Top Story..
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3
Top Story..
Paratë më të pazakonta të kohërave
Që në fillimet e tregtisë, komunitetet kanë eksperimentuar me mjetet e shkëmbimit. Ato mund të duken të çuditshme tani, por kishin shumë kuptim për dikë në kohën dhe vendin ku përdoreshin. Më të çuditshmet janë monedhat “Rai”. Ato ishin kaq të rënda dhe gjigande sa vendin e kishin jashtë derës së shtëpisë dhe askush s’guxonte t’i grabiste.
Vlera e tyre ishte edhe më e madhe sa më shumë persona të kishin humbur jetën gjatë transportimit të tyre. Talonet siameze prej porcelani nga ana tjetër, ishin talone kumari. Ato ishin kaq praktike, sa vendasit i harruan monedhat e argjendit dhe u përdorën për më shumë se dy shekuj. Falsifikatorët e parave gjithmonë kanë ekzistuar, prandaj dizenjo e tyre është ndërruar më shumë se 8 mijë herë. Edhe sot gjenden monedha të tilla në dyqanet antike.
1. Gurët “Rai”
Këto monedha përdoreshin dikur në ishullin Yap, në Mikronezi. Gurët e mëdhenj, deri në 3 metra diametër, nxirreshin pranë Palau, pasi në Yap s’kishte gurë gëlqerorë. Vlera e gurëve rrethorë me një vrimë në mes varej nga masa dhe pesha, plus vështirësia në transportimin e tyre. dhe historia e tij.
2. Monedhat e riciklueshme
Monedha të riciklueshme? Ato janë prodhuar. Deri në mes të shekullit të 19-të, kombe të ndryshme në Karaibe nuk kishin monedhë të tyren. Prandaj blinin monedha të huaja dhe i vinin vulën e tyre. Vula do ta bënte të pavlefshme në vendin e origjinës, por të ligjshme në dhjetëra ishujt në Karaibe dhe Dominika.
3. Monedha britanike e arit
Monedha e arit dikur ishte pjesë e sistemin monetar britanik. Keni dëgjuar për paundin, shilingat dhe pensin; kjo monedhë varej nga çmimi i arit dhe ndryshonte shpesh. Monedha origjinale e arit vlente një paund, 20 shilinga, por ndërsa çmimi i arit u rrit, vlera e saj u ul. Në vitin 1816 u zëvendësua me kartëmonedhën e paundit.
4. “Canadian Tire”
Paratë kanadeze ishin në formën e një kuponi të emetuara nga “Canadian Tire” në vitin 1958. Ato jepeshin si bonus kur bliheshin artikuj dhe shkëmbeheshin me vlerën e faqes në çdo dyqan dhe pikë karburanti. Shumë tregtarë i pranonin këto kupona edhe në formën e parave, pasi kushdo blinte karburantin me to.
5. Kryqet “Katanga”
Kryqet “Katanga” përdoreshin si para në krahinën e minave të bakrit, e cila quhej Zaire, në Afrikë. Ato përbëheshin nga bakri dhe pesha e tyre varionte. Katanga ishte një komb i pavarur për periudha të shkurtra, nga 1960-1963, gjatë së cilës emetuan monedha të reja kombëtare, frankat me foton e një kryqi “Katanga” mbi to.
6. Talonet siameze të kumarit
Talonet siameze prej porcelani ishin talone të përdorura në kazino në vitin 1820. Monedhat ishin më të lehta në përdorim se argjendi dhe u bënë kaq popullore, sa përdoreshin në të gjithë mbretërinë derisa u ndalën në vitin 1875. Biznesmenët mashtrues i shkëmbenin me argjend, prandaj porosisnin porcelan të lirë në Kinë, dhe disenjo e tyre është ndërruar 8 mijë herë.
7. Paratë “Kissi”
Paratë “Kissy” përdoreshin në krahinën perëndimore të Afrikës, që tani është Liberia, Sierra Leone dhe Guinea. Shufrat e rrotulluara të hekurit kishin formë “T”-je nga njëra anë dhe një si shpatull nga ana tjetër. E thyer bëhej e pavlefshme, por magjistari i fisit, farkëtari, i bashkonte copat duke kërkuar një tarifë.
8. Monedhat “Manchukuo”
Manchukuo ishte një shtet marionetë në Manchuria, i krijuar nga pushtimi japonez në vitin 1932 deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Jeni “Manchukuo” u emetua nga japonezët për përdorim në zonën e pushtuar. Një jen kishte 100 fen. Gjatë ’44-’45 metali ishte i rrallë, prandaj ato u prodhuan me fibër të kuqe ose kafe.
9. Monedhat e hapësirës
Monedha më e re është e çuditshme, për shkak të qëllimit të krijimit. Shkencëtarët nga Qendra Kombëtare e Hapësirës në Universitetin e Leicester-it kanë dizenjuar “Quid”-in, shkurt për “Quasi Universal Intergalactic Denomination”, për ta përdorur në hapësirë. Ato kanë cepa të rrumbullakët, prandaj nuk dëmtojnë asgjë kur pluskojnë në hapësirë.
Edituar për herë të fundit nga Estilen në Fri Apr 11, 2014 7:16 pm, edituar 1 herë gjithsej
Re: Top Story..
Destinacione turistike qe nuk preferohen nga turistet
Destinacione si Londra, Parisi apo Nju-Jorku janë vazhdimisht të preferuara prej turistëve në të gjithë botën, por ekziston edhe një listë me qytetet shumë pak të vizituara, ndonëse kanë shumë për të ofruar.
Revista amerikane “Travel and Leisure” ofroi një listë të këtyre destinacioneve të nënvlerësuara, midis të cilave figurojnë emra si Detroiti, Bratislava dhe Glasgou.
Detroit – Një qytet i mrekullueshëm, ku gërshetohen në mënyrë të shkëlqyer disa projekte madhështore arkitekturore të stileve të ndryshme. Ndonëse pak i njohur jashtë qytetit, muzeu madhështor i motorëve dhe kafja “Mongo”, e famshme për muzikën më të mirë jazz në botë, nuk duhen humbur.
Tajpei – Në vitet 1980-1990, kryeqyteti me tre milionë banorë i Tajvanit ishte i mbytur nga smogu. Sot Tajpei është një prej qyteteve më të këndshme në botë, i mbushur me hapësira të pafundme të gjelbra dhe i famshëm për kuzhinën e tij në të gjithë botën.
Tukson – Qyteti me 500 mijë banorë në Arizona është i famshëm për fushat e tij të golfit dhe rodeon, por i ndodhur mes maleve, ai është edhe një qendër e mbushur me bukuri që i përkasin trashëgimisë botërore. Ndërtesat historike dhe rrugët e mbyllura për trafikun në fundjavë e bëjnë Tuksonin jashtëzakonisht mikpritës, ndërsa restorantet e tij janë ndër më të mirët në botë.
Glasgou – Londra dhe Mançesteri mund të përthithin të gjithë turistët në Britaninë e Madhe, por është një mëkat të mos vizitosh Muzeun e Arteve në Glasgou, qendrën me ndërtime karakteristike skoceze apo miniteatrot e vendosura kudo nëpër qytet.
Nara – I neglizhuar në favor të qytetit fqinj të Kiotos, Nara është ish-kryeqyteti perandorak i Japonisë. Përveç tempujve të lashtë budistë dhe ndërtesave të perandorit, qyteti është i pasur me një kompleks parqesh madhështore, që datojnë që nga shekulli VIII.
Bratislava – Ndërtesa madhështore, sheshe mahnitëse dhe një kështjellë mesjetare në mesin e qytetit. Nuk bëhet fjalë për Pragën, por për perlën tjetër përtej Danubit – Bratislavën. Kryeqyteti i Sllovakisë ka lënë pas imazhin e blloqeve të zymta komuniste, ndërsa që prej aderimit në BE është shndërruar në një qytet dinamik, i mbushur me pabe dhe vende argëtimi.
Providence – I ndodhur pranë Bostonit, qyteti që pret muzeun më të madh në botë të impresionizmit, nuk është shumë i njohur. Njëkohësisht ai është bërë i famshëm për dyqanet dhe restorantet ku shërbehet me finesën franceze.
Adelajde – I mbiquajtur “qyteti i kishave”, Adelajde në Australi mund të krenohet me një bregdet piktoresk dhe të gjatë, me një respekt të thellë ndaj popullsisë vendase indigjene, me kulturën e saj të kafes, muzetë e artit avangard dhe bienalen e arteve të Adelajdës, e cila realizohet një herë në dy vjet në mars dhe është më e madhja në botë në llojin e saj.
Valparajso – Kush e njeh Valparajson në Kili? Dy orë me makinë nga kryeqyteti Santiago, Valparajso është një qytet shumëngjyrësh, i ngritur mbi një seri kodrash, që i japin disa harkime madhështore pamjes së qytetit. Qendra ka një stil bohem, ndërsa hotelet e shekullit XIX mirëpresin vizitorë të shumtë. Gjithashtu mund të vizitohet muzeu “La Sebastiana” apo shtëpia e fituesit të çmimit “Nobel për Letërsi”, Pablo Neruda.
Nauru, njihuni me vendin më pak të vizituar në botë
Shteti-ishull Nauru, me hapësirë prej 20 km katrorë, gjendet 4 mijë km larg Australisë, në Oqeanin e Qetë.
Ky ishull në vit vizitohet prej më pak se 200 turistë, që është një numër shumë i vogël në krahasim me një aeroplan me turistë që në Las Vegas ateron në sekondë.
Nauru ka të ardhura shumë të vogla për frymë, pasi minierat e fosforit u mbyllën dhe ishulli ngeli pa të ardhura.
Ekzistojnë edhe shumë arsye për numrin e vogël të turistëve në këtë vend, por thjesht mund të jetë edhe çmimi i lartë i qëndrimit, por dhe vetë rreziku që ekziston në ato vende.
10 vendet më pak të vizituara në botë:
1. Nauru me 200 turistë në vitin 2011
2. Somalia me 500 turistë në vitin 2012
3. Tuvalu me 1200 turistë në vitin 2011
4. Kiribati me 4700 turistë në vitin 2011
5. Ishujt Marsal me 5000 turistë në vitin 2011
6. Guineja Ekuatoriale me 6000 turistë në vitin 2012
7. Turkmenistani me 7000 turistë në vitin 2007
8. Sao-Tome-e-Principe me 8000 turistë në vitin 2010
9. Koromos me 15000 turistë në vitin 2010
10. Afganistani me 17500 turistë në vitin 2012
Re: Top Story..
Ishte shumë i bukur, dëbohet nga Arabia Saudite
Autoritetet në Arabinë Saudite kanë vendosur të përzënë nga vendi 3 meshkuj me arsyetimin se janë shumë të bukur dhe si të tillë të parezistueshëm për gratë vendase.
Njëri prej këtyre meshkujve është Omar Borkan Al Gala, poet, aktor, fotograf dhe një qytetar i Emirateve të Bashkuara Arabe. Ai është dëbuar nga vendi me një vendim të Komisionit për Promovimin e Virtytit dhe Parandalimit të Veseve, pasi sipas këtij autoriteti vendas, ai është shumë i bukur dhe cenon ruajtjen e moralit të shëndoshë të popullit.
Sipas pretendimit të vendimit të marrë, këta meshkuj shpërqendruan dhe bënë të binin në dashuri me ta shumë gra vendase duke vënë në rrezik moralin shoqëror.
Lajmi për këtë vendim absurd qarkullon prej ditësh dhe mediat ndërkombëtare të cilat janë vënë në kërkim të gjetjes së fotove dhe identitetit të 2 personave të tjerë të dëbuar nga vendi për shkak të bukurisë së tyre.
gazeta shqip
Re: Top Story..
AMANTIA atje ku vendbanimet e mbreterve jane transformuar ne stane....
Për të shkuar në Parkun Arkeologjik të Amantias, shërben një devijim më pak se një kilometër shteg nga rruga që të shpie në Sevaster, sapo kalon fshatin Ploçë, vetëm 30 km nga qyteti i Vlorës. Rrënojat e lashta të një vendbanimi dhe qytetërimi mbi 2600-vjeçar qëndrojnë sfidues të kohës në majën e një kodre përballë fshatit piktoresk të Ploçës, por të shpërfillura nga shteti e të poshtëruara nga injoranca e njerëzve me pushtet që nuk arrijnë të kuptojnë se çfarë pasurie historiko - kulturore u ka rënë në pjesë.
Me një qytet prej 15 hektarësh dhe akropolin me perimetër 2200 m, stadiumin olimpik antik (i vetmi në vendin tonë), tempullin e Afërditës si simbol, teatrin, nekropolin etj., Amantia ishte krenaria e qytetërimeve ilire dhe pika më e rëndësishme e lidhjes në rrugëkalimet prej Apolonisë dhe Epirit të Lashtë, duke shtrirë dominimin dhe qytetrimin e saj edhe në qendrat e tjera antike sibija të saj si: Olympe (Mavrovë), Cerje (Brataj), Matohasanaj, Hadëraj (Vllahinë), Orik (Orikum) e në gjithë luginën e Lumit të Vlorës.
Por është e dhimbshme kur shikon sot se si trajtohen dhe si janë katandisur rrënojat e lashta të Amantias. Atje ku mbi 2600 vjet më parë ngriheshin vendbanimet e prijësve të fiseve amante sot strehohen bagëtitë dhe rrënojat me mure qiklopikë janë kthyer në stane. Në vend të Prytanit (kryetarit të bashkësisë amante) që drejtonte popullin amantias sot atje gjen çobanin me kërrabë në dorë që ruan bagëtitë, në vendin e Bulesë (Këshilli) funksionon baxho primitive dhe në portat e Amantias ku dikur Toksarku (komandanti i garnizonit) mbronte qytetin, sot të presin frikshëm një lukuni qensh që ruajnë besnikërisht stanet.
Siç e shihni edhe në fotot që munda të marr është e pamundur të shkosh i pashoqëruar nga vendas për të vizituar rrënojat e Amanias dhe pa u pajisur me shkop apo me mjete të tjera mbrojtëse nga qentë e stanit.
E trishtueshme kjo që po tregoj, por e vërtetë e hidhur që flet për masakrimin dhe trajtimin primitiv që po i bëhet trashëgimisë kulturore në vendin tonë.
Me një pasuri të tillë historiko – kulturore, jo vetëm Ploça, por e gjithë zona përreth do të mund ta ndërtonte jetën ndryshe, si komunitet i rëndësishëm në shërbim të turizmit kulturor, ndërkohë që ata janë më të varfër se kurrë dhe të detyruar ta braktisin gjithnjë e më shumë vendlindjen e tyre drejt qyteteve dhe metropolit brenda dhe jashtë vendit.
Kjo gjendje duhet të marrë fund njëherë e mirë, për rrënojat e Amantias dhe për të gjitha objektet e trashëgimisë kulturore që janë lënë në mëshirë të fatit, në dorë të kontabandistëve të objekteve kultuore dhe njerëzve ordinerë që shëmbin muret e kalave e ndërtesave antike për të ndërtuar oborret, avllitë, madje edhe banjat e tyre.
Dhe flitet paturpësisht për turizëm kulturor, punën e madhe që është bërë për mbrojtjen e monumenteve të kulturës, për politikat për rivitalizimin e trashëgimisë kulturore…e plot të tjera si këto nga një qeveri që e ka dëmtuar trashëgiminë kulturore më shumë se të gjithe pushtuesit që e kanë shkelur vendin tonë përgjatë historisë.
Re: Top Story..
Historia misterioze e thesarit të groposur dhe poemës që bart sekretin
Kur milioneri amerikan Forrest Fenn tre vjet më parë mori vesh se ishte i sëmurë nga kanceri dhe se do të vdiste së shpejti, vendosi të bënte diçka të çuditshme dhe të pazakontë.
82-vjeçari vendosi të groposte një pjesë të pasurisë së tij me vlerë rreth 1 mln dollarë, të përbërë nga monedha ari, diamante dhe smeralde.
Qëllimi i tij ishte që të nxiste njerëzit të eksploronin natyrën, duke hequr dorë nga jeta sedentare përpara TV apo kompjuterit.
Më vonë 82 vjeçari shkroi një poemë të quajtur ”The Thrill of Chase” në të cilën sipas tij janë fshehur ‘çelësat’ për të arritur te thesari. Deri tani janë zbuluar disa instruksione si fakti se thesari është groposur diku në afërsi të Santa Fe-së, kryeqytetit të shtetit amerikan New Mexico në një lartësi prej 1500 m mbi nivelin e detit, por edhe pse shumë njerëz në këto tre vjet janë vënë në gjueti të thesarit, nuk kanë arritur dot ta gjejnë.
Ndërkohë, Fenn ka marrë letra dhe e-maile falënderuese nga mijëra njerëz, të cilët, edhe pse nuk kanë arritur ta gjejnë dot thesarin, kanë shijuar mrekullinë e eksplorimit të natyrës. Disa mendojnë se ky është qëllimi i rrengut të Fenn, por njerëz që e njohin nga afër nuk e vënë në dysh vërtetësinë e ekzistencës së këtij thesari.
Re: Top Story..
Kishte ‘vdekur’ 44 vjet më parë në Vietnam, gjendet i gjallë ushtari amerikan?
Ushtari amerikan i zhdukur 44 vjet më parë, John Hartley Robertson,
Një ushtar amerikan i cili ishte shpallur i vdekur 44 vjet më parë në luftën e Vietnamit mendohet se është gjetur i gjallë në këtë vend, ku ka nisur një jetë të re, është martuar dhe ka fëmijë me një grua vendase.
John Hartli Robertson, është një nga 60.000 emrat e skalitur në Përmendoren e Veteranëve të Vietnamit, në Washington, pasi u shpall i vrarë në një mision të fshehtë special në Laos më 1968, duke lënë pas gruan dhe dy fëmijë.
76 vjeçari Dang Tan Ngoc, që pretendon se është ushtari amerikan i zhdukur 44 vjet më parë
Por një film i ri dokumentar me titull “Unclaimed” (I pakërkuari), ka ngjallur interes të madh pasi ka rënë në gjurmët e një personi, tashmë 76 vjeç i cili sipas të dhënave rezulton se është pikërisht ish-përfaqësuesi i “Beretave të gjelbra”, që sot, për arsye që nuk dihen, nuk mund të kujtojë ditëlindjen e tij, nuk i kujtohen as emrat e fëmijëve të tij dhe tashmë e ka harruar gjuhën angleze.
ushtari i xhdukur2
76 vjeçari Dang Tan Ngoc, në Vietnam
Veterani i luftës në Vietnam, Tom Faunce, i cili është autori i dokumentarit në fjalë ka ndjekur për një kohë të gjatë 76 vjeçarin dhe është thuajse i obsesionuar me faktin se ai është pikërisht ushtari John Hartley Robertson, i cili u shpall i zhdukur dhe nuk u kërkua asnjëherë.
Autori i dokumentarit “Unclaimed”, veterani i luftes Tom Faunce
Por këto fakte janë hedhur poshtë nga autoritetet amerikane sipas të cilave 76 vjeçari nga Vietnami nuk është ushtari amerikan që pretendohet në dokumentar dhe se kjo gjë është më se e vërtetuar pasi duke u nisur nga dyshime të tilla CIA ka kryer një test të fshehtë ADN që vërtetoi gënjeshtrën e tij.
Zyra për mbrojtjen e personave të zhdukur në luftë ka bërë të ditur se personi në fjalë, i quajtur Dang Tan Ngoc është vënë në qendër të autoriteteve amerikane në vitin 2006, duke pretenduar se ishte John Hartley Robertson, një nga ushtarët e shpallur i zhdukur gjatë një misioni special në Laos në vitin 1968.
Motra e ushtarit amerikan të zhdukur në Vietnam
Ai u intervistua imtësisht dhe u zbulua se nuk ishte personi që pretendonte, por një qytetar vietnamez.
Gjithsesi, në vitin 2008 ai sërish u përpoq të ekspozohej duke këmbëngulur se ai është pikërisht Robertson, dhe për këtë arsye është marrë në ambasadën amerikane në Vietnam, ku i janë marrë gjurmët e gishtave, nga ka rezultuar se nuk përputheshin me ato të ish-ushtarit amerikan. Sipas kësaj zyre, Dang Tan Ngoc ishte një mashtrues që thjesht përpiqej të përfitonte.
Ndërkohë në dokumentarin “Unclaimed” shfaqet momenti kur motra e John Hartley Robertson takohet me Dang Tan Ngoc dhe pohon se është më se e sigurt se ai është vëllai i saj i shpallur i zhdukur 44 vjet më parë.
Jean Robertson Holley është shprehur se nuk kishte nevojë për asnjë test ADN që të provonte se personi në fjalë ishte i vëllai. “Më mjaftoi ta shihja në sy dhe ta mbaja nga duart që ta kuptoja se është ai dhe është gjallë, shprehet ajo.
Re: Top Story..
Gjendet formula e fshehtë e “Coca-Cola”-s
Një tregtar sendesh të vjetra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës pretendon se ka gjetur formulën e “Coca-Cola”-s.
Klif Kluzh, i cili jeton në shtetin e Xhorxhias, pretendon se formulën e fshehtë të “Coca-Cola”-s e ka gjetur ne sendet personale të një kimisti të famshëm. Letra datonte në vitet e Luftës II Botërore.
Tregtari i sendeve të vjetra e ka nxjerrë formulën në “e-Bay”, ku çdo person që dëshiron ta ketë duhet të paguajë 15 milionë dollarë.
Reagon “Coca-Cola”
Kompania “Coca-Cola” ka reaguar pas publikimit të lajmit, duke theksuar se formula është e përafërt me formulën e pijes porse theksoi se nuk i afrohet shijes së vërtetë.Ajo eshte top sekret
Mund t’i kenë kërkuar ndihmë
Sipas Kluzhit, në vitin 1943, në vitet e vështira të Luftës II Botërore, “Coca-Cola” mund të ketë pasur vështirësi në prodhimin pijes dhe mund t’i ketë kërkuar ndihmë kimistit të famshëm.
U prodhua në vitin 1886, formula vijon të jetë e fshehtë
Formula e “Coca-Cola”-s është zhvilluar në vitin e largët 1886 nga Dr. John S. Pemberton, porse ende vazhdon të mbahet e fshehtë nga kompania. Formula e vërtetë ruhet në një kasafortë të madhe të një muzeu në Atlanta.
Re: Top Story..
Nenes
Përmend fjalën nene dhe ke përmendur kuptimin e jetës, ardhshmërisë, gjithësisë ! Ulu pranë saj dhe ndjen afërsinë që askund s, do e ndjesh në jete. Preke lotin e saj dhe shpirti i një gjakatori zbutet. Ka rrenqethje ai lot, ka bukuri, mbart mbi vete një univers ndjenjash. Është një lot që mëkat kush e le te thahet. Është një lot i kristalte e i madhërishëm. Është vetëm loti i nenave që ngjall një shpirt.
Kalojnë një jete te tere duke menduar vetëm për në. Jetojnë në ketë bote por zemra dhe mendja e tyre ndodhet pranë nesh. Gjithkush te mohon në ketë jete, por nena kurrë. Është një suvenir që veçantinë dhe vlerën e tij e njeh vetëm i madhi Zot që e krijoi. Është mëkat se kur i kemi pranë nenat tona kurrë nuk ja shprehim atë respekt dhe përulje që kemi ndaj tyre.Vetëm kur largohemi pak shpirti na qan për to.
Moj nene ! Ti që me dhe jetën. Ti që me dhe forme. Ti që mohove jetën tende dhe na e dedikove neve. Qe kur te gjithë na përqeshin, ti na qan. Kur te gjithë na qajnë, ti na buzëqesh. Ti që mallkuar qofsha që nuk di ta ngrej në piedestalin me te larte vlerën që ke. Por vetëm e shëmtoj sot duke shkruar me këto fjale te varfra. Ti moj nene që jastëk ke merakun për ne. Ti që jorgan ke dashurinë që te japim. Ti që vishesh me respektin dhe sjelljen që në krijojmë në shoqëri. Ti që frymën dhe zemrën tende e ndave me ne. Ti moj nene që te kemi inkubatorin e paqes.
Ti moj rrofsh përjetë. Mos pafte syri yt asgjë veç dritës se bekuar. Mos ndjeftë zemra jote asgjë veç lumturi. Mos prkte këmba jote asgjë veç re te buta. Mos jetofsh në parajsë asgjë tjetër, veç engjëll.
O nene, o emër i bekuar
me gjithë qenien tende i dashuruar
Zbuloma zemrën se s, po flas dot
Shiko brenda se te ndjej me lot
Ma afro ta puth ballin tënd me ndritur
Te te falënderoj për nderin që me ke rritur
Prekmë o nene dhe veç respekt buroj
E ndjen në djerse kur ty te kujtoj
Në prehrin tënd unë mendje e shpirt qetësoj
Për te madhin Zot ty emrin do ta ndërroj
Me fal o nene se varfër po shkruaj
Me ndihmo që madhnishëm te te përshkruaj
Për bese nuk mundem se fort unë prekem
kur emrin te thërras befas unë mekem
Zoti vuajtjet ty ti largoftë
Dhe pra Tij te afroftë.
Qofsh me jete e mos pafsh kurrë dite te keqe oj nena ime !
Re: Top Story..
Ishte nje dite e zakonshme si gjithe te tjerat. Me cante ne dore po nxitoja per ne pune. Sapo kalova trotuarin duke u ruajtur nga makinat instiktivisht shtiva doren ne xhep.
Do te nxirrja dyqindlekeshin e perditshem per ate plakun lypes aty para muzeut. E kisha racion te perditshem per te, me pelqente kur me thoshte ' tu shtofshin ditet bir' nuk ishte si lypesat e tjere ishte teper fisnik, i paster, i rregullt dhe shume i vuajtur.
Ate dite nuk kisha dyqind leke ne xhep. Kisha vetem nje monedhe 500 lekeshe. Sot do ti jap kete thashe. dhe i kenaqur nga vetja u afrova tek vendi ku ai rrinte. Por per cudi ai sot nuk ishte aty.
Ku eshte ky xhaja qe rri per dite ketu pyeta cigareshitesin ngjitur. EH psheretiu ai vdiq dje me tha. nuk e di po mu lidh gjuha, mu duk vetja i pa vlere me ate 500 lekesh ne dore.
Gjithe rruges ne autobus shikoja 500 lekeshin dhe qaja. e futa ne portofol ne xhepin ku mbaj sendet e rendesishme. Ai 500 lekesh gjithmone do te me kujtoje dicka.
Re: Top Story..
Gjeniu 2 vjeçar
Adam Kirby, gjeniu 2 vjeçar
Një djalë 2-vjeçar anglez është bërë anëtari më i vogël në moshë i Mensës, shoqëria më e vjetër dhe prestigjioze e njerëzve që konsiderohen gjeni.
Adam Kirby ka një koeficient inteligjence më të lartë se Barack Obama dhe David Cameron, dy nga liderët më të pushtetshëm të botës.
Vogëlushi ka lexuar Shekspirin dhe ka mësuar gjuhën japoneze, spanjolle dhe franceze gjatë jetës së tij 24-mujore.
Prindërit e kuptuan menjëherë që kishin të bënin me një fëmijë ndryshe nga të tjerët që kur nisi të lexonte në moshën 1-vjeçare.
“Është e jashtëzakonshme. Ndërkohë që fëmijët e tjerë mësonin të ecnin, djali ynë lexonte libra”, shprehet babai i gjeniut anglez me koeficient inteligjence 141.
Historitë e rralla të njerëzve që i shpëtuan vdekjes në minutat e fundit
Historitë e rralla të njerëzve që i shpëtuan vdekjes në minutat e fundit
Shpesh kemi dëgjuar për njerëz që janë akuzuar për krime që nuk i kanë kryer, por gjithashtu mund të keni dëgjuar dhe për njerëz që janë dënuar me dënim me vdekje. Në një vështrim prapa në histori, shohim se ka patur qindra raste të dënimit me vdekje të të burgosurve, ku është zbuluar më vonë se kanë qenë të pafajshëm.
Në fakt, vetëm në ShBA kjo i ka ndodhur mbi më shumë se njëqind njerëzve të ndryshëm. Fatkeqësisht, shumë prej tyre janë ekzekutuar. Shumë prej këtyre historive Hollivudi i ka kthyer në filma të jashtëzakonshëm. Në listën e mëposhtme jepen dhjetë personat që arritën të deklarohen të pafajshëm para se të ekzekutohej vendimi i dënimit, ku historia më e rrallë i përket amerikanit Xhon Thompson. Ky i fundit u shpall i pafajshëm pak momente përpara se të ekzekutohej.
E për ta rënduar më shumë këtë skandal ishte prokurorët kishin fshehur prova që mund ta kishin liruar Thompsonin nga çdo akuzë. Për Thompsonin janë bërë shumë filma nga Hollivudi. Ndërkohë që shumë të dënuar me vdekje kanë shpëtuar nga ADN-ja. Por në vitin 1950-1970 kur provat e ADN nuk ekzistonin, një amerikan ka kaluar një eksperiencë, që të themi e dhimbshme, është shumë pak. E kemi fjalën për Sakae Menda.
Ai kaloi plot 34 vite në burg, duke pritur nga dita në ditë që të hapej porta e qelisë dhe të shkonte në karrigen elektrike. Menda u arrestua në 1948 për vrasjen e një prifti dhe gruas së tij. Policia e mbajti atë të izoluar për tre javë pa patur akses me askënd, as dhe me avokatin, duke e torturuar për të marrë një rrëfim. Ai u dënua në 1951, dhe kaloi 34 vjet të jetës së tij në një qeli ku nuk kishte ndërveprim njerëzor, para se të lirohej përfundimisht. Menda, tashmë 87 vjeç, punon si aktivist. Në 2007 ai përcolli një mesazh kundër dënimit me vdekje në Kongresin Botëror. Ai gjithashtu ka lobuar tek Kombet e Bashkuara me shpresën e heqjes së dënimit.
Levon Xhunior “Bo” Xhones
Në 1987, dikush grabiti dhe vrau kontrabandistin e pijeve alkoolike, Lemon Gradi. Levon Xhones u dënua për kryerjen e krimit dhe kaloi më shumë se një dekadë në burgun e dënimit me vdekje, përpara se nga burgu në 2007. Pse u dënua Xhones?! Të gjitha provat çonin tek një “e dashur e braktisur”. Një ish e dashur e Xhonsit ishte dëshmitarja kryesore: ajo dëshmoi në gjyq se Xhonsi kishte kryer vrasjen. Por më vonë pranoi se kishte gënjyer nën betim, dhe se kishte mbledhur 4000 $ në shkëmbim të dhënies së provave për të arrestuar dhe dënuar. Lorden humbi besueshmërinë në pikën që një gjykatës penalizoi avokatin mbrojtës të Xhonsit dhe i hoqi dënimin me vdekje. Në 2007, Prokuroria kuptoi që nuk kishte prova dhe hoqi dorë nga akuzat ndaj Xhonsit.
Glen Çapman
Glen Çapman u dënua me vdekje në 1994, dhe kaloi 15 vjet në burg, në seksionin e dënimit me vdekje përpara se të lirohej përfundimisht. Çapman u dënua për vrasjen e Beti Ramsor dhe Tenene Konli. Ky është një rast tjetër i pakujdesisë së sistemit në dhënien e dënimeve, sa që autoritetet vendosën që të marrin situatën në dorë. Çapmanit ju dha e drejta e një procesi të ri gjyqësor, pasi u zbulua se detektivët kishin fshehur prova që çonin në pafajësinë e tij, dhe se një detektiv tjetër kishte dhënë dëshmi të rremë gjatë dëshmisë gjyqësore. Zyra Avokatore e Karolinës së Veriut dënoi një nga avokatët mbrojtës të Çapmanit, ndërsa avokatit tjetër ju hoq një çështje e dënimit me vdekje që t’i nënshtrohej një trajtimi për abuzimin me alkoolin.
Akabori Masao
Nuk është e sigurt nëse ka krim më të tmerrshëm se rrëmbimi, përdhunimi dhe vrasja e një fëmije të vogël. Ky është pikërisht krimi për të cilin Akabori Masao, u akuzua të kishte kryer – dhe është krimi që, në 1954, ai rrëfeu ta kishte kryer. Sigurisht, e vërteta ishte se ai nuk kishte bërë asgjë nga ato për të cilat ishte akuzuar dhe rezultoi se ai kishte pranuar kryerjen e krimeve për shkak të torturës së ushtruar nga policët. Gjithsesi kjo ishte mjaftueshëm që ai të dënohej dhe të merrte dënimin me vdekje, pavarësisht tërheqjes së rrëfimit. Përfundimisht, Masao u shfajësua dhe u shpall njeri i lirë në 1989, duke marrë një dëmshpërblim prej rreth 1 milion $ nga qeveria Japoneze.
Paul Haus
Në 1985, Haus u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e komshies së tij Karolin Munsei – dhe për 22 vite qëndroi në burgun e dënimit me vdekje. Ai u vendos në arrest shtëpie pasi u diagnostikua me sklerozë të shumëfishtë. Përveç kësaj, u zbuluan prova të reja që e vinin krimin në dyshim. Edhe pse u shpall i pafajshëm në 2009, prokurorët ishin dyshues për pafajësinë e tij. Me kalimin e viteve u kryen teste të shumta ADN–je, dhe asnjë nga mostrat e gjetura në thonjtë e viktimës nuk përputhej me ADN – në e Hausit. Ky fakt e bën shumë të vështirë të kuptuarin se si ai mund të ketë përdhunuar Munsein, dhe për më tepër ta ketë vrarë. Haus u thirr për rigjykim pas daljes së rezultateve të ADN – së, por prokurori i qarkut vendosi që kishte dyshime të mjaftueshme që Hausi të mos dënohej.
Xhon Thompson
Pafajësia e Thompsonit u provua vetëm pak momente para se ai të ekzekutohej në Luiziana. U zbulua se prokurorët kishin fshehur prova që mund ta kishin liruar Thompsonin nga çdo akuzë. Ai u arrestua për vjedhje dhe vrasje në 1985, dhe në 1987 e pa veten në një nga burgjet e dënimit me vdekje më famëkeqe në botë, në burgun e Angolës. Atij i ishin dhënë gjashtë data ekzekutimi, të cilat arriti t’i shtynte me anë të apeleve, deri kur u caktua një datë përfundimtare. Avokatët e tij kishin punësuar një hetues privat, i cili arriti të gjente një raport ku thuhej se lloji i gjakut të Thompsonit nuk përputhej me atë të gjetur në skenën e krimit. Meqënëse vjedhja u lidh drejtpërdrejt me vrasjen, atij ju hoq dënimi me vdekje. Pas një rigjykimi në 2003, jurisë ju desh vetëm 35 minuta për ta deklaruar atë të pafajshëm.
Rei Kron
Më lart u përmend se në ShBA më shumë se njëqind të dënuar me dënim me vdekje janë shpallur të pafajshëm; Rei Kron përbën dallim sepse është i njëqind–ti. Ai u dënua në 1992 për vrasjen e një kameriereje në Arizonë. Për të përkeqësuar gjërat, autoritetet vendosën që t’i shtonin akuzën e rrëmbimit të fëmijës dhe agresionit seksual. Jurisë ju desh vetëm tre orë e gjysmë që të dënonte Kronin, të cilit i ishte vënë nofka “Vrasësi Dhëmbdeformuar”. Në 2001, një gjykatës urdhëroi kryerjen e testit të ADN në rrobat e viktimës, i cili tregoi se nuk kishte prova që Kroni kishte qenë prezent në skenën e krimit. ADN – ja përputhej me atë të një personi tjetër, i cili aktualisht ndodhej në burg. Kron u lirua në 2002 pasi personi tjetër – i burgosur për agresion seksual – pranoi krimin.
Huan Roberto Melendez – Kolon
Sapo përmendëm personin e njëqind – të në ShBA të cilit ju hoq dënimi me vdekje, dhe ndoshta tani ju po mendoni se kush ishte personi i nëntëdhjetë e nëntë?! Ai ishte Huan Roberto Melendez Kolon, i cili u lirua nga burgu i dënimeve me vdekje të Floridës tre muaj përpara Rei Kronit –ai ishte dhe personi i njëzet e nëntë në shtetin e Floridas. Melendez – Kolon u dënua për vrasje në 1983. Nga sa rezultoi më vonë, ai u dënua bazuar në dëshminë e dy kriminelëve, një prej të cilëve besohej se ishte detyruar dhe kërcënuar që të implikonte Kolonin. Edhe pse nuk kishte prova fizike që e lidhnin atë me krimin, juria e konsideroi mjaftueshëm të bindshme dëshminë e dy kriminelëve për të dënuar me vdekje Kolonin.
Kirk Bladsuorth
Kirk Bladsuorth ishte personi i parë, dënimi me vdekje i të cilit u rrëzua nga provat e ADN–së. Fillimisht ai u dënua për vrasje në 1985, ku dhe u dënua me vdekje. Pasi dënimi me faj u rrëzua një vit më vonë, ai u rigjykua dhe u dënua sërish. Deri në 1993, ku u shpall i lirë, ai ishte i burgosur. Bladsuorth u dënua për përdhunimin dhe vrasjen e një vajze 9-vjeçare, dhe vendimi fillestar që e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me vdekje u rrëzuan pasi u zbulua se prokurorët i kishin fshehur mbrojtjes prova kritike. Pas gjyqit të tij të dytë, atij ju dhanë dy dënime me burgim të përjetshëm dhe jo dënim me vdekje. Vrasësi i vërtetë u përshkrua si një burrë trupmadh dhe i gjatë, gjë që e bën qesharak faktin se personi i dënuar peshonte vetëm 73 kg.
Gregorio Valero dhe Leon Sançez
Në 1910, dy burra në Spanjë u dënuan për vrasjen e pastorit Jose Maria Grimaldos Lopez, dhe u ndoqën penalisht me qëllim dhënien e dënimit me vdekje. Pakujdesia e madhe e drejtësisë që çoi në dënimin e tyre u bë famëkeqe në Spanjë. Grimaldos Lopez u zhduk pa lënë gjurmë në 1910, dhe pavarësisht se nuk kishte prova, Valero dhe Sançez u arrestuan dhe u dënuan për vrasje. Kur gjyqi i parë dështoi në dënimin e tyre, ata u gjykuan sërish në 1913. Kësaj radhe Valerio dhe Sançezi u rrahën që të jepnin rrëfimin. Në 1918 ata u dënuam me burg, ku arritën të shmangnin dënimin me vdekje, pavarësisht përpjekjeve që bënë gjykatësit për t’i vrarë për një krim që nuk e kishin kryer. Ata u liruan kur u zbulua që Grimaldos Lopez ishte gjallë.
Sakae Menda
Askush nuk mund ta mohojë se 34 vite është një kohë e gjatë. Dhe çdo vit ndihet shumë më i gjatë kur ti je i dënuar me vdekje, duke pritur për ditën e tmerrshme kur gardianët hyjnë në qelinë tënde. Kjo është ajo çfarë ka kaluar Sakae Menda. Menda u arrestua në 1948 për vrasjen e një prifti dhe gruas së tij. Policia e mbajti atë të izoluar për tre javë pa patur akses me askënd, as dhe me avokatin, duke e torturuar për të marrë një rrëfim. Ai u dënua në 1951, dhe kaloi 34 vjet të jetës së tij në një qeli ku nuk kishte ndërveprim njerëzor, para se të lirohej përfundimisht. Menda, tashmë 87 vjeç, punon si aktivist. Në 2007 ai përcolli një mesazh kundër dënimit me vdekje në Kongresin Botëror. Ai gjithashtu ka lobuar tek Kombet e Bashkuara me shpresën e heqjes së dënimit kapital.
Re: Top Story..
A e dini se c'eshte gjysmaku..?
Plehu socio-biologjik i quajtur gjysmak, ky bastard, ky mi, ky insekt, është ideatori dhe zbatuesi i të gjitha të zezave.
Dëmet që shkaktojnë tërmeti, uragani, rrebeshi, janë të papërfillëshme para tmerreve që shkakton gjysmaku.
Gjysmaku ka dy vëllezër më të vegjël, Çerekun dhe Hiçin. Që nuk luajnë ndonjë rol, nuk kanë ndonjë peshë krahsuar me vëllanë e madh, gjysmakun.
Gjysmaku ka, ose ndoshta do ta ketë në të ardhmen, dhe vëllanë e madh, dyfishin e vetes, pra të plotin apo të tamamtin, që do duhej të kishte ndonjë peshë, të luante ndonjë rol. Por meqënse i tamamti tanipërtani nuk ekziston, hëpërhë nuk ka emër, dhe rrjedhimisht as peshë, e as rol.
Gjysmaku nuk është i lidhur me asnjërin nga vëllezërit. Gjysmaku jep e merr vetëm me kazanin, me batërdinë, me mesin e gjithçkaje.
Gjysmaku është mbreti i mesit.
Mesi, është foleja e butë, vatra e ngrohtë, habitati, shtëpia e gjysmakut.
Dy gjysmakë nuk e bëjnë kurrë një të plotë. Secili gjysmak ka vetinë e çuditëshme të riprodhohet në vetvete duke sjellë gjithata gjysmakë të tjerë, dhe Çerekër, dhe sidomos Hiçër.
Gjysmaku i përsosur është ky;
Moshë mesatare, shkollë e mesme e lënë në mes, shtat mesatar, shëndet mesatar, mesatarisht i pasur, mesatarisht i ditur, mesatarisht i edukuar.
Gjysmaku i mësipërm i përsosur ekziston në pak ekzemplarë.
Por ekzistojnë një pafundësi variantesh të gjysmakut të përsosur, në mos më tepër, gjithaq të zinj e të këqinj e të rrezikëshëm, sa edhe gjysmaku i përsosur.
Gjysmaku ulet në bankën e mesit të rreshtit të mesit, ka rezultate mesatare në mësime, zë vend në mes të sofrës, i sulet mesit të byrekut, i ngul pirunin llokmës së misht të mesit të tavës, pozicionohet diku në mes të sallës së mbledhjes, flet gjithmonë i mesit, rri andej nga mesi i turmës në mitind, voton në mes të politikës.
Sepse për gjysmakun balli është vendi më i rrezikshëm, qoshja është vendi më i parëndësishëm, dhe për pasojë mesi është vendi më i mirë për strukje gjysmakësh, dhe vetë gjysmaku është i strukuri më i madh. Gjysmaku në mes, në cilindo mes, për shkak të strukjes është i padukshëm, për shkak të mesit është prezent.
Thonë për ndonjë gjysmak se u struk në një qoshe. Gënjejnë. Gjysmaku nuk struket kurrë nëpër qoshe. Gjysmaku vegjeton gjithmonë në mes. S'ka strukje më të përsosur se strukja në mes.
Mesi është llogorja e gjysmakut. Nga mesi gjysmaku godet me armët që i shpik vetë. Me shigjetat e helmatisura të gjysëm-fjalës, me artilerinë e gjysëm-erudicionit, me predhat e gjysëm-përgjegjësisë, me bombat e imagjinatës.
Gjysmaku lexon libra. Vetëm libra gjysmakë nga autorë gjysmakë. Gjysmaku leximin kurrë nuk e ndal, dhe librin kurrë nuk e flak, pa i vajtur në mes, domethënë pa e lexuar deri në gjysëm.
Gjysmaku, pasi ka pirë gjysmën e kafes, i duhet gjysëm dite për ta pirë gjysmën tjetër.
Gjysmaku është gjeniali i shkatërrimit të ideve dhe punëve të të tjerëve. Këtë gjysmaku e bën me përpikmërinë më të madhe, kur realizimii i atyre ideve dhe atyre punëve ka arritur pikërisht në mes.
Për gjysmakun të gjithë kanë të drejtë dhe të gjithë e kanë gabim.
Gjysmaku ushqen gjysma ambicjesh, gjysma pretendimesh, gjysma qëllimesh, gjysma shpresash, të cilat i arrin plotësisht.
Gjysmaku, gjysmën e ditës fle, gjysmën e natës rri zgjuar.
Nuk është mëkat të jesh idhtar i ndonjë partie të mesit. Se partitë e mesit, do kenë edhe ato idhtarët e tyre. Problemi është se idhtari i tyre tipik është gjysmaku. Se si do ta zgjidhin partitë e mesit mardhënien morboze me gjysmakun, ata e dinë.
Aty nga gjysma e jetës gjysmaku martohet dhe bën fëmijë, gjysmakë si vetja natyrisht. Pastaj, për kohën që i ka mbetur, vetëm ha si derr, pi si kalë, dhe pret të vdesi.
Një gjysmak i panatyrshëm dhe i panevojshëm kudo prezent, është gjysmaku që nuk di të sillet me femrat, nuk di tu flasi femrave bukur, me komplimenta, me kortezira, me diplomacira, por vetëm hungurrin para tyre si derr.
Ka jo pak gjysmakë që, për arësye nga më të ndryshmet, përgjysëm lënë edhe qefin.
Një gjysmak nga më të rrezikshmit është gjysmaku që lë përgjysëm punën.
Gjysmaku që flet përgjysëm për shtetin, politikën, institucionet, shoqërinë, gjithmonë përgjysëm, edhe ai nuk mbetet pas sa i përket rrezikshmërisë.
Mijëra gjysmakët e fejsbukut dhe miliona gjysmakët e celularit, janë gjysmakët emblematikë të kohës s'onë. Ata gjysmakë, edhe më të famshit prej tyre, nuk dinë të ndërtojnë një fjali, nuk dinë të shkruajnë një rresht. Shqiptojnë gjithmonë gjysma fjalish dhe shkruajnë gjithmonë gjysëm rreshti.
Në mesin e gjysmakërisë tonë shquhen një numur gjysmakësh, prej të cilëve vëmendjen më të madhe e tërheq ai që është në të njëjtën kohë, gjysmak intelektual, gjysmak politikan, gjysmak gazetar, dhe sidomos gjysmak njeri.
Mes lukunisë së gjysmakëve, Vlen të veçohet, gysmaku shkrimtar, piktor, arkitekt, muzikant, që jep intervista gjysmake autoreferenciale duke interpretuar "veprat" e veta, pra bën turpin më të madh.
Si dhe gjysmaku blogist, i cili, të njëjtën paçavure virtuale që zhgarravit çdo ditë, e stis në atë mënyrë, që jo ai, pra jo gjysmaku blogist, por hiçat e Internetit, krimbat anonimë që gjoja komentojnë pas tij, të mund të shpifin sa të duan, me përmbajtje dhe stil Sigurimi.
Fara e keqe e gjysmakut ka përmbytur tashmë gjithçka. Aq sa Shqipëria rrezikon të shndrrohet e tëra në një mes pa anë, në një gjysmakëri pa fund, në një det guakllëku pa brigje.
Ruhu nga gjysmakllëku.
Se s'ka thënë kot i moçmi;
Gjysmaku do një gjysëm leku në gjysëm të ballit.
shqiptarja.com
Re: Top Story..
Nje mrekulli
Shpeton nga vdekja per disa cm nga goditja e shkembit,mbasi e sposton nga aksi forca e shembjes se dherave dhe e ujit..Shiheni
Re: Top Story..
TË JESH A TË MOS JESH… (KURVË)
Ditari (jo) i zakonshëm i një vajze të re, të suksesshme dhe shumë të sinqertë!
I dashur ditar,
Kam qenë dhe unë dikur gocë e mirë.
Kur them “e mirë”, nuk i referohem mendimit tim për veten, se ai nuk ka ndryshuar kurrë (dhe sipas tij, jam më e mira). Them “e mirë”, sipas manualit të prindërve e gjyshërve të çdo kohe.
Ëndrra ime, që e vogël, ishte që kur të rritesha (jo dhe aq në fakt), të njihja njeriun e jetës, atë me të cilin do të dashurohesha dhe do të krijoja familjen time.
Modeli im ishin prindërit e mi, ai model që unë ta do ndiqja, sepse nuk kishte më të mirë se ai.
Besimi im ishte se nëse gjithçka bëhej “sipas rregullave”, unë do të isha e lumtur, njëlloj si prindërit e mi dhe si të gjithë njerëzit e martuar kudo që ndodheshin.
Nejse, e vërteta është se shumë vajza e mendojnë kështu sa janë të vogla. Veçse disa i japin vetes më shumë kohë që të rriten. Disa të tjera rriten më shpejt. Aq shpejt, sa nuk kanë kohë të thyejnë as një rregull. Dhe kjo, në sytë të të gjithëve, i bën ato pa diskutim “goca të mira”.
Si të ta shpjegoj?! Ja, për shembull, e ke parasysh atë vajzën që përshëndeta pak më parë? Edhe ajo, gocë shumë e mirë! Derisa një ditë vendosi t’i thoshte të shoqit se donte të ndahej. Kushedi sa herë i kishim thënë ne shoqet e saj që ta bënte! Ai e tradhtonte. Ne të gjitha e dinim. Por ajo ishte rritur duke besuar se e vetmja zgjidhje ishte martesa dhe preferoi të qante çdo natë, derisa ai të ndryshonte. Vuante vërtet dhe kjo e bënte atë edhe më të mirë.
Të gjithë e donin.
Të gjithëve u vinte keq për të. Sidomos ne, shoqeve të saj.
Imagjino tani ç’tronditje për të gjithë kurajën dha lajmin e ndarjes! Kishte njohur dikë tjetër.
“Po kjo është në terezi, apo jo?! Këtu femrat po vriten për burrë. Kjo mirë që shkon e ndan, po na zë edhe të dashur të ri! Sa shpejt, moj shoqe! Rrimë ne!!! Ajo sa lë njërin, zë tjetrin. Epo, s’thonë kot “paç fatin e kurvës”, jooo!”.
Komentet e para nisën nga ato që e njihnin më mirë: shoqet.
Tani, ditar, si për herë të parë që e dëgjon këtë fjalë, ti me siguri vetëm sa mund ta marrësh me mend që të jesh kurvë, duhet të jetë një gjë shumë e keqe.
“…dhe në fakt, ashtu është. Është fjalë e rëndë. Në çdo kontekst që të thuhet, ka vetëm kuptim negativ.” – Gjatë një darke me të dashurin tim dhe një shokun e tij, mundohem të argumentoj të kundërtën, po nuk arrij dot. Kam një si bindje të brendshme që nuk është plotësisht siç thonë ata. Domethënë, ka dhe kontekste në të cilat fjala për të cilën debatojmë, merr kuptimin e një vlere, apo nuk është krejt negative.
Nuk di si të ta them, se më duket sikur s’po shprehem dot tamam.
Edhe atë natë nuk arrita dot të gjej fjalët e duhura.
Mund ta kuptoj, sigurisht, se si ndihet ajo shoqja që përshëndeta pak më parë. Kur je mësuar të jesh “gocë e mirë”, nuk bën dot lehtë paqe me një fjalë që deri në momentin kur e dëgjon për herë të parë, të përdoret për të të etiketuar ty; beson se vetmi kuptim që ka është ai që i jep fjalori i gjuhës shqipe. Pra, në fillim, e ke të vështirë t’i bësh një lidhje me veten. Mirëpo pasi kalon mërzitjen dhe mbi të gjitha konfuzionin fillestar, kur veshi ia nis të mësohet duke e dëgjuar dhe ti kupton se fjalori në rastin e kësaj fjale nuk duhet marrë fare për bazë, pikërisht atëherë ti kupton se nuk je e vetmja kurvë në qytet. Dhe, mbi të gjitha, kupton se kjo fjalë ka aq shumë kuptime, sa femra ka vërdallë.
Secila i jep një kuptim më vete (sipas inatit dhe objektit të inatit) dhe secila “meriton” një kuptim të caktuar të sajin (sipas llojit të inatit, apo xhelozisë që ka shkaktuar). E kështu, dalëngadalë të mëson ty të mos mërzitesh ose të paktën jo dhe aq shumë. Madje, madje u bashkohesh të gjitha simotrave të tua, që mendojnë se “pema me kokrra gjuhet” dhe se ajo që të shan në këtë mënyrë, në të vërtetë thellë-thellë do të dëshironte të ishte (po nuk mundet të jetë) si ty.
Epo, ja pra, kjo do ketë qenë që unë nuk munda të shpjegoja atë natë gjatë darkës me të dashurin tim dhe shokun e tij. Si mund të jetë kaq e rëndë një fjalë që përdoret kaq rëndom, për këdo, mjafton të mos na pëlqejë për diçka?!
“Po jo, ç’thua, moj! Si u përdorka kaq lehtë! Nuk mund të quash këdo ‘kurvë’. Është e rëndë.” – Kushëriri dhe njëkohësisht miku im më i ngushtë, nuk arrin të kuptojë ç’po përpiqem t’i shpjegoj.
“Është shumë e rëndë, – përsëriti edhe një herë disa orë më vonë i dashuri im. – Mund të quash kështu vetëm një njeri për të cilin nuk ke më asnjë lloj vlerësimi”.
Seç kanë një gjë këta meshkujt, shumë të ndryshme nga ne! Duket sikur e kanë bërë të gjithë me fjalë të mbajnë një qëndrim unik e solidar kur vjen puna për gjëra të tilla. “Jo mo, po ne jemi shumë më të hapura, më të lira. Kemi më shumë ide. Jemi më të pavarura nga njëra-tjetra… eee… pa komplekse, po, po, kjo është fjala, pa komplekse!”.
Ja, ndalo, mendo pak!
Kush e përdor këtë fjalë, të krijuar pikërisht për të na sharë, më shumë se ne? Kush më shumë se një femër, shan (kritikon) një simotrën e saj të së njëjtës gjini? Ti hyn në një lokal, e veshur, e pispillosur, i ke bërë të gjitha kujdeset e nevojshme për t’u dukur mirë… shumë mirë… shumë, shumë mirë dhe ja ku vështrimet e vajzave të tjera aty të tregojnë menjëherë se sapo kanë zbuluar tek ne një mori gjërash që nuk shkojnë.
Ose shkon në kinema me të dashurin dhe kaloni për mrekulli. Ju zë e qeshura, dashuria, putheni… ai të kap dhe dorën… Por të nesërmen, sapo takon shoqen e parë, kupton se nuk je sjellë si duhet. Se aq dashuri në publik mund të duket sikur ti paske qenë keq t’u tregosh të gjithëve se ke zënë të dashur.
Shkon në palestër. Po jo, ç’është kjo?!!! Femra duhet pak e kolme, boll me palestrën se të than shumë! Mirëpo nëse nuk shkon, është bela e madhe se bëhesh tmeeerr dhe duhet të tonifikohesh urgjentisht. Dhe nëse tonifikohesh dhe e sjell veten në formën tënde më të mirë, gjasat janë që (për ndonjë) të jesh shumë pranë të qenit kurvë.
“Domethënë, ne nuk i shpëtojmë dot kësaj fjale, apo jo? Ne të gjitha, secila për arsyet e veta, jemi… …Domethënë çfarë duhet të bëjë njeriu i shkretë që të jetë ‘gocë e mirë’ xhanëm?” – zëri erdhi duke u shuar gradualisht sapo vura re që çifti që po ecte krah nesh ndaloi bisedën për të dëgjuar tonën.
“Çfarë duhet të bëjë?! Je mirë ti?! – përgjigjet shoqja e motrës sime, që na ishte bashkuar fare rastësisht për një ecje nga liqeni. – E ç’të duhet të jesh ‘gocë e mirë’, moj?! Sa herë që nuk e merr atë punën apo projektin që do, është faji i një kurve që ishte treguar më e shkathët se ty. Shkon të blesh fustanin që ëndërroje, një kurvë tjetër e ka blerë para teje (dhe me ulje madje!). Sa herë ndahemi nga njeriu që duam më shumë në botë, është pa diskutim një kurvë që na e ka marrë. Dalim para pasqyrës dhe nuk na pëlqen vetja. Ne e dimë se faji i kujt është… i kurvave, që nuk lënë palestër e klinikë estetike pa bredhur. Atëherë? Do akoma të jesh gocë e mirë? Apo do t’ia shpjegoj unë të dashurit tënd konceptin?! Meqë kishe pasur vështirësi për të gjetur fjalët, jo për gjë,” – përfundoi me aq seriozitet, sa më befasoi kur shpërtheu në një të qeshur që i bëri të gjithë kalimtarët të kthenin kokat.
E kështu, ditari im i dashur, kjo vajza që gjatë gjithë kohës thuajse as e kisha vënë re fare, më bëri të ndaloja një çast e ta shikoja me vëmendje. Ishte shumë kinge, e gjatë, elegante, portret klasik, me humor dhe e gjindshme për të ndihmuar shoqërinë kur ajo ka vështirësi për t’i shpjeguar ndonjë gjë të dashurit. Hmmm...! Më beso, kishte shumë pak gjasa për të qenë gocë e mirë!
Po sigurisht që unë nuk kisha fare nevojë për ndihmën e saj. Në fund të fundit, edhe unë, me siguri, nuk jam aq e mirë sa ç’e di veten.
Nga Balina Bodinaku...
Re: Top Story..
Obama ne nje histori dashurie
Ç’do të ndodhte në SHBA nëse Obama do të lidhej me Jennifer Aniston?
The Economist: Fantazia jonë e çmendur: Vetëm mendoni sikur Franca të ishte Amerikë
Qytetarët e vendit më të fuqishëm të botës, kohët e fundit janë bërë kuriozë nga një ngjarje e pakuptimtë thashethemesh. Botimi i rradhës në revistën “People” ka hedhur dritë mbi atë çfarë tanimë të gjithë e dinë: se Barack Obama është përfshirë në një lidhje me Jennifer Aniston. Kjo ndërhyrje ka ndodhur përkundër përpjekjeve të lavdërueshme të presidentit për të qenë diskret dhe i matur rreth kësaj ngjarjeje. Duke lënë mënjanë formalizmat e zyrës ose ‘dokrrat e zyrës’, ai u nis për në apartamentin e znj. Aniston në mbrëmje, për t’u larguar në mëngjes pasi kishte ngrënë edhe drithë dhe biskota me qumësht, të cilat i’a kishin sjellë Shërbimi Sekret me skuter (lloj motorri) duke e veshur edhe atë vetë me një helmetë për t’ia mbajtur fytyrën të fshehur nga sytë e kureshtarëve.
Ky përgojim skandalizues dhe i dënueshëm, ka përqendruar vëmendjen tek jeta private e z. Obama, të cilit nuk i ka hije si njeri me status, që i cili ka qenë edhe aktiv dhe përherë ndryshe. Partnerja e tij afatgjatë ka qenë Hillary Clinton, me të cilën ai nuk u martua asnjëherë, por që me të cilën kishte katër fëmijë. Rivaliteti i tyre politik, mjerisht, e dëmtoi marrëdhënien e tyre personale, dhe ai mori Katie Couric, të cilën e akomodoi në Shtëpinë e Bardhë, si të dashurën e parë. Tani ajo është e shtruar në spital, e mërzitur, ashtu si çdo gazetar do të ndihej ne lidhje me publicitetin që rrethon dashurinë e saj të bukur të fundit.
Mbetet tani trishtueshëm e paqartë nëse znj. Couric do të jetë përkrah Z.Obama gjatë vizitës së tij të pritur në Francë, qytetarët e së cilës,të nxitur nga puritanizmi dhe pafytyrësia, mund të bëjnë pyetje të paarsyeshme. Jashtë Amerikës ekziston një nivel për të ardhur keq, i “nepsit publik”
Fatmirësisht, amerikanët janë më të sofistikuar se të huajt: 77% e tyre besojnë se jeta private e presidentit është një çështje që i takon vetëm atij.
Në momentin kur gjatë një konference për shtyp, një reporter nga “Fox News” bëri pyetjen nëse znj. Couric vazhdon të jetë ende “E dashura e parë”, dhe kur z. Obama me gjallëri u përgjigj se kjo është një çështje private, gazetarët kaluan me shpejtësi në pyetje të tjera më të rëndësishme që lidheshin me defiçitin fiskal afatmesëm.
Ndërkohë që aventurat dashurore nuk janë problem në Uashington, ato nuk duhen lënë pas dore. Publiciteti që rrethon çështjen e divorcit të George. W.Bush, nga zonja e tij Laura,dhe martesa “sa për t’u dukur” me Beyonce, një këngëtare, nuk ishte vetëm arriviste por edhe jopopullore. Shumë më mirë ishte përqasja e fshehtë e presidentit paraardhës, e njohur si “tre minuta, një dush falas”, i cili u shoqërua drejt e tek “e dashura” e tij, pastaj në shtëpi nga shoferi zyrtar apo nga paraardhësi i këtij të fundit, vajza e jashtëligjshme e të cilit ka jetuar në kurriz të taksapaguesve. Shtypi i Shtëpisë së Bardhë, në mënyrë të edukuar dhe të sjellshme e mbajti të fshehur këtë sekret për 13 vjet dhe e zbuloi vetëm një vit përpara se ai të linte zyrën.
Tani le të flasim seriozisht….
A do të ishte Amerika një vend më i mirë nëse personazhet e saj publike do të silleshin si François Hollande, Ségolène Royal, Valérie Trierweiler, Nicolas Sarkozy, Jacques Chirac and François Mitterrand, dhe nëse njerëzit e saj do ta merrnin me kaq qetësi një histori intime në një kornizë seksuale, ashtu siç bëjnë francezët? Me shumë të ngjarë shumë Amerikanë të talentuar do t’i futeshin politikës nëse nuk do të mendonin se do të ishin pjekur të gjallë për një dobësi njerëzore normale.
Do të kishte më shumë Jack Kennedy dhe më pak Mitt Romney. Nga ana tjetër, nëse politikanët francezë, nuk do të ishin të mbrojtur nga ligji dhe shtypi i palëvizshëm (i fjetur), ndoshta mesazhi anti-elitist (kundër elitës)i Frontit Kombëtar, nuk do të rrëzohej kaq mirë. Përgjigja, sigurisht, është të ndjekim shembullin e Britanisë, politikanët gati-shenjtorë të së cilës, monitorohen me hijeshi dhe elegancë nga banorët e famshëm dinjitozë të “Fleet Street”
Re: Top Story..
Në një natë të nxehtë të diele, një makinë ndalon para Portit Odessa në Ukrainën e Jugut. Mbi më shumë se 30 vajza u mblodhën përreth saj, duke marrë poza provokuese para fenerëve
Shoferi uli menjëherë xhamat e makinës dhe një tutore femër, e dashur nga të gjitha vajzat, të cilat e thërrasin me përkëdheli “mamachka”, fut kokën brenda për të bërë pazarin e çmimit. Për më pak se gjashtëdhjetë sekonda dy vajza kanë hipur në makinë, ndërsa pjesa tjetër kthehen në vendin e tyre duke biseduar dhe duke pirë cigare. Biznesi është mjaft “i gjallë” dhe i larmishëm e megjithatë vajzat duken të mërzitura. Për to kjo është një periudhë jo shumë produktive
“Punë të vërtetë ka në Emirate, Dubai ose Antalja”, thotë Masha, një vajzë shumë e dobët 19-vjeçare, të cilës i dridhen disi këmbët për shkak të takave shumë të larta. “Mos u keqkuptoni”, thotë ajo. “Askush nuk vjen të na kapë prej flokësh dhe të na fusë në një anije”. Vajza drejton gishtin drejt portit që ndodhet disa metra më larg. “Ato janë si portat e lirisë për shumë prej nesh”, vazhdon ajo. “Po pra, tamam si Statuja e Lirisë”, shton një vajzë tjetër dhe i gjithë grupi i vajzave shpërthen në të qeshura.
U desh më pak se një dekadë pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, që Odessa të kthehej në një port kryesor të tregut ndërkombëtar të seksit. Kushtet ishin perfekte. Porti i zhurmshëm dhe aktiv i Detit të Zi ishte rruga më e lehtë për pjesët më të varfra të Ukrainës, Rumanisë dhe Moldavisë drejt Europës Perëndimore dhe vendeve arabe.
Krimi i organizuar ishte i shfrenuar dhe i papërmbajtshëm, policët e ndyrë dhe të varfër ishin lehtësisht të korruptueshëm dhe sikur të mos mjaftonin këto, shtatë vjet jetese pas Perdes së Hekurt kishin krijuar një gjeneratë të tërë vajzash provinciale, të cilat ishin sa injorante rreth botës së jashtme aq edhe të dëshpëruara për shanset që kjo e fundit mund t’i ofronte.
Por, problemi i vërtetë është që prostitutat e ditëve të sotme që kalojnë përmes Portit të famshëm Odessa nuk frymëzohen më nga ëndrrat naive që mbanin në gji paraardhëset e tyre të viteve ‘90. Pikërisht për këtë arsye, tregu i seksit që menaxhohet në Odessa është forcuar gjatë viteve të fundit, duke u kthyer në një rutinë të zakonshme shumë herë më të vështirë për t’u ndalur.
“Reporterët gjithnjë vijnë këtu dhe kërkojnë të shohin viktimat”, thotë Olga Kostyuk, kryetare e qendrës bamirëse “Faith, Hope, Love”, e cila siguron asistencë për të gjithë punëtorët e seksit në Odessa. “Njerëzit duan fytyra, emra, duan të shohin tutorët, manipulatorët që ndodhen pas gjithë kësaj. Por, gjërat tashmë nuk janë aq të thjeshta”.
Re: Top Story..
Nxënësi i gjimnazit në Miami, Cristhian Reyes, e humbi portofolin dhe ia kthyen ashtu siç e kishte.
Pothuajse. Në vend që të kërkonte për para në këmbim të portofolit, personi që e kishte gjetur, i futi brenda 20 dollarë dhe një shënim që lexonte:
- “Të shtova 20 dollarë që ta kuptosh se bota është një vend i mrekullueshëm.
Më bëj një nder dhe kur të të jepet mundësia, bëj diçka të mirë për dikë tjetër.”
Brenda portofolit të humbur Reyes kishte kartën e shkollës, patentën dhe 60 dollarë.
Re: Top Story..
Historia e njerëzimit njeh shumë shembuj mbijetese. Por ata që kanë historitë më drithëruese janë alpinistët. ‘The Guardian’ ka bërë një listë të dhjetë historive më të bukura të mbijetesës, dhe shumica prej tyre i përkasin malit Everest, ndërkohë që shumë prej tyre kanë ngelur viktima të malit Everest, që është edhe maja më e lartë malore në botë.
Gjendet në Azi në Himalajen lindore, në anën kineze të kufirit me Nepalin. Maja arrin lartësinë rreth 8848 metra. Pas shumë përpjekjeve të pasuksesshme, prej të cilave më të rëndësishmet janë përpjekjet e britanikëve në vitet ‘20 të shekullit të 20, nga ana kineze (ana veriore), majën e malit Everestit në vitin 1953 kanë arritur që ta pushtojnë alpinisti nga Zelanda e Re, Edmund Hillary dhe alpinisti i Nepalit, Tenzing Norgay nga ana jugore e Nepalit.
Një histori drithëruese është ajo e veteranëve të skuadrës uruguaiane të rregbisë, Nando Parrado dhe Roberto Canessa. Këta të dy, jo vetëm që i mbijetuan rrëzimit të avionit të tyre, në vitin 1972, në Andes (ku mbetën të vrarë 29 nga 45 pasagjerë në bord), por ata bënë një kalim epik të maleve në këmbë. Historia e mbijetesës së tyre, duke u kthyer dhe në kanibalë, u bë një nga librat më të shitur në vitin 1974 i titulluar “Gjallë: Historia e të mbijetuarve të Andeve”.
1. Everest, 1996
Në vitin 1996, Jon Krakauer shkoi në Everest për të raportuar për revistën ‘Outside’ se si ekspeditat komerciale po ndryshonin malin. Por ai hasi me një tjetër histori: Në ditën që arriti majën, një numër udhëheqësish malorë dhe klientët e tyre të pasur u kapën nga një stuhi dhe 8 prej tyre vdiqën. Libri i Krakauerit “Into thin air” është një shembull i qartë që tregon se si fuqia e natyrës mund të ekspozojë injorancën dhe arrogancën e njeriut.
2. Andes, 1972
Veteranët e skuadrës uruguaiane të rregbisë, Nando Parrado dhe Roberto Canessa, jo vetëm që i mbijetuan rrëzimit të avionit të tyre, në vitin 1972, në Andes (ku mbetën të vrarë 29 nga 45 pasagjerë në bord), por ata bënë një kalim epik të maleve në këmbë. Historia e mbijetesës së tyre, duke u kthyer dhe në kanibalë, u bë një nga librat më të shitur në vitin 1974 i titulluar “Gjallë: Historia e të mbijetuarve të Andeve” (Alive: The Story of the Andes Survivor). Regjisori Frank Marshall më vonë e shndërroi atë në filmin e titulluar Gjallë (Alive) me aktor kryesor Ethan Hawke që ishte në rolin e Parrados.
3. Everest, 1924
Zbulimi i trupit të George Mallory në vitin 1999 në faqen veriore të malit bëri të mundur realizimin e një numri të madh librash dhe filmash në eksplorim të misterit se nëse ai kishte arritur në majën e Everestit në 1924, së bashku me Andrew Irvine, apo jo? Jeffrey Archer shkroi një skenar që më vonë u bë bestseller me titullin “Rruga drejt Lavdisë” (Path of Glory). Një version më i besueshëm është biografia tepër e vlerësuar e Peter dhe Leni Gillman e quajtur “Ëndrra më e egër” (The Wildest Dream). I njëjti titull u përdor nga producenti i filmave Anthony Geffen në një dokumentar-dramë.
4. Siula Grande, 1991
Pasi theu këmbën e tij në rrugën e zbritjes nga maja e Siula Grandes në Andet peruane në vitin 1991, Joe Simpson pjesën tjetër të rrugës e bëri duke u mbajtur te shoku i tij Simon Yates. Në rrezik për të humbur jetën e tij, Simon Yates preu litarin mes tyre, duke e çuar Simpson-in në atë që dukej si vdekje e sigurt. Lufta e tij treditore për jetën u bë një libër bestseller ndërkombëtar dhe fitoi çmimin si libri më i mirë jo fiksion. Ajo gjithashtu mori çmimin BAFTA (Akademia e Filmit dhe Televizionit Britanik), si dokumentari më i mirë me regjisor Kevin MacDonalad.
5. Eiger, 1936
Faqja veriore e Eigerit u bë një zonë vdekjeprurëse në vitet 1930, kur alpinistët gjermanë dhe austriakë vendosën të bëjnë ngjitjen e parë. Alpinisti gjerman, Toni Kurz, humbi nga gjurmët e shpëtuesve pas një luftë të dëshpëruar për mbijetesë dhe vdekjes së tre shokëve të tij. Tregimi i tij u përmend në librin “Merimanga e Bardhë” (The White Spider) nga Heinrich Harrer, i cili ishte në ngjitjen e parë të faqes veriore të malit në 1938.
6. K2, 1953
Në të njëjtin vit, Hillary dhe Tenzing ngjitën Everestin, një ekip i fortë amatorësh amerikanë në përpjekje për të ngjitur K2-shin, malin e dytë më të lartë në botë. Kur qenë afër majës, ata ranë në kurthin e një stuhie dhe një nga ata, Art Gilkey, u sëmur. Edhe pse Gilkey ishte në fund të jetës, alpinistët e tjerë nuk mundën ta braktisnin atë dhe u përpoqën ta ulnin poshtë. Përpjekja pothuajse i vrau ata të gjithë. Mënyra se si ata mbijetuan, përbën një ndër aventurat më të bukura malore.
7. Pamirs, 1974
Në 1974, alpinistja amerikane dhe shkencëtarja kërkimore Arlene Blum, arriti në Pamirs, dhe më pas u nis për në Bashkimin Sovjetik, si pjesë e një grupi të madh alpinistësh ndërkombëtarë. Atje, ajo takoi Elvira Shateava, kryesuesen e skuadrën sovjetike të grave për në majën e malit. Ata u zunë nga një mot i keq në majën e malit dhe Shateava së bashku me 7 shokët e saj vdiqën një nga një, duke u përpjekur për të mbijetuar. Historia e jetës së Blum “Breaking Trail” gjithashtu përçon një mesazh dhe shpjegon se si frymëzoi zbulimin më të madh shkencor.
8. Matterhorn, 1865
Në vitin 1865, pas vitesh përpjekje dhe konkurrence të ashpër, Edwar Whymper, së bashku me udhëheqësit dhe shokët e tyre u ngjitën në Matterhorn. Në rrugën e zbritjes, fillestari Douglas Hadow rrëshqiti dhe tërhoqi me vete disa të tjerë, përfshi Francis Douglas, djalin e markezit të Queensberry-t. Litari u këput, Whimper mbijetoi, por kjo humbje shokoi shoqërinë dhe Mbretëresha Viktoria po mendonte ta ndalonte sportin e alpinizmit.
9. Haramosh, 1957
Një nga alpinistët në përpjekje për të ngjitur malin K2 në vitin 1953 ishte britanik, një oficer ushtrie i quajtur Tony Streather. Katër vite më vonë, ai u kthye në Pakistan duke udhëhequr një grup prej tre studentësh nga Universiteti Oksfordit drejt majës së ulët, por të vështirë të malit Haramosh. Ajo ishte një sprovë e vështirë për ta, por në kohën që po dorëzoheshin, një ortek goditi alpinistët. Ajo që ndodhi më tej ishte një histori tronditëse vendosmërie dhe vetësakrifice që e kthehu këtë histori në libër (The Last Blue Mountain nga Ralph Barker).
10. K2, 2008
Në 2008-n, 11 alpinistë vdiqën në një hapësirë prej 24 orësh afër majës së malit K2. Alpinistët, si Reinhold Messner u ankuan se presionet komerciale po e prishnin malin K2, ashtu siç kishin bërë me Everestin. Por e vërteta ishte më e komplikuar se kaq. Dy libra shumë të lexuar dolën nga kjo tragjedi: “Pa rrugë kthimi” (No way down) nga gazetari i ‘New York Times’, Graham Bowley; dhe libri tjetër që të fut në mendime “Një mal, njëmijë maja” (One Mountain, Thousand Summits) nga shkrimtari dhe alpinisti Freddie Wilkinson, ku flet për përpjekjen heroike të Pasang Bhote për të shpëtuar të tjerët duke u vetësakrifikuar.
Faqja 3 e 3 • 1, 2, 3