ndryshuar sasinë e këtyre elementeve kryesorë, ata përvetësuan teknikën për ndezur barutin e mbyllur, që atëherë baruti është bërë një eksploziv i kontrollueshëm.
Krahas përmirësimit të pandërprerë të barutit si lëndë, në shekullin e 11-të të erës sonë, gati 300 vjet pas shpikjes së tij, kinezët e atëhershëm prodhonin tre lloj baruti, që mund të përdorej si eksploziv në artileri, për prodhimin e tymit helmues e të zjarrit të madh.
Sipas një libri të asaj kohe, për këto lloje baruti që përdoreshin në luftë, disa metoda janë shumë të ngjashme me mënyrën e prodhimit të barutit në kohët moderne. Pothuajse në të njëjtën kohë, teknikët shpikën edhe disa armë të lehta e të rënda me barut, ndër të cilat, pushka me strall është më e njohur, si forma fillestare e armëve të zjarrit.
Në shekullin e 13-të, dinastia Yuan e themeluar nga mongolët, drejtoi trupat drejt Azisë Qendrore. Kështu baruti dhe pushka me strall u përhapën edhe në botën arabe. Nëpërmjet arabëve, kjo teknikë arriti në Evropë. Në vitin 1327, receta e prodhimit të barutit u shënua për herën e parë në librat evropianë.
Faqja 2 e 4 • 1, 2, 3, 4
Similar topics
» Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi
» Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
» Zbulime të mëdha të lashtësisë greke
» 10 zbulime misterioze: Shkenca nuk ka përgjigje për to
» Nje ngjarje e paspjeguar
» Ngjarje,risi,te rralla nga bota jone
» Zbulime të mëdha të lashtësisë greke
» 10 zbulime misterioze: Shkenca nuk ka përgjigje për to
» Nje ngjarje e paspjeguar
Faqja 2 e 4
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi