Legjenda e Ogopogos..
Faqja 1 e 1
Legjenda e Ogopogos..
Legjenda e Ogopogos..
Liqeni Okanagan,Kanada
Përbindëshi Ogopogo më shumë gjasa i referohet një legjende të treguar nga indianët vendas. Ajo thote se përbindëshi është ende një njeri i pushtuar nga një demon. Në kohët e lashta, ky njeri vrau një kryetar fisi vendas,te vjeter,qe quhej "Old Kan-Ai-K" (pra emri i Liqenit Okanagan), e kështu zotat vendosën ta ndëshkojnë vrasësin duke e kthyer atë në një gjarpër gjigand deti për të gjithë jetën .
Indianët për të qetësuar përbindëshin i ofronin kafshe të vogla duke hedhur ato në një pikë të caktuar të liqenit (Squally Point)pranë ishullit Rattlesnake , ku me sa duket ende banon ky përbindësh në 1000 metra të thellë. Dukuria e pare e perbindeshit datonë në vitet 1800': në veçanti eshte i njohur rasti i John McDougal,i cili u mbyt ne menyre misterioze në vitin 1860 me kain e tij, ndërsa ishte duke kaluar ne nje trap te levizshem nëpër liqen.
Ka edhe disa filma që përpiqen për të vërtetuar ekzistencën e tij, por qe nuk kane dokumentuar një pamje nga krijesa,megjithse janë kryer edhe disa hulumtime me zhytsa në pjesë të ndryshme të liqenit, por vetëm deri në 30 m thellësi, sepse eksplorimi është ndërmarrje e vështirë për zhytësit,qe kerkon shumë përvojë.
Supozohet se Ogopogo është i gjatë nga 4.5 m deri në 15 m dhe me një trup që ka një ngjyrë të errët të gjelbër. The Ogopogo është emri më i njohur dhe i referohet një këngë shumë të njohura në vitet '20, por emri origjinal indian është N'HA-A-ITK kuptimi "demon i liqenit." Sipas mendimit të shkencëtarëve,Ogopogo (si "kushëri" i të famshëmit Loch Ness) nuk është asgjë më shumë se sa një dinosaur qe i mbijetuar zhdukjes. Megjithatë, ai mbetet një nga misteret më interesante te detit ....
Similar topics
» Legjenda e Idhulladhuruesit
» Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm
» Legjenda e ciftit ''gojembyllur''
» Legjenda e Trojes...!?
» Legjenda e Psika-s
» Legjenda e Iba-s se plotfuqishëm
» Legjenda e ciftit ''gojembyllur''
» Legjenda e Trojes...!?
» Legjenda e Psika-s
Faqja 1 e 1
Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi