Kujtesa boterore(Libri i Jetës)
Faqja 1 e 1
Kujtesa boterore(Libri i Jetës)
Kujtesa boterore(Libri i Jetës)
[You must be registered and logged in to see this image.]
Kujtesa boterore apo kronika akashike në teozofi është një emërtim që tregon një përmbledhje të diturisë mistike të shkruar në një rrafsh ekzistence jolëndore. Kronika quhet shpesh edhe "Libri i Jetës" apo "Kujtesa botërore", hamendësohet të përmbajë gjithë diturinë, duke përfshirë mbarë përvojën njerzore, të ruajtur (mbajtur) në gjithësi. Kronika e Akashës përshkruhet metaforikisht si një librari e stërmadhe dhe krahasohet edhe si një kompjuter gjithësinor i ' Mendjes së Perëndisë '. Kronika mendohet se përditësohet vazhdimisht.
Nuk ka dëshmi për ekzistencën e një biblioteke të tillë. Në të kaluarën kishte disa persona që pohonin se ata ishin të aftë që të lexonin në këtë kronikë nëpërmjet një lloji "brendashikimi", një prej tyre ishte antropozofi Rudolf Shtajner.
Koncepti rrjedh nga lëvizjet teozofike të qindvjeçarit të 19, dhe është i mirënjohur në diskutimet e Nju Ejxhs (Epokës së Re). Ky koncept i një kujtese të këtillë gjithësinore botërore apo astrale gjendet poashtu në traditën e krishterë, në fetë aziatike si edhe në ezoterikë.
Nga aktiviteti i antropozofit Rudolf Steiner
[You must be registered and logged in to see this image.]
Rudolf Steiner (25 shkurt, 1861 - 30 mars, 1925) ishte një filozof austriak, shkollar letrar, arkitekt, dramaturg, mendimtar dhe ezoterik. Ai është themeluesi i diturisë njerëzore (anthroposofise) "lëvizje që bazohet në mendimin se është një botë shpirtërore (frymore) e kuptueshme e mendimit te pastër, por e arritëshme vetëm nga aftësite më të larta të diturisë mendore" dhe nga shumë zbatime ushtruese të saj, përfshi edukimin Valdorfian, agrikulturën biodinamike, mjekësinë antroposofike dhe shtytje të reja artistike, veçanërisht evrithminë.
Ai e veçorizon antroposofinë si vijon:
"Antroposofia është një shteg i diturisë, për të udhëhequr frymoren (shpirtëroren) e qënies njerëzore tek frymorja në gjithësi...Antroposofistë janë ata që përjetojnë, si një nevojë thelbësore të jetës, disa çështje mbi natyrën e qënies njerëzore dhe gjithësisë, ashtu siç dikush përjeton urinë dhe etjen."
Mendime prijëse antroposofike (1924)
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi