Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish

Shko poshtë

Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish Empty Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish

Mesazh nga Rifat Fri Dec 16, 2011 8:49 am



Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish


Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish Skulls-415

Arkeologët kanë deklaruar gjithmonë, se romakët kane themeluar Londrën, si një qendër tregtare, rreth vitit 50 pas Krishtit

Rezultatet e reja sugjerojnë një histori shumë më mizore: atë të një baze ushtarake ndërtuar nga skllevërit, të cilët u ekzekutuan më vonë. Qindra kafka njerezish qe jane gjetur përgjatë lumit te "humbur" Walbrook, sugjerojnë se Londra është themeluar në bazë të punës së detyruar me nje dhune mizore e te gjakosur ndaj sklleverve.

Dominic Perring, Drejtor i Qendrës për Arkeologjinë e Aplikuara në Universitin College në Londër, mendon se kafkat mund të jenë ato të Iceneve,te fisit rebel te Mbretëreshes Boudica, të cilët u sollën për të ndërtuar bazën ushtarake të Londinium(Londres).

Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish Images?q=tbn:ANd9GcS6Li-PMV-1FThJE7ErHzyTy6E8d9x0I7CxudkOWVhfJrek3FrTFg

Në një ese' të botuar në revistën britanike ''Arkeologji'', z. Perring merr parasysh faktin se disa kafka sugjerojne se skllevërit janë ekzekutuar pas përfundimit të punës ndërtimore.

Mike Pitts, redaktor i Arkeologjisë Britanike, thote: "Në një kohë kur ne të gjithë jemi në dyshim për të ardhmen e qytetit të Londrës, është interesante për të reflektuar mbi themelet e saj, të cilat duket se kanë qenë shumë të përgjakshme.

"Ekipi arkeologjik, i cili shqyrton produktin e akumuluar gjate dekadave te gërmimeve, tani ofron një hipotezë alternative, që e bën me drithëruese origjinën e qytetit."

Themelet e Londres ndertuar me gjak sklleverish Images?q=tbn:ANd9GcS6LguLyB8Xx7so4blQ3zYojt-RjU6dhQaqI_-UBngpw0U8O7RE

Z. Perring thote: "druri ne ndertimin e Londres është përdorur në përputhje me teknikat e 'lindjes' dhe jo si romakët qe ishin mjeshtrit e marangozëve Pra Londra eshte ndertuar me një punë nga roberit,dhe jo nga romaket pushtues.

Disa qindra kafka të Epokës së Hekurit të vonë apo periudhës se hershme romane, një popullsi që duhej të ishte e madhe (në mijë), janë gjetur perreth e gjatë lumit Walbrook dhe qe të gjithë ata ishin kryesisht meshkuj të rinj.

Londra ishte ndërtuar pa një qendër të vërtetë qytetare dhe kishte ngritur ose tempuj apo kishat. Kjo sugjeron se qyteti i Londinium nuk kishte status të pavarur dhe kish mbetur nën kontrollin e drejtpërdrejtë ushtarak.

"Është fiksuar edhe nje fakt, se ne periudhën e mëvonshme për shkak të rëndësisë së saj ushtarake,Londra ishte një fortesë e vjetër dhe gjithashtu porti kryesor i furnizimit për ushtrinë. Ajo ishte qendra komanduese, nga i cili ushtrohej pushteti roman ne Britani. "

http://www.thisislondon.co.uk/standard/article-24021618-london-built-with-the-blood-of-british-slaves.do
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi