Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

3 posters

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Apr 23, 2012 2:21 pm

First topic message reminder :



Ngjarje,risi,histori,arkelologji e zbulime nga bota dhe universi





Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Archeologie-on-a-retrouve-la-tombe-du-roi-herode


Gjinden fragmente të një dorëshkrim të rrallë egjiptian te mbledhur ne nje mumje


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Egypt_729-420x0
Në Muzeun Queensland jane gjetur fragmente pergamenesh me një dorëshkrim të rrallë egjiptian.
Arkeologët ishin në kërkim për më shumë se 100 vjet te ketyre fragmenteve legjendare egjiptiane të zhdukura, të doreshkrimit me titull "Libri i te vdekurve".

Gjatë punes per rinovimin e Muzeut të Brisbanes, një egjiptolog gjate levizjes se një mumje vuri re ajo ishte e mbështjellë në letrat e papirusit(pergamene)qe përmbanin pikërisht librin e famshëm ''Librin i të vdekurve''.

Shumë prej fragmenteve te ketij libri janë gjetur në Muzeun Britanik në Londër, dhe të tjerët në Muzeun Metropolitan në Nju Jork.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcQSSF40781MSpMz3G9g3QezCogBGTXZdvN_K_bsq10YrNgR25guTg

Mendohet se ky libër kishte mbështjellë trupin e një ''ish zyrtari'' të lartë egjiptian të cilët jetonin në vitet 1420 para Krishtit,i cili ishte mumifikuar duke u mbledhur me pergamenet me mbishkrimet e librit ne fjale

Tani me këto pjesë të reja të ''librit të vdekurve'', ndoshta egyptologet me në fund mund ta rindërtojnë atë në tërësinë e saj,nepermjet softwerve te fuqishem kompjuterik.


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Wed May 23, 2012 7:33 am, edituar 2 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Jun 18, 2012 8:41 am


A jane Neandertalet spanjolle piktoret me te vjeter ne bote..?

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 085511772-2b4dcf46-8aa7-406c-939d-8d007991a558

Rrathe me ngjyre te kuqe dhe me forma duarsh rreth tyre te bëra me teknikë klishe,u gjenden ne një shpellë në Spanjë dhe deklarohet se janë pikturat më të vjetra në botë: e cila është edhe dëshmia më e mirë deri tashti,që piktoret e pare në Tokë ishin piktorët e Neandertalit.

Një gjetje që duket jo vetëm të shkurtojë distancën mes nesh dhe Neandertalit, por ajo ushqen supozimin se ata nuk përbëjnë një specie te ndryshme, por vetëm një shumëllojshmëri nga specia jona.

Nga 11 vendet e nëndheshme qe jane studiuar ne të gjithë bregdetin Cantabrian të Spanjës, shpella e quajtur El Castillo permban pikturat më të vjetra - dhe midis tyre më i vjetër i të gjitha është një disk i thjeshtë me ngjyre te kuqe.

Me më shumë se 40,800 vjet e vjetër, "kjo është aktualisht piktura më e vjetër artistike, të paktën keto 4000 vjet të gjetura në Evropë", thotë udhëheqësi i studimit Alistair Pike, një arkeolog në Universitetin e Bristolit në Mbretërinë e Bashkuar.

Jo vetëm:keto te El Castillos do të jenë pikturat më të vjetra në botë,mbasi deri me sot mbahej si një rekord piktura në shpellën CHAUVET, në Francë, e cila datonte rreth 37.000 vjecare.

Ekipi i Pike-s,nuk perdori metodën e re te datimit bazuar në kohën e prishjes së uraniumit në depozitat e kalciumit te formuar në pikturë,mbasi mbi pigmentin e piktures nuk gjendej i depozituar minerali kalciumit
dhe per kete arsye, thotë studimi i publikuar në revistën Science, u perdoren metoda të tërthorta, të tilla si krahasime stilistike,me gjetjet nga te dhena më të sakta.Keshtu qe nisur nga keto krahasime disa piktura spanjolle rezultojne te jene shume me te lashta se sa mendohej,pra rreth 41.000 vjecare.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Wed Jun 20, 2012 8:21 am


Misioni i fshehur nga NASA i anijes hapesinore misterioze


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Images

Anija hapësinore X-37B e NASA eshte rrethuar nga nje misteri i madh , e nisur në mënyrë sekrete në mars 2011, për një mision me synime të panjohura. Mësohet se anija është ulur vetëm më 16 qershor në bazën e Vandenberg të Kalifornisë. Kështu, natyra ekzakte e misionit është tepër sekret. Funksionarët e “AirForce” nuk kanë deklaruar asgjë lidhur me planin përsa i takon X-37B.

Një histori që ka pika të errëta dhe që nis më shumë se 10 vjet më parë, në 1999-n, kur NASA i dha start programit për të ndërtuar mini-shuttle. “Mbajtja në orbitë na ofron mundësi shtesë eksperimentimi dhe na lejon të nxjerrim maksimumin nga misioni”, ka deklaruar koloneli Tom McIntyre, drejtor i programit.

E nisur më shumë se një vit më parë, 5 mars 2011, X-37B qëndroi në orbitë për plot 468 ditë. Një rekord absolut, që të bën të kuptosh se anija hapësinore ka arritur të rezistojë më së miri në një periudhë kohe kaq të gjatë.

Nga ana tjetër bëhet fjalë për një mision të dytë sekret të këtij “shuttle” ushtarak, teksa i pari zgjati rreth 220 ditë dhe u mbyll gjithashtu në sekret të madh në vitin 2010. Sipas Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, bëhet fjalë për testimin e disa teknologjive të reja. “Më shumë informacione do të lëshohen sapo të jenë të disponueshme”, është shprehur Austin Fallin i “Air force”.

X-37B është i njohur edhe si “Orbital Test Vehicle 2” (OTV-2) dhe i ngjan shumë një versioni më të vogël të “shuttle”-ve klasikë të NASA, por është plotësisht e ushqyer nga një panel diellor, që i lejon të qëndrojë në orbitë për disa muaj.

Gjithashtu është e projektuar për t’u drejtuar me pilot automatik, si për lëshim, edhe gjatë fazës së rikthimit në atmosferë. Por pyetja pa përgjigje është një: për çfarë është projektuar? Çfarë është duke gatuar NASA? (NextMe)

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Fri Jun 22, 2012 8:50 am


Zbulohet se si dhe kur formohen rrufete vullkanike.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 112020258-9c3c1c0f-32aa-45f4-95c0-127bef02a3ad

Si dhe kur formohen rrufete në vullkane ? Kete e shpjegon hulumtim i ri që arrin të përcaktoje sasinë e hirit dhe zvogëlimin e rrezikut për trafikun ajror.

Tre vjet më parë,ne vullkanin e fuqishem në Alaska,studiuesit kanë nxituar në vendngjarje për të vënë në gryken e vullkanit radio sensorë per te hartuar harten e vetëtimave brenda resë se llavës.

Të dhënat tregojnë se stuhitë e rrufeve ne gryken e vullkanit, mund të jetë po aq e fuqishme,sa stuhite gjigande që ndodhin në rrafshinat e Mëdha amerikane, dhe se prania e vetetimave është proporcionale me madhësinë e resë vullkanike.

Sipas studimeve "Rrufete korrespondojnë me sasine e hirit", thotë studiuesi Stephen McNutt, një volcanologist në Universitetin Fairbanks te Alaska-s.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 102243783-240de745-622f-4fb8-8662-a239cd342c00

Sasia e hiri mund të shkaktojë probleme të shumta për mjetet që fluturojnë,keshtu qe ky studim bëhet veçanërisht i dobishme. Sensorët celulare mund të zbulojnë formimin e një reje të madhe qe me llavën e pare,dhe e ben të dukshëm para se ate ta vezhgojne me mjetet e tjera te zakoneshme qe jane perdorur deri me sot .

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Aug 13, 2012 7:03 pm


Homo erectus nuk ishte i vetëm



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcRfgRMdA9Rs7nJwSIoJZsxZm0hKWjkzdqj4lJJAKpc5kiYQ8BuH1Q

Fosilet e gjetura në Kenia tregojnë se 2 milionë vite më parë kanë jetuar dy specie Homo habilis e Homo rudolfensis

Zbulimi i fosileve në Kenia vërteton teorinë e diversitetit të paraardhësve tanë. Sipas një studimi të publikuar në revistën shkencore britanike “Nature”, fosilet konfirmojnë se në kontinentin afrikan, rreth dy milionë vjet më parë kanë ekzistuar disa lloje speciesh Homo erectus, Homo habilis e Homo rudolfensis.

“Tashmë është e qartë se këto dy speciesh të Homo erectus kanë jetuar në të njëjtën kohë”, ka deklaruar Fred Spoor (Instituti Max Planck i antropologjisë evolucioniste në Lips të Gjermanisë), i cili ka drejtuar kërkimet shkencore.Homo erectus është edhe zbuluesi i zjarrit
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Aug 14, 2012 3:10 pm



Shampanja dhe fillimet e historisë së saj...


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Shampanja

Hapat e parë të zhvillimit të shampanjës nisin me pushtimin e Galicisë prej romakëve. Romakët sollën në rajonin e Shampanjës (Champagners) jo vetëm rrushin dhe verën, por krijuan me urbanistikën e tyre edhe një produkt rasti, qilarin e parë të madh të verës.

"Për të ndërtuar në shekullin IV këtë qytet, pra kryeqytetin e provincës romake të Belgjikës, të cilën e quanin Durocortorum, duheshin gurë. Për këtë duhej rrëmuar nëntoka, sepse i gjithë territori është terren gëlqeror", - shpjegon Jean-Pierre Redon nga kantina e shampanjës “Taittinger”.

Durocortorum romak është sot qyteti Reims, nëntokën gëlqerore të të cilit romakët e gërmuan si një djathë zviceran. Megjithatë, ideja për t'i përdorur këto shpella si qilarë vere, lindi 700 vjet më vonë. "Ishin murgjit e Mesjetës, benediktinët, ata që si të thuash i vunë në përdorim shpellat gëlqerore. Ata i përdorën dhe i zgjeruan ato duke krijuar edhe rrugë lidhëse midis shpellave të veçanta", - sqaron Jean-Pierre Redon.

Shampanja është krijuar vetvetiu

Në shekullin e 16-të dhe 17-të vera e Shampanjës ishte e njohur edhe në oborrin mbretëror francez. Por, asokohe ajo ende nuk ishte shkumëzuese. Shampanja ishte një verë pa gaz, ashtu si gjithë të tjerat. Sipas legjendës, thuhet se ai që ka shpikur shampanjën, ishte murgu benediktin Dom Perignon, i cili punonte rreth vitit 1668 si mjeshtër i kantinës në abacinë Hautvillers.

Por e vërteta nuk është krejtësisht kështu, mendon shoqëruesja e turistëve, Aline Milley: "Dom Perignon është një mit. Ne nuk kemi dokumente me shkrim, që të vërtetojnë se ai e ka shpikur shampanjën. Por ajo që dimë mirë, është se ai është i pari që ka përdorur teknikën e përzierjes. Shampanja nuk ka një origjinë të qartë dhe as shpikës.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcTvbLpM6lMLjPPSxWXuM2R2M9h6Lm0_ePqOQqWJIu7TumPbajN3fw

Shampanja është krijuar vetvetiu". Ajo që Dom Perignon përziente nga fuçitë e depove të ndryshme, ishte gjithmonë më e mirë se vera origjinale, por megjithatë ajo as në kohën e tij nuk ishte shkumëzuese. Përveç kësaj, ai zbuloi se si nga rrushi i kuq mund të prodhohej vera e bardhë, duke i veçuar shpejt lëkurët e kuqe të rrushit nga lëngu.

Deri në shekullin e 18-të procesi i shkumëzimit të verës nuk ishte vënë re. Pozicioni verior i Shampanjës kushtëzon fillimin e shpejtë të të ftohtit në vjeshtë. Kjo bën që fermentimi shpesh të ndërpritet përpara se të jetë shndërruar në alkool e gjithë glukoza e rrushit. Në pranverë, kur temperatura rritet sërish, fillon fermentimi dhe krijohet gazi që e bën verën të shkumëzojë.

Por deri në shekullin e 18-të kjo nuk u vu re, sepse vera depozitohej nëpër fuçi dhe gazi me kalimin e kohës dilte. Pas kësaj nisi periudha e shampanjës në shishe, e cila mori nxitje veçanërisht pasi mbreti Luigj i 15-të i Francës lejoi për herë të parë në vitin 1728 transportimin e shampanjës në shishe.

Përmbajtja e lartë e gazit të shampanjës në shishet e asaj kohe kishte shpesh efekt shkatërrues dhe u krijonte probleme të mëdha tregtarëve. Edhe në mesin e shekullit të 19-të ndodhte që një prodhues të humbiste gati 50% të prodhimit të shampanjës së tij, sepse shishet nuk i bënin dot ballë fuqisë së gazit dhe shpërthenin. Anglezët ishin preferues të mëdhenj të verës pa gaz të Shampanjës qysh në shekullin e 18-të. Për këtë në Angli sollën shumë shpejt xhiro të mëdha shitjeje edhe shishet e shampanjës me gaz.

Madame Barbe-Nicole Cliquot-Ponsardin dhe zgjidhja e problemit

Pas kësaj, erdhi Madame Barbe-Nicole Cliquot-Ponsardin, një sipërmarrëse me vizion. Kjo zonjë i dhuroi emrin e saj edhe kësaj marke nobël. Mjeshtri gjerman i kantinës së saj, Anton von Müller, shpiku në vitin 1813 pultin për përzierjen në shishe, prej nga vera me shkumë u bë edhe më e kthjellët.

Ky ishte një avantazh i madh për shitjen. Xhiroja u rrit. Nga disa qindra mijë shishe të shitura në vitin 1785, në vitin 1845 u shitën 6,5 milionë të tilla. Sot numri i shitjeve është shumëfishuar. Sasia më e madhe e shampanjës pihet në fund të vitit. 65% e të gjitha shisheve të shampanjës hapen në periudhën mes Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Në 2008-n u prodhuan gjithsej 300 milionë shishe dhe ne vitin 2011 rreth 400 milionë shishe. Kjo do të thotë që dy të tretat e këtyre 400 milionë shisheve me shampanjë janë pirë brenda një jave.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Fri Aug 17, 2012 6:30 am



Varr me 16 duar te djathta ne Egjyptin e lashte

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 11853-20

Nje grup arkeologesh duke germuar ne nje pallat ne qytetin Avaris,ne Egjypt,kane bere nje zbulim te rralle.
Arkeologet kane sjelle ne drite skeletet e 16 duarve njerzore,te varrosura ne kater hapsira.Dy prej ketyre u gjenden perballe nje hapsire,qe mendohet te kete qene nje salle mbledhjesh.Ne dy hapsirat e tjera,qe duket se jane ndertuar pak me vone,gjendeshin mbetjet skeletore te 14 duarve te tjera.

Te 16 duart e gjendura ne kete ndertese,jane duar te djathta dhe asnje e majte.

''Pjesa me e madhe e duarve jane shume te medha dhe ndonje prej tyre ishte shume,shume e madhe'',deklaron Manfred Bietak,derjtori i germimeve.

Gjetjet ne Delten e Nilit,ne veri perendim te Kajros,arrijne nje moshe rreth 3600 vjecare,periudhe ku ketu jetonin Hyksos-et,nje popull qe besohet te jene banoret e pare te veriut te Kanaanit,nje pjese e tyre kontrollonin Egjyptin,dhe krijuan kryeqytetin e tyre Avaris-in,nje vend qe sot quhet me emrin Dillo el-Daba

Enigma dhe misteri qendron se si jane dhe pse jane vendosur vetem duar te djathta ne varre,dhe pse ato duar jane me te medha nga duart e njerzve te tjere te asaj periudhe te hershme..?
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Sun Aug 19, 2012 1:03 pm


''Darka e fundit'',piktura ku Leonardo da Vinçi perjetsoi vehten.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Davincilastsup__2103492073

Sipas një eksperti britanik artesh, mjeshtri i madh i Rilindjes italiane, Leonardo da Vinçi ka përjetësuar portretin e tij në dy prej dishepujve në një nga pikturat më përfaqësuese të piktorit të madh, “Darka e fundit”. Të dhëna nga periudha e rinisë së Leonardo da Vinçit ka shumë pak, përveç faktit që, sipas Giorgio Vasari, gjeniu i gjithanshëm i Rilindjes ishte një njeri me bukuri të rrallë.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 The-Last-Supper.-Image-via-the-Daily-Mail-450x256

Dhe, edhe pse disa dijetarë të kohës kishin dyshuar gjithmonë se piktori toskan kishte portretizuar vetveten në një nga pikturat e tij, ashtu si kishin bërë para tij Andrea Mantegna dhe Benozzo Gozzoli dhe ndoshta në kohën e vet edhe Mikelanxhelo, deri më tani askush nuk kishte identifikuar piktura ose afreske ku kjo gjë të vërtetohej edhe për Leonardon. Por specialisti i arteve, Ross King, sugjeron se piktori i ‘Mona Lisa’ i ka dhënë karakteristikat e tij fizike dy apostujve që gjenden në pikturën e famshme ‘Darka e Fundit’, dhe pikërisht dishepujve Thomas dhe Jakobi i Vogël.


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Dy-apostujt-e-da-vincit

“’Darka e fundit’ nga Leonardo është vepra e vetme në të cilën askush, qoftë akademik apo amator, nuk ka kërkuar asnjëherë për të gjetur një portret të Leonardos”, – tha King për gazetën ‘Independent’ .
Prova e argumentit të tij mbështetet në një poemë pak të njohur, shkruar në vitet nëntëdhjetë të shekullit të pesëmbëdhjetë, nga miku i tij Gasparos Visconti, në kohën kur Leonardo ishte duke pikturuar ‘Darkën e Fundit’, në kishën Shën Maria, në Milano.

Në poemën në fjalë, Visconti ‘tallet’ me një artist të kohës, i shquar për pamjen e bukur, emrin e të cilit nuk e përmend, i cili ka vendosur autoportretin në pikturën e tij. Sipas studiuesit britanik, gishti i ngritur nga apostulli Thomas, në ‘Darkën e fundit’, duket sikur evokon një gjest tipik që i atribuohet Leonardos.

Gjithashtu, King e mbështet teorinë e tij edhe në një portret të Leonardo da Vinçit që i përket vitit 1515, i bërë nga njëri prej asistentëve të tij, ku duket një njeri me bukuri klasike; me një hundë greke, flokë të gjatë dhe mjekër të madhe, kjo e fundit e rrallë për një burrë italian të epokës. Sipas King, dy apostujt e ‘Darkës së fundit’, ku sipas tij Da Vinçi ka përjetësuar vetveten, Thomas dhe Jakobi i Vogël, kanë të njëjtat karakteristika.

http://www.dailymail.co.uk/news/article-2189604/The-Last-Supper-Fascinating-new-theory-suggests-Leonardo-da-Vinci-used-face-TWO-apostles.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga ufo Mon Aug 20, 2012 7:20 am


Raketa “Angara” së shpejti bëhet gati për start



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Angara-5__1

Ekzemplari i parë i stinës së verës i raketëmbajtëses (shtratit të raketës) “Angara” do të konstruktohet deri në fund të vitit 2012. Këtë e bëri të ditur Zëdhënësi i Qendrës, që mban emrin Hruniçev - konstruktorit të shquar të kësaj teknike të fushës së kozmosit.
Lloji i raketave universale të brezit të ri “Angara” përfshin shtretër të klasit të lehtë, të mesëm dhe të rëndë. Lëshimi i “Angara-s” së lehtë nga kozmodromi "Plesetsk" (qarku Arhangelsk) është planifikuar të kryhet në tremujorin e dytë të vitit të ardhshëm.

Kompania po shqyrton mundësinë e krijimit të raketës super të rëndë, të destinuar për misione ndërplanetare. Nëse fluturimet në Mars dhe në planete të tjera janë një çështje e së ardhmes së largët, përkundrazi, ekspedita në Hënë dhe krijimi atje i një baze të përhershme, mendojnë ekspertët, është një gjë plotësisht reale tashmë në një kohë të afërt.

Aktualisht, po shqyrtohet ideja e fluturimit në Hënë me anije kozmike, të montuar mbi bazën e moduleve. Qendra Hruniçev tashmë po ndërton modulet standarte me peshë 22 ton. Në raport me një raketë më të fuqishme nevojitet ndërtimi i moduleve krejtësisht të ndryshëm.

Agjencia Federale Kozmike e Rusisë "Roskozmos" ka një projekt për të ndërtuar raketa që mbartin ngarkesa deri në afro 60 ton. Anija kozmike për në Hënë do të montohet në një orbitë të ulët të Tokës dhe do të përbëhet nga dy module të tillë, që do të nxirren në orbitë me dy lëshime hapësinore. 120 ton është ai minimum, që nevojitet për fluturimin në Hënë, ose diçka përreth saj, shprehet Zëdhënësi i Akademisë Ruse të Kozmonautikës Juri Karash:

- Nëse bëhet fjalë për fluturimin në Mars, atëherë masa e përafërt e komleksit pilotues luhatet nga 450-500 ton. Kësisoj, është i pashmangshëm hartimi i një skeme me shumë lëshime hapësinore, çështja është se për sa lëshime bëhet fjalë.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 650px-Angara_missiles

Veçoria e “Angara-s” ka të bëjë me përdorimin e lëndës djegëse ekologjikisht të pastër, përfshirë oksigjenin dhe vajgurin, në dallim nga “Proton-i”. Siç dihet, midis Rusisë dhe Kazakistanit herë pas here lindin probleme rreth kozmodromit "Bajkonur". Kjo lidhet me faktin, se gjatë kohës që “Protoni” starton, një farë sasie karburanti toksik e dimetil-hidrozinit, bie mbi territorin kazakistanas duke shkaktuar kësisoj ndotje ekologjike, thekson Juri Karash:

- Nëse mbartësi-raketor do të punojë me karburant ekologjik, rënia e tij mbi territorin e Kazakistanit nuk do të sjellë asnjë dëm. Prandaj vënia në punë sa më shpejt e raketëmbajtëses “Angara-s” do të ndihmojë për eliminimin e problemeve midis dy vendeve, që lidhen me kozmodromin "Bajkonur".

Nëse bëhet fjalë për dimetil-hidrozinin, kjo lëndë vërtet që është mjaft toksike, por nëse sistemet e furnizimit punojnë normalisht dhe nuk ndodh avari në kompleksin startues, atëhere ai është një karburant krejt pa rrezik. Por, edhe nëse ndodh avari dhe raketa bie në tokë, karburanti përhapet përdhe dhe gjatë kontaktit me ujin, pas disa orësh, kjo lëndë shndërrohet në një substancë të dobishme për bimësinë, rritja e së cilës madje merr më për mbarë.
ufo
ufo
Global Moderator
Global Moderator

Numri i postimeve : 10
Points : 13
Reputation : 1
Join date : 11/07/2012
Location Location : Tirana

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Aug 21, 2012 11:09 am


Zbulohet proteina “PlyC”,alternative e antibiotikëve


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 PlyC-300x0

Një studim i publikuar në “Proceedings of the National Academy of Science”, zbulon strukturën e antibiotikut bakterofag, “PlyC”.

Shkencëtarët australianë, në bashkëpunim me kolegët amerikanë, kanë zbuluar strukturën atomike të një proteine virale antibakteriale, që mund të oferojë një alternativë të fuqishme të antibiotikëve.

Studimi i “Moshash University” të Melburnit, i “Rockefeller University” dhe “University of Maryland”, publikuar në “Proceedings of the National Academy of Science”, zbulon strukturën e antibiotikut bakterofag, “PlyC”, që specifikisht infekton dhe vret bakterët, të cilët shkaktojnë infeksione.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Aug 21, 2012 3:30 pm


E rralle, 'Foka Murgeshë' në brigjet shqiptare, italianët: Ruajeni!


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 57512

Foka murgeshë, është një lloj gjitari në rrezik zhdukjeje. Ditët e fundit kjo lloj foke është parë në brigjet shqiptare, 35 milje larg brigjeve italiane të Salentos. Ndaj ekspertët italianë u bëjnë apel autoriteteve përkatëse shqiptare që gjitari të ruhet nga zhdukja.

Më parë kjo lloj foke popullonte disa brigje italiane që lagen nga Deti Mesdhe, por sot nga ky lloj gjitari numërohen rreth 500 ekzemplarë që jetojnë në koloni të shpërndara. Dhe fokat e fundit sipas ekspertëve italianë kanë kapërcyer ngushticën e Otrantos dhe kanë mbërritur në brigjet shqiptare.

Njoftimin se kjo lloj foke është parë në ujërat shqiptare është bërë nga turistët në Lecce që pasi e fotografuan gjitarin e bënë të ditur lajmin dhe për agjencine “Sportellodeidiritti”.

Mes turistëve i indinjuar nga lajmi fokën e pa dhe profesori Antonio Terlizzi, profesor i Zoologjisë e Biologjisë së ambientit në Universitetin e Salentos.
“Është një fakt shumë i rëndësishëm që kjo lloj foke shikohet në Shqipëri. E konsideruar kafshë në rrezik zhdukje, ajo rrezikon vërtet zhdukjen sepse ka nevojë për ambient të qetë dhe jo artificial.

Profesori italian uron që autoritetet shqiptare të nisin një program të rreptë për mbrojtjen e fokës murgeshë dhe të ndihmohet që ajo të riprodhohet në mënyrë që të shmanget zhdukja e saj, ashtu si ndodhi në brigjet italiane”.

Sipas drejtorit të Muzeut të Ambientit në Lecce, ‘Brigjet shqiptare janë shumica të pashfrytëzuara dhe të izoluara. Kështu që foka do mund të gjejë atje një ambient ideal dhe të shumohet ashtu si dikur mbushte brigjet italiane”.

Sipas eksperëve foka murgeshë e fundit e parë në Itali është dokumentuar në vitin 1974 ku janë bërë dhe fotografi në Salentos. “Kanë qenë një grup zhytësisht që i zbuluan në një shpellë në Ciocolo, pranë Santa Maria të Leuca.”, shprehet profesor Genuario Belmonte që shton se ‘do ishte mirë që kafsha të kthehej në brigjet e Salentos, por popullata në rritje e njerëzimit këtu na bën të mendojmë vetëm të kundërtën”.

(d.bonollari/BalkanWeb)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Thu Aug 23, 2012 11:47 am


Nje krijese misterioze qe nuk eshte indentifikuar

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Krijesa_e_cudistshme_503123


Gjahtarët në Namibi kanë kapur një krijesë të çuditshme që kurrë më parë nuk është parë. Xhirimi shkaktoi reagime të mëdha nëse është fjala për një qenie nga një tjetër planet, një krijesë mitike apo diçka krejtësisht e ndryshme.

Xhirimi që shfaqë një krijesë pazakontë të kapur në Afrikë, është parë 250 mijë herë në vetëm një ditë. Në përshkrimin e tij thuhet se gjuetarët lokale në Namibi kanë parë një krijesë të çuditshme, në kërkim të ushqimit. Një nga gjuetarët e goditi me një plumb, pas të cilit sulm largohet në shkurre, ku gjuetarët sërish e gjejnë.

Gjahtarët kanë gjetur edhe tre qenieve të tjera të ngjashme. Njëri prej tyre i sulmoi ata, kështu që ata e vranë, ndërsa pjesa tjetër iku.

Trupi i krijesës së çuditshme është dërguar në kampin e gjuetisë, ndërsa priten ekzaminimi i tij.

Në Youtube në ndërkohë ka nisur debati i “zjarrtë” për prejardhjen e tij. Derisa disa besojnë se kjo është një fotografi e rreme, të tjerët janë të bindur për vërtetësinë. Disa madje pretendojnë të kenë parë vetë krijesa të ngjashme.

Shikojeni videon dhe gjykoni vetë se për çfarë mund të jetë fjala. Për krijesa të ndonjë planeti tjetër, mitike apo diçka tjetër!

Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Sep 04, 2012 9:13 am


Dinosauret nen hunden e NASA-s


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Dinosaur-images-067-resize

NASA ka gjetur shenja të jetës antike të dinosaurëve që mendohet të kenë jetuar 110 milion vjet më parë. Kësaj rradhe, zbulimi nuk është bërë në Mars. Shenjat janë gjetur në Tokë, në kopshtin e NASA-së,para hundes se saj.

Gjahtari i dinosaurëve, Ray Stanford ka njoftuar lokacionin e gjurmës së dinosaurit të zbuluar javën e kaluar. Ai e ka gjetur saktësisht në territorin e Qendrës së Fluturimit Goddard Space të NASA-së. Sipas Stanford, gjurma i takon t, lloj i mbuluar me gjemba dhe me katër këmbë.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Milapict
Qendra Fluturimit Goddard Space të NASA-së,ku u gjend fosili

“Shkenctarët e hapësirës janë dukë ecur në vendin e saktë ku para 110 deri në 112 milion vjet më parë kanë ecur këta dinosaur të mëdhenj e të rëndë.” ka thënë Stanford.Zbulimi i shkenctarit është konfirmuar nga David Weishampel, autor i librit “Dinosaurët e bregut të lindjes”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Thu Sep 13, 2012 8:13 am


Zbulohet vula e Sansonit..?

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Universitc3a0-di-tel-aviv

Arkeologët duke gërmuar në kodrat Beit Shemesh pranë Judesë në Jeruzalem,gjetën një vulë të lashtë prej guri, e cila mund të përfaqësojë historinë e Dhiatës së Vjetër të Sansonit në luftën kundër luanit.

Vula e vogël (më pak se një centimetër në diametër) tregon një kafshë të madhe me bisht mace e sulmuar nga një burrë.Vula është zbuluar në një shtresë toke që daton rreth shekullit të njëmbëdhjetë, kur fiset e Izraelit u zhvendosën në zonë,pas pushtimit të Kanaanit nga Jozueut. Kjo ishte një kohë kur hebrenjtë ishin duke u udhëhequr nga krerë të njohur si gjyqtarë, njëri prej të cilëve ishte Sanson.

Vendndodhja e zbulimit,është në afërsi të lumit Sorek që shënon kufirin midis Izraelit dhe armiqve të tyre Filistejve,gjithashtu mbi vulën mund të jetë një hero,thonë arkeologët izraelitë.

Si alternativë të saj, mund të thuhet se aty mund te jete vepra e një heroi të fortë të mjaftueshme për të luftuar një luan, ndoshta pastaj u bë historia e Sansonit.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Sansone-uccide-un-leone-alamy

Samsoni, një nga personazhet më interesante në Dhiatën e Vjetër,zbuloi fuqinë e tij, kur ai u sulmua nga një luan, ndërsa ai ishte duke shkuar për të kërkuar dorën e një gruaje Filisteut-e,e vrau kafshën me duart e tij të zhveshur.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Sep 18, 2012 9:13 am


A shohin burrat dhe grate ne te njenjten menyre..?

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 091448184-69c06115-731b-4db5-8240-d4c848e25230

Kjo nuk është vetëm një klishe: sipas një studimi të ri të publikuar në Biologji ndaj dallimeve te seksit, burrat dhe grate vërtetë nuk e shohin gjëra në të njëjtën mënyrë, dhe kjo mund të ketë rrënjë të thella në evolucionin e njeriut.

Sipas hulumtimit te kryer nga psikologu Izrael Abramov të Brooklyn College, gratë janë në gjendje të dallojnë ngjyrat me mirë, ndërsa burrat janë më në gjendje të identifikojë objektet qe lëvizin shpejtë, dhe për të mbledhur të dhënat në distancë, të cilat, sipas ekspertëve, mund të jetë rezultat i një adaptimi evolucionar që lidhet me gjuetine e tyre ne të kaluarën tonë.

Gjate eksperimenteve në një numer tek të rinjtë e dy gjinive , studiuesit kane vërejtur se burrat dhe gratë priren të japin konture të ndryshme objekteve të njëjta, dhe mendojnë se e dinë arsyen.

"Për shumicën e meshkujve spektri i dukshem ka nevojë për një gjatësi vale pak më të lartë se ajo e femrave në mënyrë që të perceptojnë të njëjtin ton,"shpjegojnë studiuesit

Sepse një gjatësi vale më e madhe është e lidhur me ngjyrat e "nxehta", një farë
konturi portokalli mund të duket shumë e kuqe për një burre ne krahasim me grate,kurse bari është gjithmonë më i gjelbërt per gratë se sa per burrat, të cilët perceptojnë objektet e gjelbëra pak më të verdhë.

Burrat duket se shkëlqejnë veçanërisht në ndryshimet e imta e te shpejta të objekteve në distancë, një aftësi që hulumtuesit ia atribuojnë zhvillimive nervore në organet vizuale, e cila është amplifikuar nga hormonet mashkullore të tilla si testosterone, dhe kjo ka cuar që meshkujt janë të lindur me 25 për qind neurone më shumë në këtë rajon të trurit se sa femrat.

Dhe këto kapacitete të ndryshme në fakt mund të shpjegohen me hipotezën që dy sekset kanë zhvilluar aftësi të ndryshme psikologjike për t'iu përgjigjur më mirë roleve te tyre në parahistori: gjahtarët meshkuj "do të ishin më mirë në gjendje për të identifikuar gjahun e tyre potencial apo grabitqarët nga një distancë e caktuar", ndërsa femra, mund të ketë përshtatur njohjen e ngjyrave nga objektet të tilla si manaferrat dhe frutat.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Albani-Explorer Wed Sep 19, 2012 2:32 pm



Misteri në një papirus të shekullit të katërt në të cilën është se shkruar se Jezusi ishte i martuar!



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Papiro1

Karen King, një historian i Krishterizmit 'në Harvard', ka njoftuar zbulimin e një fragmenti (4-8 cm) të një papirusi te shekullit te katërt me shkrime Koptike (një hieroglifik egjiptian i pashkruar),ku Jezusi i referohet "gruas"se tij.Në tekst, "shpjegon Profesor Karen King, ka një dialog në të cilin" Jezusi flet për "gruan e tij", e quajtur "Mary".

"Tradita krishtere e ka ruajtur gjithmonë tabulatin se Jezusi" nuk ishte i martuar'', pavarësisht se "nuk ka asnjë dëshmi historike për ta mbështetur këtë pohim", thote King. "Ky ungjill i ri nuk është provë se Jezusi" ishte i martuar - shton ai - por na tregon se çështja e martesës dhe seksualiteti i tij mbeten te hapura .

Kisha katolike ka thene gjithmonë se Jezusi "nuk ishte i martuar'', por pikëpamje te kundërta kane marrë forme dhe zë në vitin 2003, kur Dan Brown publikoi librin e tij më të shitur "Kodi i Da Vincit ", i cili shkaktoi zemërimin e shumë të krishterëve",bazuar në fakt tek ideja se "Jezusi kishte një grua me emrin Maria Magdalena dhe fëmijët e tij.

Profesor King thote se fragmenti ne fjale jep prova se në mesin e disa krishterëve te hershëm besonin se "Jezusi ishte i martuar. Roger Bagnal, drejtor i Institutit për Studimin e botës së lashtë në Nju Jork thote me bindje se fragmenti, që King e ka quajtur" Ungjilli i gruas së Jezusit, "është autentik. Megjthate për çdo rast, hetimet e mëtejshme do te të kryhen nga ekspertët.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Albani-Explorer Thu Sep 20, 2012 10:20 am


Mozaik i madh Romak zbulohet në Turqi


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 11943-1

Zbulohet një mozaik imadh romak në Turqinë jugore."Zbulimi u bë në Antioki të Cragumit nga një ekip arkeologësh te Universitetit Lincoln, Nebraska. Ky është një mozaik i rafinuar 148 metra katrore.Zbulimi është mozaiku më i madhe i llojit të tij në rajon.Puna tregon ndikimin e habitshme kulturore të Perandorisë Romake në zonë gjatë shek te tretë dhe të katërt.

"Jemi të befasuar nga gjetja e një mozaiku të kësaj madhësie në këtë rajon," tha Michael Hoff, drejtor i gërmimeve. "Zbulimi do të na detyrojë" të rishohim idene se çfarë ka ndodhur në këtë zonë gjatë kohëve të sundimit të Perandorisë Romake. Ndoshta ky rajon ishte më shumë i romanizuar se sa mendohej deri tashti, "shtoi ai.Dekoret e mozaikut,dyert e gjera,ngjyrat e ndryshme te forta dhe vizatimet gjeometrike tregojne se kemi te bejme me "pjesë te një banjo.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Sep 24, 2012 2:05 pm



Prejardhja jone nga Afrika...?



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Images?q=tbn:ANd9GcTp9uxo4ggSASohxRZg-a358vbVcnp30PUtLs4SFboFohF3WgFlHg

Teoria se njerëzit modernë kanë erdhur nga një vend i Afrikës ka qenë i sfiduar nga studimet e reja.
Në to arrihet ne konkluzion se popujt Khoe dhe San nga Saharaja janë parardhësit ne shpërndarjen e hershme në historinë e njerëzimit, rreth 100,000 vjet më parë.

Sipas revistes 'Shkenca'studimi, që përfshinë 220 pjesëmarrës që përfaqësonin 11 popullsi në të gjithë Afrikën Jugore, arrin ne perfundimin me rreth 2.3 milion variante të ADN-së individit.

Kjo është menduar të jetë për shkak të shtresimit dhe mbarështimit gjenetik - dhe jo në mënyrë të rastësisshme.
Një grup shkencëtarësh ndërkombëtarë nga Suedia dhe Afrika e Jugut kryen studimin më të madh gjenomik të bërë ndonjëherë në mesin e grupeve folëse Khoe dhe San.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 2Q==

Hulumtuesit vlerësojnë se popullsia veriore nga San Namibi dhe Angola është e ndarë nga popullsitë e Khoe dhe San që jetojnë në Afrikën e Jugut rreth 40.000 vjet më parë.Dr Carina Schlebusch, i Universitetit Witwatersrand, në Johanesburg, flet per revisten 'Shkenca': "Është e habitshme shumëllojshmëria etnike në mesin e grupit Khoe-San.Ne ishim në gjendje për të parë shumë aspekte të historisë së gjallë që i dha hop në këtë diversitet,ADN -së së tyre. "

Shumë shkencëtarë besojnë se njerëzit modernë e kanë origjinën nga një rajon në Afrikë para përhapjes në Evropë dhe Azi rreth 60.000 vjet më parë.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Article-0-151FABC2000005DC-578_306x423

Të dhënat gjenetike gjithashtu tregojnë se si gjeneratat e Khoe-San janë përshtatur me mjedisin e tyre që përfshinte funksionin e muskujve, përgjigje imune, dhe mbrojtje nga rrezet UV.Aftësitë bujqësore ishin zhvilluar dhe përhapur në të gjithë Afrikën e jugut me kontribute gjenetike midis një grupi San,dhe njerëz në Afrikën Lindore.

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 DidourancestorsliveinAfrica150200000yearsagoandthenspreadaroundtheworld1-3-2-1-1-0-0-0-0-0-0

Gazeta Shkenca njoftoi se shkencetaret janë fokusuar në sinjale në të gjithë gjenomin e përshtatjeve të lashta që kanë ndodhur përpara ndarjes historike të racës San-Khoe nga njerëzit e tjerë.

Bashkë-autori Pontus Skoglund, nga Uppsala, thote: "Edhe pse të gjithë njerëzit sot, kanë kryer variante të ngjashme në këto gjene, divergjenca mes Khoe-san dhe grupeve të tjera njerëzore na lejon të shohim qartë gjenet që kanë qenë të shpejta në paraardhësit dhe evolucionin e të gjithëve prej nesh që jetojmë sot në planet.
Studimi do të vazhdojë më vonë edhe për zbulimin dhe lidhjen e sëmundjeve.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Mon Sep 24, 2012 3:03 pm


Njerëzit filluan të konsumojne bimët 180.000 vjet më parë - duke u larguar nga ushqimi i peshkut te liqeneve dhe migruan nëpër Afrikë



-Adaptimi me një dietë vegjetariane te pjesshme ndihmoi njerëzimin të humbasi varësinë e tyre te hershme nga te ushqyerit me peshk
-Studimi gjenetik sugjeron se konsumi i yndyrnave bimore përshpejtoi zhvillimin e trurit, dhe lejoi emigrimin masiv-nga Afrika
-Gjetjet mund të shpjegojnë pse popullatat e ndryshme racore dhe etnike, reagojnë ndryshe në dietat moderne perëndimore


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Article-0-0033E8F800000258-995_233x344
Njerëzit moderne ishin në gjendje për të dalë nga Afrika, pas një mutacioni gjenetik i lejuar ata që të bëhen vegjetariane,tregon një studim i ri.

Ndryshim do të thotë se njerëzit ishin në gjendje për të lëvizur larg nga burimet e ujit dhe u përhapen në të gjithë kontinentin.

Gjenetistët kanë krahasuar sekuencat e ADN-së nga njerëz të shumta në mbarë botën për të përcaktuar se si popullatat e ndryshme lidhen me njëri-tjetrin dhe kur ata mund të kenë shkuar ne drejtime të veçanta e te ndryshme.

Tani tre ekipet e shkencëtarëve amerikanë kanë gjetur se një variant gjenetik kyç,ishte aftësia për të kthyer yndyrnat nga bimët në ushqyes të nevojshëm për të trurin.

Zhvillimi do të lejonte njerëzit e hershem të largoheshin nga ujërat e Afrikës qendrore, ku kishin ngrënë peshk, ky fakt sipas studimit të publikuar online në Bibliotekën Publike të Shkencave (PLoS).

Hulumtuesi Johns Hopkins nga Wake Forest Baptist Medical Centre nga Karolina e Veriut,ka analizuar gjenet e 1.092 personave nga 15 popullsi të ndryshme njerëzore.

Ata pretendojnë se homo sapiensi u shfaq para 180.000 vjet më parë, por qëndroi në një vend rreth burimeve të ujit në Afrikën qendrore për gati 100,000 vjet.

Autori, Doktor i lartë Floyd Chilton, profesor i fiziologjisë dhe farmakologji dhe drejtor i Qendrës për lipide dhe Parandalimin e Sëmundjeve ngjitëse në Wake Forest Baptist, tha se dislokimi ne nje vend ishte kritik per sigurimin e furnizimeve te gatshëm me peshk dhe butak,ushqime me prani te madhe acidi yndyror docosahexaenoic (DHA) , e cila ishte e nevojshme për zhvillimin e trurit.

"Kjo mund të ketë mbajtur njerëzit e hershëm prane burimeve të ujit në Afrikën Qendrore, ku ka pasur një zinxhir te vazhdueshëm ushqimit te pasur me DHA," thote doktori.

"Ka qenë një debat i vazhdushëm në faktin se si njerëzit e hershëm ishin në gjendje për të marrë DHA-ne e mjaftueshme te nevojshme për të mbajtur madhësinë dhe kompleksitetin e trurit.

"Është e mahnitshme të mendosh se ne mund të kemi zbuluar rajonin e ''ndryshimeve gjenetike'' që u krijua në kohën kur njerëzit e hershem filluan per lëvizur nga ky rajon qendror në cdo territor,proces qe është quajtur
"zgjerimi i madh. "


Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Article-0-151FABCB000005DC-491_634x374
Dietë e shumëllojshme: Dy anëtarët e fisit Mardi,në Lindjen te Sudanit,përdorim harqe për gjueti peshku në traditën e paraardhësve të tyre


Kjo do të thotë se njerëzit e hershme nuk duhet të mbështeteshin vetëm ne një burim ushqimi,si peshku, për rritjen dhe zhvillimin e trurit.

Sipas Joshua Akey, shkencëtar në Universitetin e Uashingtonit, zhvillimi ishte veçanërisht i rëndësishme, sepse varianti gjenetik u ngrit përpara se gjuetia e organizuar dhe peshkimi mund të ketë dhënë burime më të besueshme te yndyrave të nevojshme.

"Fuqia e gjenetikës vazhdimisht me impresionon mua, me ane te se ciles mund të bëjmë konkluzione në lidhje me gjërat që kanë ndodhur dhjetëra mijëra vjet më parë, duke studiuar modelet e variacionit gjenetik që ekzistojnë në popullatat bashkëkohore," shtoi ai.

Kërkuesit thanë se zbulimet gjate një studimi të fundit në vitin 2011,verteton se njerëzit me origjinë afrikane kanë një frekuencë më të lartë të gjenit që konverton yndyrnat bazë bimore ne acide yndyrore polyunsaturated që shkaktojnë inflamacione.

Krahasuar me Kaukazianet,afro- amerikanët në Shtetet e Bashkuara kanë norma shumë më të larta të hipertensionit, diabetit tip 2, atake kardiake, sëmundje koronare të zemrës dhe disa lloje të kancerit.

"Vëzhgimi i tanishëm jep një tjetër çelës të rëndësishëm si pse popullatat e ndryshme racore dhe etnike kane gjasa të përgjigjen ndryshe për dietën moderne perëndimore," thote Dr Chilton.

Read more: http://www.dailymail.co.uk/sciencetech/article-2206544/Humans-began-eating-plants-180-000-years-ago-aid-brain-development---affecting-diet-today.html#ixzz1434OZt6F
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Rifat Tue Sep 25, 2012 3:23 pm


Zbulohet nje dhemb i kuruar 6500 vjet me pare..



Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Mbushje-6500-vjecare-albstroka-shkrim
Një dhëmb 6.500 vjeçar me një mbushje beeswax (brenda vijës së verdhë me pika)

Mbushja u zbulua rastësisht nga Claudio Tuniz, Federico Bernardini dhe kolegët në Qendrën Ndërkombëtare Salam Abdus për Fizike teorike në Trieste,duke përdorur një kockë te fosilizuara të nofulles të një burri,të gjetur në një shpellë pranë Triestës, para 100 vjetësh, mirëpo, atëherë, kjo gjetje kaloi pa u vënë re. për të provuar të pajisje e reja të imazhit me rreze X-ray.Kocka më shumë gjasa i përkiste një individ 24-30 vjeçar.

Me sa duket ketu ze fill historiku i lindjes se shkences stamotologjise

Për të konfirmuar gjetjen e tyre, studiuesit kane përdorur teknika të ndryshme analitike, duke përfshirë edhe rrezatimin sinkrotron mikro-tomography (CT mikro-), Accelerator Mass Spektrometrie (AMS) dhe skanimin mikroskopik elektronik (SEM).

Shkencëtarët nuk janë plotësisht të sigurtë nëse mbushja u bë para vdekjes së burrit (bëhet fjalë për një rast tepër të hershëm) apo pas vdekjes së tij për arsye të tjera, si për shembull ndonjë ritual. Megjithatë, ata janë të mendimit se varianti i parë është dhe më i mundshmi.

Sipas studiuesve, “zgavra e formuar në dhëmbin e qenit të burrit u mbulua me dyll blete, për lehtësim përtypjeje. Ky zbulim ndoshta është prova më e lashtë e parahistorisë stomatologjike të Evropës dhe shembulli më i hershëm e i njohur i trajtimit të drejtpërdrejtë. Pra, një mbushje dëshmon trajtimin e suksesshëm të dhembjes së dhëmbit 6500 vjet më parë”.

Dëmtimi i rëndë i dhëmbit vlerësohet të ketë ndodhur për arsye se njerëzit neolitikë i përdornin dhëmbët e vet jo vetëm për të përtypur ushqim, por edhe për veprimtari të tjera, p.sh. burrat për të zbutur lëkurën e për të bërë mjete, ndërsa gratë për thurje

http://news.discovery.com/history/ancient-dentistry-120920.html
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2 - Faqe 3 Empty Re: Ngjarje,risi,histori,arkelologji,e zbulime nga bota dhe universi -2

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 3 e 4 Previous  1, 2, 3, 4  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi