Kush do te jete lokomotiva e botes deri ne vitin 2030..?
Faqja 1 e 1
Kush do te jete lokomotiva e botes deri ne vitin 2030..?
Lokomotiva e botes me 2030,lindja...apo.. perndimi..?
Parashikimet janë të vështira, sidomos kur ato kanë të bëjnë me të ardhmen. Fakti që vende të mëdha apo edhe kontinente të tëra gjenden para një udhëkryqi, nuk i bëjnë gjërat më të lehta.
Bota aktualisht është plot me zhvillime, rezultati i të cilave është plotësisht i hapur. Megjithatë, shkencëtarët përpiqen ta parashikojnë të ardhmen e afërt sa më saktë që të jetë e mundur.
Eksperti gjerman i ekonomisë Bert Rürup dhe kryeekonomisti i gazetës që trajton tema ekonomike dhe tregtare Handelsblatt Dirk Heilmann ofrojnë në librin e tyre "Vitet e dhjamura - Pse Gjermania ka një të ardhme të ndritur" edhe një skenar rreth "Ekonomisë Botërore 2030".
Sipas tij Shtetet e Bashkuara të Amerikës edhe pas gati 20 vjetësh, do të vazhdojnë që me 21.2 miliardë dollarë të kenë produktin e brendshëm bruto më të lartë në botë, por distanca prej kinezëve, që pritet të renditen të dytët me 19.4 miliardë dollarë, nuk do të jetë e madhe. Edhe për vendin e tretë dhe të katërt pretendentë janë aziatikët, gjithësesi Japonia pritet të jetë në avantazh të dukshëm ndaj Indisë.
Gjermania - aktualisht ekonomia e katërt më e madhe në botë - do të rrëshqasë në vendin e gjashtë, direkt pas Brazilit. "Nëse do të formohej një grup të ri G-7, në të do të jenë vetëm tre prej G7 së vjetër", shkruajnë dy ekonomistët, dhe "Gjermania do të ishte i vetmi vend evropian ndër fuqitë e mëdha ekonomike të klubit."
Vështrim në histori
Prof. Dr. Dirk Messner***Direktor des Deutschen Instituts für Entwicklungspolitik (DIE)
Prof. Dr. Dirk Messner Drejtor i Institutit Gjerman për Politikën e Zhvillimit
Sipas Dirk Messner, Drejtori i Institutit Gjerman për Politikën e Zhvillimit, i gjithë shekulli 21 do të dominohet kryesisht jo prej perëndimit. Por për të menduar në dimensionet e një shekulli, duhet të hedhësh vështrimin mbrapa në histori: "Nga viti 1840, fillimi i revolucionit industrial, deri në vitin 1960, në mbarë botën janë rritur më shpejt se vendet perëndimore të industrializuara vetëm dy ekonomi.
Kjo do të thotë se revolucioni industrial ka qenë një proces që çoi në ngritjen e Perëndimit dhe shkyçjen e pjesës tjetër të botës. Pastaj nga 1960 deri në vitin 1990 kemi 25 vende që kanë rritje më të shpejtë se vendet perëndimore. Këtij grupi mundën t'i bashkoheshin një sërë vendesh në zhvillim. Në 20 vitet e fundit 75 vendet në zhvillim janë rritur dy herë më shpejt se vendet e vjetra të industrializuara. "
Kjo do të thotë se globalizimi ka çuar në një barazim midis vendeve të OECD-së dhe ish-vendeve në zhvillim, - thekson Messner.
2030 - Kina në krye të ekonomisë në botë...?
Messner dyshon fare pak që në vitin 2030 Kina do të jetë ekonomia më e madhe e botës, por sipas tij është e madhe pikëpyetja "nëse në Kinë do të ketë edhe një liberalizim politik suksesiv."
Kina po i afrohet dalëngadalë një faze ku mirëqënie e popullsisë po shtohet dhe ajo kërkon më tepër të drejta. Dhe sipas ekspertit me kalibër botëror Messner:
"Historikisht, mund të vërehet se përveç disa ekonomive që janë të bazuara në pasuri prej naftës, nuk ka ekonomi që realizojnë një prodhim social bruto prej mbi 7.000 dollarë për frymë, dhe vazhdojnë të mbeten autokraci".
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi