Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Kleopatra VII

Shko poshtë

Kleopatra VII Empty Kleopatra VII

Mesazh nga Rifat Fri May 25, 2012 2:52 pm


Kleopatra VII.

Kleopatra VII 640px-Lawrence_Alma-Tadema-_Anthony_and_Cleopatra

Kleopatra VII. Philopator ka lindur fund 69 p.e.s.; dhe ka vdekur më (Vetvrasje) 12 Gusht 30 p.e.s. në Alexandria, ishte Mbretëresha e fundit të Egjiptit të vjetër.Lindi ne vitin 69 p.k. ,vajza e trete e Tolomeut XII.Origjinat e saj ishin greke dhe,duke pare praktiken e hapur midis ushtareve tolemaike per t’u martuar midis vellezerish,ka mundesi qe te kishte shume pak gjak egjiptian ne vena. Ne 51 p.K. behet mbretereshe e Egjiptit se bashku me te vellane Tolomeo XIII.Te dy duan pushtetin dhe Kleopatra lidh aleance me Cezarin per te hequr nga froni te vellane.

Cezari kthehet ne Rome ne 46 p.K.Historia me Cezarin,qe beri aq shume buje,ne te vertete zgjati vetem nje dimer.Kleopatra kaloi edhe nje vit ne Rome ne vizite zyrtre,por s’ka asnje prove qe te dy ishin ende te dashur.Pas vrasjes se Cezarit,Kleopatra kthehet ne Aleksandri.Ne 42 p.K. Antonio ndan perandorine me Oktavianin,duke marre Lindjen.

Ishte 40 vjec dhe ishte maruar me Fulvian.Kleopatra dhe Antonio takohe ne Tasko ne 42 p.K.Udheheqesi romak dhe mbreteresha e Egjiptit behen aleate dhe dashnore,por Fulvia semuret dhe Antonio duhet te kthehet ne Rome.Fulvia vdes,por Antonio eshte I detyruar te martohet me Oktvian, motren e Oktavianit,per te ruajtur pozicionin e tij.Braktis Kleopatren shtatzene me dy binjake,do ta shohe vetem pas tre vjetesh.Ne 37p.K. Antonio nist ne fushate kunder Parteve dhe I kerkon Kleopatres ta shoqeroje ne Siri.

Trupat e Antonios thyhen dhe ai kthehet ne Aleksandri.Ne 32 p.K. Antonio divorcion.Oktaviano nxit romaket kunder tij dhe konkubinen e tij te pabese.Kleopatra e bind Antonion qe ta prese sulmin e kundershtarit ne Greqi.Beteja e Acios ishte nje disfate per Egjiptianet.Antonio I ngul thiken vetes dhe Kleopatra,e mbetur vetem,preferon te vdese,duke u kafshuar nga nje gjarper.

Pickimi i gjarprit

Mbretëresha e fundit mitike e Egjiptit të lashtë vrau veten për të mos u burgosur në Romë si pre e luftës. Versioni i vrasjes së saj, i treguar nga Plutarku dhe filmat mitikë të Hollivudit, duhen lexuar sërish. Në fakt, historia na rrëfen se Kleopatra vdiq e helmuar nga pickimi i një gjarpri, ose më saktë nga kobra egjiptiane. Sipas dy studiuesve të Antikitetit, Christoph Schaefer dhe toksikologut Dietrich Mebs, ky version i vdekjes nuk është i vërtetë.

Helmi i gjarprit do t’i kishte shkaktuar Kleopatrës një vdekje të ngadaltë pas disa orësh vuajtje mizore dhe ajo e dinte mirë këtë gjë. Kështu që ka gjasa të ketë përgatitur një lëng helmues, një përzierje kokute dhe opiumi, për një vdekje të menjëhershme dhe më pak të dhimbshme. Për të mbuluar gjurmët, ajo sajoi një tjetër alibi, duke krijuar kështu legjendën e helmit të gjarprit, që të mbetej në kujtimin e përjetësisë. Prej më shumë se dymijë vjetësh, legjenda e Kleopatrës është shkruar në shumë libra dhe transmetuar në dhjetëra filma hollivudianë, duke u treguar nga Plutarku e duke u interpretuar nga Liz Tejlor.

Le ta kujtojmë edhe një herë shkurtimisht historinë. Mbretërisë së Kleopatrës po i vinte fundi. I dashuri i saj, Mark Antoni, i mundur nga Perandori Oktaviani në luftën civile, që pasoi me vrasjen e Çezarit, i dha fund jetës. Ishte gushti i vitit tridhjetë para Krishtit. Kleopatra ishte mbyllur në pallatin mbretëror, sepse e dinte fundin e fatit të saj: do të burgosej dhe më pas do të dërgohej në Romë në mënyrën më poshtëruese të mundshme nga romakët fitimtarë.

Dhe çfarë bëri atëherë Mbretëresha më e bukur e botës së lashtë? Sipas versionit tradicional, iu dërgua një shportë me fiq të freskët, brenda së cilës ishte fshehur me vullnetin e saj një gjarpër që e pickoi dhe i shkaktoi vdekjen e menjëhershme. Sipas dy studiuesve, Schaefer dhe Mebs, ka shumë gjasa që Kleopatra të ketë përgatitur një lëng helmues për ta pirë dhe të kishte një vdekje më pak të dhimbshme. “Në mbretërinë e saj, mjeshtërit e helmeve ishin me shumicë dhe Kleopatra ishte një grua tepër e zgjuar për të përballuar një vdekje mizore si ajo e shkaktuar nga helmi i një gjarpri”, bën të ditur Schaefer.

Kështu ajo vendosi që të gënjente në momentin më kulminant, duke i dhënë fund jetës dhe duke lënë në histori një version të rremë mbi vdekjen e saj. Nuk ka dyshim që kjo është një gënjeshtër me bisht, megjithatë e çfarë nuk mund t’i falet një gruaje të bukur dhe tepër të zgjuar si ajo.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi