Dreqi ose Djalli
Faqja 1 e 1
Dreqi ose Djalli
Dreqi ose Djalli
Dreqi ose Djalli në shume fe është një qënie e mbinatyrshme që mishëron të keqen. Kjo qënie njihet edhe me shumë emra të tjerë si: Asmodai, Beelcebub, Lucifer, Mefistofel dhe Satan.
Përdorimi i fjalës dreq në gjuhën shqipe:
Luciferi, shejtani, satana-aram.=kundërshtar, ai që fut grindje, shpifës, denoncues, akuzues;qoftëlargu, naleti, dreqi, theqafi, lugati, i ligu, demoni, ai i prroit, i kodrave, i malit, brinoç; sundimtar i errësirës, babai i rrenave, rrenacaku më i madh= Zoti i kohës së sotme!; mishërim i së keqes, qenie e mbinatyrshme, me thundra, me brirë…
Lindi nga zjarri, prijës i engjëjve, më i pashmi, më i mençuri, humbi të gjitha pozitat, pasurinë e Edenin, rrobet, gurët e çmuar, me kundërshtimin e krijimit të njeriut, këtë e bëri nga xhelozia, urrejtja ndaj krijesës më të mirë e mën të dashur – të quajtur NJERI.
E Mira nga Zoti, e keqja nga vetë njeriu!
Feja krishtere na mëson se shkaktar, gati i të gjtha të këqiave është Djalli, po aq sa edhe gruaja-Eva që e nxiti Adamin ta haje Pemën e ndaluar, ndërsa feja islame, thotë se shkaktar i gjithë të këqijave, është vetë njeriu... por edhe Shejtani, me të cilin edhe do të jetë në luftë gjer në vdekje.
Zoti, pasi e krijoi nga dheu-balta… njeriun e vendosi në kopshtin e Edenit dhe i tha: mund t’i hash lirisht frytet nga çdo pemë… përveç frytave nga pema që jepë njohjen e së mirës dhe të së keqës…
Sipas Biblës, peme e ndaluar ishte pema e dijes së të mirës e të keqes, por sipas Kuranit, pas ngrënies së pemës së ndaluar, Ademi dhe Havaja mbetën lakuriq, gjë që dëshmon se ajo “pemë” ishte burim i së keqes që u bë shkak i shfaqjes së dobësisë së Ademit… të dyja pajtohern se pema e ndaluar nuk ishte ndonjë pemë reale, por qe një simbol.
Adami me shkeljen e urdhërit të Zotit humbi parajsën por fitoi diçka që s’e kishte asnjë qenie tjetër: të dallojë të mirën nga e keqja. Kjo, e kjo, pas gjuhës, ishte dhuntia, më e madhe nga Perëndia, për krijesën e quajtur NJERI. Adamin e tradhtoi lakmia e vërboi bukuria e Evës… Je krijuar nga pluhuri dhe në pluhur do të kthehesh... Një e vërtetë rrëqethëse, si vetë vdekja.
Nuk ka shpjegime dhe nuk mund të dihet asnjëherë për Mëkatin e Adamit në Prajsë. Mëkatoi qëllimisht dhe pse? E bëri këtë për vete, apo për ne? Ishte i vetëdijshëm se dëbimi nga Parajsa do t’i sillte sojit të tij verdiktin hyjnor, që, me vajin e parë si foshnje, e deri në vdekje, si shpërblim “fitoi” jetën me brenga”
" Ademi nuk ishte njeriu i parë i krijuar prej Zotit. Bota ka kaluar nepër ciklone të ndryshme, dhe Ademi, zëvendësi i racës së sotme, është vetëm lidhja (hallka) e parë e ciklonit të tanishëm, e jo njeriu i parë ndër krijesat e Allahut. Ai jetoi para nja 6.000 vitesh, na thotë Muhammad Zakaria Khan. -- ""
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi