Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Briri alpin,muzike nga pema

Shko poshtë

Briri alpin,muzike nga pema Empty Briri alpin,muzike nga pema

Mesazh nga SHKELBA Mon May 21, 2012 9:24 pm


Briri alpin,muzike nga pema



Briri alpin,muzike nga pema 1301862542_culture_switzerland

Per shekuj me radhe,disa banore te Alpeve te Zvicres kane perdorur nje instrument unik komunikimi:bririn alpin.Mund te mos duket praktike,pasi disa nga keto instrumente jane dy here me te gjata se ata qe u bien.Megjithate,bririn alpin mund ta marresh me vete ne dore.Disa prej tyre madje jane te cmontueshem dhe pjeset mund te futen ne valixhe te posacme.Tingulli i tij arrin deri ne dhjete kilometra larg,nga njera ane e luginave te larta alpine ne tjetren.

Briri alpin,muzike nga pema Switzerland3

Si behet briri alpin?

Tradicionalisht behet nga druri i bredhit te malit,prandaj eshte instrument tipik i Alpeve te bukura te Zvicres.Fenomenet natyrore bejne qe trungjet e bredhave qe rriten ne ane te shpateve te thepisura,te marrin nje forme te lakuar ne fund.
Pasi presin pemen qe kane zgjedhur,beresit e bririt alpin me kujdes e cajne me dysh per se gjati dhe e gerryejne nga brenda duke perdorur dalta te posacme.Vetem per kete pune mund te duhen deri ne 80 ore.Pastaj,ky zejtar e lemon pjesen e brendeshme me lime e me leter zmerili dhe i ngjit te dyja pjeset bashke duke i mberthyer fort me fibra nga levorja e bredhit.I bashkengjit edhe nje mbeshtetese te vockel druri,e cila mban bririn kur i bihet.Ne fund,pasi instrumentit i ve nje gojez te pershtatshme dhe pasi tyten e zbukuron duke e pikturuar ose gdhendur,zejtari e lyen bririn me llak per ta mbrojtur nga uji.

Briri alpin,muzike nga pema Swiss-culture

Perdorimet tradicionale

Per breza e breza,barinjte i kane rene bririt alpin qe lart nga lendinat si per ti sinjalizuar familjet poshte ne lugine qe ''gjithcka shkon mire''.Mirepo,kryesisht,e perdorin per te mbledhur lopet para mjeljes.Lopcaret zvicerane prej kohesh kane besuar se tingulli i embel i bririt alpin i mban lopet te qeta gjate mjeljes.
Briri alpin,muzike nga pema Switzerland+culture++-+Alphorn+concert+in+Vals

Ne dimer,kur lopet ktheheshin ne stallat ne lugine,shume barinj shkonin ne qytet me instrumentet e tyre ku i binin sa per te fituar ca para shtese.Ne te kaluaren,jane perdorur edhe per te dhene kushtrimin per lufte.
Briri alpin,muzike nga pema SuperStock_4187-6847

Si i bihet?

Ne pamje te pare,briri alpin mund te duket i lehte per ti rene.Ne fund te fundit,nuk ka as vrima,as celesa ose valvula per te levizur.Veshtiresia qendron tek kontrollimi i ajrit teksa kalon ne kete fyell te stermadh ne menyre qe te perftohet toni i deshiruar.
Briri alpin nxjerr vetem 12 tone te thjeshta.Megjithese me kete instrument nuk mund te luash cdo lloj melodie,kompozohet enkas muzike per te,dhe nje muzikant i zoti mund te arrije te interpretoje melodi te bukura e te larmishme.
Kompozitore te famshem kane perfshire ne pjese orkestrale tingujt e bririt alpin.Per shembull,Leopold Moxarti,babai i Volfgang Amadeus Moxartit,shkroi pjesen e tij ''Simfonia Pastorela'' te kompozuar per orkester dhe corno pastoritio,qe eshte nje lloj briri alpin.Brahmsi kopjoi tingujt e bririt alpin zviceran duke perdorur flautet dhe kornot,kurse Bethoveni imitoi tingujt e bririt alpin ne simfonine e tij Pastorale per te krijuar atmosferen e jetes baritore.
Dokumenti me i hershem ne te cilin permendet briri alpin eshte nje liber llogarish i manastirit te shen Urbanit ne Zvicer,qe daton nga viti 1527.Sot,gati 500 vjet me vone,jehona e bute e bririt alpin mund te degjohet ende ne lendinat madheshtore te Alpeve te Zvicres.
SHKELBA
SHKELBA
Moderator
Moderator

Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi