Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen

Join the forum, it's quick and easy

Enigma-Explorer
Regjistrohu qe te shohesh gjithcka.Me respekt Estilen
Enigma-Explorer
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Top Story..

4 posters

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Aug 24, 2012 8:50 am

First topic message reminder :


Paratë më të pazakonta të kohërave



Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRw2yfrV6_ZxDL4793H3QYYYmwKg6ZEfiQC9DWytmXAIfIMkRTY


Që në fillimet e tregtisë, komunitetet kanë eksperimentuar me mjetet e shkëmbimit. Ato mund të duken të çuditshme tani, por kishin shumë kuptim për dikë në kohën dhe vendin ku përdoreshin. Më të çuditshmet janë monedhat “Rai”. Ato ishin kaq të rënda dhe gjigande sa vendin e kishin jashtë derës së shtëpisë dhe askush s’guxonte t’i grabiste.

Vlera e tyre ishte edhe më e madhe sa më shumë persona të kishin humbur jetën gjatë transportimit të tyre. Talonet siameze prej porcelani nga ana tjetër, ishin talone kumari. Ato ishin kaq praktike, sa vendasit i harruan monedhat e argjendit dhe u përdorën për më shumë se dy shekuj. Falsifikatorët e parave gjithmonë kanë ekzistuar, prandaj dizenjo e tyre është ndërruar më shumë se 8 mijë herë. Edhe sot gjenden monedha të tilla në dyqanet antike.

1. Gurët “Rai”

Top Story.. - Faqe 2 MoneycarryTop Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRmCJijv9ZZY--ln8tPlXDU7wsCh1b6oXnOsL7L3-lt-eCzBqRP8Q

Këto monedha përdoreshin dikur në ishullin Yap, në Mikronezi. Gurët e mëdhenj, deri në 3 metra diametër, nxirreshin pranë Palau, pasi në Yap s’kishte gurë gëlqerorë. Vlera e gurëve rrethorë me një vrimë në mes varej nga masa dhe pesha, plus vështirësia në transportimin e tyre. dhe historia e tij.

2. Monedhat e riciklueshme

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRw2yfrV6_ZxDL4793H3QYYYmwKg6ZEfiQC9DWytmXAIfIMkRTY

Monedha të riciklueshme? Ato janë prodhuar. Deri në mes të shekullit të 19-të, kombe të ndryshme në Karaibe nuk kishin monedhë të tyren. Prandaj blinin monedha të huaja dhe i vinin vulën e tyre. Vula do ta bënte të pavlefshme në vendin e origjinës, por të ligjshme në dhjetëra ishujt në Karaibe dhe Dominika.

3. Monedha britanike e arit

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcRByHqQc15WIE2s4N-2CZy_3L8tx6WL29JJ2XqEhjtPo9i5Begi

Monedha e arit dikur ishte pjesë e sistemin monetar britanik. Keni dëgjuar për paundin, shilingat dhe pensin; kjo monedhë varej nga çmimi i arit dhe ndryshonte shpesh. Monedha origjinale e arit vlente një paund, 20 shilinga, por ndërsa çmimi i arit u rrit, vlera e saj u ul. Në vitin 1816 u zëvendësua me kartëmonedhën e paundit.

4. “Canadian Tire”

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSGFkfJpfwimV-wQbNr-CSPDfnWnfTfP4QdxuDYqHQGrCjphHw2

Paratë kanadeze ishin në formën e një kuponi të emetuara nga “Canadian Tire” në vitin 1958. Ato jepeshin si bonus kur bliheshin artikuj dhe shkëmbeheshin me vlerën e faqes në çdo dyqan dhe pikë karburanti. Shumë tregtarë i pranonin këto kupona edhe në formën e parave, pasi kushdo blinte karburantin me to.

5. Kryqet “Katanga”

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcT4VCovYlge2QZ0WD2nkQ2PjfPdqVmhkBB4bWdMNAmB0_pNetkUEw

Kryqet “Katanga” përdoreshin si para në krahinën e minave të bakrit, e cila quhej Zaire, në Afrikë. Ato përbëheshin nga bakri dhe pesha e tyre varionte. Katanga ishte një komb i pavarur për periudha të shkurtra, nga 1960-1963, gjatë së cilës emetuan monedha të reja kombëtare, frankat me foton e një kryqi “Katanga” mbi to.

6. Talonet siameze të kumarit

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSfy3o62Y_F2h1kRM2_-ps8bOCFvw2vxhnb0xA1dBOWHq5oshKL

Talonet siameze prej porcelani ishin talone të përdorura në kazino në vitin 1820. Monedhat ishin më të lehta në përdorim se argjendi dhe u bënë kaq popullore, sa përdoreshin në të gjithë mbretërinë derisa u ndalën në vitin 1875. Biznesmenët mashtrues i shkëmbenin me argjend, prandaj porosisnin porcelan të lirë në Kinë, dhe disenjo e tyre është ndërruar 8 mijë herë.

7. Paratë “Kissi”

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcTfwEh7U3t5UAFFoNTnhDzoivgfpPssuNP-SZib4Btv0iuCucDLCQ

Paratë “Kissy” përdoreshin në krahinën perëndimore të Afrikës, që tani është Liberia, Sierra Leone dhe Guinea. Shufrat e rrotulluara të hekurit kishin formë “T”-je nga njëra anë dhe një si shpatull nga ana tjetër. E thyer bëhej e pavlefshme, por magjistari i fisit, farkëtari, i bashkonte copat duke kërkuar një tarifë.

8. Monedhat “Manchukuo”

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQaBOo9JY2S8VtcBRKJBS0tcik8vXla7mtsJ3R7FteYkzcW60WY

Manchukuo ishte një shtet marionetë në Manchuria, i krijuar nga pushtimi japonez në vitin 1932 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jeni “Manchukuo” u emetua nga japonezët për përdorim në zonën e pushtuar. Një jen kishte 100 fen. Gjatë ’44-’45  metali ishte i rrallë, prandaj ato u prodhuan me fibër të kuqe ose kafe.

9. Monedhat e hapësirës

Top Story.. - Faqe 2 Quasi-Universal-Intergalactic-DenominationTop Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcS4IjuDC44gfpY-iAsHjNMIJjRS4qg6JnZZwqmOoFI_Dmv51_24

Monedha më e re është e çuditshme, për shkak të qëllimit të krijimit. Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Hapësirës në Universitetin e Leicester-it kanë dizenjuar “Quid”-in, shkurt për “Quasi Universal Intergalactic Denomination”, për ta përdorur në hapësirë. Ato kanë cepa të rrumbullakët, prandaj nuk dëmtojnë asgjë kur pluskojnë në hapësirë.


Edituar për herë të fundit nga Estilen në Fri Apr 11, 2014 7:16 pm, edituar 1 herë gjithsej
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë


Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Nov 16, 2012 10:34 am


Nje histori ne kufijt e se vertetes...

Top Story.. - Faqe 2 Brain-1-300x204

Ne periferi te Londres,dikur ishin 2 shoke që duheshin aq shume saqë mund te sakrifikonin gjithçka per njeri tjetrin.Ishin njohur gjatë studimeve e kishin qëndruar në te njëjtën shtëpi.Njeri prej tyre dukej si më koprac, kurse tjetri shume bujar.

Vjen nje ditë që shokut kurnac i ishin prishur punët e biznesit.Asnje përpjekje nuk ndikonte ne përmirësimin e punës . Shkon tek shoku i tij bujar e i kërkon që ta ndihmojë me nje shumë të caktuar të hollash.Miku i tij
nxorri ç’kishte e ia dhuroi me shume dëshirë.-“Urdhëro vëlla, gjithçka kam le te jete e jotja”, i tha dhe ashtu u ndanë.

Shoku që nuk kursehej per asgjë, tashmë ishte fejuar e priste që së shpejti te martohej.Miku i tij kurnac, vjen ,e fton per kafe. -“Dua të te them diçka shume të rëndësishme, por sdi se si”, i tha ai.Te ketë vallë gjë më te rëndësishme se miqësia jonë? – ju kthye miku bujar.

-Dëgjo vëlla, mua me pëlqen shume e fejuara jote, prandaj dua te martohem me të, tha ai duke ulur kokën përdhe.Pas nje qetësia të dyfishtë, miku bujar u mendua gjatë e nga dashuria që
kishte per shokun e tij s’ia refuzoi atë. -“Le te bëhet ajo që thua ti”,- i tha e kështu u nda nga e fejuara per te bërë te lumtur mikun e tij.

Kalojnë vite dhe punët e mikut te mirë po i shkonin keq e më keq.-“Të shkoj te kërkoj pune tek miku im”, tha ai me vete. “Ai duhet te më ndihmojë patjetër.”, vazhdoi ai.Kur trokiti ne portën e mikut të tij dhe i kërkoi punë,ç’të shikonte e ç’të dëgjonte.

-“Nuk kam si të te ndihmojë”, i tha ai e ashtu e përcolli.I miri, i mërzitur per atë që kishte ndodhur nisi te mendonte sërish pozitivisht.-“S’ka gjë,s'dihet si kanë ardhur punët, prandaj s'më ndihmoi dot…Kaluan dite djali bujar takon ne rrugë nje burrë te vjetër e te sëmurë, që po i'u afronte vdekja.E merr, e çon ne shtëpinë e tij , e ndihmon dhe me pas dhe e përcjell deri diku ku mund te gjente shtëpinë e tij. Pas disa ditësh ai tashmë kishte vdekur.

Nje avokat troket ne derën e shtëpisë së djalit bujar e i thotë që plaku te cilin kishte ndihmuar kishte qenë shume i pasur dhe e i kishte lënë atij te gjithë pasurinë që kishte. Kalojnë ditë e javë dhe djali, tashmë ipasur, blen shtëpi pranë asaj te mikut të tij.

Nje ditë, teksa po kthehej në shtëpi, pranë portës takon nje grua të lodhur e te sëmurë që i kërkon diçka per të ngrënë pasi ishte shume e uritur. Djali, e merr ne shtëpi, e ushqen dhe duke qenë se jetonte vetem i kërkon asaj që te qëndrojë me të.

-“Ti merru me punët e shtëpisë dhe me gatimin, un shkoj ne punë e vij. Kështu as ti s'mbetesh rrugëve, as unë s'vuaj nga këto gjëra”, tha ai.E moshuara pranoi me kënaqësi.Pas disa kohësh, gruaja, e kthyer në nje nënë per djalin që e kishte ndihmuar aq shume, i kërkon atij që te gjej nje vajzë e te martohet.

-“Ne fakt dhe unë kam menduar, por deri tani smë ka dal ndonje njeri i përshtatshëm përballë”, thotë djali. Gruaja i propozoi te martohej me nje vajzë që e njihte nga afër.Dy të rinjtë njihen dhe më ne fund vendosin te martohen. Erdhi koha per dasmën dhe te riut bujar i duhej të mendonte per te ftuarit.

Sido që punët kishin ardhur, atij i duhej të ftonte dhe mikun e tij te vjetër.-“Miqësia jonë duhet tjetë me e fortë se keqardhjet. Prandaj do ta ftoj dhe atë në kete ditë te lumtur timen.”, mendoi dhe i dërgoi ftesën.

Ne ditën e dasmës, dhëndri e nusja dukej se ishin më te bukur se gjithkush tjeter..Nisi muzika e te gjithë po argëtoheshin më se miri.

Dhëndri, merr mikrofonin dhe nisi te shpjegojë historinë e jetës së tij.-Nje herë e nje kohe,kam pasur nje mik per kokë.E doja shume dhe jepja jeten per të.

Por kur mikut tim punët po i shkonin keq, më kërkoi para e i dhashë gjithçka .Nje ditë tjeter, me kërkoi te fejuarën që e doja shume.I mërzitur, i dhashë dhe atë, se ne ishim miq,e donim njeri-tjetrin.Pas disakohësh,kur un isha ne gjendje të keqe ekonomike,ju drejtova atij e i kërkova punë,smë dha, madje me nje zë të vrazhdë gati sa s'më përzuri.

U mërzita, por përsëri smund te mendoja keq per të.Ishte miku im i shtrenjtë.Pas këtyre fjalëve,miku kurnac, me sytë e përlotur merr mikrofonin dhe nis të tregojë:

-Dikur dhe unë kisha nje mik per kokë.Kur punët s'po më ecnin siç duhet,i kërkova ndihmë e më dha gjithçka kishte,i kërkova dhe te fejuarën edhe atë ma dha.

Arsyeja pse i kërkova te fejuarën, ishte se ajo vajzë s’ishte e duhura per të, ishte grua e pamoralshme.dhe ne ketë mënyrë, shpëtova mikun tim te shtrenjtë nga ajo grua jo e denjë per të. Nje ditë, kur punët s'po i shkonin mire miku erdhi e kërkoi punë nga unë.

Une nuk e pranova ta merrja ne pune, pasi s'mund të urdhëroja atë që te bënte diçka në atë ambient.Ndërsa burri i moshuar që miku im takoi ne rrugë,ishte babai im.Im atë ishte në prag të vdekjes e unë e dërgova pranë mikut tim.I kërkova babait që te gjithë pasurinë që kishte t’ia linte atij.Kurse, gruaja lypsare që i shkoi ne shtëpi,është nëna ime.

E dërgova atë që te kujdesej per mikun tim e ta ndihmonte që te kalonte nje jetë sa më te qetë.Ndërsa vajza me te cilën miku im po martohet, është motra ime.Unë e binda ate te martohej me shokun tim....

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Nov 26, 2012 11:53 am


Rajo Devi Lohan 70 vjecare behet nene




Top Story.. - Faqe 2 Rajo-Devi-Lohan-001


Nuk ka bërë asnjë lloj kure dhe konsiderohet si një "mrekulli" biologjike



Deri disa kome më parë askush nuk kishte dëgjuar për Aleuan, një fshat i vogël në veri të Indisë, i rrethuar me fusha dhe rrugë të pashtruara. Të paktë ishin ata që shkonin ta vizitonin. Mirëpo, që nga fundi i vitit të kaluar, vendi ka nisur të vizitohet nga një numër i madh të huajsh, për shkak të mrekullisë natyrore të ndodhur aty në muajin nëntor.

Shumë prej tyre vijnë posaçërisht për të parë banoren më të vogël të këtij fshati, një vajzë 2-muajshe me emrin Naveen Lohan. Me shikim të parë është e vështirë ta dallosh Naveen nga 25 milionë fëmijët që lindin çdo vit në Indi: me flokë të dendur, sy të zinj dhe lëkurë ngjyrë lajthie. Nën një batanije të madhe prej leshi, të verdhë me vija të kuqe, Naveen pi e qetë qumësht gjiri nga nëna e saj.

E në fakt është mamaja e saj ajo që meriton vëmendjen maksimale nga të gjithë. Rajo Devi Lohan ishte 70 vjeçe kur lindi në nëntorin e vitit të shkuar, duke u bërë kështu nëna më e vjetër në botë, e cila solli në jetë në këtë moshë fëmijën e parë. Rajo është një grua me tipare të mprehta dhe e dobët. Edhe pse kur ngrihet në këmbë duket e kërrusur për shkak të moshës, ajo e mban plot kujdes vajzën e saj. "Kemi pritur më shumë se 40 vjet për këtë fëmijë.

Lindja e saj është dhuratë e Zotit për ne", thotë duke e prekur Naveenin e vogël nga faqet. Ajo tregon gjithashtu se ka ndërmend ta ushqejë me gji vajzën e vogël për të paktën tre vjet. Eh, ku i dihet, ndoshta ja del mbanë. Para se të lindte vajza, mungesa e shtatzënisë për jetën e çiftit Lohan ishte subjekt vuajtjesh dhe turpi.

Për shumë vite Rajo Devi dhe Baba Ram, bashkëshorti i saj 72-vjeçar, ishin të detyruar të duronin llafet e fshatit, që i kishin shmangur thuajse nga të gjitha ngjarjet që zhvilloheshin aty. Presioni për të ruajtur nderin e familjes së tyre, pjesë e zakoneve indiane, ishte kaq i madh, sa miqtë dhe të afërmit kërkonin që çifti të ndahej. "Të gjithë i kërkonin Baba-s që të ndahej nga unë dhe të martohej me dikë që mund t‘i jepte atij një fëmijë", thotë Rajo Devi.

Baba Ram tregon se familja e tij është lutur për vite me radhë për të pasur një fëmijë. Çifti lidhi kurorë në vitin 1950, në vendin ku të dy kishin lindur. Në atë kohë, Baba Ram ishte 14 vjeç dhe Rajo Devi 12. Për 45 vjet me radhë ata u përpoqën që të krijonin një familje, por nuk arritën t‘ia dilnin mbanë, edhe pse nuk lanë vend pa vizituar, mjek popullorë, ilaçe popullore, fallxhorë dhe lutje pa fund në tempujt e shenjtë të vendit.

Asgjë nuk e ndihmonte çiftin e ri të krijonte një familje. Në fund, i dëshpëruar, Baba Ram u kthye te shtëpia e vjehrrës së tij, duke i kërkuar ndihmë. Për të qetësuar atë dhe Zotat, burrit iu dha dora e motrës së vogël të Rajo Devit, Omnit. Edhe pse ishte 8 vjet më e re se e motra, edhe ajo fatkeqësisht nuk mund të lindte fëmijë. I dorëzuar përballë fatit të tij, Baba Ram dhe dy gratë e tij lanë mënjanë shpresat dhe vendosën të ndërtonin një jetë të tre së bashku.

Ata ndërtuan një shtëpi me tulla për veten dhe kafshët shtëpiake. Familja hante dhe flinte në katin e sipërm të shtëpisë, ndërkohë të njëjtën gjë bënte bagëtia e gjallë një kat më poshtë. "Ne njiheshim si njerëz që nuk mund të bënim fëmijë dhe kjo nuk është gjë e mirë në fshat. Në vendin tonë, familja identifikohet me fëmijët", thotë Baba Ram.

Në Aleua, gati 100 milje larg Nju Delhit, rreth 200 familjet e tij jetojnë larg trazirave dhe jetës moderne, mes bagëtive dhe bujqësisë. Rajo Devi nuk ka shumë gjëra në pronësi, përveçse një televizor të vjetër. Edhe veshjet i ndan me bashkëshortin. As ajo dhe as Baba Ram nuk mund të shkruajnë dhe lexojnë, kështu që ata nuk kishin dëgjuar kurrë për revolucionin mjekësor dhe bebet në provëz, kur po përpiqeshin të sillnin në jetë një fëmijë.

Por, fatmirësisht për ta, një fqinj kishte lexuar për një grua 60 vjeçe që kishte lindur dy binjakë përmes fertilizimit artificial në një spital të vendit. Ai i tregoi Lohanve për "ilaçin" e ri dhe të tre vendosën të shkonin të shihnin "mrekullinë familjare", e cila jetonte 25 milje larg. "Na treguan se mund të bënim disa analiza, të pinim disa ilaçe për të lindur një fëmijë. Ne nuk kishim dëgjuar kurrë për këto gjëra më parë", thotë Rajo Devi.

Ndryshe nga shumë vende të botës, në Indi doktorët nuk marrin parasysh moshën e gruas, por vetëm fizikun e saj. Po ashtu nuk ka ligje që pengojnë numrin e vezëve që duhen vendosur në mitër. Edhe pse ka më shumë se 30 vjet që fertilizimi në provëz zhvillohet në Indi, nuk ka ende asnjë ligj për të.

Të vendosur për të bërë një fëmijë, çifti shiti dy buaj dhe mori një kredi, duke lënë peng prodhimin e orizit, grurit dhe kallameve të sheqerit. Me 175 mijë rupi, afërisht 2500 euro, të tre nisën përpjekjet për të realizuar dëshirën më të madhe. Iu desh të udhëtonin vetëm 30 milje për në qytetin më të afërt, Hisar, ku gjetën një doktor që mund të ndiqte rastin e tyre.

Në fillim blenë një vezë nga një dhurues dhe sipas doktorit që u kujdes për ta, Lohanët nuk e dinin identitetin e dhuruesit. "Ishte e një vajze vendase, por ata nuk pyetën se kush", thotë ai. Doktor Anurag Bishnoi drejton një klinikë private në qytetin e Hisarit dhe shton se "National Fertility Center" pret rreth 50 pacientë në ditë. "Në Indi vlerësimi i shoqërisë për çiftet që nuk bëjnë fëmijë është i tmerrshëm. Ne kemi pasur çifte që kanë qenë gati për të vrarë veten.

Mosha nuk merret në konsideratë, por vetëm gjendja psikologjike dhe fizike e gruas". Kur Lohanët shkuan aty, doktori në fillim vizitoi Omnin, më të renë nga dy gratë, por Bishnoi tha se ajo nuk mund të ishte zgjedhja e duhur, pasi vuante nga tensioni i lartë i gjakut. "Kështu që mundësia e vetme për Lohanët ishte gruaja më e madhe në moshë.

Ajo nuk kishte asnjë problem. Ishte e fortë dhe për më të tepër ishte shumë e vendosur". Pas procedurave të nevojshme, embrioni, që doktori pranoi se ishte normal, u vendos në mitrën e Rajo Devit. Kështu gruaja hyri në vitin e 70-të të jetës me shqetësime të shumta çdo mëngjes. Muajt e parë ajo vazhdonte të punonte jashtë shtëpisë, duke prerë kallam sheqeri, por doktorët e paralajmëruan që të mos punonte. "Nuk kisha dhimbje shpine apo probleme me gjunjët.

Në fshat ne jemi rritur me punë të rënda dhe kjo na ka bërë më të fortë. Nëse do të kisha qëndruar ulur gjatë gjithë jetës sime, mund të kisha pasur probleme me shtatzënisë. Jam e fortë, sepse punoja rreth 12 orë në fushë. Doktorët thonë se jam aq e fortë sa një 40-vjeçare. Edhe kur të jem 80 vjeçe, do të jem në gjendje ta ndjek vajzën nga pas kur luan", tregon gruaja.

Edhe pse lindi 8 javë para kohe, Naveen tani gëzon shëndet të plotë, ndërsa Rajo tregon se të gjithë mund të kujdesen për të në momentin kur prindërit e saj të mos jenë më. Ndërkohë, Baba Ram tregon se i do të dyja gratë njëlloj dhe se ka shumë njerëz në shtëpi që mund të kujdesen për fëmijën. "Ato janë motrat dhe gratë e mia, dhe të dyja mund të kujdesen njëlloj për Naveen", thotë ai.

Edhe pse vajza është "produkt" i spermës së të atit me një dhuruese anonime të vezës, Rajo thotë: "Ajo ka tiparet e Bab Ramit dhe këmbët e duart njëlloj si të miat". Në të ardhmen, Lohanët pretendojnë ta zgjerojnë familjen me më shumë fëmijë.

Ata shpresojnë që një ditë të kenë një djalë, që në shoqërinë indiane konsiderohet si bekim dhe arrin të trashëgojë edhe emrin e familjes ndër breza. "Problemi i vetëm janë paratë. Shpenzova gjithçka për Naveen. Por ne duam një djalë tani. Çfarëdolloj pasurie që të kem, do ta jap për të. Naveen do të martohet dhe largohet nga familja brenda 15 vjetëve.

Mbiemri jonë do zhduket nëse nuk kemi një djalë". Në fshat, ardhja e vajzës u pa si një rast për t‘u festuar. Festimet zgjatën plot dhjetë ditë pasi vajza doli nga spitali dhe u soll në shtëpi. Ëmbëlsirat, pijet, urimet dhe fjalët e mira mbushën shtëpinë. Edhe sot, banorët e Aleuas, kur i pyet për Lohanët, buzëqeshin dhe flasin për një "Dhuratë të Zotit". Në këtë pjesë të Indisë, gëzimi i të pasurit një fëmijë është tepër i madh, pavarësisht moshës.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Nov 29, 2012 9:09 am


Njeriu qe vendos hierarki midis ujqerve



Top Story.. - Faqe 2 Horkai-zoltan-farkasokkal

Kush dëshiron t‘u afrohet ujqërve, duhet të jetë i lirshëm. “Të lutem, hiqi dorezat, thotë Zoltan Horkai. Kështu, kafshët mund ta dallojnë krahun nga xhaketa dhe nuk rrezikon të ta kafshojnë gabimisht”. Çdo gjë tjetër në trup duhet të jetë e mbuluar, madje në kokë duhet të kesh kapele dhe këpucët të jenë me qafa të larta. “Zgjatua dorën ujqërve deri sa ta kenë nuhatur mjaftueshëm, sepse në të kundërt tremben”.

Horkai hap portën e një vendi të rrethuar, ku në hyrje na presin një tufë ujqish me qime të zeza dhe gri. I ka zbutur që kur ishin të vegjël dhe tani për ta ai është një familjar, madje e konsiderojnë si të parin e tyre. Për këtë arsye u binden urdhrave të tij, duke bërë veprime të cilat do t‘i bënin spontanisht vetëm në një tufë: ulërijnë, hidhen, shtrihen përdhe ose skërmitin dhëmbët. Në moshën 39-vjeçare, Horkai është një prej të paktëve zbutës të ujqërve në botë.

Zakonisht, kafshët e tij i sheh në dokumentarë kinematografikë, spote dhe filma Hollivudi, por tani janë duke bërë pushim. Horkai është në shtëpinë e tij, në Godollo, qytezë afër Budapestit. Mikpritja e ujqërve është mbresëlënëse: kafshët e rrethojnë, i kafshojnë bluzën, i lëpijnë duart dhe i hidhen përsipër. “Mos u lër të kuptojnë se ua ke frikën”, më këshillon Horkai. Por kjo s‘është kaq e lehtë. Ndërsa ai, përkundrazi, kap me forcë një nga ujqërit dhe fillon ta rrotullojë atë. Kështu pra vallëzohet me ujqërit.

“Ndryshe nga qeni, ujku nuk do dhe nuk pret asgjë prej njeriut, shpjegon Horkai. Për këtë arsye është e vështirë të fitosh vëmendjen dhe besimin e tij”. Për miliona vjet ka ekzistuar vetëm ujku. Vetëm kur njerëzit e parë u shfaqën në juglindje të Azisë dhe në Evropë, një grup nga këto kafshë zgjodhi një rrugë tjetër: të bëhej miku më i mirë i njeriut. Ndërsa ujku qëndroi nën shoqërinë e racës së tij.

Shkencëtarët nuk e kanë gjetur ende një shpjegim se si u takuan njerëzit dhe qentë. Disa mbështesin idenë se gjuetarët vranë një ekzemplar të rritur të tyre dhe i morën këlyshët. Por ekziston edhe ideja se këto kafshë u lidhën me njerëzit, të tërhequr nga mbeturinat e tyre ushqimore, me të cilat shuanin urinë.

Kështu, qeni u shndërrua në një kafshë shtëpiake.

Për të larguar frikën nga njerëzit, këlyshi i ujkut duhet të hyjë kontakt me ta që në 10 ditët e para të jetës së tij, ndërsa qeni ka kohë deri në tre muaj për këtë kontakt. “Në fillim duhej t‘i ushqeja të vegjlit në çdo dy orë, tregon Horkai.

Ishte më e lodhshme se të përkujdeseshe për një të sapolindur”. Por si shpërblim për gjithë mundin e tij dhe netët që kish kaluar pa gjumë, Horkai sot është kryetar i padiskutueshëm i gjashtë lukunive, të formuara në total nga 26 ekzemplarë.

Vetëm një herë, 2 vjet më parë, një nga kafshët u përpoq “t‘i zinte vendin”. Nga ndeshja me të, Horkai ka si kujtim një shenjë në anën e majtë të qafës. “Ai ujk jeton akoma në grigjën time, shpjegon Horkai, por nuk mund të punoj sërish me të, sepse është tepër e rrezikshme. Ai mund të përpiqet sërish të më dominojë”.

Top Story.. - Faqe 2 Ein-Gorilla-am-Esstisch_image3

Papritur, kafshët zgjasin turinjtë dhe nxjerrin në pah dhëmbët e tyre të mprehtë, duke krijuar një atmosferë të rrezikshme. Por Horkai më qetëson: “Nuk është një sjellje agresive, por shenjë nënshtrimi nga ana e ekzemplarëve të një rangu më të ulët”.

Mes ujqërve, hierarkia vendoset në bazë të rregullit të shtangies. Në krye qëndrojnë mashkulli e femra, “alfa”, më të guximshmit dhe më të fuqishmit, që qëndrojnë në pozicion dominues duke mbajtur bishtin e tyre në formë gjysmërrethi, veshët drejt dhe fytyrën në gjendje të qetë. Për të treguar superioritetin e tyre, ata ndjekin dhe kafshojnë kafshët e tjera.

Edhe kafsha “omega”, e fundit e tufës, ka një lloj sjelljeje të njohur: është ekzemplari që hungërin më shumë, por po ta vështrosh më mirë, mund të vësh re se është dhe më frikacaku, e mban bishtin mes këmbëve dhe veshët të ulur.. Ajo që për këtë kafshë konsiderohet si një “buzëqeshje paqësore”, nga njeriu kuptohet si një “rrezik”.

“Kur ndonjë regjisor kërkon një ujk të keq, unë përzgjedh për t‘i çuar një ujk nga hierarkia më e ulët, që nxjerr dhëmbët sapo unë vihem përpara tij”. Në filma, çdo ujk është i “specializuar” për një rol: njëri mund të jetë më i zoti për të luajtur rolin e të keqit, tjetri mund të jetë më i zoti për të kërcyer apo ulërirë nën dritën e hënës (edhe kur shkëlqen dielli).

Tashmë kanë kaluar gati 15 vjet që kur Horkai përpiqet të kuptojë gjuhën e ujqërve. Kur ishte i vogël, Horkai donte të bëhej roje pylli ose menaxher. Prindërit e tij kishin një banesë të vogël në Budapest. Pas diplomimit u vendos në Monako, Gjermani, për të studiuar gjuhën gjermane dhe më pas në Bournemouth, në Britaninë e Madhe, për të studiuar anglishten. Ndoqi disa kurse për menaxhim-hoteleri në Austri dhe së bashku me vëllezërit drejtoi hotelin e prindërve deri në 1998-ën.

Në atë kohë, në Godollo ekzistonte një fermë që merrej me kujdesin ndaj kafshëve të cilat përdoreshin nëpër filma nga televizioni i shtetit. Më pas kjo fermë u privatizua dhe aty filluan të mbaheshin ujqër dhe arinj. Por as kjo nuk zgjati për shumë kohë dhe ferma nisi të shkatërrohej. Në këtë moment ndërhynë autoritetet shtetërore dhe një organizatë ndërkombëtare për mbrojtjen e kafshëve, që krijuan një qendër strehimi për kafshët. Horkai u ofrua për të marrë pjesë në këtë projekt

. Sot në këtë qendër jetojnë 200 kafshë: ujqër, drerë, rrëqebuj, derra të egër, dhi, qenë, gjeladeti, kuaj, arinj etj., të gjithë të braktisur që kur ishin këlyshë. Horkai kujdeset për ta bashkë me dy asistentet e tij dhe Dorën, të dashurën e tij. Për të mbuluar shpenzimet - gati 9 mijë euro në muaj - ka filluar t‘i stërvitë kafshët për kinematë dhe televizionet. “Ujqërit nuk mund të zbuten plotësisht. Çdo herë duhet ta nisësh përgatitjen e tyre nga fillimi. Nuk u binden kurrë urdhrave, sidomos kur janë në ndonjë ambient të panjohur për ta”, thotë Horkai.

Zakonisht ujqërit vendosen 4 apo 5 ditë për t‘u ambientuar me një grup të ri xhirimi. Pastaj fillohet me xhirimet. Për filmin horror, “Gjak dhe çokollatë” (2007), lukunia duhej të ndiqte një grup kalorësish, ndërkohë që kamera do xhironte nga shumë afër. “Na janë dashur 2 javë për t‘i mësuar ujqërit me kamerën dhe që të mos fiksonin objektivin”, tregon Horkai.

“Nëse kafshët kanë uri, bëhen të rrezikshëm. Ujqërit janë të predispozuar të mësojnë vetëm në disa kushte të caktuara. Duhet të gjej mënyra të ndryshme për t‘i bindur të bëjnë atë që dua unë. Nëse duhet të ndjekin një grup kalorësish, unë lidh pas bishtave të kuajve copa mishi të freskët. Por nëse më duhet t‘i mbaj ulur, s‘mund ta arrij këtë me një copë bifteku”, tregon Horkai.

Ujqërit nuk janë mësuar ta marrin ushqimin nga njeriu, edhe sikur të jenë të zbutur. “Nëse u vë një copë mish nën hundë, ujku nuk arrin të përmbahet. Fillon të hidhet, sepse e do menjëherë, thotë zbutësi. Kam zbuluar se mënyra më e mirë për të qëndruar urtë është t‘u japësh ushqim të thatë, tepër tundues, që i bën të të dëgjojnë të gjitha urdhrat”.

Ujku i kupton komandat e njeriut, por ndryshe nga qeni, nuk i intereson ajo që kërkon prej tij njeriu, madje edhe sikur ky i fundit ta shohë drejt e në sy. Ky është përfundimi i një studimi të universitetit “Eotvos Lorand” të Budapestit, të bërë pikërisht te ujqërit e Horkait.

Interesi i ujqërve për njerëzit sa vjen e zvogëlohet. Nëse ndeshemi me një ujk pas pesë minutash, për sytë e tij jemi të padukshëm. “Me kalimin e kohës qeni fillon të varet prej njeriut, ndërsa ujku jo, shpjegon Horkai. Qentë që nuk binden, mund të ndëshkohen. Ndërsa me ujkun ndëshkimet nuk funksionojnë. Kur njeriu bëhet i keq, ujku largohet prej tij”.

Biografia...Zoltan Horkai ka lindur në 1970-ën në Budapest, Hungari. Në vitin 1997 filloi të zbuste ujqër dhe kafshë të tjera. Në 2009-ën kafshët e tij shfaqen në filmin “Candres et sang”, të regjisorit Fanny Ardant

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 16, 2012 6:56 am


Mbreterim qe ne foshnjeri...


Top Story.. - Faqe 2 SovereigntyChildren

E qara e tij e parë u prit me një farë lehtësimi nga e gjithë mbretëria. Kishte lindur më 8 dhjetor 1542, një festë e kushtuar Virgjëreshës Mari, e si rrjedhim një datë ogurmirë: megjithatë, gjashtë ditë më vonë, mbreti Xhakomo V i Skocisë u vra, dhe Mary Stuart ishte tashmë jetime dhe mbretëreshë që foshnjë.

Nuk ishte as hera e parë dhe as e fundit që një fëmijë hynte në histori. Përpara saj, mes të tjerëve, Valentiniani II, që u shpall Perandor i perëndimit kur ishte 4 vjeç në vitin 375; Otoni III, mbret i Gjermanisë në moshën 3 vjeç në vitin 983; Henriku Vi i Lankasterit, mbret i Anglisë kur ishte nëntë muajsh në vitin 1422; Ivani IV (më vonë Ivani i Tmerrshëm), zot i principatës së Moskovias kur ishte 3 vjeç, në 1533.

Fati i jashtëzakonshëm që i ka bashkuar është në fakt i përmbledhur në moton me të cilën në Francën e Mesjetës përshëndetej kalimi i kurorës nga një sovran që kish ndërruar jetë, tek një tjetër: “Mbreti vdiq, rroftë mbreti”. E megjithatë, nuk kish qenë gjithmonë kështu: “Në fillim, kalimi bëhej me zgjedhje”, shpjegon Maria Tereza Medici, docente e historisë së të Drejtës në Universitetin La Sapienza të Romës.

“Që nga ngjitja në pushtet e Ugo Capetos, në 987, i cili inauguroi dinastinë kapetingie që do të mbretëronte në Francë (me ndërprerje) për 800 vjet, u afirmua në Evropë kalimi i pushtetit nga babai tek fëmija më i madh, në kundërshtim me parimin e barazisë mes fëmijëve. Avantazhi kryesor ishte ruajtja e feudit duke eleminuar grindjet dhe diskutimet mbi zgjedhjen e trashëgimtarit”.

Në rastet kur trashëgimtari i feudit ishte një fëmijë apo ende në moshën e lojërave zgjidhej nëpërmjet një mënyre të lashtë: deri në një moshë madhore, gjithçka i besohej një të rrituri të emëruar nga sovrani me anë të një letre apo në testament (nëna, halla, tezja, motra, kushëriri). “Kujdestaria e nënës, frymëzuar nga e drejta romake dhe kodi i perandorit bizantin Theodhosi II (shekulli V), i njihte të ëmës (apo gjyshes) rolin e kujdestares së fëmijëve minorenë, dhe ka qenë formula më e përdorur nga dinastitë e mëdha”, shpejgon Medici.

“Në shekullin IV, Elia Pulcheria dhe Galla Placidia mbretëruan respektivisht në perandorinë e Lindjes dhe atë të Perëndimit në vend të vëllezërve Theodhosit dhe Valentinianit. Që atëherë, perandoresha, mbretëresha dhe princesha, kontesha dhe dukesha kujdestare nuk numërohen”.

Megjithatë, nuk duhet të imagjinojmë fëmijë mbretërorë të rritur në supermbrojtje mes privilegjeve. “Shpesh herë, prapa kurorëzimit të një mbreti-fëmijë ishte vrasja e trashëgimtarit të parashikuar”, nënvizon Lucilla Rami Ceci, docente e Antropologjisë kulturore në La Sapienza të Romës. “Pastaj, ngjitja në fron e fëmijëve kishte avantazhe jo shumë fisnikë: të nënshtruar një edukimi të ngurtë, ata ishin të detyruar të pranonin pa vënë në diskutim detyrate rënda të një monarku.

Duke u siguruar familjarëve të tjerë lirinë e drejtimit sipas qejfit të pushtetit”. Kanë qenë të shumtë princërit e vegjël të detyruar që të mbroheshin nga ata që do të duhej t’i edukonin dhe stërvisnin. Korradini i Svevias, mbret në moshën 2 vjeç, pa fronin t’i rrëmbehej nga xhaxhai-kujdestar Manfredi, i cili hapi fjalë për vdekjen e vogëlushit.

Pak më mirë ecnin gjërat kur kujdestaria ishte e nënës, adoptuar për shembull në Francë: “Nëna mbretëreshë nuk do të guxojë që të kërcënojë jetën e çmuar të Delfinit (trashëgimtarit të fronit) sepse nuk mund të mbretërojë ajo vetë më pas”, shpjegonte juristi francez Jean de Savaron.

Më pas kujdestaria e nënës u përjashtua nga Kushtetuta franceze në 1791, ndoshta për shkak të urrejtjes ndaj Mari Antuanetës. “Mbreti është minoren deri kur të mbushë 18 vjeç…Kujdestaria i përket të afërmit të mbretit që është më afër në gradë… Gratë përjashtohen”.

Po si përgatitej një e ardhme sovrani? “Edukimi i oborrit ka pasur karakteristika të ndryshme në periudha të ndryshme historike dhe në shoqëri të ndryshme”, përgjigjet Rami Ceci. “Por që nga Mesjeta deri në gjithë shekullin XVIII fëmija, jo vetëm ai me gjak mbretëror, ishte një adult i vogël”. E dëshmojnë portretet e oborrit, ata që i dërgoheshin mbretërive të huaja në rastet e martesave të parapërgatitura.

Ku gjejmë pamje të princërve të vegjël të veshur si të rritur: poza luftarake, skeptra, nderime, shpata dhe të tjerë sende apo pozicione që lidhen me pushtetin. Në rastin e vajzave, bëhej fjalë për mbretëresha perfekte në miniaturë.

Përreth trashëgimtarit të Anglisë, duke nisur nga shekulli XIII, u krijua një “çerdhe mbretërore” që ishte një kopje në shkallë e oborrit të të rriturve, ku princër dhe fëmijë të fisnikërisë mësonin së bashku artin e qeverisjes dhe manierave të mira. Në oborrët e ancien regime francez detyra e formësimit të sovranëve të ardhshëm dhe bashkëpunëtorëve të tyre më të besuar u përkiste në fakt priftërinjve apo mësuesve. “Shkolla e mbretërve” parashikonte leksione skermi, gjuetie, vallëzimi, por edhe kaligrafie, matematike, historie dhe letërsie.

Që në vitin 1530 filozofi holandez Erazmi i Roterdamit, në traktatin e tij “Edukimi i princit të krishterë” kushtuar perandorit të Perandorisë romake Karli V (mbret i Spanjës kur ishte 16 vjeç), kishte fiksuar disa rregulla që mbetën të vlefshme deri në vitet 700, që përshkruan madje edhe llojin e ushqimit më të përshtatshëm për princërit.

Sidoqoftë, fëmijëve mbretërorë u mbetej shumë pak hapësirë për lojëra. Mosha madhore vinte me shpejtësi. “Vajzave të vogla u caktohej në bazë të aftësisë së riprodhimit, rreth moshës 12 vjeç, për meshkujt varionte mes 14 dhe 21 vjeç, mosha e përshtatshme për të mbajtur armë të rënda”, shpejgon Guerra Medici. Shpesh herë mes fëmijëve që bëheshin mbretër duke u çliruar më në fund nga kontrolli i kujdestarëve tundimi për të kapërcyer fazat kohore ishte i madh: Henriku VI u kurorëzua një muaj para ditëlindjes së tetë, ndërkohë që Karli VI dhe Karli IX u bënë sovranë të Francës me kompetenca të plota respektivisht kur ishin 12 dhe 10 vjeç.

Të qenurit objekt i një kujdesi kaq të veçantë, të mbushur me pritshmëri shumë të larta dhe të privuar nga një fëmijëri prej fëmijësh të vërtetë mund të shkaktonte emocione kontradiktorë. “Nga njëra anë princërit e rinj shiheshin si qenie karizmatike, të jashtëzakonshme, hyjnore”, nënvizon Furio Pesci, docent i historisë së Pedagogjisë në La Sapienza të Romës. “Nga ana tjetër ata ishin gjithësesi fëmijë, të nënshtruar vullnetit të të rriturve dhe shpesh herë më pak të lirë se të gjithë bashkëmoshatarët e tjerë”.

Prova e pakundërshtueshme e një ambivalence të tillë gjendet në një dokument të jashtëzakonshëm: Journal-i i gjashtëqindës i Jean Heroard, mjeku personal i Delfinit të Francës (në të ardhmen Luigji XIII). Është një ditar që tregon ditë pas dite jetën e nxënësit mbretëror.

Një jetë e jashtëzakonshme që në lindje, që nisi pa asnjë lloj privatësie në prani të mbretit dhe princërve më 27 shtator 1601: “Lëshonte britma të forta dhe të fuqishme që nuk tingëllonin si të një fëmije, që nuk i kishim dëgjuar deri atëherë”. Duke shënuar në mënyrë skrupuloze menunë e 16 mijë vakteve, orareve të gjumit, ritmit të pulsit (“i plotë”, “i lehtë”), aspektin e fytyrës (“i qetë”, “i keq”), përmasat e hundës, veshëve dhe trupit, sasinë, ngjyrën dhe erën e feçeve të princit.

Delfini jetonte i ndarë nga prindërit. Si kompensim kishte në dispozicion të tij 225 vetë, që e inicuan shumë shpejt sipas ritualeve të oborrit: në moshën një vjeç mësoi t’u zgjaste krahun mysafirëve me qëllim që ata t’i puthnin dorën, në moshën dy vjeç mësoi si të qëndronte i palëvizshëm si një statujë gjatë paradave në qytet, në moshën 3 vjeç priste princër dhe ambasadorë në kështjellën e Saint-Germain-en-Laye, në moshën 7 vjeç ishte një kërcimtar dhe lojëtar i lojës pararendëse të croquet.

Ditari i Heroard nuk ndalet para asgjëje: më 3 shtator 1604 regjistron eksperiencat e para erotike (“Zgjohet në shtatë e gjysmë, i gjallë dhe i gëzueshëm, i bën të gjithë të puthin zogun e tij”) dhe në moshën 5 vjeç raporton se Luigji ka kënaqur kuriozitetet e tij seksuale me një nga kujdestaret.

Lojërat, Luigjit XIII nuk i mungonin, por ishin “tematike”: 300 ushtarë të vegjël argjendi dhe një oborr i tërë kukullash për t’u veshur sipas modës, për të rafinuar shijet e tij. Siç vëren Heroard, Luigji përforcoi defektet më të këqija fëmijërore: ishte kokëfortë, kolerik, kapricioz, xheloz për vëllezërit dhe sivëllezërit dhe mbi të gjitha i pabindur, aq sa në moshën 6 vjeç refuzoi që të kryente ritualin e pashkëve të larjes së këmbëve të të varfërve (“Nuk dua, nuk dua! U mbajnë këmbët erë”.)

Për ta shtyrë, guvernantja Madame Montglat, e ngarkuar nga mbreti për formimin e karakterit të princit të vogël deri në moshën 7 vjeç, provoi gjithçka: që nga gogoli i gjallë (“për t’i kallur frikën atij erdhi qymyrxhiu”) deri tek kërcënimi për t’u hequr statusin e Delfinit e deri tek rrëmbimi, që përdorej duke nisur nga 3 vjeç. “Dua që ta trembni”, shkruante Henriku VI në një letër drejtuar madame Montglat. “Dhe ju urdhëroj ta bëni sa herë që të tregohet kokëfortë apo të bëjë diçka të keqe, duke e ditur mirë që asgjë në botë nuk do të përfitojë më”.

Tre vjet më vonë, Henriku IV u vra dhe më 17 tetor 1610, në Reims, Delfini u bë Luigji XIII. Ishte 9 vjeç, por iu nënshtrua autoritetit të nënës së fuqishme, Maria de Medici, për 7 vite të tjerë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Dec 26, 2012 11:44 am


Eksperienca përtej tokësore e neurokirurgut

Top Story.. - Faqe 2 Dr-Eben-Alexander-320x192

Në një artikull interesant të publikuar në revistën prestigjioze amerikane ‘Newsweek’ nga neurokirurgu Eben Alexander,deklarohet -Zoti ekziston. Dhe ai nuk e mbështet pohimin e tij në të dhëna shkencore, as si produkt i mitizimeve shpirtërore, por në një eksperiencë tërësisht personale.

I futur në gjendje kome për shkak të një meningjiti, në momentin që është zgjuar neurokirurgu kujton një udhëtim në një dimension më të lartë, “të populluar nga engjëj, në një skenar parajsor”.

Ndërsa truri i tij, në sytë e mjekëve dhe instrumenteve shkencore ishte i pajetë, Eben rrëfen se përjetoi një tjetër eksperiencë, atë të mbërritjes “në një vend plot flutura, ku ushqeheshe me muzikë dhe këngë”, një vend në fund të fundit i ngjashëm me atë që përjetësisht njerëzimi ka imagjinuar parajsën, “një vend plot me re”, ku sipas tij është pritur nga “një grua shumë e bukur me sy bojëqielli” dhe ka perceptuar ndjenjën e “një dashurie të madhe shpirtërore, duke fluturuar në krahë fluturash”.

Siç shprehet Eben, eksperienca e përjetuar i ka ndryshuar katërcipërisht vizionin e tij për botën, që më parë ishte i ftohtë dhe racional, tërësisht shkencor. E thënë kjo nga një njeri i shkencës, vërtetë të vë përballë dyshimeve.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Dec 28, 2012 12:27 pm


Një ''shetitje'' për mësim në Amerikën Latine



Top Story.. - Faqe 2 Tsipras-crowd

Sipas kritikëve, ai thjeshtë dëshironte të përmbushte një ëndërr të fëmijërisë por ishte i detyruar ta prezantonte si një fushatë politike dhe diplomatike.

Është e pamundur të dish ekzaktësisht se çfarë shpresonte të përfitonte lideri i SYRIZA-s, Aleksis Cipras, nga vizita e tij e fundit në Amerikën Latine. Sipas kritikëve, ai thjeshtë dëshironte të përmbushte një ëndërr të fëmijërisë por ishte i detyruar ta prezantonte si një fushatë politike dhe diplomatike. Mbështetësit e tij, në krahun tjetër, argumentojnë se synimi i tij ishte të nisë kontaktet me qeveritë në rajon që kanë bërë ndryshime radikale dhe për të mësuar nga modelet e rritjes ekonomike që kanë adaptuar.

Cilidoqoftë synimi i udhëtimit të tij, lideri i partisë së majtë dhe ndihmësit e tij të afërt u përpoqën ta paraqisnin këtë si përpjekje për krijimin e lidhjeve me udhëheqësit e partive politike jashtë Bashkimit Evropian duke pasur parasysh reagimin që Cipras ka marrë prej liderëve politikë të bllokut, ka qenë shumë e limituar dhe se ka pak gjëra që mund të përfitojë prej tyre. Një shembull është edhe qëndrimi i Partisë Die Linke të Gjermanisë, e cila është gjithashtu një parti e majtë por rregullisht ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj dorëzanive evropiane të Greqisë.

SYRIZA pëlqen të argumentojë se programi i saj bazohet në politika multidimensionale ekonomike dhe sociale dhe se partia ka aleanca, bashkëpunëtorë dhe partnerë në shkallë globale me synim në ndryshimin e sistemit ndërkombëtar politik në një drejtim më të majtë- në mos Marksist.

Mirëpo, pavarësisht distancës së jashtëzakonshme dhe të gjitha karakteristikave të veçanta që e ndajnë Greqinë nda shtetet e Amerikës Latine, vendimi i Ciprasit për të vizutuar Argjentinën dhe Brazilin rezultoi për të ardhur keq.

Në Brazil Cipras takoi ish-presidentin e vendit, Luiz Inacio Lula da Silva, i cili i dha shefit të SYRIZA-s disa këshilla që nuk i përshtaten politikisht. Mes këshillave të tjera, Lula i tha Ciprasit se retorika e tij nuk duhej të limitohej ekskluzivisht tek kriza dhe pasojat e saj katastrofike, por për mënyrat se si vendi mund të dalë nga bataku ku ndodhet. Është fakt i mirënjohur se Lula ia doli mbanë të nxirrte shtetin e madh të Brazilit nga kriza e tij paralizuese duke zbatuar recetën e Fondit Monetar Ndërkombëtar, gjë të cilën SYRIZA e ka kundërshtuar me forcë në çdo nivel.

Më pas në Argjentinën e shumë-vuajtur, teksa Cipras foli rrugët dinjitoze për t’u përballur me krizën, njerëzit po vdisnin rrugëve nga një valë plaçkitjesh. Lideri i SYRIZA-a zbuloi se nën asnjë rrethanë Greqia nuk duhej të lejohej që të kthehej në një tjetër Argjentinë.
Po të flasim realisht, rëndësia politike e vizitës së Ciprasit në Brazil dhe Argjentinë është pozitive. Fushata e tij mund t’ia ketë vlejtur vetëm nëse ai ka mësuar një apo dy gjëra lidhur me përshtatjen e retorikës së tij fantastike me realitetin.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Dec 30, 2012 8:52 am


Ujq me kokë të zezë në Lekas të Korçës



Top Story.. - Faqe 2 Ujk-i-zi-320x240

Tufa ujqish janë shfaqur në një nga komunat malore të Korçës, duke vrarë jo vetëm bagëti të imta, por edhe të trasha. Madje, shfaqja e ujqërve në këtë stinë dimri po kërcënon edhe banorët e mbetur atje. Të kërcënuar ndihen edhe ata që shkojnë përkohësisht. Dukuria e pazakontë që po shënohet në fshatra të Komunës së Lekasit, konfirmohet nga banorët e zonës, të cilët shprehen se ujqërit lëvizin me tufa.

Rreziku nga ujqërit

“Vitin e kaluar janë regjistruar disa raste të dëmtimit të lopëve nga ujqërit, por edhe këtë stinë dimri po vërehet e njëjta dukuri”, thotë një banor i zonës së Oparit. Sipas tij, Komuna e Lekasit përfshin dhjetë fshatra dhe banorët e mbetur jetojnë vetëm me rritje bagëtish.

I kthyer këtë fillimjave nga vendlindja e tij, ai tregon se më shumë sesa problemet shëndetësore për të moshuarit e zonës nga bllokimi disaditor i rrugës prej reshjeve të dëborës dhe ngricave, i ka shqetësuar kërcënimi i ujqërve. “Nuk guxon kush që të udhëtojë i vetëm në fshatra të zonës së Lekasit, sepse sulmojnë ujqërit që prej kohësh kanë vrarë edhe lopë”, thotë banori i kësaj zone, i cili ka vizituar vendlindjen për gjah në këtë stinë dimri me dëborë.

Ai shtoi se një kope ujqish prej 6 kafshësh të egra, qarkullon në fshatra të Komunës së Lekasit, si Tudasi, Marjani etj., duke dëmtuar bagëtitë dhe madje duke u afruar edhe shumë shtëpive të banorëve atje. “Vitin e kaluar ka qenë një kope ujqish, por një prej këtyre kafshëve të egra u vra dhe tufa u zhduk.

Këtë dimër po na kërcënon kopeja e ujqërve të tjerë”, thotë Kreka. Sipas tij, rreziku që vjen nga kjo kope ujqish nuk është as nga shterimi i ushqimit të tyre, sepse në këtë zonë malore të Rrethit të Korçës ka ende pyje, dhe as nga mungesa e ushqimit për egërsirat. “Nuk është parë deri më tani që ujku të sulmojë mbi lopët. Kjo po ndodh këto dy vitet e fundit, kur bagëtitë e trasha që nxjerrin banorët e fshatrave të Lekasit për kullotë, sulmohen nga ujqërit në mëngjes herët apo në mbrëmje kur i kthejnë nga kullota. Ujku është një kryehajdut dhe di kur e ku të sulmojë”, shton banori i zonës.

Ujq me kokë të zezë

Më e çuditshmja, sipas tij, është se në këto vitet e fundit janë parë ujqër që ndryshojnë shumë nga tiparet prej atyre kafshëve të egra dhe të të njëjtit lloj që kanë qenë të pranishëm në pyjet e kësaj zone. “Ujk me kokë të zezë ne nuk kemi parë ndonjëherë. Ujk që të sulmojë jo vetëm dhentë dhe që nuk trembet më nga qentë që ruajnë kopenë e tyre, por edhe lopët, nuk kishim parë deri tani.

Ata banorë që janë ende atje, tashmë kanë frikë se ujqërit do t’u shkojnë edhe në shtëpi”, thotë Kreka. Në të gjithë këtë situatë që zotëron tashmë fshatrat e Komunës së Lekasit, sipas disa banorëve të zonës po ndodh diçka e pazakontë. Sipas tyre, nuk është thjesht stina e vështirë e dimrit, rrafshimi i pyjeve dhe gjuetia që i bën ujqërit të sulmojnë kafshë nga më të ndryshmet, por edhe krijimi i një race të paparë më parë të kësaj egërsire.

Vetë banorët, ndërsa tregojnë se kanë ndeshur në ujq me kokë të zezë që nuk i kanë parë vitet e tjera, shtojnë në rrëfimet e tyre se kanë dëgjuar për zhdukjen e një rezervati të këtyre kafshëve diku në Greqi dhe ardhjen prej andej të egërsirave të mbijetuara. Banorët mendojnë se me ardhjen e racave të tjera të ujqërve nga ajo që njihet si habitat apo zonë e ekzistencës së tyre, mund të ketë pasur një ndërthurje të racave të ujqërve andej e këtej kufirit, por edhe me raca të qenve të staneve.

Sido që të jetë, ajo që duket më e habitshme për banorët e fshatrave malore të Komunës së Lekasit, është fakti se po ndeshin në ujqër që presin jo vetëm kope të dhenve, por më së shumti tufa të vogla lopësh, duke vënë në alarm edhe vetë njerëzit e paktë të këtyre fshatrave, që detyrohen të qarkullojnë në dimër, si dhe persona që preferojnë gjuetinë gjatë kësaj stine në këtë trevë.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Dec 31, 2012 10:15 am


Manhatan, zemra e zemrës së botës,historia dhe misteret.


Top Story.. - Faqe 2 Manhattanisland

Nëse Nju Jorku është zemra e Amerikës, atëherë Manhatani është zemra e zemrës. Jo thjesht se në ishullin prej 8746 kilometra katrorë jetojnë 1 milionë e gjysmë banorë, jo thjesht se aty është ekstremi i zhvillimit, jo thjesht se aty është qendra e “kryeqytetit” të OKB-së, dhe jo se aty prodhohen miliarda dollarë. Por më shumë se kaq, Manhatani është simbol i zhvillimit ekonomik e kulturor. Por si është në të vërtetë Manhatani, cilët janë banorët që e popullojnë dhe si funksionon jeta aty?

Emri

Emri Manhatan e ka burimin nga fjala “Mann-hatta” dhe e përkthyer nga gjuha Lenape, mendohet se do të thonë “ishulli i shumë kodrinave”. Enciklopedia e Nju Jorkut ofron edhe derivate të tjera që e kanë prejardhjen nga gjuha Munsee, manahachtanienk që do të thotë “vendi i dehjes së përgjithshme”, menatay “ishull”.

Objekte të rëndësishme

Ish-kullat binjake, dikur ishin simbol ikonik i qytetit dhe të vendosura në Manhatanin e poshtëm. Me lartësi 417 dhe 415 metra, ndërtesat 110-katëshe ishin ndërtesa më e lartë e botës që prej vitit 1972. Në fund të shekullit të 20-të kullat binjake ishin padyshim një prej ndërtesave më të famshme të botës deri në shkatërrimin e tyre më 11 shtator 2001. “Kulla e Lirisë”, ndërtesa që do zëvendësojë kullat binjake është në ndërtim e sipër dhe pritet të përfundojë në vitin 2011.

“Central Park”

“Central Park” (Parku Qendror) është skicuar nga Frederik Law Olmsted dhe Calvert Vaux. Parku prej 3.4 kilometrash katrorë ofron vende për të ecur, dy sheshe patinazhi në akull, strehë për kafshët e egra, zona të gjelbëruara që përdoren për sporte të ndryshme, si dhe sheshe lojërash për fëmijët. Parku është një oaz për zogjtë migrues dhe pikërisht për këtë arsye është një pikë mbledhjeje për të pasionuarit pas zogjve.

Top Story.. - Faqe 2 2Q==

 Ndërkohë që pjesa më e madhe e parkut ngjan krejt natyrale, ai është i punuar në këtë formë dhe përmban shumë liqene artificiale. Ndërtimi i “Central Park” në vitin 1850 ishte një prej projekteve publike më masive. Rreth 20 mijë punëtorë punuan për t’i dhënë formë peizazhit pastoral të stilit anglez që synonin të krijonin Olmsted dhe Vaux.

Kultura

Manhatani ka qenë shpesh skenë e lëvizjeve kulturore më të rëndësishme në SHBA. Skena kumbuese e arteve vizuale në Manhatan në vitet 1960-’60 ishte skenë lëvizjes amerikane të pop-artit. E cila solli në jetë gjigandë si Jasper Johns dhe Roy Lichtenstein. Një parajsë e njohur për artin është edhe lagjja fqinje “Chelsea”, ku gjenden rreth 200 galeri arti, të cilat janë strehë e artit modern të artistëve të rinj dhe atyre të konsoliduar. Teatri “Broadway” konsiderohet shpesh si një forma më e lartë profesionale e teatrit në SHBA. Teatrot dhe pjesët muzikore vihen në skenën e një prej 39 teatrove profesionistë me të paktën 500 vende, të pozicionuara përreth sheshit “Times Square”. Pak më tej “Times Square” ndodhet “Lincoln Center”, strehë e një prej shtëpive më prestigjioze të operas në botë, “Metropolitan Opera”.

Shteti: Nju Jork

President i distriktit të Manhatanit: Scott Stringer
Popullsia: 1,537,195
Sipërfaqja: 87.46 kilometra katrorë

- Manhatani përfshin këto ishuj: “Randall Island”
“Ward’s Island”
“Roosevelt Island”
“Governors Island”
“Liberty Island”

- Lagjet fqinje të Manhatanit: “Chinatown”
“TriBeCa”
“SoHo”
“NoLIta”
“Harlem”

- Duke qenë se aty ndodhet selia e Kombeve të Bashkuara, Manhatani është strehë e trupave më të mëdha diplomatike të botës, duke përfshirë 105 konsullata.

- Në Manhatan ndodhet bashkia e Nju Jorkut, e ndërtuar në vitin 1916 dhe një prej ndërtesave qeveritare më të mëdha në botë.

- Mosha mesatare e popullsisë në Manhatan është 36 vjeç.

- Manhatani është një ndër vendet me të ardhurat më të larta për banor në SHBA.
- Në ishull ndodhen: Teatri “Broadway”
-Sheshi “Times square”
-Universiteti i Nju Jorkut
- Universiteti i Kolumbias
-“Wall Street”
- “Lincoln Center for the Performing Arts”
-“The American Museum of Natural History”
-“Central Park”

- Në Manhatan ndodhen pronat e patundshme më me vlerë në SHBA dhe lagjja konsiderohet si motori ekonomik i vendit.

- Sektori më i rëndësishëm ekonomik është industria e financës.

- 280.000 punonjës të sektorit të financës kanë fituar më shumë se gjysma e gjithë rrogave të paguara në lagjen e Manhatanit.

- Në vitin 2006, ata që ishin në industrinë e financës fituan mesatarisht për javë rreth 8300 dollarë duke përfshirë këtu dhe bonuset.

- 11.3 përqind e punëve në këtë lagje janë në sektorin e shëndetit.

- Shtatë prej tetë rrjeteve të agjencive më të mëdha në botë të reklamave janë të pozicionuara në Manhatan.

- Sipas statistikave të vitit 2006 rroga mesatare javore e punonjësve në Manhatan ishte 1453, më e larta në vend.

- Qendrat kryesore të mediave që ndodhen në Manhatan janë:
“New York Times”
“New York Daily News”
“New York Post”
“The Wall Street Journal”
“ABC”, “CBS”, “FOX”
“NBC”, “MSNBC”, “MTV”

- Manhatani është unik në SHBA për përdorimin intensiv të transportit publik dhe mungesën e makinave private.

- Ndërkohë që 88 përqind e amerikanëve shkojnë në punë me makinat e tyre personale, në Manhatan 72 përqind e njerëzve përdorin transportin publik.

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSGC7YwDtogyItjBbHXPd503mXK2_Kf_OwECNk7MLnYH8-tyBvN1w
- Metroja e Nju Jorkut është sistemi më i madh i këtij lloj transporti në gjithë botën.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Jan 03, 2013 9:31 am


Kristofor Kolombi,lavdia dhe mjerimi i tij



Top Story.. - Faqe 2 Kristofor-kolumbo

Turma nga e gjithë Spanja u reshtuan në rrugët e Seviljes në 1493 për ta mirëpritur nga udhëtimi i tij i parë nga Amerika, por ai tashmë nuk e kishte gjetur atë që po kërkonte, një rrugë detare drejt porteve të tregtisë së erëzave në Afrikë. Ai kurrë nuk do të arrinte, edhe pse kërkimi për këto rrugë i konsumoi pjesën tjetër të jetës. Pak genocid këtu, pak skllavëri atje, disa kryengritje dhe ekzekutimeve të shumta të anëtarëve të ekuipazhit, dhe Kolombi u mor me sy të keq nga kurora spanjolle dhe publiku. Kur vdiq, ai ishte i rrethuar nga familja. Por ai shkoi në varr me ndjenjën e fortë të padrejtësisë që nuk mund të falte, si dhe të dështimit që nuk mund ta shpjegonte.

Reputacioni i tij filloi të dëmtohet gjatë ekspeditës së dytë. Pas suksesit të 1492, ai kishte qenë i emëruar mëkëmbës dhe guvernator i të gjithë ishujve që kishte zbuluar. Rreth 1400 burra grindeshin për të zënë vend në 17 anijet e tij të nisura për në parajsat e floririt në perëndim. Por ekuipazhi ishte i madh, i vështirë për të ushqyer, dhe puna që duhej bërë ishte kolosale.

Në vend të hyjnë në parajsë, kolonizatorët spanjollë gjetën ferrin mbi tokë, e plotësuar kjo me një guvernator të pavend. Në komandë të një anijeje, instinktet e lundrimit, besimi i lartë, dhe ambicien padobësuar e bënin Kolombin një admiral të shkëlqyer.

Por, aftësitë e tij udhëheqëse u zhdukën sapo ai vuri këmbë në stere. Kur u kthye në Spanjë, në qershor 1496 me 500 indianë skllevër – duke hidhëruar mbretëreshën Izabelë, e cila e urrente skllavërinë – ai u rrëzua edhe përballë akuzave të pjesëtarëve të sëmurë të ekuipazhit, mes të cilëve një prift, të cilit i kish mohuar racionet për arsye se ai e kish kritikuar ngaqë rrihte me kamzhik kolonët kokëfortë.

Mbreti Ferdinand, nga ana e tij, ishte i shqetësuar rreth konkurrencës me portugezët sa u përket pretendimeve për territore të reja. Mbreti i Portugalisë hidhte teorinë se kish toka të reja në jug të Kubës. Kolombi premtoi që do t’i gjente ato për Spanjën. Ai bindi Izabelën besimtare duke theksuar se floriri që do të mund të zbulonte do të mund të financonte një kryqëzatë për të rimarrë Jeruzalemin nga të pafetë.

Top Story.. - Faqe 2 Map

Më 30 maj 1498, gjashtë anije lundruan në perëndim nga Sanlúcar de Barrameda, tre në kalimin e zakonshëm për në Hispaniola, ku Kolombi kishte lënë vëllanë e tij, Bartolomeun në drejtim, dhe tre në ujërat e palundruara përgjatë ekuatorit. Por pas një muaji udhëtim në kurs të ri, Kolombi dhe ekipi i u gjendën të ndalur për tetë ditë nën një diell flakërues që u kalbi ushqimet dhe, që ata kishin frikë se do u ndizte flakë anijet. Kur një fllad më në fund i shpëtoi, Kolombi u drejtua për nga kanalet e njohur në veri, duke hequr dorë kështu nga rruga që do e kish çuar në basenin e Amazonës.

Njerëzit e tij arritën gjithësesi që të bëhen evropianët e parë që panë Amerikën e Jugut. Rojet dalluan kodrat e pyllëzuara të gadishullit Paria Venezuela në gusht, por detarët, të ngatërruar prej shtrati i arkipelagut të Karaibeve, menduan që bëhej fjalë thjeshtë për një tjetër ishull. Javë të tëra nën diell kishin lënë Kolombin me sytë e fryrë e të gjakosur, dhe ai thjesht nuk mund të dallonte faktin që Paria mund të ishte pjesë e diçkaje më të madhe.

Kur pjesëtarë të ekuipazhit të tij dolën në breg, më 5 gusht, duke u bërë evropianët e parë që ecnin në kontinentin amerikan, ai qëndroi në shtrat. Por kur po ata burra u kthyen, më 11 gusht, me tregimet për një deltë shumë të madhe me ujë të pastër – aq e madhe saqë patjetër duhej të ishte fundi i një lumi shumë të gjatë, që asnjë ishull nuk mund ta mbante – ata mbollën farën e parë të dyshimit në mendjen e Kolombit. Dhe ai u zhyt në konfuzion.

Urtësi gjeografike me burim që nga të parët supozonte që ekzistonin vetëm tre kontinente. Askush në Evropë, Lindjen e Mesme islamike, Kinë, apo Indi nuk kishte dëgjuar për një të katërt. A mund të gaboheshin të gjithë, mendimtarët e Greqisë, autorët e Biblës, dhe kozmografët kryesorë modernë? Kolombi kërkoi për një tjetër shpjegim. “Shkrimet e shenjta na thonë se në Parajsën Tokësore rritet pema e jetës”, shkruante ai më 15 gusht, “dhe se prej saj rrjedh burimi që furnizon katër lumenjtë e mëdhenj, Ganges, Tigri, Eufrati, dhe Nil. Parajsa Tokësore, të cilën askush nuk mund ta arrijë, përveçse me vullnetin e Perëndisë, qëndron në fund të Orientit, dhe pikërisht këtu jemi ne”.

Eksploratorët e pranonin idenë se Kopshti i Edenit ishte një vend fizik në tokë deri në mesin e viteve 1500. Megjithatë, Kolombi bënte bisht. “Nëse ky lumë nuk rrjedh nga parajsa, ai duhet të burojë nga një tokë e madhe në jug, për të cilën askush deri më sot nuk ka pasur asnjë njohuri”, shtoi ai. “Unë besoj se ky është një kontinent më i gjerë, për të cilin askush nuk kish patu dijeni deri sot”.

Por bazuar në vijën e hollë që ndan kozmografinë dhe teologjinë, ai kishte për të sfiduar asgjë më pak se vetë doktrinën e kishës për të pohuar atë mendim, dhe duke bërë kështu mund të merrte mbi vete një akzuë për herezi. Shpjegimi më i sigurtë, të cilin ai duket se e ka gëlltitur me padurim, ishte se bëhej fjalë vetëm për një krahinë të paeksploruar të Kinës.

Pasi vendosi këtë, eksploratori më i famshëm i historisë bëri një lëvizje jokarakteristike: Ai vendosi se nuk do të eksploronte asgjë që dëmtonte njohuritë e deriatëhershme. Duke braktisur, ai braktisi Venezuelën për të parë ‘bënte vëllai i tij në Hispaniola. Kështu, zbulimi më i madh në gjeografi kaloi pa u vënë re nga vetë zbuluesi i tij. Gjatë të gjithë jetës së tij, Kolombi besonte se Perëndia e kish destinuar drejt lavdisë. Por pasi e la pas, fati nuk do të ishte më asnjëherë në krah të Kolombit.

Si fillim, në Hispaniola e pritje kaosi i gjakosur. Të keqtrajtuar nga ana e kolonizatorëve spanjollë, indianët ishin ngritur përsëri në kryengritje të dhunshme. Sëmundjet dhe uria, të përkeqësuara nga drejtimi i keq i Bartolemeut, kishin ndarë banorëve në dy grupet ndërluftuese. Njëqind burra, të udhëhequr nga shefi i drejtësisë i kolonëve, Francisco Roldan, u rebeluan kundër atyre që ishin ende besnikë ndaj Bartolomeut. Kolombi e pa menjëherë kryengritjen si potencialisht fatale për të dyja, koloninë e tij dhe autoritetin si mëkëmbës.

I biri i një tregtari gjenovez, ai ishte ngritur për të komanduar në favor të kurorës spanjolle; kishte ardhur aty me një epsh të koncentruar për pushtet dhe prestigj. Por me vetëm 70 besnikë, ai nuk mund të kthehej kundër Roldonit. Kështu, përfundimisht u nënshtrua para të gjitha kërkesave të rebelëve: Të përjashtuar nga dënimi, ata mund të ktheheshin të lirë në Spanjë ose të pretendonin tokë të lirë në Hispaniola; atyre do u paguheshin pagat e prapambetura, dhe Roldon u ngrit në detyrë.

Në një letër drejtuar mbretërve të Spanjës ku u shpjegonte situatën, Kolombi kërkonte 50 burra më shumë dhe një administrator të drejtësisë. Ferdinandi dhe Isabella nuk ishin gati të angazhonin më shumë subjekte në këtë koloni në dukje të kotë dhe problematike, por administratori i dukej si një ide e mirë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Hispaniolas si një ndalesë në eksplorimin e mëtejshëm të perëndimit, mbretërit kuptuan se i kishin dhënë shumë pushtet Kolombit. Ata shpresuan se Francisco Bobadilla, një oficer i kurorës, do të mund ta kthente paqësisht në Spanjë.

Ajo farë pa Bobadilla sapo zbriti në Hispaniola ishte një trekëmbësh me kufomat e varura të gjashtë banorëve rebelë spanjollë. Kolombi dhe Bartolomeu qenë në një ekspeditë në brendësi, por kur Bobadilla mori në pyetje vëllain e tyre, Diego, ai i zbuloi se më shumë banorë ishin planifikuar të vareshin të nesërmen. Bobadilla ndaloi ekzekutimet, por Diego u përgjigj se ai merrte urdhëra vetëm nga mëkëmbësi.

Në atë moment, Bobadilla burgosi Diegon dhe mori shtëpinë, zotërimet dhe punën e Kolombit. Kur Kolombi dhe Bartolomeu u kthyen, Kolombi i zemëruar sfidoi autoritetin e Bobadillas – kështu që Bobadilla e futi edhe atë bashkë me bartolemeun në burg. Aty, tre vëllezërit Kolombi pritën dy muaj, derisa Bobadilla kuptoi që një hetim gjyqësor do të kërkonte shumë punë dhe i ktheu në Spanjë për gjykim. Teksa Kristofor Kolombi po nxirrej nga qelia e tij me zinxhirë në fillim të tetorit 1500, ai mendonte se po e çonin për ta ekzekutuar.

Në vend të kësaj, një stallier kuajsh i oborrit çoi atë dhe vëllezërit e tij mbi një anije që të ktheheshin në shtëpi. Sapo u nisën nga porti, kapiteni ofroi që t’i hiqte kufizimet Kolombit. “Mua më janë vënë prangat me urdhër të sovranëve”, u përgjigj Kolombi, “dhe unë do t’i mbaj ato derisa vetë sovranët të urdhërojnë që të më hiqen”. Duke u qëndruar besnik fjalëve të tij, ai zvarriti zinxhirët me uturimë nëpër rrugët e Cadiz dhe Seviljes. Ferdinandi dhe Isabella urdhëruan që t’i hiqeshin sapo morën vesh lajmin. Kishin kërkuar të largohej nga pushteti, dhe jo të poshtërohej.

Por, besimi i tyre i palëkundur tek ai ishte tretur. Ai iu lut për t’u rikthyer si mëkëmbës, ata refuzuan. Për një njeri që besonte se kishte qenë caktuar nga Perëndia për të zbuluar dhe sunduar Inditë, kjo dukej si një çoroditje e fatit. Ai mund të vazhdonte të kishte të ardhura mbi fitimet e Spanjës nga Bota e Re, të ardhura që do të lejonin të dilte në pension në luks. Por eksploratori 49-vjeçar, gati i verbër dhe i gjymtuar nga artriti, nuk mundej kurrë të hiqte sytë nga horizonti në perëndim.

Ai ndjeu se ishte duke humbur ndikimin e tij mbi eksploratorët e rinj. Nën flamurin portugez në 1498, Vasco de Gama kishte arritur në Indi duke lundruar nga lindja përreth Kepit Horn. Portugezët e kishin mposhtur Kolombin. Por në qoftë se Kolombi do të gjente një rrugë më të shkurtër nëpërmjet perëndimit, ndoshta ai mund të fitonte sërish pozicionin e guvernatorit. Nga Marco Polo, evropianët kishin mësuar për rrugën detare të vetme midis Kinës dhe Indisë – ngushticën e Malaça, që ndan Sumatran dhe Malajzinë.

Nëse Kolombi kishte gjetur kontinentin aziatik në udhëtimin e tij të fundit, kalimi duhej të ishte afër. Sigurisht, konceptimi i tij për gjeografinë aziatike ishte pak i shtrembër. Ai nuk kishte asnjë ide të madhësisë të kontinentit dhe supozonte që Kina dhe India ishin plaquritur së bashku me Inditë në det të hapur. Por Ferdinandi dhe Isabellanuk ishin më mirë të informuar. Ata miratuan ekspeditën e tij më 14 mars 1502, me dy përjashtime: Ai nuk do të dërgonte skllevër, dhe ai nuk do të ndalej në Hispaniola përveçse në raste urgjente.

Pra, me katër anije rangullina dhe 150 burra, ai u nis Atlantikut për një të shtënë të fundit në terr. Ai e bëri kalimin në kohë rekord, 16 ditë dhe u nis direkt për Hispaniola. Guvernatori i ri nuk pranoi ta linte të Afrohej dhe injoroi paralajmërimet e tij për një stuhi që po afrohej. “Cili njeri, nuk do të kishte vdekur nga dëshpërimi kur në mot të tillë, duke kërkuar siguri për djalin tim, vëllanë, shokët e anijes dhe veten time, nëse ashtu si unë do të pengohej ntë zbriste në tokën dhe portet që unë, me vullnetin e Perëndisë me gjak dhe djersë, kisha fituar për Spanjën? ”

Pasi ai gjeti një gji të sigurtë në perëndim të Santo Domingos, guvernatori dërgoi 30 anije që shkonin për në Spanjë, 25 prej të cilave u mbytën në stuhinë që parashikoi Kolombi. Të dy, Roldon dhe Bobadilla u mbytën. Katër anije u detyruan të kthehen mbrapa, dhe vetëm një arriti në Spanjë – ajo që transportonte pjesën e floririt të botës së re që i përkiste Kolombit.

Kur qielli u pastrua, Kolombi dhe ekuipazhi i tij udhëtuan në perëndim për një zonë të Karaibeve që nuk e kishin eksploruar asnjëherë. Ata mbërritën në Hondurasin e sotëm më 31 korrik. Aty Bartolomeu u takua me një lundër plotë me indianë që transportonin frytet e një qytetërimi të përparuar: makina rroje bakri dhe thika, shpata druri me strall, këmisha pambuku me ngjyra, dhe birrë. Ata ishin Chontal Mayans, që udhëtonin nga Gjiri Campeche në portet tregtare të Amerikës Qendrore.

Sikur Kolombi t’i kish ndjekur pas deri në Yucatan, ai do të kishte zbuluar piramidat dhe monumentet e qytetërimit meksikan. Por ai nuk kishte kohë për të devijuar nga kërkimi për pasazh. Në fund të fundit, kjo ishte Azi, sa e pazakontë ishte të gjendeshin kinezë të përparuar? Në një letër drejtuar Ferdinandit dhe Isabellas, ai shkruante dy rreshta në lidhje me majat dhe i kushtonte katër herë më shumë hapësirë një ndeshje mes një derri dhe një majmuni. Në një tjetër udhëkryq, Kolombi, duke menduar se ishte duke zgjedhur rrugën drejt zbulimit, përsëri zgjodhi rrugën drejt dhimbjes dhe keqardhjes.

Duke udhëtuar në jug kundër erës dhe rrymës, anijet e tij lëvizën vetëm gjashtë kilometra në ditë për muajin e ardhshëm përgjatë bregdetit në lindje të Amerikës Qendrore. “I nxehti ishte i padurueshëm”, shkruante djali i tij Fernando. Por Kolombi, i vetëdijshëm se ky mund të ishte udhëtimi i tij i fundit, nuk pranoi të heqë dorë. Më në fund, spanjollët arritën në Lagunën Chiriqui në Panama në fillim të tetorit, ku vendasit u thanë atyre se ishin vetëm nëntë ditë larg një tjetër oqeani dhe rruga kalonte nëpër një istëm. Ky duhej të ishte vendi.

Nga këtu, llogariti Kolombi, do të ishte një lundrim dhjetë-ditor drejt Ganges. Njerëzit e tij hulumtuan çdo hyrje të lagunës në kërkim të ngushticës, por pa dobi. Pritshmëria e lumtur u shndërrua në dëshpërim, dhe dëshpërimi në zhgënjim të hidhur. Pas tri ditësh, Kolombi u kthye në det të hapur, me shpresat të shuara. Qëllimi i tij i vetëm tani ishte pasuria.

Batica e ulët e nxorri në breg deri në prill në burimet e floririt të Panamasë, ku njerëzit e tij zhvilluan një luftë të përgjakshme me indianët. Ai vetë u sëmur nga malaria. Kur më në fund ujërat u ngritën, krimbat tip termit kisihin dëmtuar keq anijet. Me vetëm tre anije në gjendje lundrimi, ai u drejtua për Hispaniola për herë të fundit. Shkoi deri në Xhamajkë.

Nga atje, dërgoi një emisar me kanoe 105 kilometra në Santo Domingo për të kërkuar transport për në shtëpi. Guvernatori i Hispaniolas priti nëntë muaj për t’iu përgjigjur kërkesës, nëntë muaj në të cilin spanjollët e uritur e të goditur nga sëmundjet në Xhamajkë u ngritën edhe një herë në rebelim kundër kapitenit të tyre. Në fund, më 12 shtator 1504, një ekspeditë u nis për në Sevilje me Kolombin në bord. Ai nuk do të shihte më kurrë me sy tokën që kish fituar për Spanjën 12 vite më herët.

Kthimet e tij të mëparshëm në shtëpi kishin qenë plot triumf, por kur arriti në Sevilje më 8 nëntor, atij i rëndonte dështimi. I mbështjellë nga deliri, ai vazhdoi të kërkoi zyrat e mëkëmbësit dhe guvernatorit të Indive. Ferdinandi nuk pranoi, por ai i ofroi Kolombit titullin e admiralit të oqeanit si ngushëllim. Për herë të parë, Kolombi regjistroi humbjen. Artriti e bëri të zërë shtratin.

Pas pak vitesh, kartografët do u vinin tokave të pamata të Hemisferës Perëndimore emrin e Amerigo Vespucit, eksploratori fiorentin që njohu i pari Amerikën e Jugut si kontinentin e tij, dhe Ferdinand magelanitelani do të gjente një kalim përnë Paqësor nga perëndimi duke parë në jug të ekuatorit. Tashmë, njeriu që u kish hapur dyert e tyre përparimeve, por që ish ndalur dhe nuk kish shkuar më tej, nuk ishte më gjallë për të kërkuar meritat. Më 20 maj 1506, në Valadolid, Spanjë, me dy vëllezërit dhe dy bijtë e tij në krah, Kolombi foli fjalët e fundit: “In manus tuas, Domine, commendo spiritum meum”.

Ai vdiq mes pasurisë – pasardhësit e tij do të jetonin për breza të tërë me paratë e Kolombit – dhe heshtjes. Por vetëm pak milje larg, Mbreti Ferdinand as nuk mori lajmin për sëmundjen e Kolombit. Udhëtimi i fundit i eksploratorit që riorganizoi globin, një funeral nëpër rrugët e qytetit, kaloi pa u vënë re as edhe nga banorët e Valadolidit.

Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Jan 04, 2013 11:47 am


Muzeu i Luvrit


Top Story.. - Faqe 2 5698161409_eabb40d22b

Muzeu i Luvrit gjëndet në Paris, Francë. Ai është një nga muzetë më të mëdha dhe më të famshëm të botës dhe renditet gjithashtu i dyti për nga numri i vizitorëve.


Më 8 Nëntor 1793, pas më shumë se dy shekujsh si Pallat Mbretëror, Luvri hapet si një muze publik në Paris nga Qeveria Revolucionare franceze. Sot, koleksioni i Luvrit është një nga më të pasurit në botë, me vepra arti që përfaqësojnë 11.000 vjet të qytetërimit dhe kulturës njerëzore.

Pallati i Luvrit u fillua nga Mbreti Francis I në vitin 1546 në anë të një fortese të shekullit të 12-të e ndërtuar nga Mbreti Filip II. Francis ishte një koleksionist i madh arti, dhe Luvri do të shërbente si rezidenca e tij mbretërore. Vepra, e cila u mbikqyr nga arkitekti Pierre Lescot, vazhdoi pas vdekjes së Francis dhe gjatë mbretërimit të Mbretit Henry II dhe Charles IX.

Pothuaj të gjithë pasuesit e monarkisë franceze zgjeruan Luvrin dhe më shumë vepra u shtuan nga Louis XIII dhe Louis XIV në shekullin e 17-të. Të dy këta mbretër gjithashtu shtuan koleksionin e kurorave mbretërore dhe Louis XIV siguroi koleksionin e artit të Charles I të Anglisë pas ekzekutimit të tij në Luftën Civile të Anglisë.

Në vitin 1682, Louis XIV e transferoi pallatin e tij mbretëror në Versajë, dhe Luvri nuk ishte më rezidenca kryesore mbretërore. Në frymën e Iluminizmit francez, shumë francezë filluan të kërkonin për ekspozimin publik të koleksionit mbretëror. Denis Didero, shkrimtari dhe filozofi francez, ishte ndër të parët që propozoi një muze arti kombëtar për publikun.

Megjithëse, Mbreti Louis XV përkohësisht ekspozoi pjesë të zgjedhura të pikturave në Pallatin e Luksemburgut, në vitin 1750, ishte Revolucioni Francez, i vitit 1789, që solli progres të vërtetë me krijimin e një muzeu të përhershëm. Më 8 nëntor 1793, qeveria revolucionare hapi Musée Central des Arts në Galerinë e Madhe të Luvrit.

Koleksioni i Luvrit u pasurua shpejt. Ushtritë franceze morën vepra arti dhe arkeologjike nga territoret dhe vendet e pushtuara, gjatë luftrave Revolucionare dhe të Napoleonit. Pas humbjes së Napoleonit, në vitin 1815, shumë nga këto vepra arti të grabitura u rikthyen.

Por koleksioni i antikiteteve egjiptiane të Luvrit dhe departamente të tjera i detyrohen pushtimeve të Napoleonit. Dy krahët e rinj të godinës u shtuan në shekullin e 19-të dhe godina e Luvrit u përfundua në vitin 1857, gjatë sundimit të Napoleonit III.

Në vitet ’80 dhe ’90, Luvri i Madh, siç njihet zyrtarisht muzeu, pësoi një rimodelim të rëndësishëm. U shtuan pajisjet moderne të muzeut dhe u hapën mijëra metra katrorë hapësira të reja ekspozimi.

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQieeiJIsJnAX0WLD1aahIe1W85Y0HxjHux86CVH8EXOEm-3Exixg

Arkitekti kinezo-amerikan I.M Pei ndërtoi një piramidë prej çeliku dhe xhami në qendër të oborrit të Napoleonit. Në vitin 1993, në 200 vjetorin e muzeut, një krah i rindërtuar më parë, i okupuar nga Ministria e Financës franceze, u hap për publikun. Ishte hera e parë që i gjithë Luvri u përkushtua për qëllime muzeale.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Jan 09, 2013 1:00 pm



George Koval. ''Djalli'' që ndezi Luftën e Ftohtë

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcQXYbxwYWFQCIGwN8i4-13vBsfo5m9gjBnKxgeeSKtj5LckhPC6

I linduri në shtetin Iowa dhe i i formuari në ushtri, si ia doli George Koval të vjedhë një sekret kritik atomik amerikan për sovjetikët, që vetëm tani ka dalë në dritën e diellit? Gruaja i kish vdekur më 1999 dhe kur këmbët filluan që ta linin ai filloi që të kish problem me pranimin e ndihmës nga të afërmit e tij në Moskë. Gradualisht u largua nga pjesa më e madhe e kontaktit njerëzor dhe vdiq qetësisht më 31 janar 2006, në moshën 92-vjeçare, duke i marrë sekretet me vete në varr

Plakushi gjithmonë kish qenë krenarisht i pavarur dhe hyri në dekadën e tij të dhjetë me mendjen e kthjellët kujtesën e pastër dhe rusishten e tij të rrjedhshme akoma të ngjyrosur me theks amerikan. Gruaja i kish vdekur më 1999 dhe kur këmbët filluan që ta linin ai filloi që të kish problem me pranimin e ndihmës nga të afërmit e tij në Moskë. Gradualisht u largua nga pjesa më e madhe e kontaktit njerëzor dhe vdiq qetësisht më 31 janar 2006, në moshën 92-vjeçare, duke i marrë sekretet me vete në varr. Një konvergjencë e veçantë zhvillimesh e nxorri Zhorzh Abramovich Koval nga anonimiteti. E para, gjatë dekadës së kaluar analistë perëndimorë inteligjence dhe historianë të Luftës së Ftohtë filluan që të merren me rolin e GRU-së, Agjencisë së Inteligjencës Ushtarake Sovjetike (tani ruse) në zhvillimin e programit të armëve bërthamore të Bashkimit Sovjetik në vitet dyzetë.

Pastaj në vitin 2002 historiani rus Vladimir Lota botoi librin “The GRU and the Atom Bomb”. Libri tregon arritjet e një spiuni të GRU-së me emrin e koduar Delmar, i cili, me përjashtim të shkencëtarit britanik Klaus Fuchs, mund ta ketë ndihmuar më shumë se kushdo tjetër Bashkimin Sovjetik që të arrijë barazinë e tij të papritur dhe goditëse bërthamore me Shtetet e Bashkuara në vitin 1949. Më treguesja, në nëntor të vitit 2007 Presidenti rus Vladimir Putin e dekoroi pas vdekjes Koval, i cili ishte çmobilizuar nga Ushtria e Kuqe si ushtar i thjeshtë në vitin 1949, me një yll të artë që e bënte atë Hero të Federatës Ruse – më pas e quajti atë publikisht Delmar. Identiteti i spiunit kish qenë aq sekret sa që vetë Putini, një ish oficer i KGB-së, mund të ketë mësuar për të vetëm në vitin 2006, pasi e pa portretin e njeriut në një ceremoni hapje muzeumi të GRU-së dhe pyeti pakashumë: Kush është ky?

Qyshkur ceremonia e dekorimit praktikisht e flaku tej mbulimin e Koval, studiues perëndimorë janë duke e rishikuar narrativën e spiunazhit Luftës së Ftohtë për aktivitetet e tij gjatë dy viteve që punoi në laboratoret top sekret në Oak Ridge të shtetit Tennessee dhe Dayton të shtetit Ohio. Duke filluar në vitet dyzetë, telegrame të interceptuara të inteligjencës sovjetike ndihmuan që të kapeshin spiunë të tillë të KGB-së si Julius e Ethel Rosenberg dhe Harry Dexter White, një zyrtar i lartë i Departamentit të Thesarit nën Presidentin Franklin Roosevelt që vdiq pas një infarkti menjëherë pasi qe thirrur përpara Komitetit të Aktiviteteve Antiamerikane të Dhomës më1948. Por me përjashtim të Whittaker Chambers – shkrimtarit amerikan që spiunonte për GRU-në në vitet tridhjetë, por u bë një antikomunist i flaktë dhe personazh kryesor në dënimin për gënjeshtër nën betim të ish-zyrtarit të Departamentit të Shtetit Alger Hiss rreth lidhjeve komuniste të tij – “Ne nuk dinim pothuajse asgjë rreth shtrirjes së operacionit të spiunazhit të GRU-së kundër Projektit Manhattan deri kur doli afera Koval”, thotë John Earl Haynes, historian në Bibliotekën e Kongresit dhe një autoritet lidhur me Luftën e Ftohtë.

Ajo çka mund të nxirret deri më tani – nga arkivat perëndimore dhe sovjetike, dokumente të FBI-së, studime dhe intervista me ish kolegë të mbijetuar të Koval në Shtetet e Bashkuara dhe të afërmit e tij në Rusi – është se ai qe i vendosur përsosshmërisht për të vjedhur informacion rreth njërës prej pjesëve më të rëndësishme të bombës, pajisjes që inicion reaksionin bërthamor. Kjo kërkonte jo vetëm planifikim të kujdesshëm, trajnim rigoroz dhe mashtrim të pacipë, por edhe kthesa të habitshme fati dhe, në kontrast me spiunët e njohur të KGB-së, vëren Haynes, “Koval qe një agjent i stërvitur, jo një civil i zakonshëm. Ai qe kjo gjë e rrallë, të cilën ju e shikoni shumë në filma, por rrallë në jetën reale: një agjent i fjetur, një agjent penetrimi, një oficer profesionist”.




Top Story.. - Faqe 2 Missile_1

Më tronditësja, ai kishte lindur në Shtetet e Bashkuara. Studiuesit dinin kaq shumë nga libri i Lota. Tani, pas demaskimit të Koval, është e mundur të gjenden rrënjët e tradhëtisë së tij ndaj atdheut duke u kthyer prapa në Sioux City të shtetit Iowa. Emri zyrtar i saj qe Central High School, por fortesa viktoriane me tulla të kuqe në Sioux City njihej më mirë si Castle on the Hill. E ndërtuar më 1892, ajo ishte një monument ndaj krenarisë së qytetit në fillimin e shekullit, kur Sioux City u duk se po bëhej një Chicago tjetër, një qendër e kulturës dhe e tregtisë që tërhiqte emigrantët nga lindja dhe emigrantët nga Evropa dhe Rusia. Këta të sapoardhur përfshinin një komunitet të konsiderueshëm hebre tregtarësh dhe zanatçinjsh, të cilët menjëherë ngritën sinagoga dhe formuan grupe për të mbështetur chalutzim (“pionierët” në hebraisht) që tashmë po fillonin të vendoseshin në atë që do bëhej Izrael. Të tjerë sollën me vete disa prej lëvizjeve politike dhe ideologjike që qarkullonin në atë kohë në atdhetë e tyre, përfshi komunizmin. Midis tyre ndodhej edhe Abram Koval, një karpentier që emigroi më 1910 nga shteti bjellorus Telekhany, në afërsi të Minsk.

Ai dhe gruaja e tij, Ethel Shenitsky Koval, kishin tri djem – Isaya, lindur më 1912; Zhorzh ose George, lindur Ditën e Krishtlindjeve të 1913, dhe Gabriel, lindur më 1919 – në një shtëpi komode jo larg nga Castle on the Hill. Në vitet pesëdhjetë, kur FBI-ja krijoi një dosje lidhur me Koval që kishte më shumë se 1000 faqe, fqinjët kujtonin se djaloshi George fliste hapur për besimet e tij komuniste. Në vitin 1929, kur mori dëftesën e pjekurisë nga Castle në moshën 15-vjeçare, ai qe në Honor Society dhe anëtar kryesor i ekipit të debatit. (Atë qershor ai kishte gjithashtu një rol kryesor në dramën e klasës: Nothing But the Truth). Pas kësaj, George studioi për Inxhinieri Elektrike në University of Iowa për 2 vjet e gjysëm. Por në atë kohë Depresioni i Madh u dha fund shpresave të Sioux City për t’u bërë një Chicago tjetër dhe Abram Koval mori gruan dhe djemtë e tij për ta kërkuar fatin e tij tjetërkund.

Ai ishte Sekretar i një organizate të njohur si ICOR, një akronim hebraisht për Association for Jewish Colonization in the Soviet Union. ICOR ishte një organizatë komuniste që funksiononte si rivale e shpresave të lëvizjes sioniste për një atdhe hebre në Lindje të Mesme dhe qe në Bashkimin Sovjetik që familja Koval shkoi më 1932. “Ata kishin një pikëpamje të ndryshme patriotizmi”, thotë Ronald Radosh për rusët e dëbuar. “Komunizmi mund të ketë qenë një ëndërr e keqe, por qe një ëndërr që kishte vlerë në sytë e tyre”, shton Radosh, bashkautor me Joyce Milton i The Rosenberg File dhe një studiues i shquar i spiunazhit sovjetik gjatë dhe pas Luftës së Dytë Botërore. “Pjesërisht, qe një trashëgimi e së kaluarës cariste dhe e progromeve. Cari qe armik i hebrenjve”. Duke udhëtuar me një pasaportë familjare amerikane, Koval-sët kishin planifikuar të ktheheshin në Minsk, “por autoritetet sovjetike nuk i lejuan që ta bënin këtë”, thotë Maya Koval, stërmbesa 28-vjeçare e George që banon në Moskë.

“Ata u detyruan të qëndrojnë në zonën e Vladivostok-ut” në të ashtuquajturin rajon Autonom Hebre që Stalini e kish ndërtuar në vitet njëzetë. Ata u vendosën në qytetin Birobidzhan, afër kufirit sovjetik me Mançurinë. Në vitin 1936, një amerikan i quajtur Paul Novick, i cili botonte një të përditshme komuniste në hebraisht në New York City, vizitoi qytetin dhe takoi Koval-sët. Familja, do t’u deklaronte lexuesve të tij, “kishin shkëmbyer pasigurinë e jetës si dyqanxhinj të vegjël në Sioux City për një ekzistencë pa frikë për veten dhe fëmijët e tyre”, sipas një libri që po shkruan shkencëtari politik Henry Srebrnik lidhur me ICOR-in dhe Birobidzhan-in. Duke punuar në një fermë kolektive, Isaya, djali i madh i Koval-ëve, u bë një traktorist kampion dhe u martua me një vajzë hebreje nga Kievi, me të cilën pati 3 vajza dhe 1 djalë. (Ai vdiq në maj të 1987 në një fshat afër Birobidzhan-in).

Pasi përmirësoi rusishten e tij, George u pranua në vitin 1934 që të studionte në Mendeleev Institute of Chemical Technology në Moskë. Atje ai u takua dhe u martua me Lyudmila Ivanova, një studente, babai i së cilës kishte një fabrikë të vogël çokollate në Moskë. 5 vjet më vonë ai u diplomua shkëlqyeshëm dhe fitoi shtetësinë sovjetike më pas. Edhe i vëllai Gabriel ndoqi Mendeleev, por u vra në gusht të 1943 duke luftuar në radhët e Ushtrisë së Kuqe.

Saktësisht se si dhe kur GRU-ja rekrutoi George është e paqartë, por pasi mori diplomën u largua nga Moska si pjesë e një mashtrimi: “U mobilizova në ushtri më 1939 për të mbuluar zhdukjen time nga Moska”, do t’i shkruante Koval më pas Arnold Kramish, një shkencëtar amerikan me të cilin do të zinte miqësi. “Nuk pranoja një ofertë shërbimi dhe trajnimi ushtarak si oficer ushtrie në atë kohë, nuk u betova asnjëherë apo vesha ndonjë uniformë këtu”. Kramish prej një interesi profesional në programet bërthamore sovjetike, rivendosi kontakte me Koval më 2000 dhe qëndroi në kontakt me letër dhe e-maile gjatë 5 viteve të fundit të jetës së Koval. Një gjë që sqaron korrespondenca e Koval është sesi ai u kthye në Shtetet e Bashkuara më 1940, edhe pse të afërm të tij e kishin lënë pasaportën e tyre amerikane: “Hyra në Shtetet e Bashkuara në tetor të 1940 në San Francisco”, i shkruan ai Kramish. “Hipa mbi një tanker të vogël dhe thjesht dola nëpër pikën e kontrollit bashkë me kapitenin, gruan dhe vajzën e tij, të cilat kishin lundruar bashkë me të”.

Koval u nis drejt New York City dhe, thotë Kramish, mori detyrën e zëvendësshefit të stacionit të GRU-së atje. Stacioni ishte me mbulesën e Raven Electric Company, një furnizuese e General Electric dhe firmave të tjera amerikane, me dy zyra në Manhattan. Koval u tha kolegëve të tij se ishte njujorkez i lindur, një fëmijë i vetëm dhe një jetim i pamartuar. 180 centimetra i lartë, me një shikim penetrues dhe pamje të shkujdesur bohemiani, u paraqit si tifoz bejsbolli dhe një shok në tërësi i këndshëm. “Nuk njoh ndonjë që ta urrente George”, thotë Kramish.

Më 2 janar 1941, vetëm muaj pasi kishte hyrë në Shtetet e Bashkuara, Koval regjistrohet për shërbimin ushtarak, duke dhënë një adresë shtëpie në Bronx. Raven i siguroi atij një shtyrje të lidhur me punën për vitin në vazhdim në shkurt të 1942. Sipas historianit rus Lota, drejtuesit sovjetikë të Koval donin prej tij që të vidhte informacion rreth armëve kimike dhe besonin se aftësia e tij për të vepruar kështu do të komprometohej në qoftë se do të rekrutohej. Por shtyrja mori fund dhe më 4 shkurt 1943, George A. Koval u fut në ushtrinë amerikane. Pas trajnimit bazë në Fort Dix të shtetit New Jersey, ushtari Koval u dërgua në Citadel të Charleston në shtetin South Carolina për t’ju bashkuar Njësisë së riemërimit dhe Trajnimit të Specializuar 3410 dhe më 11 gusht të atij viti ai u pranua në një njësi të re, Programi i Stërvitjes së Specializuar të Ushtrisë (ASTP).

Duane Weise, një prej kolegëve të tij atje, beson se Koval arriti një rezultat jashtëzakonisht të lartë në testin e inteligjencës analog të ushtrisë. Lëvizja shënoi hapin e parë të Koval drejt laboratorëve bërthamore të vendit. Ushtria e kish krijuar ASTP-në në dhjetor të 1942 për t’ju siguruar të rekrutuarve akademikisht të talentuar me një edukim paraprak dhe trajnim të specializuar teknik në kolegjet dhe universitetet anembanë vendit. Koval u dërgua për të studiuar Inxhinieri Elektrike në City College of New York (CCNY); ish kolegët e tij të mbijetuar të ASTP-së thonë se ai u bë deridiku një figurë model, bile figurë atërore, për ta.

“Në atë kohë shokët e klasës së tij besonin se nuk kishte njeri më të mirë se George”, thotë Kramish, i cili ishte gjithashtu në program. “Ishte i jashtëzakonshëm në çdo punë që kishte”. Koval ishte një dekadë më i madh se të tjerët, thotë Kramish, dhe sillej në mënyrë më të matur. “Kjo qe një nga anomalitë lidhur me të”, kujton Kramish. “Në retrospektivë, kishte mistere që e bënë atë të dallohej”. Njëri, thotë ai, ishte se Koval nuk dukej kurrë se bënte ndonjë detyrë shtëpie. (“Sigurisht, kjo ndodhte sepse tashmë kishte marrë një diplomë kolegji atje në Moskë, megjithëse ne nuk e dinim në atë kohë”).

Një tjetër talent ishte të ndihmonte shokët e klasës që t’i shpëtonin kontrollit të krevateve nëpërmjet vënies së jastëkëve dhe çarçafëve si “trupa që po flinin” (“Ishte i famshëm për këtë”, thotë Kramish) dhe i pinte cigaret aq shumë sa që pothuajse digjte gishtat (“ky qe një zakon shumë dallues evropiano-lindor”, shton Kramish, “të cilin nuk e dija deri kur vajta në Evropë pas lufte”). Shokët e klasës të mbijetuar të Koval (që në atë kohë nuk dinin asgjë rreth një gruaje në Bashkimin Sovjetik) thonë gjithashtu se ai qe i preferuari i femrave.

86-vjeçari Stewart Bloom, një tjetër student i CCNY-së, kujton se Koval i mungonte e folura me theks njujorkez. “Gjithmonë mendoja se ishte nga Iowa”, thotë Bloom, një i lindur në Chicago, por në urgjencën e luftës i kushtoi pak vëmendje kësaj gjëje deri pothuajse një dekadë pas mbarimit të luftës, kur agjentë të FBI-së u shfaqën në Brookhaven National Laboratory në Long Island, ku po punonte atëherë, për të pyetur rreth ish kolegut të tij.

ASTP-ja rezultoi jetëshkurtër. Nga fundi i 1943, vetëm pak muaj pas rekrutimit të Koval, lufta po kthehej në favor të aleatëve dhe ushtarakët po kërkonin akoma më shumë trupa luftuese për një shtytje finale drejt fitores. Në fillimet e 1944, programi u shkri dhe shumica e pjesëmarrësve të tij u dërguan në këmbësori. Por jo Koval. Së bashku me Kramish dhe rreth një dyzinë të tjerësh nga CCNY-ja, ai u përzgjodh për diçka të quajtur Special Engineer Detachment (SED). Ai ishte pjesë e Manhattan Project, ndërmarrjes së fshehtë që organizonte talentet e shkencëtarëve amerikanë, britanikë e kanadezë në impiantet anembanë Shteteve të Bashkuara për qëllimin e projektimit dhe ndërtimit të një bombe atomike.

Në kohën kur Koval ju bashkua SED-it në mesin e 1944, shkencëtarët e Manhattan Project po ndiqnin dy bomba shumë të ndryshme. Njëra bazohej në një teknologji të njohur dhe relativisht të thjeshtë që kërkonte një formë të rrallë të pasuruar uraniumi. (Në të vërtetë, qe në aq mungesë lënde të parë sa që “testimi” i parë i saj qe në bombën që shkatërroi Hiroshimën). Bomba tjetër do të përdorte plutonium – një element që nuk ishte izoluar deri më 1941. Laboratorët Oak Ridge qenë qëndrorë në zhvillimin e të dy tipave të bombës. Koval u caktua në Oak Ridge.

Këtu fati i mirë i Koval u duk sikur u ndërtua vetë, pothuajse si një reaksion bërthamor: ai u bë një “oficer shëndeti fizik”, i ngarkuar me monitorimin e niveleve të radiacionit nëpërmjet impiantit të shpërndarë, gjë që, sipas dosjeve të FBI-së, i dha atij një akses top sekret. “Ai qe një prej njerëzve të pakët që patën akses në të gjithë programin”, thotë Kramish, i cili punonte në një laborator të ndryshëm Oak Ridge.

Prapë se prapë, të dy takoheshin shpesh me njëri-tjetrin. Në gusht të 1944, Kramish u transferua në Philadelphia (ku u plagos në një aksident laboratorik që vrau dy kolegë të tjerë të tij), por u kthye në Oak Ridge përpara se të caktohej në Los Alamos të shtetit New Mexico. “Këto gjëra mund të mos kenë qenë planifikuar nga sovjetikët apo kushdo tjetër”, shkruan historiani bërthamor Robert S. Norris tek “George Koval, Manhattan Project Spy”, një dokument për t’u paraqitur në një konferencë në Washington pak kohë më parë në Journal of Cold War Studies. “Më shumë, qe një goditje fatlume për GRU-në”.

Bazuar në eksperimentet e kryera në Oak Ridge dhe tjetërkund, reaktorët që mund të prodhonin mjaftueshëm plutonium për një bombë u porositën në Hanford të Washington. Ndërkohë, shkencëtarët zbuluan se plutoniumi i prodhuar në reaktor ishte tepër i paqëndrueshëm për bombën e projektuar që ata kishin në mendje. Materiali do të dobësohej. Ata duhej të dilnin me një “iniciues” që do ta ndihmonte plutoniumin të arrinte reaksionin zinxhir të nevojshëm. Për këtë iniciues ata zgjodhën një formë elementi tjetër të rrallë, poloniumin, i cili gjithashtu prodhohej në Hanford dhe Oak Ridge. Sipas Lota, Koval ishte ngarkuar që të mbante në mbikëqyrje poloniumin e Oak Ridge.

Nëpërmjet një kontakti sovjetik të njohur me emrin e koduar Clyde, Koval i transmetoi Moskës informacionet rreth prodhimit të tij me anë korrierësh, telegramesh të koduara dhe poste diplomatike nga ambasada sovjetike në Washington. Një fakt të rëndësishëm që ai kaloi ishte se poloniumi i Oak Ridge po dërgohej në laboratorët e Manhattan Project në Los Alamos, ku Klaus Fuchs ndodhej duke punuar si agjent sovjetik. “Fuchs u kaloi sovjetikëve informacione vërtet të detajuar rreth projektimit të bombave”, thotë David Holloway, Profesor Historie dhe Shkencash Politike në Stanford University dhe një autoritet kryesor në garën e armëve atomike. Por Koval, shton ai, e dinte se poloniumi që dilte nga Oak Ridge “luante një rol të caktuar në zhvillimin e bombës”, informacion që i ndihmoi sovjetikët të lidhnin gjërat midis Oak Ridge dhe Los Alamos. Më 27 qershor 1945, pas pothuajse një viti në Oak Ridge, Koval u transferua në një laborator top sekret në Dayton të shtetit Ohio.

Ky mund të ishte emërimi më i rrezikshëm i tij: qe atje që iniciuesi me bazë poloniumi hyri në prodhim. Edhe njëherë akoma, Koval u caktua oficer shëndeti fizik, i lirë për të lëvizur nëpër impiant. Atë 16 korrik, iniciuesi kaloi një testim vendimtar: bomba e parë atomike e botës shpërtheu në një vend të quajtur Trinity brenda rrezes së shpërthimit në Alamogordo të shtetit New Mexico. Ky qe shpërthimi që e shtyu J. Robert Oppenheimer, drejtorin shkencor të Manhattan Project, që të citonte Bhagavad-Gita: “Jam bërë vdekja, shkatërruesi i fjalëve”.

Ky shpërthim u dha planifikuesve amerikanë të luftës besimin për të futur një bombë me bazë plutoniumi, përveç një të tille me bazë uraniumi në arsenalin e tyre. Por atëherë Gjermania ishte dorëzuar, kurse Japonia jo. Vetëm tri javë më vonë, më 6 gusht 1945, bomba me bazë uraniumi u shpërthye mbi qytetin Hiroshima, duke vrarë 70000 njerëz menjëherë dhe 70000 të tjerë më shumë nga fundi i vitit. Më 9 gusht 1945, një kopje e bombës Trinity shpërtheu mbi Nagasaki. Pesë ditë më vonë, Perandori japonez Hirohito shpalli dorëzimin e vendit të tij.

Mes shkatërrimit të dy qyteteve, pati thirrje të gjithandejshme për një ndalim të armëve bërthamore. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik propozuan një sistem ndërkombëtar të kontrollit të armëve bërthamore, por një gjë e tillë nuk ndodhi kurrë. Në të vërtetë, sovjetikët e intensifikuan një program bombe atomike që kishin filluar gjatë luftës. Jo më vonë se 31 tetori 1946, CIA vlerësonte se ata do t’ia dilnin “deri diku midis 1950 dhe 1953″; ndërsa muajt kaluan, ky vlerësim u postua më shumë drejt 1953.

Por më 29 gusht 1949, sovjetikët shpërthyen bombën e tyre të parë atomike në poligonin e tyre bërthamor të Semipalatinsk në Kazakistan. Kjo pajisje ishte një armë me plutonium. Por ka qenë jo më herët se 2007 që ushtarakët rusë zbuluan një faktor kyç në arritjen e tyre të përshpejtuar: iniciuesi për këtë bombë qe “përgatitur” sipas “recetës” së siguruar nga agjenti i inteligjencës ushtarake Delmar: Zhorzh Abramovich Koval”, raportoi gazeta e Ministrisë së Mbrojtjes Krasnaya Zvezda kur Koval ju dha ylli i artë.

Më 1949, Presidenti Harry Truman informoi qetësisht publikun amerikan për provën sovjetike. “Kemi dëshmi se gjatë javëve të fundit një shpërthim atomik ndodhi në Bashkimin Sovjetik”, lajmëroi ai më 24 shtator, në një deklaratë prej 217 fjalësh, ku asnjëra prej të cilave nuk ishte “bombë” apo “armë”. “Qyshkur energjia atomike u çlirua për herë të parë nga njeriu, zhvillimi eventual i kësaj force të re nga ana e vendeve të tjera duhej pritur”, tha ai.

Ky probabilitet është marrë gjithmonë parasysh nga ana jonë”. Megjithatë, në prapaskenë shkencëtarët bërthamore, gjeneralët dhe vendimmarrësit politikë po debatonin fort nëse Shtetet e Bashkuara duhet të shtynin për kontrollin e armëve apo për brezin tjetër të armëve bërthamore. Truman e çoi përpara këtë debat në janar të 1950, kur autorizoi zhvillimin e bombës me hidrogjen. Gara e armëve bërthamore kishte filluar seriozisht.

Duke qenë se George Koval përdorte emrin e tij të vërtetë, është tunduese të habitesh se pse ai nuk u vu në pikëpyetje si një rrezik sigurie përpara se të ishte shumë vonë. (Klaus Fuchs u kap pas lufte, i implikuar në të njëjtin grup telegramesh të interceptuara sovjetike që ekspozuan çiftin Rosenberg dhe të tjerë. Fuchs vuajti më shumë se 9 vjet në një burg britanik dhe më pas emigroi në Dresden, ku dhe vdiq në moshën 76-vjeçare më 1988.) Studiues dhe analistë ende po përpiqen të gjejnë se pse Koval kaloi pa u vënë re. Një arsye mund të jetë se sovjetikët qenë aleatë të Shteteve të Bashkuara në atë kohë; përpjekjet e kundërzbulimit qenë të përqëndruar në agjentët gjermanë.

Një tjetër është se rivaliteti midis shërbimeve i dëmtoi përpjekjet e Manhattan Project për të shqyrtuar shkencëtarët e tij. Sipas Kramish dhe të të tjerëve, Gjenerali Leslie Groves, drejtori ushtarak i Manhattan Project, nuk e besonte FBI-në për të bërë kontrolle sigurie, duke preferuar më shumë që të mbështetej në oficerët e kundërzbulimit ushtarak. Një mundësi e tretë është se gjatë kohës së luftës, aleatët zgjodhën talentin shkencor ndaj kurrikulave të pastra të sigurisë. “Njerëz si Oppenheimer kishte të gjitha llojet e lidhjeve të diskutueshme. Problemi ishte: Çfarë bënit lidhur me këtë?”, thotë Jon Lellenberg, një oficer politike dhe strategjie me Zyrën e Sekretarit të Mbrojtjes. “Në qoftë se Oppenheimer ishte aq thelbësor sa dukej dhe aq i përkushtuar ndaj suksesit sa ishte, atëherë ia vlente barra qiranë ndonjë rrisk politik për hir të programit”. Më së fundi, ishte faktori kohë: më 1949, kur sovjetikët shpërthyen bombën e tyre, George Koval ishte larguar nga Shtetet e Bashkuara.

Largimi i tij qe i matur. I çmobilizuar me të gjitha nderet nga ushtria më 1946, ai u kthye në Bronx dhe në CCNY. Ai ju bashkua Eta Kappa Nu, një rreth inxhinierie elektrike, dhe e mori bakalaueratin në Inxhinieri Eleketrike cum laude më 1 shkurt 1948. Pak muaj më pas, ai u tha shokëve se po mendonte për të shkuar jashtë vendit, në Poloni apo Izrael. Sipas Norris, Koval siguroi një pasaportë amerikane për udhëtim 6-mujor në Evropë për llogari të një kompanie të quajtur Atlas Trading. Atë tetor ai u nis drejt Le Havre në bordin e një transoqeanikut “America”, për të mos u kthyer më kurrë.

Është e paqartë se çfarë e shtyu FBI-në që të hapte investigimin e saj të mesit të viteve pesëdhjetë ndaj Koval. Dosjet bruto rezultuese, të përmbledhura në 6 vëllime, përfshijnë intervista tipike të hollësishme të FBI-së në miq, të afërm dhe kolegë të Koval, ku shumica e emrave të tillë janë fshirë. Ndërsa transkriptimet hedhin pak dritë rreth vendndodhjes së Koval pasi u largua nga Shtetet e Bashkuara – një kartolinë nga Argjentina, një shfaqje e raportuar në Paris – ato nuk ofrojnë asnjë konkluzion rreth aktiviteteve apo motivacioneve të tij. Në dekadat e mëpasme Kramish u përpoq ta gjejë shokun e tij të vjetër të ushtrisë, edhe pasi deduktoi nga intervista e tij me FBI-në se Koval kish qenë spiun. Rreth vitit 2000, thotë Kramish, ai qe në National Archives dhe “rastësisht” u ndesh me disa referenca lidhur me Koval dhe Mendeleev Chemical Institute.

Kramish kontaktoi institutin dhe siguroi një numër telefoni për të. Kramish telefonoi dhe Koval u përgjigj. “Qe një moment emocionues për të dy ne”, thotë Kramish. Ata filluan korrespondencën me letra, thotë ai, dhe më pas stërmbesa e Koval e bindi atë që të përdorte e-mail. Jeta paslufte e Koval në Rusi qe dukshëm pa ngjarje. “Kam frikë se do të mbeteni keq po të mësoni se nuk kam marrë ndonjë vlerësim të lartë mbas kthimit”, i shkruan ai Kramish në maj të 2003. “Jeta në Bashkimin Sovjetik qe e tillë që aktivitetet e mia në vend të më sillnin vlerësime, patën një efekt të kundërt, shumë negativ, ndaj jetës time”. Kur u largua nga ushtria sovjetike më 1949, shkruan ai, “I mora dokumentet e çmobilizimit si pushkatar jo i trajnuar në rangun e ushtarit të thjeshtë – me 9 vjet shërbim në forcat e armatosura!”.

Ky vlerësim i dobët, bashkuar me bekgraundin e tij akademik dhe të huaj, “më bënë një tip shumë të dyshimtë”, shkruan ai, veçanërisht në mes të “fushatës së tmerrshme antisemite të nxitur dhe të ekzekutuar nga qeveria, e cila ishte në pikun e saj në fillimin e viteve pesëdhjetë”. Ai kërkoi që të punonte si kërkues apo si mësues, por “asnjeri nuk donte të rrezikonte duke më marrë në punë” – pjesërisht, besonte ai, sepse dikush me të kaluarën e tij mund të ishte spiun amerikan. Ai i kërkoi kontaktit të tij në GRU që ta ndihmonte për të gjetur një punë – “hera e vetme që e bëra”.

Kontakti e përcolli kërkesën, por, shkruan Koval, “edhe urdhrat e Ministrisë së Arsimit nuk më sollën asgjë më të mirë se një asistent laboratori”. Puna qe në Mendeleev Institute. Eventualisht, ai avancoi në marrjen e një pune mësimdhënëse aty. Sipas Yuri Lebedev, një koleg i vjetër në Mendeleev, studentët e Koval do të qeshnin kur shqiptonte fjalët ruse për “termoçift” dhe terma të tjerë teknikë me një theks amerikan. Lebedev thotë se Koval bënte udhëtime të shpeshta në Khabarovsk për të parë të afërmit dhe, në vitin 1966, solli nipin e tij Gennady në Moskë për të jetuar me të dhe studiuar në Mendeleev.

Stërmbesa Maya, një menaxhere marketingu, erdhi të banojë me Koval në apartamentin e tij në Moskë 4 vjet përpara vdekjes së tij. “George ishte kreu i familjes tonë: i zgjuar, i kthjellët dhe shumë, shumë i këndshëm”, thotë ajo në një intervistë me e-mail. “E admironim intelektin, dijen dhe ndjenjën e taktit të tij. Ne kishim dijeni për punën e tij me GRU-në. Asnjë detaj – ne thjesht dyshonim se ishte deri diku i lidhur me bombën bërthamore, kaq. George nuk na foli kurrë për punën e tij. Kjo ishte një çështje e ndaluar”. Gjatë dekadave të Koval si akademik në Moskë, fakti që shërbimi i tij ndaj atdheut të adoptuar shkoi pa u vlerësuar e zemëruan shumë. Në 2003 i shkroi Kramish se kishte marrë një medalje të ulët pasi ishte kthyer në Rusi, por vlerësime më të mëdha “u shkuan njerëzve të karrierës”.

Fuchs “e mori vlerësimin e tij, jo një shumë të lartë (dhe qe tejet i pakënaqur për këtë) vetëm pasi qe liruar nga burgu dhe punonte si fizikan” në Gjermaninë Lindore dhe “vetëm shumë vonë, kur Lota filloi të gërmojë në arkiva dhe nxorri në dritë historinë time, mua mu dha një medalje rrallë e dhënë” për shërbim në inteligjencën e jashtme me një ceremoni të mbyllur. Megjithatë, pavarësisht trajtimeve jo të mira të pësuara dhe kthimit të trazuar në jetën sovjetike, George Koval e përfundon e-mail e tij me një notë stoike: “Ndoshta nuk duhet të ankohem (dhe nuk po ankohem, vetëm po përshkruaj sesi qenë gjërat në Bashkimin Sovjetik në atë kohë), por të jem mirënjohës që nuk e pashë veten në ndonjë gulag, siç dhe mund të kish ndodhur fare mirë”.

Deri në fund, ai qëndroi i palëkundur rreth tradhëtimit të vendlindjes së tij. Duane Weise, kolegu i tij i ASTP-së, duke parë në kthesat e fatit të Koval, ofron teorinë se ai aktualisht qe agjent i dyfishtë. “Është vetëm një hipotezë, por ka pak si shumë koinçidenca”, thotë Weise. Megjithatë, Kramish e shikon çështjen në mënyrë më të drejtpërdrejtë: “Koval nuk pati asnjëherë ndonjë brengë”, thotë ai. “Ai besonte tek sistemi”.

metropol
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Feb 13, 2013 5:57 pm


Kush eshte ''kumbara'' e monedhes tone,LEK


Top Story.. - Faqe 2 300px-10_Lek%C3%AB_viti_1947_%28P%29

Deri më 1912, Shqipëria përdorte Lira Turke, valutën Otomane. Pas pavarësisë, një periudhë e kaosit politik vonoi paraqitjen e një valute kombëtare deri më 1926. Gjatë kësaj kohe, shumë valuta të jashtme qarkulluan, veçantërisht ato të Unionit Monetar Latin.

Para letër u prodhuan gjatë kësaj kohe . Kartëmonedhat u prodhuan për Beratin, Gjirokastër, Korçën, Shkodrën dhe Vlorën. Denominimet përfshinin para dhe grosh (baraz me nën-njësitë e lirës Turke), Lirës Italiane, franga argjent , frankës, qint, qindtar dhe skender. Shihni Franga Korçare, Skender Korçar dhe Franku Vlonjak për më shumë.

Leku shqiptar për hrë të parë është futur në përdorim nga mbreti Ahmet Zog në vitin 1924. Emërtimi vjen për nder të Aleksandrit të Madh, mbretit shqiptaromaqedonas, që ndryshe quhet edhe Leka i Madh ndër shqiptarët. Ka qenë në prerje ari, argjendi dhe bronz

Sipas biografëve të Mufit Libohovës, ka qenë pikërisht ai që ka propozuar emrin Lek gjatë kohës që ushtronte detyrën e Ministrit të Financave. Mufit Libohova ose Mufid Bej Libohova, lindi në vitin 1876 dhe vdiq në vitin 1927.

Rrjedh nga oxhaku i vjetër i familes Libohova që për shumë kohë gjatë Perandorisë Otomane kanë sunduar Janinën. Mufit bej Libohova. Ai ka qenë kryeministër i Shqipërisë gjatë një periudhe të shkurtër gjatë viteve 1913 – 1914.

Ishte pjesë e udhëheqësisë së shtetit shqiptar për nëntë vite nga viti 1912 e gjer në vdekje si Ministër i Drejtësisë, Ministër i Punëve të Brendëshme, Ministër i Financave dhe Ministër i Punëve të Jashme. Gjithashtu ishte themelues i Bankës së Shqipërisë. Ka lënë edhe një numër veprash me përmbajtje historike e juridike.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Feb 25, 2013 8:14 am


E mira e ka nje te keqe,e keqja e ka nje te mire


Top Story.. - Faqe 2 330063-%CF%80%CE%B1%CF%80%CF%80%CE%BF%CF%85%CF%82

Tregim i jetuar nga Athina: Drama e një shqiptaro-greku që ka ndërruar emrin për të mbijetuar në Greqi dhe tani kërkon të vijë në Shqipëri për të gëzuar emrin e vërtetë

Pas shumë peripecish të ankthshme në Athinë, fillova punën. Banoja në Platine Vathi, në një hotel të vjetër, por me një emër të bukur “ Orea Thesalia “ …. Po afroheshin Krishlindjet . Të dielën shkova në lagjen Anoilisja, ku banonte një kushërira ime familjarisht. Aty nga ora dhjetë dolëm me kushërirën për të psonisur në “Laiqi”. Ishte ky një pazar me mjaft interes për qYtetarët.

Zhivllohej një herë në javë në çdo lagje. Bllokohej një hapësirë rrugësh për qarkullimin e automjeteve dhe vërshonin aty bashkë me mëngjesin tërë llojet e mallrave me një çmim më të ulët se mallrat e dyqaneve. Pasi mbushëm një karrocë dore me ushqimet që duheshin për të gjithë javën ,shkuam te një banak i improvizuar mbi të cilin ekspozoheshin gjithfarë lulesh të freskëta.

Kushërira do blinte një tufë lulesh për pronaren e shtëpisë ku ishte strehuar, e cila kishte ditëlindjen. Në mes të luleve qëndronte i gatshëm për të shërbyer një burrë i shëndetshëm rreth të gjashtëdhjetave. Ndërsa bisedonim me kushërirën për zgjedhjen e luleve, shitësi na foli shqip:

-Urdhëroni patriote, me se mund t’ju shërbej?

-Shqiptar qenkeni? E pyeta disi i befasuar.

-Po , shqiptar jam, të shkretën ,çish të jem?, – u përgjigj në dialektin çam.

-Tuajat janë lulet?

-Të miat.

-Bravo, sa mirë qenkeni rregulluar kaq shpejt?!. i thashë kureshtar.

-Jo errmi, nuk jam refugjat, jam vendas, domethënë shqiptaro-grek.

-Po si e paske ruajtur gjuhën kaq mirë?

-E kemi ruajtur ne të moshuarit, ..të rinjtë e flasin përzier.

- Si quheni?

- Vasil…

- Ç’ne Vasil? – këmbëngula.

Ai qeshi dhe ma shpjegoi:

Kur çamët u larguan me dhunë pas luftës së dytë botërore, ne nuk mundëm të largoheshim dot. Kështu erdhi puna. Grekët na kërkuan ose të ndërronim emrat dhe të jetonim të qetë, ose të largoheshim në Turqi: Pleqtë vendosën të qëndronim.

Nuk kishim mundësi të merrnim udhëtime nëpër botë. Kështu unë kalova nga “Vesel” në “Vasil” . Tashti jam larguar nga vendlindja. Jetoj nja dyzet kilometër larg Athinës. Kam shtëpinë time dhe një serë, ku i prodhoj vetë lulet.Kam edhe një kamjonçinë që i sjell nëpër tregje.

Pa çish të bënim errmi? Duhet jetuar e shkreta jetë , – tha si për t’u shfajësuar. Ngaqë kisha takuar shumë refugjatë shqiptarë , të cilët, për t’u pranuar në punë, e kishin ndërruar emrin mysliman, por që i mundonte ankthi i atij veprimi , e pyeta Vasilin : Më thuaj të vërtetën, nuk ndien ndonjëfarë frike kur kujton emrin tënd të vërtetë që të kanë vënë prindërit?

-Mbase ke parë nëpër disa zyra se si punonjësit mbajnë të varur në grykë një tabelë të shndritshme, ku shkruhet emri i tyre? – më pyeti. Unë e aprovova me kokë, kurse ai vazhdoi: Sa herë më shkon mendja te emri i vënë nga gjyshi, më duket sikur në qafë kam të varur një tabelë si ajo që të thashë, ku shkruhet : “Ky njeri ka ndërruar emrin”!. Ee…….çish të bësh, kështu na ra jeta dhe duhet ta jetojmë vëlla!

Sinqeriteti i tij më dha kënaqësi të veçantë. Në të gjitha fjalët që thoshte ishte i saktë . Urrejtjen e “afendikojve” grekë ndaj emrave myslimanë të shqiptarëve, e kisha provuar vetë kur fillova për herë të parë punë si shitës në Agoria, në qendër të Athinës, ndonëse rastësisht kisha një përparësi, të cilën e dija përpara se të shkoja në Athinë : nga gjysma e parë e shekullit të njëzetë në Greqi kishin jetuar dy poetë me famë popullore: Sucos dhe Suris.

Ishin bejtexhinj të njohur, si Selim Hasani ynë, nga Brataj i Vlorës. Në fabrikën ku kisha nisur punë si saldator dhe tezgjaist, megjithqë brenda muajit kisha krijuar miqësi me bashkëpunëtorët e mi, kur u tregova edhe mbiemrin “Sulejmani”, më rrethoi një mjergull e ftohtë, sikur në mes tyre të ishte futur bash Sulltan Sulejmani.

Kështu mbiemrin që shkonte në ”ekstrem” nuk ma përmendnin fare , ndërsa emrin ma rregulluan me atë të Suriut poet, me të cilin ishte emërtuar edhe një rrugë në periferi të Athinës.. Gjatë një jete tepër të lëvizshme nepër kantjeret e atdheut, më kishte rënë rasti të punoja me çekët, rusët, polakët, por tek askush nuk kam gjetur bezdinë, apo të keqen e emrit, ndryshe te të tjerët, siç ndodhte me grekët!

Nuk e kuptoj çfarë e mundon këtë popull të lashtë!! Duke i njohur nga afër , përreth një viti e gjysmë, nuk kisha vënë re ndonjë epërsi, përkundrazi, në masën e gjerë ndihej lehtë mediokriteti në kulturën e përgjithshme…Bashkëpunëtorët e mi çuditeshin se si unë “allvanosi” njihja Kazanzaqin, Ricosin, historinë e njerëzve të mëdhenj të antikitetit, apo edhe tragjedinë e Niko Bellojanit…

Në kohën kur po ndaheshim me Vasilin, ai më përqafoi dhe më tha:

Më beso vëlla, jam në hall. Tashti që Shqipëria ka ecur përpara dhe është bërë mirë, ndërsa Greqia po ikën poshtë e më poshtë, nuk do ishte keq të vija atje për punë, të bëja dy sera me lule … Mund të ndodhë që unë Vasili , të kërkoj atje emrin tim Vesel. Kush ja din kësaj bote se sa ndryshon, ore vëlla! Dhe ia dha të qeshurit me gjithë zemër.Vetëtimthi pashë një lot t’i shkiste vjedhurazi deri poshtë, gjersa u ndal te mjekra…dhe u duk se ngriu.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Feb 26, 2013 10:35 am



Jeta e Edgar Poe's, një tragjedi e gjallë

Top Story.. - Faqe 2 Edgar-Allan-Poe-thumb-300x449-25485

Poe është një shkrimtar dhe poet amerikan, ndër më të njohurit dhe më të përkthyerit. I famshëm për poezinë e tij të zezë, të rrethuar nga mjerimi dhe misteri, quhet poeti që krijoi letërsinë kriminalistike dhe atë fantastike shkencore. Edgar Poe ishte i pari shkrimtar i njohur amerikan, i cili provoi të fitonte jetesën vetëm nëpërmjet shkrimeve të tij, gjë që i solli një jetë dhe një karrierë me shumë vështirësi financiare. Poe cilësohet si një tragjedi e gjallë. Jeta e Poesë ishte një shtrëngatë e ngjarjeve të pafata, të cilat frymëzuan edhe disa nga shkrimet e tij më gotike, romantike e të errëta. Ja cilat ishin 10 trishtimet më të mëdha të Poesë.

Jetim. I lindur në vitin 1809, ishte fëmija i dytë i dy aktorëve Elizabet dhe David Poe. Në vitin 1810, babai i tij braktis familjen. Në vitin 1811, mamaja e tij vdes nga tuberkulozi i mushkërive, duke e lënë jetim. Ky do të jetë fillimi i jetës së tij mizore.

I papërkrahur. Ndërsa Poe jetonte në familjen birësuese Alen, patriarku Xhon Alen, një tregtar skocez, e nënvlerësonte Poenë në të gjitha mënyrat emocionale dhe financiare. Ai madje nuk u adoptua kurrë legalisht. Në kohën kur Poe shkonte në shkollë, babai i tij birësues nuk i dha kurrë para të mjaftueshme apo mbështetje dhe shumë shpejt Edgar u detyrua të fillonte kumarin. Edhe pse Xhon Alen kishte trashëguar para të shumta nga xhaxhai i tij, paratë që i çonte Poesë për veshje ishin të shënuara si borxh. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të Poesë, ai mori rrugën për t’u bërë një shkrimtar i uritur.

E dashura e parë martohet me një tjetër. Përpara se Poe të shkonte në shkollë, ai u lidh me një vajzë të quajtur Sara Roister, por kur ai u largua për në Universitetin e Virxhinias, vajza e detyruar nga babai i saj, i cili i shkatërroi dhe të gjitha letrat e Poesë, u martua me një të pasur. Ata dukeshin të lumtur dhe kishin dy fëmijë, por në vitin 1844 bashkëshorti i Virxhinias vdes, duke i lënë familjes një pasuri prej 100,000 dollarësh me kushtin që gruaja të mos rimartohej.

Nëna birësuese vdes. Gjatë kohës kur babai birësues i Poesë nuk i kthente asnjë nga letrat që Poe i shkruante, Françeska, nëna birësuese e tij, u sëmur dhe vdiq në vitin 1829. Shkrimtari nuk u lajmërua për këtë fakt dhe as për varrimin. Vdekjen e saj ai e mori vesh rastësisht kur shkoi për vizitë.

I mohuar nga familja Foster. Xhon Alen u martua përsëri dhe vazhdoi jetën e tij, duke e shpërfillur plotësisht Poenë. Kur gruaja e tij zbuloi se Alen kishte fëmijë jashtë martesorë, ajo kërkoni që Xhoni ta mohonte djalin. Kështu ndodhi që kur babai i tij jo biologjik vdiq, e gjithë trashëgimia e tij i kaloi fëmijëve të ligjshëm, ku Poe nuk bënte pjesë, pasi nuk ishte birësuar kurrë.

Vëllai i vdes nga alkooli. Pasi Poe u mohua nga familja e tij e dytë, ai u përpoq të lidhej me të afërmit e tij të familjes biologjike dhe me vëllain e tij Henri. Ky i fundit, për fat të keq, kishte vdekur nga problemet me alkoolin. Alkooli ishte një shqetësim dhe i Poesë, prej të cilit kishte humbur shumë shpesh punën.

Gruaja e parë i vdes nga tuberkulozi. Gjatë kohës kur ai u kthye tek të afërmit, dashurohet pas Virxhinias, kushërirës së tij 13-vjeçare. Ata u martuan në mënyrë të fshehtë në Baltimore, duke gënjyer për moshën e vajzës. Poe në atë kohë ishte 26 vjeç dhe ceremoninë e dasmës e bënë pasi shkrimtari arriti të siguronte disa para nga shkrimet e tij. Fatkeqësisht teksa një ditë Virxhinia këndonte dhe luante piano e lumtur, ajo zbuloi se kishte tuberkuloz. Vdiq kohë më pas, duke e lënë Poenë e ri dhe të dëshpëruar.

Romanca të dështuara. Pas humbjes së Virxhinias, Poe ndihej bosh dhe këtë boshllëk vendosi ta mbushte me alkool dhe femra të tjera. Ai u fejua me poeten Sara Uitman, fejesë që u prish prej teprimit me alkoolin nga ana e Poesë. Pas kësaj ai i hodhi sytë nga e dashura e tij e shkollës së mesme, me të cilën u fejua, por nuk arriti të martohej, pasi jeta e tij u shua.

Një vdekje mizore. Arsyeja e vdekjes së tij nuk dihet, por ka ndikuar për të alkooli, kolera, droga, sëmundjet e zemrës, epilepsia, tuberkulozi dhe faktorë të tjerë. Ai u gjet në rrugët e Baltimores i çmendur dhe i veshur keq, ku një kalimtar e dërgoi në spital, ku edhe vdiq. Fjalët e tij të fundit thuhet se kanë qenë: “Zot, ndihmoje shpirtin tim të varfër!”

I poshtëruar nga rivali i tij në letërsi. Sikur të mos mjaftonte jeta e vuajtur dhe vdekja mizore e Poesë, rivali i tij në letërsi vazhdoi ta poshtëronte edhe pas vdekjes, për shkak se Poe kishte shkruar disa kritika të ashpra për të. Rivali i tij Rufus Grisuord shkroi nekrologjinë dhe biografinë e parë të Poesë, të cilat i mbushi me gënjeshtra dhe poshtërime. Ai e quajti atë një pijanec, një të droguar, një feminist dhe një njeri të pamoralshëm, i cili nuk kishte asnjë mik. Biografia e ashpër që rivali i Poesë i bëri atij, rezultoi se kishte dhe anën e saj pozitive, pasi veprat e Poesë filluan të shiteshin dhe lexoheshin shumë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu Feb 28, 2013 1:04 pm


Dy të dashuruar kanë varur veten nën një lis në stilin e Romeo dhe Zhulietës.


Top Story.. - Faqe 2 Romeo3

Victoria Kish-Donovan, 24 vjecare, ka vrarë vetën vetëm katër ditë pas vetëvrasjes së të dashurit Raymond Oswell, 31 vjecar.
Raymond nuk mund të jetonte me zemrën e thyer pasi Victoria i kishte dhënë fund romancës së tyre shtatë vjeçare.

Por pastaj ajo ishte aq shumë e pikëlluar me vdekjen e tij në muajin qershor sa bëri vetëvrasje ashtu si i dashuri i saj.

Para se të bënte vetëvrasje, Victoria shkonte çdo ditë tek pema ku ish i dashuri e kishte varur vetën. Pemën e kishte bërë vend të shenjtë pasi që kishte vendosur fotografi të Raymondit, lule dhe shumë qirinj. Kurse para se t`i jepte fund jetës së saj, ajo kishte shkruar në një letër “Përgjithmonë së bashku. Të dua Ray”.

Victoria ishte gjetur e varur në pyllin Hatchetts, Wythenshawe, nga një grupi i djemve. Në ato caste ajo po jepte frymën e fundit por djemtë nuk mundën ta shpëtonin.

Top Story.. - Faqe 2 F1_28-romeo11362050227

Mjeku ligjor dje ka thënë se “ Ishte një përsëritje e një drame të famshme të Shakespeare të quajtur Romeo e Zhulieta, por kjo është bërë në kohërat moderne”.

Ata ishin ndarë në mars të vitit të kaluar kur Victoria i kishte thënë Raymondit se çdo gjë kishte marr fund ndërsa ai kishte dyshuar se ajo po takohej me dikë tjetër.Por familjet e viktimave kanë thënë se lidhja e tyre ishte shumë e mirë.

“Këto janë rrethana të dhimbshme. Ata ndoshta kanë pasur mosmarrëveshje si gjitha çiftet tjera por ata kishin një marrëdhënie shumë të mirë mes vete”.Motra e Victorias Simeone, 29 vjece, ka thënë “Ata ishin shumë të dashuruar. Vetëm nga një gabim tani familjet duhet të ndahen në dy pjesë”.

Nëna Paula Donavan, ka thënë se “Victoria shkonte çdo ditë tek pema dhe nuk ndalej duke qarë, ajo fajësonte vetën për atë çfarë i kishte ndodhur Rayt”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Mar 01, 2013 6:37 pm


Fshati që jeton në -71 gradë


Top Story.. - Faqe 2 Oymyakon-russia-map_320x180


Meteorologët kanë regjistruar temperaturën -71 gradë celsius në fshatin rus Oymyakon, në të cilin madje as aeroplanët nuk mund të kalojën dot gjatë dimrit. Aty nuk rritet asgjë dhe banorët ushqehen me mish kali, por asnjëherë nuk vuajnë nga uria. Vendasit gjatë gjithë ditës bëjnë xhiro me vetura nga frika se nëse ndalen ato nuk do të ndizen përsëri.

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcTuKkPqFcpGKLO62YZjagnPmF-LJEAh4hOwITxpaN7E67oLwCxZ

Gërmimet për varre mund të zgjasin deri në tri ditë, derisa toka të shkrihet me thëngjill të nxehtë. Në kohën kur Britania po përballet me dimër, ka edhe të tjerë në Rusi që jetojnë në temperatura deri në -71 gradë celsius. Fshati Oymyakon në veri të Rusisë njihet edhe si “Poli i të ftohtit” dhe ka mesatare të temperaturave -50 gradë celsius gjatë muajit janar, kështu që nuk ka dyshim se është fshati më i ftohtë i banuar në gjithë botën.

Ky është rekord i temperaturës më të ulët që është regjistruar ndonjëherë në lokacione të banuara në Tokë dhe njëherësh temperatura më e ulët e regjistruar në hemisferën veriore. Fshati, në të cilin banojnë rreth 5000 persona, në vitet 1920 dhe 1930 ishte një ndalesë për barinjtë e drerëve, të cilët i freskonin tufat e tyre në pranverën termale.

Top Story.. - Faqe 2 2610270482_fbf743e9b9

Mirëpo, qeveria sovjetike, në përpjekjet për të sistemuar popullatat e saj nomade, u zmbraps, duke besuar se do të ishte e vështirë që ata të kontrollohen si në aspektin teknologjik ashtu edhe në atë kulturor, e bëri këtë vend si një zgjidhje të përkohshme.

Problemet ditore me të cilat përballen banorët që jetojnë në Oymyakon janë: ngrirja e ngjyrës së stilolapsave, syzave dhe baterive që e humbin fuqinë. Atyre u është thënë të vozisin gjatë gjithë ditës, sepse nëse i ndalin veturat nuk do të jenë më në gjendje t’i lëvizin nga vendi.

Edhe nëse do të kishte valë, telefonat nuk do të punonin në kushte të tilla. Një tjetër problem që shkaktojnë temperaturat e ulëta është varrosja e trupave të vdekur, procedurë kjo që mund të zgjasë deri në tri ditë. Toka fillimisht duhet të ngrohet në mënyrë që të jetë e përshtatshme për t’u gërryer.

Top Story.. - Faqe 2 624cf7f3735f883ce6226571ae0710a1_Generic

Ky proces përsëritet disa herë derisa të arrihen rezultate. Për ironi emri Oymyakon e ka kuptimin “ujë jo i ngrirë’, meqë ka pranverë të nxehtë. Shumica e shtëpive në këtë fshat përdorin qymyr dhe dru për t’u ngrohur dhe nuk kanë kushte moderne të jetesës.

Meqenëse aty nuk mund të kultivohet asgjë, ata ushqehen me mish. I gjithë fshati e ka vetëm një dyqan. Për befasi, banorët e këtij fshati ndryshe nga të tjerët u qëndrojnë temperaturave të ulëta. Fshati është i vendosur 750 metra mbi nivelin e detit dhe gjatësia e ditës varion nga 3 orë në dhjetor deri në 21 orë gjatë stinës së verës. Pavarësisht të ftohtit në dimër, gjatë qershorit, korrikut dhe gushtit, temperaturat jane te larta....deri ne 32 grade
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Mar 05, 2013 2:43 pm


Nje tregim i kendshem i Amalia De Rades,nena e te madhit Aleksander Moisiut

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcTtXC_4wAQmKI9W0_Wx9P_PVzhOUaInMte5GPkGXnV4ddM7vwHE

Pёr Aleksandër Moisiun ёshtё folur, shkruar e debatuar shumё. Pёr shumё kohё ai ka qenё objekti kryesor i gazetave e revistave nё fushën e artit skenik, ku komentet ishin tё shumёllojshme.

Pat kritika tё ashpra, nganjёherё dhe fyerje, por pat edhe objektivitet, simpati e dashamirёsi. Edhe miqtë e tij, kolegёt apo drejtuesit e teatrove, pёrcollёn shpesh në shtyp kujtime nga karriera e tij profesionale, aktiviteti si dhe jeta e tij private.

Dëshiroj të sjell këtu disa fragmente kujtimesh, kritikash, vlerësime nga jehona e shfaqjeve dhe e lojës së tij aktoriale, të panjohura deri tashti për lëxuesin shqiptar, pra ccfarë të tjerët kanë shkruar dhe folur për Moisiun duke filluar nga nëna e tij Amalia de Rada.

Në revistën “Die Komödie” që botohej në Vjenë, ku trajtoheshin problemet e jetës teatrore, vendosja e kontakteve të aktorve dhe artistëve austriak me pjesën tjetër të botës, ku publikoheshin talentet e reja e po ashtu kritikat e ndryshme, në numrin e saj 35, të vitit 1921 u botua një intervistë me Amalia de Raden, nënën e aktorit me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiut.

Gazetari e titullon këtë intervistë “Bei Moissis Mutter” (tek nëna e Moisiut). Mendoj se është interesante për lexuesin të njohë disa pjesë të kësaj interviste e po ashtu edhe shenimet personale të familjes që gjinden në arkiven e Teatrit Kombëtar Austriak, ku përfshihen edhe kujtimet e nënës, për mbretin e skenës Aleksandër Moisi.

Autori e fillon shkrimin me fjalët e Franz Molnár (1):
Ccdo ditë mund të jetë një festë e vogël Krishtlindjeje..... Vetëm se ju nuk mund ta kuptoni. Cdo ditë mundet që një grua e zgjedhur, të lindë atë që është “i shumëprituri”.... Që ta sjellë për ju, shumë orë e ditë mbi tokë.... Edhe kur Moissiu u lind, askush nuk e kuptoj që ishte një Krishtlindje e vogël...

Autori vazhdon: Mund të duket qesharake apo fëmijrore, por sa unë shkela te pragu i shtëpisë për të takuar zonjën Moisi, në një shtëpi plot dritë e mikpritëse, hoqa këpucët (me qëllim të mirë) dhe pata një ndjenjë mbrenda vehtes: ....ja.. toka e shenjtë...

Këtu nënë Amalia jeton me vajzat e saj, të cilat e rrethojnë atë me dashuri e kujdes. Kjo grua e pastër dhe e fortë në karakter, mban në muret e dhomave të dritëshme të shtëpisë, me qindra foto të djalit të saj TE MADH.... Në mëndyrë të pandërprerë, si frymëmarrja apo rrahjet e zëmres, të shoqëron në këtë ambient një ndjenjë mirësie e ngazëllimi nga prezenca e kësaj zoje e amvise shtëpie.

Nëpërmes toneve të zhurmave dhe bisedave ditore, duket se kumbon në kujtimin e saj në ccdo minutë, ai tingull i këndshëm i një zëri që është i veccantë dhe i papërsëritshëm, ai i Aleksandrit.

Me sy të mbyllur apo të hapur ajo arrin të perceptojë vetëm një figurë. Mendimet e saj sillen pa pushim në një rreth, e mbajnë një emër: Alessandro. Ditë e natë digjen për te qirinjtë, në altarin e dashurisë prindore.

Për nënën Amalia de Rada, Aleksandri si më i vogli ndër fëmijë ishte i përzgjedhuri i saj. Ajo e thërriste atë Sandro..

Në ccdo jetë njerёzore ndodhin gjëra të trishtuara, apo jo? – bisedon ajo me intervistuesin, por unë nuk duhet të ankohem për ccka kam pasur në jetë. Ju nuk mund të përfytyroni sa i mirë është Alessandro. Ai perpiqet të ndihmojë të gjithë, ai dhuron shumë, edhe aty ku nuk njeh....

Sandroja është mё i miri, asnjeri tjetёr (..në mes miliona njerëzve..) nuk ёshtё kaq i mirё si ai. Nuk flas më tepёr mbasi ai ёshtё djali im. Tё gjithё ato qё e njohin e dijnё kёtё.... gjysmёn e rrogёs qё merr ai e dhuron... ccdo njeri që i vjen, ai e degjon me vemendje dhe i jep... i jep sa mundet me vehte.

Kurr nuk e dëgjon të flasë apo të mburret për ato që jep...sikur ai vetë të ishte milioner.. Shumё nga ato që vijnë e genjejnё: njëri paraqitet si njё piktor i rёnё në fatkeqёsi, një tjetër tregon një “fatkeqësi” tjetër, gjëra që nuk janë aspak të vërteta. Ai beson dhe dishron cdo të mirë për njerzit.

Kur ndokush i tregon diccka të keqe, ai mundohet ta ngushëllojë duke i thënë: .... mos e beso këtë të lutem, kjo nuk mund të jetë e vërtetë, kjo është e gjitha një trillim... Ai dhuron shumë, më tepër secc duhet.... por ai duhet të mendojë edhe për të ardhmen e jetës së tij...ai ka një zemër të dhimbëshme e kjo nganjëherë më frikëson.

Dëshira e tij është që ti bëjë të gjithë njerzit të kënaqur e të gëzuar.. Qysh fëmijë ishte kështu, ka patur gjithmonë një shpirt të dhimbsur. Më kujtohet që kur shikonte ndonjë të rritur duke keqtrajtuar një kafshë, ai reagonte menjëherë duke e dënuar gjestin....ccdo krijesë e uronte dhe e bekonte Alessandron.

Ishte për tu habitur që ai nuk e vuante personalisht varfërinë që ne përjetonim....Dikur ne ishim e pasur. Burri im ishte tregëtare i njohur në Trieste. Ccdo ditë shkonin dhe vinin nga porti anije të ngarkuara me mallrat e tij. Alessandro ishte edhe femijë i bukur. Të gjithë e donin.

Talentin e tij e tregoj shumë heret, qysh i ri duke recituar pjesë nga Shakespeare .... dhe ne menduam që talenti i tij ishte në zërin e tij të kumbueshëm, prandaj e dergova qysh 16 vjec në Konservatorin e Vjenës. Po ai kishte një zë të mrekullueshëm. Kësaj i qëndroj edhe sot.

Kur i them që unë njoh vetëm dy zëra hyjnorë – ti e Caruso, ai tallet me mua dhe ja tregon këtë episod të gjithë të njohurve tonë.....unë dhe Caruso...dhe qesh me gjithë zemër. Por unë ju siguroj ju, që po degjuat djalin tim duke kënduar një këngë italiane, do të kënaqeni shumë, megjithëse me papjekurinë e rinisë ai e ka dëmtuar mjaft atë (zërin).

Pat një kohë që ai këndonte gjithë ditën me zë të lartë. Ne e ndigjonim me kënaqësi, pastaj i tërhiqnim vëmendjen që të ruante zërin, por pa sukses. Ai ndoshta do të ishte sot një këngëtar i madh. Unë zotëroj një gramafon dhe shumë pllaka ku djali im ka folur dhe kenduar, po ashtu edhe të Carusos.

Kur Alessandro udhëton larg, ky gramafon është argëtimi im. Për të gjithë familjen tonë Caruso është shumë i dashur, ai është një shok i mirë i djalit tim qysh kur u njohën bashkë në Paris. Na ka ardhur keq që Caruso vdiq i ri, ai ishte për ne si një pjestar i familjes.

Sa isha akoma e zonja të udhëtoj, shkoja me tim bir kudo dhe e kam parë duke luajtur në skenat e Berlinit e të Mynihut. Eshtë një fat dhe nder i madh për mua të shoh se si njerzit e duartrokasin, e duan dhe e nderojnë atë. E kam parë atë pothuajse në të gjithë rolet deri tani, por tek Fausti akoma jo e po pres me padurim javën tjetër ta shoh në këtë rol.

Askush nuk di më mirë se unë se si ai ndjehet kur luan në skenë. Zemra e tij vajton me të vertetë se bashku me rolin, prandaj ai depërton në shpirtërat e njerzve që e shikojnë dhe i bën të lotojnë. Mbas shfaqjes ai vjen në garderobë i lodhur, i cfilitur, krejt i pafuqishëm sikur ai vetë të kishte përjetuar fatin e personazhit të tij.

Në dokumentet e familjes që gjinden në arkivë me mbishkrimin – “WAS DIE FAMILIE SAGT” (Cfarë thotë familja), nënë Amalia kujton të birin me këto fjalë:
Qysh fëmijë ka pasë deshirë të luaj teatër, ndante gjysmën e dhomës me perdet e shtëpisë dhe fillonte të këndonte dhe të bënte Othellon.

Më pas dilte të mblidhte nga 2 Kreuzer....Kur ishte i ri dhe ju dha mundësia të luante rolin e Hamletit, e provonte rolin në shtëpi, me shumë këmbëngulje e pasion, saqë nganjëherë nga furia e lëvizjeve përplasej në muret e dhomës, që ishte shumë e vogël....bile një herë kaloi nëpërmes Stadtpark- ut (parkut të qytetit) duke provuar me gjithë shpirt e ndjenja të zjarrta monologun e Hamletit.

I rrembyer nga atmosfera e rolit që përjetonte, nuk kuptoj që njerzit filluan ti shkonin pas ...një ...dy ...pastaj një grup...në fund të pjesës, kur i pa, filloi të skuqej e të turpërohej.....

Amalia tregon se u zemërua shumë me te kur ai shkoj vullnetar në front të luftës në Francë, bile i shkruajti atij disa letra “të forta” ku e shante me fjalën “Du Boche” (fjalë që francezët e përdornin për të fyer krenarine e ushtarëve gjerman) ...kur të kthehesh do flasim bashkë..., por kur ai u kthye mbas një periudhe burgu dhe spitali, si gjithmonë i qeshur, ajo nuk tha asgjë, por vetëm qante nga gëzimi së bashku me te...

Në shkrimet e tjera që do të vijnë më pas, kam rezervuar për lexuesin shqiptare kujtimet e motrave të Aleksandrit, gruas së tij aktores Johanna Terwin, si dhe të miqve të tij Stefan Cvajg, Franz Kafka, Luigji Pirandelo....

SHENIME:
Franz Molnár: Shkrimtar dhe publicist hungarez (1878 – 1952)
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Nga Dinosaurët tek njeriu modern, “një udhëtin expres”

Mesazh nga Rifat Sat Mar 09, 2013 12:08 pm


Nga Dinosaurët tek njeriu modern, “një udhëtin expres”


Top Story.. - Faqe 2 Dinosaurs-and-humans-at-creationist-museum

Shkenca, teknologjia, mjekësia: Një histori suksesesh


30 vjet më parë, sistemi diellor ishte një vend i përgjumur. Ne kishim nëntë planetë dhe dhjetëra hëna. Por këta dukeshin si vende inerte e të vdekur – aq sa ne nuk i njihnim fare. Asnjë veprim, asnjë ndryshim.

Sot, panorama nuk mund të jetë më e ndryshme. Sondat e NASA-s kanë gjetur veprimtari gjeologjike në të paktën tre trupa planetarë: hënën e zjarrtë të Jupiterit Io, në Enceladusin e Saturnit dhe në Tritonin e Neptunit. Në Mars janë dokumentuar rrëshqitje dheu dhe djaj rëre në sipërfaqen marsiane. Vëzhguesit nga e gjithë bota kanë parë Jupiterin të goditet nga impakte në të paktën tre raste, duke përfshirë nxehjen dramatike e të shumëfishtë që pësoi në 1994 nga kometa Shoemaker-Levy-9.

Dhe ç’është më e çuditshmja, shkencëtarët po konsiderojnë seriozisht praninë e jetës diku tjetër në sistemin diellor. Marsi është ende vendi kryesor ku duhet kërkuar, por një tjetër prej satelitëve të Jupiterit, Evropa e akullt është një konkurrent, ashtu sikurse është Encelagusi, si dhe sateliti më i madh i Saturnit, Titani. Ky i fundit ka madje edhe liqene të mëdhenj metani të lëngët, të cilët zgjerohen dhe tkurren sipas stinëve.

Shumë njerëz mendojnë se Apollo përfaqësonte kohën e lavdishme të programit hapësinor amerikan, por ky duhet cilësuar i shoqëruar me fjalën me njerëz në bord. Program pa njerëz në bord e ka sot kohën e tij të lavdisë. NASA ka dërguar tashmë anije kozmike që vijnë në orbitë përreth Saturnit, Marsit, Hënës dhe diellit dhe shumë shpejt do të ketë një përreth Mërkurit; Agjencia Hapësinore Evropiane ka dërguar sonda përreth diellit dhe Venusit.

AHE po vëzhgon edhe një kometë: Misioni Rosetta do të prekë dhe do të ulet mbi një të tillë në vitin 2014. Po kështu, anija hapësinore e NASA e quajtur “Dawn” do të vijë në orbitë përreth asteroidëve Ceres dhe Vesta në fund të kësaj dekade. Tashmë të tetë planetët janë parë nga afër. Nëse je një fans i Plutonit, do të duhet të presësh edhe disa vite, deri kur New Horizons të fluturojë pranë tij në vitin 2015.

Librari të tëra mund të mbushen me mrekullitë e përftuara prej eksplorimeve me robotë të sistemit diellor, dhe ne vetëm sa kemi gërvishtur sipërfaqen. Kur njeriu të vërë sërish këmbë në Hënë – apo për herë të parë në Mars – ajo që do të gjejë me siguri do të pasurojë edhe më tej dijen që mesazherët tanë robotikë na kanë sjellë.

Dinosaurët

Çdo fëmijë shkolle e dinte me saktësi si dukeshin dinosaurët: me bisht të gjatë që e hiqnin zvarrë, gjakftohtë, zvarranikë, budallenj si një kuti shkëmbinjsh sedimentarë. Speciet e reja që zbuloheshin çdo vit ishin thjeshtë kuriozitete, më shumë material për libra fëmijësh.

30 vitet e fundit e kanë përmbysur gjithë këtë. Duket se dinosaurët nuk ishin aspak të destinuar të shfaroseshin, dhe në një kuptim të vërtetë ata nuk u shfarosën kurrë tërësisht. Çdo zbulim i ri dinosauri duket se na thotë se megabishat e mijëvjeçarëve të kaluar janë më shumë të lidhur me shpendët si thëllëza se sa me dragoin Komodo. Ashtu si shpendët, ata lëviznin në grupe, kujdeseshin për të vegjlit dhe ishin ndoshta me gjak të ngrohtë.

Dhe bishtat? Lartë, si bishta pendësh, kryesisht horizontalë dhe mbi tokë. Ideja që dinosaurët ecin ende – apo fluturojnë ende – mes nesh u hodh nga John Ostrim i Yale University në vitet shtatëdhjetë, por mbeti kryesisht një argument deri kur mali i provave që sa vinte e rritej varrosi të gjithë kundërshtitë. Në vitin 1993, në shkretëtirën e Gobit, eshtrat e një Citipati u gjetën në një pozicion ku ngrohnin një fole me vezë.

Studimet e skeletëve zbuluan qindra ngjashmëri mes zogjve modernë dhe dinosaurëve: duar me tre gishta, kyçet e këmbëve lart mbi tokë. Më pas, në vitin 1995, shkencëtarët nisën të zbulojnë copëza nga Sinosauripoteryx, si dhe dinosaurë të tjerë me pupla nga provinca e famshme Liaoning në Kinë, ndërkohë që kulmi erdhi në vitin 2000 me zbulimin e një dromaeosauri të paprekur të mbuluar me pupla që kishte shumë prej tipareve fizikë të një zogu.

“Është e vulosur”, thotë Jack Horner, kurator i paleontologjisë në Muzeun e Universitetit të Montanës. Dikush mund të thotë: shikoni dallimin mes një gushëkuqi dhe një T-Rex-i. Sigurisht që ka shumë dallime, por mund të përdorësh ngjashmëritë për të përcaktuar afërsinë. Është një paradigmë që ka ndryshuar”. Sa për zhdukjen e paraardhësve tokësorë të zogjve tanë, kjo pjesë e enigmës mbetet e pazgjidhur.

Mjet shërimi


Edhe mjekësia e ka pasur momentin e artë, të ngjashëm me atë të ndarjes së atomit në fizikë: aftësia për të ndarë, bashkuar dhe çliruar fuqinë e jashtëzakonshme që ndodhet tek genet dhe qelizat. Momenti i madh ka ardhur nga shkrirja e dy fushave – terapia e geneve dhe terapia e qelizave – që sot po sjellin kura dhe trajtime prej mrekullish. Por në një kohë që kërkimet e atomit patën një debutim të vetëm dhe shpërthyes, trajtimet e bazuar tek genet dhe qelizat kanë pasur disa faza, pas starteve jo shumë premtues.

Një hap i madh përpara u hodh në vitin 1985 kur shkencëtarët nisën të lëvizin genet në qelizat e gjitarëve duke i transferuar më parë në një virus. Genet, ndonëse hasnin fillimisht vështirësi, më në fund hynin në bërthamën e qelizës dhe nisnin të punonin përkrah geneve të lindur që ndodheshin tashmë aty. Më pas, gjërat shkuan keq. Jo vetëm që terapia e geneve nuk arriti të kurojë sëmundjen, por Jesse Gelsinger, një djalë me një çrregullim të rrallë metabolik, vdiq gjatë një eksperimenti klinik në vitin 1999.

Vetëm kohët e fundit kanë nisur të triumfojnë terapia e geneve dhe qelizave, duke huazuar dhe shkrirë në një qasjet e njëra-tjetrës. Një provë e jashtëzakonshme erdhi në vitin 2007, kur shkencëtarë gjermanë trajtuan një pacient 40-vjeçar për HIV dhe leuçemi me anë të qelizave, të cilave u mungonte receptori i HIV, gjë që i bënte ato rezistente ndaj virusit.

Pacienti u kurua dhe, tre vjet më vonë, mbetet në gjendje të mirë. Në një tjetër sukses mbresëlënës, shkencëtarët në Itali dhe në SHBA kuruan fëmijë me keqfunksionim të shkakntonte një grumbullim të produkteve toksike që shkatërrojnë sistemin imunitar. Doktorët u dhanë pacientëve qeliza që përmbanin kopje të një geni që funksiononte mirë për enzimën; pas kësaj, sistemi imunitar i bebeve ishte në gjendje të rindërtohej vetë.

Terapia e kombinuar po fiton edhe më shumë fuqi teksa shkencëtarët manipulojnë genet për të kthyer qelizat e zakonshme në gjendjen e tyre embrionale. Qelizat embrionale mund të rikthejnë në gjendje të mirë trurin dhe sistemin imunitar, si dhe të rigjenerojnë organet. “Po vjen koha kur në te jemi në gjendje të riparojmë indet e zemrës pas një ataku dhe të rikthejmë prurjen e gjakut në gjymtyrë, që përndryshe do të ishin amputuar”, thotë profesor Robert Lanza. “Atëherë do të shohim pas në kohë e do të themi: A e besoni dot sa shumë kanë vuajtur njerëzit”?

Alienët


Në vitet tetëdhjetë, nëse dëshiroje të dëgjoje për planete që vinin vërdallë yjeve të tjerë, kishe zgjedhjen e burimeve: Star Wars ose Star Trek. E gjithë kjo ndryshoi në vitin 1995 me zbulimin e një planeti që vinte në orbitë përreth 51 Pegasi, një pothuajse binjak i diellit që ndodhet pothuajse 50 vite dritë larg. Astronomët zviceranë Michel Mayor dhe Didier Queloz e gjetën botën e largët duke parë gravitetin që tërhiqte yllin-prind. Në vitin që pasoi, shkencëtari amerikan Geoffrey Marcy dhe Paul Butler konfirmuan këtë zbulim dhe shumë shpejt zbuluan edhe ata disa planetë.

Zbulimet e para të ekzoplanetëve ngritën në këmbë botën e astronomisë. Shkencëtarët kishin pranuar gjithmonë se sistemete të tjerë diellorë (nëse ekzistonin) do të ishin pak a shumë si yni. Jo këta: Këta planetë të rinj ishin gjigandë, si Jupiteri, por më shumë se gjysma e tyre ndodhen më pranë diejve të tyre nga sa ndodhet Mërkuri nga Dielli, duke ardhur në orbitë brenda vetëm pak ditëve nën temperatura shumë të nxehta. Teoritë tona se si krijohen planetët duhej që të griseshin dhe rishkruheshin. Që atëherë, astronomët kanë zbuluar më shumë se 400 botë të reja, dhe kemi parë një surprizë pas tjetrës.

Disa planetë ndjekin orbita ovale. Të tjerë vijnë përreth diejve të tyre përsëprapthi, apo kanë përbërje të çuditshme e të papritura. Tqë gjithë bashkë, ata janë prova se universi është shumë më i çuditshëm dhe më krijues nga sa e kishim imagjinuar.

Deri në pranverën e ardhshme, teleskopi gjigand në kërkim të planetëve i njohur me emrin Kepler – i refuzuar tre herë nga NASA, por më pas i pranuar pas atyre zbulimeve fillestarë të planetëve në vitet nëntëdhjetë – me shumë gjasa do të zbulojë planetin e parë të ngjashëm me Tokën që vjen në një orbitë të ngjashme me atë të Tokës. Ky gur themeli me siguri do të shkaktojë një revolucion të ri, teksa vëzhguesit i dyfishojnë përpjekjet e trye për të vëzhguar direkt botë të ngjashme me Tokën dhe studiojnë atmosferat e trye në kërkim të shenjave kimike të jetës. Dhe ka shumë gjasa që edhe këta planetë të mos jenë ajo çfarë ne presim.

Thejsht studimi i jetës nga planetë të ngjashëm me Tokën do të ishte shumë e vështirë. Por, në fund të fundit, 15 vjet më parë askush nuk priste zbulim ekzoplanetësh. (Teleskopi hapësinor James Webb që do të nisë në 2014 mund të jetë në gjendje të gjejë shenja biologjie në një botë aliene). Ja një parashikim i guximshëm: pas 20 vitesh, enigma që lidhet me pyetjen a ka apo jo jetë diku tjetër në univers do të jetë zgjidhur.

Atomi

“Nanoteknologjia” – çdo gjë e ndërtuar në shkallë nanometri, vetëm disa herë më shumë se madhësia e një atomi – ka një aureolë shkence imagjinare përreth. Megjithatë, gjithkush prej nesh me siguri ka pasur pranë dikur e diku pak nanoteknologji. Provoni të bëni një kërkim në Google për këtë fjalë. Ja pra, tek e përdorët.

Revolucioni nisi heshturazi në vitin 1981, kur Gerd Binning dhe Heinrich Rohrer tek IBM në Zyrih shpikën Scanning Tunneling Microscope (STM), i cili mund të lexonte një sipërfaqe atom për atom. Gjatë dekadës së fundit, studiuesit kanë përshtatur STM-të për të vëzhguar molekulat organike dhe për të ndërtuar pajisje të thjeshta që përdorin atome.

Në po të njëjtën kohë, inxhinierët elektronikë po punonin nga lartë poshtë për të mbërritur në nanoshkallë, duke vendosur gjithnjë e më shumë tranzistorë (dhe më të shpejtë) në chip-e silikoni. Kjo përpjekje lejoi dyfishimin e shpejtësisë së procesorëve çdo 18 muaj, një përparim që njihet si Ligji i Moore. Deri në fillimin e viteve 2000, madhësia e tranzistorit kishte zbritur nën të dhjetë miliontën e një metri, duke sjellë kompjuterët dhe celularët në mbretërinë e nanoteknologjisë. Dhe progresi vazhdon: në fund të vitit që kaloi, shkencëtarët në Finlandë dhe Australi ndërtuan një tranzistor eksperimental nga një atom i vetëm fosfori.

Faza tjetër e teknologjisë atomike mund të sjellë zëvendësimin e silikonit me substanca të tjera që i përshtaten nanoshkallës. “Materialet ndryshojnë karakteristikë kur hyjnë në këtë botë të re”, thotë James Yardley, drejtor i Shkencës e Nanoteknologjisë në Universitetine e Columbias. Ai dhe kolegë të tij ishin ndër të parët që zbuluan shtresa karboni një atom të trasha të quajtura grafine.

Në teori, elektronet duhet të lëvizin nëpër këto shtresa pa rezistencë. “Nëse mund të bësh këtë, atëherë mund të transmetosh energji elektrike nëpër të gjithë vendin pa pikë humnbje”, thotë Yardley. Në shkurt të vitit që kaloi, shkencëtarë të IBM krijuan një tranzistor grafine që mund të ndizet dhe fiket 100 miliardë herë në sekondë, pothuajse dy herë më shpejt se sa tranzistori me silikon.

Nanoteknologjia në botën reale ka pasoja që shkojnë përtej kompjuterëve – pasoja që më në fund mund të japin një thelb për vizione të dikurshme të shkencës. Grafine është kaq shtresë e fortë saqë ka bërë disa shkencëtarë të mendojnë të ndërtojnë ashensorë në hapësirë. Ndërkohë, strukturat e vogla të karbonit po prodhohen për bateri me karikim të shpejtë, qeliza diellore eficiente, si dhe kapsula të implantueshme. “Kemi njohurinë dhe mjetet për ta bërë të ndodhë e gjithë kjo”, thotë Yardley.

Pema gjenealogjike

Studimi i origjinës njerëzore është shënuar nga debate të forta mbi identitetin e paraardhësit tonë të parë. Beteja simbolizohet më së miri nga e famshmja Lucy, një fosil Australopithecus afarensis që është zbuluar fillimisht në vitin 1974. Debati i ndezur mbi origjinën e Lucyt mbështolli shkencëtarët në vitet tetëdhjetë dhe mbetet i pazgjidhur, por prova për këtë mund të mos ketë vlerë. “Nuk më duhet fare”, thotë paleoantropologu i Sony Brook, William Jungers. “Ajo na lejon të kuptojmë se si dukeshin të lashtët tanë: dytrajtësh seksualisht, dykëmbësh me tru të vogël që ruanin aftësinë për të hipur nëpër pemë”.

Studimet e fundit ofrojnë një këndvështrim më të thellë dhe më të gjerë të lashtësisë humane. Ja një: qeniet e hershme njerëzore çiftoheshin me neandertalët, sipas një gjeneticisti evolucionar i quajtur Svante Paabo, si dhe kolegëve të tij në Institutin Mac Plank në Gjermani. Përmes një analize të fragmenteve të ADN së kockave të neandertalëve, Paabo gjurmoi çiftimin e tyre 60 mijë vjet më parë në Lindjen e Mesme.

Sot, nga 1 deri 4 për qind e genomit të njeriut jashtë Afrikës është neandertal. Një tjetër befasi erdhi vitin që kaloi kur Tim White i Universitetit të Kalifornisë, Berkeley, si dhe ekipi i tij zbuluan Ardipithecus ramidus (“Ardi”), një femër 4.4 milionë vjeçare. Dykëmbëshe në tokë, por shumë e aftë në kërcimet në pemë. Ardi lë të kuptohet se paraardhësi i përbashkët që ndajmë me shimpanzetë ka qenë një majmun.

Dhe në fund, në 2004, në një shpellë në ishullin Flores në Indonezi u gjetën kocka të një kushëriri të njeriut me përmasa jo më të mëdha se një 4-vjeçar i sotëm. Zbulimin e bëri arkeologu Michael Morwood i Universitetit të Wollongong në Australi.

Eshtrat janë 14 mijë vjeçare, por mjetet e punës pranë tyre janë një milionë vjeçare. Pas debateve të ashpra, shumica e paleoantropologëve sot bien dakord se Homo floresiensis, është një paraardhës i njeriut me një tru shumë të vogël të mbështjellë në mënyrë të tillë që rrit kompleksitetin e tij. “Ne jemi hominidi i fundit”, thotë Junger. Por nuk është më e qartë nëse jemi ne kurora e krijimit, apo thjeshtë një degë tjetër e pemës së evolucionit.

ADN

Në vitin 1990, biologët nisën një prej udhëtimeve më ambiciozë vetëzbulues të shkencës: renditja e çdo çifti bazë në kodin tonë gjenetik. Një dekadë më vonë, në shkurt 2001, Human Genome Project (HGP) i financuar me fonde publikë, si dhe Korporata Celera, me financim privat kryesuar nga J. Craig Venter botuan veç e veç draftet e tyre të genomit njerëzor. Në vitin 2003, HGP nxorri një hartë të plotë.

Më pas.. asgjë. Gjetja e lidhjeve mes genomit dhe sëmundjeve rezultoi shumë më e ndërlikuar se sa kishin shpresuar biologët. Sëmundjet e zakonshme duket se shkaktohen nga ndërveprime të ngatërruar mes geneve dhe genet reagojnë në mënyra konfuze ndaj sinjaleve mjedisorë. Por pikërisht atëherë kur dukej se HGP nuk do të na çonte asgjëkundi, hyri në modë bioinformatika – trajtimi i ADN si të dhëna.

Studimi i shenjuesve genetikë kish rezultuar i vyer tashmë për biologjinë evolucionare dhe shkencën, të ndihmuar nga shpikja e PCR nga ana e kimistit Karry Mullis në 1983, një mënyrë eficiente për të amplifikuar fragmente të vegjël të ADN. Hedhja e genomeve në kompjuter hapi mundësi të reja. ADN dixhitale nisi të revolucionarizojë studimin e paraardhësve të njeriut.

Sot, biologu molekular Leroy Hood, president i Institutit të Sistemeve të Biologjisë në Seattle, po përpiqet të përdorë mjetet e bioinformatikës për të krijuar një lloj ilaçi që ai e quan P4. Duke analizuar genet brenda një familje, ai ka studiuar genin që lidhet me sindromën Miller, një defekt në fytyrë. Më tej ai synon të zbulojë dhe shërojë edhe gjendje të tjera më komplekse shëndetësore – kardiovaskulare, neurodegjenerative dhe sëmundje imunitare. “Në 5-10 vite, çdo pacient do të rrethohet nga një re virtuale prej miliarda pika të dhënash”, parashikon ai. “Ne do të jemi në gjendje të gërmojmë këtë informacion si dhe të sigurojmë informacione mbi shëndetin dhe sëmundjet”.

E trajtuar si informacion, ADN mundet gjithashtu të manipulohet për të krijuar organizma. Biologu Venter përdori kohët e fundit këtë qasje për të krijuar atë që e quan organizmin e parë sintetik. Ai mendon se shumë shpejt do të vijë dita kur ADN mund të shkruhet si program kompjuterik dhe mikrobet mund të “programohen” për të gjeneruar energji jo të kushtueshme, fertilizantë, ilaçe apo ushqime. Një qëllim i mundshëm: shndërrimi i mbetjeve në ujë të pastër, energji elektrike, apo të dyja. Një tjetër: luftimi i ngrohjes globale përmes thithjes së dioksidit të karbonit nga ajri. ‘A mund të bëjmë biftekë artificialë?”, pyet Venter. “Na kufizon vetëm imagjinata jonë”.
Truri

Përpara
se neuroshkenca t’i përgjigjej pyetjes më të madhe – si i transformon
truri reaksionet kimikë dhe pulset elektrikë në aftësi njohëse – i është
dashur shumë mund. Në fillimin e viteve ‘80, mjete të reja bënë të
mundur hartëzimin e makinerisë brenda një qelize të trurit të njeriut.
Duke përdorur elektroda qelqi shumë të vogla që ishin në gjendje të
masnin rryma në pikoamperë, shkencëtarët mund të vëzhgonin një pore të
vogël neuronale që hapej dhe mbyllej për të transmetuar një sinjal. Në
po të njëjtën kohë, teknikat e gjenetikës dhe biologjisë molekulare
nisën të zbulojnë sinjalet e ngatërruar biokimikë që sinapset dërgojnë
gjatë komunikimit.

Ndoshta ideja më e fuqishme që doli prej
këtyre risive ishte zbulimi që neuroplasticiteti, aftësia e trurit për
të ndryshuar dhe përshtatur, vazhdon deri në moshë të madhe. Siç kanë
treguar neuroshkencëtari i Universitetit të Columbias Eric Kandel dhe të
tjerë, neuronet reagojnë ndaj stimulimeve duke ndryshuar aktivitetin
dhe lidhshmërinë e tyre, duke rimodeluar kështu arkitekturën e trurit.
Nëse truri i një të rrituri është fleksibël, atëherë mund të thuhet që
dëmtimi apo lëndimi mund të kthehen mbrapsht.

Ndërkohë,
shkencëtarë të tjerë po përdornin neuroimazhet për të vëzhguar të gjithë
trurin e njeriut pa e hapur kafkën. Në vitet 1980, skanimet me positron
emission tomography (PET), që pikasin metabolizmin neural përmes
gjurmuesve radioaktivë ofruan pamjet e para të trurit në momente
mendimi. Në 1990, FMRI ofroi një mënyrë më të sigurtë për të gjurmuar
ndjesitë dhe emocionet teksa ndodhnin.

Një vizion edhe më
holistik i trurit po shfaqet përmes konektomikës, që synon të krijojë
një diagramë me fije të të gjithë trurit të njeriut. Kohët e fudnit, një
teknologji e quajtur optogjenetikë u ka mundësuar eksperimentuesve të
“fikin” apo “ndezin” qarqe të trurit duke hedhur dritë lazer mbi sinapse
të modifikuar gjenetikisht. Pasoja: një kuptim më i thellë i mendimit
dhe ndjenjës mund të jetë më afër nga sa mendojmë ne.


këndvështrimin e ri, truri duket si një “mozaik i luhatshëm fushash në
një gjendje ekuilibri dinanmik”, thotë V.S. Ramachandran, një neurolog
në Universitetin e Kalifornisë, San Diego.

Universi i vogël


Fizikani
Saul Perlmutter e mban mend shumë mirë se si ishte kozmologjia në kohën
kur po diplomohej, 25 vjet më parë. “Bëhej një shaka që, nëse kishe
afërsi me dhjetë herë në matje, atëhetrë ishe në rregull”, thotë ai.
Vlerësimet për moshën e universit varionin nga 7 miliardë në 20 miliardë
vite. Nuk ishte një disiplinë e famshme për saktësinë.

Kozmologjia
rilindi më 18 nëntor 1989, me lëshimin e Cosmic Background Explorer
(COBE). COBE bëri matjet e para të sakta të rrezatimti të lënë pas nga
Big Bang. Sipas teorisë, copëza shumë të vogla morën përmasa kozmike
brenda fraksionit të parë të sekondës pas lindjes së universit. COBE
siguroi provat për modelin standard të Big Bang. Një zhvillim i dytë
erdhi në 1998 nga dy ekipe astronomësh që studionin supernovat në
galaksi të largëta. Ata zbuluan se ekspansioni i universit po
përshpejtohet, i nxitur nga një karakteristikë enigmatike e hapësirës që
sot quhet energjia e zezë. “A do të vazhdojë energjia e zezë
përshpejtimin e zgjerimti të universit?” pyet Permutter. “Apo mos do të
ndryshojë dhe do të sjelël kolapsin e tij”?

Në vitin 2001,
pasardhësi i COBE, WMAP i solli edhe më shumë precizion kozmologjisë.
WMAP zbuloi më në fund moshën e saktë të universit: 13.7 miliardë vite.
Tregoi gjithashtu se materia e zakonshme – atomet që përbëjnë galaksitë,
planetet dhe nejrëzit – zë vetëm 4% të përbërjes së universit. Materia e
zezë, e padukshme përveç se për ndikimin gravitacional, zë afro 23%:
pjesën tjetër e zë energjia e zezë. Misioni i Energjisë së Zezë që do të
nsië në 2016 do të ofrojë më shumë detaje. Ky observator hapësinor do
të jetë në gjendje të studiojë supernovat që kanë shpërthyer 10 milionë
vjet më parë për të analizuar marrëdhënien e ndryshueshme mes tërheqjes
së masës dhe shtytjes së energjisë së errët. “Na nevojiten matje 20 herë
më të sakta se ato që kemi sot”, thotë Perlmutter. Këto matje – dhe
epoka e re e kozmologjisë – po vijnë.

Fizika
Një
epokë e re në fizikë duhej të kish nisur 11 vjet më parë në Teksas.
Atje ishte menduar që Superconducting Supercollider, një akselerator
thërrmijash në formë rrethore të përplaste protonet. Kostot e larta
detyruan Kongresin të anulojë eksperimentin në 1993. Nëse projekti do të
kish vazhduar siç ishte planifikuar “sot ne do të kishim një brez të ri
pyetjesh”, thotë fizikani Frank Wilzek. “Por më duhet të them se po
hyjmë në një tjetër epokë të artë”.

Arsyeja përse është optimist?
Large Hadron Collidder, një akselerator pothuajse po aq i fuqishëm
pranë Gjenevës që nisi të lëshojë protone verën që kaloi. Ai mund të
ofrojë provat më të mira se katër forcat natyrore që i japin formë botës
sonë – graviteti, elektromagnetizmi, forca e fortë dhe forca e dobët –
janë manifestime të një ligji të vetëm. Përmes një përpjekje një
dekadëshe, fizikanët kanë arritur të inkorporojnë të gjithë forcat
përveç gravitetit në një teori të quajtur modeli standard. LHC është
projektuar për të gjetur thërrmijat hipotetike që do të mbështesnin këtë
teori.

LHC mund të çojë fizikanët drejt një kuadri bashkues që
shkon edhe përtej modelit standard. Teoria e fijeve ka dominuar fizikën
teorike për pjesën më të madhe të 30 viteve të fundit, megjithatë mbetet
e debatueshme. Shumë nga ata që i përkasin kësaj fushe mendojnë se
teoria është e vlefshme, por nuk mund të falsifikohet me eksperiment,
standardi sipas të cilit gjykohen konceptet shkencorë.

Ndonëse
LHC as nuk do i afrohet pikasjes së fijeve, ai mund të konfirmojë një
teori pararendëse të quajtur supersimetria, në të cilën çdo lloj
thërrmije që njihet ka një superpartner: një binjak të paqëndrueshëm, më
të rëndë. Nga ana tjetër, mosvërtetimi i thërrmijave supersimetrike në
LHC do të ishte një goditje e rëndë për teorinë e fijeve. ‘Teoria e
fijeve ka qenë mbresëlënëse matematikisht”, thotë Wilzek. “Por ka qenë
zhgënjyese në përshkrimin e realitetit fizik”.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Mar 15, 2013 9:56 am


Vullkani Mihara Japoni qe u be pika e vetevrasjes se lesbikeve!


Top Story.. - Faqe 2 Oshima_volcano_japan_photo

Më 11 shkurt të vitit 1933, një studente lezbike (21 vjeç) vrau veten duke u hedhur në kraterin e vullkanit Mihara në ishullin Izu Oshima. Kiyoko Matsumoto i qe prishur mendje për bashkëstudenten e saj, Masako Tomita, në një kohë kur marrëdhëniet homoseksuale konsideroheshin ende TABU.

Çifti vendosi të udhëtonte pranë vullkanit, ku Matsumoto do t’i jepte fund jetës së saj, duke u hedhur brenda llavës përvëluese. Në përpjekje për të tërhequr sa më shumë turistë, një kompani tragetesh shfrytëzoi vdekjen makabre të studentes, duke e quajtur vendin ku ajo vdiq, PIKA E VETËVRASJES.

Vetëm në vitin 1933 në të njëjtin vend u vetëvranë 944 njerëz, ndërkohë që dy vjet më pas shifra arriti në plot 1294. Për fat të keq, gjendja e krijuar në vend kishte marrë përmasa të rrezikshme, çdokush që vetëvritej, rrethohej nga një turmë njerëzish që kishin shkuar aty vetëm dhe vetëm për të ndjekur nga afër çastet e fundit tragjike të viktimave…

Deri pak para shpërthimit të Luftës së Dytë Botërore, 45 çifte lezbikesh hidheshin bashkë në kraterin e vullkanit duke ndjekur shembullin e studentes që padashur kishte krijuar modë të re. “Epidemia” e vetëvrasjeve mori fund kur qeveria Japoneze vendosi ruajtjen e vendit, ndërkohë që me dekret të veçantë, blerja e një bilete të thjeshtë pa vajtje-ardhje konsiderohet dhe sot vepër penale.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Albani-Explorer Wed Mar 27, 2013 1:11 pm


Pasuritë, nën rërën e Shkretëtirës së Gobit


Top Story.. - Faqe 2 Shkretetira-e-Gobit-2

Dikur është konsideruar si një nga vendet më armiqësore në planet. Një hapësirë e pafund, e shkretë dhe e ftohtë, e cila tashmë rezulton se mbart një thesar të fshehur…

Mongolia

Poshtë Shkretëtirës së Gobit gjendet një rezervë e stërmadhe ari, argjendi dhe bakri – por shfrytëzimi i saj po bëhet një akt i vështirë balancimi për autoritetet e Mongolisë.

Jam i sigurt se ai do të skuqet nga ky krahasim, por në mendimin tim Samand Sanjdorj është mongoli më me ndikim që nga koha e Xhenxhis Khanit. Sanj, siç njihet, ka një të shkuar modeste. Si shumica e mongolëve, ai është rritur në një tendë, nga ato të zakonshmet për Azinë Qendrore. Ai vjen nga një familje barinjsh nomadë nga Mongolia Perëndimore, por ai mësoi shumë në shkollë dhe arriti të fusë veten në gjeofizikë në një universitet në Rusi.

Tashmë ju mund të imagjinoni se puna e një gjeofizikanti mund të jetë e mërzitshme, por unë ju sfidoj të mos nxitoheni kur bëhet fjalë për historinë e Sanj.

Vonë në vitet 1990, një kompani ndërkombëtare minierash e dërgoi atë thellë në Shkretëtirën e Gobit si pjesë e një skuadre që do të hetonte atë që cilësohej si një “formacion interesant”. Për ju dhe për mua, formacioni interesant qe një shkëmb i dalë nga rëra e shkretëtirës.

Sanj dhe gjeofizikantët e tjerë nuk qenë kërkuesit e parë atje. Emri vendës për daljen është Oju Tolgoi, ose kodra ngjyrë bruz. Damarët e jeshiltë i kanë dhënë emrin dhe përbëjnë një indikacion të mineralit që gjendet brenda tij.

Por fillimisht skuadrat sovjetike dhe më vonë, kompanitë perëndimore që e ekzaminuan, dolën në përfundimin se depozita qe tepër e vogël për të justifikuar një projekt shfrytëzimi industrial.

Puna e Sanj ndoqi një shteg të ri. Rezultatet e tij sugjeruan se zona përbëhej nga një formacion gjeologjik shumë i pazakontë. “Çdo ditë, të dhënat tona tregonin se trupi me potencial për përmbajtje mineralesh qe i madh dhe më i madh”, më tha ai mua. “Unë nuk kisha durim të prisja deri ditën tjetër për të eksploruar më tutje. Kishim shumë besim se patëm zbuluar diçka të rëndësishme”.

Pavarësisht besimit, ata vështirë se e kishin imagjinuar se sa i rëndësishëm do të rezultonte zbulimi. Ajo që Sanj dhe kolegët e tij zbuluan, sot pranohet si rezerva më e madhe e pashfrytëzuar e bakrit, arit dhe argjendit në planet.

Një dekadë e gjysmë më vonë, Sanj më tregon rrugën në një impiant të stërmadh përpunimi që ngrihet mbi rërë atje ku dikur ai dhe gjeofizikantët e tjerë patën vendosur kampin.

Investimi prej 6 miliardë dollarësh i gjigantit anglo-australian të minierave Rio Tinto qe i mjaftueshëm për ta bërë Mongolinë vendin me rritje më të shpejtë ekonomike në planet.

Top Story.. - Faqe 2 Rio-Tinto-mine-in-Pilbara-006
makineri te kompanise Rio Tinto

Kompania parashikon që miniera do të gjenerojë më shumë se 8 miliardë dollarë në vit përgjatë 40-50 viteve të ardhshme. Ky është një shi me para për një vend me më pak se 3 milionë banorë. Dhe kjo vjen në një kohë kur forca të tjera po e ndryshojnë kombin.

Mongolia ka vuajtur gjithmonë nga dimra ekstremë që kanë ardhur pothuajse rregullisht. Njihen si dzuds, dhe banorët vendës thonë se po vijnë gjithnjë e më shpesh. Gjatë viteve të fundit, këta dimra kanë vrarë miliona bimë, dele, dhi, kashmir, lopë e kafshë të tjera, nga të cilat varet jetesa e kombit të barinjve.

Kjo ka sjellë një eksod të madh të nomadëve nga zonat rurale drejt qyteteve duke krijuar lagjet me baraka më të stërmëdha që unë kam parë ndonjëherë. Barinjtë kanë sjellë tendat e tyre të njohura si gers në qytet dhe kanë krijuar shtëpinë në kodrat përreth kryeqytetit.

Përgjatë vetëm një dekade, një e katërta e të gjithë popullsisë ka hequr dorë nga stili i jetesës që i ka ushqyer për mijëra vite dhe është zhvendosur në qytetet e barakave.

Dhe, natyrisht, çdokush që jeton këtu është i vetëdijshëm për rëndësinë e zbulimit të Sanj në shkretëtirën e Gobit. Dhe natyrisht ata duan një pjesë të fryteve të zbulimit. Dhe këtu qëndron problemi.

Grushti i parë i mineralit – i përbërë nga pak baltë e zezë – u prodhua këtë vit. Me kohë ajo do të marrë përmasat e një mali, por qeveria e Mongolisë ka nevojë për para të thata tani dhe po kërkon nga Rio Tinto qindra milionë dollarë më shumë nga sa pati rënë dakord.

Kreu i kompanisë minerare në Mongoli më vuri në dukje me trishtim se vendet që i ndryshojnë rregullat në këtë mënyrë rrezikojnë të vrasin patën para se ajo të ketë prodhuar ndonjë vezë të artë – ose, në rastin konkret, ndonjë vezë prej bakri. “A përbën kjo një kërcënim?”, e pyeta unë. “Jo, jo, jo”, tha ai.

Megjithatë, të dyja palët janë bllokuar në “bisedime” që prej një muaji. Në minierën e Gobit, gjithsesi, Sanj duket i pashqetësuar nga mosmarrëveshja. Ai është i bindur se për nga lloji i biznesit në fjalë, mosmarrëveshjet mes qeverisë së Mongolisë dhe Rio Tintos se si duhet të ndahen frutat e projektit mund të sjellin vonesa, por nuk do ta ndalin atë. Ai e di se një pasuri kaq e madhe në fund do të vihet në shfrytëzim.

Por kjo lë të hapur pyetjen e madhe: a mundet që qeveria të garantojë se çdo mongol do të përfitojë nga zbulimi i jashtëzakonshëm i Sanj?

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Apr 03, 2013 6:37 am


Sa është rezerva faktike e arit në planetin tonë?



Top Story.. - Faqe 2 Depozitat-e-Arit-2

Metali i ëndrrave mund të jetë në sasi shumë më të vogla nga sa mendoni. I gjithë ari i botës mund të futet në një kub më të vogël se një pallat modest

Imagjino nëse je super-batakçiu i botës që arrin të grabisë të gjithë floririn e gjetur në botë dhe e ke shkrirë për të prodhuar një kub. Sa i madh do të jetë kubi yt? Qindra metra apo mijëra metra?

Në fakt, përmasat e kubit ku teorikisht mund të vendoset i gjithë floriri i botës janë shumë më të vogla.

Warren Buffett, një nga investitorët më të pasur në botë, thotë se sasia totale e floririt që gjendet aktualisht, pra floririt mbi tokë – mjafton për të krijuar një kub me gjerësi, lartësi e gjatësi prej vetëm 20 metrash.

Me të vërtetë është kaq pak? Nga e dimë ne këtë?

Një shifër që përdoret gjerësisht nga investitorët vjen nga Thomson Reuters, agjencia e informacionit që bën çdo vit një raport mbi floririn e disponueshëm dhe floririn e ri të zbuluar apo ekstraktuar nga toka.

Shifra e fundit e dhënë thotë se sasia e përgjithshme e arit në planet është 171,300 tonë – dhe kjo sasi ari me të vërtetë nuk krijon dot një kub me madhësi më të madhe se 20.7 metra në secilën anë. Por jo të gjithë janë dakord me këtë shifër. Institucione të ndryshme e vlerësojnë sasinë e arit nga 155 mijë tonë, në mbi 2.5 milionë tonë. Në rast se ky vlerësimi maksimal është i vërtetë, kjo sasi ari do të mjaftonte për të krijuar një kub me madhësi 50 metra në secilën anë.

Po pse vlerësimet janë kaq të ndryshme?

Një pjesë e arsyes është se floriri është nxjerrë nga toka prej shumë kohësh – së paku prej 6 mijë vjetësh, sipas historianit të floririt Timothy Green.

Monedha e parë e floririt u prodhua rreth vitit 550 para Krishtit nga Mbreti Kroesus i Lidias – një provincë në Turqinë e ditëve tona – dhe shpejt u pranua si mjet pagese nga tregtarët dhe ushtarët mercenarë në zonën e Mesdheut.

Deri në vitin 1492, viti kur Kolombi shkoi në Amerikë, Thompson Reuters vlerëson se qenë nxjerrë rreth 12,780 tonë. Por një nga investitorët që ka shqyrtuar këtë çështje, mendon se sasia e arit në qarkullim para epokës së Kolombit është shumë e mbivlerësuar.

Ai beson se teknikat primitive të nxjerrjes që u përdorën deri në Mesjetë nuk qenë në gjendje të prodhonin sasi të tilla. Sipas mendimit të tij, deri në kohën e Kolombit, në botë gjendej vetëm 297 tonë flori.

Rrjedhimisht vlerësimi i tij për sasinë totale të floririt që gjendet aktualisht në botë është 155 mijë tonë, ose 10 për qind më pak nga vlerësimi i Thompson Reuters. Kjo mund të ngjajë si një diferencë e vogël, por me çmimet aktuale të floririt, bëhet fjalë për jo më pak se 950 miliardë dollarë.

Konkluzionet e tij pranohen nga disa investitorë, por gara është shumë e ashpër mes analistëve, të cilët debatojnë shumë këtë çështje. Ka analistë të tjerë që mendojnë se të dyja këto vlerësime janë tepër të ulëta.

“Vetëm në varrin e Tutankhamenit u zbulua qivuri i tij prej ari që peshonte 1.5 tonë, pra imagjinoni se sa shumë flori është gjetur në varret e tjera të Egjiptit të lashtë, të cilat janë grabitur para se bota të fillonte të mbante shënime mbi zbulimet arkeologjike”, thotë Jan Skoyles, një tregtare floriri.

Skoyles argumenton gjithashtu se vlerësimi i sasisë së arit në bazë të zbulimeve të njohura është një metodë e gabuar. Kina p.sh., sot nuk publikon shifra të sakta se sa flori po arrin të nxjerrë në minierat e saj. Në vende të tjera, thotë ajo, si p.sh., Kolumbia, ka shumë nxjerrje ilegale floriri, gjë që e bën të vështirë një vlerësim të saktë.

Instituti i Standardit të Arit ka bërë nga ana tjetër disa vlerësime matematikore. Ekspertët e këtij instituti mendojnë se sasia e arit nëpër banka apo nëpër kutitë e bizhuve është e barabartë me rreth 2.5 milionë tonë, por ata pranojnë se këto vlerësime janë shumë spekulative.

Në fund të fundit, këto shifra përbëhen nga vlerësime, të cilave u shtohen vlerësime të tjera. Ato mund të jenë që të gjitha të gabuara.

Lajmi i mirë është se bota nuk do të mbesë pa flori. Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së vlerëson se aktualisht në botë ka rreth 52 mijë tonë flori që mund të nxirret nga nëntoka vetëm në burimet e njohura.

Por lajmi i keq është se mënyra se si ne po e përdorim floririn ka filluar të ndryshojë. Deri më sot, floriri thjesht ka ndryshuar formë dhe është ricikluar, por nuk ka humbur kurrë.

“I gjithë floriri që është nxjerrë nga toka në histori vijon të ekzistojë në duart tona. Kjo do të thotë se nëse ke një orë prej floriri, metali i gjendur aty mund të jetë nxjerrë nga romakët 2 mijë vjet më parë”, thotë James Turk.

Por mënyra se si floriri po përdoret në industrinë e teknologjisë, gjithsesi është shumë e ndryshme. Shërbimi Gjeologjik i Britanisë së Madhe vlerëson se 12 për qind e arit të nxjerrë çdo vit nga nëntoka përfundon në pajisje teknologjike, ku shpesh përdoret në sasi shumë të vogla në çdo produkt individual. Në sasi të tilla të vogla, kjo sasi ari nuk është me leverdi të riciklohet.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Albani-Explorer Sat Apr 06, 2013 9:43 am


Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin

Top Story.. - Faqe 2 Thsari-320x241

forrest fennKur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë.

82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde.

Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit.

thsariMë vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë.

Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës. Disa mendojnë se ky është qëllimi i rrengut të Fenn, por njerëz që e njohin nga afër nuk e vënë në dysh vërtetësinë e ekzistencës së këtij thesari.

Albani-Explorer
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 46
Points : 68
Reputation : 2
Join date : 11/02/2012

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sun Apr 14, 2013 2:41 pm


Pas 15 vjetësh zbulon se i kane 'vjedhur' veshkën

Top Story.. - Faqe 2 Gruaja_veshke
Sheqere Likaj

U fut në sallën e operacionit për heqjen e gurit në veshka, por pas 15 vjetësh merr vesh se ajo çfarë i kishin hequr në fakt, ishte veshka.

Është kjo historia e një 56-vjeçareje nga Patosi i Fierit, e cila pak ditë më parë ka denoncuar në policinë e kryeqytetit se në moshën 41-vjeçare në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza i vodhën veshkën në vitin 1998.

Sheqere Likaj, në një intervistë telefonike për televizionin A1 REPORT, tregon se pas disa shqetësimeve shëndetësore, shkoi në shtetin helen një vit më parë, aty ku jeton edhe vajza e saj për të kryer një vizitë. Do të ishte kjo vizitë, momenti kur 56-vjeçarja mori lajmin tronditës se nuk e kishte veshkën.

Këmbëngulja e saj dhe dëshira e madhe që ky lajm të mos ishte i vërtetë, e shtynë Sheqeren të rikonfirmonte diagnozën e mjekëve grekë dhe të kryente vizitë edhe në kryeqytet. Në fakt nga Tirana erdhi veçse konfirmimi se zonja Likaj nuk e kishte veshkën.

Zonja Likaj rrëfeu se ka tentuar vazhdimisht të mësojë të vërtetën mbi atë që ndodhi në sallën e operacionit ku humbi veshkën, por tregon se gjithçka ka qenë e mistershme.

Kam kërkuar kartelat për të mësuar më shumë mbi operacionin që mu bë, por më kanë thënë se nuk ekzistojnë. Doktorin që më ka operuar 15 vjet më parë se kam takuar ndonjëherë, s’ia njoh as fytyrën, shprehet Sheqere Likaj për A1 REPORT.

56-vjeçarja nga Patosi tregon gjithashtu se nuk ka mundur të kontaktojë me mjekun që e operoi pasi nga spitali i thonë se nuk është më aty prej vitesh.

Kërkoj që të më thonë të vërtetën që ai bëri në trupin tim, insiston zonja Likaj, teksa kërkon dëmshpërblim për atë çka i shkaktoi.

Sipas Sheqeres, asnjë pjesëtar i familjes nuk ka pasur dijeni për këtë ngjarje, pasi siç tregon ajo, në kohën që u vizitua ishte bashkëshorti i saj ai i cili firmosi për operacionin.

Zonja Likaj thotë se bashkëshortin e njoftuan se operacioni shkoi me sukses. Hoqëm gurin nga veshka dhe veshka tani funksionon normalisht, tregon ajo t’i ketë thënë bashkëshorti pas operacionit.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Apr 19, 2013 10:27 am


Gruaja gjyshe 67-vjeçare do martohet me një 29-vjeçar....



Top Story.. - Faqe 2 Stergjyshja-1

Një stërgjyshe po planifikon të martohet me të dashurin e saj 29 vjeçar për të çuar në vend amanetin që i la i shoqi përpara se të ndërronte jetë.

Top Story.. - Faqe 2 Stergjyshja


67 vjeçarja Joan Lloyd i premtoi bashkëshortit të saj, David, i cili ndërroi jetë në vitin 2010 pas një sëmundjeje të gjatë, se do të bënte një zmadhim të gjoksit dhe do të rigjente sërish dashurinë me një burrë shumë më të ri se ajo.
Joan u njoh me toy boy-n e saj, Phil Absolom 29 vjeç përmes Facebook-ut dhe që nga momenti që u takuan thotë se ndjeu që ai do të ishte mashkulli i ri i jetës së saj.

“Jemi shumë të dashuruar dhe jeta jonë erotike është fantastike”, shprehet stërgjyshja.

Top Story.. - Faqe 2 Stergjyshja-2


Phil, që është vetëm disa vite më i madh se nipi i 67 vjeçares thotë se Joan është e mrekullueshme dhe duket shumë më e re se mosha e saj reale.

Dëshira e fundit e bashkëshortit të sëmurë të 67-vjeçres, për të cilin ajo u kujdes 15 vjet, ishte që Joan ta rifillonte sërish jetën me një mashkull ët ri dhe të rikuperonte të gjitha vitet që humbi duke i qëndruar pranë gjatë kohës që ai kishte zënë shtratin.

Top Story.. - Faqe 2 Stergjyshja-3

Çifti i pazakontë tashmë kanë nisur përgatitjet e dasmës së tyre, nën bekimin e plotë të 4 fëmijëve, 13 nipërve dhe 6 stërnipërve të 67 vjeçares.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Mon Apr 22, 2013 8:11 am


Sekrete të ëmbla



Top Story.. - Faqe 2 52311_object_representations_media_1111_small280

Ajo mbërriti në Paris pas mesnate. Në hollin e hotelit ku do të qëndronte për më shumë se një javë, ajo ndenji gjatë, duke parë dritat e zbehta të neoneve që shtriheshin tej. Të nesërmen, ajo veshi një fustan me lule të vogla dhe një xhaketë të zezë të gjatë, për të shkuar në apartamentin e një burri që prej kohësh donte ta takonte. Barnes e dinte se ndonjëherë, takimet aq shumë të dëshiruara mund të kthehen në orë të tëra torturuese më pas, duke menduar se më mirë të mos kishin ndodhur.

Por Xhejm Xhojs ishte ndryshe. Ai e ftoi në sallonin e madh për të pirë çaj. Më pas i tha se fustani i saj ishte i ngjashëm me tregimet e shkurtra që ajo kishte shkruar. Ai ishte i gjatë dhe tepër ironik. Për orë të tëra, Barnes u zhyt në një rrëfim të pazakontë mbi jetën e një burri që kishte vendosur t’i përkushtohej vetëm një pasioni të ngjashëm me të sajin, letrat. Intervistën me Xhojsin ajo do ta botonte në “Vanity Fair”, një intervistë ku Xhojs nuk fliste vetëm për letërsinë, por dhe për shqetësimet e vogla në jetën e një burri të vështirë.

Gjatë gjithë qëndrimit në Paris, shkrimtarja dhe gazetarja e re amerikane Djuna Barnes do të shoqërohej nga miku i saj më i ri Xhejms Xhojs. Ishin vitet 1920 dhe Parisi ishte kthyer në qendrën e letërsisë moderne. Barnes donte të mësonte gjithçka, kafenetë ku mbrëmjeve Xhojs dhe miqtë e tij të letrave uleshin për të pirë skoç e për të folur mbi letërsinë, rrugët ku ata kalonin dhe bibliotekat.

Në këtë qytet mund të gjeje gjithçka që mund të mbushte me ajër zemrën e kësaj gruaje që e kishte mbyllur përgjithmonë portën e dashurisë. Prej vitesh, dashuria për të ishte shndërruar në një tjetër formë, e ngjashme me përkushtimin ndaj gjërave të vogla dikur të parëndësishme por që tashmë kishin marrë kuptim.

Ky ishte udhëtimi i saj i parë në Parisin ku do të kthehej shpesh më pas, për të krijuar ashtu si Xhojsi qoshet e saj të dashura për t’u frymëzuar. Djuna Barnes është një shkrimtare e rëndësishme amerikane, e cila luajti rol të rëndësishëm në zhvillimin e letërsisë moderne në gjuhën angleze në shekullin XX dhe një nga figurat kyçe të jetës bohemiane në Parisin e viteve 1920-1930. Romani i saj “Nightwood” u bë një vepër kulti në prozën moderne, e ndihmuar dhe nga një hyrje që i bëri Tomas Eliot.

Librat e shkruar prej saj dallohen për stilin unik. Karakteret e përshkruara prej saj të përfshijnë me forcën me të cilën ajo i ka ndërtuar. Gjithë letërsia e Barnes është një rrëfim për të treguar portrete e jetë njerëzish, të cilët mund të kishin qenë të lumtur nëse në jetën e tyre nuk do të kishte pasur një ndalesë të trishtë. Barnes kërkon t’i heqë këto ndalesa dhe t’i bëjë të lumtur personazhet e saj, edhe pse në pjesën më të madhe të rasteve nuk ia del.

220px-DjunabarnesE lindur në një familje të lidhur me letërsinë (gjyshja e saj Zadel Turner Barnes ishte shkrimtare, gazetare dhe aktiviste për të drejtat e gruas, kurse i ati kompozitor) që e vogël ajo u frymëzua nga tregime të cilat ia shtuan përfytyrimin. Si fëmija e dytë e një familjeje të madhe prej tetë fëmijësh, Barnes u rrit duke u kujdesur për motrat dhe vëllezërit e saj më të vegjël.

Edukimin fillestar e mori në kushtet e shtëpisë, nga gjyshja dhe i ati. Në moshën 16-vjeçare ajo kaloi një traumë e cila do të ndikojë në të gjithë jetën e saj. Ajo u përdhunua nga fqinji, histori të cilën e përshkruan në romanin e saj të parë “Ryder”. Përvoja e parë seksuale do të ndikonte në mënyrën sesi Djuna do ta shihte dashurinë gjatë jetës. Në moshën 18-vjeçare ajo martohet me Percy Faulkner, në një ceremoni private pa dëshirën e saj.

Ai ishte 52 vjeç dhe lidhja nuk zgjati më shumë se dy muaj. Kjo ishte martesa e parë dhe e fundit e Barnes, e cila më pas do të kishte një jetë të lirë seksuale dhe një refuzim të brendshëm për të gjetur atë çfarë në librat e saj kërkonte, dashurinë.

Në vitin 1912, për shkak të krizës financiare, familja e saj ndahet. Bashkë me nënën, Elisabet, dhe tre vëllezër, ajo zhvendoset në Nju Jork. Pas marrjes së letrave të divorcit, tashmë Djuna mund të vijonte të ndiqte e lirë studimet. Ajo u regjistrua në Prat, ku ndoqi studimet për art.

Pas gjashtë muajsh, i ndërpreu studimet, pasi i duhej të kujdesej financiarisht për familjen dhe nisi të punonte si gazetare në “Brooklyn Dayly Eagle”. Në muzeun e Brooklin janë të gdhendura fjalët e saj të para sapo mbërriti në redaksinë e gazetës: “Unë mund të shkruaj, të vizatoj dhe ju do të jeni budallenj nëse nuk më punësoni”. Gjatë viteve të ardhshme puna e saj do të prezantohej pothuajse në çdo gazetë në Nju Jork.

Ajo ka shkruar artikuj mbi teatrin, kritika, lajme të ndryshme të ilustruara me vizatimet e saj, kryesisht nga sfera e kulturës. Në vitin 1915, Barnes lëvizi nga apartamenti i familjes së saj për të jetuar në një komunitet artistësh që bënin jetë bohemiane.

Në mesin e këtij rrethi bohemianësh ishin artistë si Edmund Wilson, Berenice Abbott dhe poetja Elsa Von Freytag Loringhoven, biografinë e së cilës Barnes u mundua ta shkruante por asnjëherë nuk e përfundoi. Ajo u njoh në atë kohë dhe me Guido Bruno një sipërmarrës i njohur amerikan, në pronësinë e të cilit ishin dhe disa revista e gazeta të kohës.

Pjesën më të madhe të librit të saj “Nightwood”, ajo e shkroi gjatë verës së vitit 1932-1933, teksa ishte duke qëndruar në një rezidencë arti. Në këtë rezidencë ishin dhe artistë të tjerë të njohur të kohës si Antonia White, John Ferrar Holms dhe poetja Emily Coleman. Libri u botua nga “Faber & Faber” më 1936, dhe pse u quajt një vepër e rëndësishme e artit, ai nuk pati shumë shitje.

Vitet e fundit të jetës ajo iu dorëzua alkoolit. Në shkurt të vitit 1939, ajo u gjet në një hotel në Londër duke tentuar të vetëvritej. Në vitin 1940, familja e dërgoi në një sanatorium në Nju Jork. Pas rikthimit në Nju Jork, ajo u vendos në një apartament pranë fshatit Greenwich ku kaloi 42 vjet të jetës së saj. Ajo vijoi jetën duke pirë dhe nuk shkroi asgjë.

Në vitin 1950, ajo kuptoi se alkooli nuk e kishte lënë të shkruante dhe vendosi ta linte pijen për t’iu përkushtuar sërish shkrimit. Ajo shkroi një roman të ri, historia e të cilit rrëfente pikërisht jetën e familjes së saj. Me mbi 20 romane të shkruara dhe një mori shkrimesh gjatë jetës si gazetare, Barnes vijon të mbetet një figurë e rëndësishme e letrave botërore e shekullit XX, librat e së cilës vijojnë të publikohen më shumë pas vdekjes.

Edhe pse jeta e saj nuk qe një libër i bukur, ajo e shndërroi atë përvojë të trishtë, në një motiv për të shkruar, duke e pasur të shkruarin si gjënë e vetme pas së cilës u kap në jetë. Ajo nuk deshi asnjëherë të linte shënime mbi të shkuarën e saj dhe pse pjesa më e madhe e biografëve mendojnë se ajo gjendet në librat që shkroi. Barnes iku nga kjo jetë duke marrë me vete sekrete përvëluese, të cilat i mbajti gjithnjë me vete, dhe pse e dinte se ato po e vdisnin çdo ditë nga pak…
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Wed Apr 24, 2013 6:52 am


Destinacione turistike qe nuk preferohen nga turistet


Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcS_btPoQYquiBcNVvDVGoPhqeB3-ObkjEo5KO6A2pkLL3OBK8cvvA

Destinacione si Londra, Parisi apo Nju-Jorku janë vazhdimisht të preferuara prej turistëve në të gjithë botën, por ekziston edhe një listë me qytetet shumë pak të vizituara, ndonëse kanë shumë për të ofruar.

Revista amerikane “Travel and Leisure” ofroi një listë të këtyre destinacioneve të nënvlerësuara, midis të cilave figurojnë emra si Detroiti, Bratislava dhe Glasgou.

Detroit – Një qytet i mrekullueshëm, ku gërshetohen në mënyrë të shkëlqyer disa projekte madhështore arkitekturore të stileve të ndryshme. Ndonëse pak i njohur jashtë qytetit, muzeu madhështor i motorëve dhe kafja “Mongo”, e famshme për muzikën më të mirë jazz në botë, nuk duhen humbur.

Tajpei – Në vitet 1980-1990, kryeqyteti me tre milionë banorë i Tajvanit ishte i mbytur nga smogu. Sot Tajpei është një prej qyteteve më të këndshme në botë, i mbushur me hapësira të pafundme të gjelbra dhe i famshëm për kuzhinën e tij në të gjithë botën.

Tukson – Qyteti me 500 mijë banorë në Arizona është i famshëm për fushat e tij të golfit dhe rodeon, por i ndodhur mes maleve, ai është edhe një qendër e mbushur me bukuri që i përkasin trashëgimisë botërore. Ndërtesat historike dhe rrugët e mbyllura për trafikun në fundjavë e bëjnë Tuksonin jashtëzakonisht mikpritës, ndërsa restorantet e tij janë ndër më të mirët në botë.

Glasgou – Londra dhe Mançesteri mund të përthithin të gjithë turistët në Britaninë e Madhe, por është një mëkat të mos vizitosh Muzeun e Arteve në Glasgou, qendrën me ndërtime karakteristike skoceze apo miniteatrot e vendosura kudo nëpër qytet.

Nara – I neglizhuar në favor të qytetit fqinj të Kiotos, Nara është ish-kryeqyteti perandorak i Japonisë. Përveç tempujve të lashtë budistë dhe ndërtesave të perandorit, qyteti është i pasur me një kompleks parqesh madhështore, që datojnë që nga shekulli VIII.

Bratislava – Ndërtesa madhështore, sheshe mahnitëse dhe një kështjellë mesjetare në mesin e qytetit. Nuk bëhet fjalë për Pragën, por për perlën tjetër përtej Danubit – Bratislavën. Kryeqyteti i Sllovakisë ka lënë pas imazhin e blloqeve të zymta komuniste, ndërsa që prej aderimit në BE është shndërruar në një qytet dinamik, i mbushur me pabe dhe vende argëtimi.

Providence – I ndodhur pranë Bostonit, qyteti që pret muzeun më të madh në botë të impresionizmit, nuk është shumë i njohur. Njëkohësisht ai është bërë i famshëm për dyqanet dhe restorantet ku shërbehet me finesën franceze.

Adelajde – I mbiquajtur “qyteti i kishave”, Adelajde në Australi mund të krenohet me një bregdet piktoresk dhe të gjatë, me një respekt të thellë ndaj popullsisë vendase indigjene, me kulturën e saj të kafes, muzetë e artit avangard dhe bienalen e arteve të Adelajdës, e cila realizohet një herë në dy vjet në mars dhe është më e madhja në botë në llojin e saj.

Valparajso – Kush e njeh Valparajson në Kili? Dy orë me makinë nga kryeqyteti Santiago, Valparajso është një qytet shumëngjyrësh, i ngritur mbi një seri kodrash, që i japin disa harkime madhështore pamjes së qytetit. Qendra ka një stil bohem, ndërsa hotelet e shekullit XIX mirëpresin vizitorë të shumtë. Gjithashtu mund të vizitohet muzeu “La Sebastiana” apo shtëpia e fituesit të çmimit “Nobel për Letërsi”, Pablo Neruda.

Nauru, njihuni me vendin më pak të vizituar në botë

Shteti-ishull Nauru, me hapësirë prej 20 km katrorë, gjendet 4 mijë km larg Australisë, në Oqeanin e Qetë.
Ky ishull në vit vizitohet prej më pak se 200 turistë, që është një numër shumë i vogël në krahasim me një aeroplan me turistë që në Las Vegas ateron në sekondë.

Nauru ka të ardhura shumë të vogla për frymë, pasi minierat e fosforit u mbyllën dhe ishulli ngeli pa të ardhura.
Ekzistojnë edhe shumë arsye për numrin e vogël të turistëve në këtë vend, por thjesht mund të jetë edhe çmimi i lartë i qëndrimit, por dhe vetë rreziku që ekziston në ato vende.

10 vendet më pak të vizituara në botë:
1. Nauru me 200 turistë në vitin 2011
2. Somalia me 500 turistë në vitin 2012
3. Tuvalu me 1200 turistë në vitin 2011
4. Kiribati me 4700 turistë në vitin 2011
5. Ishujt Marsal me 5000 turistë në vitin 2011
6. Guineja Ekuatoriale me 6000 turistë në vitin 2012
7. Turkmenistani me 7000 turistë në vitin 2007
8. Sao-Tome-e-Principe me 8000 turistë në vitin 2010
9. Koromos me 15000 turistë në vitin 2010
10. Afganistani me 17500 turistë në vitin 2012
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri Apr 26, 2013 8:54 am


Ishte shumë i bukur, dëbohet nga Arabia Saudite


Top Story.. - Faqe 2 Arabi-i-bukur.jpg1_

Autoritetet në Arabinë Saudite kanë vendosur të përzënë nga vendi 3 meshkuj me arsyetimin se janë shumë të bukur dhe si të tillë të parezistueshëm për gratë vendase.

Njëri prej këtyre meshkujve është Omar Borkan Al Gala, poet, aktor, fotograf dhe një qytetar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai është dëbuar nga vendi me një vendim të Komisionit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve, pasi sipas këtij autoriteti vendas, ai është shumë i bukur dhe cenon ruajtjen e moralit të shëndoshë të popullit.

Sipas pretendimit të vendimit të marrë, këta meshkuj shpërqendruan dhe bënë të binin në dashuri me ta shumë gra vendase duke vënë në rrezik moralin shoqëror.

Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh dhe mediat ndërkombëtare të cilat janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të 2 personave të tjerë të dëbuar nga vendi për shkak të bukurisë së tyre.

gazeta shqip
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sat Apr 27, 2013 3:10 pm


AMANTIA atje ku vendbanimet e mbreterve jane transformuar ne stane....



Top Story.. - Faqe 2 537820_362744080496892_580849893_n

Për të shkuar në Parkun Arkeologjik të Amantias, shërben një devijim më pak se një kilometër shteg nga rruga që të shpie në Sevaster, sapo kalon fshatin Ploçë, vetëm 30 km nga qyteti i Vlorës. Rrënojat e lashta të një vendbanimi dhe qytetërimi mbi 2600-vjeçar qëndrojnë sfidues të kohës në majën e një kodre përballë fshatit piktoresk të Ploçës, por të shpërfillura nga shteti e të poshtëruara nga injoranca e njerëzve me pushtet që nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë pasurie historiko - kulturore u ka rënë në pjesë.

Me një qytet prej 15 hektarësh dhe akropolin me perimetër 2200 m, stadiumin olimpik antik (i vetmi në vendin tonë), tempullin e Afërditës si simbol, teatrin, nekropolin etj., Amantia ishte krenaria e qytetërimeve ilire dhe pika më e rëndësishme e lidhjes në rrugëkalimet prej Apolonisë dhe Epirit të Lashtë, duke shtrirë dominimin dhe qytetrimin e saj edhe në qendrat e tjera antike sibija të saj si: Olympe (Mavrovë), Cerje (Brataj), Matohasanaj, Hadëraj (Vllahinë), Orik (Orikum) e në gjithë luginën e Lumit të Vlorës.

Top Story.. - Faqe 2 310963_362744733830160_281172549_n

Por është e dhimbshme kur shikon sot se si trajtohen dhe si janë katandisur rrënojat e lashta të Amantias. Atje ku mbi 2600 vjet më parë ngriheshin vendbanimet e prijësve të fiseve amante sot strehohen bagëtitë dhe rrënojat me mure qiklopikë janë kthyer në stane. Në vend të Prytanit (kryetarit të bashkësisë amante) që drejtonte popullin amantias sot atje gjen çobanin me kërrabë në dorë që ruan bagëtitë, në vendin e Bulesë (Këshilli) funksionon baxho primitive dhe në portat e Amantias ku dikur Toksarku (komandanti i garnizonit) mbronte qytetin, sot të presin frikshëm një lukuni qensh që ruajnë besnikërisht stanet.

Top Story.. - Faqe 2 23951_362744730496827_712088719_n

Siç e shihni edhe në fotot që munda të marr është e pamundur të shkosh i pashoqëruar nga vendas për të vizituar rrënojat e Amanias dhe pa u pajisur me shkop apo me mjete të tjera mbrojtëse nga qentë e stanit.

E trishtueshme kjo që po tregoj, por e vërtetë e hidhur që flet për masakrimin dhe trajtimin primitiv që po i bëhet trashëgimisë kulturore në vendin tonë.

Top Story.. - Faqe 2 48048_362744593830174_1145389008_n

Me një pasuri të tillë historiko – kulturore, jo vetëm Ploça, por e gjithë zona përreth do të mund ta ndërtonte jetën ndryshe, si komunitet i rëndësishëm në shërbim të turizmit kulturor, ndërkohë që ata janë më të varfër se kurrë dhe të detyruar ta braktisin gjithnjë e më shumë vendlindjen e tyre drejt qyteteve dhe metropolit brenda dhe jashtë vendit.

Kjo gjendje duhet të marrë fund njëherë e mirë, për rrënojat e Amantias dhe për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore që janë lënë në mëshirë të fatit, në dorë të kontabandistëve të objekteve kultuore dhe njerëzve ordinerë që shëmbin muret e kalave e ndërtesave antike për të ndërtuar oborret, avllitë, madje edhe banjat e tyre.

Dhe flitet paturpësisht për turizëm kulturor, punën e madhe që është bërë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, për politikat për rivitalizimin e trashëgimisë kulturore…e plot të tjera si këto nga një qeveri që e ka dëmtuar trashëgiminë kulturore më shumë se të gjithe pushtuesit që e kanë shkelur vendin tonë përgjatë historisë.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Apr 30, 2013 2:05 pm


Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin



Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcSeaaYhUy98KMsqyMdtteYMfmHJaqeD0Gxx2cDQCXnW_yzznpCC


Kur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë.

82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde.

Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit.

Më vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë.

Top Story.. - Faqe 2 Tresor-forrest-fenn-etats-unis-1129452-jpg_1003188

Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës. Disa mendojnë se ky është qëllimi i rrengut të Fenn, por njerëz që e njohin nga afër nuk e vënë në dysh vërtetësinë e ekzistencës së këtij thesari.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri May 03, 2013 6:42 pm


Kishte ‘vdekur’ 44 vjet më parë në Vietnam, gjendet i gjallë ushtari amerikan?


Top Story.. - Faqe 2 Ushtari-i-zhdukur
Ushtari amerikan i zhdukur 44 vjet më parë, John Hartley Robertson,

Një ushtar amerikan i cili ishte shpallur i vdekur 44 vjet më parë në luftën e Vietnamit mendohet se është gjetur i gjallë në këtë vend, ku ka nisur një jetë të re, është martuar dhe ka fëmijë me një grua vendase.

John Hartli Robertson, është një nga 60.000 emrat e skalitur në Përmendoren e Veteranëve të Vietnamit, në Washington, pasi u shpall i vrarë në një mision të fshehtë special në Laos më 1968, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë.


Top Story.. - Faqe 2 Ushtari-i-zhdukur-1

76 vjeçari Dang Tan Ngoc, që pretendon se është ushtari amerikan i zhdukur 44 vjet më parë

Por një film i ri dokumentar me titull “Unclaimed” (I pakërkuari), ka ngjallur interes të madh pasi ka rënë në gjurmët e një personi, tashmë 76 vjeç i cili sipas të dhënave rezulton se është pikërisht ish-përfaqësuesi i “Beretave të gjelbra”, që sot, për arsye që nuk dihen, nuk mund të kujtojë ditëlindjen e tij, nuk i kujtohen as emrat e fëmijëve të tij dhe tashmë e ka harruar gjuhën angleze.
ushtari i xhdukur2

Top Story.. - Faqe 2 Ushtari-i-xhdukur2
76 vjeçari Dang Tan Ngoc, në Vietnam

Veterani i luftës në Vietnam, Tom Faunce, i cili është autori i dokumentarit në fjalë ka ndjekur për një kohë të gjatë 76 vjeçarin dhe është thuajse i obsesionuar me faktin se ai është pikërisht ushtari John Hartley Robertson, i cili u shpall i zhdukur dhe nuk u kërkua asnjëherë.

Top Story.. - Faqe 2 Ushtari-i-zhdukru-4
Autori i dokumentarit “Unclaimed”, veterani i luftes Tom Faunce

Por këto fakte janë hedhur poshtë nga autoritetet amerikane sipas të cilave 76 vjeçari nga Vietnami nuk është ushtari amerikan që pretendohet në dokumentar dhe se kjo gjë është më se e vërtetuar pasi duke u nisur nga dyshime të tilla CIA ka kryer një test të fshehtë ADN që vërtetoi gënjeshtrën e tij.

Zyra për mbrojtjen e personave të zhdukur në luftë ka bërë të ditur se personi në fjalë, i quajtur Dang Tan Ngoc është vënë në qendër të autoriteteve amerikane në vitin 2006, duke pretenduar se ishte John Hartley Robertson, një nga ushtarët e shpallur i zhdukur gjatë një misioni special në Laos në vitin 1968.


Top Story.. - Faqe 2 Ushatri-i-zhdukur-5

Motra e ushtarit amerikan të zhdukur në Vietnam

Ai u intervistua imtësisht dhe u zbulua se nuk ishte personi që pretendonte, por një qytetar vietnamez.

Gjithsesi, në vitin 2008 ai sërish u përpoq të ekspozohej duke këmbëngulur se ai është pikërisht Robertson, dhe për këtë arsye është marrë në ambasadën amerikane në Vietnam, ku i janë marrë gjurmët e gishtave, nga ka rezultuar se nuk përputheshin me ato të ish-ushtarit amerikan. Sipas kësaj zyre, Dang Tan Ngoc ishte një mashtrues që thjesht përpiqej të përfitonte.

Ndërkohë në dokumentarin “Unclaimed” shfaqet momenti kur motra e John Hartley Robertson takohet me Dang Tan Ngoc dhe pohon se është më se e sigurt se ai është vëllai i saj i shpallur i zhdukur 44 vjet më parë.
Jean Robertson Holley është shprehur se nuk kishte nevojë për asnjë test ADN që të provonte se personi në fjalë ishte i vëllai. “Më mjaftoi ta shihja në sy dhe ta mbaja nga duart që ta kuptoja se është ai dhe është gjallë, shprehet ajo.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Thu May 16, 2013 3:45 pm


Gjendet formula e fshehtë e “Coca-Cola”-s


Top Story.. - Faqe 2 Article-1356810-0D314CF4000005DC-482_478x180_popup


Një tregtar sendesh të vjetra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendon se ka gjetur formulën e “Coca-Cola”-s.


Klif Kluzh, i cili jeton në shtetin e Xhorxhias, pretendon se formulën e fshehtë të “Coca-Cola”-s e ka gjetur ne sendet personale të një kimisti të famshëm. Letra datonte në vitet e Luftës II Botërore.

Top Story.. - Faqe 2 Coca-cola-secret-formula

Tregtari i sendeve të vjetra e ka nxjerrë formulën në “e-Bay”, ku çdo person që dëshiron ta ketë duhet të paguajë 15 milionë dollarë.

Reagon “Coca-Cola”

Top Story.. - Faqe 2 Images?q=tbn:ANd9GcT-s6hyLsDdtfLtZdOMMRw0KGZZ-Qlz0dyjMUaXWn08on3YBV4CJg

Kompania “Coca-Cola” ka reaguar pas publikimit të lajmit, duke theksuar se formula është e përafërt me formulën e pijes porse theksoi se nuk i afrohet shijes së vërtetë.Ajo eshte top sekret

Mund t’i kenë kërkuar ndihmë

Sipas Kluzhit, në vitin 1943, në vitet e vështira të Luftës II Botërore, “Coca-Cola” mund të ketë pasur vështirësi në prodhimin pijes dhe mund t’i ketë kërkuar ndihmë kimistit të famshëm.

U prodhua në vitin 1886, formula vijon të jetë e fshehtë

Top Story.. - Faqe 2 19ddc4ae4c1aa0bea342b

Formula e “Coca-Cola”-s është zhvilluar në vitin e largët 1886 nga Dr. John S. Pemberton, porse ende vazhdon të mbahet e fshehtë nga kompania. Formula e vërtetë ruhet në një kasafortë të madhe të një muzeu në Atlanta.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Fri May 17, 2013 10:00 am


Nenes





Top Story.. - Faqe 2 381527_514104375323815_227471434_n

Përmend fjalën nene dhe ke përmendur kuptimin e jetës, ardhshmërisë, gjithësisë ! Ulu pranë saj dhe ndjen afërsinë që askund s, do e ndjesh në jete. Preke lotin e saj dhe shpirti i një gjakatori zbutet. Ka rrenqethje ai lot, ka bukuri, mbart mbi vete një univers ndjenjash. Është një lot që mëkat kush e le te thahet. Është një lot i kristalte e i madhërishëm. Është vetëm loti i nenave që ngjall një shpirt.

Kalojnë një jete te tere duke menduar vetëm për në. Jetojnë në ketë bote por zemra dhe mendja e tyre ndodhet pranë nesh. Gjithkush te mohon në ketë jete, por nena kurrë. Është një suvenir që veçantinë dhe vlerën e tij e njeh vetëm i madhi Zot që e krijoi. Është mëkat se kur i kemi pranë nenat tona kurrë nuk ja shprehim atë respekt dhe përulje që kemi ndaj tyre.Vetëm kur largohemi pak shpirti na qan për to.

Moj nene ! Ti që me dhe jetën. Ti që me dhe forme. Ti që mohove jetën tende dhe na e dedikove neve. Qe kur te gjithë na përqeshin, ti na qan. Kur te gjithë na qajnë, ti na buzëqesh. Ti që mallkuar qofsha që nuk di ta ngrej në piedestalin me te larte vlerën që ke. Por vetëm e shëmtoj sot duke shkruar me këto fjale te varfra. Ti moj nene që jastëk ke merakun për ne. Ti që jorgan ke dashurinë që te japim. Ti që vishesh me respektin dhe sjelljen që në krijojmë në shoqëri. Ti që frymën dhe zemrën tende e ndave me ne. Ti moj nene që te kemi inkubatorin e paqes.

Ti moj rrofsh përjetë. Mos pafte syri yt asgjë veç dritës se bekuar. Mos ndjeftë zemra jote asgjë veç lumturi. Mos prkte këmba jote asgjë veç re te buta. Mos jetofsh në parajsë asgjë tjetër, veç engjëll.

O nene, o emër i bekuar
me gjithë qenien tende i dashuruar
Zbuloma zemrën se s, po flas dot
Shiko brenda se te ndjej me lot

Ma afro ta puth ballin tënd me ndritur
Te te falënderoj për nderin që me ke rritur
Prekmë o nene dhe veç respekt buroj
E ndjen në djerse kur ty te kujtoj

Në prehrin tënd unë mendje e shpirt qetësoj
Për te madhin Zot ty emrin do ta ndërroj
Me fal o nene se varfër po shkruaj
Me ndihmo që madhnishëm te te përshkruaj

Për bese nuk mundem se fort unë prekem
kur emrin te thërras befas unë mekem
Zoti vuajtjet ty ti largoftë
Dhe pra Tij te afroftë.

Qofsh me jete e mos pafsh kurrë dite te keqe oj nena ime !
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Tue Jun 18, 2013 8:05 am

Lypsi fisnik


Top Story.. - Faqe 2 Beggar-angel2


Ishte nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat. Me cante ne dore po nxitoja per ne pune. Sapo kalova trotuarin duke u ruajtur nga makinat instiktivisht shtiva doren ne xhep.

Do te nxirrja dyqindlekeshin e perditshem per ate plakun lypes aty para muzeut. E kisha racion te perditshem per te, me pelqente kur me thoshte ' tu shtofshin ditet bir' nuk ishte si lypesat e tjere ishte teper fisnik, i paster, i rregullt dhe shume i vuajtur. 

Ate dite nuk kisha dyqind leke ne xhep. Kisha vetem nje monedhe 500 lekeshe. Sot do ti jap kete thashe. dhe i kenaqur nga vetja u afrova tek vendi ku ai rrinte. Por per cudi ai sot nuk ishte aty.

Ku eshte ky xhaja qe rri per dite ketu pyeta cigareshitesin ngjitur. EH psheretiu ai vdiq dje me tha.  nuk e di po mu  lidh gjuha, mu duk vetja i pa vlere me ate 500 lekesh ne dore.

Gjithe rruges ne autobus shikoja 500 lekeshin dhe qaja. e futa ne portofol ne xhepin ku mbaj sendet e rendesishme. Ai 500 lekesh gjithmone do te me kujtoje dicka.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Rifat Sat Jun 29, 2013 6:32 am


Gjeniu 2 vjeçar


Top Story.. - Faqe 2 Adam-Kirby-gjeniu-2-vje%C3%A7ar
Adam Kirby, gjeniu 2 vjeçar

Një djalë 2-vjeçar anglez është bërë anëtari më i vogël në moshë i Mensës, shoqëria më e vjetër dhe prestigjioze e njerëzve që konsiderohen gjeni.

Adam Kirby ka një koeficient inteligjence më të lartë se Barack Obama dhe David Cameron, dy nga liderët më të pushtetshëm të botës.
Vogëlushi ka lexuar Shekspirin dhe ka mësuar gjuhën japoneze, spanjolle dhe franceze gjatë jetës së tij 24-mujore.

Prindërit e kuptuan menjëherë që kishin të bënin me një fëmijë ndryshe nga të tjerët që kur nisi të lexonte në moshën 1-vjeçare.
“Është e jashtëzakonshme. Ndërkohë që fëmijët e tjerë mësonin të ecnin, djali ynë lexonte libra”, shprehet babai i gjeniut anglez me koeficient inteligjence 141.
Rifat
Rifat
Webmaster
Webmaster

Numri i postimeve : 2401
Points : 4324
Reputation : 12
Join date : 09/12/2011

https://enigmaexplorer.albanianforum.net

Mbrapsht në krye Shko poshtë

Top Story.. - Faqe 2 Empty Re: Top Story..

Mesazh nga Sponsored content


Sponsored content


Mbrapsht në krye Shko poshtë

Faqja 2 e 3 Previous  1, 2, 3  Next

Mbrapsht në krye

- Similar topics

 
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi