Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Qyteterime te hereshme

Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Sat May 26, 2012 5:02 pm


Qyteterime te hereshme


Jamestown -SH.B.A



Qyteterime te hereshme  Virginia

Në vjeshtën e vitit 1605, një kompani tregtare e Londrës i kërkoi mbretit anglez Xhejms I autorizimin për të ngritur një koloni në bregun lindor të Amerikës Veriore. Një vit më pas, me aprovimin e mbretit flota e vogël prej tre anijesh e "London Company" la brigjet e Anglisë dhe doli në det të hapur. Destinimi i anijeve ishte ajo pjesë e Amerikës që emërtohej "Virxhinia".

Në bordin e tyre anijet kishin gjithsej 120 burra, të vendosur për të filluar një jetë të re mijëra kilometra larg vendit mëmë. Anijet drejtoheshin nga kapiteni Kristofor Njuport të cilit para se të nisej iu dha një kuti e vulosur. Brenda saj ishte një listë me emrat e udhëtarëve që ishin zgjedhur në përbërje të këshillit që do të drejtonte jetën në vendbanimin e ri.

Kutia do të hapej vetëm kur anija të ankorohej në kontinent. Ajo kuti u bë mollë sherri. Secili nga burrat mendonte se emri i tij duhej të ishte patjetër aty, sipas meritave. Midis tyre u dallua natyra e fortë e një detari të quajtur Xhon Smith i cili u arrestua e u mbajt në hekura deri në fund të udhëtimit. Xhon Smithi e kishte marrë këtë rrugë pas një karriere ushtarake në Evropën lindore, madje edhe kishte rënë rob e shndërruar në skllav nga një pasha turk.

Qyteterime te hereshme  J.Smith
Xhon Smith

Udhëtimi në detra e oqeane zgjati me muaj të tërë. Në anije plasën sëmundjet e madje disa udhëtarë vdiqën.Pranvera i gjeti anijet në "Botën e Re". Kur kutia e vulosur u hap, u pa emri i të arrestuarit Xhon Smith si anëtar i këshillit drejtues të kolonisë.

Në muajin maj të vitit 1607 burrat filluan të pastronin vendin nga pemët e shkurret. Ndërtuan disa shtëpi, kishën dhe një fortesë. Kështu pak nga pak filloi të merrte formë kolonia e parë angleze e vendosur në Virxhinia. Banorët e quajtën Jamestown për nder të mbretit.

Jeta e viteve të para për kolonizatorët ishte shumë e vështirë. Njerëzit nuk ishin mësuar me klimën e atjeshme. Rreth e qark kishte shumë këneta dhe pak ujë të pijshëm. Por mbi të gjitha u duhej të ruheshin nga sulmet e indianëve vendas të cilët i shikonin të ardhurit si grabitës të tokës së tyre (në letrën e firmosur nga mbreti thuhej se ata do të shkonin në 'Botën e Re' për të përhapur kristianizmin e zbutur të egrit e të pafetë).

Xhon Smithi bëri ç'ishte e mundur për t'ua lehtësuar jetën bashkatdhetarëve të tij duke siguruar ushqim për ta nga indianët me të cilët iu desh të kalonte aventura të rrezikshme. Ndryshe nga banorët e tjerë, Xhon Smith diti të sillej e të bëhej miq me ta. Madje indianët i shpëtuan jetën e të ndikuar nga respekti pë të ndihmuan edhe kolononë e Jamestownit.

Nga ana tjetër Xhon Smithi i këshillonte banorët që t'i shtroheshin punës në mënyrë që të mbijetonin. Por doli që shumë prej tyre ishin dembela dhe refuzonin të punonin. Ata ishin nisur nga Anblia me shpresë se në "Botën e Re" do të gjenin flori e argjend.

Dimri i parë ishte aq i ftohtë saqë iu desh të digjnin disa nga shtëpitë për tu ngrohur. Disa prej tyre vdiqën nga i ftohti dhe mungesa e ushqimit. Në pranverë kishin mbetur gjallë vetëm 60 veta. Të rënë shpirtërisht njerëzit po mendonin për t'u kthyer në atdhe. Pikërisht në këtë kohë "London Company" solli në koloni guvernatorin, Lordin De la Warr dhe furnizime të bollshme
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Sat May 26, 2012 5:30 pm


Qytetërimi i urnave


Qyteterime te hereshme  65854997


Gjatë kalimit nga Koha e Bronxit në Kohën e Hekurit përhapja e ritit të djegies pati rezultat formimin e qytetërimeve të fushave të urnave (“Urnenfelderkulturen”), të cilat pasi morën shtysat e para në Danub, patën si përhapës kryesor qytetërimin “ilir” të Luzasës (Childe, Pittoni).

Përdorimi për tërësinë e këtyre kulturave i emërtimit “qytetërimi i urnave” ka sjellë ngatërime të shumta, ndër të cilat më i rëndë ka qenë mëtimi pak a shumë për ta njëjtësuar qytetërimin luzasian me atë të quajtur të urnave, të vendosur në lindje të tij dhe që shtrihej që nga Çeko-Sllovakia, Austria e Turingia deri në Francë e në Spanjë.

Ky qytetërim i urnave, në të cilin dëshmohet një evoluim i atij të tumave, kryesisht në Gjermaninë Jugore, nga disa autorë është quajtur si kelt, njësoj si ai i tumave. Përkundrazi, arkeologë të tjerë duke ndjekur Kosinën, të ndikuar nga ilirizimi i qytetërimit të Luzanës, e kanë quajtur qytetërimin e urnave si ilir në kuptimin e ngushtë të fjalës (Schumacher, Pittoni, Kraft).

Një numër gjuhëtarësh (Krahe, Pokorny) dhe kohët e fundit (Tovar), duke u përpjekur t’i lidhin me qytetërimin e Luzanës disa toponime të Europës Qëndrore, të krahasueshme me atë pak gjë që njihet nga gjuha e folur prej ilirëve, kanë ndihmuar që ta bëjnë ilirizimin e luzasianëve diçka të zakonshme si ndërmjet këtyre gjuhëtarëve, ashtu edhe arkeologëve të Europës Qëndrore.

Këto mendime nuk janë pranuar gjithmonë. Është bërë dallimi themelor ndërmjet qytetërimit të Luzasës dhe atij të urnave, duke e vëvë në dyshim karakterin ilir dhe duke ua quajtur keltëve kulturën e dytë (Bosch).

Ngaqë nuk kemi dalë në përpjekjet tona të gjejmë afëri, në Katalonjë, të toponimve kelte që tregojnë një pushtim ushtarak (-dunum), në rast se nuk ka më qytetërimn e urnave, e kemi njohur këtë të fundit gjithmonë si vazhdim të qytetërimit të tumave, porse ky i fundit megjithatë ka pësuar ndryshime nën veprimin e kulturës së Luzasës që nga përparimi i saj në Çeko-Sllovaki, nga depërtimet në Austri e në Hungari dhe në brendësi të grupeve të tumave në Gjermani. Pikënisja e qytetërimit të urnave duhet kërkuar në kulturën bohemiane të Knovizit.

Shumë shpejt u kërkua një rrugë e ndryshme: Kreçmeri dhe pastaj Krahe, të cilët grupin gjuhësor në fjalë e kishin quajtur ilir, e shndruan këtë emërtim në venet. Kështu, venetët dhe qytetërimi i Luzasës u bënë të pavarur nga ilirët, të formuar në treva krejt të ndryshme dhe të larguar nga vatra luzasiane. Së fundi, Pokorni, duke ia mohuar megjithatë çfarëdo karakteri kelt qyetetërimit të urnave në kuptimin e mirëfilltë, por duke pranuar identifikimin e qytetërimit të Luzasës me të venetëve, është pak më pohues kur puna për të vendosur lidhjet e emrave të vendeve, që më parë quheshin se i takonin ilirishtes.

Ai i klasifikon si emra “indoevropianë arkaikë” dhe gjuhën e tyre e sheh si “gjuhën e popullit të qytetërimit të fushave të urnave”, duke menduar se ajo mund të përfaqësonte një etapë parakelte, brenda së cilës mund të përfshihej qytetërimi i mirëfilltë i urnave. Kështu, Krahe, siç do ta shohim më poshtë, në veprat e tij të fundit (1951), arrin të pranojë se, meqë gjatë mijëvjeçarit të dytë, disa gjuhë të Europës Qëndrore kanë qenë në gjendje fluide dhe duke mos qenë të ngulitura përfundimsht, do të qe e kotë të bëhej provë që t’u viheshin këtyre gjuhëve emrat e popujve.

Pas Piçit (çek) dhe Çekankovskit (Czekannkowski, polak), arkeologët sllavë e në veçanti Korstrzhevski, Sulimirski, Henzeli dhe gjuhëtari Lehr-Splavinski, e kanë njëjtësuar qytetërimin e Luzasës me kulturën zanafillëse të sllavëve.

Ua detyrojmë Jazhdzhevskit dhe Lehr-Splavinskit një version të ri, pak më të ndryshuar: ata e pranojnë pa vështirësi se qytetërimi luzasian nuk është ilir, por e vënë theksin mbi qëndrueshmërinë e pushtimit të Luzasës nga po ata elementë të popullimit dhe mbi faktin që, në momentin kur u zhduk uniteti kulturor luzasian, pushtuesit që siguruan sundimin mbi luzasianët megjithatë nuk u asgjesuan. Më vonë, në qytetërimin sllav historik do të gjenden elementë të kulturës materiale që kanë ngjashmëri me ato të Luzasës. Por problemi etnik është shumë më i ndërlikuar se sa e lë të hamendësohet teza e Kostrzhevskit dhe kolegëve të tij.

Sidoqë duke pranuar se vazhdimësia e elementëve të popullsisë luzasiane ka dhënë ndihmesë për përpunimin e kopleksit sllav- gjë që, në një farë mase, mund t’i jepte qytetërimit të Luzasës një karakter protosllav, - përsëri ky nuk mund të përcaktohet pa përzierje dhe vetëm protosllav, sepse një pjesë e rëndësishme e këtyre popujve kanë qenë jashtë teritoreve protosllave dhe ata do të merrnin pjesë në përbërësit e tërësive të tjrera etno-gjuhësore, veçanërisht në tërësinë e keltëve dhe ilirëve.

Në antikitet termin etnik të venetëve e gjejmë të zbatuar për territoret luzasiane (grykëderdhja e Vistulës), gjë që konfrimon karakterin venet të qytetërimit luzasian. Emri i venetëve ka vazhduar te popujt që i kanë pasuar.

Nëse burimet historike të shek. I e II të erës sonë e kanë shtrirë emrin e venetëve mbi territoret e qytetërimit të varreve në trajtë kambane (“Glockengraber”, “Bell-barrows”), pastaj mbi atë të varreve në zgavra, kjo duket se na saktëson mbijetesën e këtij emri ndër popujt që kishin pushtuar trevat e venetëve dhe bartës të qytetërimit të Luzasës ose të paktën një pjesë të tyre.

Me kalimin e kohës, zgjerimi i kësaj kulture që nga zonat e Oderit e Vistulës, bazave të popullsive sllave, ka shkaktuar formimin e qytetërimit të “varreve në zgavra”, ndoshta bashkëkohës i periudhës së kristalizimit të sllavëve gjatë tre a katër shekujve të fundit para erës së re.

Rreth shekullit III vendbanimi zanafillës i sllavëve do të jetë shtrirë që nga lugina e Oderit nga perëndimi, kryesisht gjatë rrjedhës së Vistulës, në luginën e Bugut dhe në kufinjtë e Dnjeprit nga lindja, deri tek brigjet e Balltikut në veri e deri në shpatet veriore të Karpateve në jug.

Nga shekulli I deri në shekullin e II të erës sonë, bashkësitë kulturore të Volhinies e të Dnjeprit të mesëm e të epërm, nuk ndeshen pasardhësit e qytetërimit të lashtë të Tripoljes, do të asimilohen nga qytetërimi i varreve në trajtë kambane (kultura e Zarubinces e arkeologëve polakë dhe e “fushave të varreve” të rusëve), që përfaqëson krahun lindor të sllavëve.

Në asimilimin reciprok të elementëve të veçantë të qytetërimit sllav të përbashkët duhet të ketë qenë ndërmjetës, ashtu siç e mendon arkeologu Artamonov, qytetërimi Çeki-Visockos, i dalë nga shtrirja e zgjerimit luzasian, duke nisur nga Vistula, mbi territoret e kulturave me origjinë “trake” të Podoljes e të Volhinies.

Arkeologu çek J.Filip arrin në po ato përfundime si Jazhdzhevski dhe Lehr-Splavinski: duke hedhur poshtë tezën e prejardhjes ilire për qytetërimin e Luzasës, ai pranon rezervat e shprehura ndaj tezës që ai ia atribuon Halshtadit formimin hisorik të popullit sllav; por qendrat kryesore të qytetërimit të luzasian duhet të ndodheshin në zonën, të cilën pas vitit zero, e kanë zënë veneto-sllavët historik. Që këtej del se populli luzasian duhet të vendoset në rrënjë të atij, që më vonë do të përbëjë popullin sllav, në veçanti të grupit të sllavëve perëndimor.

Është e qartë se qytetërimi luzasian ka luajtur megjithatë, një rol në gjenezën e popujve të tjerë, për shembull, të keltëve në zonën e tumave; por ky do të jetë përsëri mjedisi thjesht luzasian i trevave të Oderit e të Vistulës, që mbetet përbërësi më i pasur i popullit sllav përpara zgjerimit të tij të madh historik. Pjesa çeko-sllovake e kulturës gjithnjë do të jetë vetëm një rajon periferik dhe evoluimi i saj do të ndryshojë nga ai i djepit të vet.

Megjithatë, nuk është e pamundur që në Çeko-Sllovaki, me ardhjen e sllavëve historikë në Bohemi e Moravi, mbeturinat e popullit luzasian të jenë përzierë me lehtësi me ata që kishin me ta një farefisni të ngushtë.

Një punim në shpjegimin e etnologjisë së luzasianëve. J. Neustupni trajton marrëdhëniet e tyre me formimin e popullit sllav. Ai diskuton mjaft objektivisht tezat e ndryshme, në të mirë ose në kundërshtim me prejardhjen luzasiane të sllavëve, dhe arrin në përfundimin se, në gjendjen e sotme të problemit, nuk mund të jepet ende asnjë zgjidhje e vlefshme.

Ndonëse grupet anësore që i përkasin qytetërimit luzasian kanë pasur një farë pjese në formimin e popujve keltë, të cilët hyjnë në histori në treva me gjurmë të vlerave kuluturore luzasiane, nuk duket e mundur që të pranohet veprimi i një populli unik në qytetërimin e Luzasës që gna origjina e deri në zhdukjen e tij. Për më tepër, ndërmjet Luzasës dhe sllavëve janë ndërfutur qytetërime të ndryshme: Tena, ndikimi romak, kulturat e periudhës së dyndjeve të mëdha, dhe të gjitha këto në kohë që është e vështirë të rroken.

Që me Kostrzhevskin, arkeologët polakë në format e shtëpive, në muret rrethuese të fortifikuar dhe në disa elemente të qytetërimit material kanë gjetur dokumente të tilla, që lejojnë të mendohet për një rilindje të vetë këtij qytetërimi luzasian pas eklipsit të tij. Ndonëse mund të gjenden veçori luzasiane që kanë mbijetuar, të kohëve gjithnjë e më të vona- kështu, Filipi ka saktësuar praninë në Çeko-Sllovaki dhe deri në fillimet e erës sonë të një faze luzasiane të vonë, - dhe ndonëse qytetërimi i mureve rrethuese të fortifikuara sllave është i afërt me Kohën e Krishtit (Borkowski), ekziston përsëri një hapsirë në kohë: mund të mendohet që këto fortifikime të vendosen në marrëdhënie me ato të epokës së Tenës dhe të perudhës romake.

Por sido që të jetë, në rast se arrijmë të bashkshoqërojmë qytetërimin luzasian dhe qytetërimin sllav të mureve rrethuese, i vetmi problem që del, do të jetë që të pranohet se tashmë sllavët kanë qenë te luzasianët, tekstet historike nuk lejojnë që të quhen sllavë grupe të tjera veç atyre më të vona, që banonin në lindje të Elbës dhe, ndërmjet tyre, venetët e luzët, në fillim të erës sonë. Sido që të jetë, qendra kryesore e sllavëve duhet të kërkohet në shpatet lindore të Karpateve.

Në kohën e parë të Hekurit, grupet e ndryshme të Halshtatit, prejardhja e të cilëve është vendosur në vendet danubiane, janë shfaqur përgjithësisht ilirë dhe keltët na shfaqen me qytetërimin e Tenës dhe në periudhën e dytë të hekurit.

Prejadhja e tyre mbetet e pashpjeguar prej dijetarëve, që nuk pranojnë karakterin kelt të qytetërimeve të tumave dhe fushave të urnave. Shumaheri (Schumacher), që e lidhte me ilirët këtë kulturë të fundit, a nuk kërkonte origjinën e keltëve në verilindje të Francës? Futjen e kulturës së Tenës mbi Rin ai e lidhte me një pushtim të ardhur nga Perëndimi.

Nga disa prej këtyre punimeve interpretuese duket se përvijohet një drejtim, i pasur me premtime, që na shtyn ta braktisim njëjtësimin e përpiktë të disa popujve me gjuhë ose me qytetërime të përcaktuara dhe të pranojmë karakterin e pasigurtë të procesit të formacioneve të ndryshme etnike, që vetëm me vonesë kanë arritur në një kristalizim, por duke u nisur nga një mjedis kulturor zanafillës, të pranojmë ndarje ose diferencime të lloj-llojshme, që do të integroheshin brenda tërësive shumë të ndryshme.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Mon May 28, 2012 6:15 pm


Nubianet e shkretetires se Saharase



Qyteterime te hereshme  562px-Nabta-Egypt_NL


Egjiptianët e lashtë ishin ndër vëzhguesit më kuriozë të qiellit, sipas disa autorëve mund të konsiderohen madje edhe të parët astronomë të vërtetë. Në Nabta Playa, një zonë depresive që ndodhet në shkretëtirën e Nubias, afro 100 kilometra larg nga Abu Simbel, ruhet një kompleks i madh megalitik, një bashkësi gurësh të vendosur në formë rrethi, që i përkasin mijëvjeçarit V para Krishtit.

Qyteterime te hereshme  640px-Calendar_aswan

Ky Stonehenge në mesin e dunave të shkretëtirës duket i orientuar sipas pikave të ngjitjes dhe rënies së diellit në periudha të caktuara të vitit. Për njerëzit e lashtë, studimi i trupave yjorë dhe lëvizjeve të tyre kishte një përdorim praktik. Rregullimi i një kalendari në bazë të lëvizjeve qiellore ishte në fakt i domosdoshëm për të planifikuar festat dhe veprimtarinë bujqësore.

Në mënyrë të veçantë, për egjiptianët, kishte rëndësi jetike spiralja në ngjitje, domethënë fenomeni i daljes, në lindje, i një ylli menjëherë përpara Diellit. Dhe ylli më i rëndësishëm ishte Sopdet, Siriusi i sotëm. Ylli lidhej me perënditë Hathor dhe Iside, dhe spiralja e tij e ngjitur pak javë përpara solsticit veror dukej se paralajmëronte përmbytjen e bekuar verore të Nilit.

Yje monumentalë

Duke marrë parasysh lidhjen e ngushtë mes studimit të trupave qiellorë dhe fesë (astronomët e lashtë ishin në të njëjtën kohë priftërinj, është e natyrshme që rezultatet e vëzhgimeve reflektoheshin edhe në ndërtimin e monumenteve të shenjtë. Po të njëjtat piramida, në fakt, duket se janë ndërtuar duke iu referuar pozicioneve të yjeve.

Në fakt, është hedhur hipoteza që, përveçse përfaqësonin monumente funeralë të ngritur mbi varrin e sovranit, piramidat shërbenin për të lehtësuar ngjitjen në qiell të shpirtit të faraonit të vdekur. Pra, si të thuash makina shumë të mëdha për të “hedhur” sovranin në botën e përtejme.

Virginia Trimble, astronome e Universitetit të Kalifornias, në vitin 1964 demonstroi se si kanali në jug të dhomës së mbretit në piramidën e Keopsit tregonte, në periudhën e ndërtimit të piramidës, mes viteve 2620 dhe 2500 para Krishtit, për nga zona e qiellit ku lëviznin yjet e Brezit të Orionit, ndërkohë që ai verior tregonte për nga ylli polar.

Duke kujtuar se si egjiptianët e lidhnin me konstelacionin e Orionit hyjshmërinë e Osiridit, me të cilin identifikohej faraoni i vdekur, aëherë ngrihej spontane hipoteza që kanali ishte i destinuar të vendoste një lloj komunikimi të drejtpërdrejtë mes dhomës ku ndodhej i vdekuri dhe destinacionit yjor të faraonit. Që në vitet 800 një tjetër astronom kishte mbetur i magjepsur nga saktësia e piramidave, madje deri në atë pikë sa të formulonte megjithatë teori më të diskutueshme.

Skocezi Charles Piazzi Smyth kreu matje të sakta në Piramidën e Madhe dhe arriti në konkluzionin që përmblidhte në vetvete një dije më të lartë të universit. Nga matjet dhe llogaritjet e tij, ai deduktoi se mund të nxirreshin gjëra të mëdha astronomike dhe madje data shumë të rëndësishme për historinë e njerëzimit, si ajo e mërgimit të hebrenjve apo e lindjes së Krishtit.

“Në të vërtetë”, shpjegon astrofizikani Steno Ferluga i Universitetit të Triestes “metoda e përshtatur nga Piazzi Smyth do të lejonte të siguronim rezultate analoge edhe nëse do të aplikohej në çfarëdolloj ndërtese moderne. Në fakt, duke elaboruar në mënyrën e duhur çfarëdolloj objekti, mund të arrihet çfarëdolloj rezultati”.

Yje në Tokë

Megjithatë, hipoteza e një korrespondimi mes pozicionit të piramidave dhe atij të yjeve nuk gjendet veç aty. Autorët e Greqisë së lashtë na zbulojnë se për egjiptianët Rruga e Qumështit, fasha e yjeve që përshkon qiellin, ishte korresponduesi qiellor i Nilit.

Dhe nëse Rruga e Qumështit mund të ishte reflektimi qiellor i lumit, dhe e anasjellta, përse pika të tjera mbi Tokë nuk do të mund të korrespondonin me pika specifike në qiell? Ishin Robert Bauval dhe Adrian Gilbert, në librin “Misteri i Orionit” që parashtruan tezën sipas të cilës piramidat ishin ndërtuar në mënyrë të tillë që të riprodhonin kupën qiellore. Ideja e Bauval merr shtysë nga observacioni që pozicioni i 3 piramidave të mëdha të Gizës duket sikur riprodhon atë të 3 yjeve në Brezin e Orionit, domethënë Osiridin, perëndinë e të vdekurve.

Kënde të ndryshëm

Megjithatë, kjo hipotezë ka mangësi të ndryshme. Pohime të tilla janë vënë në provë mbi të gjitha nga dy astronomë, amerikani Ed Krupp dhe afrikanojugori Anthony Fairall. Si për fillim, korrespondimi është vetëm i përafërt: vija e tre piramidave kryesore është e drejtuar për nga veriu, ndërsa ajo e yjeve për nga jugu; për t’i përputhur duhet të rrotullohet një nga të dyja. Megjithatë, edhe kështu këndi i drejtimit është i ndryshëm. Nëse pastaj përfshijmë edhe piramidat e tjera, siç bën Bauval, nuk gjendet më asgjë dhe mbi të gjitha mungojnë pikërisht piramidat që i korrespondojnë dy yjeve më të shdnritshëm të të gjithë konstelacionit: Betelguese dhe Rigel.

“Bauval dhe të tjerë”, thotë Robert Chadëick, historian i McGill University në Montrea, “nuk kanë arritur asnjëherë të çiftojnë më shumë se 3 piramida dhe po kaq yje. Duke qenë se janë afro 30 piramida në zonën mes Abu Ruwash dhe Dashur, ky përkim është gjithësesi i hamendësuar. Kombinimi i 10 % të piramidave me 3 yje në mijëra yje të dukshëm në kupën qiellore nuk është provë e një korrelacioni bindës”.

Ndoshta mundet që, për egjiptianët e lashtë, Orioni ishte i përbërë thjeshtë nga 3 yje të Brezit. Në varrin e Senmut, një arkitekt i dinastisë XVIII, konstelacioni i Orionit përfaqësohet nga tre yje në rresht dhe jo nga 7 që formojnë konstelacionin siç e njohim ne. Kinezët e lashtë e quanin Orionin Shen che, dhe jo rastësisht ndoshta. Ky term përkthehet “Bashkimi i treshes”. Pra, mund të mos ketë asnjë kuptim të kërkosh tek piramidat korrespndimin e të shtatë yjeve. Ndoshta, me 3 piramidat e Gizës egjiptianët përpiqeshin të riprodhonin në mënyrë të përafërt vendosjen e yjeve të brezit dhe asgjë më shumë.

Jashtëtokësorë?

Por për Bauval dhe një tjetër studiues mbështetës të kësaj teze, Graham Hancock, kjo nuk mjafton. Të dy thonë në fakt se një herë e një kohë të tre piramidat e Gizës kanë qenë pozicionuar me saktësi milimetrike. Dhe që, bazuar vetëm në konfigurimin e tyre, mund të arrihesh tek mosha e tyre reale. Arsyetimi është ky: përllogaritet raporti mes këndit të reshtimit të piramidave të mëdha dhe Nilit me këndin e Brezit të Orionit dhe Rrugës së Qumështit. Me anë të një simulimi në kompjuter përllogaritet më pas rrotullimi i kryer nga konstelacioni gjatë mijëvjeçarëve dhe arrihet në një koinçidencë të përsosur mes 2 këndeve diku rreth vitit 10 500 para Krishtit. Konkluzioni: piramidat janë 8 mijë vite më të lashta nga sa është menduar deri sot. Dhe pikërisht mbi këtë bazë, shumëkush ka hedhur hipotezën e ekzistencës së qytetërimeve shumë të lashta dhe të panjohura (për disa edhe jashtëtokësorë) që mendohet të kenë ndërtuar piramidat në kohë shumë të largëta.

Asnjë provë

Por ekzistojnë prova në gjendje të përgënjeshtrojnë ato historiko-kulturore të akumuluara me kalimin e kohës nga arkeologë që e shohin ndërtimin e piramidave të mëdha të Gizës nga faraonët e dinastisë IV? Fatkeqësisht jo. E vetmja “provë” është ajo ngjashmëri mes pozicionit të tre piramidave dhe tre yjeve të brezit të Orionit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Wed Jun 13, 2012 8:17 am


Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar


Qyteterime te hereshme  310px-Voskopoja_ne_vitin_1742

Voskopoja është një vendbanim mesjetar i hershëm që daton prej vitit 1330. Nga Shën Prodhomi shtrihet një pamje e mahnitshme nga duken majat e Lënies dhe Ostrovica, me një lartësi prej 2246 metra. Lulëzimin më të madh Voskopoja e ka pasur në vitin 1764, atëherë kur popullsia e saj arriti në rreth 30 mijë banorë.

Në atë periudhë kishte 25 kisha me afreske nga më të lakmuarat, ndërsa tani nuk kanë mbetur më shumë se 8 kisha. Në të njëjtën periudhë në këtë qytetërim ka pasur Akademi, Bibliotekë, Shtypshkronjë, 1720, artizanat të zhvilluar e tekstile dhe shërbeu si urë lidhëse jo vetëm brenda vendit, por edhe midis vendeve fqinje Greqi e Turqi. Shkatërrimin e parë e ka pasur në vitin 1769, të dytin më 1789 dhe të tretin në 1916. Voskopoja ruan vlera të mëdha të artit mesjetar.

Voskopoja, djepi i kapitalizmit të munguar

Zhvillimi në Voskopojë i profesioneve të zejeve të kohës së vet u bë një nxitës real konkurencë në të gjithë Ballkanin duke dhënë shenjat e para të një kulturë paraindustriale që do të sillte padyshim një zhvillim parakapitalist të domosdoshëm për zhvillimin e rajonit. Mallrat që prodhoheshin në Voskopojë kanë qenë të famshme dhe ndonjëherë për t’u dalluar mbanin të gdhendur shqiponjën siç ndodhte me sënduqet (Referenca vjen nga Dumont në veprën e tij për Ballkanin të cituar nga Ligor Mile: “Zejtaria fshatare shqiptare gjatë Rilindjes Kombëtare”.

Sipas Aurel Plasarit, “Në qytet kishte 14 korporata. “Mund të themi pa e zmadhuar, se historia e qytetit është historia e korporatave të saj” (V. Papacostea “Despre corporatiile” f358). Në një studim gjeografik të botuar në Vjenë (të quajtur “Geografia neoterike eranistheisa apo dhiaforous suggrafeis para Dheniel ieromonakou kai Gregoriou ierodhiakonou ton Dhimetrieon, vëll.I, Vienë 1791, f.27) nën kujdesin e Daniel Jeronomakut dhe Gregor Jerodjakut pohoet se voskopojarët qenë grupuar në 14 korporata, që përfaqësonin kategoritë e mëdha industriale dhe tregtare; interesante është vërejtja e tyre: “me një fjalë ekziston në Turqi një qytet i pajisur me gjithë sa është pajisur një qytet europian” (Fenomeni Voskopojë).

Por duke pasur parasysh se në Perandorinë otomane (Historia e Perandorisë Osmane nën drejtimin e Robert Mantranit , f.316), profesioni i tregtarit ishte një profesion të krishterësh dhe ebrenjsh është e kuptueshme që paria e qytetit ishte një pari e krishterë (të mos harrojmë edhe faktin se në Voskopojë ende dhe sot e kësaj dite janë mbetjet e 24 kishave dhe të asnjë xhamie).

Qyteterime te hereshme  640px-Voskopoja

Elementi më i çuditshëm i Voskopojës ishte standarti demokratik i administrimit. Ajo drejtohej nga borgjezia tregtare dhe zejtare në mënyrë të pavarur nga Porta e Lartë nëpërmjet parimit të votimit. Këtë e konstatojnë shumë studiues të huaj (të cilat citohen edhe në librin “Historia e Perandorisë Osmane” nën drejtimin e Robert Mantranit, f. 314) Voskopoja ishte një qytet autonom brenda Perandorisë Otomane i përbërë nga shqiptarët, grekët dhe vllehët.

Po ti referohemi referimeve të studiuesit Aurel Plasari, “Voskopoja nuk ekzistonte as në Suret Defter-in e Sanxhakut Arvanid”, (botuar nga H. Inalcik, pjesa Defteri i Përmetit dhe i Korçës përkthyer shqip nga V. Buharaja, Tiranë 1969). Nuk përjashtohet mundësia që Voskopoja të jetë trajtuar prej autoriteteve osmane “jashtë Shqipërisë”; rast i ngjashëm do të ishte ai i vilajetit të Përmetit, i vënë në dukje nga vetë Inalciku: ky vilajet “iu dha si shtojcë Jakub Beut, të birit të Teodor Muzakës” dhe si i tillë, “kjo krahinë konsiderohej jashtë Shqipërisë”.(Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari.)

Gjithashtu Plasari i referohet edhe V. Papacosteas (tek “Despre corporatiile” f.358) i cili i përckton Voskopojën si një qytet “jashtë pushtetit të Portës” i cili në fakt ishte një “qytet tentakular në kuptimin e plotë të fjalës” i cili tërhiqte rreth vetes gjithë sa i vlente: tregtarë, afaristë, intelektualë të kohës, rini të fshatrave” (Fenomeni Voskopojë, Aurel Plasari,shtëpia botuese Phoenix dhe Shtëpia e Librit f. 31). Ky është fakti më kuptimplotë që Voskopoja ishte shqiptare sepse duke qenë një qytet tentakular që thithte mes trojeve shqiptare një popullsi prej dhjetra mijë banorësh, kuptohet që elementi joshqiptar nuk mund të ishte kurrë minorancë.

Po ti referohemi dy kronikanëve të besueshëm të kohës, historianit Peyfuss dhe konsullit francez në Perandorinë Otomane, Pouqueville, përcaktimi i popullsisë shkon nga 20.000 në 40,000 banorë madje deri në 60,000 banorë (Peyfuss e konsideron ekzagjerim entuziast të Pouqueville shifrën prej 60.000) (Peyfuss' study in Neagu Djuvara, ed., Aromânii. Istorie. Limbă. Destin), (Aromanians. History. Language. Destiny), (Bucureşti: Ed. Fundaţiei Culturale Române, 1996).

Po t’i referohemi përsëri Plasarit (f.31), mbi hiearkinë urbane të popullsisë, dhe rregullave themeluese të qytetit, sipas studiuesit K.H. Skënderes (K.H. Skënderes: Istoria tes arhaias kai syghronou Moskopoleos, en Athenais 1928 f15 dhe P.P. Arabantinos: Perigrafe tes Epeirou vëll. II.f.36) rritja e popullisë solli krijimin e lagjeve të reja e që përbëheshin nga banorë themelues e të ardhur.

Patriarkati i vendasve, koxhobashët (paria korporative e banorëve të vjetër) kishin përcaktuar disa rregulla të vështira integrimi për të ardhurit e rinj (V. Papacostea tek Despre corporatiile f362) por duke pasur parasysh numrin e popullsisë dhe rolin tentakular të qytetit është e kuptueshme që kemi të bëjmë me një qytet me mazhorancë shqiptare, fakt i mohuar nga shumë studiues grekë dhe rumunë por jo europianë perëndimorë të kohës.

Prof. Aleks Buda , shprehet “unë nuk ngurroj ta quaj këtë epokë dhe këtë lëvizje që na jep Voskopoja në fund të shek. XVIII Iluminizëm i hershëm dhe një stad që nuk do të thotë ende rilindje kombëtare, qoftë edhe vetëm në fillimet e saj, por që e përgatit atë me siguri” .

Sipas Robert Elsie “Akademia e Re ose Hellênikon Frontistêrion ishte një qendër e dijes e themeluar më 1744, e ngjashme me akademitë që dihet se kanë qenë në Bukuresht, Jash, Konstantinopojë, Mecovë, Janinë, në Malin Atos dhe Patmos”. Akademia e Re, Biblioteka dhe e vetmja Shtypshkronjë e Perandorisë së asaj kohe, ka qenë një trekëndësh kulturor unikal në Ballkanin e mesit të shekullit XVIII. Për aq kohë sa Voskopoja lulëzoi, një numër shumë i madh të rinjsh shqiptar, grekë dhe vlleh u shkolluan dhe formuan një identitet europian të mbrujtur me idetë iluministe të dijeve pozitiviste.

“Diplomantët e atyshëm e siguronin me lehtësi hyrjen në universitetet e kryeqyteteve europiane, kryesisht studimet si mësues, doktorë, ekonomistë, filozofë dhe juristë.” (Shqiptarët – Historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme, Edwin Jacques, f.315) Arti dhe kultura patën një zhvillim të paparashikuar duke e kthyer Shqipërinë në një far që ndriçonte të gjithë Ballkanin otoman.

David Selenica, ka qenë artisti më influent i Rilindjes së të gjithë artit ballkanik dhe ndikimi i tij u ndje në të gjithë artin ortodoks të Ballkanit sepse ai dha shenjat e para të kapërcimit të klisheve të pikturës zyrtare të Malit Athos (qëndra e ortodoksisë kishtare të kohës). Në fakt shqiptarët e njohin David Selenicën si piktorin e filmit “Kohë e largët” që e helmoi Mirush Kabashi eremit.

Por pika më e fortë dhe njëkohësisht më e dobët e Voskopojës ka qenë pa dyshim shtypshkronja e saj. Po ti referohemi studiuesit të mirënjohur Bernard Lewis (“Islami dhe Perëndimi”, f.49), shtypshkronja e Voskopjës ishte e vetmja në të gjithë Perandorinë Otomane sepse shtypshkronja tjetër e Stambollit që u hap nga Said Mehmet Efendiu në 1727, 7 vjet pas Voskopojës, u mbyll që në 1740.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Mon Jun 25, 2012 8:12 am


Qytetërime që flasin nga shpellat prehistorike



Qyteterime te hereshme  Images?q=tbn:ANd9GcTpAsJhJ0Xx8ecMB4WFhviLQVknXlHysrNE15DjFy4UsDpIgYqa5w


“KËTU KEMI QENË E KËTU DO TË JEMI DERI NË PËRJETËSI…”

Mijëvjeçarët dhe shekujt shpalosen njëri pas tjetrit duke na sjellë mesazhe që nga thellësitë e tyre. Ato vijnë tek ne nëpërmjet objekteve arkeologjike që marrin gojë e flasin. Objekte më të hershme gjenden neper vendbanime shpellore.

Ekzistenca e tyre favorizohet nga formacionet shkëmbore, të cilët përbëhen prej shtresave gëlqerore (karbonate) ku veprimtaritë karstike kanë një aktivitet të madh.

Kjo dukuri shpaloset më së miri në skajin verior të Beratit ku janë zbuluar shumë shpella.
Ndër to spikat shpella e Katundasit, e cila ndodhet 20 km në veri të Beratit.

Kjo shpellë e ndodhur pranë kanionit të Sinecit në lartësinë 405 m paraqet vlera të veçanta. Gjatësia e saj horizontale aktualisht 54 m e me lartësi deri me 6 m të befason nga një bukuri mahnitëse.

Ne sipërfaqen e brendshme të saj, e cila është rreth 350 m2, ka mjedise interesante si dhoma, paradhoma, sallonin qendror e shumë galeri e labirinte. Në këtë mjedis të bollshëm, me dy hyrje, ku e dyta është më kryesorja, e cila ndahet në dy degëzime, dhe me një dritare ku qarkullon ajri, kanë banuar para disa mijëvjeçarësh të parët tanë.

Në këtë shpellë interesante u bënë punime arkeologjike të udhëhequra nga Ati i arkeologjisë moderne shqiptare, Muzafer Korkuti.

Gërmimet u përqendruan në qendër të saj, ku dolën horizonte të shumta banimi që shkojnë deri në thellësinë 3.40 m.

Gjurmët më të hershme i gjejmë sigurisht në shtresën më fundore të shpellës. Materiali i gjetur kryesisht si qeramikë e gurë datohet në neolitin e hershëm, që fillon 6000 vjet (p.Kr).

Qeramika e neolitit të hershem është punuar trashë, dominon barbotinja që është me sprucim të lartë. Gjithashtu, neolitit të hershëm i përket qeramika me sfond të kuq e pikturuar me ngjyrë të bardhë.

Në të u gjetën enë me fund unazor. Në materialet prej guri të neolitit të hershem janë disa ashkla në formë gërryesesh apo thikash.

Në shtresën fundore, ku doli neoliti i hershëm, gjetëm dhe vatrën e zjarrit të vendosur në qendër të shpellës.

Në neolitin e mesëm që datohet mijëvjeçari V-IV( p.Kr) qeramika është kryesisht e zezë ose gri në të zezë. Teknika e punimit të saj është ajo e incizimit (d.m.th., vijëzimi i poçerisë përpara pjekjes). Me interes janë enët me fund të lartë, e sidomos ritonet (enë me katër këmbë).

Materiali arkeologjik i neolitit të mesëm të kësaj shpelle ka pika takimi me atë të Dinavesit të Korçës dhe të Cakranit të Fierit. Neoloti i vonë, i cili i përket mijëvjeçarit IV-III (p.Kr) është më i plotë dhe flet shumë. Interesante është qeramika tipike e kësaj shpelle, që na paraqitet me sfond ngjyrë okër i kuqërremtë, ndërsa pikturimi është bërë në kafe të errët.

Gjetja e kësaj qeramike në shpellë flet dhe për lidhjen e kësaj treve me pellgun e Korçës. Në neolitin e vonë me shumicë janë gjetur thika dhe gërryese të retushuara, disa vegla prej kockë në formë lopatash dhe gjylperi. Shumë interesante është gjetja e lopatave tip kallëp këpucë, ajo në formë gjuhe dhe dalte guri.

Epoka e bakrit që vjen pas neolitit datohet nga viti 2600-2100( p.Kr). Kjo epokë është paraqitur shumë e qartë. Qeramika e saj paraqitet me tone të errëta si gri e zezë ose e zezë e ilustruar shumë mirë.

Me shumicë u gjenden dhe fragmentet e qeramikës me thimtha ose dalje, që i përkasin kryesisht bakrit të vonë. Materiali i epokës së bakrit të kësaj shpelle ka pika takimi me atë të Maliqit AB, të shpellës së trenit të Korçës dhe shpellës së Benjës në Përmet etj.

Më shumë rendësi është fakti se pas materialit të epokës së bakrit kalojmë në epokën e bronzit që datohet 2100-1200 (p.Kr). Këto fakte ndër të tjera flasin dhe për vazhdimësinë e kulturës pellazgo (parailire) – ilire. Në bronzin e hershëm 2100-2800( p.Kr) krahas veglave prej bronzi të sapoprodhuara dominojnë ato prej guri të cilat janë me rezistente.

Gjithashtu dhe në bronzin e mesëm që përkon me vitet 1800-1500 (p.Kr) dominante vazhdojnë të jenë veglat prej guri e në veçanti çekanë e sëpata. Në bronzin e vonë 1500-1200 (p.Kr) qeramika është punuar më mirë. Ngjyra e qeramikës është okër dhe pikturimi kafe e errët.

Vegjët në bronzin e vonë dalin mbi buzët e enës. Qeramika devollite, që u gjet këtu është klasike dhe ka ngjyrë të kuqërremtë e mbushur me trekëndësha të vijëzuar me kafe të errët. Ky material i epokës së bronzit të kësaj shpelle ka ngjashmëri me atë të vendbanimeve të tjera prehistorike të vendit si me Maliqin, Trenin, Benjen, Nezirin e Gajtanin.

Epoka e hekurit (shek. XI-V p.Kr.) është përfaqësuar nga qeramika e pikturuar e stilit devollit dhe objekte zbukurimi prej bronzi, të njohura nga shumë pika të vendit tonë.
Antikiteti e në veçanti ai i vonë, doli shumë i qartë. Krahas enëve të përdorimit të përditshëm që dallohen për një teknikë të lartë punimi e pikturimi, u gjeten dhe disa enë masive si pitosa dhe amfora që përdoreshin për mbajtjen e ushqimeve. Jeta në shpellë ka vazhduar edhe gjatë mesjetës.

Zbulimet në këtë shpellë që gjendet në pjesën kodrinore të Ultësirës Perëndimore të Shqipërisë, janë dëshmi të reja të arkeologjisë sonë për popullsinë autoktone parailire-ilire-arbërore.

- Të parët tanë e bënë detyrën. Ata kaluan nëpër mijëvjeçare e shekuj duke krijuar e lënë trashëgiminë kulturore autoktone.

Mesazhet e tyre janë jehona që vijnë nga thellësitë e këtyre shpellave për të oshëtitur nëpër breza. Ato flasin shumë. Unë po citoj pak: “KËTU KEMI QENË E KËTU DO TË JEMI DERI NË PËRJETËSI…”
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Thu Jul 05, 2012 12:13 pm


Qyteterimi Moloseve


Qyteterime te hereshme  2130070471_98394261a0

Struktura e tij organizative gjatë sundimit të Alketin, birit të Tharypës, shteti molos mori zhvillim të mëtejshëm. Nuk është përcaktuar me saktësi se në ç’kohë dhe në ç’rrethana e trashëgoi fronin. Dihet se në vitin 385 p.e.sonë ai gjendej i strehuar politik tek Dionizi, tirani i Sirakuzës.

Në burimet historike nuk jepen as motivet që e shtynë Alketin të braktiste fronin. Ka mundësi që ky, duke dashur të vazhdonte politikën e aleancës me Athinën, në një kohë kur kjo kishte pësuar tashmë humbje ushtarake dhe diplomatike nga Sparta, të ketë ndeshur në kundërshtimin e partisë filospartane.

Në këtë kohë kjo filloi të aktivizohej shumë, sidomos pas fitoreve të Agesilaut në Akarnani (389-388 p.e.sonë), që i hapën rrugën Spartës për të shtrirë ndikimin e vet jo vetëm në Greqinë Veriperëndimore, por edhe në Epir. Dionizi që ishte interesuar dhe po vepronte aktivisht për të vendosur një kontroll efektiv në detin Adriatik dhe mbi rrugët që të çonin për në Epir, e mirëpriti Alketën dhe e ndihmoi atë që të rikthehej në fronin e humbur.

Me këtë mënyrë tirani i Sirakuzës synonte të siguronte një aleat të ri, që do të përkrahte pikësynimet e tij politike dhe tregtare në brigjet e Ilirisë dhe të Epirit. Për këtë qëllim në vitin 385 p.e.sonë, Dionizi bëri një marrëveshje me Alketën për të ndërhyrë ushtarakisht në territorin e shtetit të molosëve duke i siguruar një ndihmë efektive në kontingjente luftarake dhe armatime.

Ky sulm i papritur i forcave të bashkuara iliro-sirakuzane, u shkaktoi molosëve rreth 15 000 të vrarë sipas Diodorit të Sicilisë. Përforcimet që u dërgoi Sparta molosëve nuk e ndryshuan gjendjen e tyre të vështirë. Siç duket, ajo nuk u angazhua aq shumë në këtë luftë, pasi nuk ishte e interesuar të hynte në konflikt me Dionizin. Kështu ky aksion i nxitur prej tiranit të Sirakuzës përfundoi me sukses dhe me rivendosjen e Alketës në krye të shtetit molos.

Pasi përforcoi pozitat brendapërbrenda mbretërisë, Alketa vazhdoi politikën e zgjerimit territorial të shtetit të tij të filluar që në kohën e Tharypës, rivendosi marrëdhëniet e ndërprera për pak kohë, me Athinën. Në vitin 377 ndihmoi aktivisht Lidhjen e dytë detare të Athinës, duke lehtësuar veprimet e saj luftarake kundër Spartës në pellgun e Jonit. Në vitin 372 p.e.sonë Alketi i dha mundësi një reparti prej 600 pelltastësh të Stesiklit, të kalonin nëpër territorin molos dhe të lidheshin në Korkyrë përmes bregut të Epirit.

Me politikën e tij ekspansioniste, Alketi arriti të shtrijë sovranitetin e vet mbi një territor të konsiderueshëm të Epirit. Sipas një mbishkrimi dekretor të viteve 370-368 p.e.sonë kufijtë e Mbretërisë Molose që trashëgoi në këtë kohë i biri i tij Neoptolemi, shtriheshin në lindje deri në Hestiotiden perëndimore, në verilindje deri në kufijtë e Orestides në luginën e sipërme të Haliakmonit dhe në veriperëndim përmes një rripi toke deri në kufijtë e Parauejes në rrjedhjen e mesme të Vjosës.

Molosët dolën në det siç duket në zonën e Kestrinës, në veri të lumit Kalama (Thiamis). Nga perëndimi pas aneksimit të Dodonës në fund të shek. V p.e.sonë, molosët e shtrinë kontrollin e tyre deri tek lugina e sipërme e Aheronit. Kjo shtrirje territoriale e Mbretërisë Molose në kohën e Alketës, duket se përputhet plotësisht me cilësimin që i bën këtij sundimtari Polidami i Fardales në një fjalim të transmetuar nga historiani e gjenerali grek Ksenofoni, kur e quan atë “sundimtar suprem të Epirit”.

Këto të dhëna burimore dhe epigrafike tregojnë se në kohën e këtij sundimtari dhe të pasardhësit të tij kishte avancuar mjaft procesi i bashkimit politik të popullsive të veçanta të Epirit, proces ky që çoi në krijimin e organizimit më të gjerë shtetëror që njihet me emrin Lidhja e Molosëve. Duke gjykuar nga të dhënat mbishkrimore të kësaj periudhe, në këtë Lidhje përveç molosëve bënin pjesë edhe shumë popullsi të tjera epirote, si tripolitët, kelaithët, paialët, arktanët, genoait, ethenestët, onopernët, etj.

Këto grupe të veçanta etnike merrnin pjesë në qeverisjen e kësaj lidhjeje përmes përfaqësuesve të zgjedhur të tyre, të cilët në dekretet mbishkrimore quhen demiorgë ose synarhontë. Një mënyrë e tillë qeverisjeje, i jepte këtij formacioni të ri shtetëror karakter federativ, por nën hegjemoninë e molosëve.

Lidhja Molose, e cila përfaqësonte etapën e parë në procesin e zgjerimit dhe të konsolidimit progresiv të shtetit federativ të Epirit, kishte një strukturë organizative të brendshme të përcaktuar qartë me institucione legjislative dhe ekzekutive.

Në krye të Lidhjes së Molosëve qëndronte mbreti nga familja e Eakidëve. Por pushteti i tij, ashtu siç e thekson Aristoteli, ishte i kufizuar. Mbreti kur merrte pushtetin në dorë, ishte i detyruar të bënte fli në altarin e hyut të luftës në Passaron dhe të betohej përpara përfaqësuesve të shtetasve të tij, se do të sundonte sipas ligjeve të vendit.

Përfaqësuesit nga ana e tyre, i premtonin mbretit se do ta përkrahnin atë gjatë sundimit të tij. Ky betim tradicional midis mbretit dhe përfaqësuesve, ishte një formë e trashëguar nga rendi i vjetër fisnor, por që tani merr një përmbajtje të re duke siguruar me këtë ndikimin e aristokracisë në drejtimin e kësaj lidhjeje shtetërore.

Mbreti ishte komandant suprem i ushtrisë së Lidhjes Molose dhe gëzonte një pushtet të padiskutueshëm në kohë lufte. Pas mbretit funksionari më i lartë në Lidhjen Molose vinte Prostati, një magjistrat eponym që zgjidhej për çdo vit nga komunitetet e ndryshme etnike të bashkuara në këtë lidhje. Ai kryesonte kuvendin e popullit, e thirrte atë, drejtonte punët e tij, paraqiste propozimet për t’u miratuar etj.

Në mbishkrime së bashku me prostatin përmendet edhe sekretari, që zgjidhej për çdo vit zakonisht nga i njëjti fis, të cilit i përkiste dhe prostati. Kuvendi i popullit përbëhej, me sa duket, nga të gjithë burrat e aftë për luftë, qofshin këta molosë apo anëtarë të bashkësive të tjera që përfshiheshin në Lidhjen e Molosëve. Ky kuvend votonte vendime, të cilat akordonin të drejta qytetarie, proksenie dhe privilegje të tjera.

Në këtë kuvend legjislativ mund të merrnin pjesë të gjithë burrat e aftë për të mbajtur armë të të gjitha komuniteteve etnike të përfshira në Lidhjen e Molosëve. Kuvendi mund të mblidhej disa herë në vit, me përjashtim të rasteve të jashtëzakonshme. Vendi i mbledhjeve të tij ishte Passaroni, megjithëse ato mbaheshin edhe në qendra të tjera, si p.sh. në Dodonë etj.

Vendimet apo ligjet për të cilat votonte Kuvendi, përgatiteshin siç duket nga një institucion tjetër i veçantë, nga Këshilli. Ky ndoshta ishte ai senat për të cilin flet Justini duke ia atribuar krijimin e tij mbretit Tharypë. Organ tjetër, i ndryshëm nga Këshilli, ishte dhe kolegji i përfaqësuesve të komuniteteve të ndryshme në Lidhjen e Molosëve, me anë të të cilëve ato merrnin pjesë në drejtimin e përbashkët të punëve të shtetit.

Në krye të këtij kolegji, qëndronte mbreti nga familja e Eakidëve dhe dy magjistratët e zgjedhur çdo vit, prostati dhe sekretari, të cilët mund të ishin molosë ose jo. I tërë ky organizim shtetëror i jepte Lidhjes Molose, që përfaqësonte njëkohësisht dhe shtetin më të fuqishëm në Epir deri në çerekun e fundit të shek. IV p.e.sonë, formën e një shteti federativ monarkik.

Pas viteve 60 të shek. IV p.e.sonë në politikën e jashtme të Lidhjes Molose vihen re ndryshime të dukshme, që çuan në zgjerimin territorial dhe në fuqizimin e mëtejshëm politik të saj. Në këtë kohë në kufijtë verilindorë të Epirit filloi të mëkëmbet me shpejtësi shteti maqedon. Gjatë sundimit të Filipit II Maqedonia u shndërrua në një monarki të fuqishme të centralizuar, në një forcë kryesore politike dhe ushtarake në Ballkan.

Duke shfrytëzuar krizën e shteteve greke, Filipi pasi zgjeroi dhe konsolidoi shtetin e vet, nuk vonoi të ndërhynte edhe në çështjet e brendshme të tyre duke zhvilluar një politikë konsekuente hegjemoniste mbi to. Në këtë drejtim Epiri duhet të shërbente si një mbështetje për të shtrirë kontrollin maqedon në brigjet perëndimore të Greqisë, për këtë qëllim Filipi II i dha një rëndësi të veçantë vendosjes së një aleance të qëndrueshme me Lidhjen Molose.

Për këtë aleancë ishte interesuar dhe vetë Lidhja, sa kohë që Maqedonia do t’i linte dorë të lirë për ta çuar më tej politikën e zgjerimit të mëtejshëm të kufijve të saj. Dhe jo rastësisht Arryba, i cili kryesonte në këtë kohë Lidhjen, shpejtoi të lidhte krushqi me Filipin II, duke i dhënë këtij të fundit në vitin 357 p.e.sonë mbesën e tij, Olymbinë për grua. Midis viteve 360-344 p.e.sonë, Lidhja Molose shënon një zgjerim të mëtejshëm të territorit të saj nga verilindja duke arritur kufirin më të largët në këtë drejtim deri tek Parauejtë në pellgun e Përmetit, Timfejtë dhe Orestët në luginën e sipërme të Haliakmonit.

Por në vitin 344 p.e.sonë, Lidhja detyrohet të heqë dorë nga këto krahina, të cilat Filipi II ia kaloi Maqedonisë. Kur pak më vonë Athina nisi të përzihet në çështjet e brendshme të Epirit, duke rrezikuar pozitat e Maqedonisë në Epir, Filipi II sulmoi ushtarakisht Ambrakinë duke kaluar nëpër territorin shtetëror të Lidhjes. Pasi mposhti Ambrakinë dhe nënshtroi kolonitë helene të elejve në Kasopi, Buketin, Pandosinë dhe Eletren, zboi nga froni Arrybën, aleatin e lëkundur dhe të pabindur të Maqedonisë, i cili kërkoi strehim në Athinë.

Në krye të Lidhjes Molose vuri kunatin e vet Aleksandri Molosn 20-vjeçar, të mbiquajtur Molos, të cilit i dorëzoi dhe qytetet që sapo i kishte pushtuar. Për ta angazhuar edhe më shumë ndaj Maqedonisë, Filipi II i dha Aleksandrit për grua të bijën, Kleopatrën, dhe e përkrahu atë në politikën e zgjerimit territorial të shtetit molos. Gjatë sundimit të Aleksandrit (342-331 p.e.sonë), Lidhja Molose i zgjeroi shumë kufijtë e saj në drejtim të krahinave jugore dhe veriperëndimore të Epirit.

Nën kontrollin e Lidhjes hynë tani jo vetëm kolonitë elease, por edhe tërë Kasopia fqinje, të cilat u bënë aleatë të saj (symnatios), duke gëzuar një farë autonomie dhe të drejtën që të prisnin monedhat e tyre. Aleksandri arriti t’i imponojë pushtetin e tij dhe Koinonit të thesprotëve, deri atëhere i pavarur, megjithëse territorialisht në përfitim të Lidhjes Molose, e cila ushtronte mbi të presion të vazhdueshëm, për të dalë në det. Jashtë kontrollit të shtetit molos ende mbetej në këtë kohë Koinoni i kaonëve, që vazhdoi të ruante pavarësinë e tij.

Zgjerimi territorial në drejtim të pjesës më të zhvilluar nga pikëpamja social-ekonomike të Epirit dhe në mënyrë të veçantë dalja e tij gjerësisht në det, e fuqizuan edhe më shumë ekonomikisht dhe politikisht shtetin molos, dhe hapën rrugë për një intensifikim të lidhjeve sidomos me brigjet perëndimore të Mesdheut. Në vitin 334 p.e.sonë Tarenti kërkoi nga Aleksandri molos ndihmë ushtarake, meqenëse po rrezikohej pavarësia e qytetit dhe e aleatëve të tij nga lukanët.

Aleksandrit do t’i jepej mundësia që të përhapte influencën e Epirit edhe në qytetet e tjera të Italisë së Jugut, për të cilën ishin të interesuara shtresat sunduese të vendit, që ai përfaqësonte dhe në mënyrë të posaçme ajo tregtare. Kjo u bë nxitje që Aleksandri të ndërhynte aktivisht në çështjet e qyteteve greke të Italisë së Jugut.

Pasi ia la sundimin e Mbretërisë Epirote gruas së vet sa kohë që ai do të mungonte, Aleksandri u nis për në Itali me forca të kufizuara, sipas Aristotelit me 15 anije ushtarake dhe mjaft anije tregtare. Me të zbritur në Itali, ai e zgjeroi bërthamën e ushtrisë së tij relativisht të vogël, me forca tarentine si edhe me mercenarë, me lukanë të dëbuar dhe me kontingjentet që i vunë në dispozicion qytetet e tjera greke të kërcënuara nga fiset italike.

Në fillim Aleksandri korri një sërë fitoresh kundër lukanëve dhe samnitëve, futi në dorë Heraklenë, koloninë e Tarentit, Sipontin e Apuljes etj., dhe për një kohë ai e konsideroi veten sundimtar të plotë mbi to. Nga kjo pozitë, ai bëri marrëveshje dhe me qytete të tjera, madje dhe me Romën.

Nga vendet e kontrolluara prej tij dërgoi për në atdhe 300 familje të shquara si pengje. Më vonë lukanët dhe samnitët e morën veten dhe me forca të shumta të bashkuara, filluan të ushtrojnë përherë e më tepër presion mbi ushtrinë epirote dhe të aleatëve të saj numerikisht më të pakët, derisa në dimrin e vitit 331-330 p.e.sonë, pas një beteje të përgjakshme pranë Pandosisë, jo larg Kozencës, forcat e Aleksandrit u thyen keqas dhe ai mbeti i vrarë në këtë betejë. Me rrjedhimet që patën këto ngjarje në Epir mbyllet dhe etapa e parë e zhvillimit historik të shtetit federativ epirot.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Sat Jul 07, 2012 3:47 pm


Antikiteti Nikaja

Qyteterime te hereshme  25098269

Ashtu si dhe Bylisi edhe Nikaja pati probleme me identifikimin e saj. Banorët e Klosit nuk të tregonin se cilit vendbanim apo qytet antik i përkisnin rrënojat që ndodheshin mbi kodrën e rrafshët të fshatit. Do të ishte epigrafisti francez L. Robert, i cili, pasi “zbërtheu” një nga mbishkrimet e gjetura këtu, zbuloi se vendbanimi antik i përkiste qytetit të NIKAIA-s.

Planimetrinë e parë të shtrirjes së Nikajës e bëri në vitet e Luftës së Parë Botërore arkeologu austriak Kamilo Prashniker, të cilin e botoi së bashku me të dhëna të tjera në librin e tij “Mallakastra dhe Myzeqeja” në vitin 1922 në Vjenë, ribotuar së fundmi edhe në gjuhën shqipe. Ndërsa gërmimet arkeologjike nisën shumë vonë për të përfunduar njëkohësisht shumë shpejt.

Historia Nikaja ishte qyteti i dytë për nga rëndësia brenda Koinonit bylin, i cili ishte themeluar si vendbanim diku në shekujt VIII-VII p. K., gjatë periudhës arkaike. Dalëngadalë ai u shndërrua në qytet rreth shekullit të V p. K. Nikaja ishte vendosur në pjesën më të lartë të kodrës së sotme të fshatit Klos, e cila përbëhej nga dy maja dhe një pjesë e gjerë dhe e rrafshët midis tyre.

Ajo arrinte një sipërfaqe prej 18 ha dhe rrethohej nga mure që arrinin një gjatësi prej 1850 m. Por meqenëse kodra ku shtrihej qyteti i Nikajës ishte e vogël dhe nuk u përgjigjej kërkesave për zgjerim të banorëve, autoritetet vendosën që rreth 1,5 km më në perëndim të saj të ngrinin një qytet të ri, në një tjetër kodër buzë të Vjosës. Kështu lindi qyteti i Bylisit, fillimisht në formën e një dyqytetëshi, diku gjatë shekullit IV p. K. dhe që i ngjante shumë qytetit “nënë”.

Nikaja kishte banesa, shëtitore, akropol, teatër, stadium dhe gjimnaz, të vendosura në mënyrë të rregullt sipas planit arkitektonik të Hipodamnit, arkitektit të njohur të lashtësisë. Nga gërmimet arkeologjike janë gjetur vula qeramikeme emra të tillë si: BAΛANEIOY4, BANAKSI, DIMOΣIA, ΛΩNIDA, etj; si dhe një sërë mbishkrimesh si ato të teatrit, ku ndeshim emra pritanësh e dekrete për lirim skllevërish dhe dhënie qytetarie. Teatri është monumenti i ruajtur më mirë i këtij qyteti.

Ai është i vendosur 60 m larg mureve me pamje nga veriu në kurriz të kodrës mbi muret rrethuese. Me një kapacitet prej 700 spektatorësh, ai përbëhej prej 17 shkallaresh me diametër prej 11,30 m, të gdhendura të gjitha në shkëmb. Të tjera monumente që kanë mbetur nga Nikaja janë porta e qytetit në pjesën veriore dhe një pjesë muresh në pjesën jugore të qytetit, ku në segmente të caktuara kemi mure ciklopikë, poligonalë dhe trapezoidalë.

Tipi i banesave të gdhendura në shkëmb dhe një stoa me gjatësi 40 m, e cila nuk u zbulua plotësisht plotësojnë guidën e këtij siti arkeologjik. Në pjesën veri-perëndimore, mbi portën kryesore ruhen muret edhe të një kulle rrethore, të cilat i kanë shpëtuar deri diku shkatërrimeve. Merita e gërmimeve arkeologjike në Nikaja, zbulimi dhe restaurimi i monumenteve të saj u bë, nga Llazar Papajani në vitet 1970-1975.

Rezultatet e tyre ai i botoi në formë studimesh në revistën Studime Historike në vitin 1979, me titull “Qyteti Ilir në Klos”, tek revista shkencore Buletini Arkeologjik në vitin 1974, me titull: “Raport mbi gërmimet arkeologjike të vitit 1973 në qytetin Ilir në fshatin Klos të Mallakastrës”, si dhe në revistën Monumentet nr. 18 në vitin 1979, artikullin: “Teatri në qytetin Ilir në Klos të Mallakastrës dhe punimet restauruese në të”. Në vitin 168 ndryshe nga Bylisi, Nikaia së bashku me Orgeson ( Margëllicin ) dhe Tyarkanos (Cakran-Gurëzezën ) ju bashkuan aleancës së mbretit ilir, Gentit dhe Perseut të Maqedonisë në luftë kundër Romës.

Pas fitores mbi aleancën, në vitin trupat romake kryen raprezalje mbi armiqtë. Gjatë fushatës ushtarake të vitit 167 p. K, konsulli romak, Paul Emili, dërgoi kundër Nikaias dhe qyteteve byline që ishin bashkuar me armiqtë, komandantin e tij Nasikën dhe të birin Kuint Maksimin për tu hakmarrë duke i djegur ato. Pas këtij akti Nikaja, Tyarkanos dhe Orgesos mund ta ketë marrë veten por jo në përmasat dhe rëndësinë që kishin.

Kjo gjë vërtetohet nga rrënojat e kishave paleokristiane të gjetura në Orgesos dhe Gurëzezë (Tyarkanos), si dhe disa monedhave Bizantine të gjetura në Nikaia. Pikërisht në këtë kohë duhet të ketë lindur edhe emri latin Clusum d.m.th. i mbyllur, ngushticë që vjen sot në trajtën Klos, për shkak të kanionit të ngushtë që krijon lumi i Povlës, i cili kalon në jug të kodrës së Nikajës. “Grushtin dërrmues” qytetit ja dhanë dyndjet barbaro-sllave të cilat e grabitën, dogjën dhe e shkatërruan atë. Edhe këtu Clusumi-Clisania apo Clisura sic e quanin bizantinët nuk pati “fatin” të rindërtohej si Bylisi fqinj, i cili u ringrit nga arkitekti i Justinianit, Viktorini.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Rifat Sat Aug 17, 2013 7:17 am



Qyteterimet e vjetra qe kane qene me moderne se sot





1. MU-të e lashtë ose LEMURIA


Qyteterime te hereshme  BLOG+lemuria+map

Sipas shumë burimeve ezoterikë, qytetërimi i parë u zhvillua 78 mijë vjet më parë në kontinentin gjigant të njohur si Mu ose Lemuria dhe ai zgjati plot 52 mijë vite.

Ndonjëherë thuhet se janë shkatërruar prej tërmeteve të shkaktuar nga një zhvendosje e ploeve që ka ndodhur 26 mijë vjet më parë, ose afërsisht në vitin 24 000 para Krishtit.

Ndërkohë që MU nuk patën teknologji të lartë sa ajo që supozohet për qytetërimet e mëvonshëm, thuhet, megjithatë ata kanë arritur të kenë disa teknologji të përparuara, sidomos në ndërtimin e ndërtesave megalitike jetëgjata që ishin në gjendje t’u mbijetonin tërmeteve. Megjithatë, ishte shkenca e qeverisjes që thuhet se ka qenë arritja më e madhe e MU-ve.

Supozohet që të ketë patur një gjuhë dhe një qeveri. Arsimi ishte kyçi i suksesit të perandorisë dhe për arsye se çdo pjesëtar i saj ishte i mësuar me ligjet e universit dhe kish marrë trainim të plotë në një profesion apo zanat, rezultati ishte një prosperitet i mrekullueshëm.
Arsimimi i një fëmije ishte i detyrueshëm në moshën 21 vjeç me qëllim që të ishte i kualifikueshëm për në shkollën e qytetarisë. Kjo periudhë trainimi zgjati shtatë vjet; kështu, mosha më e herët kur një person mund të bëhej qytetar i perandorisë ishte 28 vjeç.

2. ATLANTIDA E LASHTE

Qyteterime te hereshme  Lemuria7_08

Thuhet se kur u fundos kontinenti i Mu, oqeanet e të gjithë botës u ulën në mënyrë drastike teksa uji u derdh për në Basenin e ri të sapoformuar të Paqësorit. Ishujt relativisht të vegjël që kishin ekzistuar në Atlantik gjatë kohës së qytetërimit Lemurian ishin lënë të thatë prej oqeanit në tërheqje.

Toka që sapo kish dalë në sipërfaqe u bashkua me Arkipelagun Poseid në Oqeanin Atlantik për të formuar një kontinent të vogël. Ky kontinent quhet Atlantidë nga historianët sot, ndonëse emri i vërtetë i tij ishte Poseid.

Besohet se Atlantida e ka çuar teknologjinë në faza shmë të përparuara, shumë përtej asaj që ekziston në planetin tonë sot. Në librin “A Dweller On Tëo Planets”, i diktuar fillimisht në vitin 1884 nga Filos Tibetiani një djaloshi të ri nga Kalifornia me emrin Frederick Spenser Oliver, si dhe në një pasues të këtij libri në vitin 1940, ‘An Earth Dweller Returns”, përmenden shpikje dhe pajisje të tilla si kondicionerët e ajrit për të përballuar vapën e padurueshme; llampat cilindrike pa ajër, tubat e kristalit të ndriçuar nga forcat anësore të natës; pushkë elektrike, armë që shfrytëzojnë energjinë elektrike si forcë shtytëse (armë të tilla përbëjnë sot një shpikje të kohëve të fundit); transportin me një binar; gjeneratorë uji, një instrument për kondensimin e ujit nga atmosfera; si dhe Vailx-ët, një anije kozmike që udhëhiqet nga forcat shtytëse dhe tërheqëse.

Edgar Cayce, në një lexim fliste për shfrytëzimin e aeroplanëve dhe të kristaleve apo të gurëve të zjarrit që përdoreshin për energji dhe zbatime të tjerë. Ai gjithashtu flet për shpërdorim të pushtetit dhe paralajmërimeve për shkatërrim në të ardhmen.

3. PERANDORIA RAMA E INDISE

Qyteterime te hereshme  Images?q=tbn:ANd9GcShHlWe09glRESqvdHvkzIY7dE66LUHYO3NUfFxKpuLzyVdjgnrFw

Për fat të mirë, librat e lashtë të Perandorisë Rama të Indisë janë ruajtur, ndryshe nga ato të Kinës, Egjiptit, Amerikës Qendrore, Perusë. Shumë prej këtyre vendeve të lashta janë tani ose shkretëtirë, gëlltitur nga xhungla të dendura, ose në fund të ndonjë oqeani.
Megjithatë, India, pavarësisht shkatërrimeve nga luftërat dhe pushtimet, arriti të ruajë një pjesë të madhe të historisë së saj të lashtë. Për një kohë të gjatë, nuk besohej se qytetërimi indian e kish origjinën përpara vitit 500 para Krishtit, ose vetëm rreth 200 vjet para pushtimit të nënkontinentit nga Aleksandri i Madh.

Në shekullin e kaluar, megjithatë, qytetet jashtëzakonisht të sofistikuar të Mohenjo Daros (Kodra e të Vdekurve) dhe Harappa janë zbuluar në Luginën Indus të Pakistanit të sotëm.

Zbulimet e këtyre qyteteve i detyruan arkeologët të shtyjnë datat për origjinën e qytetërimit indian me mijëra vjet më herët.
Për habinë e hulumtuesve të kohëve të sotme, qytetet që kishin qenë zhvilluar shumë i bënë arkeologët më të spikatur të besojnë se ata ishin konceptuar në tërësinë e tyre para se të ishin ndërtuar: një shembull i hershëm i planifikimit urban. Edhe më mbresëlënës është fakti që sistemi hidraulik i ujërave të zeza në të gjithë qytetin e madh është më superior se ata të Pakistanit, Indisë dhe shumicës së vendeve aziatike sot.

4. QYTETERIMI OSIRIAN NE MESDHE

Qyteterime te hereshme  Images?q=tbn:ANd9GcR89DDWqRPK-JxVROsViZvuSan3Mz0wCIes_1h5D7dT0UyyEo0L  Qyteterime te hereshme  Images-3

Thuhet se në kohën e Atlantidës dhe Ramas, Mesdheu ishte një luginë e madhe dhe pjellore. Ky qytetërim i lashtë, para Egjiptit dinastik, ishte i njohur si Qytetërimi Osirian. Lumi Nil dilte nga Afrika, ashtu si sot dhe quhej Lumi Stix.

Megjithatë, në vend derdhej në Detin Mesdhe, në deltën e Nilit në veri të Egjiptit, ai vazhdonte në luginë dhe pastaj kthehej në drejtim të perëndimit duke rrjedhur në pjesën më të thellë të Luginës së Mesdheut ku krijoi një liqen të madh dhe pastaj rridhte sërish ndërmjet Maltës dhe Sicili dhe më pas në jug të Sardenjës në Atlantik, në Gjibraltar (Kolonat e Herkulit).

Kur Atlantida u shkatërrua në një kaos apokaliptik, ky ndryshim kataklizmik në Atlantik ngadalë përmbyti pellgun e Mesdheut, duke shkatërruar qytete të mëdha Osiriane dhe duke i detyruar banorët të lëvizin në terrene më të lartë. Kjo teori shpjegon mbetjet e çuditshme megalitike që gjenden anembanë Mesdheut.

Është një fakt arkeologjik që ka më shumë se 200 qytete të njohur të fundosur në Mesdhe. Qytetërimi egjiptian, së bashku me atë Minoan dhe Mikenian në Kretë si dhe Greqia janë, në teori, mbetjet e kësaj kulture të madhe shumë të lashtë.

Qytetërimi ndërtoi struktura të mëdha që i rezistonin tërmeteve dhe kishte energji elektrike si dhe komoditete të tjera të zakonshme gjatë kohës së Atlantidës. Ashtu si Atlantida dhe Rama, ata kishin mjete ajrore dhe lloje të tjera transporti, shpesh të një natyre elektrike.
Gjurmët misterioze të qerreve të Maltës, të cilat shkojnë mbi shkëmbinj dhe nën ujë, mund të jetë pjesë e një linje të lashtë Osiriane tramvaji, ndoshta që shërbenin për të transportuar gurë drejt qyteteve që tani janë nën ujë.

Ndoshta shembulli më i mirë i teknologjisë së lartë të Osirianëve është platforma e mrekullueshme që është gjetur në Ba’albek, Liban.
Platforma kryesore është e përbërë nga shkëmbinjtë më të mëdhenj të latuar në botë, Muret e famshëm të gurit në Ba’albek. Disa gurë të veçantë janë 82 këmbë të gjatë dhe 15 këmbë të trashë dhe janë vlerësuar se peshojnë mes 1.200 dhe 1.500 tonë secili!

5. QYTETERIMI UIGER NE SHKRETETIREN E GOBIT

Qyteterime te hereshme  20080307-Uighur%20empire%20mapmap_u

Thuhet se shumë qytete të lashtë kanë ekzistuar në kohën e Atlantidës dhe Ramas në qytetërimin e Uiger në shkretëtirën e Gobit. Megjithëse Gobi është tani një shkretëtirë, këto qytete ishin porte oqeani.
Edgar Cayce ka thënë dikur se në një qytet të humbur në shkretëtirën Gobi do të ishin zbuluar ashensorë, dhe ndonëse kjo nuk ka ndodhur ende, gjithësesi nuk është e përjashtueshme.

Vimanat dhe pajisje të tjera të avancuara thuhet se kanë qenë në përdorim në zonë Uiger dhe studiuesi i famshëm rus Nikolas Roerich thuhet të ketë parë një disk fluturues mbi Tibetin e veriut në vitin 1930.
Ndoshta mjeti fluturues ishte një Vimana e lashtë që vjen nga një qytet ende aktiv, duke përdorur teknologji Uiger, që ekziston në pjesën veriore të Tibetit apo shkretëtirën Gobi.

Eshtë thënë se Pleqësia e Lemurias, e njohur si Shkolla e Trembëdhjetë, zhvendosi selinë para se të ndodhte kataklizmi në pllajën e pabanuar të Azisë Qendrore që ne sot e quajmë Tibet.
Këtu ata themeluan një bibliotekë dhe shkollë të njohur si Vëllazëria e Madhe e Bardhë. Për shembull, filozofi i madh kinez Lao Tzu, i lindur në 604 p.e.s., fliste shpesh për Zota të Lashtë dhe urtësinë e tyre të thellë. Ai shkroi librin e famshëm “Tao Te Ching”, ndoshta libri më popullor i shkruar ndonjëherë në gjuhën kineze.

Kur ai u largua përfundimisht nga Kina, aty nga fundi i një jete shumë të gjatë, udhëtoi në perëndim të tokës legjendare të Hsi Wang Mu. Sipas kinezëve të lashtë, kjo ishte selia e Të Lashtëve. A mund të ketë qenë kjo Vëllazëria e Madhe e Bardhë apo Shkolla e Trembëdhjetë e Mu-ve?

6. TIAHUANACO

Qyteterime te hereshme  Mapa+de+la+Cultura+Tiahuanaco+1

Ashtu si në rastin e Mu dhe Atlantidës, ndërtimi në Amerikën e Jugut ishte në shkallë megalitike me teknikat poligonale të ndërtimit, projektuar për të ndërtuar mure të mëdhenj që i rezistonin tërmeteve.
Muret rezistentë ndaj tërmeteve ishin shumë të rëndësishëm në gjithë zonën e Unazës së zjarrit, në Mu-në e lashtë. Shtëpitë dhe ndërtesat e banimit janë ndërtuar nga blloqe megalitike prej guri.

Për shkak të rëndësisë së madhe që kultura i vinte mirëqenies së brezave të ardhshëm si dhe vlerësimin që kishin për rritjen graduale dhe të qëndrueshme të komunitetit, strukturat janë ndërtuar me mendimin që të rronin me mijëra vjet. Një shtëpi e ndërtuar me beton, dru dhe suva do të zgjasë njëqind vjet apo më shumë, në qoftë se mirëmbahet.

Shikoni ndërtimet megalitike të Egjiptit, Maltës, Perusë. Këto ndërtesa janë ende në këmbë sot. Cuzco, kryeqyteti i lashtë i Perusë, që ishte ndërtuar ndoshta para Incas-ve, është ende i banuar sot, pas mijëra vitesh. Në të vërtetë, shumica e ndërtesave të Cuzco sot në qendër të qytetit përfshijnë mure qindravjeçarë (ndërsa ndërtesat më të fundit të ndërtuara nga spanjollët tashmë janë shkatërruar).
Vetëm disa qindra milje në jug të Cuzcos shtrihen rrënojat fantastike të Puma Punku, në lartësitë e Altiplanos në Bolivi.

Rrënojat e Puma Punku, rreth një milje nga rrënojat e famshme të Tiahuanacos, janë ndërtime masive megalitike që janë rregulluar si blloqe ndërtimi lodrash.Çfarë lloj përmbysje kataklizmike mund të ketë bërë një gjë të tillë? Ky është lloj ndërtimi megalitik i bërë për të rezistuar për mijëra vjet, e megjithatë, blloqet 100 tonëshe janë shkatërruar veç e veç nga forca e madhe gjeologjike.

Me sa duket, kontinenti amerikano-jugor u godit befas dhe dhunshëm gjatë disa lloj kataklizmave, me shumë gjasë një zhvendosje polare. Një ish-kanal në nivelin e detit tani mund të shihet 13.000 metra lart në malet e Andeve.Si dëshmi e mundur për këtë skenar, shumë fosile oqeani mund të gjenden pranë Liqenit Titicaca. Liqeni madje është i banuar nga të vetmit kuaj deti të ujërave të ëmbla që ekzistojnë.


7. MAJAT

Qyteterime te hereshme  2012-12-15_154916

Piramidat e Majave gjenden nga Amerika Qendrore deri larg në ishullin indonezian Java.
Piramida e Sukuh, në shpatet e malit Lawu pranë Surakartas në Javan qendrore është një tempull i mahnitshëm me zbukurime guri dhe një piramidë që do të ishte e njëllojtë me çdo piramidë në xhunglat e Amerikës Qendrore.

Piramida është praktikisht identike me piramidat e gjetura në vendin e lashtë Majan në Uaxactun, pranë Tikalit. Majanët e lashtë ishin astronomë dhe matematikanë të shkëlqyer, qytetet e hershëm të të cilëve kanë jetuar në harmoni të plotë agrare me tokën.
Ata kanë ndërtuar kanale dhe qytete-kopshte në të gjithë gadishullin e lashtë Jukatan.

Edgar Cayce përmend Mayat dhe teknologjinë e tyre në një libër: Sa për një përshkrim të mënyrës së ndërtimit të gurit: kemi gjetur se ishte një xham i madh cilindrik (si do të quhej sot); prerë e lëmuar në mënyrë të tillë që guri në majë të shërbente për centralizimin e fuqisë së përqendruar midis fundit të cilindrit dhe vetë gurit në majë.

Siç tregohet, të dhënat flasin për mënyra të njëjta ndërtimi në tre vende mbi tokë: në pjesën e mbuluar nga uji të Atlantidës, ose Poseidës, ku një pjesë e tempujve ende mund të gjenden nën rërën e fundit të detit, afër atij që njihet si Bimini, në brigjet e Floridës. Dhe (së dyti) në shënimet e tempujve që janë në Egjipt.

Gjithashtu (së treti), në shënimet që u përcollën në atë që është tani Jukatan, në Amerikë, ku këta gurë (për të cilët dihet shumë pak) janë duke u zbuluar tani, gjatë muajve të fundit.Besohet se një Bankë e lashtë e të Dhënave ndodhet diku në rajonin e Majave, ndoshta nën një kompleks ekzistues piramidash, në një tunel të nëndheshëm dhe një sistem dhomash.

Disa burime thonë se, kjo depo dijesh të lashta mbahet në kristale kuarci që janë me një cilësi të jashtëzakonshme dhe në gjendje të mbajnë sasi të mëdha informacioni në një mënyrë të ngjashme me CD-të moderne.

8. KINA E LASHTE

Kina e lashtë, e njohur si Kina Han, thuhet se ka ardhur si të gjitha qytetërimet, nga kontinenti i madh Paqësor Mu. Kinezët e lashtë janë të njohur për karrot e tyre qiellore, si dhe prodhimin nefrit që ata ndanin me Mayat.
Vërtet, historitë e lashta kineze dhe të Mayave duken të lidhura ngushtë.

Antropologët kanë folur me prova për një ndikim Taoist në Amerikën Qendrore, duke treguar simbole dhe motive të dinastisë Shang (yin-yang është më i famshëm, por ka shumë më tepër) dhe më pas, duke i lidhur me artin dhe skulpturën Mayane. Nefriti ishte i një rëndësie të veçantë për kinezët Shang.

Deri tani, burimi i nefritit kinez nuk ka qenë gjetur. Pjesa më e madhe e tij mund të ketë ardhur nga Amerika Qendrore. Edhe burimi i nefritit të Amerikës Qendrore është një mister, shumë miniera të lashtë nefriti janë të pazbuluara ende.
Antropologet supozojnë se udhëtimet e kinezëve në Meksikë, midis 500-300 para Krishtit, mund të kenë patur lidhje me tregtinë Taoiste të kërpudhave magjike ose ilaçeve për jetëgjatësi.

Thuhet se kinezët e lashtë janë burimi i çdo shpikje nga letra higjienike, detektorët e tërmetit, kartëmonedhat, topat, teknologjia e raketave, metodat e printimit dhe mijëra sendeve të tjera, të teknologjisë së lartë.Në 1959, arkeologët në Kinë zbuluan togëza rripash prej alumini të prodhuar mijëra vjet më parë. Alumini në përgjithësi është i përpunuar nga boksiti me energji elektrike!
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Qyteterime te hereshme  Empty Re: Qyteterime te hereshme

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Mbrapsht në krye


 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi