Lulja me e madhe ne Bote
2 posters
Faqja 1 e 1
Lulja me e madhe ne Bote
''Hajde pak zoteri,hajde shpejt!Nje lule shume e madhe,e bukur,e mrekullueshme!''-i tha i emocionuar udherrefyesi Xhozef Arnoldit,nje botanist britanik,qe kishte shkuar ne nje ekspedite per te mbledhur bime ne ishullin indonezian te Sumatres.Arnoldi e ndoqi dhe para syve i doli dicka ''vertet mahnitese'',sic e quajti ai.Ishte nje lule magjepsese.Sot,gati 200 me vone,varieteti i lules qe pa ai ne ekspediten e vitit 1818-raflesia spektakolare-njihet ende si lulja me e madhe ne bote.
Ka me dhjetra lloje raflesiash,e te gjitha rriten vetem ne xhunglat e Azise Juglindore.Megjithate,identifikohen vazhdimisht lloje te reja.Varieteti me lulen me te madhe eshte Raflesia Arnoldi,qe e mori emrin nga Xhozef Arnoldi dhe shoku i tij i ekspedites,ser Tomas Stamford Raflesi,themelues dhe guvernator i Singaporit.Por,me gjithe bukurine qe ka kjo lule,zor se do ta mblidhje per buqet.
Se pari,eshte problemi i madhesise.Raflesia mund te kete nje diameter deri ne rreth 1 meter,pra sa nje rrote autobusi,dhe mund te peshoje afro 11 kile.(Lulet e disa llojeve e kane diametrin vetem 10 cm).Lulja ka pese petale te trasha,te tulta,me ngjyre te trendafilte ne kafe,plotme njolla te celeta si xhunga te vockla.Petalet perfundojne ne nje zgaver te madhe e cila ngjason si kusi qe mund te mbaje deri ne 6 litra uje.
Se dyti,mendo pak per kundermimin.Sipas nje pershkrimi te sinqerte,raflesi bie ere si ''kerma e nje bualli ne faze te perparuar dekompozimi'',ndaj edhe ka marre emrat qe i shkojne per shtat;lulja kufome ose zambaku kufomekuterbues.(Edhe lulja e arumit titanik ''Amorphophallus Titanum'' eshte quajtur lulja kufome dhe nganjehere e ngaterrojne me raflesian.)Pjalmuesit kryesore te ketyre luleve jane insektet qe ushqehen me kerma,pasi era e qelbur eshte nje joshje e parezistueshme per to.
Lulja e raflesias nuk ka kercell,gjethe a rrenje dhe rritet pertoke ne xhungel si parazite e disa bimeve kacavjerrese.Kur raflesia leshon syth ne levoren e bimes mikpritese,sythit i duhen rreth 10 muaj te rritet dhe shpesh behet sa nje laker e madhe.Pastaj,ne nje proces qe zgjat disa ore,petlat e tulta hapen,duke shpalosur gjith hijeshine e tyre.Brenda zgavres qendrore ka zgjatime si gjemba.Ende nuk dihet mire se c'funksion kane,ndonese disa studiues mendojne se mund te sherbejne per te pehapur nxehtesine,e keshtu era e qelbur behet edhe me e rende.
Sidoqofte,bukuria e pazakonte e lules eshte jeteshkurter,S'kalojne vecse pak dite dhe lulja vyshket e ze te kalbet,duke lene pas nje mase veshtullore te zeze.
Rafflesia Arnoldi eshte bime e rralle qe rrezikon te zhduket.Pse?Lulet mashkullore e femerore duhet te celin prane e prane qe te behet pjalmimi i kryqezuar,por shumica e sythave nuk e arrijne kurre pjekurine ose nuk mugullojne.Kjo ndodh ngaqe mjaft sytha mblidhen qe te perdoren ne mjekesine tradicionale ose te serviren ne tryeze si ushqim i zgjedhur.Si pasoje,eshte pakesuar goxha numri i bimeve qe rriten ne natyre.Nje kercenim tjeter serioz eshte shkaterrimi i pareshtur i pyjeve te shiut,habitatit te lules.
Te shohsh nje raflesia eshte pervoje e rralle.Madhesia e saj te le gojehapur.Kundermimi s'do mend qe eshte i paharrueshem.Forma dhe ngjyra jane mbreselenese.
Lulja e arumit titanik,Amorphophallus Titanium
SHKELBA- Moderator
- Numri i postimeve : 615
Points : 1816
Reputation : 14
Join date : 03/01/2012
Re: Lulja me e madhe ne Bote
uaauuuauauuuu vertet interesante
Eriola- Numri i postimeve : 2
Points : 2
Reputation : 0
Join date : 18/09/2012
Age : 34
Location : korca
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi